
|
| | |
| Autori | Mesazh |
|---|
PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Ekonomi... Fri Dec 07, 2007 10:02 pm | |
| Fullani: Pa stabilitet makroekonomik, nuk ka zhvillim E Premte, 07 Dhjetor 2007
Debati ne lidhje me orientimin e politikave monetare dhe ato qe kane te bejne me stabilitetin financiar eshte shnderruar ne nje tradite e finalizuar tashme nga Banka e Shqiperise ne nje konference te pervitshme. Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani, tha se stabiliteti makroekonomik eshte themelor dhe nje pararendes i te gjitha zhvillimeve te tjera te rendesishme ekonomiko-financiare. "Pa stabilitet makroekonomik nuk ka rritje, nuk ka investime te huaja, nuk ka rishperndarje e per rrjedhim, nuk ka zhvillim ne pergjithesi", shtoi ai. Per here te pare, pas shume vitesh te veshtira tranzicioni, autoritetet shqiptare duhet te kene pronesi te plote mbi programet afatmesme te zhvillimit te vendit. Eshte kjo arsyeja qe BSH-ja prej kohesh eshte angazhuar ne nje proces te gjithanshem te studimit dhe te perzgjedhjes se alternativave me te mira, shtoi Fullani.
Ne kete konference marrin pjese eksperte te bankave qendrore dhe te institucioneve financiare nderkombetare, akademike te njohur, perfaqesues te sistemit bankar dhe te institucioneve te tjera ne vend, si dhe shume personalitete te tjera te vendit dhe te huaja.
Ne fokus te saj jane strategjite e politikes monetare per ekonomite e vogla, te cilat jane te detyruara "te jetojne" nen hijen e Eurozones, pjese e se ciles do te behen ne nje periudhe afatgjate. Sot stafi i Bankes se Shqiperise do te prezantoje progresin e bere nga institucioni gjate vitit 2007, ne lidhje me pergatitjet per adoptimin e regjimit te ri te politikes monetare ne te ardhmen. Ne perfundim te kesaj konference, do te organizohet edhe ceremonia e Cmimit te Guvernatorit per Diplomen me te Mire, ku Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani, do t'i akordoje cmimet perkatese studenteve qe kane paraqitur tre temat me te mira te perzgjedhura ne fushen e sistemit bankar.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Ekonomi... Fri Dec 07, 2007 10:03 pm | |
| Borxhi, shitet obligacioni 7-vjecar E Premte, 07 Dhjetor 2007
Per here te pare ne historine e saj, qeveria ka shqiptare ka blere borxh, nepermjet nje obligacioni 7-vjecar, afati me i gjate i maturimit te huas deri me tani. Ministria e Financave ne bashkepunim me Banken e Shqiperise realizuan ankandin e pare te shitjes se obligacionit 7-vjecar, me nje shume 6 miliarde leke dhe qe do te shlyhet deri ne vitin 2014. Burimet ne Ministrine e Financave, pasi vleresuan sukses zhvillimin e ankandit, njoftuan se interesi i obligacionit 7-vjecar eshte me shume se 10 per qind. Nga kjo nisme, qeveria pritet te ule kostot e kthimit te borxhit, per shkak te zgjatjes se afateve te shlyerjeve. Nga ana tjeter, ata qe blejne kete borxh, qe mund te jene edhe individe, mund te perfitojne interes me te larte. Burimet ne Ministrine e Financave bejne te ditur se, tashme ka nje strategji te huamarrjes qeveritare, e cila parashikon zgjatjen e afateve te emetimit te letrave me vlere te qeverise. Me se shumti deri me tani qeveria i ka plotesuar nevojat per shpenzime me borxh te brendshem me afat kthimi jo me shume se nje vit. Ministria e Financave, ne kuader te hedhjes ne treg te instrumentit te ri te letrave me vlere, ka bere gati edhe te gjitha modalitetet, te cilat do t'u behen te ditura bankave te nivelit te dyte nepermjet nje shkrese te posacme. Sipas rregullores se financave, subjektet te cilet kane te drejte te marrin pjese ne ankand per blerjen e obligacioneve jane bankat e nivelit te dyte, te cilat kane edhe licencen perkatese per kete proces. Por, nderkohe, obligacionet mund te tregtohen ne tregun sekondar ndermjet bankave, individeve etj. Interesi i obligacioneve do te jete i ndryshueshem, bazuar ne mesataren e interesave te bonove te thesarit me afat maturimi 1-vjecar.
Si llogaritet interesi
Interesi i obligacionit 7-vjecar do te llogaritet mbi bazen e interesave mesatare te ponderuara te 3 ankandeve te fundit te emetuara perpara zhvillimit te ankandit te obligacioneve. Nderkohe qe shtesa mbi interesin do te percaktohet nga rezultati i ankandit. Bankat do te marrin pjese ne ankand me opsionet e ndryshme te marzhit per shuma te ndryshme te ofruara, bejne te ditur burimet ne Ministrine e Financave. Keshtu vlera me e larte e ketij marzhi e pranuar nga Ministria e Financave plus interesin e ndryshueshem perben kuponin, i cili do te zbatohet ne menyre uniforme per te gjitha kerkesat fituese. Emetimi i obligacioneve e afat maturimi 7-vjecar nga ana tjeter eshte nje sinjal se, ekonomia vendase e ka kaluar fazen e veshtire te tranzicionit. Edhe bankat e nivelit te dyte kane filluar te ofrojne sherbimet e kursimeve me afat maturimi 5-vjecar dhe te kredive me afat kthimi 15 deri ne 20 vjet. Kjo shperndarje e borxhit ne vite pritet te ule efektet shok ne interesat e bonove te thesarit ne periudha te caktuara dhe sidomos ne fund te vitit, jane shprehur zyrtaret e Ministrise se Financave.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Ekonomi... Fri Dec 07, 2007 10:04 pm | |
| Janar 2008, kompanite standarde te reja raportimi E Premte, 07 Dhjetor 2007
Duke filluar qe nga 1 janari 2008, institucionet financiare (bankat dhe shoqerite e sigurimeve) dhe shoqerite e tjera tregtare do te raportojne bilancet e tyre sipas standardeve Nderkombetare te Kontabilitetit e Raportimit Financiar. Lajmin e dha ministri i Financave, Ridvan Bode, gjate nje takimi ne kuader te forcimit te standardeve te raportimit financiar per sipermarrjet private dhe publike do te jete zbatimi i Standardeve te reja Kombetare te Kontabilitetit e te Raportimit Financiar. Ministri Bode tha se shoqerite e tjera do te zbatojne standardet kombetare te pergatitura, duke iu referuar standardeve nderkombetare. Sipas tij, ne jemi te angazhuar per krijimin e nje sherbimi te standardeve evropiane dhe po punojme per hartimin dhe zbatimin e nje kuadri ligjor modern per financat publike, ne perputhje me standardet nderkombetare. "Reformat, qe do te ndermerren ne kete fushe, synojne permiresimin e sistemit te raportimit financiar nga sipermarrjet private dhe publike, minimizimin e informalitetit, rritjen e transparences fiskale te qeverise dhe mbrojtjen e interesave te publikut ne teresi", tha Bode.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Ekonomi... Fri Dec 07, 2007 10:05 pm | |
| Televizoret, Samsung kryeson ne treg Dhjetor 2007
Samsung eshte marka me e perhapur e televizoreve ne vendin tone. Gati nje ne dy televizore qe perdoren aktualisht ne Shqiperi mban logon Samsung. Sipas nje studimi te kryer kohet e fundit, u konstatua se 86 ne 200 qytetare qe dispononin televizore e kishin pikerisht te markes Samsung. Po ashtu, 80 prej tyre do te preferonin perseri kete marke ne rast se do te blinin nje televizor te ri. Pra gjigandit koreanojugor te televizoreve i takon 43 per qind e tregut vendas. Me pas vijojne markat e tjera prestigjioze si Sony, LG, Panasonic, Sharp dhe Philips.
Tendenca e ketyre koheve konfirmon rritjen e interesit te shqiptareve per ti shtuar ambienteve te shtepise televizoret e fjales se fundit te teknologjise, me ekran te sheshte apo plazma, duke zevendesuar televizoret tradicionale me ngjyra (konvencionale). Sipas te njejtit studim, mesohet se 95 per qind e personave te pyetur kane momentalisht nje televizor konvencional. Nderkaq nga statistikat e shitjeve ne tregun vendas keto gjashte muajt e fundit rezulton se pothuajse gjysma e televizoreve te shitur jane me ekran te sheshte apo plazma. Revolucioni i shume viteve me pare kur televizoret bardh e zi dolen nga skena duke i lene vendin kolorit, po perseritet me televizoret LCD dhe plazma, te cilet po perqafohen nga tregu me nje shpejtesi te madhe. Elegante ne pamje dhe dizajno, keta televizore ofrojne edhe kualitetin me te mire te videos dhe audios. Gjithashtu, keta televizore pershtaten me se miri me strukturen e re te transmetimit dixhital te definicionit te larte (HD).
Sipas drejtores se marketingut te kompanise me te madhe te shitjes se elektroshtepiakeve, Johana Korimi, kerkesa per televizoret me ekran te sheshte po rritet perdite. Markat me te vleresuara ne tregun shqiptar jane Sony, Sharp, Samsung, LG etj. Tregtia me pajisjet elektroshtepiake ne vendin tone po njeh rritje. Teknologjite e reja qe ndryshojne me shpejtesi, mberrijne ne tregun shqiptar ne te njejten kohe me pjesen tjeter te Evropes. Shtimi i games se produkteve elektroshepiake ka krijuar hapesira per cmime me prane xhepit te konsumatorit.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Ekonomi... Fri Dec 07, 2007 10:05 pm | |
| Bllokohet makina me bolier solari Dhjetor 2007
Policia e Fierit bllokon nje automjet tip Nissan Pajero, i cili kishte te montuar nje bolier me kapacitet 300 litra, qe dyshohet se perdorej per vjedhje te solarit ne zonen e Patosit. Mjeti eshte hasur ne vendin e quajtur Vija e Ngjales, ndersa ne karroceri eshte vene re i modifikuar nje bolier. Automjeti eshte braktisur prej drejtuesit, ne kohen kur eshte pikasur nga nje patrulle policore gjate oreve te para te mengjesit te djeshem. Burimet zyrtare pohuan per gazeten se ne rrugen dytesore, qe lidh fshatin Sheqishte me Fierin, u bllokua mjeti me targa VL3932A dhe u identifikua pronari qe u shpall ne kerkim. Drejtuesit i eshte bere shenje per te ndaluar, por ka refuzuar, duke mos iu pergjigjur postbllokut. Ne vendngjarje ka shkuar edhe nje grup ekspertesh qe ka kryer hetimet per kete rast. Gjate keqyrjes se mjetit eshte vene re se sedilet e pasme ishin hequr dhe ne vendin e tyre ishte montuar nje bolier me kapacitet 300 litra dhe dy zorra, qe perdoreshin per te shkarkuar solarin. Ekspertet kane marre gjurmet e gishtave te gjetura ne mjet.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Ekonomi... Fri Dec 07, 2007 10:06 pm | |
| Priten emigrantet, nuk ka certifikata Dhjetor 2007
Gjirokaster - Prej dy ditesh, qytetaret e Gjirokastres nuk mund te pajisen me certifikata ne sportelet e gjendjes civile ne bashkine e qytetit. Aktualisht zyrat e gjendjes civile ne bashki nuk disponojne me kontingjente certifikatash per te pajisur qytetaret e interesuar. Perpara nje muaji ne kemi vendosur ne dijeni Drejtorine e Pergjithshme te Gjendjes Civile ne lidhje me problematiken e kontingjenteve te pakta te certifikatave, pohojne drejtuesit e gjendjes civile ne bashkine e qytetit. Nderkohe ditet e fundit qytetaret gjirokastrite nuk mund te plotesojne dot dokumentet e ndryshme si shkak i mungeses se certifikatave. Me i ndjeshem behet ky problem per emigrantet qe pritet te mberrijne keto dite ne vendlindje, te cilet ditet e pushimeve do ti shfrytezojne edhe per plotesimin e dokumenteve te ndryshme per pajisjen me leje qendrimi ne shtetin fqinje, Greqi.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Ekonomi... Fri Dec 07, 2007 10:09 pm | |
| Dogana, 71 masa per shmangie nga detyrimet Dhjetor 2007
Dogana e Elbasanit fshikullon subjektet qe u shmangen detyrimeve doganore dhe qe kane mangesi ne dokumentacion. Sipas drejtoreshes se kesaj dogane, Teuta Balliu, kete fund viti jane rritur kontrollet per abuzime dhe shkelje te Kodit Doganor. Kontrollet jane ashpersuar vecanerisht kohet e fundit, pas konstatimit te disa rasteve qe tentuan te fshehin sasine e mallrave dhe qe kishin parregullsi ne dokumentacion. Per kete qellim jane organizuar kontrolle treshe edhe me pjesemarrjen e antikontrabandes. Ne disa subjekte u konstatuan parregullsi ne dokumentacionin e shoqerimit te mallrave dhe ne disa te tjera u gjeten me shume mallra nga sa ishin deklaruar. Per keto subjekte u aplikuan gjoba dhe masa ndeshkimore, tha dje per Koha Jone drejtoresha Balliu. Ajo shtoi se gjate muajve te fundit jane ndeshkuar 71 individe dhe subjekte private.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Ekonomi... Fri Dec 07, 2007 10:11 pm | |
| Shqiperia, portet si ne Afrike Dhjetor 2007
Shqiperia bashke me 13 vende te tjera, kryesisht afrikane, paraqitet me performancen me te renduar te transportit detar. Klasifikimi eshte bere dje nga BIMCO, organizata me e madhe e transportit detar, ne lidhje me lehtesirat e levizjes se anijeve ne 106 vende te botes. Flamujt me performancen me negative, paraqiten Shqiperia, Bolivia, Kamboxhia, Kongo, Kosta Rika, Hondurasi etj. Klasifikimi ka marre ne konsiderate nje sere indikatoresh, qe kane te bejne me pronesine ende shteterore, standardet, aderimi ne konventat nderkombetare etj. Klasifikimi i BIMCO eshte bere me qellimin e orientimit te anijeve per destinacionet e tyre te udhetimit. Organizata, qe ka bere klasifikimin, eshte grupimi me i madh privat ne bote i transportit detar. Themelimi i saj daton me 1905 ne Danimarke, ku zoteruesit e 112 anijeve u mblodhen per mundesite e permiresimit te industrise se transportit detar. Qe nga kjo kohe, ajo ka anetare mbi 900 pronare anijesh nga 120 vende te botes.
Vendet me performancen me negative te transportit detare dhe porteve:
Shqiperia Bolivia Kamboxhia Kongo Kosta Rika Hondurasi Kenia Madagaskari Mongolia Koreja e Veriut Sao Tome dhe Principe Surineme Siria Tailanda
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Ekonomi... Mon Dec 31, 2007 5:50 pm | |
| Borxhi qeveritar, interesat kapin 8.5%
Interesat e Bonove tė Thesarit shkojnė nė nivelin mė tė lartė tė gjithė vitit 2007
Interesat e borxhit qeveritar i janė ofruar ndjeshėm nivele mė tė larta tė emetuara gjatė viteve tė fundit, pavarėsisht premtimit tė Ministrisė sė Financave pėr njė kosto nė ulje tė borxhit tė brendshėm.
Kostoja e borxhit qeveritar ka pėsuar njė rritje tė re gjatė fundit tė vitit 2007, periudhė nė tė cilėn bankat duket se janė mė tė interesuara pėr tė drejtuar nė favor tė tyre interesat nė rritje. Nė ankandin e fundit tė zhvilluar gjatė ditės sė djeshme nga ana e BSH-sė, interesat e bonove tė emetuara kanė arritur njė nivel nė 8.5%. Ky interes ėshtė rreth 0.5 pikė pėrqindje mė i lartė se ai me tė cilin janė ofruar bonot e thesarit gjatė 2 muajve mė parė. Interesat e borxhit qeveritar i janė ofruar ndjeshėm nivele mė tė larta tė emetuara gjatė viteve tė fundit, pavarėsisht premtimit tė Ministrisė sė Financave pėr njė kosto nė ulje tė borxhit tė brendshėm.
Kontrolli mbi borxhin qeveritar
Megjithėse Banka e Shqipėrisė mbetet njė nga mbajtėsit kryesorė tė borxhit qeveritar, pjesa tjetėr e kėtij borxhi kontrollohet nga pak banka tė nivelit tė dytė, qė nė raste tė caktuara mundohen qė tė shfaqin ndikimin e tyre nė pėrcaktimin e interesave. Gjatė gjithė vitit 2007 Ministria e Financave ka paraqitur skemėn e saj pėr rritjen e afatit tė maturimit tė borxhit qeveritar dhe pėr shtimin e pjesėmarrėsve nė ankandet e emetimit tė bonove tė thesarit, qė mbeten edhe instrumentet kryesore tė marrjes borxh tė qeverisė. Por, pavarėsisht kėtij fakti, kostoja e borxhit qeveritar ėshtė e lartė. Niveli prej 8.5% i bonove tė thesarit, qė nė dallim nga depozitat e kthejnė interesin qė nė fillim tė periudhės, mbetet tepėr i lartė.
Kredia mė e shtrenjtė
Njė pjesė e bankave tė nivelit tė dytė dhe institucioneve tė ndryshme financiare e pėrdorin nivelin e interesave tė borxhit qeveritar, si interes bazė pėr tė dhėnė njė kredi. Mbi kėtė interes caktohet njė shtesė tjetėr interesi pėr riskun qė mbart klienti. Kėshtu, niveli i interesave tė borxhit qeveritar ėshtė njė nga faktorėt kryesorė nė caktimin e interesave tregtarė tė bankave tė nivelit tė dytė. Njė bankė nuk mund tė japė kredi me risk poshtė nivelit tė interesave qė shet qeveria letrat me vlerė, pasi ajo ėshtė e lirė nė blerjen e kėtyre investimeve nė treg.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Ekonomi... Mon Jan 14, 2008 6:37 pm | |
| Rritja ekonomike, favore dhe disfavore E Hene, 14 Janar 2008
Ekonomia shqiptare ka mundesi dhe hapesira per rritje me shume se ritmet aktuale 6 per qind, por kriza e renduar energjetike, qe ka shoqeruar me mosharmonizim reformash ne disa sektore, kane frenuar mundesite reale te mireqenies se pergjithshme. Por, nga ana tjeter, zhvillimet ne sektorin e turizmit dhe sherbimeve ne teresi, bashke me nje tendence pozitive te rritjes eksporteve, pritet ti japin nje shtyse pozitive ritmeve te rritjes. Te dhenat e bazuara ne parashikime tregojne se Shqiperia se bashku me Rumanine dhe Malin e Zi kane pasur rimet me te larta te rritje gjate ketij viti me 6 per qind. Nderkohe qe parashikimet flasin per nje tendence pozitive gjate viteve ne vazhdim. Sipas Bankes Boterore, ne raportin e perspektives se rritjes globale te ekonomise per vitin 2008 Shqiperia do te kete nje rritje ekonomike 6% kete vit dhe 6.2% gjate vitit 2009. Banka Boterore parashikon nje ngadalesim te rritjes se GDP-se ne ekonomite evropiane, duke theksuar se vetem Shqiperia, Hungaria dhe Turqia bejne perjashtim, ekonomite e te cilave ndryshe nga ato te vendeve te tjera do te vazhdojne te rriten edhe pergjate 2008. Ne vendin tone, rritja ekonomike do te vazhdoje te mbeshtetet ne kerkesen e shumte te brendshme, e cila do te vazhdoje te nxitet nga kreditimi, por edhe nga nje rritje e investimeve publike. Ne vendet e tjera te Evropes, kerkesa e brendshme pritet te ulet ne menyre te lehte nga rritja e forte e koheve te fundit, nga kontributi i konsumit privat dhe renia e investimeve me 0.2% ne 2008. Ekonomia boterore do te kete nje rritje me te ulet gjate 2008 per shkak te paqendrueshmerise financiare, te shkaktuar ne Shtetet e Bashkuara nga kriza e kredive, cmimi i larte i energjise dhe ndryshueshmeria e kursit. Forcimi i kushteve te kredise nderkombetare dhe dobesimi i kerkeses se jashtme, renia e rritjes ekonomike pritet te perfshije te gjithe rajonin e Evropes Juglindore. Ne disa vende, inflacioni eshte rritur, per shkak te kerkeses se larte te brendshme dhe rritja e cmimit te ushqimeve dhe karburanteve e perkeqesuan situaten ekonomike ne Bullgari dhe Rumani.
Mirepo pavaresisht rritjes me te larte se rajoni, Shqiperia mbetet vendi me nivelin me ulet te Prodhimit te Brendshem per fryme, sepse trasheguam nje baze me te ulet se fqinjet nga periudha komuniste.
Ne shkalle nderajonale, rritja ekonomike ne Evropen Qendrore dhe Lindore ka shenuar nje renie ne 6.0% per vitin 2007, nga 6.5% qe ishte ne vitin 2006, e ardhur si pasoje e rritjes se shpejte te kredive dhe pagave reale, qarkullimit te larte te kapitalit dhe hyrjes se madhe te te ardhurave nga emigracioni. Rritja ekonomike ne Shqiperi per vitin 2008 do te mbeshtetet si nga sektori i sherbimeve, qe aktualisht perben dhe pjesen me te madhe te PBB, i mbeshtetur nga sektoret e ndertimit e te industrise, sektore qe po peshojne gjithnje e me teper ne PBB. Sektori i bujqesise gjate gjithe ketyre viteve te ekonomise se tregut ka ndjekur nje trend gradual renes, si per sa i perket peshes se tij ne PBB, ashtu dhe ne kontributin qe ky sektor ka pasur ne rritjen e PBB. Megjithate, potencialet per rritjen jane me te medha se ritmet aktuale 6%.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Ekonomi... Mon Jan 14, 2008 6:38 pm | |
| CIA: 50 % e PBB ne Shqiperi informale E Hene, 14 Janar 2008
Informaliteti ne Shqiperi eshte rreth 50 per qind e ekonomise zyrtare. Prodhimi i Brendshem Bruto i Shqiperise, duke perfshire edhe informalitetin, mesohet te kete arritur ne fund te vitit 2006 ne rreth 20.2 miliarde here, nga rreth 10 miliarde USD qe eshte treguesi zyrtar. Shifrat jane dhene ne faqen zyrtare te Sherbimit Inteligjent Amerikan (CIA) ne publikimin e pervitshem The eorld factbook 2007. Sipas shifrave te dhena nga CIA per Shqiperine, GDP per fryme ne vendin tone ne fund te vitit 2006 arriten ne 5600 USD, ndersa shifra zyrtare e institucioneve shqiptare nuk eshte me shume se 2800 dollare. Sipas CIA-s, ndryshe nga fqinjet e tjere ballkanas, Shqiperia eshte duke bere nje tranzicion te veshtire drejt ekonomise se tregut. Por nga ana tjeter vleresohet se qeveria ka marre masa per te ulur kurben e krimit dhe te ekonomise informale. Ekonomia furnizohet me se shumti nga te ardhurat e emigranteve, qe kryesisht punojne ne Itali dhe Greqi, te cilat arrijne ne 600 deri ne 800 milione dollare ne vit, vlereson Sherbimi Inteligjent i SHBA-ve. Keto te ardhura ndihmojne ne financimin e deficitit te tregtise me jashte, thuhet me tej. Raporti thekson se, agrikultura ze rreth nje te katerten e ekonomise, por eshte ne renie per shkak te transformimit te ketij sektori ndaj tregut te hapur. Mungesa e energjise dhe infrastruktures gjithashtu kontribuojne ne krijimin e nje ambienti te papershtatshem per biznesin, cka e ben edhe me pak atraktiv vendin per te terhequr investitoret e huaj. Planet per te ndertuar nje termocentral te ri ne Vlore per prodhimin e energjise mendohet te ndihmojne ne nje furnizim me te mire me energji. Gjithashtu, qeveria eshte duke levizur ngadale per te permiresuar sistemin rrugor kombetar dhe ate hekurudhor, qe eshte nje barriere e madhe per rritjen ekonomike te vendit. Ana pozitive qendron ne faktin se gjate viteve 2003-2006 eshte forcuar rritja ekonomike dhe inflacioni eshte i ulet.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Ekonomi... Mon Jan 14, 2008 6:39 pm | |
| Kriza energjetike mban peng rritjen ekonomike E Hene, 14 Janar 2008
Pamundesia per nje furnizim normal me energji elektrike, paqendrueshmeria e cmimeve te naftes dhe thellimi potencial i bilancit tregtar jane tre rreziqet qe mund te kanosin rritjen ekonomike prej 6% gjate vitit 2008. Parashikimet mbi risqet qe mund te cenojne qendrueshmerine ekonomike te vendit i ka bere Ministria e Financave, per nevoja te treguesve buxhetore. Dikasteri i financave konsideron ceshtjen energjetike si nje faktor qe po gjeneron probleme ne buxhet. Mungesa me ore te zgjatura e energjise, pervecse po krijon probleme me kostot e operimit te biznesit vendas, po detyron qeverine te financoje ne menyre te drejtperdrejte KESH per importin. Pak dite me pare qeveria miratoi nje fond prej 4 miliarde lekesh nga tepricat e buxhetit 2007, qe do ti akordohet KESH ne funksion te permiresimit te situates. Mirepo ekspertet ne Ministrine e Financave pohojne se, shuma e parave mund te ishte perdorur per investime qe do te ndihmon rritjen ekonomike te vendit. Por krahas krizes se brendshme energjetike pritet qe paqendrueshmeria e cmimeve te naftes ne tregun nderkombetar te jape efekte negative ne tregun vendas dhe per pasoje edhe ne rritjen ekonomike. Rreziku i trete qe kanos rritjen ekonomike eshte thellimi i bilancit te tregtise me jashte prej uljes se metejshme te tarifave doganore me Bashkimin Evropian. Nje proces i tille pritet qe kete vit te shoqerohet me hyrje me te larte sesa ne vitet e kaluara te produkteve evropiane ne tregun vendas dhe aktivizim jo te mjaftueshem nga ana e eksporteve shqiptare. Rritja e eksporteve ne periudha afatshkurtra rrezikohet per shkak te nivelit relativisht te ulet te konkurrueshmerise, qe karakterizon aktualisht ekonomine tone.
Tre rreziqet qe kanosin rritjen
1-Mungesat e mundshme ne furnizimin me energji elektrike dhe plotesimin e nevojave te brendshme per shkak te ritmit te larte te rritjes se kerkeses se brendshme per energji, situates se pafavorshme ne tregun rajonal te energjise.
2-Paqendrueshmeria e cmimit te naftes ne tregun boteror. Kerkesa ne rritje per kete produkt ne nivel global dhe brishtesia qe karakterizon zhvillimet gjeopolitike boterore po formon gjithnje e me shume pasiguri ne ambientin e biznesit dhe konsumatoreve.
3-Thellimi potencial i bilancit tregtar per shkak te implementimit te marreveshjes INTERIM me BE-ne. Nje proces i tille pritet te shoqerohet me penetrim me te larte sesa ne vitet e kaluara te produkteve evropiane ne tregun vendas dhe aktivizim jo te mjaftueshem nga ana e eksporteve.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Ekonomi... Fri Jan 18, 2008 7:41 pm | |
| Bode firmos grantin 5,1 milione euro E Premte, 18 Janar 2008
Per te harmonizuar politikat e integrimit dhe zhvillimit te vendit, qeveria shqiptare ka marre nje grant prej 5,1 milione eurosh nga Banka Boterore. Marreveshja eshte nenshkruar nga ministri i Financave, Ridvan Bode dhe nga perfaqesuesja e Bankes Boterore ne Shqiperi, Camile Naomah. Sipas ministrit te Financave, Bode, ky sistem eshte nje kuader i gjere i planifikimit dhe monitorimit, i cili synon te siguroje qe politikat kryesore te qeverise dhe proceset financiare te realizohen ne menyre te integruar. Granti ka nje vlere te pergjithshme prej 5,14 milione eurosh dhe bashkefinancohet nga qeveria e Mbreterise se Bashkuar me nje shume prej 2.21 milione euro, qeveria e Holandes, 1 milion euro, Komisioni Evropian, 1 milion euro, Bashkepunimi Austriak per Zhvillim 500000 euro, qeveria e Suedise nepermjet SIDA-s, 430000 euro. Dy donatore te tjere jane qeveria e Italise ne shumen 272000 euro dhe qeveria e Zvicres me 40000 euro do japin kontributin e tyre ne muajt ne vazhdim. Shuma e pergjithshme e grantit pritet te jete 5,85 milione euro. Nder proceset kryesore jane Strategjia Kombetare per Zhvillim dhe integrim (SKZHI), e cila percakton qellimet afatmesme deri afatgjata te Qeverise shqiptare dhe strategjite sektoriale, si dhe Programi i Buxhetit Afatmesem (PBM), i cili i kerkon cdo ministrie te pergatise nje plan 3-vjecar me rezultatet e pritshme te programit per realizimin e objektivave te politikes dhe qellimet brenda kufirit te percaktuar te shpenzimeve per ministrine, sic eshte percaktuar ne planin fiskal te qeverise.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Ekonomi... Fri Jan 18, 2008 7:42 pm | |
| Banka e Shqiperise hedh ne treg 23 miliarde leke E Premte, 18 Janar 2008
Per tre muaj, Banka e Shqiperise ka injektuar ne treg 23 miliarde leke, per te plotesuar nevojat e bankave dhe biznesit per para. Gjate gjysmes se dyte te vitit 2007, tregu ka pasur nevoje per para me shume se normalisht ndodheshin ne qarkullim. Ndaj, dhe per te parandaluar forcimin e metejshem te monedhes vendase, Banka e Shqiperise ka nderhyre ne menyre sistematike ne treg per te blere valute dhe duke injektuar leke. Banka e Shqiperise njoftoi dje se, nderhyrjet ne tregun e parase gjate tremujorit te trete te vitit 2007 perfshine operacione te tregut te hapur, kryesisht per injektimin e likuiditetit, ne funksion te situates se tij ne sistemin bankar. Per te injektuar likuiditetet, Banka e Shqiperise ka perdorur pothuaj gjate gjithe periudhes marreveshjen e anasjellte te riblerjes, me maturim njejavor. Nepermjet saj jane injektuar mesatarisht 1,1 miliarde leke ne jave. Duke parashikuar qe mungesa e likuiditetit do te zgjaste gjate gjithe tremujorit te trete, parashikim ky i mbeshtetur ne pritjet per daljen sezonale te cash-it, gjate kesaj periudhe, u realizuan edhe kater nderhyrje me marreveshje riblerjeje, me afat maturimi me te gjate se nje jave. Keshtu, u injektuan respektivisht 5 miliarde leke, nepermjet marreveshjeve te anasjella me maturim tremujor dhe 3 miliarde leke, nepermjet marreveshjeve te anasjella me maturim njemujor. Per terheqjen e teprices se perkohshme te likuiditetit, Banka e Shqiperise ka perdorur instrumentin e marreveshjes se riblerjes me maturim njejavor, vetem ne nje rast. Nderhyrja me instrumentin njemujor u be 2 here, duke riperseritur nderhyrjen ne maturim te nderhyrjes se pare. Gjate periudhes se veres, kerkesa per leke u rrit nga prurjet e emigranteve dhe te prurjeve valutore te turizmit per shkak te sezonit turistik.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Ekonomi... Fri Jan 18, 2008 7:42 pm | |
| Banka e Shqiperise vjedh arin E Premte, 18 Janar 2008
Nuk kemi asnje pushtet mbi arin e sekuestruar gjate regjimit komunist, fjala e fundit i takon qeverise. Banka e Shqiperise, me keto fjale, shprehet mbi detyrimet qe shteti ka ndaj qytetareve shqiptare, te cilet jane shpronesuar nga pasurite e tyre gjate regjimit komunist, ne baze te Kushtetutes se kohes, para vitit 1992. I takon qeverise shqiptare te shprehet per kete gje dhe te marre nje vendim ne lidhje me arin e konfiskuar.
Me Kushtetuten e sistemit demokratik ne Shqiperi, pas 1992, Banka e Shqiperise ka ndryshuar dhe emrin, nga Banka e Shtetit Shqiptar, ne Banka e Shqiperise, dhe ka ndryshuar mbi te gjitha dhe detyrimet e saj, pasi duke nisur qe nga ky vit, ky institucion do te nise ekzistencen e re. Burime zyrtare nga Autoriteti Qendror Financiar, konfirmuan se, Banka e Shqiperise nuk ka trasheguar asnje lloj borxhi nga shtetit shqiptar, o nga vete banka, qe mund ta implikoje per te njohur sasine e arit te konfiskuar nga Thesari i Shtetit. Ligji i vitit 1992, qe i rregullon funksionimin e saj, te Bankes Qendrore, i ka njohur Bankes se Shqiperise mundesine per te blere dhe shitur ar, si dhe metale te tjera te cmuara per llogari te saj, apo per llogari te te treteve. E ka te gjithe arin se bashku me dokumentet dhe ka pushtetin e mbrojtjes mbi ate qe eshte pjese e Thesarit te Shtetit, pas pasur asnje lloj detyrimi qe ta ktheje ne poseduesit e meparshem te arit, duke mos patur fuqi ne lidhje me destinacionin e tij. Cdo nderhyrje ne kete pasuri ne ar, mund te behet vetem me ane te nje ligji special.
Te gjitha keto rregulla nuk jane vene vetem ne ligjin e vitit 1992, por dhe ne Kushtetuten e Shqiperise, ne brendesi te se ciles specifikohet se, pas dy apo tre vjetesh pas hyrjes ne fuqi te Kushtetutes, eshte i nevojshem miratimi i ligjit per rregullimin e pronesise mbi arin. Ligji per te rregulluar kete pronesi, eshte miratuar ne vitin 2004, plot 6 vjet pas hyrjes ne fuqi te Kushtetutes, dhe e delegon parlamentin qe te miratoje nje ligj special, per te bere shperndarjen e pasurive, dhe pse Kushtetuta ne brendesi te saj, rinjeh pronesine dhe detyrimet qe ka shteti ndaj qytetareve te tij. Kane kaluar 9 vjet, dhe nuk eshte kthyer as ari dhe as kompesimi financiar, per pasurite e konfiskuara gjate regjimit komunist, ne baze te ligjit per tatimin e jashtezakonshem. Nderkaq, rezervat ne para e Bankes se Shqiperise, eshte rreth 2 miliarde dollare, perjashtuar sasine e arit, i cili nuk njihet ende sa eshte sasia dhe vlera e tij, pasi eshte nje sekret bankar dhe shumat nuk thuhen.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | |
| Faqja 2 e 3 | Shko tek faqja : 1, 2, 3  |
| | Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
| |
| |
| |
|