PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Ekonomi... Fri Jan 18, 2008 7:43 pm | |
| Qeveria transferon 2,5 tone ar E Premte, 18 Janar 2008
Qeveria do te heqe dore teresisht nga pronesia mbi 2,5 tone ar, i cili po administrohet keto vitet e fundit nga Banka e Shqiperise. Komisioni parlamentar per Ekonomine dhe Financen miratoi dje projektligjin per kalimin e se drejtes se pronesise mbi sasine e arit dhe te metaleve te tjera te cmuara, nga qeveria te Bankes se Shqiperise. Sasia e arit eshte 2 412 kg e 172 grame, me nje vlere 5,7 miliarde leke. Sipas specialisteve te autoritetit qendror bankar, projektligji synon te permiresoje situaten financiare te BSH-se, duke kaluar ne pronesi te ketij institucioni sasine dhe vleren e arit e metaleve te tjera te cmuara, qe aktualisht jane ne pronesi te qeverise. Shqiperia, ashtu si te gjitha shtetet e tjera, ka nje rezerve monetare, e cila administrohet nga Banka e Shqiperise dhe mbahet per te nxjerre vendin nga kriza te paparashikuara. Nje pjese e ketyre rezervave ruhen ne euro, dollar, ar dhe metale te tjera te cmuara si argjend dhe platin. Kjo rezerve monetare e vendit tone eshte e afte te perballoje rreth 4,5 muaj importe mallrash dhe nje pjese e saj eshte e ruajtur ne shufra floriri. Ky ndryshim i pronesise se arit nga qeveria te Banka e Shqiperise do te beje te mundur rritjen e vleres se aseteve te bankes. Aktualisht BSH administron sasine e arit dhe metaleve te tjera te cmuara ne pronesi te KM. Vec kesaj, BSH-ja ka ne pronesi dhe administron rezervat valutore te krijuara nga veprimtaria e saj. Sipas specialisteve te BSH-se, mbeshtetur ne kete baze ligjore, Banka ka te drejte qe sasine e arit dhe metaleve te cmuara ne pronesi te qeverise ta kete ne pronesi te saj dhe vleren e tyre ta pasqyroje ne bilancin financiar te saj. Por, kohet e fundit, sidomos kete vit, vlera e arit ne tregjet nderkombetare eshte rritur se tepermi. Historikisht, cmimi i arit shkon ne drejtim krejt te kundert me vleren e dollarit amerikan. Nje onz ar ka kushtuar ne veren e 2005 rreth 451 dollare, nderkohe qe cmimi i njesise se arit per dy vite eshte dyfishuar. Analistet e ekonomise ne tregjet nderkombetare shpjegojne se, cmimi i arit rritet ne tregjet nderkombetare sa here qe ne ekonomine globale dicka nuk eshte duke shkuar mire dhe sidomos ne ekonomine e SHBA, e cila ze cerekun e totalit te Prodhimit Boteror. Kjo ka ndikuar sjelljen e investitoreve, te cilet jane duke pare arin si mjetin me te pershtatshem per investime.
1925, rezervat ne ar 320 tone
Sipas librit "Financa dhe krediti ne RPSH", ne vitet 1922-1925, ne Shqiperi kishte ne qarkullim e ne thesar nje sasi prej 100 milione frangash ar. E perkthyer ndryshe, shifra e mesiperme ka si minimum te saj nje sasi prej 320 tonesh ar. Ne vitin 1926, u vune ne qarkullim monedhat metalike me vlere 100 franga ar, dhe nje vit me pas, ajo me vlere prej 20 franga ari. Ne vitet 1935 dhe 1937 pati nje hedhje ne qarkullim te mbi 1,5 milion monedhash qe ne shumice perbeheshin nga argjendi, ari dhe pak nga bronzi.
Mbreti Zog terhoqi nga arka e shtetit shqiptar ne prani dhe me miratim te Keshillit te Ministrave, shumen e perafert te 567 mije frangave ar, qe perbenin 183 kilograme ar. Kjo sasi monetare eshte perdorur ne masen me te madhe per te paguar rrogat e personave qe shoqeruan mbretin. Eshte folur shume here per "grabitjen" e arit shqiptar nga gjermanet ne prag te mbarimit te Luftes se Dyte Boterore. Sasia e arit prej 2454 kilograme e 874,5 grame u konfiskua nga britaniket ne kriporen Merkers te Gjermanise, pas mbarimit te Luftes se Dyte Boterore. Me pas, lindi ajo histori, qe tashme njihet midis Shqiperise dhe Britanise se Madhe, pas incidentit te kanalit te Korfuzit, me 22 tetor 1946.
Pas ardhjes me dhune ne pushtet permes luftes civile, si pasoje e levizjeve te siperpermendura, forcat komuniste gjeten ne Banken Kombetare Shqiptare sasine e 90 kg ar. Kjo provohet nga procesverbali i nenshkruar nga zoterinjte Dhimiter Pasko (Mitrush Kuteli) dhe Abdyl Kellezi. Ndonese ne Thesarin e Shtetit ndodheshin vetem 90 kg ar, ne duar te popullates shqiptare ndodheshin rreth 320000 kg ar.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|