BALZAK Honore
Faqja: 2* Njė nxėnės i nevrologut tė famshėm Eskuirol mburrej se dinte tė dallonte qė nė pamjen e parė njė budalla nga njė i menēur. Profesori qė e kishte dėgjuar kėtė mburrje, e ftoi pėr drekė studentin, i cili kur erdhi gjeti aty edhe dy tė ftuar tė tjetė. Njėri ishte serioz, korrekt dhe gjatė gjithė drekės nuk tha as edhe njė fjalė. Tjetri ishte i harlisur, fliste shumė dhe nė bisedat qė bėnte tregonte se ishte i kėnaqur. Kur dy tė ftuarit u larguan, Eskuiroli i tha nxėnėsit tė tij;
- Njeri prej kėtyre ėshtė budalla, tė shohim nė se do ta gjesh. Nxėnėsi tha se budalla ishte ai qė fliste shumė, ndėrsa i menēuri ishte ai tjetri qė rrinte i heshtur.
- E po mirė, - i tha profesori, - po ju them se keni gabuar. Ai njeriu i heshtur ishte budalla, qė e mbante veten zot tė pėrjetshėm dhe nuk fliste, sepse mendonte qė nuk i shkonte njė zotėrie tė madh tė fliste me njerėz tė thjeshtė, kurse ai tjetri, qė fliste shumė dhe me gjallėri, ishte njė shkrimtar i ri, qė ka nisur tė bėhet i njohur, ėshtė ēmuar nė Paris dhe quhet Honore Balzak.
Balzaku kishte marrė njė sekretar tė cilin e zgjonte nė orėn njė pas mezit tė natės dhe i thoshte:
- Ju keni ende zakonin e keq tė flini natėn, kurse nata ėshtė bėrė pėr punė. Ja ku po ju jap njė kafe, qė tė mos ju zėrė gjumi. Uluni nė tryezė dhe shkruani.
Dhe i diktonte deri nė shtatė tė mėngjezit, kur sekretarit tė lodhur pėr vdekje i kėputej koka duke shkruar. Atėherė Balzaku i thoshte:
- E sheh se shpirti ėshtė i gatshėm, por trupi ėshtė i dobėt. Shko pra qė tė flesh. Do tė tė zgjoj rreth orės dymbėdhjetė qė tė fillojmė sėrishmi punėn.
* Njė grafist qė do tė ilustronte njė roman tė Balzakut, duke gjetur njė frazė tė paqartė, i tha autorit qė t'ia shpjegonte.
- I dashuri im, - i tha Balzaku, - as edhe unė nuk e kuptoj fare. Po e kam futur qėllimisht, sepse medet sikur lexuesi t'i kuptojė tė gjitha ato qė shkruajmė ne. Ai do tė kujtonte se mjeshtėria jonė ėshtė e thjeshtė dhe e mundshme pėr t'u bėrė nga tė gjithė. Kėshtu do tė humbasim prestigjin tonė mbi tė.
* Balzaku punonte intensivisht. Gjatė kėsaj kohe (punonte dhjetė orė nė ditė) takoi Rosinin, i cili duke e njohur mirė jetėn qė bėnte romancieri i shquar francez, i tha:
- Si mund t'i qėndroni kėsaj jete, duke punuar kėsisoj pėr vite tė tėra. Edhe unė kam punuar nė njė periudhė tė jetės sime, por pas pesėdhjetė ditė pune ngulmuese bėhesha gati si i vdekur.
- Oh, - u pėrpigj Bahaku, - unė nuk shoh mundėsi tjetėr pėr tė pushuar veēse nė varr. Sidoqoftė puna ėshtė mund i kėndshėm.
* Balzaku kur shkruante ndonjė roman ishte aq i rrėmbyer nga tema sa qė atij i dukej se po jetonte njė ngjarje tė vėrtetė. Njė miku i tij qė i shkoi njė ditė pėr ta takuar, sapo hyri brenda e pa Balzakun qė po ecte nėpėr dhomė duke bėrtitur:
- Oh, fatkeqėsi, ajo ka vrarė veten!
U desh njė bisedė sqaruese qė miku tė kuptonte se ishte fjala pėr romanin "Evgjeni Grandenė" tė cilin ishte duke e shkruar.
* Njė revistė donte tė botonte njė novelė tė tij. Balzaku vuri si kusht qė revista tė vinte pėrpara novelės njė artikull biografik tė shkruar prej mikut tė tij Teofil Gotje. Kushti u pranua qė artikulli tė paguhej pesėqind franga. Balzaku shkoi t'i jepte lajmin e gėzuar Gotjesė, i cili e priti me gėzim tė madh kėtė porosi tė paguar me bollėk. Shkroi njė artikull tė bukur qė u botua sė bashku me novelėn e Balzakut. Dhe ja, pas pak ditėsh mbėrriti tek ai Balzaku, i cili i dha dyqind e pesėdhjetė franga.
- Po a nuk mė thatė se artikulli do tė paguhej pesėqind franga? - Pyeti Gotjea.
- Vėrtetė - u pėrgjigj Balzaku, - por pastaj mendova se po tė mos ekzistoja unė, ti nuk do tė kishe shkruar ato lavde qė ke shkruar...dhe prandaj m'u duk e drejtė ta ndajmė pėrgjysmė shpėrblimin.
Gotje qeshi shumė nga ky argument qė e mori edhe ai si tė pranueshėm.
* Njė mikut tė vet, qė u habit me veprimtarinė e tij letrare tė mrekullueshme, Balzaku i tha:
- I dashur mik, unė kėrkoj tė zė nė letėrsi vendin mė tė madh, nė mėnyrė qė tė mbetet sa mė pak vend pėr budallenjtė.
* Balzaku po ankohej njė mbrėmje pėr mjeshtėrinė e shkrimtarit, qė, sipas tij, nuk shpėrblehej mirė dhe nuk jepte kėnaqėsinė e nevojshme.
- Po lavdinė, - tha njė ndėr bashkėbiseduesit, - lavdinė nuk e pėrmendėt fare.
- Lavdia? - u pėrgjigj Balzaku, - ta dini si katandiset lavdia e njė letrari.
Njė herė kur ndodhesha nė Rusi isha i ftuar nė njė sallon. Nė ēastin e hyrjes njė zonjė po shėrbente ēajin dhe kishte nė dorė njė tabaka me filxhanė. Porsa shėrbėtori pėrmendi emrin tim, zonja thirri: "Zoti Balzak" dhe lėshoi pėr tokė gjithė filxhanėt nga emocioni.
*Tregojnė se kur Balzaku ishte i ri kishte shkruar kėto falė ambicioze nėn portretin e Napoleonit:
- Atė qė ai nuk mundi ta ēonte deri nė fund me shpatė, do ta ēoj unė me penė.
_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "