Mendja (gre. nous, lat. mens, ang. mind, fra. esprit) ėshtė veprimtaria e
trurit dhe nė veēanti, shkallėve tė
vetėdijes si
personaliteti,
mendimi,
dėshira,
perceptimi,
arsyeja,
kujtesa,
pėrfytyrimi,
menēuria dhe
emocioni. Megjithėse shumė lloje
kafshėsh ndajnė me njeriun disa prej kėtyre aftėsive, emėrtimi ėshtė i lidhur zakonisht me
qeniet njerėzore.
Ka shumė teori se ēfarė ėshtė mendja dhe si ajo funksionon tė cilat e kanė zanafillėn e tyre nė lashtėsinė
greke me
Platonin dhe
Aristotelin, dhe nė
filozofinė indiane. Teoritė parashkencore, qė ishin rrėnjosur nė
teologji, pėrqendrohen nė marrėdhėnien mes mendjes dhe
shpirtit, i cili hamendėsohet thelbi mbinatyror ose
hyjnor i njeriut. Teoritė moderne, tė bazuara nė kuptimin shkencor tė trurit, e shikojnė mendjen si njė dukuri tė
psikologjisė, dhe emėrtimi pėrdoret shpesh pak a shumė si bashkėemėrtim me
ndėrgjegjen.
Ēėshtja me tė cilėn aftėsitė njerėzore pėrbėjnė mendjen ėshtė po ashtu shumė e debatueshme. Disa argumentojnė se vetėm funksionet mendore "tė larta" pėrbėjnė mendjen: veēanėrisht
arsyeja dhe
kujtesa. Nė kėtė pikėpamje emocionet si
dashuria,
urrejtja,
frika,
gėzimi janė mė shumė "primitive" apo varėsi e natyrės dhe duhet tė shihen si tė ndryshme nė natyrė ose prejardhjen e mendjes. Disa tė tjerė argumentojnė se ana arsyetore dhe emocionale e njeriut nuk mund tė ndahen, se ato rrjedhin nga e njėjta natyrė dhe prejardhje, dhe se ato duhet tė mendohen si pjesė e mendjes vetjake (individuale).
_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "