
|
| | | Aktualiete te ndryshme ... | |
| |
| Autori | Mesazh |
|---|
PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Aktualiete te ndryshme ... Fri Dec 07, 2007 9:44 pm | |
| Prokuroria heton zyrtarin e gjashte E Premte, 07 Dhjetor 2007
Prokuroria zgjeroi rrethin e personave te dyshuar si bashkepunetore te personave te arrestuar gjate operacionit, te koduar "Gjoba e fundit". Hetimet me te fundit kane nxjerre dhe emra te tjere te implikuar qe jane drejtues te Policise Tatimore dhe qe kane pasur lidhje me gjashte te arrestuarit e pare te aksionit, pese nga te cilet zyrtare. Gazeta "Koha Jone" botoi lajmin se policia dhe prokuroria kishte nen vezhgim dhe hetim nje zyrtar te gjashte te Policise Tatimore. Emri i tij ka dale nga pyetja e te ndaluarve te pare dhe e biznesmeneve te demtuar, te cileve u behej presion qe te paguanin ryshfete qe te shpetonin nga gjobat.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Edituar pėr herė tė fundit nga nė Fri Dec 07, 2007 9:47 pm, edituar 1 herė gjithsej |
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Aktualiete te ndryshme ... Fri Dec 07, 2007 9:44 pm | |
| Jetonte e vetme, digjet e gjalle e moshuara E Premte, 07 Dhjetor 2007
Nje grua 57-vjecare, qe jetonte e vetme ne banesen e saj njekateshe ne fshatin Lifaj, te komunes Krutje ne Lushnje, ka humbur jeten pasi u dogj e gjalle pas nje zjarri te rene gjate oreve te para te mengjesit te djeshem. Vera Gropo eshte gjetur e pajete nga fqinjet qe jane perpjekur t'i vijne ne ndihme, ndersa policia nisi hetimet per te zbuluar nese zjarri ka qene i qellimshem. Mesohet se viktima jetonte e vetme ne banese, pasi disa vjet me pare i kishte vdekur bashkeshorti dhe tre vajzat i kishte te martuara. Djali i vetem i 57- vjecares ishte emigrant ne Greqi dhe jetonte ne kete vend me familjen e tij. Rreth ores 06:00 te mengjesit te djeshem kane qene fqinjet, qe kane vene re banesen e shkrumbuar te te moshuares dhe njoftuan policine. Por brenda u gjet e pajete 57-vjecarja Gropo. Gruaja eshte asfiksuar ne gjume nga tymi, ndersa ka qene e pafuqishme per te shpetuar veten. Burime te policise thane se dyshohet qe shkak i zjarrit te rene te jete nje qiri, qe eshte harruar ndezur nga viktima gjate oreve te nates, pasi ka munguar energjia elektrike ne zone.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Aktualiete te ndryshme ... Fri Dec 07, 2007 9:45 pm | |
| Ryshfeti i bizneseve, pranga kryetatimorit E Premte, 07 Dhjetor 2007
"Gjoba e fundit" ve ne pranga te fundmin e drejtuesve te Policise Tatimore ne Tirane, i akuzuar per korrupsion pasiv dhe shperdorim detyre. Pasditen e djeshme, agjentet e antikrimit ekonomik, pas vendimit te Gjykates se Tiranes, qe dha masen "arrest me burg", ka ndaluar Arjan Paskaj, 39 vjec, shef i rajonit nr. 2 ne Policine Tatimore te kryeqytetit. Urdhri i arrestit ishte leshuar edhe nga prokuroria qe prej muajit shtator, kur perfunduan ne qeli ish-kreu i tatimoreve dhe kater inspektore dhe nje i akuzuar si sekser. Pervec Paskajt mesohet se eshte arrestuar edhe nje person i dyte, emri i te cilit nuk u be publik per shkak te hetimeve. Gazeta "Koha Jone" publikoi ne numrat e kaluar lajmin se nje prej zyrtareve te Policise Tatimore ishte i perfshire ne skandalin e venies se gjobave ndaj bizneseve ne kryeqytet dhe ishte nen hetim. Emri i kreut te rajonit nr. 2 te tatimores ka dale gjate hetimeve te kryera dhe marrjes ne pyetje te te dyshuarve.
Ka mjaftuar autorizimi i Gjykates se Tiranes, qe dje, ne oren 16:00, ne afersi te Piramides, ne qender te kryeqytetit, te zbarkonin nje numer i madh uniformash blu. Ata kane rrethuar 39-vjecarin Arjan Paskaj, qe gjendej ne shoqerine e nje personi te dyte, edhe ky i ndaluar. Zyrtari eshte futur ne nje prej makinave te patrullave te pergjithshme dhe derguar ne ambientet e policise se Tiranes per t'u marre ne pyetje e komunikuar akuzat. Autoritetet policore thane se Paskaj eshte vene ne pranga per akuzen e "korrupsionit pasiv nga persona qe ushtrojne funksione publike".
Pas zhvillimit te operacionit "Gjoba e fundit", me date 14 shtator 2007, kane vazhduar hetimet per te marre kallezime shtese nga subjekte tregtare, te cileve u eshte kerkuar ryshfet gjate ushtrimit te detyres. Nje prej biznesmeneve mesohet se ka permendur edhe emrin e Arjan Paskajt, kreut te rajonit nr. 2 te Policise Tatimore ne Tirane. Kaq ka mjaftuar qe prokuroria te leshoje nje flete-arresti dhe te kerkoje me pas miratim nga Gjykata e Tiranes. Por hetimet ne kuader te operacionit "Gjoba e fundit" mesohet se do te vazhdojne per te identifikuar dhe persona te tjere te implikuar.
Te arrestuar te operacionit:
Flamur Mallkuci, shef i Policise Tatimore Migen Katroshi, shofer i Policise Tatimore Genci Murthi, oficeri i Policise Tatimore Dritan Metani, oficeri i Policise Tatimore Aurel Cenolli, oficeri i Policise Tatimore Klodian Myftari, ekonomist te "Tar Tenda" Arjan Paskaj, shef i Rajonit nr.2 te Policise Tatimore
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Aktualiete te ndryshme ... Fri Dec 07, 2007 9:46 pm | |
| Kapet hajduti, bastiste kishat dhe teqete E Premte, 07 Dhjetor 2007
Nje 28-vjecar eshte ndaluar nga policia e Gjirokastres, pasi dyshohet si autor i disa grabitjeve te kishave, teqeve, lokaleve dhe banesave. Ekspertet e cilesuan te riun si nje hajdut serial, per ngjarje te ndodhura gjate tre muajve te fundit, perfshire edhe disa objekte kulti. Pas hetimeve intensive, agjentet ndaluan 28-vjecarin Hasan Bezhani, banues ne lagjen "Punetori" te Gjirokastres. I riu ishte shpallur person ne kerkim me 7 nentor te ketij viti, pasi nga hetimet paraprake rezultoi se ishte autor i dyshuar i vjedhjes se baneses se Vilson L., ne lagjen "Dunavat i dyte", ku ishin marre 300 mije leke. Bezhani ka pranuar dhe ka treguar per grupin hetimor mekanizmin e vjedhjeve te kryera nga ana e tij ne 9 shtepi dhe lokale ne qytetin e tij dhe fshatrat perreth. Gjithashtu ai ka rrefyer per bastisjet e kishave ne fshatrat Dhuvjan e Zervat dhe teqete ne lagjen Kodra e Shtufit dhe ne lagjen "Dunavat". Shuma e marre nga keto objekte shkon ne mbi 403 mije leke.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Aktualiete te ndryshme ... Fri Dec 07, 2007 9:47 pm | |
| Urinoi ne lavazh, rrihet barbarisht E Premte, 07 Dhjetor 2007
Librazhd - Pjesetaret e nje familjeje rrahin per vdekje 54-vjecarin, pse urinoi ne lavazhin e tyre. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare ne qytetin e Librazhdit, ndersa policia nisi hetimet ne ngarkim te Ismail Kurtit dhe djemve te tij, te dyshuar per kete krim. I demtuari Muhamet Cota perfundoi ne spital ne gjendje te rende dhe me plage ne pjese te ndryshme te trupit. Burime te policise thane se 54-vjecari kthehej nga nje feste familjare dhe duke mos gjetur vend tjeter per te urinuar, ka shkuar prane lavazhit te familjes Kurti. Por eshte pare nga pronari i lavazhit dhe djemte e tij. Ata e kane rrahur barbarisht Coten, qe, sipas mjekeve, ka humbur dhe nje veshke, si pasoje e sulmit. Policia ka bere te mundur dhe ndalimin e Ismail Kurtit e djemve te tij te dyshuar per kete krim.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Aktualiete te ndryshme ... Fri Dec 07, 2007 9:48 pm | |
| Italia ekstradon dy shume te kerkuar E Premte, 07 Dhjetor 2007
Interpoli italian ekstradon dy shqiptare te kerkuar nga drejtesia per nje plagosje me pasoje vdekjen dhe nje vrasje te mbetur ne tentative, ngjarje te ndodhura ne Shkoder dhe Mirdite, ne vitin 2000 dhe 2006. Agjentet zbriten dje ne pranga ne aeroportin e Rinasit, pas udhetimit prej Milanos, te denuarin me 16 vjet nga Gjykata e Shkodres, Tonin Kolen dhe te kerkuarin nga policia e Mirdites, Frrok Prenga. Burime zyrtare thane se 39-vjecari Kola eshte denuar me 16 vjet burg per veprat penale te "vrasjes me paramendim, te mbetur ne tentative" dhe "armembajtje pa leje". Vendimi eshte dhene nga Gjykata e Shkalles se Pare ne Shkoder, me 2 maj te vitit 2006. Ngjarja, per te cilen akuzohet 39- vjecari, ka ndodhur me 17 janar te vitit 2000, ne nje lagje te qytetit verior, kur ka tentuar te vrase me arme zjarri Ndue M., i cili per pasoje eshte plagosur rende. Shkak i kesaj ngjarjeje, sipas dosjes hetimore, eshte bere hasmeria qe ekzistonte ndermjet dy familjeve. Pas krimit, Kola ka mundur te arratiset drejt Italise, ku dhe eshte kapur vitin e kaluar, duke kaluar ne proces ekstradimi. Ndersa i dyshuari Frrok Prenga, i njohur me nofken Pali, nga Mirdita, eshte shpallur ne kerkim nderkombetar per veprat penale te "plagosjes se rende me dashje me pasoje vdekjen", "prishje te rendit e te qetesise publike" dhe "shkaterrim prone". Gjykata e Lezhes, me vendim te dates 7 shkurt 2007, ka caktuar ndaj tij masen e sigurise "arrest me burg". I ekstraduari 32-vjecar akuzohet se me 26 nentor 2006, ne nje lokal ne Lezhe, pas nje grindjeje, ka goditur me grushte dhe mjete rrethanore Aleksander Vocin, i cili, si pasoje e demtimeve, ka gjetur vdekjen ne Qendren Spitalore Universitare ne Tirane. Ne aeroportin e Rinasit, te ekstraduarit i jane dorezuar Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Aktualiete te ndryshme ... Fri Dec 07, 2007 9:52 pm | |
| Droga nga Shqiperia, pranga tre shqiptareve E Premte, 07 Dhjetor 2007
Tre shqiptare dhe 416 kilograme lende narkotike kanabis sativa, eshte rezultati i nje operacioni te policise italiane te Brindizit ne bashkepunim dhe me Guardia di Financen. Operacioni i koduar "Shqiponja e zeze" eshte zhvilluar mengjesin e djeshem dhe, sipas te dhenave te policise se shtetit fqinj, droga e kapur dyshohet se eshte nisur nga brigjet shqiptare per te mberritur ne rajonin e Pulias. Policia eshte cuditur nga sasia e madhe e kanabisit te bllokuar dhe eshte deklaruar se "kjo eshte sasia me e madhe e kapur e lendeve narkotike ne kete zone prej vitesh". Sipas te dhenave, droga e kapur arrin nje vlere prej 2 milione eurosh. Policia tha se droga eshte kapur ne nje zone, e cila njihet per shkarkimin e lendeve narkotike ne breg. Gjate operacionit jane bllokuar arme dhe municione, qe tre shqiptaret, emrat e te cileve nuk u publikuan, kishin me vete dhe ishin shoqerues te lendes narkotik. Sipas policise jane kapur dy pistoleta 7.65 te mbushura. Droga eshte kapur ne 16 canta, te cilat ishin lene te ndara ne tre vende te ndryshme, per te mos i gjetur. Por policia italiane ka perdorur dhe helikoptere gjate operacionit dhe ndihma nga ajri, ka bere qe te zbulohen dhe vendndodhja e lendes narkotike. Tre te ndalurit gjate marrjes ne pyetje jane deklaruar te pafajshem dhe kane deklaruar se ishin ne Itali ne menyre klandestine e s'kishin te benin me drogen.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Aktualiete te ndryshme ... Fri Dec 07, 2007 9:52 pm | |
| Vidhnin kabllon, kapen dy te mitur E Premte, 07 Dhjetor 2007
DURRES - Policia e Durresit ndaloi ne flagrance dy te mitur, te cilet per tre muaj me radhe kishin demtuar dhe me pas shitur kabllot e rrjetit elektrik ne shetitoren "Taulantia".
Burime zyrtare thane se 12-vjecaret Xh. K., dhe A. B., banues ne lagjen nr. 16 te qytetit, jane bllokuar ndersa grabisnin me qellim perfitimi, kabllon elektrike, qe sherben per ndricimin e shetitores. Sipas te njejtit burim, mesohet se te dy femijet e kishin riperseritur 12 here kete veprim gjate tre muajve te fundit dhe me pas kabllon e kishin shitur ne nje nga pikat e grumbullimit me shumice te sendeve prej bakri.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Aktualiete te ndryshme ... Fri Dec 07, 2007 9:53 pm | |
| Plagosja e dyfishte, vetedorezohet i dyshuari E Premte, 07 Dhjetor 2007
Fier - Nje 39-vjecar eshte arrestuar, pasi ishte shpallur ne kerkim si autor i nje plagosjeje te ndodhur ne qytetin e Fierit. Burime zyrtare te policise thane dje se ndaluan Florian Ferkon, banues ne fshatin Mbrostar Ferko. Mesohet se i riu ka plagosur me thike dy persona te tjere pas nje grindjeje, me 20 shtator te ketij viti. Gjykata e Fierit kishte marre masen e "arrestit me burg" ne mungese. Pasi ka pare qe nuk mund t'i shmangej dot ndalimit, Ferko ka njoftuar policine se ku ndodhej.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Aktualiete te ndryshme ... Fri Dec 07, 2007 9:54 pm | |
| Kryeprokurorja kerkon dy zevendes E Premte, 07 Dhjetor 2007
Kryeprokurorja Ina Rama nis te perzgjedhe edhe personat, te cilet duhet te qendrojne ne krah te saj per te kryer misionin e nisur ne krye te organit te akuzes, luften kunder krimit te organizuar. Edhe pse kandidaturat nuk jane bere ende publike, ne Prokurorine e Pergjithshme kane nisur te qarkullojne emrat e pare. Duket se organika e re e institucionit do te kete dy zevendes te Kryeprokurores. Burime nga ky organ thane dje, per gazeten "KJ", se nje prej emrave te lakuar si zevendesprokuror eshte edhe ai i Kosta Belurit, nje ish-kandidat per postin e kryeprokurorit gjate fushates se perzgjedhjes se pasuesit te Theodhori Sollakut. Shkaku qe Beluri diskutohet si nje prej personave qe mund te gezoje kete post, eshte pozicioni qe ai ka mbajtur gjate viteve te fundit ne organin e akuzes dhe ne Policine e Shtetit, si zv/prokuror i Tiranes dhe drejtor i Krimit te Organizuar ne Ministrine e Brendshme, ne periudhen 2003-2007. Nderkohe, ende nuk ka nje emer tjeter qe te shihet si zevendeskryeprokurori i dyte pas Belurit. Perfliten shume emra qe aktualisht mbajne poste ne Prokurorine e Krimeve te Renda, Prokurorine e Pergjithshme dhe ne ate te Tiranes. Per momentin vetem kandidatura e Kosta Belurit cilesohet si e diskutuar nga kreu i organit te akuzes ditet e fundit. Aktualisht, Beluri mban postin e zevendesprokurorit ne Prokurorine e Krimeve te Renda. Nga ana tjeter, Kryeprokurorja Ina Rama, ende nuk ka takuar asnje prej drejtuesve te akuzes ne qender apo rrethe. Burime nga organi qendror i akuzes bene te ditur se Rama ka vendosur te forcoje punen brenda institucionit, duke perzgjedhur emra te njohur dhe me karriere ne drejtesi. Reformimi mesohet se do te nise duke zgjedhur dy zevendes dhe me pas per te kaluar ne shkallet e tjera te piramides, per te realizuar misionin e deklaruar pas zgjedhjes nga parlamenti dy jave me pare si Kryeprokurore. Kosta Beluri ka qene edhe nje prej kandidaturave per te qene zevendesues i ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Aktualiete te ndryshme ... Fri Dec 07, 2007 9:56 pm | |
| "Bllokohen" ne Gramoz, emigrantet alarmojne policine E Premte, 07 Dhjetor 2007
Emigrantet e bllokuar nga bora ne malin e Gramozit, zona e Kolonjes, vene ne rrezik jeten e policeve te komisariatit, qe per disa ore kryen kerkime ne thellesi te kufirit shqiptar. Kater shqiptare, qe kishin marre rrugen e emigrimit ne mes te dimrit, per pak sa nuk kane lene "koken" ne acar. Por jo vetem kaq, pasi njoftimi nepermjet thirrjeve telefonike dhe dhenia e alarmit SOS nga te afermit te klandestineve, ka bere qe policia e Ersekes te zbarkoje ne Gramoz dhe te rrezikohet nga bllokimi prej debores. Burime te policise vendore konfirmuan dje lajmin per gazeten "KJ", duke thene se operacioni nisi rreth ores 03:00 te mengjesit, kur nje person me banim ne Tirane, i quajtur Sul Koleci, ka alarmuar efektivet nepermjet telefonates se vellai i tij, Eduarti dhe tre djem te tjere, kishin mbetur ne mes te bores. E ndersa kerkonin per disa ore me radhe ne te ftohte, policet kane mesuar se klandestinet ishin kthyer shendoshe e mire ne Tirane. Te pakten 20 forca mesohet se jane mobilizuar per kete mision humanitar, qe per pak sa nuk ka rezultuar fatal. Gjate operacionit te drejtuar nga krere te policise se Korces, eshte kontaktuar edhe me palen greke ne anen tjeter te kufirit per kerkime te perbashketa. Por, nje telefonate e dyte ka njoftuar forcat e rendit se emigrantet kishin shpetuar dhe po ktheheshin drejt kryeqytetit shendoshe e mire. Nderkohe qe gjate kerkimeve ne mal, policia nuk eshte kthyer ne komisariat "duarbosh", pasi kane gjetur nje tjeter grup emigrantesh, qe perpiqeshin te kalonin klandestine nepermjet malit te Gramozit, drejt Greqise. Edhe keta me banim nga Tirana dhe qe prej tre vitesh kryenin kete rruge, ndersa u shoqeruan per vepren penale te "kalimit te paligjshem te kufirit".
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Aktualiete te ndryshme ... Fri Dec 07, 2007 9:57 pm | |
| Avokati shtyn "Banden e Durresit" E Premte, 07 Dhjetor 2007
Tirane - Gjykata e Krimeve te Renda shtyn per te disaten here procesin gjyqesor ne ngarkim te 17 te pandehurve te "Bandes se Durresit". Mungesa e avokateve eshte kthyer nje nga arsyet kryesore te zvarritjes se ketij procesi. Dje, edhe pse ne seance gjyqesore kane qene te pranishem te gjithe avokatet dhe te pandehurit, gjyqi eshte shtyre, pasi mbrojtja e te akuzuarit Kristain Bega nuk ishte njohur me aktet perkatese. Nje seance me pare, gjykata vendosi te perjashtoje avokaten mbrojtese te te pandehurit, Vjollca Pustina, pasi kjo e fundit ishte caktuar kryesisht nga gjykata dhe vendosi zevendesimin me nje avokat tjeter.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Aktualiete te ndryshme ... Fri Dec 07, 2007 10:55 pm | |
| Eksploziv automjetit, paralajmėrim pėr pronarin 07/12/2007 Ngjarja nė mėngjesin e djeshėm
Banorėt e lagjes Perash, nė rrugėn e quajtur Koplikej janė frikėsuar pa masė nga njė shpėrthim eksplozivi nė orėt e para tė mėngjesit tė djeshėm. Nuk kishte zbardhur ende dita, por banorėt janė zgjuar nga njė shpėrthim i fuqishėm. Banorėt kanė nxituar pėr tė parė se ēkishte ngjarė dhe kanė konstatuar se mjeti i njė fqinji tė tyre ishte dėmtuar. Menjėherė kanė lajmėruar policinė, e cila ka konstatuar nė vendngjarje se njė sasi eksplozivi kishte shpėrthyer dhe kishte dėmtuar makinėn e shtetasit Mentor Zabanjori. Burimet policore shprehen se makina ishte e tipit BMV e zezė me targa EL 2422 B. Strukturat policore tė Drejtorisė sė Policisė sė Shkodrės janė duke hetuar pėr sasinė dhe llojin e eksplozivit, ndėrkohė qė deri tani dihet se sasia ka qenė shumė e vogėl. Sipas ekspertėve tė policisė sasia e vogėl e eksplozivit lė tė kuptosh se autori ka dashur vetėm ta trembė apo paralajmėrojė pronarin e mjetit. Njė pistė e mundshme mund tė jetė dhe konkurrenca e bizneseve, pasi pronari i mjetit kishte njė bar-kafe.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Aktualiete te ndryshme ... Sat Dec 08, 2007 5:35 pm | |
| Masakra e Lures, sot masa e sigurise E Shtune, 08 Dhjetor 2007
Tre vellezerit e dyshuar si autore te vrasjes se dyfishte te motres se tyre dhe te dashurit te saj, kater dite me pare ne fshatin Qender Lure te Dibres, pritet te dalin sot para togave te zeza te gjykates per masen e sigurise. Te dyshuarit, njeri prej te cileve ka pranuar se ka qelluar mbi te rinjte Granit Gjoci e Nafize Buci, jane arrestuar ne nje interval prej 24 oresh nga ngjarja. Urim, Selman dhe Ylli Buci kane rene ne pranga njeri pas tjetrit, ndersa tentonin te largoheshin nga fshati ne drejtime te ndryshme, permes shtigjeve malore. Sot ata do te kene mundesine te perballen ne Gjykaten e Dibres, ndersa jane marre ne pyetje nga prokuroret e ceshtjes. Mesohet se te dyshuarit i qendrojne motivit te deklaruar te vrasjes per nder, ndersa familjaret e 19-vjecarit Gjoci, qe mbeti viktime e dashurise, deklaruan se nuk e falin gjakun e djalit te tyre. Mbremjen e krimit eshte arrestuar i pari i vellezerve, Urimi, 30 vjec, i cili ka pranuar perpara oficereve te policise gjyqesore se eshte autori i vrasjes per ceshtje nderi. I arrestuari ka treguar perpara policise se 19-vjecari i kishte premtuar martese motres se tij, me qellimin e vetem per ta cuar ne shtrat. Rreth ores 01:30 te mengjesit te se enjtes eshte arrestuar i dyti i vellezerve Buci, Selmani, 32 vjec. Ai eshte kapur ne zonen malore te Lures, pa bere rezistence. Po kete dite policia ka mbyllur operacionin me arrestimin edhe te Ylli Bucit. Policia tha se 26-vjecari u ndalua ne afersi te fshatit Pregj, te krahines se Lures. Me i vogli prej vellezerve kishte me vete nje arme automatike, qe mendohet te jete ajo me te cilen u kryen vrasjet. Arrestimi i tre vellezerve mesohet se eshte kryer ne bashkepunim me banoret e zones, te cilet i kane dhene uniformave blu informacione te ndryshme e te vazhdueshme ne lidhje me levizjet e tre te akuzuarve per masakren e paprecedent ne keto ane.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Aktualiete te ndryshme ... Sat Dec 08, 2007 5:36 pm | |
| Dhomat e paraburgimit, te mbipopulluara E Shtune, 08 Dhjetor 2007
Dhomat e paraburgimit ne Vlore jane te mbipopulluara me te ndaluar ne proces gjykimi apo hetimor. Numerohen 91 te paraburgosur, qe jane strehuar ne nje dhome, nderkohe qe kapaciteti i saj mban vetem 46 persona. Ne 17 dhomat qe ka ky paraburgim, pervec numrit te madh te personave te futur ne nje dhome, sipas raportit te Avokatit te Popullit, nuk ka kushte te tjera mirembajtjeje. Keshtu, te paraburgosurit nuk kane se ku te mbajne ushqimet e sjella nga familjaret e tyre. "Zgjidhja e vetme qe kane gjetur te paraburgosurit eshte ajo e paketimit ne qese plasmasi dhe te varura ne gozhda, te cilat jane ngulur neper mure", thuhet ne raportin perfundimtar. Nderkohe qe te paraburgosurit duhet te siguronin mbi te gjitha edhe batanijet, te cilat mungojne. Ne te gjithe paraburgimin e Vlores ekzistojne vetem dy dushe dhe dy banja. Kushtet e veshtira dhe jashte standardeve te jeteses, sipas drejtuesve te ketij institucioni, lene per te deshiruar, ndersa pritet te ngrihet nje ndertese e re. Gazeta "KJ", disa dite me pare, publikoi edhe kushtet e renduara qe ekzistonin ne kete paraburgim, pas nje inspektimi te eksperteve te Komitetit Shqiptar te Helsinkit.
Leter Enkelejd Alibeajt dhe Ina Rames
Avokati i Popullit, nepermjet nje shkrese te derguar ministrit te Drejtesise, Enkelejd Aibeaj, me daten 5 dhjetor, i rekomandon nisjen e hetimit per vepren penale te "tortures", kryer ne bashkepunim. Ne rekomandim denoncohen punonjesit Afrim Shameti, Myfit Hyseni, Erion Malaj dhe Ilir Jaupi, me detyre efektive policie ne institucionin e paraburgimit Vlore. Gjithashtu eshte kerkuar permiresimi i kushteve ne ambiente dhe marrja e masave. Zyra e Avokatit te Popullit, prej tri ditesh i ka derguar nje rekomandim edhe Kryeprokurores Ina Rama, te ciles i kerkon nisjen e hetimeve per dhunen e ushtruar disa dite me pare nga ana e punonjesve te policise ne institucionin e paraburgimit Vlore. Madje, kerkohet nje pergjigje zyrtare brenda 30 diteve per fatin e ceshtjes.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | | | Aktualiete te ndryshme ... | |
|
| Faqja 1 e 3 | Shko tek faqja : 1, 2, 3  |
| | Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
| |
| |
| |
|