
|
| | |
| Autori | Mesazh |
|---|
PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Flashe ..... Sat Dec 01, 2007 5:54 pm | |
| Akuza: Denim dhe gjobe per Dibren E Shtune, 01 Dhjetor 2007
Tirane - Prokuroria e Tiranes ka kerkuar dje denimin me nje vit burg, ose 2 vjet me kusht dhe 800 mije leke gjobe per ish-drejtorin e Aviacionit Civil. Gazmend Dibra akuzohet per vepren penale te shperdorimit te detyres, korrupsionit pasiv te personave qe ushtrojne funksione publik, vepra te cilat nuk i ka pranuar gjate procesit dhe madje ka bere padi civile. Dje, organi i akuzes u ka kerkuar togave te zeza, te kryesuara nga gjyqtarja Shefkie Demiraj, denimin e tij me nje vit burg e 800 mije leke gjobe, nderkohe qe, sipas akuzes, ish-zyrtari i larte mund te denohet edhe dy vjet me kusht. Ne seancen e radhes mbrojtja do te paraqese edhe konkluzionet e saj perfundimtare. Gazmend Dibra u vu nen akuze, pas publikimit te nje bisede te pergjuar ndermjet tij dhe nipit te ish-presidentit Alfred Moisiu, Aleksander Hoxha, njekohesisht pronar i kompanise ajrore Albatros. Nga kaseta filmike, e cila eshte sekuestruar si prove materiale nga ana e prokurorise, behet e ditur se Dibra i ka kerkuar Hoxhes te nderhyje tek ish-presidenti, per te shkarkuar ish-kryeprokurorin Theodhori Sollaku dhe ne shkembim do te lejonte rinisjen e aktivitetit te kompanise ajrore Albatros.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Flashe ..... Sat Dec 01, 2007 5:55 pm | |
| Trafiku kokaines, kapen 4 shqiptare E Shtune, 01 Dhjetor 2007
TREVIZO - Policia italiane ka vene ne pranga kater shqiptare te akuzuar per trafik nderkombetar narkotikesh. Media ka bere te ditur dhe emrat e te arrestuarve qe jane, Emir Hoxia, 30 vjec, Saimir Guri, 23 vjec, Nelson Deda, 20 vjec dhe Ergys Morina, 29 vjec. Operacioni eshte bere dje, nga skuadra e levizshme e Trevizos, ndersa u kapen 2,5 kg kokaine e paster. Blici i policise, ka perfshire si zonen e Trevizos ashtu edhe ate te Venecias. Sipas hetuesve, shqiptaret furnizonin me droge verilindjen e Italise, vecanerisht sheshet e Trevizos dhe Venecias. Droga e sekuestruar vlente 450 mije euro. Dy prej te arrestuarve, sipas informacioneve konfidenciale, kishin qene te arrestuar me pare ne 2006 per dhune seksuale ne grup ndaj nje gruaje ne zonen e venecianes.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Flashe ..... Sat Dec 01, 2007 5:56 pm | |
| Furgoni braktisur, gjenden 24 klandestine E Shtune, 01 Dhjetor 2007
KOZANE - Nje makine me 24 emigrante shqiptare te paligjshem ne bord, eshte ndaluar ne kilometrin e 45-te te rruges nacionale Kostur-Kozane ne Greqi. Furgoni me targa greke, eshte ndaluar oret e vona te se enjtes dhe nga te dhenat e para te policise greke mesohet se ishte i vjedhur dhe se drejtohej nga nje shtetas grek. Pasi eshte pikasur, policia kufitare i ka bere shenje drejtuesit te furgonit te ndaloje, por ky i fundit nuk i eshte pergjigjur kerkeses. Ky veprim ka bere qe policia helene ta ndjeke furgonin perreth 9 kilometra. Nderkohe qe policia pas kontrollit gjeti ne kabinen e furgonit klandestinet shqiptare. Gjate marrjes ne pyetje, te ndaluarit deklaruan se kane paguar secili nga 200 euro per te mberritur ne Athine.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Flashe ..... Fri Dec 07, 2007 8:34 pm | |
| BAJRAM CURRI, POLICIA NDALON NJE VRASJE NE BASHKEPUNIM (07/12/2007) Policia ka parandaluar nje vrasje ne bashkepunim, e cila ishte parashikuar te ndodhte sot paradite ne qytetin verior te Bajram Currit. Burime zyrtare te policise bene te ditur se pas nje informacioni te marre ne rruge operative, eshte bere i mundur parandalimi i nje vrasjeje e parashikuar ne nje prej lokaleve te lagjes "Partizani" te qytetit te Bajram Currit. Rreth ores 10:00 eshte ndaluar Anil Kulici banor i kesaj lagjeje, qe ne momentin e ndalimit i eshte konfiskuar edhe nje automatik. Pothuajse ne te njejten ore eshte ndaluar edhe shtetasi, Shefqet Lataj banor i qytetit te Bajram Currit, pasi gjate kontrollit i eshte konfiskuar nje pistolete qe e mbante pa leje. Ndalimi i dy shtetasve eshte kryer, pasi dyshohet se ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane organizuar ekzekutimin e nje shtetasi tjeter, identiteti i te cilit nuk behet i ditur per shkak te hetimeve, qe vazhdojne ne menyre intensive per zbardhjen e plote te ngjarjes, e cila ka tronditur Tropojen.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Flashe ..... Sat Jan 12, 2008 3:00 pm | |
| Rrembimi i hoxhes, kerkohet pafajesia E Shtune, 12 Janar 2008
Tirane : - Rrembimi dhe zhdukja pa gjurme e Hoxhes se Gostivarit, Irfan Idrizi, duket se javen e ardhshme do te kete nje perfundim gjyqesor. Avokatet mbrojtes te gjashte te pandehurve kerkuan dje pafajesine, ndersa prokuroria gjate pretences kerkoi denimin me 78 vite burg. Dje, ne seancen e radhes ne Gjykaten e Krimeve te Renda, per kater ore me radhe avokatet lexuan, para gjyqtarit Bardhyl Dhama, konkluzionet per secilin prej te pandehurve. Te pandehur per ceshtjen jane Masar Meli, Nagip Musliu, Shkelqim Palushi, Korab Meli, Basri Shahu, Beqir Shahu, qe akuzohen per veprat penale te pengmarrjes ne bashkepunim dhe heqjes se lirise se tjetrit per perfitim e moskallezim krimi. Ngjarja ka ndodhur me 2 dhjetor te vitit 2002, kur 42-vjecari u mor peng dhe u zhduk pa gjurme.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Flashe ..... Sat Jan 12, 2008 3:01 pm | |
| Gjini humbet ne Gjykaten e Larte E Shtune, 12 Janar 2008
Tirane : - Gjykata e Larte vendos lenien ne burg deri ne perfundim te hetimeve per Spartak Gjinin, ish-sekretarin e Pergjithshem te Ministrise se Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, i arrestuar per korrupsion, tre muaj me pare. Dje, gjate rishqyrtimit te mases se sigurise, kolegji ka lene ne fuqi vendimin e Gjykates se Apelit per te pandehurin Gjini, i cili akuzohet se ka favorizuar nje firme ne tre tendere rikonstruksioni. Pas revokimit te mases se sigurise, mbrojtja i kerkoi gjykates caktimin e mases se sigurise detyrim paraqitjeje. Spartak Gjini, 52 vjec, ra ne pranga gjate operacionit te koduar Rikonstruksioni, se bashku me kreun e prokurimeve ne ministri, Llambi Tarka dhe biznesmenin Fiqiri Pali.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Flashe ..... Mon Jan 14, 2008 6:20 pm | |
| banda shqiptare, grabitje me dhune E Hene, 14 Janar 2008
TORONTO - Dy shqiptare kane rene ne pranga, nderkohe qe nje i trete eshte shpallur ne kerkim nga policia kanadeze ne qytetin e Torontos. Sipas medias kanadeze, tre shqiptaret, Renato Malasi 23 vjec dhe dy te tjere, jane perfshire ne nje zenke me arme dhe i kane marre me ane te dhunes 1500 euro nje personi te katert, emri i te cilit nuk eshte bere i ditur. Ngjarja ka ndodhur ne rrugen Broadviee Ave, ne qytetin e Torontos. Malasi sipas policise eshte shpallur ne kerkim, nderkohe qe dy te tjeret jane arrestuar dhe derguar ne qeli, ku jane marre ne pyetje, ne lidhje me zenken e ndodhur paraditen e djeshme ne Toronto. Ka qene policia ajo qe ka nderhyre ne zenken qe kishte filluar dhe ka ndaluar dhe dy shqiptaret. Tre shqiptaret i kane marre me dhune leket nje personi tjeter, per shkaqe qe deri me tani ende te pasqaruar. Policia thote qe shqiptari ne kerkim eshte 170 cm i gjate, me sy kafe dhe floke te zeza. Ruajtesit e rendit bejne te ditur se cdo person qe ka te dhena per te kwrkuarin te njoftoje qe te bejne te mundur kapjen e tij.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Flashe ..... Mon Jan 14, 2008 6:20 pm | |
| Dy shqiptare zhyten ne vjedhje me dhune E Hene, 14 Janar 2008
TORONTO - Dy shqiptare kane rene ne pranga, nderkohe qe nje i trete eshte shpallur ne kerkim nga policia kanadeze ne qytetin e Torontos. Sipas medias kanadeze, tre shqiptaret, Renato Malasi 23 vjec dhe dy te tjere, jane perfshire ne nje zenke me arme dhe i kane marre me ane te dhunes 1500 euro nje personi te katert, emri i te cilit nuk eshte bere i ditur. Malasi sipas policise eshte shpallur ne kerkim, nderkohe qe dy te tjeret jane arrestuar dhe derguar ne qeli, ku jane marre ne pyetje, ne lidhje me zenken e ndodhur paraditen e djeshme ne Toronto. Ka qene policia ajo qe ka nderhyre ne zenken qe kishte filluar dhe ka ndaluar dhe dy shqiptaret. Tre shqiptaret i kane marre me dhune leket nje personi tjeter, per shkaqe qe deri me tani ende te pasqaruar. Ngjarja ka ndodhur ne rrugen Broadviee Ave, ne qytetin e Torontos. Policia thote qe shqiptari ne kerkim eshte 170 cm i gjate, me sy kafe dhe floke te zeza. Ruajtesit e rendit bejne te ditur se cdo person qe ka te dhena per te arratisurin te njoftoje qe te bejne te mundur kapjen e tij.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Flashe ..... Mon Jan 14, 2008 6:21 pm | |
| Aksidentet, 6 viktima E Hene, 14 Janar 2008
Nje banor i Kukesit ka vdekur mbreme, ndersa eshte perplasur nga nje autoveture ne aksin rrugor Kukes-Gostit. Burime nga policia vendore bejne te ditur se Alban Trota, 24 vjec, eshte aksidentuar ndersa kalonte rrugen. Nderkohe nje automjet tip Benz eshte perplasur mbreme me nje furgon pasagjeresh ne aksin rrugor Elbasan-Perrenjas. Nga aksidenti kane mbetur te plagosur 5 udhetare. Burime nga vendngjarja bejne te ditur se te demtuarit jane jashte rrezikut per jeten.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Flashe ..... Mon Jan 14, 2008 6:25 pm | |
| I semure mendor, djeg shtepine e vet E Hene, 14 Janar 2008
Zjarri ka djegur pothuajse teresisht nje shtepi ne Lagjen 18 te qytetit te Durresit. Burime nga Drejtoria e Policise se ketij qarku bene te ditur se nderhyrja e zjarrfikesve ka shpetuar nje pjese te baneses, se perfshire nga flaket, ndersa asnje prej familjareve nuk ka pesuar demtime. Nga hetimet e para ka rezultuar se zjarri eshte vene me dashje nga pronari i baneses, Artan Jubo. Policia tha se ai eshte nje person i njohur si i semure mendor dhe qe eshte trajtuar disa here nga institucione te specializuara.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Flashe ..... Mon Jan 14, 2008 6:25 pm | |
| Vdekja ne aksident e le ne burg E Hene, 14 Janar 2008
TIRANE - Shoferi i nje makine, qe aksidentoi disa dite me pare me vdekje nje grua, do te qendroje ne burg deri ne perfundim te hetimeve. Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane vendosi diten e djeshme masen e sigurise arrest me burg per Renato Veizi, 37 vjec, banues ne Tirane, i cili akuzohet per shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor. Shoferi Veizi u arrestua para disa ditesh pasi ne rrugen e Durresit, duke drejtuar automjetin tip Alfa Romeo, me targe TR 2448 P, pasi aksidentoi me vdekje Behare Zenunin, 59 vjece, e cila tentonte te kalonte rrugen nga trafikndaresi per tek trotuari. Pas aksidentit policia vuri ne pranga shoferin, i cili tani pret procesin gjyqesor.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Flashe ..... Mon Jan 14, 2008 6:26 pm | |
| Parfumet false, lirohen te ndaluarit E Hene, 14 Janar 2008
TIRANE - Kater persona, te kapur nga policia ne tregun e Cameve, jane lene te lire. Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane vendosi dje masen e sigurise detyrim paraqitje per kater persona, qe u kapen me akuzen e "tregtimit te mallrave kontrabande". Kjo mase sigurie u vleresua per Genci Tifi, Dritan Sula, Saimir Guda dhe Sotiraq Koci, te cilet u arrestuan tri dite me pare ne rrugen 5 Maji prane tregut Cam, pasi dyshohen per tregtim te mallrave kontrabande, parfume dhe deodorante. Me cilesine e proves materiale, atyre iu gjeten dhe iu sekuestruan gjithsej 738 cope parfume dhe deodorante, me etiketa te firmave te ndryshme, qe dyshohet se jane te falsifikuara.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Flashe ..... Mon Jan 14, 2008 6:26 pm | |
| Mjeshter falsifikimesh, kapen 2 emigrante E Hene, 14 Janar 2008
LONDER - Dy shqiptare te vene ne pranga ne aksionin me te madh antifalsifikim te ndermarre ndonjehere ne Mbreterine e Bashkuar jane denuar me nga 5 vjet burg, dy dite me pare. Denis Cenolli dhe Altin Ibrahimi jane denuar nen akuzen e falsifikimit te pasaportave dhe dokumenteve. Ata jane vene ne pranga ne 7 korrik te vitit 2007, pasi ndaj tyre kishte nisur nje hetim nga policia britanike, prej disa muaj hetimesh. Dy shqiptare kane rene ne rrjeten e policise londineze, pasi eshte zbuluar arsenali me i madh i dokumenteve false te zbuluara ndonjehere ne kete vend. Sipas policise, ato dokumente te falsifikuara ne treg e kalonin vleren e 1 milion sterlinave. Operacioni i koduar Maksim u zhvillua ne nje apartament ne Barnet i Ri, ne veri te Londres, ku agjentet kane gjetur ne proces pune nje makineri qe shtypte leje qarkullimi per automjete. Aty jane arrestuar dy shqiptare dhe dy bullgare. Burime jozyrtare bejne te ditur se apartamenti ishte marre me qira nga Denis Cenolli, 25 vjec, me origjine nga Kosova. Vetem ne dy rafte, jane gjetur dhe sekuestruar mbi 1800 pasaporta te kombesive te ndryshme. 200 prej tyre ishin pasaporta britanike dhe ekspertet besojne se jane aq te besueshme sa veshtire te vihen re nga oficeret e emigracionit. Pjesa tjeter e pasaportave ishin finlandeze, portugeze, letoneze, franceze, belge dhe shqiptare. A.C
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Flashe ..... Mon Jan 14, 2008 6:27 pm | |
| Policia e Shtetit: Nuk ndryshon regjimi i vizave E Hene, 14 Janar 2008
Policia e Shtetit i ka dhene nje grusht te fuqishem deklaratave dhe perfoljeve te diteve te fundit per ndryshimin e regjimit te vizave mes vendit tone dhe Maqedonise. Permes nje njoftimi te posacem per shtyp, te dhene dje pasdite, Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit lajmeron te gjithe qytetaret shqiptare se marrja e vizave do te vazhdoje te kryhet si me pare.
Ne lidhje me ceshtjen e rregullimit te regjimit te levizjes se qytetareve me Maqedonine dhe deklarimet e bera ne media, se ky regjim do te ndryshoje ne daten 1 shkurt,
Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit sqaron se, nuk ka asnje njoftim zyrtar per ndryshim e regjimit te levizjes se qytetareve ne drejtim te Maqedonise. Ne kete pike, zedhenesi Klodian Branko nenvizon se levizja e qytetareve per ne Maqedoni do te vazhdoje te behet ne te njejten menyre, sic ka qene me pare.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Flashe ..... Mon Jan 14, 2008 6:28 pm | |
| Kosova, molla e sherrit Maqedoni-Shqiperi E Hene, 14 Janar 2008
Kryetari i Partise Levizja e Legalitetit, Ekrem Spahiu, deklaroi dje se Kosova eshte shkaku i ashpersimit te marredhenieve te Shqiperise me Serbine dhe se fundi Maqedonine. Duke iu referuar problemit te vizave, lindur mes pales shqiptare dhe asaj maqedonase, kreu i PLL-se theksoi se pavaresia e pashmangshme e Kosoves ka precipituar ne krijimin e nje klime antishqiptare ne Beograd dhe Shkup. PLL konkludon se Shkupi zyrtar, pertej detyrimeve politike qe burojne nga nenshkrimi i marreveshjes dypaleshe per regjimin e vizave, nenshkrimi i Kartes se Adriatikut, si dhe interesave te konsiderueshme ekonomike, ka vendosur te provokoje shqiptaret me epitete fyese dhe te ndaje me kufij te dhunshem faktorin shqiptar ne hapesiren mbareshqiptare, deklaroi Spahia. Sipas tij, Shkupi zyrtar synon te pergatise situata te ngjashme e te pergjakshme me ato te Brodecit, per tu krijuar klime te favorshme qarqeve ekstremiste serbe ne Beograd per fillimin dhe pershkallezimin e nje konflikti te armatosur ne Mitrovice apo gjetke.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | |
| Faqja 2 e 4 | Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  |
| | Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
| |
| |
| |
|