Forumi­Calendar­Gallery­Pytėsori­Kėrko­Regjistrohu­Lista e Anėtarėve­Grupet e Anėtarėve­Identifikohu
Posto temė tė re   Pėrgjigju temėsShare | 
 

 Flashe .....

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Flashe .....   Mon Jan 14, 2008 6:28 pm

Tragjedia ajrore, ngushellime nga shteti yne
E Hene, 14 Janar 2008

TIRANE - Kryeministri Berisha dhe ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, kane derguar dje mesazhe ngushellimi per homologet e tyre ne Maqedoni, pas humbjes se jetes se disa ushtarakeve maqedonas, si pasoje e renies se nje helikopteri. Ne mesazhin e tij, Berisha evidenton se ushtaret, kur u ndodhi tragjedia, po ktheheshin nga nje mision paqeje per te miren e mbare rajonit. “Ata rane teksa ktheheshin nga ky mision i rendesishem ne te mire te paqes jo vetem ne Bosnje, por dhe ne mbare rajonin”, shkuan Berisha ne mesazhin e ngushellimit per Kryeministrin maqedonas, Nikola Gruevski. Keqardhje per tragjedine ushtarake ka shprehur dje edhe ministri yne i Mbrojtjes, Fatmir Mediu.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Flashe .....   Mon Jan 14, 2008 6:29 pm

Gjenden dhe identifikohen 11 viktimat
E Hene, 14 Janar 2008

SHKUP - Autoritetet e Shkupit njoftuan dje se u gjeten te 11 trupat e tragjedise ajrore te se shtunes pas renies se helikopterit afer Katllanoves. Ngjarja ndodhi gjate kthimit te grupit ushtarak nga misioni “Altea” ne Bosnje dhe Hercegovine. Sakaq jane identifikuar 11 personat, mes tyre nje kolonel, dy kapitene dhe tete ushtarake te tjere. Hetimet po vazhdojne mbi ngjarjen, por rezultate konkrete ende nuk ka.

Nderkohe, Protokolli shteteror dhe ARM-ja jane te angazhuar te ndermarrin masa per kujdes ndaj familjeve te viktimave dhe organizimin e varrimit me te gjitha nderimet ushtarake. Krahas sigurimit te 12 rrogave, qe u takojne ne pajtim me ligjin, qeveria ka vendosur qe familjeve t'u ndaje edhe ndihme ne vlere prej 24 pagash mujore. Dite zie do te shpallet ajo e varrimit te 11 viktimave.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Flashe .....   Tue Jan 15, 2008 5:57 pm

Shembet kanali, permbyten 5 banesa
E Marte, 15 Janar 2008

Vlore - Sasia e madhe e reshjeve te rena gjate dites se djeshme, ka rishfaqur perpara banoreve te lagjes “15 Tetori” rrezikun e permbytjes. Shembja e mureve mbrojtes te kanalit te ujerave te larta, shkaktoi mbremjen duke u gdhire dita e djeshme, permbytjen e te pakten 5 banesave. Ujerat rrezikuar jeten e familjareve, te kapur ne gjume dhe shkaktuan deme materiale. Banoret e alarmuar kane njoftuar policine. Uniformat blu, te mbeshtetura nga forca te zjarrfikeses, sherbime te ndermarrjes komunale dhe sherbimeve te tjera te bashkise, kane mbajtur nen kontroll situaten deri ne normalizimin e saj. Lagjja “15 Tetori”, pesoi deme te konsiderueshme ne permbytjen e 1 majit te vitit 2007, si pasoje e kanalit te madh te ujerave te larta qe eshte pozicionuar mbi kete zone.



_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Flashe .....   Tue Jan 15, 2008 5:58 pm

Ngecin ne perrua, policia shpeton 3 gjuetaret
E Marte, 15 Janar 2008

Tre persona te cilet ktheheshin nga gjuetia ne gadishullin e Karaburunit, kane rrezikuar te mbyten ne ujerat e perroit te Dukatit. Drejtuesi i automjetit, 55-vjecari Adem Filaj nga Mallakastra dhe dy bashkudhetaret e tjere nga Librazhdi, ishin duke kaluar ne rrugen qe te nxjerre ne qytezen e Orikumit, kur automjeti i tyre, tip “fugon”, me targa VL 8568 B, eshte bllokuar ne mes te perroit. Nje defekt teknik kishte bllokuar deren e automjetit, duke mos u dhene mundesi te dalin. Ne pamundesi per te nxjerre automjetin dhe duke pare qe niveli i ujit ishte ne rritje, ata kane njoftuar me celular policine. Uniformat blu, qe mberriten ne vendin e ngjarjes, kane nxjerre nga automjeti tre gjuetaret e me pas kane nxjerre nga shtrati i perroit furgonin, i cili ishte gjysme i mbuluar nga uji dhe balta. Burime nga uniformat blu bene te ditur se rritja e papritur e nivelit te ujit te perroit, si pasoje e shirave te djeshem, ishte shkaku qe bllokoi automjetin. Nje dite me pare, tre gjuetaret kishin kaluar nga e njejta rruge drejt zones se gjuetise, pasi shtrati i perroit eshte i kalueshem ne kushte te zakonshme atmosferike.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Flashe .....   Tue Jan 15, 2008 5:59 pm

Debora ne male, veshtiresi ne rruge
E Marte, 15 Janar 2008

TIRANE - Reshjet e shiut dhe debores qe kane perfshire te gjithe territorin e vendit paraqesin veshtiresi ne qarkullimin e mjeteve, por te gjitha segmentet rrugore jane te kalueshme, bene te ditur dje burime zyrtare, prane Ministrise se Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Sipas burimeve te mesiperme, ne Qarkun e Shkodres dhe Kukesit, trashesia e debores ka arritur ne 10 cm, por rruget jane te kalueshme, ndersa reshje debore ka edhe ne Qarkun e Korces, Dibres dhe Lezhes. Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve, ne bashkepunim edhe me drejtorite rajonale rrugore ne qarqe dhe firmat kontraktore per mirembajtjen dimerore, jane ne gatishmeri per te perballuar kete situate. Te njejtat burime shtuan se ne segmentin rrugor Qafe Dragalice-Klenje, ne Qarkun e Dibres, qarkullimi i automjeteve behet me veshtiresi dhe me zinxhire per shkak te reshjeve te debores. Po ne kete qark, reshje te dobeta debore ka edhe ne Bulqize, por nuk ka probleme per qarkullimin e automjeteve.

Bilanci tragjik:
Te vdekur :

Flutura Yzo, 63 vjec
Sadik Cakaj, 65 vjec

Te plagosur :

Ilir Gjonci 35 vjec,
Valter Lumani 61 vjec,
Sali Guma 34 vjec,
Albert Mece 25 vjec,
Alban Guma 24 vjec,
Gezim Vethi, 28 vjec
Blerim Lleshi 23 vjec

Nje pasagjer i paidentifikuar :

Esmeralda Komici, 19 vjec


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Flashe .....   Tue Jan 15, 2008 6:00 pm

Aksidentet, 11 viktima ne rruge
E Marte, 15 Janar 2008

Nje 63-vjecare ka humbur jeten dje dhe shtate te tjere jane plagosur ne rrugen Perrenjas-Qafe-Thane. Automjeti, tip “furgon”, me targe KO 553 A qe udhetonte ne drejtim te Pogradecit, u perplas me nje maune tip ‘Iveko’, me targa turke 35 RJ 175. Si pasoje gjeti vdekjen e menjehershme 63-vjecarja Flutura Yzo, nje nga nente personat qe udhetonin ne furgon. Ndersa te plagosur mbeten Ilir Gjonci, 35 vjec, drejtues i furgonit, Valter Lumani, 61 vjec, Sali Guma, 34 vjec, Albert Mece, 25 vjec, Alban Guma, 24 vjec, Gezim Vethi, 28 vjec dhe Blerim Lleshi, 23 vjec. Policia tha se nje nga te plagosurit ende nuk eshte identifikuar. Te aksidentuarit ndodhen te shtruar ne spitalin e Librazhdit, nderkohe qe tre prej tyre jane ne gjendje kritike per jeten. Paraprakisht mendohet se shkak i aksidentit eshte shpejtesia tej normave te lejuara nga ana e maunes, e cila drejtohej nga shtetasi turk, Keman Simpse, i cili eshte shoqeruar ne Komisariatin e Librazhdit.

Nderkohe, ne oret e para te mengjesit te djeshem, nje 19-vjecare eshte plagosur ne nje aksident tjeter. Esmeralda Komici eshte demtuar pasi automjeti tip “Mazda”, me targa te huaja FE 803 D, i drejtuar nga 30-vjecari Dritan Lushka eshte perplasur me nje mjet tip “Voslvagen”, me targa te huaja, DVI 3111 A, qe drejtohej nga 33-vjecari Alban Zerja. Vajza qe ndodhej ne sediljen e pare te pasagjerit ndodhet e shtruar ne spitalin e Librazhdit ne gjendje te rende per jeten. Nga burime te policise mesohet se shkak ka qene shpejtesia tej normave te lejuara nga drejtuesi Lushka, i cili eshte ndaluar.

Nje 65-vjecar nga qytetin e Fierit ka humbur jeten, ndersa kishte dale ne rruge per te hedhur plehrat. Sadik Cakaj doli nga shtepia heret me nje karroce dore, ndersa eshte perplasur nga vetura tip “Ford", me targa MK 20 31 A, me drejtues 34-vjecarin Arif Isufaj. Policia e Fierit tha se ka ndaluar drejtuesin e mjetit, i cili aktualisht ndodhet ne dhomat e paraburgimit te Komisariatit te Fierit.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Flashe .....   Tue Jan 15, 2008 6:01 pm

Aksidentet, 18 te vdekur ne 14 dite
E Marte, 15 Janar 2008

Fillimi i javes ka regjistruar bilancin tragjik me dy te vdekur dhe nente te plagosur nga aksidentet rrugore. Duke llogaritur nga fillimi i ketij viti, shifra ka arritur ne 18 te vdekur ne 14 dite, ndersa numri i te plagosurve llogaritet ne disa dhjetera. Me shume se nje qytetar humb jeten cdo dite ne rruget e Shqiperise, ndersa shkaqet kryesore vazhdojne te mbeten gabimet njerezore dhe infrastruktura e pamjaftueshme apo e amortizuar.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Flashe .....   Tue Jan 15, 2008 6:01 pm

Topi, takim me trupin diplomatik
E Marte, 15 Janar 2008

Presidenti Bamir Topi, ne takimin e zhvilluar me rastin e festave te vitit te ri me trupin diplomatik te akredituar ne Shqiperi, eshte shprehur se do te nxise, ashtu sic ka vepruar deri tani, te gjithe bashkepunimin nderinstitucional. Per te eshte ne interesin e te gjitheve qe Shqiperia te kete rritje te termave ekonomike te saj jo si nje vend i mbyllur, por si nje vend i hapur; jo si nje vend i pasigurt, por si nje vend qe terheq investimet e huaja, si nje vend qe di te mbroje potencialin e tij. “Ne nuk duhet te mbyllim njerin sy per sa u perket problemeve. Ne jemi te ndergjegjshem qe nuk mjafton t'i identifikosh problemet si: kriza energjetike, korrupsioni, ceshtja e pazgjidhur e pronesise, problemet sociale. Ne nuk duhet te fshihemi pas faktit se keto jane fenomene rajonale apo globale, por duhet te pranojme se keto jane edhe probleme shqiptare, gjithashtu, ndaj duhet te jemi njelloj te suksesshem ne zgjidhjen e tyre”, tha Topi ne takim.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Flashe .....   Tue Jan 15, 2008 6:02 pm

Gjykata: Prokuroria te gjeje prova per zyrtarin
E Marte, 15 Janar 2008

Zyrtari i Ministrise se Bujqesise mohon perfshirjen e tij ne korrupsion nepermjet shperdorimit te detyres. Gjykata e Tiranes i le kohe prokurorise nje muaj, per te verifikuar provat dhe dokumentacionet qe disponon per te akuzuar Murat Shehun, i arrestuar gjate operacionit te koduar “Start 2008”, kater dite me pare, ne kryeqytet. “Nuk kam dijeni per cfare jeni duke folur dhe nuk e pranoj akuzen”. Keshtu eshte shprehur dje, ne seancen e mases se sigurise, 54-vjecari, kryeinspektor i Pergjithshem i Entit Shteteror te Farerave dhe Fidaneve ne Ministrine e Bujqesise. Ai pretendoi para trupit gjykues se ishte i pafajshem. Por, kete deklarate e ka hedhur poshte organi i akuzes, i cili i ka bere te ditur gjykates edhe provat qe dispononte kunder zyrtarit. Pasi ka lexuar provat qe disponoheshin, si filmime e pergjime, madje dhe denoncimin e biznesmenit, prokurori i kerkoi gjykateses se gatshme, Blerina Muca, caktimin e mases se sigurise “arrest me burg”. Trupi gjykues, pas degjimit te te dyja paleve, ka vendosur ndaj Shehut masen e sigurise “arrest me burg me afat 30 dite”. Gjate kesaj kohe, organi i akuzes do te duhet te siguroje prova shtese, si dhe ekspertimet qe ka nisur per pergjimet. Zyrtari Shehu ra ne pranga te bluve vetem kater dite me pare ne nje lokal ne rrugen “Don Bosko”, ndersa, sipas policise, ishte duke marre nje ryshfet prej 2 mije dollaresh nga nje biznesmen i luleve ne Tirane. Policia tha se po heton edhe dy raste te tjera abuzimi, per te cilat dyshohet 54-vjecari. Mbi Shehun rendon akuza e “korrupsionit pasiv te personave qe ushtrojne funksione publike”. Prokuroria tha se Shehu kishte ne dore certifikimin e mallrave, si lule natyrale e fidanishte, qe vinin nga jashte vendit per ne Shqiperi.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Flashe .....   Tue Jan 15, 2008 6:02 pm

Prokuroria con ne gjykate “Valuten” false
E Marte, 15 Janar 2008

Tirane - Prokuroria e Tiranes mbylli dje hetimet per dy te pandehurit e arrestuar ne kuader te operacionit te koduar “Valuta”, gjate te cilit u sekuestrua nje sasi prej 6 milione lekesh te falsifikuara. Xhemal Gurra, 37 vjec dhe Bujar Dosti, 52 vjec, se shpejti do te perballen edhe me gjykaten per akuzen e falsifikimit dhe venies ne perdorim te monedhave. Lajmin e bene te ditur dje burime zyrtare nga organi i akuzes per gazeten “KJ”. Prokurori i ceshtjes ka derguar kerkesen per gjykim dhe ditet e ardhshme pritet qe te hidhet shorti per gjyqtarin e ceshtjes. Mbi dy te dyshuarit rendon edhe akuza e “prodhimit e shitjes se lendeve narkotike”, pasi gjate kontrollit ne banesen e marre me qira, ne rrugen “Fortuzi”, pervec parave te falsifikuara te prerjeve te ndryshme dhe valutes, u gjeten edhe 300 gr heroine. Gurra dhe Dosti rane ne pranga me 15 nentor te vitit te kaluar, ne ambientet e nje bar-kafeje, ne momentin e shkembimit te parave.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Flashe .....   Tue Jan 15, 2008 6:03 pm

Dorehiqet kreu i Interpol
E Marte, 15 Janar 2008

Aferat korruptive cojne ne doreheqje Presidentin e Agjencise Nderkombetare te Interpolit. Xheki Selebi pason shkarkimin e tij nga posti i shefit te Pergjithshem te Policise ne Afriken e Jugut, ndersa ne vendin e tij i jane ngritur akuza per afera. Selebi akuzohet per mitmarrje, per pranimin e nje shume prej 170 mije dollaresh nga nje trafikant droge. Ne letren drejtuar Interpolit, ku shpjegon arsyet e doreheqjes, zyrtari thote se ky veprim eshte ne te mire te agjencise dhe shenje respekti per sistemin global te zbatimit te ligjit. Sekretari i Pergjithshem i Interpolit, Ronald Noble, i ka dale ne krah Selebit, duke vleresuar punen qe ai ka bere brenda organizates, ndersa akuzat e bera nuk kane lidhje me pozicionin qe aktualisht Selebi mban. Skandali ka perfshire zyrat e larta te Interpolit, duke hapur nje debat te ri per implikimin e drejtuesve ne afera te ndryshme e korrupsion.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Flashe .....   Fri Jan 18, 2008 7:21 pm

Perplaset ne rruge, vdes 63-vjecarja
E Premte, 18 Janar 2008

Nje e moshuar eshte lene e vdekur ne mes te rruges pasi eshte aksidentuar nga nje automjet ne rrugen kombetare Gjirokaster-Kakavije. Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria e Policise ne Gjirokaster “rreth ores 18:15 te dites se djeshme, 63-vjecarja Vasiliqi Cukli nga fshati Xare i rrethit te Sarandes eshte gjetur e aksidentuar per vdekje ne rrugen kombetare, prane fshatit Vanister, ne rrethin e Gjirokastres”. Nga provat materiale te mbledhura grupi hetimor ka arritur ne perfundimin se “e moshuara eshte goditur nga nje automjet nderkohe qe shoferi nuk ka ndaluar dhe e ka braktisur te aksidentuaren ne mes te rruges”. Policia e Gjirokastres po punon per identifikimin e shoferit qe ka shkaktuar kete aksident me pasoje vdekje dhe ndalimin e tij.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Flashe .....   Fri Jan 18, 2008 7:22 pm

Liruar nga reforma, vdes nga alkooli
E Premte, 18 Janar 2008

Nje ish-efektiv policie ka gjetur vdekjen dje si pasoje e konsumit te teper te alkoolit. Xhezmi Gurri humbi jeten ne spitalin e Beratit, ndersa burime nga personeli mjekesor bene te ditur se viktima ka mberritur ne gjendje te rende. Konsumimi i tepert i pijes mesohet t’i kete shkaktuar vdekjen 44-vjecarit, nderkohe qe nga vizita mjeket kane mesuar se burri vuante prej disa muajsh nga nje semundje tumorale ne koke. Te afermit qe kane derguar ne spitalin e Beratit ish-policin kane pohuar se prej disa muajsh ai kishte ngelur pa pune si pasoje e reformes. Babai i dy femijeve kishte 13 vite qe sherbente si efektiv ne rajonin e Policise ne Polican.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Flashe .....   Fri Jan 18, 2008 7:22 pm

I dehur, vetehelmohet me fostoksine
E Premte, 18 Janar 2008

Nje 58 vjecar nga rrethi i Lushnjes nderroi jete ne spital, ne oret e para te dites se djeshme, pasi kishte konsumuar nje sasi fostoksine. Sipas policise, H. Shehu, banor i fshatit Grabian eshte helmuar ne menyre aksidentale. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se i moshuari ka pire pesticidin vdekjeprures ndersa ishte ne gjendje te dehur. Familjaret e marre ne pyetje kane deklaruar se Shehu nuk kishte asnje arsye te vetehelmohej me dashje. Pas marrjes se deklarimeve dhe ekzaminimit te kufomes, mesohet se policia ka mbyllur hetimet duke e klasifikuar ngjarjen si aksidentale

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Flashe .....   Fri Jan 18, 2008 7:23 pm

Digjet banesa, shkak shkendija elektrike
E Premte, 18 Janar 2008

Nje zjarr i papritur, ka rene mesditen e djeshme ne nje banese te fshatit Rrajce te rrethit te Librazhdit, duke shkaktuar vetem deme materiale. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 17:00, ne banesen e Mitat Qukut, ku flaket kane perfshire dy dhoma te shtepise njekateshe. Ne vendin e ngjarjes ka shkuar makina zjarrfikese, e cila per 30 minuta rresht ka luftuar me flaket qe kane pershkuar 2 dhoma te baneses si dhe te gjitha orendite. Zjarrfikesja ka mundur te shpetoje vetem nje dhome te kesaj banese. Nga burime te policise mesohet se, shkak i renies se zjarrit mund te kete qene shkendija elektrike.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 

Flashe .....

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 3 e 4Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: KroNiKaT-
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės