
|
| | |
| Autori | Mesazh |
|---|
PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Kronikat .... Tue Nov 20, 2007 7:28 pm | |
| --------------------------------------------------------------------------------
10:54:00 FIER. Bojaxhiu vjedh 48 mijė euro ne banesen e klientit Arrestohet 26 vjeēari Albert Koni nga Marinza. Ishte punėsuar si bojaxhi nė familjen Hoxha nė Marinėz tė Fierit, ku do tė lyente vilėn e re tė sapopėrfunduar, por ka rėnė nė pranga, pas vjedhjes sė 48 mijė eurove qė i zoti i mbante nė banesė. Ngjarja ka ndodhur pak kohė mė parė, por ėshtė bėrė publike vetėm dje, pas vėnies nė pranga tė hajdutit. Sipas burimeve zyrtare tė policisė sė Fierit, shtetasi Albert Koni, 26-vjeē, ėshtė arrestuar me akuzėn e vjedhjes sė shumės sė eurove dhe 300 mijė lekėve, nė banesėn e Viktor Hoxhės nga Marinėza. Hetimet nisėn pas denoncimit tė bėrė nė polici nga vetė i zoti, i cili konstatoi me vonesė mungesėn e parave nė shtėpi. Paratė, sipas policisė, qė i referohet dėshmisė sė tė zotit, ishin frut i njė pune shumėvjeēare nė emigracion tė tij dhe pjesėtarėve tė tjerė tė familjes.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Kronikat .... Tue Nov 20, 2007 7:29 pm | |
| Zjarr nė makinėn e oficerit, digjen edhe dy mjete tė tjera
TIRANĖ- Shpėrthen nė Tiranė makina e oficerit tė antiterrorit tė Drejtorisė sė Policisė sė Shkodrės, Ergus Lala. Ngjarja ka ndodhur ndodhur nė orėt e para tė mėngjesit tė djeshėm nė zonėn e quajtur "Komuna e Parisit" nė kryeqytet. Rreth orės 02 e 20 tė mėngjesit, njė shpėrthim i fuqishėm ka alarmuar banorės e zonės dhe mė pas flakėt kanė pėrfshirė jo vetėm makinėn tip Benz me targa tė huaja N 818 TVK, por edhe dy makina tė tjera qėkanė qenė tė parkuaranė anė tė rrugės. Pėrveē makinės sė oficerit, janė shkatėrruarkrejtėsishtdhemjeti tip "Audi" me targė 6086 G, mjeti "Foristradė" me targė TR 2570 E. Menjėherė nė vendngjaraje kanė shkuar forca tė shumta tė policisė sė komisariatit nr.2, kugjatėhetimeve paraprake kanė dyshuar pėr vendosje tė qėllimshme tė zjarrit tė automjeteve. Fakti qėfillimisht zjarri ka pėrfshirėmakinėn e oficerit Ergys Lalaka bėrė qė grupi i hetimit tė dyshojėse ngjarja kishte lidhje me detyrėn e oficerit tė antiterrorit. Vetėm nė orėt e pasdites polica e kryeqytetit ka deklaruar se ngjarja ka qenė krejt aksidentale. Sipas burimeve tė policisė duhet tė ketė qenėnjė defekt nė baterinė eBenzit qė ka shkaktuar shpėrthimin dhe mė pas pėrfshirjen ngaflakėt tė tre automjeteve. Gjithsesi, materialethetimore i kanė kaluar pėr hetim tė mėtejshėmprokurorisė sė Tiranės, ndėrsa oficeri i antiterrorit nuk pranon tė flasė rreth kėsaj ngjarjeje.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Kronikat .... Tue Nov 20, 2007 7:30 pm | |
| Tenton tė pėrdhunojė 16- vjeēaren, arrestohet
LUSHNJE- Tenton tė pėrdhunojė njė minorene por pėrfundon pas hekurave tė burgut. Ngjarja ka ndodhur dy ditė mė parė nė fshatin Ēermė tė Lushnjes dhe dje policia ka kryer arrestimin e 19- vjeēarit. Burimet e policisė pohuan se 19- vjecari Fatjon Sina, banues nė fshatin Ēermė- Shkumbin ėshtė arrestuar pėr veprėn penale tė marrėdhėnieve seksuale me dhunė me tė mitura e mbetur nė tentativė. Sipas denoncimit tė bėrė nga vajza dhe prindėrit e saj, autori pasi ka ruajtur momentin qė vajza nuk ka pasur njėri nė shtėpi gjatė orėve tė mbrėmjės ka hyrė brenda me qėllimin e vetėm qė ta pėrdhunonte. Por nuk ia ka arritur qėllimit pasi 16 vjeēarja me inicialet A. H ka nisur tė bėrtasė me tė madhe duke shpėtuar kėshtu veten nga njė pėrdhunim i mundshėm. Tė nesėrmenajo ka shkuar nė polici sė bashku me priondėrit dhe ka treguar gjithēka ka ndodhur. _________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Kronikat .... Sat Nov 24, 2007 3:04 pm | |
| Bie nga tarraca e pallatit, vdes 32-vjeēarja / 24 nentor 2007
Majlinda Ponde, nėnė e dy fėmijėve, humbi jetėn pasi ra nga pallati 5-katėsh ku banonte
Gruaja kishte humbur ēelėsat dhe ra teksa tentonte tė hynte nė ballkon nga tarraca. Babai: S'e ndihmova dot
GJIROKASTĖR-Tentativa pėr tė hyrė nė shtėpi, duke u kacavjerrė pėrmes tarracės i ka kushtuar jetėn njė 32-vjeēarjeje nga Gjirokastra. Ngjarja e rėndė ndodhi pasditen e djeshme nė qytetin e gurtė, ndėrkohė qė viktima e aventurės sė rrezikshme ėshtė Majlinda Ponde. Pas marrjes sė dėshmive nga familjaret dhe tė dėshmitarėve qė kanė parė skenėn e tmerrshme, grupi i ekspertėve qė punon pėr kėtė ngjarja ka arritur nė pėrfundimin se vdekja ka qenė aksidentale.
Gruaja, nėnė e dy fėmijėve, ėshtė kthyer nga puna pėr nė banesėn e saj, nė lagjen "Puntore" tė Gjirokastrės. Sipas dėshmitarėve qė janė gjendur krejt rastėsisht nė vendin e ngjarjes ora shėnonte 16.35 minuta, kur gruaja ėshtė shfaqur nė tarracėn e pallatit ku banonte. Majlinda, sipas fqinjėve, banonte nė katin e pestė tė pallatit 5-katėsh dhe ishte nėnė e dy fėmijėve. Gruaja, mėsohet se kishte humbur ēelėsat e shtėpisė dhe pėr kėtė ėshtė kujtuar kur ka mbėrritur nė afėrsi tė hyrjes. Duke mos menduar tjetėr zgjidhje mė tė shpejtė pėr tė hyrė nė apartament, nuk e ka bėrė tė gjatė dhe i ėshtė ngjitur tarracės. Njė gjetje mė shumė se e guximshme, por duket se gruaja ka menduar t'ia hedhė fare lehtė. Me sy tė lirė, e ka menduar tė arritshme, qė tė hynte nė ballkonin e apartamentit, duke pėrdorur tarracėn. Kėshtu, pasi ėshtė ngjitur nė tarracė, sipėr katit tė pestė ėshtė munduar tė zvarritet poshtė, pėr tė hyrė nė ballkon. Pėr fatin e saj tė keq, gjėrat nuk shkuan si i kishte menduar. Ka qenė njė moment, kur ėshtė gjetur gati nė rėnie dhe ka kėrkuar ndihmė. Pėr disa ēaste ėshtė mbajtur nė kabllot qė gjendeshin nė kėtė anė tė tarracės, por kjo nuk ka zgjatur shumė. Pesha e trupit e ka tėrhequr poshtė, ndėrkohė qė duart nuk po mundnin ta mbanin tė varur. Gjithēka ka ndodhur sa hap e mbyll sytė dhe 32-vjeēarja nuk ka mundur dot tė presė tė tjerėt qė t'i vinin nė ndihmė dhe kėshtu ka pėrfunduar poshtė nga njė lartėsi e konsiderueshme. Dėshmitarėt kanė pėrjetuar momente tmerri kur kanė parė gruan tė binte poshtė dhe kanė konstatuar se fill pas rėnies ajo nuk kishte mė shenja jete.
Dėshmitar i ngjarjes sė rėndė ka qenė babai i 32-vjeēares si dhe shumė fqinjė tė gruas. Sipas burimeve zyrtare tė policisė dhe dėshmisė qė babai i Pondes dha pėr policinė, vajza e tij nuk ka pasur asnjė arsye qė t'i jepte fund jetės. Ai ka treguar se ishte menjėherė pas saj dhe ka parė me sytė e tij gjithēka, pasi ishte duke i shkuar sė bijės pėr vizitė. Madje ka tentuar t'i vijė nė ndihmė, por ka qenė e pamundur pasi situata rrodhi shumė shpejt. Tė njėjtėn gjė kanė dėshmuar edhe tė njohurit e gruas sė re, qė la jetimė dy fėmijė. E njoftuar pėr ngjarjen, policia dhe grupi i ekspertėve mbėrriti me shpejtėsi nė lagjen "Puntore" dhe nisi hetimet si dhe bėri ekspertizėn e rastit. "Nga veprimet e para hetimore si dhe nga dėshmitė e marra nė vendngjarje nga babai i saj, i cili po shkonte tek e bija dhe e ka parė tė gjithė ngjarjen si dhe tė komshinjve qė e kanė parė kėtė ngjarje, rezulton se vdekja ėshtė aksidentale",- ka bėrė tė ditur zėdhėnėsi i policisė, Gentian Mullai. Sipas tij, i ati i vajzės ėshtė pėrpjetur t'i japė ndihmė, nė momentin qė ajo rrėshqiti dhe mundi tė mbahej pėr disa sekonda nė njė kabėll tė tarracės, por s'ka mundur dot ta shpėtojė, pasi e ndjera nuk rezistoi dot dhe ra. "Kjo shtetase kishte humbur ēelėsin e shtėpisė dhe ėshtė pėrpjekur tė zbresė nga tarraca, pasi shtėpinė e ka nė katin e fundit. Nuk ka mundur dot pasi ka rrėshqitur dhe pėr pasojė ka rėnė nė oborrin e kėtij pallati, duke humbur jetėn menjėherė", - sqaroi ai. Trupi i pajetė ėshtė pėrcjellė menjėherė drejt morgut.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Kronikat .... Sat Nov 24, 2007 3:05 pm | |
| Zjarr nė maternitetin e Elbasanit, evakuohen nėnat dhe fėmijėt 24 nentor 2007
Panik nė spitalin gjinekologjik. Evakuohen rreth 60 paciente sė bashku me bebet e sapolindura Elbasan-Njė zjarr i rėnė nė katin e parė tė godinės sė spitalit obstetrik-gjinekologjik nė Elbasan ka vėnė nė rrezik nėnat dhe foshnjat e porsalindura. Zjarri ėshtė regjistruar dje rreth orės 16.00 nė njė nga dhomat e katit tė parė, ku edhe kalonte njė kabėll i energjisė elektrike. Tymi ka pėrfshirė tė gjithė katet dhe ka vėnė nė alarm personelin mjekėsor. Menjėherė kanė mbėrritur nė vendin e zjarrit dy automjete tė zjarrfikėsve, duke ndėrhyrėpėr izolimin dhe shuarjen e tij.
Evakuimi
Pėr tė shmangur tė papriturat ėshtė bėrė evakuimi i nėnave dhe foshnjave nga kati i parė. Pėr kėtė nė ndihmė ka ardhur edhe policia. Ndėrsa zjarrfikėsit po pėrpiqeshin tė shuanin zjarrin, janė zbritur me shpejtėsi rreth 60 paciente dhe janė sistemuar nė pavijonet e spitalit kirurgjik, lokale dhe godina pėrreth maternitetit. Situata pėr rreth 30 minuta ka vėnė nė alarm tė gjithė spitalin pėr shkak tė rrezikut tė pėrhapjes sė zjarrit dhe tymit qė pothuajse kishte pėrfshirė tė gjithė godinėn. Pėrpjekjet e zjarrfikėsve kanė bėrė qė brenda njė kohe tė shkurtėr zjarri tė izolohet dhe situata tė normalizohet disi. Margarita Kogunja tregon e frikėsuar se kanė ndjerė erėn e tymit fillimisht dhe mė pas infermierėt i kanė thėnė tė zbresin pasi mund tė kishte probleme me zjarrin. " Ne filluam tė dalim njė e nga njė edhe pse ende nuk mund tė lėviznim tė paktėn disa prej nesh. Frika e zjarrit mund tė rrezikonte sidomos fėmijėt dhe infermierėt kanė nxjerrė pėrpara foshnjat duke i dėrguar nė pavijonin e kirurgjisė"- tregon ajo. Ndėrtesa 3 -katėshe, sipas saj, nuk ka shkallė sigurie dhe pėr kėtė duhet tė zbrisnin tė gjithė nga njė palė shkallė. "Ishte shumė e vėshtirė dhe fatmirėsisht qė zjarri u fik shpejt pasi nė tė kundėrt ne do tė rrezikonim tė asfiksoheshim. Situata ėshtė pėrjetuar keq nga tė gjithė dhe sidomos nga ne nėnat duke parė rrezikun pėr fėmijėt",- thotė ajo.
Shkaku
Sipas tė dhėnave paraprake nga hetimet, zjarri ėshtė shfaqur pas njė kontakti tė kabėllit elektrik pėr shkak tė ngarkesės dhe qė ėshtė shpėrndarė nė rrjet. Dėmet janė vetėm materiale dhe nga ana e specialistėve ėshtė punuar pėr riparimin e linjės sė furnizimit me energji elektrike tė spitalit. Pėr gati 30 minuta nėnat dhe foshnjat janė pėrballur me kaosin dhe panikun e zjarrit ndėrsa kishin sjellė nė jetė ose prisnin tė lindnin fėmijėn e tyre. Zjarri i rėnė nė njė dhomė tė katit tė parė tė godinės sė Maternitetit nxori edhe shumė probleme lidhur me sigurinė e kėtij institucioni ku mungojnė shkallėt e emergjencės, format e transportit tė pacientėve dhe po kėshtu elementėt pėr ndėrhyrjen e parė nė shuarjen e zjarrit. Drejtori i spitalit, Arben Parqalloi, u shpreh se menjėherė u morėn masa urgjente pėr tė shpėtuar jetėn e bebeve dhe nėnave tė shtruara nė spital. Ndėrsa shefi i repartit tė zjarrfikėseve, Aleks Hodo, pohoi se zjarri u izolua shpejt dhe nė kohė rekord u krye edhe evakuimi i spitalit. Nė vendngjarje kanė arritur ekspertėt dhe njė grup hetimor. Nga tė dhėnat e para rezulton se zjarri ėshtė provokuar nga ngarkesa nė rrjet si pasojė e vendosjes sė ngrohėsve nėpėr dhoma. Pas fikjes sė flakėve, personeli dhe mjekėt kanė ajrosur spitalin dhe janė kujdesur pėr jetėn e nėnave tė shtruara nė maternitet.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Kronikat .... Sat Nov 24, 2007 3:06 pm | |
| Izolimi i monstrės sė Beratit, nė dorė nė gjykatės / 24 nentor 2007
Fėmija qė ka vrarė 47- vjeēaren Sinjari po mbahet pėrkohėsisht nė spital. Mangėsia ligjore mund t'i rikthejė lirinė BERAT- Fėmija 13- vjeēar qė ka vrarė pak ditė mė parė njė 47- vjeēare nė Berat do tė vazhdojė tė qėndrojė i izoluar mė dhomėn birucė tė spitalit tė qytetit tė Beratit deri sa gjykata e apelit tė Vlorės tė vendosė pėr fatin e tij. Burime tė prokurorisė sė Beratit pohuan dje se gjenden pėrpara njė rasti tė paprecedentė pasi fėmija nuk mund tė burgoset dhe nga ana tjetėr mungojnė institucionet pėrkatėse pėr mbajtjen dhe izolimin e tij. Nė kėto kushte policia e Beratit ka gjetur tė vetmen zgjidhje duke mbajtur 13- vjeēarin nė spital nėn mbikėqyrje. Sipas burimeve tė organit tė akuzės, dosja ndaj fėmijės qė vrau dhe pohoi gjithė ngjarjen nga momentii takimit deri nė vrasjen e Engjėllushe Sinjarit, ka mbėrritur disa ditė mė parė nė gjykatėn e Vlorės. Do tė jetė kjo gjykatė qė do tė vendosė se ēfarė do tė bėhet me tė miturin. Vendimi i kėsaj gjykate do tė pėrcaktojė vendin ku do tė qėndrojė 13- vjeēari pas marrjes nė shqyrtim tė njė raporti mjeko- ligjor qė ėshtė nėshtruar ndaj tij. Aktualisht 13- vjeēari ndodhet nė dhomės e sigurisė pranė spitalit tė Beratit. Avokati i pėrcaktuar pėrkohėsisht, Agron Mahmutaj, ėshtė shprehur rreth kėsaj ngjarjeje se kemi tė bėjmė me njė rast tė paprecedentė qė ka gjetur tė papėrgatitur organet e drejtėsisė. Sipas tij, zgjidhja qė ka bėrė policia pėr mbajtjen e fėmijės tė izoluar nuk ėshtė mė e mira, por ėshtė e vetmja. Tashmė sipas tij do t'i mbetet kėsaj gjykate pėr tė vendosur pėr fatin e tij. R, H u mor nė pyetje nė policinė e Beratit njė javė mė parė pėr njė vrasje tė ndodhur dhe pranoi gjithė krimin. Njė raport mjekėsor e cilėsoi atė si njė fėmijė me probleme ku nė momente tė veēanta bėhet tepėr i dhunshėm duke kapėrcyer caqet e moshės. Pasi ka kaluar vetėm dy ditė nė spitalinpsikiatrik nė Tiranė, 13- vjeēari u rikthye sėrish nė Berat pasi mosha e tij nuk lejon qėndrimin nė njė spital psikiatrie. Nė kėto kushte fėmija do tė vazhdojė tė qėndrojė nė spitalin e Beratit derisa Gjykata e Vlorės tė vendosė pėr tė.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Kronikat .... Thu Nov 29, 2007 7:11 pm | |
| Ankimi i Sollakut: kushtetuesja shtyn shqyrtimin Data e Publikimit: 26/11/2007
Eshte shtyre me 10 dhjetor shqyrtimi i ankimimit te ish-kreut te akuzes, Theodhori Sollaku ne Gjykaten Kushtetuese. Perfaqesuesi ligjor i Prokurorise se Pergjithshme, Artur Selmani ka kerkuar kohe per tu njohur me mire me dokumentacionin dhe faktet e ceshtjes, pasi e ka marre me vonese autorizimin per te perfaqesuar Sollakun ne Gjykaten Kushtetuese. Ish-kryeprokurori i ka kerkuar Kushtetueses qe te anuloje vendimin e komisionit hetimor parlamentar II te drejtuar nga Ferdinand Xhaferri si dhe anulimin e vendimit te Kuvendit qe ka miratuar shkarkimin e tij. Sollaku eshte hetuar edhe ne kohen e ish-presidentit Moisiu dhe Kushtetuesja e ka cilesuar antiligjore komisionin e asaj kohe dhe qe nuk u dekretua nga ish-kreu i shtetit, Alfred Moisiu.Por me ardhjen e ish-nenkryetarit demokrat Bamir Topi ne krye te shtetit, epoka e Sollakut mori fund. Presidenti i ri dekretoi kerkesen e Kuvendit per shkarkim te Sollakut dhe dekretoi Ina Ramen ne krye te organit te akuzes. Ish-gjyqtarja Rama mori pelqimin e Kuvendit duke u votuar me 83 vota si kryeprokuroja e pare femer ne Shqiperi. Burime konfidenciale bene te ditur per "Top News" se Kushtetuesja mund te mos e shqyrtoje ankimimin e Sollakut pasi kryeprokurorja e sapozgjedhur, Ina Rama ka te drejte te terheqe kerkesen pasi nuk perben me konflikt mes institucioneve me zgjedhjen e saj ne krye te organit te akuzes. Ish-kryeprokurori Sollaku mund ti drejtohet Gjykates Kushtetuese vetem si individ per shkarkim te padrejte nga detyra.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Kronikat .... Sat Dec 01, 2007 4:29 pm | |
| Policia ul ndjeshem trafikun e femijeve dhe te grave
Policia shqiptare ka mundur te ule ndjeshem trafikimin e femrave dhe femijeve. Ndersa vite me pare ky ishte nje nga fenomenet me shqetesuese te policise, viti 2007 ka sjelle rezultate krejt te ndryshme. Keshtu, gjate ketij viti vetem 11 femra jane trafikuar nga vendi yne. Se bashku me to, pre i trafikimit kane rene edhe 2 femije, edhe keto raste te dokumentuara nga policia. Shifrat u bene publike nga zyrtaret e policise gjate nje takimi te kryer dje me shoqata joqeveritare. Takimi Ne kete takim merrnin pjese drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, kryekomisar Ahmet Prenēi, zevendesdrejtori per Hetimin e Krimeve, kryekomisar Agron Kuliēi, zevendesdrejtori per Kufirin dhe Emigracionin, kryekomisar Pellumb Nako, perfaqesues nga Ambasada Amerikane, USAID-i, OSBE-ja, NGO-ja, ICITAP-i, IOM-i, si dhe perfaqesues nga shoqata te ndryshme. Ne takim u diskutua per te vendosur pikat e komunikimit dhe permiresuar bashkepunimin ne te ardhmen. U diskutua qe organizatat te vendosin punonjes te tyre ne te gjitha pikat e kalimit kufitar, ku numri i personave te deportuar eshte i madh, si dhe shtim te numrit te shoqatave qe te nenshkruajne marreveshjen e Mekanizmit Kombetar Referues (MKR). Drejtori i Pergjithshem i Policise, kryekomisar Ahmet Prenēi, beri nje permbledhje te shkurter te situates aktuale ne lidhje me bashkepunimin ndermjet Policise se Shtetit dhe shoqatave qe kane si veprimtari ne fushen e trafikimit. U bene disa vjet qe Policia e Shtetit ka nisur bashkepunimin me aktore, institucione e organizata te ndryshme per ēeshtje qe kane te bejne me identifikimin e viktimave te trafikimit, referimit dhe mbrojtjes se tyre. Edhe pse per periudhen ne fjale ky bashkepunim mund te quhet i suksesshem, mendoj se ende ka probleme apo mangesi, eliminimi i te cilave do te na ēonte drejt nje bashkepunimi me te mire dhe efikas. Takime te tilla te perbashketa do te na ndihmojne jo vetem per te bere te mundur identifikimin e ketyre mangesive, por ajo qe mendoj si me te rendesishme eshte marrja dhe ndarja e pergjegjesive nga te gjithe aktoret, - pohoi Prenēi. Rezultatet Pas drejtorit te Pergjithshem te Policise, fjalen e mori zevendesdrejtori i Departamentit per Hetimin e Krimeve, kryekomisar Agron Kuliēi. Nese do te flasim me shifra, do te shohim nje reduktim te ketij fenomeni kriminal. Per vitin 2004 kemi evidentuar 66 raste te trafikimit te femrave dhe 17 raste te trafikimit te femijeve. Per vitin 2005 kemi evidentuar 30 raste te trafikimit te femrave dhe 10 raste te trafikimit te femijeve. Per vitin 2006 kemi evidentuar 25 raste te trafikimit te femrave dhe 4 raste te trafikimit te femijeve. Nderkohe qe per vitin 2007 kemi vetem 11 raste te trafikimit te femrave dhe vetem 2 raste te trafikimit te femijeve, - deklaroj zevendesdrejtori i Departamentit per Hetimin e Krimeve.
1 Dhjetor 2007 _________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Kronikat .... Sat Dec 01, 2007 4:29 pm | |
| Parada ushtarake, bllokohet qarkullimi i mjeteve ne Bulevardin Zogu I
Policia publikon akset qe do te bllokohen per qarkullimin e mjeteve ne kryeqytet, ne kuader te pergatitjeve per Paraden Ushtarake te trupave dhe mjeteve te Forcave te Armatosura, me rastin e "95-vjetorit te Forcave te Armatosura te Shqiperise". Keshtu, duke filluar nga sot, date 30 nentor, deri me 1-2 dhjetor, do te zhvillohet, pergjate te gjithe bulevardit Deshmoret e Kombit stervitje dhe demonstrim i Parades Ushtarake, ku do te bllokohet ky segment nga ora 19:30 deri ne oren 24:00. Nga dita e djeshme e deri me date 1-2 dhjetor nuk do te lejohet parkimi i automjeteve, duke filluar nga ora 19:30 deri me 24:00 ne sheshin Nene Tereza, sheshi Italia, perreth Piramides deri ne Kendin e Lojerave ne Rrugen e Elbasanit. Nderkohe qe behet e ditur se, ne diten e zhvillimit te parades ushtarake, me 4 dhjetor, do te ndalohet qarkullimi i automjeteve duke filluar nga ora 10:00 deri me 12:00 ne keto akse rrugore, nga sheshi Nene Tereza deri ne Bashkine e Tiranes. Po keshtu, duke filluar nga ora 20:00 e dates 3 dhjetor 2007, do te ndalohet parkimi i automjeteve perpara stadiumit Qemal Stafa dhe Institutit te Larte te Arteve; ne rruge-kalimet e sheshit Nene Tereza, "Italia, bulevardi "Deshmoret e Kombit, bulevardi "Zhan Dark" nga Piramida deri tek Ura e Lanes, bulevardi "Bajram Curri" deri tek Ura e ish- hotel Dajtit.
1 Dhjetor 2007 _________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Kronikat .... Sat Dec 01, 2007 4:30 pm | |
| Ministri Alibeaj: Prioritet do te kemi punesimin e te denuarve
Te denuarit qe do te transferohen ne Burgun e Fushe-Krujes do te kene ambiente te pershtatshme per punesim. Gjate vizites ne kete institucion riedukimi, qe ende nuk i ka hapur dyert per te burgosurit, ministri i Drejtesise, Enkeled Alibeaj, u shpreh se punesimit te te denuarve do ti jepet prioritet. Qeveria shqiptare eshte e angazhuar qe te permiresohet trajtimi i te burgosurve, si nje nga parametrat e vleresimit te cilesise se demokracise se nje vendi. Ministria e Drejtesise do ta marre seriozisht kete angazhim, - deklaroi dje per mediat ministri i Drejtesise, Alibeaj. Ky i fundit, gjate dites se djeshme kreu nje inspektim ne disa prej institucioneve te vuajtjes se denimit me qellim njohjen e drejtperdrejte te disa prej investimeve me te fundit qe jane ne bere ne sistemin e burgjeve ne vend. Ndalesa e pare e ministrit te Drejtesise ishte burgu i sapoperfunduar i Fushe-Krujes, i cili eshte nje investim i kryer me fondet e Bashkimit Europian dhe te qeverise shqiptare. Per ndertimin e ketij burgu eshte akorduar nje fond prej 3.8 milione eurosh dhe kapaciteti i tij eshte llogaritur per 350 te burgosur. Ministri Alibeaj u ndal veēanerisht te disa ambiente, te cilat do te sherbejne si studio profesionale per te denuarit. Ne keto ambiente ēdo i denuar do te kete mundesi te marre nje profesion dhe ta ushtroje ate duke i dhene nje tjeter vlere institucionit te vuajtjes se denimit. Disa dite me pare qeveria shqiptare miratoi disa ndryshime ne ligjin per trajtimin e te burgosurve, ne te cilin parashikohet e drejta e tyre per te punuar dhe aftesuar profesionalisht. Ministri i Drejtesise vijoi me tej me viziten ne institucionin e vuajtjes se denimit ne Lezhe dhe ne disa institucione te tjera te sistemit te burgjeve ne vend. Ne kuader te investimeve ne sistemin e burgjeve jane ne perfundim institucionet e vuajtjes se denimit ne Korēe dhe Vlore.
1 Dhjetor 2007 _________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Kronikat .... Sat Dec 01, 2007 4:30 pm | |
| Gjykata le ne burg drejtuesit e autoshkollave
Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane vleresoi dje masat e sigurise per pese personat qe u arrestuan gjate operacionit te koduar Fshehja, me akuzen e falsifikimit te dokumenteve zyrtare, duke lene ne qeli, deri ne perfundim te hetimeve, vetem kater prej tyre. Keshtu, togat e zeza vendosen masen e sigurise "arrest me burg" per te pandehurit, Mariglen Zeneli, 25 vjeē, Nevila Zeneli, 33 vjeē, Ruzhdi Fatusha, 57 vjeē, pronar i nje autoshkolle, Gezim Kurti, 51 vjeē, pronar i nje autoshkolle, me banim ne Tirane. Nderkohe, gjykata vleresoi masen detyrim paraqitje per te pandehuren tjeter Marinela Zeneli, 25 vjeē. Operacioni i koduar Fshehja u organizua para tri ditesh nga Policia e Tiranes, duke bere te mundur goditjen e nje baze ne kryeqytet, qe sherbente per falsifikimin e dokumenteve. Te arrestuarve te ketij operacioni iu sekuestruan nje sere dokumentesh false si 40 formulare certifikata mjekesie, te gjitha te vulosura dhe te firmosura, por te paplotesuara dhe 20 dosje te shtetasve te ndryshem, te cilet do te aplikonin per provimin me shkrim per pajisje me leje drejtimi te automjeteve. Gjithashtu, iu bllokuan edhe 26 vula te mjekeve specialiste te Spitalit Nene Tereza si dhe te poliklinikave te ndryshme ne Tirane, 60 formulare certifikata mjekesie te paplotesuara, 50 vertetime te shkollave te ndryshme te Tiranes, te gjitha te vulosura, te paplotesuara, 50 vertetime te universiteteve te ndryshme ne Tirane, 200 vertetime te kontributeve shoqerore dhe mjekesore, 50 vertetime te Komisariatit te Policise Nr. 2 Tirane, te vulosura te paplotesuara, 100 vertetime te Qytetit Studenti, te vulosura dhe te paplotesuara, 100 vertetime te Raiffeisen Bank te paplotesuara etj.
1 Dhjetor 2007 _________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Kronikat .... Sat Dec 01, 2007 4:31 pm | |
| Ndalohet anija turke me flamur bolivian, shiste hekur
VLORE - Policia kufitare e Vlores bllokoi nje anije, e cila prej mese dy javesh qendronte e ankoruar ne port dhe shiste hekur te ardhur nga Turqia. Anija Bancar, me flamurin e Bolivise, eshte ankoruar me daten 14 nentor ne Portin e Vlores dhe prej 16 ditesh ekuipazhi i saj ka kryer tregti ne port ne emer te nje firme turke, - bejne te ditur burimet policore. Sipas tyre, Bancar ka shitur nje sasi te konsiderueshme hekuri me lidhje firmave te ndryshme ne qytetin e Vlores. Nga te dhenat ne policine kufitare ne port, anija ka ardhur ne Vlore nga Porti i Durresit, ndersa ishte nisur nga Turqia, me destinacion Portin Dar es Salam, ne Tanzani. Produkti realisht ka qene i regjistruar ne emer te firmes Metal Market Dis Ticaret LTD, firme turke, ndersa kapiteni i anijes, ne bashkepunim me ekuipazhin, e kane tregtuar ate ne Vlore ne emer te nje tjeter kompanie, duke ia shitur ate bizneseve te ndryshme ne qytet. Vetem dje eshte prezantuar ne Portin e Vlores nje nga administratoret e firmes turke Metal Market qe ka denoncuar shitjen e paligjshme. Nga te dhenat e policise mesohet se anija Bancar ka bere ndryshimin e destinacionit qe kishte destinacion Tanzanine per llogari te kesaj firme. Pasi ka regjistruar denoncimin, policia kufitare e Portit te Vlores ka bllokuar anijen dhe ka mbajtur pasaportat e 10 anetareve te ekuipazhit, te cilet jane shtetas egjiptiane dhe nuk do te lejohet nisja e anijes deri ne zbardhjen e ngjarjes.
1 Dhjetor 2007 _________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Kronikat .... Sat Dec 01, 2007 4:32 pm | |
| Vajza gjimnaziste denoncon babain dhunues
LIBRAZHD Pas ngjarjes se rende qe ndodhi ne Gramsh, nje tjeter rast i dhunshem ne familje ka ndodhur ne Libraazhd, ku vajza ka denoncuar babain e saj. Burime policore pohojne se shtetesja Suada Rrupulli, nxenese e vitit te trete te shkolles se mesme te pergjithshme Ibrahim Muēa ne qytetin e Librazhdit, eshte paraqitur ne zyrat e policise lokale me shenja dhune. Ajo mesohet se ka denoncuar babain e saj, Latif Rrupullin, 45 vjeē, per keqtrajtim sistematik. Se fundi, ai e ka dhunuar ate shume rende edhe fizikisht duke e bere te padurueshme sjelljen e tij brutale ne familje. Policia menjehere ka bere shoqerimin e tij ne ambientet e komisariatit duke e marre ne pyetje per ngjarjen. Burime policore pohuan se 45-vjeēari e ka mohuar faktin qe ai e keqtrajton te bijen, por eshte shprehur se ai vazhdimisht e keshillon qe ajo te mos perdore duhanin e alkoolin sepse ato jane te demshem per shendetin. Ndersa e bija ka pretenduar se ajo ndihet e dhunuar sistematikisht dhe kjo ia ka bere jeten te merzitshme.
1 Dhjetor 2007 _________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Kronikat .... Sat Dec 01, 2007 4:32 pm | |
| Gjykata le ne qeli babain qe la vajzen e tij shtatzene
ELBASAN Gjykata la ne qeli babain monster, qe perdhunoi dhe la shtatzene vajzen e tij te mitur. Burimet bejne te ditur se dje eshte zhvilluar seanca per dhenien e mases se sigurise per 42-vjeēarin Ferit Jaupi nga Gramshi, i cili nga marredhenieja seksuale me te bijen e mitur ka nje femije. Prokurori i ēeshtjes kerkoi gjate seances caktimin e mases se sigurise burg pa afat. Burime zyrtare nga gjykata pohuan se 42-vjeēari e pranoi akuzen dhe ka perseritur kerkesen per te marre denimin maksimal per vepren penale qe ka bere. Ferit Jaupi eshte ndaluar te marten ne mbremje ne banesen e tij, ne fshatin e Gjere ne Gramsh. Prokuroria leshoi nje urdher arresti pas nje viti hetimesh per keqtrajtim dhe perdhunim te vajzes se tij A.J., 15 vjeēe, me te cilen ka nje foshnje.
1 Dhjetor 2007 _________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Kronikat .... Sat Dec 01, 2007 4:33 pm | |
| Naftetari ēon ne pranga kryesindikalistin, akuzohet per vjedhjen e 107 milione lekeve
FIER Pas 8 muaj hetimesh, me ne fund eshte arrestuar kreu i Sindikates se Pavarur te Naftes, i cili akuzohet per abuzime me fondet e organizates ne miliona leke. Burimet zyrtare te policise pohojne se dje ne mesdite, permes operacionit te koduar Naftetari, ka rene ne pranga shtetasi Veli Fejzullari, 58 vjeē, lindur ne Skrapar dhe banues ne lagjen e re ne Patos. Ndalimi i presidentit te sindikates eshte bere dje ne mesdite, pas nje urdhri te dale nga Prokuroria e Fierit. Fejzullari akuzohet per vjedhjen e shumes prej 16 milione lekesh te reja, - pohojne burimet policore. Veli Fejzullari mban postin e presidentit te sindikates prej me shume se 12 vitesh. Kjo eshte organizata me e madhe persa i perket numrit te anetaresise. Ai ka qene ne krye te sindikates, e cila ne radhet e saj ka mbi 3000 anetare, por ky numer ka qene mbi 6000 anetare vite me pare. Si rezultat i reformave ne sektorin e naftes dhe shkurtimeve te bera per shkak te reformes, ky numer ka ardhur duke u reduktuar kohet e fundit. Realisht fondet qe disponon kjo sindikate jane te medha si nga kuotizacionet e anetaresise dhe nga pronat qe disponon kjo sindikate, te cilat i ka dhene me qira. Sipas grupit hetimor, Veli Fejzullari ka shfrytezuar nje vakuum ligjor, duke perdorur vulen qe ai mbante personalisht. Ne fund te vitit 1997 dhe ne fillim te 1998-s ka terhequr nga llogaria bankare e sindikates nje shume prej rreth 107 milione leke te vjetra. Ne ate periudhe, per shkak te konflikteve te shfaqura ne gjirin e sindikates shqiptare ku u shfaq dueli per kreun e saj midis Valer Xhekes dhe ish-sekretarit te Pergjthshem, Fatmir Musaku dhe me pas te Azem Hajdarit qe tentoi per kreun e kesaj sindikate, keto llogari sindikale kane qene te ngrira per disa vjet rresht. Pasi ka terhequr kete shume, ai eshte justifikuar ne kryesine e kesaj sindikate se do te bente rikonstruksionin e nderteses se sindikates ne qytetin e Patosit, godine qe prej vitesh pretendohej si prone e kesaj organizate. Por, realisht edhe me vendim gjyqesor godina i ka kaluar Bashkise se Patosit fale edhe nje urdhri per mostjetersimin e objekteve kulturore. Realisht, objekt i fillimit te hetimeve ndaj ish-kreut te sindikates kane qene denoncimet e vete anetareve te sindikates dhe te kryesise se kesaj sindikate per abuzimet e presidentit te tyre. Sindikata e pavarur e naftes, e cila disponon shume prona si ne Vlore, Divjake, Sarande etj., i ka tjetersuar duke i dhene keto ambjente me qira 90-vjeēare dhe qiraja e vjele prej tyre eshte shperdoruar ne menyre abuzive po nga Fejzullari.
1 Dhjetor 2007 _________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | |
| Faqja 2 e 6 | Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5, 6  |
| | Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
| |
| |
| |
|