
|
| | |
| Autori | Mesazh |
|---|
PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Kronikat .... Tue Jan 15, 2008 6:29 pm | |
| Djegia dhe rrėnimi, alarm pėr shtėpitė monumentale nė Gjirokastėr 15-01-2008
Drejtoritė: Masa pėr t'i shpėtuar nga degradimi. Mjete efikase pėr zjarrfikėset qė tė hyjnė nė rrugicat e ngushta
GJIROKASTĖR- Shkrumbimi i banesės 200-vjeēare nė qytetin e gurtė njė ditė mė parė ka vėnė nė alarm, si banorėt, ashtu edhe specialistėt e monumenteve pėr rrezikun me tė cilin pėrballen ēdo ditė vlerat e patjetėrsueshme. Drejtuesit e Drejtorisė sė Monumenteve tė Kulturės dhe Zyrės sė Administrimit dhe Koordinimit tė Qytetit Muze kanė shprehur shqetėsimin e madh dhe kanė kėrkuar angazhimin e tė gjitha strukturave pėr shmangien e kėtyre situatave, qė mund tė rezultonin edhe katastrofale.
"Ky rast ngre njė problem tė madh pėr tė gjitha objektet e tjera monument kulture, tė cilat ndodhen pothuajse nė tė njėjtėn gjendje me kėtė qė u dogj, tė braktisura nga pronarėt, tė degraduara, njė pjesė e tė cilave pa ēati",- thotė drejtori i Monumenteve, Spartak Drrasa. Sipas tij, duhet tė bėhet i mundur parandalimi i rasteve tė tilla nė banesat e pabanuara apo ato qė janė nė rrezik shembjeje, deri sa tė krijohen ato mundėsi dhe kapitale, qė do tė sjellin restaurime tė plota. Ndėrsa, drejtori i Zyrės sė Administrimit dhe Koordinimit tė Qytetit Muze, Rajmond Kola, e ka cilėsuar ngjarjen e ndodhur si kambanė alarmi. "Rikthimi vėmendjes nga kjo kambanė alarmi ėshtė pėr tė gjitha strukturat qė pėrgjigjen pėr kėtė ēėshtje dhe duhet reagim sa mė i shpejtė dhe pėr masa mė tė mira nė mbrojtjen kundėr zjarrit. Do t'i kėrkojmė qeverisė dhe autoriteteve pėrkatėse qė tė pajisin efektivat zjarrfikės me mjete mė tė vogla qė tė mund tė depėrtojnė nė rrugicat e ngushta me kalldrėm e mė efikase pėr raste zjarresh nė zonėn muzeale, ndėrsa i gjithė komuniteti duhet tė sensibilizohet pėr tė rritur kujdesin",- ka theksuar ai. Banesa 200-vjeēare, tashmė njė gėrmadhė prej shumė kohėsh, ashtu sikurse shumė shtėpi tė tjera prej kohėsh ndodhen nė njė fazė degradimi, duke u kthyer nė tė pabanueshme dhe nė rrezik pėr zonėn pėrreth. Pėr kėtė vit ajo ishte vendosur nė listėn e prioriteteve tė DRMK pėr restaurim, por pas ngjarjes sė fundit ndėrhyrja do tė jetė mė e vėshtirė. Po gjatė ditės sė djeshme, punonjės tė repartit zjarrfikės kanė qenė sėrish nė vendngjarje, duke shembur muret e banesės, pėr tė shmangur nė kėtė mėnyrė rreziqet e mundshme pėr komunitetin dhe zonėn _________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Kronikat .... Tue Jan 15, 2008 6:30 pm | |
| Fryhet Drini, 10 banesa nė rrezik pėrmbytjeje 15-01-2008
Shkodėr-Mungesa e kanalizimeve ka shkaktuar pėrmbytjen e rreth 25 ha tokė bujqėsore nė fshatin Paēram tė komunės Hajmel nė Shkodėr. Banorėt e kėtij fshati shprehin shqetėsimin e tyre pėr dėmet e shumta qė iu sjell pėrmbytja nga lumi Drin i tokave tė tyre, sidomos kur ka reshje. Rritja e nivelit tė Drinit dhe mungesa e kanalizimeve nė zonėne Paēramit, bėn qė toka tė qėndrojė nėn ujė pėr ditė tė tėra, madje dhe muaj duke u bėrė e papėrdorshme. Pėrveē kėsaj, sipas banorėve, nė rrezik janė dhe 10 shtėpi tė cilat janė tė ndėrtuara pranė lumit.
Nė rast se reshjet vazhdojnė pėr disa ditė, kėto shtėpi pėrmbyten. Deri tani, sipas banorėve ka pasur vetėm dėme tė ushqimeve tė bagėtive. Por kjo sipas tyre ka ardhur pasi reshjet nuk kanė vazhduar gjatė dhe po tė ndodhė kjo atėherė dėmet do jenė mė tė mėdha. Ata kėrkojnė qė shteti tė japė fonde pėr kanalizimin e kėsaj pjese, qė rrezikon pėrmbytjen dhe tė banesave, ndėrsa shtojnė se nė komunėn e Hajmelit u thonė se nuk e kanė tė mundur ta realizojnė kėtė me fonde tė komunės.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Kronikat .... Tue Jan 15, 2008 6:31 pm | |
| Pasha: Isha duke vėnė baste kur u vra Sanellari 15-01-2008
Vrasja e Korēės, i arrestuari mohon krimin e paraqet alibinė por s'mohon tė ketė kėrcėnuar viktimėn pėr borxhin
KORĒĖ- Personi i arrestuar pėr ekzekutimin mafioz tė ndodhur katėr ditė mė parė nė qytetin e Korēės mohon autorėsinė e krimit duke paraqitur si alibi se nė orėn e kryerjes sė vrasjes ai ndodhej nė njė lokal duke vendosur skedona. Por ndėrkohė Leonard Pasha nuk ka mohuar faktin se ka kėrcėnuar viktimėn pak ditė para vrasjes duke i kėrkuar njė borxh prej pesė mijė eurosh. Pikėrisht ky borxh pritet tė hapė njė hetim gjigant nė lidhje me njė grup narkotrafiku shqiptar por qė operon nė Selanik tė Greqisė.
Leonard Pasha ėshtė marrė dje nė pyetje nga prokuroria nė lidhje me vrasjen e Nikolin Sanellarit por ai ka paraqitur njė alibi pėr momentin e krimit. Ai pretendon se nga ora 17.00-19.00 e tė shtunės, kohė kur mendohet tė ketė ndodhur vrasja ka qenė nė njė lokal bastesh sportive nė qendėr tė qytetit aty ku dhe ėshtė gjetur shumė orė mė vonė nga policia gjatė shoqėrimit tė tij. Ai ka pretenduar se ka qenė bashkė me kushėririn e tij tė parė, ndėrkohė qė ky i fundit, sipas policisė, jep deponime nė thelb tė ndryshme pėr sa i pėrket kohės sė kur ka ndodhur krimi dhe qenies sė tyre nė kėtė lokal. Policia ka marrė nė pyetje dhe persona tė tjerė tė kėtij lokali tė cilėt kanė dėshmuar prezencėn e autorit tė dyshuar tė krimit por ku koha qė ata japin nuk ėshtė e njėjtė me atė qė ai pretendon, ndėrkohė sipas saj ka disaelementė nė dorė tė cilat janė kyē dhe qė e fusin nė grackė Pashėn. Por pavarėsisht kėtyre pretendimeve, policia e Korēės ka siguruar tė dhėna se Pasha ka kėrcėnuar viktimėn pak ditė pėrpara vrasjes. Kėtė gjė nuk e ka mohuar as i arrestuari, i cili ka pranuar se i kishte thėnė viktimės se nėse nuk i jepte disa fierakėve borxhin prej pesė mijė eurosh qė u kishte nė Selanik, do e kishte punėn pisk. Por ndėrsa i akuzuari mohon gjithēka duke mos pranuar asgjė lidhur me kėtė ngjarje tė rėndė, nga jashtė dhomave tė izolimit dhe tė afėrm tė tij pohojnė se ai nuk ėshtė autori i vrasjes duke ngulmuar tek qenia e tij nė njė vėnd publik me shumė njerėz qė e kanė parė gjatė kohės kur mendohet qė ka ndodhur dhe ngjarja. Sipas tyre, arrestimi i tij ėshtė i padrejtė, ndėrsa as ata nuk anashkalojnė faktin se ai ka qenė shok dhe i njohur i vjetėr me viktimėn.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Kronikat .... Tue Jan 15, 2008 6:32 pm | |
| Shet tre herė tokėn e tjetrit, kallėzohet nga biznesmenėt 15-01-2008
Xhavit Aruēi ėshtė shpallur nė kėrkim, pasi ėshtė denoncuar nga tre biznesmenė ndėrtimi
TIRANĖ- Prokuroria e Tiranės shpall nė kėrkim Xhavit Aruēin, duke e akuzuar si njė "mashtrues" tė rrezikshėm, pasi kundėr tij rezultojnė tre kallėzime penale pėr akuzėn e mashtrimit nė shuma tė mėdha parash. Burimet zyrtare pranė organit tė akuzės konfirmojnė lajmin e kallėzimeve ndaj tė moshuarit dhe shtojnė se ai ėshtė shpallur nė kėrkim me urdhėr tė tyre nga policia. "Rreth njė muaj mė parė, tre biznesmenė ndėrtimi i janė drejtuar prokurorisė sė Tiranės, duke bėrė denoncimet pėrkatėse pėr mashtrim ndaj plakut Xhavit Aruēi",-pohojnė burimet nga grupi hetimor. Sipas tyre, plaku Aruēi me anė tė disa dokumenteve tė falsifikuar i ka mashtruar tre ndėrtuesit duke u shitur tokėn e njė fshatari nė Fushė Mėzez tre personave tė ndryshėm, qė kap vlerėn e 7 milionė lekėve tė reja. "Kallėzimi ėshtė bėrė nga tre ndėrtuesit, menjėherė pasi ata kanė kuptuar mashtrimin, kur kanė shkuar pėr tė filluar punimet nė tokėn e shitur tre herė. Gjithashtu, tre ndėrtuesit janė ndaluar edhe nga pronari i vėrtetė i tokės, i cili i ka vėnė nė dispozicion hartėn dhe ēertifikatėn e pronėsisė sė tokės, tė trashėguar nga pjesėtarėt e familjes sė tij",-thuhet nga burimet. Pas kėtyre hetimeve paraprake, prokuroria ka urdhėruar policinė e shtetit tė shpallė nė kėrkim Aruēin,i cili ėshtė larguar dhe mendohet se strehohet nė rrethin e Kukėsit nė veri tė vendit. Sipas prokurorisė, ndaj plakut janė ngritur akuzat e mashtrimit me shuma tė mėdha parash dhe falsifikimit.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Kronikat .... Tue Jan 15, 2008 6:33 pm | |
| Vrasja e endacakut, autori i dorėzohet gjykatės 15-01-2008
Prokuroria: Renato Kiptiu u dhunua pėr vdekje, pasi nuk pranoi tė bėnte seks me rojen
TIRANĖ- Mbyllet dosja hetimore e vrasjes makabre tė endacakut Renato Kiptiu, qė shokoi banorėt e zonės sė9-katėsheve nė kryeqytet, nė muajin tetor. Sipas kėrkesės pėr gjykim, i vetmi i pandehur dhe i dyshuar si autor i kėsaj vrasjeje ėshtė 51- vjeēari Arben Shehaj, me detyrė ish-roje i parkingut nė kohėn e vrasjes sė endacakut 17- vjeēar. "Pas hetimeve tremujore nga prokurori i ēėshtjes janė mbledhur prova materiale dhe akt-ekspertime tė ndryshme qė vėrtetojnė se vrasjen e 17- vjeēarit Kiptiu e ka kryer i pandehuri Arben Shehaj, vrasje e cila ka ardhur pas torturave tė rėnda tė ushtruara ndaj tij",-thuhet nė kėrkesėn pėr gjykim. Kjo vrasje, sipas raportit pėrfundimtar tė hetimeve, ėshtė cilėsuar si "vrasje e kryer nė rrethana cilėsuese", pasi 17- vjeēari Renato Kiptiu ishte nėn moshėn 18 vjeē, nė momentin e rrahjes, qė si pasojė solli vdekjen e tij. Dosja ėshtė hedhur nė short dhe i ka rėnė pėr shqyrtim gjyqėsor treshes sė kryesuar nga gjyqtari Fehmi Petku, i cili pritet tė caktojė datėn e zhvillimit tė seancės sė parė gjyqėsore. Sipas kėrkesės pėr gjykim, i riu luftoi pėr 7 ditė me vdekjen nė reanimacionin e spitalit Ushtarak, pa mundur t'u mbijetojė plagėve tė mėdha qė kishte pėsuar. Hetimet kanė zbuluar si shkak tė kėsaj dhune vdekjeprurėse tentativėn e rojes pėr tė kryer marrėdhėnie homoseksuale me endacakun, e pasi ėshtė refuzuar, e ka dhunuar atė.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Kronikat .... Fri Jan 18, 2008 7:14 pm | |
| Trafikimi ne Itali, 30 vjet burg dy vellezerve E Premte, 18 Janar 2008
Gjykata e Krimeve te Renda denon me 30 vjet burg dhe 2 milione leke gjobe dy vellezerit e akuzuar per trafikimin e nje vajze ne Itali dhe shfrytezimin e saj si prostitute, gjate vitit 2004. Me gjithe pendesen e Daniela B., per kallezimin e kryer dhe ndryshimin e mendjes, trupi gjykues dje ka shpallur fajtor Dritan dhe Elvis Bucpapajn, 32 dhe 28 vjec, duke dhene per secilin nga 15 vjet izolim dhe 1 milion leke gjobe. Ky eshte verdikti i kundershtuar nga avokatet mbrojtes, qe u shprehen se do apelojne ceshtjen me tej. Ndaj dy vellezerve nga Tropoja, kishte nisur procesi gjyqesor qe prej dy vitesh, ndersa denoncimi eshte bere ne vitin 2005, pas riatdhesimit te 20-vjecares. Gjate seances se djeshme gjyqesore, mbrojtja i kerkoi togave te zeza, te kryesuara nga gjyqtari Fran Prendi, shpalljen e dy vellezerve Bucpapaj te pafajshem, pasi organi i akuzes nuk dispononte prova kunder tyre. Sipas avokateve mbrojtes, akuza ka vetem si prova deshmite e Daniela B., dhe nenes se saj. Por, sipas mbrojtjes, vajza, pavaresisht se e ka ngritur nje kallezim penal, eshte penduar per kete fakt, duke tentuar te vrase veten, histori qe e shpjegon edhe ne 10 letrat e saj. Trupi gjykues shpalli fajtor vellezerit, duke i denuar maksimalisht per vepren penale te trafikimit per qellime prostitucioni dhe falsifikim te dokumenteve. Te pandehurit nuk kane qene te pranishem ne salle, ndersa Elvisi dje festonte edhe ditelindjen e tij, pasi mbushi 28 vjec.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Kronikat .... Fri Jan 18, 2008 7:25 pm | |
| Grabitjet e nxenesve, me armet e ushtrise E Premte, 18 Janar 2008
Grabitjet e dy gjimnazisteve dhe dy emigranteve ne Qarkun e Gjirokastres dyshohet te jene kryer nen kercenimin e nje arme, qe figuron ne regjistrat e sherbimit te Forcave te Armatosura Shqiptare. Prokuroria e Rrethit te Gjirokastres eshte duke grumbulluar prova per akuza te tjera ne ngarkim te Sajmir Kabes dhe Fisnik Loglit. Ne seancen e djeshme te vleresimit te mases se sigurise, prokurori i ceshtjes, Spartak Cocoli, tha se 20-vjecari Kaba dhe 25-vjecari Logli kane konsumuar dhe vepra te tjera penale, por per arsye hetimi ato nuk behen te ditura. Nderkohe, burime zyrtare nga policia e Qarkut te Gjirokastres thane dje se prokuroria ushtarake ka filluar paralelisht ndjekjen penale ndaj 20-vjecarit Sajmir Kaba, me akuzen dezertim nga detyrimi ushtarak. Sipas te njejtit burim, grabitja me e fundit, per te cilen akuzohet Kaba, ka ndodhur pese dite perpara se te perfundonte detyrimin ushtarak. Sipas ligjit, Kaba do te pergjigjet penalisht edhe per akuzat dezertim nga ushtria dhe shperdorim detyre, pasi ai dyshohet te kete perdorur armen e sherbimit per te kryer grabitjen. Pas paraqitjes se ketyre fakteve, Gjykata e rrethit te Gjirokastres vendosi dje masen e sigurise burg pa afat per dy te rinjte. Ngjarja, per te cilen akuzohet 20 Kaba dhe Logli ndodhi nje jave me pare. Te dy se bashku, sipas hetimeve, kane marre ne makinen e tyre dy emigrante nga Tepelena, te cilet me pas i kane grabitur nen kercenimin e armes. Pas ketij krimi, dy autoret jane strehuar ne banesen me qira te dy nxenesve te shkolles se mesme pedagogjike, te cilet jane grabitur dhe dhunuar prej tyre. Mesohet se pas dhenies se mases se sigurise nga gjykata, dy te pandehurit u transportuan ne burgun e sigurise se larte ne Bence, 7 kilometra larg qytetit te Tepelenes.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Kronikat .... Fri Jan 18, 2008 7:25 pm | |
| Regjistruesi i Kucoves, gjykata shpall pafajesine E Premte, 18 Janar 2008
BERAT- Gjykata e Rrethit te Beratit ka shpallur dje te pafajshem regjistruesin e Kucoves, duke hedhur poshte kerkesen e organit te akuzes per denimin e tij. Kujtim Behari ishte akuzuar per falsifikim dhe shperdorim detyre. Pak dite me pare, prokurori Tasim Puci kishte kerkuar denimin me burg te regjistruesit te Zyres se Pasurive te Paluajtshme te Kucoves, ndersa pas seances se djeshme ka paralajmeruar apelimin e vendimit. Procesi penal ne ngarkim te regjistruesit Behari ka nisur pas denoncimit te Luljeta Lules, administratore e Fabrikes se Pluhurit Lares Kucove. Ajo ka kallezuar penalisht regjistruesin per falsifikimin e dokumenteve ne kete zyre, cka ka bere qe ajo te humbase gati gjysmen e prones se saj. Trupi gjykues i kryesuar nga Benina Kondi ka degjuar te dyja palet dhe ka vendosur ti jape te drejte te akuzuarit. Pas shpalljes se vendimit, Kujtim Behari eshte shprehur per median se gjykata mori nje vendim korrekt. Ai tha se do te reagoje kundrejt prokurorise, e cila, sipas tij, u be pale me kallezuesen Lule. Kujtim Behari tha se do te kerkoje nga prokuroria demshperblim moral dhe fizik per akuzen e padrejte te ngritur kunder tij.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Kronikat .... Fri Jan 18, 2008 7:26 pm | |
| Abuzimet me shpronesimet, burg komunareve E Premte, 18 Janar 2008
Fier - Dy zyrtaret e komunes se Frakulles, ne rrethin e Fierit, te akuzuar per shperdorime, kerkuan dje perpara gjykates qe hetimet te zgjerohen dhe te verifikohet edhe pergjegjesia e personave te tjere. Izet Alliaj, arketar i komunes dhe Alket Rrushi, me detyre llogaritar, kerkuan nepermjet avokateve te tyre nje mase te lehte sigurie. Ata akuzohen se kane abuzuar me faturat e shpronesimeve per ndertimin e nje ujesjellesi, duke perfituar para nga fondi i destinuar per banoret e shpronesuar. Pasi degjoi pretendimet e mbrojtjes dhe akuzes, gjykata e rrethit te Fierit vendosi te lere ne burg dy personat e arrestuar tri dite me pare, deri ne perfundim te hetimit gjyqesor.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Kronikat .... Fri Jan 18, 2008 7:32 pm | |
| Tre dite martese, vetevaret 25-vjecarja E Premte, 18 Janar 2008
Jeta martesore me nje burre 20 vjet me te madh se vetja, nuk eshte kaperdire me shume se tre dite dhe tre net nga nje e re lezhjane, e cila dje u gjet e varur ne banesen ku kishin nisur jeten ne cift. Ngjarja u lokalizua ne fshatin Rrobosht, prane qytetit te Lezhes. Mirela Gjoka, 25 vjece, eshte gjetur e vetevarur ne dhomen e gjumit te shtepise bashkeshortore, rreth ores 10:45 te paradites se djeshme. Nga hetimet e para te policise, ka rezultuar se gruaja ishte martuar me shkuesi me nje burre rreth 20 vjet me te madh se veten. Pikerisht te nje martese e padeshiruar jane perqendruar hetimet e policise, ndersa trupi i 25-vjecares po ekzaminohet nga ekspertet mjeko-ligjore.
Gruaja e re eshte gjetur pa jete nga bashkeshorti i saj, i cili, pasi ka trokitur dhe nuk ka marre pergjigje, ka hyre ne dhomen e gjumit nga dritarja. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Lezhes bene te ditur se 25-vjecarja ka lidhur nje shami te gjate rreth portollambes, eshte ngjitur mbi karrige, ka futur koken ne lak dhe eshte leshuar ne zbrazetire. Ekspertet mjeko-ligjore kane konstatuar vdekjen nga asfiksia dhe demtime te rruazave te qafes, ndersa po shqyrtohet trupi i viktimes per te pare nese mbi te eshte ushtruar dhune.
Sipas policise, Mirela Gjoka eshte njohur vetem dy muaj me pare me bashkeshortin e saj, qe eshte 20 vjet me i madh. Policia e Lezhes tha dje se nje nga motivet, mbi te cilat po punohet, eshte deshperimi i vajzes per nje martese qe nuk e ka deshiruar. Familjaret e bashkeshortit te saj i kane thene policise se gjate tre diteve te marteses vajza ka qene e heshtur dhe e mbyllur ne vetvete, por ata e kane konsideruar si sjellje normale per nje grua te porsamartuar. Aktualisht jane marre ne pyetje disa persona qe mendohet se mund te kene dijeni mbi ngjarjen, ndersa familjaret e ngushte do te pyeten pas funeralit. Sipas policise, vajza nuk ka lene ndonje shenim ne lidhje me shkaqet qe e shtyne drejt gjestit ekstrem.
Muaji i mjaltit, sa i hidhur
Dy dite me pare, nje 30-vjecar, nga qyteti i Vlores, eshte akuzuar se ka hedhur te shoqen nga kati i katert i pallatit ku banonte, dy dite pas marteses. Fitim Imeraj eshte arrestuar nen akuzen e vrasjes se mbetur ne tentative, pas kallezimit penal e ka bere bashkeshortja e tij 19-vjecare, me iniciale M.D., e cila ka treguar perpara oficereve te policise gjyqesore se gjithcka ka ndodhur pas nje grindjeje bashkeshortore. Gruaja e re ka treguar perpara oficereve te policise gjyqesore se me 7 janar te ketij viti, dy dite pas marteses, ne sherr e siper, Fitim Imeraj e ka ngritur peshe dhe e ka hedhur nga ballkoni i katit te katert. Bashkeshorti i saj ka deklaruar perpara uniformave blu se gruaja e tij kishte tentuar vetevrasjen per motive te panjohura.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Kronikat .... Fri Jan 18, 2008 7:33 pm | |
| Sherri, bresheri kallashi mbi dy gra E Premte, 18 Janar 2008
Nene e bije jane plagosur mbreme ne nje rruge te ish-zones industriale te Shkozetit ne qytetin e Durresit. Dile dhe O. Meta jane qelluar me nje bresheri automatiku, ndersa policia ka ndaluar te dyshuarin T. Kalemi. Dy grate jane kapur ne kembe nga plumbat, pasi atentatori duket se nuk ka pasur si qellim vrasjen e tyre. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se plagosja ka ndodhur pas nje grindjeje te meparshme ndermjet viktimave dhe agresorit. Te tre protagonistet e ngjarjes jane te komunitetit rom, banore te nje lagjeje ne zonen e quajtur NISH-Tulla te qytetit te Durresit.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Kronikat .... Fri Jan 18, 2008 7:33 pm | |
| Tenton vrasjen, kapet 38-vjecari E Premte, 18 Janar 2008
Nje 38-vjecar, nga fshati Prosek, i rrethit te Mirdites, eshte ndaluar me akuzen e vrasjes se mbetur ne tentative. Burime nga policia e Mirdites bejne te ditur se Ardian Curgu dyshohet se ka tentuar te vrase me pistolete 24-vjecarin Alban Perleka nga fshati Nderfushas i Mirdites. Ngjarja ka ndodhur mbremjen duke u gdhire dita e djeshme, ndersa arrestimi i 38-vjecarit u be ne banesen e tij. Policia tha se Perleka nuk ka marre plage, ndersa ka bere kallezimin penal ne ngarkim te 38-vjecarit.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Kronikat .... Fri Jan 18, 2008 7:35 pm | |
| I prangosuri: Ju tregoj Gencin, autorin e vertete E Premte, 18 Janar 2008
Vrasja e Korces merr nje tjeter rrjedhe hetimi. Kjo pas deshmise se djeshme te dhene ne sallen e gjyqit nga i dyshuari per ekzekutimin mafioz te Nikolin Sonellarit, pese dite me pare. Ndersa policia ka ngritur pisten e vrasjes per shkak te borxhit prej 5 mije euro dhe prishjes se pazareve te trafikut te droges, i dyshuari Leonard Pasho, 30 vjec, ka deshmuar se krimin e ka kryer nje tjeter person, duke mohuar akuzen. "Nje person i quajtur Genci, nga Roskoveci i Fierit, me ka kerkuar te ndermjetesoja per ardhjen e nje shume prej 5 mije euro nga Greqia", deklaroi nepermjet avokatit te tij mbrojtes i dyshuari aktual per vrasjen e Sonellarit. Me gjithe deklaraten e kryer, Gjykata e Korces e ka lene ne qeli 30- vjecarin Pasho. Prokurorja e ceshtjes, Roza Qirjaqi dhe gjykatesja e seances, Etleva Cami, kane qene ne nje linje te vendimit te tyre, sepse eshte vendosur masa e sigurise arrest me burg. Gjate seances, pati replika midis avokatit mbrojtes dhe prokurores se ceshtjes, lidhur me pafajesine e te dyshuarit ne kete vrasje. "Opinioni eshte ngarkuar me nje akuze te rende qe rendon mbi klientin tim, si vrases me paramendim dhe me lenien ne burg te tij, ju po e vini ne konflikt edhe me te afermit e viktimes", u shpreh avokati Sotiraq Ceta. Por, pretendimet e tij nuk u moren parasysh dhe i riu Leonard Pasho u la ne masen e sigurise arrest ne burg, me akuzat e vrasjes me paramendim dhe te armembajtjes pa leje. Ceta tha se Leonard Pasho dhe Nikolin Sonellari kane qene shoke prej 10 vitesh. Ndersa personi nga Fieri, i quajtur Genci, ka kerkuar ndermjetesim per nje shume prej 5 mije eurosh, qe duhet te shkonte ne Greqi dhe per kete pune eshte zgjedhur Nikolini. Por pas disa ditesh parate nuk shkuan ne Greqi dhe Nikolini ka pasur telefonin e fikur. Eshte kerkuar shpjegim nga ky person qe ishte porositesi dhe nuk eshte marre asnje pergjigje nga Sonellari, tha avokati, duke hedhur dyshimet te nje tjeter i dyshuar si autor. "Kur Nikolini u kthye ne Korce e kam takuar ne kafe dhe i kam thene se duhet te kthente shumen e 5 mije eurove, ndersa ai me tha se kishte shlyer nje borxh tjeter ne Selanik dhe do i kthente pak nga pak, ka deshmuar Pasho dje. Policia pret pergjigjet nga Tirana per ekspertizen balistike dhe gjurmet e gishtave, nese i perkasin te dyshuarit te ndaluar pas krimit qe eshte edhe shoku i viktimes.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Kronikat .... Fri Jan 18, 2008 7:36 pm | |
| Tregti me para false, kapen kusherinjte E Premte, 18 Janar 2008
Fier - Blinin mallra ushqimore me para false, pranga dy kusherinjve. Policia e Fierit ka vene ne pranga pasditen e djeshme dy adoleshente, djem xhaxhallaresh dhe banore te fshatit Klos, te rrethit Mallakaster. Burime zyrtare thane dje per gazeten KJ se te ndaluarit jane te moshes 17 vjec, ndersa u sekuestruan ne cilesine e proves nje prerje 1 mije lekeshe qe sapo ishte perdorur per blerje ne dyqan. Policia nuk publikoi identitetet, por dha inicialet e tyre, A.C. dhe D.C. Denoncimi eshte kryer nga nje shites i dyqanit ne qytet po diten e djeshme. Policia tha se te dyshuarit kishin perdorur ne tre raste prerje te parave false. Agjentet po hetojne per te zbuluar origjinen e ardhjes se lekeve.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Kronikat .... Fri Jan 18, 2008 7:37 pm | |
| Cifti vdiq nga kokaina E Premte, 18 Janar 2008
Mbidoza e kokaines eshte shkaku qe u ka marre jeten Tomorr Rrumbullakut dhe Diana Xibrakut, ciftit qe vdiq i helmuar gjate nje drekimi ne Golem, fundjaven e kaluar. Konfirmimi vjen nga Instituti i Mjekesise Ligjore, qe ne oret e pasdites se djeshme nxori rezultatet perfundimtare te analizave te dy viktimave, 54 dhe 44 vjec. Diagnoza e nxjerre nga grupi i eksperteve per vdekjen e ciftit eshte, Kokaine ne doza te larta, e cila ka qene me e shprehur te gruaja. Klinike atipike, e pa pershkruar ne literature. Toksikimi IML. Policia e Tiranes ende nuk ka dale me nje version te sajin, ne lidhje me shkaqet e vdekjes se ciftit te te dashuruarve, qe kishin lidhje jashtemartesore. Ekspertet thane se shkaqet e vdekjes jane overdoza dhe se vera e konsumuar eshte perzier me droge, te llojit kokaine.
Ekspertet thane dje, per gazeten KJ, se 44-vjecarja Diana Xibraku, ka qene me e intoksikuar se Tomorr Rrumbullaku, qe tregon dhe vdekjen me te shpejte te saj gjate dergimit per ne spital. Ndersa 54-vjecari ka pasur me pak lende narkotike ne trupin e tij, por qe i ka sjelle vdekjen pak minuta pas partneres. Pese dite pas ngjarjes se rende, qe ngriti dhe mister deri ne helmim te qellimshem, Mjekesia Ligjore ka nxjerre analizat perfundimtare te mbetjeve ne stomakun e viktimave dhe zbardhur shkaqet ne rruge shkencore. Analizat, sipas burimeve, jane bere ne bashkepunim dhe me Institutin e Shendetit Publik ne Tirane, qe analizuan cilesine e veres dhe perberjes se saj. Konsumimi i kokaines, e perzier me pije alkoolike, si vere, apo ndonje pije tjeter, shkakton bllokim te frymemarrjes dhe te qarkullimit te oksigjenit ne gjak, ndersa pasojat jane fatale, deri ne vdekje, u shprehen ekspertet, dje, per gazeten. Akti i perzierjes shkakton asfiksi me bllokim te frymemarrjes, grumbullim te lengjeve ne mushkri dhe bllokon gjakun te furnizohet me oksigjen.
Raporti i Mjekesise Ligjore do ti kaloje Policise se Tiranes, mengjesin e sotem, e cila pritet te dale ne nje komunikim zyrtar per te gjitha pistat, apo hetimet qe jane bere gjate ketyre diteve. Vec kesaj, tashme hetimet jane perqendruar ne faktin se kush nga dy viktimat e ka hedhur kokainen ne vere, apo ka qene ndonje person i trete, qe ka kryer aktin nepermjet injektimit ne shishe. Burime policore thane dje se ende nuk kane arritur ne perfundim per dosjen dhe se po hetojne pisten e vetehelmimit dhe te helmimit te qellimshem te ciftit.
Helmimi gjate drekes ne cift
Vdekja e Tomorr Rumbullakut dhe Diana Xibrakut ndodhi mesditen e se shtunes, ndersa drekonin ne bar-restorant Ertil Sadati, ne Golem dhe konsumonin prodhime deti. Cifti ka shfaqur shenja helmimi, ndersa u dyshua ushqimi dhe ka vdekur gjate dergimit per ne spitalin e Durresit. Ka qene ora 11:30, kur burri dhe gruaja jane derguar drejt spitalit dhe pak caste me pas nderruan jete. Hetimet e para te policise se Durresit rreth drekes ne restorantin e peshkut, do te nxirrnin ne pah se dreka e dy personave ka qene e perbere nga peshku, sallata dhe ushqime te tjera, plus vere Kabernet e sjelle ne lokal nga vete cifti. Policia hodhi pistat e helmimit nga ushqimi, vera, cianuri, alkooli metilik dhe ne fund nga kokaina.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | |
| Faqja 5 e 6 | Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5, 6  |
| | Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
| |
| |
| |
|