
|
| | |
| Autori | Mesazh |
|---|
PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Lajme nga kultura... Mon Dec 31, 2007 6:10 pm | |
| Baze, doreheqje nga KD i RTSH
Thellohet edhe me shume kriza brenda Televizionit Publik Shqiptar, ne lidhje me akuzat e bera ketij institucioni per shitjen e vendit te pare ne Festivalin 46-te te Kenges ne TVSH. Keshtu, anetari i Keshillit Drejtues te RTVSH-se, Mero Baze, paraqiti dje doreheqjen e parevokueshme nga ky post. Me ane te nje letre, Baze pranon se autoriteti i ketij institucioni publik eshte degraduar dhe se doreheqja e tij do te ndikonte sadopak per te terhequr vemendjen ndaj ketyre ngjarjeve.
Kam shprese se doreheqja ime do te ndihmoje sadopak ne terheqjen e vemendjes ndaj degradimit te autoritetit te ketij institucioni publik, ne funksion te interesave private te grupeve te caktuara, theksohet ne doreheqjen e paraqitur Komisionit te Mediave dhe kryetarit te Keshillit Drejtues te RTVSH-se, Agron Tufa. Por, ne kete leter, Mero Baze, si anetar i me shume se nje viti prane Keshillit Drejtues, akuzon se nje pjese e ketij keshilli ka mbeshtetur skandalet e fundit, te lidhura me cmimin e pare dhene ne Festivalin e Kenges ne RTVSH. Duke qene i pafuqishem te ndikoj ne ndryshimin e kesaj situate, pasi shumica e re ne kete Keshill ka mbeshtetur skandalet e fundit publike, sic ishte dhe rasti i Festivalit te 46-te te Kenges, po ju paraqes doreheqjen time te parevokueshme, thekson Baze ne tekstin e doreheqjes se tij.
Festivali tradicional i fundvitit, i organizuar ne RTVSH, ka ngjallur debate dhe polemika te shumta mes grupeve te ndryshme ne kete institucion dhe me gjere. Replikat dhe debatet duket se jane shtuar per faktin se kenga fituese e ketij festivali ka te drejten ekskluzive te perfaqesoje Shqiperine ne Eurovizion qe vitin tjeter pritet te mbahet ne Serbi. Ndonese ne vendet fqinje dhe te tjera konkurrente nuk eshte domosdoshmerish e aplikueshme qe te shkoje ne Eurovizion kenga fituese e nje ballafaqimi kombetar, por kenga me e votuar ne publik, debati ka shperthyer mes Edmond Zhulalit, autorit te kenges, qe zuri vendin e dyte, te kenduar nga Flaka Krelani dhe Doruntina Disha, dhe dy nga anetaret e jurise, kineastit Xhuvani dhe kengetarit shume te ri, Alban Skenderaj, te cilet pas zero pikeve per kete kenge, sipas akuzuesve, favorizuan kengen e cmimit te pare te kenduar nga adoleshentja Olta Boka.
Lenda: Doreheqje nga detyra e anetarit te Keshillit Drejtues te RTVSH
Drejtuar: KOMISIONI PER EDUKIMIN DHE MJETET E INFORMIMIT PUBLIK Kuvendi I Shqiperise
Per dijeni: Z. Agron Tufa, kryetar i Keshillit Drejtues te RTVSH
Tirane me 26 dhjetor 2006
I nderuar zoti Kryetar!
Me lejoni tu paraqes doreheqjen time nga detyra e Anetarit te Keshillit Drejtues te RTVSH. Per me shume se nje vit si anetar i ketij Keshilli, jam perpjekur ti qendroj besnik idese sime per te ndryshuar RTVSH ne funksion te rritjes se besueshmerise se tij ne publik dhe nje drejtimi te ndershem e transparent. Zhvillimet e fundit ne RTVSH, na bejne pergjegjes te gjitheve per deshtimin tone.
Duke qene i pafuqishem te ndikoj ne ndryshimin e kesaj situate, pasi shumica e re ne kete Keshill ka mbeshtetur skandalet e fundit publike, si cishte dhe rasti i Festivalit te 46-te te Kenges, po ju paraqes doreheqjen time te parevokueshme.
Me shprese se doreheqja ime do te ndihmoje sadopak ne terheqjen e vemendjes ndaj degradimit te autoritetit te ketij institucioni publik, ne funksion te interesave private te grupeve te caktuara, me lejoni tiu shpreh mirenjohjen time, nje pjese te madhe te gazetareve te RTVSH dhe ekipit te ri drejtues, ne perpjekjet e tyre per ta ndryshuar kete situate. Une do te vazhdoj tashme betejen time si gazetar, per te qene ne anen e atyre qe duan ta ndryshojne realisht kete institucion ne interes te publikut.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Lajme nga kultura... Mon Dec 31, 2007 6:10 pm | |
| Absurdi i lenies jashte te ajkes se kengetareve
Festivali i sivjetshem i Kenges ne Radiotelevizionin Shqiptar, ngjarja kryesore e muzikes shqiptare, do te mbahet mend per "skandalin e largimit te shumeperfolur te emrave me te njohur. Nje festival qe sapo mbaroi, Policia e Shtetit ftoi te behen denoncime per abuzim me seleksionimin e kengeve.
Shtypi publikoi pa vonese incidentet dhe deklarimet e kengetareve. Akullin e para e theu Rovena Dilo. Naten e pare, ajo u paraqit me Rrefimin, nje kenge qe kritiket e vleresuan gjeresisht gjate provave, duke kembengulur se ajo ishte e denje per Eurovizion 2008. Menjehere pas prezantimit te kenges, nen urimin per Kosoven e pavarur, qe Dilo beri para se te kendonte ne Pallatin e Kongreseve, erdhi skualifikimi. Nje vendim qe u cilesua absurd nga kengetarja. Ne fakt, skualifikimi u cilesua ne forumet vendase jo vetem si skandal, por dhe paracaktim pro-serb. Eshte larguar nga nata e me te mireve nje produksion qe vinte nga Kosova, ashtu si dhe kenge e kengetare nga Prishtina, kembengulet ne forumet e internetit. Kurse menjehere pas Dilos, u zbulua ne shtyp dhe abuzimi me Manjola Nallbanin. Kjo e fundit, denoncoi mafiozet e Festivalit. Te cilet sikunder evidentoi, i shkaterruan paraqitjen fonike, fare hapur, ne menyre te qellimshme.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Lajme nga kultura... Tue Jan 15, 2008 7:06 pm | |
| KATEDRALJA: 150 vjet nga guri i pare ne Shen Shtjefen 15-01-2008
Dje gjate shugurimit te katedrales se Shkodres Shkodėr- Shugurohet kisha Katedrale e Shėn Shtjefnit nė qytetin e Shkodrės, e njohur dhe si kisha e madhe. Ėshtė 150- vjetori i vėnies sė gurit tė parė tė themelit, mė 1858, qė solli nė Shkodėr dhe tė dėrguarin e Vatikanit, kardinalin Franc Rode, i cili nė predikimin e tij kujtoi se kjo kishė katedrale ėshtė dhunuar disa herė nga sundues dhe pushtime tė ndryshme, ndėrsa herėn e fundit ajo u shndėrrua nė njė pallat sporti, pėr tu rikthyer edhe njė herė nė objekt fetar nė fillim tė viteve 90-tė. Ai kujtoi se kjo kishė u bė njė tempull i qėndresės ndaj shtypjes. Ardhja e Atit tė Shenjtė, Gjon Pali i Dytė nė Shqipėri, nė prill 1993 dhe mbajtja e njė meshe, po nė kėtė tempull duke shuguruar dhe katėr ipeshkvit e parė shqiptarė tė periudhės pas komunizmit dhe lirimit tė fesė pati edhe njė ngjarje tjetėr, bekimin e altarit, ndėrsa dje u shugurua e gjithė kisha. Presidenti i Konferencės Ipeshkvnore Shqiptare, Imzot Rrok Mirdita, nė fjalėn e tij rikujtoi ardhjen e Papa Gjon Palit tė dytė dhe meshėn historike nė kėtė kishė. Tė pranishem nė meshėn e shenjtė dhe kryerjen e ritit pėrkatės ishin pėrfaqėsues tė Komunitetit Musliman Shqiptar, atij ortodoks, ambasadori italian nė Shqipėri, konsulli italian nė Shkodėr, pėrfaqėsues tė Presidencės e tė tjerė. Kisha Katedrale e Shkodres i ėshtė kushtuar Shėn Shtjefnit, i pari martir. Njė dėshmi e ēmuar pėr kėtė ėshtė vepra e meshtarit dhe humanistit Marin Barleti, i njohur nė historinė dhe nė kulturėn shqiptare, duke pėrshkruar rrethimin e Shkodrės. Besimtarėt shkodranė kėrkuan qė tė ndėrtohej njė kishė katedrale, duke i dėrguar njė kėrkesė pėr leje sulltanit nė Stamboll nė vitin 1851. Punimet filluan pas 7 vitesh, mė 7 prill tė vitit 1858 nė praninė e guvernatorit tė Shkodrės, Ali Pashės. Katedralja e Shkodrės, e rrethuar prej ushtrisė malazeze, 1912-1913, u bombardua nga goditjet e artilerisė malazeze, ku mjerisht predhat goditėn katedralen. Mė 7 mars 1991, u rihap katedralja nga franēeskani At Aleks Baqli. Mesha e parė postkomuniste u kremtua nga dom Zef Simoni, me meshtare tė tjerė me praninė edhe tė Nėnė Terezės. Me rihapjen e katedrales nė vitin 1993 pėrfundoi dhe restaurimi i saj. Kisha Katedrale e Shėn Shtjefnit nė Shkodėr ėshtė tepėr e njohur nė tė gjithė rajonin dhe ndėr kishat mė tė mėdha tė besimit katolik nė kėtė rajon.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Lajme nga kultura... Tue Jan 15, 2008 7:07 pm | |
| Sekretet e kalendarėve artistikė 15-01-2008
Institucinet kulturore hartojnė kalendarėt pėr vitin 2008. Fundi i javės qė vjen shėnon ngjarjet e para artistike
Institucioneve kulturore iu del pak mė vonė se tė tjerėve pija e festave tė fundvitit. Edhe pse 2008-a ėshtė ulur kėmbėkryq prej gati dy javėsh dhe njerėzit u janė kthyer punėve tė pėrditshme, sikur asgjė tė mos kishte ndodhur, qendrat kulturore i kanė ende dyert e mbyllura. Duhet tė presim edhe disa ditė tė tjera deri sa tė mund tė shohim njė ngjarje kulturore. Kėshtu, dyert e Teatrit Kombėtar do tė hapen nė fund tė javės qė vjen me dramėn Pamje nga ura me regji tė Albert Mingės, ku interpreton aktori Timo Flloko. Drejtori i TK-sė, Kristaq Skrami, thotė se me gjithė shikueshmėrinė rekord qė ka pasur kjo dramė, ka ende kėrkesa tė shumta. Mė tej kalendari do tė vazhdojė me dramėn Kėmbanat e muzgut, me regji tė Alfred Bualiotit dhe Anton Qesarit, pėr tė hyrė nė territorin e premierave. Do tė jetė Franku V me regji tė Arben Kumbaros, qė do tė ngrejė siparin e vėnieve tė reja. Mė tej pritet ende tė vendoset. Janė nė garė pėr tė hyrė nė kalendarin e premierave dramat fituese tė Festivalit tė dramės shqipe, ndėrsa priten tė vijnė nė Tiranė dy regjisorė tė huaj qė do tė ngjisin nė skenė njė Antikitet dhe Shekspirin. Kalendari i shfaqjeve nė Teatrin Kombėtar tė Operės dhe Baletit hapet nė 18 janar me njė koncert Gala. Ėshtė fillimi i njė serie prej 8 koncertesh, tė titulluara Koncertet e dimrit, nė bashkėpunim me Ansamblin Popullor, me pjesėmarrjen e solistėve tė orkestrės sė TKOB dhe Trupės sė Baletit. Sipas zyrės sė shtypit tė TKOB, kėto koncerte do tė zhvillohen gjatė muajve janar dhe shkurt, duke i paraprirė kėshtu vėnies nė skenė tė veprave tė mėdha, kombėtare dhe tė huaja, premiera dhe repertor. Flitet pėr njė vit ambicioz, qė pėrkon me 55 -vjetorin e krijimit tė TKOB si dhe me vitin e Pucinit. Nė programin e mbrėmjes sė 18 janarit parashikohen tė interpretohen pjesė nga operat Makbeth , Traviata, La Boheme, Aida, si dhe pjesė koreografike tė zgjedhura. Nė galerinė Kombėtare tė Arteve ngjarje tė reja do tė shohim nė muajin shkurt. Nė 14 janar ndahen ēmimet e Konkursit Ndėrkombėtar Onufri, ndėrkohė qė ekspozita do tė qėndrojė e hapur deri nė datėn 30 janar. Kalendari mėsohet tė hapet me njė ngjarje tė rėndėsishme, e cila vjen pėr herė tė dytė nė Tiranė, "World Press Photo". Fotografitė mė tė mira tė realizuara nga fotografė e agjenci fotografike, qė kanė mbushur gazetat e huaja gjatė vitit 2006, do tė ekspozohen nė ambientet e GKA-sė. Kalendari i kėtij institucioni ende nuk ėshtė shpallur zyrtarisht, edhe pse tashmė ėshtė vendosur nga kėshilli artistik i Galerisė. Mėsohet se kėtė vit (nė shtator) rikthehet konkursi Ndėrkombėtar i Fotografisė, Marubi, i cili nuk u zhvillua gjatė vitit 2007. Do tė vijojnė aktivitetet e pėrhershme si "Onufri 2008", "Pranverė(08) nė muajin prill, "Nėntori 2008". Ndėrsa gjatė vitit do tė ketė ngjarje nė bashkėpunim me artistė tė huaj e shqiptarė, si ekspozita Gjermane e Westfalise nė muajin mars, "Nothing to lose", Ekspozita me artistė bashkėkohorė tė Europės Juglindore, nė muajin maj. Nė muajin qershor vjen nė Tiranė njė grup artistėsh izraelitė. Do tė ketė ekspozita me artistė tė huaj si Christian Tanhauze, Ritva Luukkannen, Wim Couvers. Ekspozita retrospektive me veprat e Ibrahim Kodrės, Jakup Kerraj e Sadik Kacelit. Ekspozita me artistėt Naxhi Bakalli, Anastas Kostandini, Bashkim Ahmeti, Gjelosh Gjoka, Anila Rubiku, Ilir Zefi, Agim Sula, Gani Gashi, Suzana Ligoreci, Miradije Ramiqi, Afrim Spahiu. Kalendari i aktiviteteve pritet tė hapet edhe nė Muzeun Historik Kombėtar. Sipas drejtorit tė MHK-sė, Beqir Meta, ngjarja e parė ėshtė ekspozita dokumentaro-fotografike pėr Kongresin e Manastirit. Edhe pse Kongresi ėshtė mbajtur nė nėntor, si njė ngjarje e madhe, qė kėtė vit ka 100-vjetorin, ėshtė menduar tė hapė kalendarin. Ngjarje tė tjera tė mėdha qė janė parashikuar ėshtė 80-vjetori i krijimit tė Mbretėrisė shqiptare, qė sipas Metės shėnon njė moment tė rėndėsishėm nė formimin e shtetit. Do tė pėrkujtohet me njė ekspozitė edhe Lidhja Shqiptare Prizrenit, etj. Tė gjitha institucionet duket se e kanė pėrcaktuar kalendarin e vitit, veēse qė tė fillojė duhet tė presim edhe disa ditė.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | |
| Faqja 2 e 2 | Shko tek faqja : 1, 2 |
| | Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
| |
| |
| |
|