Forumi­Calendar­Gallery­Pytėsori­Kėrko­Regjistrohu­Lista e Anėtarėve­Grupet e Anėtarėve­Identifikohu
Posto temė tė re   Pėrgjigju temėsShare | 
 

 Lajme Nga Vendi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Nga Vendi   Fri Dec 07, 2007 9:33 pm

Zana Tartari,kandidate per anetare e KLD
E Premte, 07 Dhjetor 2007

Zana Tartari do te jete emri i ri i kandidates per te qene anetare e KLD. Te majtet kane filluar hedhjen e firmave qe do te materializojne kandidaturen e avokates se njohur, e cila do te renditet perkrah tre kandidaturave te tjera, perkatesisht Rustem Gjates e Alfred Karamuces te propozuar nga 28 deputete te PD, dhe Maks Haxhise, te propozuar nga nje grup miks i deputeteve te majte dhe te djathte. Keshtu, tashme kater kandidaturat do te garojne per dy vendet vakant te KLD, pas perfundimit te mandatit te Gjovalin Pernoces dhe Aleksander Muskajt. Sot pritet qe kerkesa prej 28 deputetesh te majte per kandidaturen e Tartarit te depozitohet ne Kuvend.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Nga Vendi   Sat Dec 08, 2007 5:31 pm

OSBE: Sistem i adresave, sipas modelit holandez
E Shtune, 08 Dhjetor 2007

Zevendesministri i Brendshem, Ferdinand Poni, deklaroi diten e djeshme se kompletimi i sistemit te adresave po ecen paralelisht me ate te dixhitalizimit te gjendjes civile. Duke llogaritur premtimin e qeverise, se dixhitalizimi i regjistrave te gjendjes civile do te jete gati ne mesin e vitit 2008, atehere, sipas Ponit, edhe sistemi i plote i adresave do te realizohet ne kete periudhe. "Ky komponent ecen paralelisht me ate te regjistrit civil, duke bere te mundur qe ne perfundim te tij, te kemi nje sistem te kompjuterizuar te Gjendjes Civile, si dhe nje sistem te konsoliduar adresash", deklaroi zv/ministri i Brendshem, Ferdinand Poni. Kete deklarate numri dy i Ministrise se Brendshme e beri gjate seminarit te zhvilluar nga kjo ministri ne bashkepunim me OSBE, me teme "Mbi modelin e sistemit te adresave ne Shqiperi". Ndersa shefi i Asistences Teknike te OSBE-se, Frank Nan, prezantoi ne seminar modelin holandez te adresave, i cili, sipas tij, paraqet ngjashmeri me ate te Shqiperise dhe per kete arsye mund te sherbeje si pikenisje per sistemin e ri te adresave ne Shqiperi. Ne seminar referuan edhe perfaqesues te ministrive te linjes dhe perfaqesues te qeverisjes vendore, te cilet dhane mendimet e tyre mbi sistemin e adresave. Ky seminar u zhvillua ne vazhden e konsultimeve per projektin e madh te modernizimit te Sherbimit te Gjendjes Civile, ku komponent shume i rendesishem eshte dhe sistemi i adresave. Ne seminar merrnin pjese vec zv.ministrit te Brendshem, Ferdinand Poni, dhe shefi i Asistences Teknike te OSBE-se, Frank Nan edhe perfaqesues te agjencive shteterore, te cilat do te jene perdorues te sistemit te adresave ZQRPP, ALUIZNI, INSTAT, Posta Shqiptare, Instituti i Urbanistikes dhe DP e Rrugeve.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Nga Vendi   Mon Dec 31, 2007 5:44 pm

Basha: Do vazhdoj tė jem ministėr

TIRANĖ- Ministri i Punėve tė Jashtme, Lulėzim Basha do tė vazhdojė tė ushtrojė detyrėn nė krye tė dikasterit qė ai drejton. Nė pėrgjigje tė kėrkesės sė opozitės pėr dhėnien e dorėheqjes pas zhveshjes nga imuniteti, Basha tha se kjo ēėshtje nuk do tė ketė asnjė ndikim nė punėn e tij. "Motivi dhe historia e kėsaj ēėshtjeje kanė qenė tė njohura kohė mė pėrpara, jo vetėm nga qytetarėt shqiptarė, por edhe nga partnerėt tanė ndėrkombėtarė, tė cilėt e njohin Shqipėrinė prej shumė kohėsh dhe, nė kėtė kuadėr, nuk do tė ketė asnjė ndikim as nė pėrkushtimin tim dhe as nė axhendėn time diplomatike",- tha Basha. I pyetur nėse mendonte se hetimet pėr rrugėn Durrės-Kukės do tė ngadalėsonin punimet, ministri i Jashtėm theksoi se, "nuk besoj se do tė kenė ndonjė efekt. Siē u shpreha dhe dje, asgjė nuk mund tė ndalojė mė punimet nė rrugėn Durrės-Kukės". Lulėzim Basha u zhvesh nga imuniteti dy ditė mė parė nga Kuvendi, me njė numėr tė konsiderueshėm votash. Ai u votua kundėr heqjes sė imunitetit vetėm nga demokristianėt dhe disa deputetė tė Partisė Demokratike.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Nga Vendi   Mon Dec 31, 2007 5:45 pm

Qeveria, reformė nė Drejtorinė e Shėrbimeve
30-12-2007

TIRANĖ- Drejtoria e Shėrbimeve Qeveritare do t’i nėnshtrohet procesit tė reformimit administrativ, me qėllim reduktimin e shpenzimeve dhe rritjen e tė ardhurave, duke ulur nė kėtė mėnyrė edhe subvencionin nga buxheti i shtetit. Reformimi nė fjalė do tė ndodhė gjatė vitit 2008 dhe bėhet i ditur nė relacionin qė shoqėron projektvendimin e miratuar dje nga qeveria, me anė tė sė cilit u shtua njė fond prej 60 milionė lekėsh pėr Drejtorinė e Shėrbimeve Qeveritare, pėr shpėrblimin e punonjėsve me rastin e festave tė fundvitit. Nė relacion thuhet gjithashtu se, edhe pse nuk ka munguar dėshira pėr tė motivuar stafin me shpėrblim financiar, kufizimet ligjore kanė ndikuar pėr mosdhėnien e shpėrblimeve ngaqė ndėrmarrja ka rezultuar me humbje. Pėr pasojė, sqarohet mė tej, punonjėsit e Drejtorisė sė Shėrbimeve Qeveritare nuk kanė pėrfituar asnjėherė shpėrblime nė fund viti, si pjesa tjetėr e administratės shtetėrore. Nė relacionin e projektvendimit bėhet dhe njė sqarim se ku konsiston puna e Drejtorisė sė Shėrbimeve Qeveritare, ku ndėr tė tjera thuhet se, ky institucion, pėr vetė natyrėn e punės, nuk ka mundur tė realizojė fitim neto dhe pėr kėtė arsye diferenca negative, ndėrmjet tė ardhurave dhe shpenzimeve, ėshtė mbuluar nga Buxheti i Shtetit nė formėn e subvencionit.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Nga Vendi   Mon Dec 31, 2007 5:45 pm

Krerėt e pushtetit lokal, tani me Pasaportė Shėrbimi
30-12-2007

TIRANĖ- Tė gjitha kryetarėt e bashkive dhe komunave do tė pajisen me Pasaportė Shėrbimi. Njė gjė e tillė ėshtė bėrė e mundur vetėm dje gjatė mbledhjes sė Kėshillit tė Ministrave, kur ėshtė miratuar njė projektvendim i posaēėm, i cili parashikon njė ndryshime nė Vendimin e Kėshillit tė Ministrave “Pėr lėshimin e Pasaportave Diplomatike dhe tė Shėrbimit”. Sipas ndryshimit nė fjalė, nė listėn e gjatė tė personaliteteve dhe zyrtarėve tė shtetit qė pajisen me pasaportė shėrbimi, shtohen edhe kryetarėt e bashkive dhe tė komunave. Nė relacionin qė i bashkėngjitet projektvendimit sqarohet se, pajisje me pasaportė shėrbimi pėr kryetarėt e bashkive e tė komunave, do tė lehtėsojė lėvizjen e tyre, e sidomos nė vendet fqinje, duke i pėrjashtuar nga procedurat e marrjes sė vizave nė vendet e rajonit. “Duke i njohur kėtė tė drejtė kryetarėve tė bashkive dhe komunave i krijohen lehtėsitė e nevojshme pėr tė intensifikuar bashkėpunimin me homologėt e tyre, me qėllim krijimin e binjakėzimit dhe realizimit tė projekteve tė pėrbashkėta”,- thuhet nė relacion qė mban firmėn e ministrit tė Jashtėm, Lulzim Basha. po sipas kėtij relacioni, “propozimi i pėrfshirjes pėrsėri nė kategorinė e pėrfituesve tė pasaportave tė shėrbimit mbėshtetet nė natyrėn pėrfaqėsues tė funksionit tė tyre, i cili justifikon imunitetin qė ofron pasaporta”. Vetėm pak ditė mė parė, gjatė punimeve tė Kuvendit, marrja e vizave nga ana e krerėve tė pushtetit lokal ėshtė ngritur si shqetėsim nga deputeti demokristian, Frrok Gjini. Sipas tij, ėshtė nuk ėshtė aspak normal, qė njė kryetar bashkie apo komune tė rrijė me ditė tė tėra para njė ambasade pėr t’u pajisur me njė vizė. Kryeministri Sali Berisha mbėshteti shqetėsimin e deputetit tė PDK-sė dhe njoftoi se, shumė shpejt, vendimi pėr krerėt e pushtetit lokal do tė kalonte nė qeveri. Dhe nė fakt, ashtu ndodhi, kur vetėm dje qeveria riktheu sėrish nė fuqi tė drejtėn e pajisjes me pasaportė shėrbimi pėr kryetarėt e bashkive dhe komunave.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Nga Vendi   Mon Dec 31, 2007 5:46 pm

Dhuna nė familje, PS nismė pėr dėnimin maksimal

Projektligji pritet t'i paraqitet Kuvendit pėr diskutim dhe mė pas pėr miratim

TIRANĖ- Fillimviti i ardhshėm pritet tė jetė tepėr aktiv pėr Partinė Socialiste nė betejėn e saj opozitare. Ndryshe nga viti qė po lėmė pas, pėr vitin e ardhshėm socialistėt kanė parashikuar qė pėrveē oponencės sė tyre parlamentare, duke kritikuar nismat vendimmarrėse tė qeverisė, tė paraqesin nė Kuvend edhe alternativat e saj ligjore. Projektligji i parė qė pritet t'i paraqitet Kuvendit pėr diskutim dhe mė pas pėr miratim do tė jetė pikėrisht ai qė ka tė bėjė me marrjen e masave parandaluese tė dhunės nė familje. Pėr kėtė qėllim, specialistė tė fushės juridike pranė PS-sė janė duke hartuar njė projektligj pėr ndryshimin nė Kodin Penal me qėllim ashpėrsimin e masave ndaj tė gjitha rasteve tė dhunės nė familje. Kreu i Komisionit tė Posaēėm pėr Ēėshtjet Ligjore pranė Asamblesė Kombėtare tė PS-sė, Ylli Manjani ka bėrė tė ditur dje se, socialistėt kanė vendosur tė paraqesin pėr miratim nė Kuvend njė projektligj tė veēantė me qėllim kufizimin e saj. "Sigurisht qė keqqeverisja ka ndikuar nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nė shtimin e rasteve tė dhunės nė familje, nė tė gjitha format e saj, duke filluar nga kanosjet e deri te vrasjet. Kultura e mosndėshkimit tė dhunuesve tė familjarėve, pėr fat tė keq, ka fituar terren. Parandalimi i rasteve tė dhunės nė familje ėshtė inekzistent. PS, nėpėrmjet grupit tė saj kuvendor do tė depozitojė nė seancėn e parė kuvendore tė vitit tė ardhshėm, nismėn e saj ligjvėnėse pėr disa shtesa e ndryshime nė Kodin Penal tė Republikės",- u shpreh Ylli Manjani. Ky projektligj, sipas tij, do tė synojė heqjen e ēdo justifikimi apo alibie tė gjykatėsve dhe prokurorėve tė Republikės, pėr mungesė legjislacioni qė ndėshkon dhunėn nė familje. "Ne jemi pėr ndėshkim maksimal tė tė gjithė dhunuesve qė fyejnė, kėrcėnojnė, rrahin apo mė keq akoma vrasin familjarėt e tyre",- u shpreh Manjani. Gjithashtu grupi kuvendor i PS-sė do tė propozojė edhe disa ndryshime nė ligjin "Pėr Masa Ndaj Dhunės nė Marrėdhėniet Familjare", duke synuar forcimin e pėrgjegjėsive tė qeverisjes sė vendit pėr ndalimin e dhunės nė familje, si dhe rritjen e aftėsive parandaluese tė shtetit nė ndalimin e kėsaj lufte.



_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 

Lajme Nga Vendi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: PoLiTiKa-
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės