Forumi­Calendar­Gallery­Pytėsori­Kėrko­Regjistrohu­Lista e Anėtarėve­Grupet e Anėtarėve­Identifikohu
Posto temė tė re   Pėrgjigju temėsShare | 
 

 Lajme Te Fundit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Te Fundit   Sat Dec 08, 2007 5:29 pm

Sot perkujtohet Dita e Rinise
E Shtune, 08 Dhjetor 2007

Kryeministri Berisha do te marri pjese sot ne koncertin festiv qe Ministria e Kultures do te mbaj ne sheshin "Skenderbej" me rastin e 8 Dhjetorit, si Dita e Rinise. Keshtu Berisha si kreu i ekzekutivit pritet te mbaj me kete rast nje fjale per te gjithe te rinjte, te cilet do te festojne ne sheshin "Skenderbej". Ne fjalen me kete rast, Berisha pritet te perkujtoje edhe figurat e spikatura te levizjes se Dhjetorit te vitit 1990. Nga ana tjeter, Berisha ne fjalen qe do te mbaj per te pranishmit ne shesh pritet te jete i distancuar nga ngjyrimet politike per diten e 8 Dhjetorit. Pas fjales se Berishes, pritet qe ne skene te shfaqen kengetaret me te shquar ne vend qe do te pershendesin festen e rinise.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Te Fundit   Sat Dec 08, 2007 5:29 pm

Greqia, mirenjohje per zjarrfikesit shqiptare
E Shtune, 08 Dhjetor 2007

Disa punonjes te reparteve te mbrojtjes kunder zjarrit moren dje diplomat e nderimit te sherbimit zjarrfikes pas ndihmes se tyre ne zjarret tragjike qe perfshine kete vere vendin fqinje. Hristos Apostolopoulos, drejtor per marredheniet me publikun ne ambasaden e Greqise ne Tirane, pohoi per "Koha Jone" se te dekoruarit jane Levend Braja, Vullnet Onjea, Afrim Cako dhe Adrian Zilfo. Ata moren diploma nderi, ne shenje mirenjohjeje nga autoritetet helene, per perpjekjet ne shuarjen e zjarreve shkaterrimtare qe goditen Greqine veren qe shkoi.

Ne ceremonine e posacme qe u zhvillua ne ambasade, ishte i pranishem ambasadori Konstandinos Kokosis i cili dorezoi diplomat dhe ministri yne i Brendshem Bujar Nishani. Po ashtu, merrnin pjese perfaqesues te sherbimeve zjarrfikese te te dy vendeve.

Kokosis, kujtoi faktin se zjarret e veres ishin dukuri qe preku, ne nivel te ndryshem, te gjitha vendet e rajonit. Ai theksoi se pala greke ka dhene ndihmen e saj ne raste analoge, duke iu referuar vecanerisht te misioni i makinave zjarrfikese para nje viti ne rrethin e Shkodres. Kokosis komunikoi se qeveria greke, ne kuadrin e Planit per Rimekembjen e Ballkanit, do te jape 50.000 euro per vepra antizjarr ne lagjen historike "Mangalem" te Beratit.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Te Fundit   Sat Dec 08, 2007 5:30 pm

Erdogan, mesazh nga qielli per Berishen
E Shtune, 08 Dhjetor 2007

Kryeministri i Turqise, Taip Erdogan, i dergoi Kryeministrit Berisha nje mesazh urimi, ndersa kalonte mbi qiellin shqiptar ne udhetimin e tij per ne Portugali. "Dua t'u dergoj pershendetjet e mia me te mira Shkelqesise Tuaj, shendet dhe lumturi, prosperitet dhe pune te mbare ne te mire te mbare popullit shqiptar. Une besoj fortesisht se marredheniet e shkelqyera ekzistuese midis dy vendeve tona do te zhvillohen me tej ne vitet qe do te vijne", thekson Kryeministri turk ne mesazhin e derguar Berishes. Ky eshte nje rregull per te gjithe personalitetet e larta qe kalojne ne hapesiren ajrore te nje vendi. Nje mesazh te tille pershendetjeje ne drejtim te Berishes dergoi dhe Papa Benedikt XVI, gjate kalimit ne hapesiren ajrore shqiptare, teksa shkonte per vizite ne Turqi.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Te Fundit   Sat Jan 12, 2008 2:48 pm

“Reforma zgjedhore, te majtet duhet te mblidhen”
E Shtune, 12 Janar 2008

Bashkekryetari socialist per reformen zgjedhore, Kastriot Islami, kerkon mbledhjen e tryezes se partive te majta politike, per te diskutuar mbi reformen zgjedhore. Ne ngercin e krijuar per perzgjedhjen e sistemit zgjedhor, qe duhet te percaktohet ne vendin tone, Islami propozoi nje tryeze te gjere per te diskutuar ne menyre qe te arrihet marrja e nje vendimi per sistemin. Ceshtje e cila prej muajsh nuk po zgjidhet nga komisioni. Ai pohoi se Partia Socialiste i qendron pese “jo”-ve te saj per reformen, si mospranimin e ekzistences se fenomenit te Dushkut, por edhe percaktimit te pragut elektoral, qe, sipas tij, mund te pesoje edhe nje rritje te vogel. PS deklaron se minimalisht pragu duhet te jete 2,5% sa eshte aktualisht, por nuk perjashton dhe ndonje rritje te lehte te tij. Komisioni per reformen zgjedhore, nuk mblidhet prej nje muaji.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Te Fundit   Sat Jan 12, 2008 2:48 pm

Peci: S’kemi asnje projekt te ri te partive per reformen ne drejtesi
E Shtune, 12 Janar 2008

Grupi i eksperteve te percaktuar per reformen ne drejtesi, ka arritur te aprovoje me konsensus nenet e para te projektligjit “Per Organizimin e Pushtetit Gjyqesor”. Nje prej tyre, Spiro Peci, tha per gazeten se me ne fund mes partive politike po diskutohet me nje fryme mirekuptimi. “Aktualisht jemi duke u marre vetem me projektligjin per organizimin e pushtetit gjyqesor. Eshte nje projekt i prapambetur. Per momentin nuk kemi asgje tjeter ne dore”, tha Peci. Sipas tij, eshte ende heret per te folur nese do te kete ndryshime ne Kushtetute per realizimin e reformes ne drejtesi, apo ndryshime ne ligje te tjera. “Nuk mund te them asgje, sepse ne komisionin e ligjeve nuk ka asnje propozim tjeter”, theksoi Peci. Ai u shpreh se ne diskutimet e projektit per sistemin gjyqesor jane marre parasysh sugjerimet e bera nga Keshilli i Larte i Drejtesise si dhe Konferenca Gjyqesore. “Shume shpejt do i dorezojme komisionit te ligjeve nje projekt te plote te diskutuar e shqyrtuar me konsensus”, vijoi deputeti. Diskutimi per reformen do te vijoje diten e hene kur eshte percaktuar mbledhja e radhes se komisionit te ligjeve per kete ceshtje.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Te Fundit   Sat Jan 12, 2008 2:49 pm

Brace: Basha, doreheqje per t’i hapur rruge hetimit per abuzimet
E Shtune, 12 Janar 2008

Partia Socialiste kerkon doreheqjen e ministrit te Jashtem, Lulzim Basha, me argumentin se po pengon hetimet per rrugen Durres-Kukes. Nenkryetari i Grupit socialist, Erion Brace, theksoi dje se prej kohesh PS kerkon doreheqjen e ministrit, pasi nuk mund te perputhet roli dhe funksioni i ministrit ne qeveri me rolin dhe funksionin e Prokurorise se Pergjithshme. “Qeveria eshte ajo qe nuk po lejon hetimin e ministrit Basha, lidhur me akuzat e bera ndaj tij publike ne periudhen kur ka qene minister i Puneve Publike dhe Transporteve”, akuzoi Brace. Sipas tij, eshte pikerisht ekzekutivi qe nuk i dorezon Prokurorise se Pergjithshme materiale qe lidhen me ndertimin e rruges Durres-Kukes. Nenkryetari Grupit socialist i kerkoi prokurorise qe te sekuestroje procesverbalin e qeverise per rrugen e te mos vazhdoje ta kerkoje ate. Nga ana tjeter, Brace ngriti dhe shqetesimin se po pengohet edhe hetimi parlamentar qe eshte ngritur nga Kuvendi po per te njejten ceshtje. Sipas tij, institucionet nuk po japin materialet e nevojshme per te kryer hetimin mbi rrugen.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Te Fundit   Sat Jan 12, 2008 2:50 pm

Valentina Duka: Fitorja erdhi prej manipulimeve
E Shtune, 12 Janar 2008

Valentina Duka, zonja e hekurt e Fakultetit te Historise dhe Filologjise, duket se ka mbetur shume e zhgenjyer nga rezultati i zgjedhjeve, prej nga ajo doli humbese. Ajo ka qendruar nen ankthin e daljes se rezultateve perfundimtare dy net me pare, duke qendruar me shpresen se ato do te pesonin ndryshim. Por, nje gje e tille nuk ka ndodhur, edhe pse profesoresha e historise ka deklaruar me pare se ka pasur nje liste mjaft te gjate te pedagogeve mbeshtetes. E kontaktuar me ane te telefonit, Valentina Duka tha dje, per gazeten “KJ”, se ndihej shume e lodhur, per shkak se kishte pritur deri vone rezultatet e votimeve te pedagogeve, studenteve dhe stafit jo akademik. Ajo dukej tejet e demoralizuar dhe e derrmuar nga rezultati, duke qene e bindur se arsyeja e vertete e tij, ishte detyrimi i studenteve per te votuar per kandidatin e saj rival, Dhori Kule. Kandidatja Duka do te jete tashme pedagoge ne Departamentin e Gazetarise, se bashku me koleget e saj mbeshtetes. Pothuaj te gjithe kandidatet per rektore dhe dekane, duket se e kane gdhire deri ne mengjes, duke deklaruar se kishin qendruar deri ne oren 06:00 te mengjesit te djeshem, ne pritje te rezultateve perfundimtare. Duke qene se kandidatet per poste drejtuese ne universitete ishin ne nje gare te forte, atehere ka pasur fitues dhe humbes. Te paret kane pritur urime gjate gjithe dites se djeshme, ndersa te dytet kane pritur “ngushellimet” e mbeshtetesve te tyre, si pedagoge, ashtu edhe studente dhe staf jo akademik. Dy dite me pare, kandidatja per rektore ne Universitetin e Tiranes, Valentina Duka, leshoi akuza ne drejtim te rivalit te saj, Kule, i cili eshte zgjedhur rektor. Ajo u shpreh, dy dite me pare, se “vezhguesit e zgjedhjeve me kane informuar se njerezit e Kules i kane shtyre studentet te votojne per te. Nuk eshte aspak normale qe te detyrohen studentet se per ke te votojne”, ka perfunduar ajo. Megjithate, tani te pakten ankthi mori fund per te gjithe. Asnjerit prej kandidateve nuk u duhet me te shpenzojne energji per te bindur studentet dhe koleget e tyre se sa vlejne, sepse zgjedhjet ne universitete moren fund.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Te Fundit   Mon Jan 14, 2008 6:11 pm

Berisha: Shqiperia, nder me te sigurta ne Evrope
E Hene, 14 Janar 2008

Pervjetori i krijimi te Policise se Shtetit, u shfrytezua dje nga kryeministri per te vleresuar se aktualisht jemi nje nder vendet me te sigurta ne rajon dhe me gjere. Njekohesisht, Berisha ka bere krahasime me gjendjen sipas tij kur vendin e drejtonte e majta. Per Berishen, ne ate periudhe, “ligjin e benin bandat perkatese ne cdo qytet”. Berisha permendi “serialkillerin Nehat Kulla” dhe Aldo Baren, duke premtuar se edhe ne vazhdim, situata e rendit do te konsolidohet gjithnje e me shume.

Deklaratat e Berishes u bene gjate fjales se mbajtur me rastin e 95-vjetorit te themelimit te Policise se Shtetit, ne nje ceremoni te zhvilluar dje paradite ne Teatrin Kombetar. Duke vene ne dukje punen e policise ne luften kunder bandave me kriminele dhe zyrtareve te korruptuar ne vend, Berisha theksoi se tashme vendi ka standarde te larta sigurie. “Sot ne jemi nje nder vendet me te sigurta, jo vetem ne rajon, por edhe me gjere. Jeta e qytetareve shqiptare, veprimtaria dhe prona e tyre eshte e sigurt”, - vuri ne dukje Berisha. Ne kete pike, ai paralelizoi” “Ne nje moment kur forcat politike vendosen te ndryshojne sistemin e numerimit te votave, ju permbushet me dinjitet te madh, me perkushtim, me pergjegjesi, detyren e ngarkuar nga ligji, pa te cilen vendi do te kishte pasoja shume te renda”.

Kryeministri duke vene ne dukje faktin se rendi eshte permiresuar qe nga viti 2005 kur e djathta erdhi ne pushtet, theksoi se “tre vjet me pare Lushjna dominohej nga Aldo Bare, por bresherite e tij shkreheshin edhe mbi ju”. Me tej, vazhdoi idene e tij: “Tirana veriore dominohej nga serialkilleri Nehat Kulla, po keshtu qytetet e tjera”. Berisha i kujtoi uniformave blu se “ne keto dy vjet e gjysme, nuk di ndonje polici tjeter qe te kete cmontuar banda nga me te pasurat dhe me te fuqishmet e Evropes, t’i kete ndjekur ata nga shpellat e Alpeve ne hotelet me shume yje te metropoleve te Evropes, ta kete bere kete ne respektin me maksimal te lirive dhe te drejtave te qytetareve. Ju ne keto operacione nuk ushtruat reprezalje, por profesionalizmin, trimerine, guximin, vendosmerine tuaj”.

Ketu kryeministri vuri ne dukje se “ne erdhem ne pushtet me nje premtim, rendin dhe sigurine, zero tolerance ndaj krimit”. “Kete angazhim para qytetareve shqiptare ne nuk e bazonim ne ekspertizen tone partiake. Ne e bazonim ne besimin e madh tek ju, efektivat e policise se shtetit, ne besimin te guximi juaj, ne besimin te ndershmeria juaj, ne besimin te profesionalizmi juaj”. Ne perfundim, kryeministri i kerkoi forcave te rendit qe “te mos ju ndrydhet dora dhe te mos ju shkrepe syri ndaj cilitdo qe merr persiper krime te shemtuara ne vend”.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Te Fundit   Mon Jan 14, 2008 6:11 pm

Topi, “Medalje Mirenjohjeje” per Policine e Shtetit
E Hene, 14 Janar 2008


Me rastin e 95-vjetorit te krijimit te Policise se Shtetit, Presidenti Bamir Topi vleresoi me “Medaljen e Mirenjohjes” forcat e rendit ne vend. Ne fjalen e tij, Presidenti Topi theksoi se integrimi i vendit ne strukturat euro-atlantike kerkon edhe nje siguri me standarde te larta. “Ne sot e cilesojme Policine e Shtetit si arma me e kualifikuar, qe i jep siguri Shqiperise dhe si nje instrument me te cilin krenohemi ne te gjitha sfidat e integrimit tone”, theksoi Presidenti Topi. Sipas tij, policia ka dhene nje kontribut te pazevendesueshem ne arritjen e sigurise, rendit dhe stabilitetit te jetes se qytetareve, si dhe funksionimit te institucioneve te vendit.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Te Fundit   Mon Jan 14, 2008 6:12 pm

Zyra shteterore per femijet e policeve te vrare
E Hene, 14 Janar 2008


Kryeministri Berisha kerkon qe ne vend te ngrihen zyra te vecanta per t’iu dhene ndihme dhe per te treguar kujdes per femijet e policeve te rene ne krye te detyres. Kreu i ekzekutivit kerkoi dje nga ministri i Brendshem, Bujar Nishani, ngritjen e ketyre zyrave brenda struktures se kesaj ministrie.

“Une kerkoj nga ju si ministri te keni zyra te vecanta te kujdesit per ta. Ne ju detyrohemi shume atyre, femijet e tyre sot jane jetime, qe te mos mbeten jetime femijet tane, bashkeshortet e tyre sot jane te veja, vetem qe bashkeshortet tona te mos mbeteshin te veja”, iu drejtua Berisha ministrit Nishani gjate ceremonise te mbajtur per 95-vjetorin e krijimit te policise. Kryeministri theksoi se qeveria ka nje detyrim madhor ndaj femijeve dhe familjeve te policeve te vrare dhe gjithmone e me shume qeveria do t’i kushtoje vemendje atyre. Ne fjalen e tij, te mbajtur ne ceremoni, Kryeministri Berisha shprehu mirenjohje ne menyre te vecante ndaj inspektoreve, punonjesve, oficereve te Policise se Shtetit, qe dhane jeten ne permbushje te detyres se tyre ne mbrojtje te ligjit dhe ne mbrojtje te sigurise se qytetareve.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Te Fundit   Mon Jan 14, 2008 6:12 pm

“Policia te luftoje edhe korrupsionin brenda saj”
E Hene, 14 Janar 2008


Lufta kunder korrupsionit ne radhet e policise u be serish dje teme e diskutimeve ne pervjetorin e Policise se Shtetit. Kryeministri Berisha tha se krahas luftes pa kompromis kunder krimit te organizuar dhe trafiqeve, policet duhet te luftojne edhe korrupsionin brenda radheve te veta. “Forconi cdo dite e me shume luften kunder korrupsionit dhe abuzimit, se keshtu do t’i beni vetes dhe vendit sherbimin me te mire”, - tha Berisha, duke shtuar: “Sic jeni trima ne aksione policore, po ashtu kam besim se me gersheret e ligjit do te prisni duart e zeza te zyrtareve qe i kerkojne qytetarit ryshfet per nje sherbim qe atij i takon me ligj”. Berisha kembenguli ne faktin se lufta ndaj korrupsionit eshte po aq e rendesishme sa lufta qe iu be bandave ne Lushnje, Durres, Tirane, Elbasan. “Kete kerkojne qytetaret shqiptare dhe vendet evropiane ku ne duam te bashkohemi”, - theksoi Berisha, duke kujtuar se ligji i ri per policine e shtetit dhe BE kerkojne standarde te larta sherbimi per te rritur sigurine e vendit.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Te Fundit   Mon Jan 14, 2008 6:13 pm

“Rama, hipokrit per Tiranen e gjelber”
E Hene, 14 Janar 2008


Partia Demokratike e konsideroi dje si hipokrizi deklaraten e kryebashkiakut te Tiranes, Edi Rama, per me shume hapesira te gjelbra ne kryeqytet. Zedhenesi i PD-se, Gerti Bogdani, deklaroi se Tirana ne kete fillimviti eshte e mbushur me plehra dhe kryetari i Bashkise, Rama, ka punuar vetem per ta betonizuar ate. “Fillimi i vitit e gjen Tiranen me me shume plehra se peme; kjo te kujton kartolinen e shemtuar te Vitit te Ri, qe z. Rama u dha qytetareve te Tiranes. Hapesirat e pakta te gjelbra te qytetit jane zevendesuar me beton dhe pallate shumekateshe; kjo te kujton se kryetari i bashkise eshte vetem kryetari i KRRT-se”, theksoi zedhenesi i PD-se ne nje prononcim per mediat. Partia Demokratike nxjerr si perfundim se Edi Rama, njekohesisht edhe kryetar i Partise Socialiste, nuk eshte me kryebashkiaku i Tiranes. “Megjithate, eshte e natyrshme qe z. Rama mund te flase keshtu, sepse ai u nda dhe e la pas dore Bashkine e Tiranes, kur z. Ruci e shpalli ate Kryeminister dhe kur z. Rama vuri Eduard Shalsin kryetar bashkie, vetem disa dite pasi e kishte veshur ate si Plaku i Vitit te Ri ne nje kopsht te Tiranes”, deklaroi Bogdani. Sipas tij, imazhi qe te kujton Edi Rama si kryebashkiak i Tiranes eshte ai i nje njeriu me sepate ne dore.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Te Fundit   Mon Jan 14, 2008 6:15 pm

“Qeveria po bllokon hetimin Durres-Kukes”
E Hene, 14 Janar 2008


Nenkryetari i Grupit parlamentar te Partise Socialiste, Erion Brace, deklaroi dje se Kryeministri Berisha nuk po lejon Kryeprokuroren, Ina Rama, te hetoje rrugen Durres-Kukes. Sipas Braces, vendi eshte pa nje Prokuror te Pergjithshem, sepse qeveria Berisha nuk mund ta lejoje Ina Ramen te hetoje procedurat per ndertimin e kesaj rruge.

“Mjafton t’ju kujtoj se si u zgerdhi Kryeministri me nje tufe burrash te perzier ne vjedhje, kur gazetaret pyeten ate, nese do t’i pergjigjej prokurorise per hetime. Ajo e qeshur folklorike e Kryeministrit dhe cetes se tij tregojne me se miri se ne Shqiperi nuk ka Prokuror te Pergjithshem”, theksoi Brace dje perpara medieve. Erion Brace theksoi se ndertimi i kesaj rruge nuk po hetohet as ne komisionin e posacem parlamentar qe mazhoranca ngriti per hetimin e saj. Numri dy i Grupit parlamentar te PS-se perseriti akuzat se Kryeministri Berisha dhe ish-ministri i Transporteve, Lulezim Basha, kane perfituar ne menyre te paligjshme shuma te medha parash nga tenderi i kesaj rruge. Sipas Braces, nga ndertimi i rruges Durres-Kukes perfituesit e vetem jane familjet Basha dhe Berisha.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 

Lajme Te Fundit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: PoLiTiKa-
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės