Forumi­Calendar­Gallery­Pytėsori­Kėrko­Regjistrohu­Lista e Anėtarėve­Grupet e Anėtarėve­Identifikohu
Posto temė tė re   Pėrgjigju temėsShare | 
 

 Lajme Te ndryshme

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Te ndryshme   Tue Jan 15, 2008 6:23 pm

PD: Rama e la bashkinė kur Ruēi e shpalli kryeministėr
14/01/2008
• Edi Rama la pas dore Tiranėn kur deputeti socialist, Gramoz Ruēi e shpalli atė kryeministėr.

Partia Demokratike ka reaguar dje lidhur me deklaratat e kreut tė Bashkisė sė Tiranės, se kryeqytetit po i shtohen hapėsirat e gjelbėrta. Duke folur nė njė konferencė pėr shtyp, zėdhėnėsi i Partisė Demokratike, Gerti Bogdani, tha se “Eshtė e natyrshme qė zoti Rama mund tė flasė kėshtu sepse ai u nda dhe e la pas dore Bashkinė e Tiranės, kur zoti Ruēi e shpalli atė kryeministėr dhe kur zoti Rama vuri Eduard Shalsin kryetar bashkie, vetėm disa ditė pasi e kishte veshur atė si plaku i Vitit tė Ri nė njė kopėsht tė Tiranės”, deklaroi zėdhėnėsi i demokratėve. Sipas Bogdanit, deklaratat e kreut tė bashkisė sė kryeqytetit tė kujtojnė pikėrisht kartolinėn qė Rama u shpėrndau banorėve tė Tiranės, me rastin e Vitit tė Ri. “Dje kryetari i bashkisė deklaroi, se po i shtohen hapėsirat e gjelbėrta kryeqytetit. Tė pretendosh se Tirana po kthehet nė njė qytet tė gjelbėr ėshtė hipokrizi e hapur, sepse fillimi i vitit e gjen Tiranėn me mė shumė plehra se pemė. Kjo tė kujton kartolinėn e shėmtuar tė Vitit tė Ri qė zoti Rama u dha qytetarėve tė Tiranės”, theksoi mė tej zėdhėnėsi i Partisė Demokratike Bogdani. Nė tė njėjtėn kohė demokratėt kundėrshtojnė edhe politikat e bashkisė, tė cilat kanė ēuar nė pakėsim tė sipėrfaqeve tė gjelbra nė Tiranė. Bogdani tha, se sipėrfaqet e gjelbėrta nė kryeqytet janė zėvendėsuar nga betoni dhe pallatet shumėkatėshe. “Hapėsirat e paketa tė gjelbėrta tė qytetit janė zėvendėsuar me beton dhe pallate shumėkatėshe, kjo tė kujton se kryetari i bashkisė ėshtė vetėm kryetari i KRRT-sė. Janė prerė pa kriter pemė disa dhjetėravjeēare jo vetėm nė qendėr tė qytetit, por edhe nė rrugėt periferike tė tij, kjo tė kujton imazhet e kryetarit tė bashkisė me sopatė nė dorė”, shtoi mė tej zėdhėnėsi i Partisė Demokratike.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Te ndryshme   Fri Jan 18, 2008 7:00 pm

Berisha: PR, s’do te njihet me si parti e pronave
E Premte, 18 Janar 2008


“Partia Republikane nuk do te njihet me si partia e pronave, por si partia e te drejtave dhe lirive”. Kjo eshte fjala pershendetese e Kryeministrit Berisha ne 17-vjetorin e Partise Republikane, e cila shkaktoi humor dhe duartrokitje te forta ne te njejten kohe. Cdo gje ishte e pergatitur, mungonte thjesht prania e Kryeministrit qe ceremonia pershendetese te fillonte. Megjithese me vonese, kreu i ekzekutivit u prit nga kreret e Partise Republikane, te rreshtuar perpara hyrjes ne salle, Fatmir Mediu, presidenti i nderit, Sabri Godo dhe gjithashtu themelues te tjere, ku binte ne sy edhe prania e Zerina Kukes. Gjate ceremonise u vu re edhe perfaqesues te partive te koalicionit, Partise Bashkimit te se Drejtave te Njeriut dhe Partise Agrare Ambientaliste, perfaqesuesit e ketyre partive megjithese jane ftuar per te qene te pranishem, ato kane munguar. Por mungonin kreret. Aleatet besnike te republikaneve, demokratet dhe reformatoret, nuk mund te mos mungonin ne festimin e 17-vjetorit te aleatit te tyre te ngushte. Nga reformatoret ishte i pranishem kryetari i kesaj partie, njekohesisht minister i Arsimit, Genc Pollo, si edhe deputeti i kesaj partie, Tritan Shehu. Po ashtu edhe nga demokratet kishte te pranishem, ku vihej re prezenca e Besnik Mustafajt, Gazmend Oketes, Bujar Nishanit dhe i ftuari i nderit, pa te cilin festa nuk mund te fillonte, Kryeministri Sali Berisha. Pas fjales pershendetese, zevendeskryeministri Oketa, Kryeministri Berisha dhe presidenti i nderit Godo zhvilluan nje bisede 30-minuteshe te ulur ne ambientet e salles.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Te ndryshme   Fri Jan 18, 2008 7:05 pm

PR: Prona po nxjerr shtetin nga binaret
E Premte, 18 Janar 2008


Republikanet i jane rikthyer serish ceshtjes se prones, duke e identifikuar veten me pronaret dhe latifondistet. Ne mbledhjen e Asamblese se kesaj partie, pikerisht ne diten e 17-vjetorit te themelimit, kreu i PR, Fatmir Mediu, eshte shprehur se ceshtja e kthimit dhe kompensimit te prones mbetet nje nder me te rendesishmet ne Shqiperi. “Ceshtja e prones private mbetet nje nga problemet me te medha dhe zgjidhja e saj nuk mund te zvarritet me tej, pasi ajo po demton ne thelb raportin me qytetaret me te drejten e prones. Por, pa dyshim, po demton ne menyre te drejtperdrejte edhe zhvillimin ekonomik te vendit”, ka qene deklarata e Mediut, per te cilin duhet te merren masa te menjehershme per zgjidhjen e saj. Sipas tij, ajo po e nxjerr shtetin nga binaret e shtetit te se drejtes jo vetem po e ben subjekt te akuzuar dhe ndeshkuar ne Gjykaten e Strasburgut, e cila me te drejte i njeh te drejten pronareve legjitim, por ne anen tjeter po krijon pengesen me te madhe per zhvillimin e metejshem te vendit. “Grupi parlamentar i PR-se duhet te rishqyrtoje me themel kete ceshtje per te dhene jo vetem zgjidhje nepermjet amendamenteve ligjore, por edhe me implementimin, duke percaktuar qarte detyrat e strukturave ekzekutive”, eshte shprehur Mediu.

Mediu ka garantuar se se shpejti ne Parlament do te vijne disa ndryshime per ligjin per legalizimet, i cili do te shqyrtohet me vemendje ne te gjithe gamen e ndryshimeve, duke pasur prioritet te drejten e prones private. “Nuk mund te pranojme asnje ligj qe do te tjetersonte me pa te drejte, apo do te demtonte interesat e pronareve legjitim. Dhe grupi parlamentar jo vetem duhet te jete i unifikuar ne qendrim, por edhe aktiv ne mbeshtetje te ideve te PR-se, te cilat jane idete me te drejta ne politiken shqiptare per ceshtjen e prones private”, ka qene deklarata e kreut te republikaneve, dje ne mbledhjen e Asamblese se kesaj partie. Duke paralajmeruar se qendresa e partise se tij do te jete e forte ne mbrojtje te te drejtave legjitime te ish-pronareve, cka pritet te shkaktoje debate te forta ne Kuvend kur te diskutohen ndryshimet per ligjin e legalizimeve. S.P

Pronaret

Ish-pronaret jane shprehur me se njehere kunder ndryshimit ne ligjin e pronave, duke nenvizuar faktin se po shkelen te gjitha konventat nderkombetare dhe po penalizohen pronaret e vertete. Te gjitha shoqatat e ish-pronareve kane qene ne nje mendje per te ngritur zerin e tyre ndaj ketij ligji, te cilin madje pritet ta kallezojne dhe ne gjykaten nderkombetare te Strasburgut. Nderkohe qe individe te caktuar ne Strasburg e kane gjetur te drejten e tyre. Pritet qe dhe ligji per legalizimet te apelohet, pasi tjetersohet prona.

Madhi

Kryetari i Grupit parlamentar republikan, Arian Madhi, ka paraqitur nje sere amendamentesh ne Kuvend, te cilat ne parim jane miratuar. Keshtu behet fjale per shtyrjen e regjistrimit te dokumentacionit te pronesise deri me 31 dhjetor te vitit 2008, amendament i cili pret vetem seancen e pare per t’u miratuar. Nderkohe qe bashke me kete ndryshim, do te miratohet po ne Kuvend edhe shfuqizimi i ligjit 7501 per token. Por periudha derisa te miratohet mund te jete e arte per abuzuesit.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Te ndryshme   Fri Jan 18, 2008 7:06 pm

Republikanet: “Mbeshtetje te perndjekurve politike”
E Premte, 18 Janar 2008


Republikanet kane deklaruar dje mbeshtetjen ndaj shtreses me te persekutuar te komunizmit. Ne Asamblene e kesaj partie, kreu Mediu ka nenvizuar se do te jete ne mbeshtetje te kesaj shtrese te vuajtur, e cila megjithese kane kaluar 17 vjet nga rrezimi i komunizmit, ende nuk jane demshperblyer per vuajtjet e tyre nen diktature. “PR ka qene ne politike ne mbeshtetje te pronareve edhe kur na quanin latifondiste, ashtu si akuzoheshin kulaket nga komunizmi, PR ishte dhe eshte me te perndjekurit politik dhe pse disa njerez edhe ne te djathten akoma i verejne me indiferentizem apo me urrejtje”, eshte shprehur dje kreu republikan. I cili ka nenvizuar se PR eshte ne qeveri si kontribuese serioze dhe korrekte dhe jo si pjese e koniunkturave apo mizanskenave personale te individeve dhe se eshte ne politike e gatshme te kontribuoje qe ky parcelizim i se djathtes te zevendesohet me nje organizim vlerash dhe njerezish, qe kane qellim dhe vullnet per ta cuar vendin perpara. Duke u deklaruar ne mbeshtetje te kesaj shtrese, kreu republikan ka bere te qarte orientimin tashme kur kane mbetur dhe nje vit nga zgjedhjet e pergjithshme parlamentare. Ish-te perndjekurit, pavaresisht se kane kaluar 17 vjet nga rrezimi i diktatures, ende nuk kane marre asnje demshperblim per vuajtjet e tyre. Nderkohe qe edhe 40 milione leket e planifikuara per vitin e kaluar per t’u shperndare, u dogjen si fond, duke kaluar ne sektore te tjere, te rendesishem, sipas Ministrise se Financave.



_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Te ndryshme   Fri Jan 18, 2008 7:06 pm

“Modernet jane kritike, s’ka ndryshime ne qeveri”
E Premte, 18 Janar 2008


Kryeministri Berisha deklaroi, dy dite me pare, menjehere pas nje mbledhjeje kryesie se qeveria kishte realizuar punen e saj ne menyre spektakolare, duke lene te kuptohej se ne te nuk mund te ndodhnin ndryshime. Ne nje prononcim per mediat kreu i ekzekutivit nuk i dha rendesi zerave brenda mazhorances se djathte per ndryshime te menjehershme ne kabinetin e tij. Berisha nuk nguroi ti ironizonte ata deputete te PD-se dhe aleat te saj ne qeverisje qe kerkonin keto ndryshime. Sipas tij, ata qe kerkon ndryshimet ishin njerez moderne dhe ata do te vazhdonin te mbeteshin te tille. “Njeriu modern eshte njeriu kritik. Dhe une besoj se ne gjithnje e me shume do te jemi me shume moderne”, theksoi Berisha, dy dite me pare, ne lidhje me bashkepunetoret e tij, qe kerkojne ndryshime ne qeveri. Kreu i qeverise, Berisha, tha se qeveria e kryesuar nga ai kishte arritur t’i kryente ne menyre spektakolare reformat ne vend. Kreu i ekzekutivit u shpreh optimist dhe per permbajtjen e forcave te koalicionit, duke theksuar se kjo qeveri kishte dhene nje shembull te mire pune per te gjithe shqiptaret. “Te jeni te sigurt ju se ky horizont i hapur ne PD eshte bere i mundur te shihet vetem ne saje te stacionit qe e ka sjell qeverisja e koalicionit”, deklaroi Berisha, ne fjalen e tij, duke mos i perkrahur zerat qe kerkojne ndryshime ne qeveri.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Te ndryshme   Fri Jan 18, 2008 7:07 pm

Ambasadoret, takim me Topin e Bashen
E Premte, 18 Janar 2008


Ambasadoret e NATO-s kerkojne nga Shqiperia realizimin e reformave nese duan te marrin rezultate ne Samitin e Bukureshtit per anetaresim ne NATO. Kete gje, pese ambasadoret qe ndodhen ne Tirane per nje vizite dyditore, ja bene te ditur Presidentit te Republikes, Bamir Topi, ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu, si dhe ministrit te Jashtem, Lulzim Basha. Kreu i shtetit, Topi, siguroi se me punen qe po behet me reformat kryesore si ajo zgjedhore dhe ne sistemin e drejtesise, por edhe klimen pozitive te bashkepunimit mes mazhorances dhe opozites, eshte tregues i nje vullneti per marrjen e ftese per NATO. Pese ambasadoret i Britanise se Madhe, Stjuart Eldon, danezi Per Polsen-Hansen, francezi Rishard Dyk, gjermani Ulrih Brandenburg dhe ambasadori holandez, Herman Shaper, erdhen ne Tirane me ftese te ministrit Basha. Ata u priten dje dhe nga kreu i diplomacise, ku diskutuan per realizimin e reformave. Basha u ndal vecanerisht ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar si dhe reformat ne aspektin ekonomik. Ambasadoret zhvilluan takime dje dhe me ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, si dhe nje grup deputetesh te Kuvendit

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Te ndryshme   Fri Jan 18, 2008 7:08 pm

Opozita, dje asnje deputet ne Komision
E Premte, 18 Janar 2008


Ngrin reforma ne drejtesi. Komisioni parlamentar i Medias nuk zhvilloi dje mbledhjen e percaktuar per ndryshimet ne Kodin Penal e Civil, per shkak te mungeses se deputeteve te opozites. E qellimshme apo jo, mosprania e anetareve te majte, beri qe mbledhja te deshtoje pikerisht ne momentin kur do te votohej nen per nen per ndryshimet e Kodit Penal. Deputetet e opozites nuk e pranojne se behet fjale per terheqje te tyre nga bashkepunimi per reformen ne drejtesi, duke e konsideruar si nje rastesi. “Nuk eshte terheqje, eshte vetem nje mosperputhje oraresh”, tha nje prej anetareve Marko Bello. Sipas tij, disa deputete jane jashte, si kryetarja e komisionit, Valentina Leskaj. Nderkohe qe vete pohoi se kishte disa angazhime te tjera. Por sqarimi i Bellos nuk perjashtoi faktin qe per dy projektet qe jane ne komisionin e medias per ndryshimin e Kodit Penal e Civil do te kete debate te medha. Deputeti socialist theksoi se per ndryshimet ne Kodin Penal per ta hequr shpifjen dhe fyerjen nga denimi penal e trajtuar ate si civil, do te debatohet gjate.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Te ndryshme   Fri Jan 18, 2008 7:09 pm

“Fjala e Thacit ne KS, arritje madhore e popullit te Kosoves”
E Premte, 18 Janar 2008


TIRANE - Fjala e Thacit ne Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara, ishte nje arritje madhore e popullit te Kosoves. Kete vleresim e beri dje Keshilli i Ministrave ne nje deklarate te posacme. "Qeveria shqiptare pershendet mbledhjen e Keshillit te Sigurimit dhe paraqitjen dinjitoze qe perfaqesuesi i posacem i OKB-se ne Kosove, Joakim Ryker dhe Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, i bene problemit te statusit te Kosoves", thuhet ne deklarate. Me tej, vleresohet serish se “fjala e z.Thaci si Kryeminister i Kosoves, pas asaj qe mbajti pak kohe me pare Presidenti Sejdiu ne forumin me te larte nderkombetar, Keshillin e Sigurimit te Organizates se Kombeve te Bashkuara, shenon arritje madhore te popullit te Kosoves ne vendosjen e pavaresise se saj".


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Te ndryshme   Fri Jan 18, 2008 7:09 pm

S’afermi, vendimi per pavaresine
E Premte, 18 Janar 2008


TIRANE - Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, deklaroi dje se "ky eshte viti i shanseve te medha per Shqiperine dhe shqiptaret kudo qe ndodhen dhe keto shanse nuk duhen shperdoruar". Duke u ndalur konkretisht te situata paszgjedhore ne Kosove, Mediu vleresoi se "tashme kemi nje qeveri te re te drejtuar nga Kryeministri Hashim Thaci, me aleancen me te madhe dhe gjitheperfshirese te politikes se Kosoves. “Kemi rikonfirmim te Presidentit Sejdiu, dhe padyshim ne nje kohe te afert, vendimin per shpalljen e pavaresise se Kosoves ne bashkepunim me SHBA, BE dhe NATO", tha Mediu. Me tej, ai shtoi: "Kjo do te ndodhe ne bashkepunim me misionin e BE-se ne Kosove dhe KFOR-in, si dhe me bashkepunimin e te gjithe faktoreve politike dhe institucionale ne implementimin e planit te Ahtisarit, i cili do te siguroje dhe do te ndertoje nje shtet kosovar te pavarur per te gjithe banoret e Kosoves, pavaresisht nga perkatesia e tyre etnike apo fetare". Ne kete kuader, Mediu u shpreh se "asnjehere ne historine e ketij kombi, per Shqiperine dhe shqiptaret nuk kemi njohur momente te tilla te rendesishme te permasave te tilla historike".


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 

Lajme Te ndryshme

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: PoLiTiKa-
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės