Forumi­Calendar­Gallery­Pytėsori­Kėrko­Regjistrohu­Lista e Anėtarėve­Grupet e Anėtarėve­Identifikohu
Posto temė tė re   Pėrgjigju temėsShare | 
 

 Politike ......

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Politike ......   Tue Nov 20, 2007 6:32 pm

19.11.2007 - Malaj: Buxheti i vitit 2008 eshte me shume rreziqe


Deputeti i opozitės, Arben Malaj, kundėrshtoi , nė seancėn plenare nė Kuvend, projektbuxhetin e qeverisė pėr vitin 2008.
Malaj u shpreh se draftbuxhetit i vitit 2008, nė thelbin e tij, ėshtė buxheti i rritjes sė risqeve nė ekonominė shqiptare.
Sipas tij, rritja e lartė ekonomike mbetet e rrezikuar, inflacioni po rritet shpejt dhe ulja e papunėsisė do tė bėhet e vėshtirė. Buxheti 2008 pėr shkak tė inflacionit nė rritje dhe aplikimit tė taksės sė sheshtė do tė rrisė barrėn fiskale pėr shtresat me tė ardhurat tė pakta, fermerėt dhe invalidėt, tha Malaj.
Sipas tij, nė buxhetin social 2008, do tė kemi rritje tė inflacionit, ndėrkohė qė ky buxhet ėshtė rreth 600 milionė lekė mė pak dhe progamet e punėsimit janė reduktuar ndjeshėm, ēmimi i energjisė elektrike pritet tė rritet 30 perqind, ndėrsa kompensimi i shtresave tė varfra nga rritja e ēmimit tė energjisė nė buxhetin e vitit 2008 ėshtė ulur 20 perqind.
Sipas Malajt, nė kėtė buxhet mbėshtetja e sektorit arsim e shėndetėsi ėshtė braktisur, ndėrkohė qė realizimi i investimeve nė kėta sektorė prioritarė gjatė viteve 2006 -2007, ėshtė nė nivelet mė tė ulėta.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Politike ......   Tue Nov 20, 2007 6:33 pm

20.11.07 - Tslami: Zvarritja e reformes zgjedhore pengon antarsimin ne NATO


Bashkėkryetari socialist i Komisionit parlamentar pėr Reformėn Zgjedhore, Kastriot Islami, deklaroi , se PS ėshtė e interesuar pėr arritjen e reformės zgjedhore pasi ne e lidhim kėtė me marrjen e ftesės pėr anėtarėsim nė NATO.
Gjatė njė prononcimi pėr mediat, zoti Islami theksoi se nėse kjo reformė nuk do tė bėhet brenda afatit tė caktuar, shanset qė tė merret ftesa pėr anėtarėsim nė NATO janė shumė tė vogla.
Duke renditur disa nga arsyet e vonesės sė punės nė komisionin pėr reformėn zgjedhore, zoti Islami theksoi se fillimisht reforma ėshtė vonuar pėr shkak tė pėrqėndrimit tė parlamentit nė zgjedhjen e Presidentit, nga klima e papėrshtatshme qė ka krijuar maxhoranca pėr shkak tė veprimit tė institucioneve kushtetuese, si dhe nga dorėheqja e bashkėkryetarit demokrat tė komisionit nga posti i ministrit.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Politike ......   Tue Nov 20, 2007 6:41 pm

Berisha, akuza per kontrabande

E Marte, 20 Nentor 2007

Deputetet debatuan ashper dje deri pas mesnate per kalimin ne parim te projektbuxheti te qeverise per vitin 2008. Mbi 100 deputete ishin regjistruar per te marre fjalen ne debatin per buxhetin qe qeveria e vlereson si historik, ndersa opozita si nje buxhet qe do u ngarkoje nje borxh te madh shqiptareve. Me superlativa, Kryeministri Sali Berisha tha dje nga foltorja e Kuvendit se shqiptaret nuk kane pare ndonjehere buxhet si ai per vitin 2008. Buxhet qe ai nuk ngurroi ta quaje si “me te madhin ne tere historine e Shqiperise”, qe do sjelle mireqenie ekonomike e me shume leke per buxhetoret e pensionistet. Ndersa opozita, kritike ndaj shifrave “bombastike”, sic i etiketoi Ilir Meta, akuzoi se parate qe jane ne buxhetin e shtetit per 2008 nuk jane gje tjeter vecse nje borxh i madh, qe qeveria ka marre nga jashte. “Shpreh keqardhje per shqiptaret qe degjojne shifra bombastike nga Kryeministri, qe flet sikur jane ne parajse. Ky eshte libri i mashtrimeve blu”, akuzoi Meta. Sipas tij, parate e qeverise nuk jane gje tjeter vecse borxhe, qe do rendojne ne kurriz te shtetasve per nje kohe te gjate. Te gjitha kritikat e opozites, Kryeministri i quajti mashtrime. “Shqiptaret nuk kane pare ndonjehere buxhet qe do e shnderroje vendin ne kantier ndertimi. Do te hyje ne histori”, replikoi Kryeministri. Sipas tij, qeveria ne diete ka arritur te kurseje rreth 100 milione euro. Ndersa publikisht u shpreh se eshte kunder rritjes se cmimit te energjise elektrike, pavaresisht problemeve te shumta, duke ritheksuar edhe njehere ndertimin e centraleve nukleare per nevoja energjetike. “Ju flisni keshtu se kur ishit ne pushtet parate qe duhet te shkonin ne arken e shtetit iknin te kontrabandistet qe ndertonin vila, hotele e motele”, vijoi kryeministri. “Permasat e mashtrimit tuaj jane te pallogaritshme. Miliona leke te shqiptareve po humbin nga paaftesia e qeverise”, replikoi Arben Malaj. Ndersa Kastriot Islami u shpreh se, duke qene se pjesa me e madhe e parave te buxhetit per vitin e ardhshem vjen nga borxhi i jashtem, cdo familje do detyrohet te paguaje ne te ardhmen 10000 dollare. Ne te njejten linje dhe Gramoz Ruci vuri ne dukje se buxheti con vendin me nje borxh te larte. “Po t’i hiqet pjesa e borxhit te jashtem, del buxheti me i dobet ne historine postkomuniste. Vjen era paaftesi, vjen era korrupsion”, tha Ruci. I pranishem ne salle gjate gjithe debatit, Kryeministri Berisha replikoi pas cdo akuze te deputeteve te opozites, duke theksuar se prej tyre nuk u paraqit asnje projekt per zonat ku jane zgjedhur. Cka do te thote se nuk u interesojne aspak. Per ministrin e Financave, Ritvan Bode, buxheti sjell nje rritje te ndjeshme ne te gjithe sektoret. E mbi te gjitha fokusohet te mbrojtja, duke plotesuar kerkesat per anetaresimin ne NATO. Nuk munguan ne seancen e djeshme dhe sherret e perplasjet e tavolinave. Opozita u ngrit ne kembe, pasi Televizioni Publik Shqiptar nuk transmetonte fjalet e saj. “Ky eshte skandal, duhet pushim”. Situata u qetesua vetem pas ores 21:30, ku u mblodh konferenca e kryetareve per sqarimin e debateve.

Energjia nukleare:

Kryeministri Sali Berisha fton opoziten te mos kete frike nga energjia berthamore. I vendosur per ngritjen e centralit berthamor, kreu i qeverise tha dje ne seance se kjo lloj energjie eshte paqesore. “Po projektojme ndertimin e qindra hidrocentraleve. Ne po investojme”, tha Kryeministri. Por, sipas Pandeli Majkos, vendi eshte ne kolaps dhe ndonese Berisha flet per shume leke per energjine, asnje gje konkrete nuk ka.

Durres-Kukes:

Kryeministri akuzoi dje se fushata kunder rruges Durres-Kukes u ideua ne zyren e kryetarit te PS. Sipas tij, ata qe e penguan per tete vjet shtrimin e saj, ata kerkojne ta pengojne dhe sot. “Jemi te hapur per kontroll, po ju s’e beni se e dini se do dilni vete keq”, akuzoi Berisha. Ai ftoi opoziten te votoje projektbuxhetin ne parim, duke akuzuar se ne kohen kur ajo ishte ne pushtet, Shqiperia ishte vendi me taksa me te larta ne Evrope, para qe shkonin te lukset e shfrenuara dhe kontrabandistet.

Propozimi:

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, kerkoi dje nga qeveria ne emer te Partise Demokratike te Skraparit me shume leke per shtrimin e 4 km rruge. Meta ironizoi se investimet e qeverise per vitin 2008, jane me te pakta se ato kur ne pushtet ishte Fatos Nano, duke u shprehur se tere projekti i buxhetit per vitin 2008 i qeverise ishte nje mashtrim. Nderkohe qe nuk ngurroi t’i quaje te mjerueshme sherbimet sociale.

Vleresimi:

E vetmja gje qe opozita vleresoi ne projektbuxhetin per vitin 2008, ishin shtesat ne fonde per arsimin dhe shendetesine. Ndonese ne parim kunder projektit te qeverise, te majtet permenden gjate fjalimeve te gjata se fondet ne keto dy sektore bien ne sy dhe mirepriten.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Politike ......   Tue Nov 20, 2007 7:11 pm

Shqiptaret e Italise, manifestim per pavaresine

E Marte, 20 Nentor 2007


TORINO - Shoqatat Shqiptare, Italo-Shqiptare dhe Arbereshe te Piemontit zhvilluan mesjaven e shkuar nje manifestim ne mbeshtetje te pavaresise se Kosoves. Tubimi ne sheshin qendror te Torinos, mblodhi 200 bashkatdhetare dhe qytetare italiane, mbeshtetes te kauzes kosovare, si dhe nje grup studentesh shqiptare, te cilet studiojne ne Torino. Manifestuesit valeviten flamuj te Shqiperise, Italise dhe Bashkimit Evropian, si dhe shpalosen nje flamur pese meter, te realizuar posacerisht, me mbishkrimin ne gjuhen italiane, “Kosova e pavarur”.

Sakaq, nje grup manifestuesish, te drejtuar nga presidenti i Shoqates Vatra Arbereshe, prof. Vincenzo Cucci dhe dy nismetaret e veprimtarise, Blenti Shehaj dhe Benko Gjata, u takuan ne seline e Rajonit te Piemontit me zyrtare vendore dhe qendrore italiane. Ata dorezuan nje peticion per njohje te shpejte te pavaresise se Kosoves.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Politike ......   Sat Nov 24, 2007 3:02 pm

Mediu: Ina Rama, njeri me vlera / 24 nentor 2007

Kryetari i PR-sė vlerėson figurėn e Kryeprokurores :

TIRANĖ- Kryetari i PR-sė, Fatmir Mediu vlerėson se, me zgjedhjen e Ina Ramės si Kryeprokurore ėshtė realizuar gjetja e njė njeriu me vlera nė sistemin e drejtėsisė dhe jo njė njeriu politik. Madje, sipas ministrit Mediu, kėtė e vėrteton edhe fakti se gjatė votimit tė dekretit tė Presidentit dy ditė mė parė nė Parlament, Rama ka marrė mbėshtetjen e deputetėve tė majtė, pėrveē atyre tė mazhorancės. "Dua tė theksoj se kanė qenė jo mė 5, por kanė qenė mė shumė se 5 vota nga e majta, tė cilėt kanė votuar pėr Prokuroren e Pėrgjithshme. Nė kontaktet e mia me njerėz tė drejtėsisė, qė kam pyetur, por edhe me pėrfaqėsues tė sė majtės, duket qartė se zonja qė merr detyrėn e Prokurorit tė Pėrgjithshėm e gėzon kėtė besim",- u shpreh ministri i Mbrojtjes.

Duke iu pėrgjigjur interesimit tė medias lidhur me zgjedhjen e Ina Ramės si Kryeprokurore, kreu i republikanėve ka theksuar se, opozita kishte rastin e saj qė tė ofronte kandidaturėn e personit qė do tė zėvendėsonte Theodhori Sollakun. Sipas Mediut, atėherė ēėshtja ishte e fokusuar nė atė qė, duhej hequr apo jo Sollaku si kryeprokuror dhe opozita duhet tė ishte treguar mė largpamėse, tė shihte se kush ishte zgjidhja dhe jo tė mbetej vetėm pjesė e debatit. "Ėshtė lehtė tė kritikosh, ėshtė lehtė tė marrėsh pozicione, por natyrisht duhet tė jetė shumė herė mė serioze pėr tė gjetur se kush janė zgjidhjet dhe, nė kėtė rast, unė mendoj qė nuk ka munguar vullneti i presidentit Topi, as vullneti i mazhorancės pėr tė ofruar zgjidhje",- ėshtė shprehur Mediu.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Politike ......   Sat Nov 24, 2007 3:03 pm

Rama: Nano, bishti i Sali Berishės / 24 nentor 2007

Kryesocialisti tha se Berisha dhe Nano pėrfaqėsojnė shėmbėlltyrat e dėshtimit shqiptar tė 17 viteve

TIRANĖ- Kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama ka deklaruar se, Fatos Nano ėshtė bisht i Sali Berishės dhe konglomeratit tė partive tė koalicionit qeveritar. Nė njė intervistė pėr "Deutsche Welle", ndėr tė tjera, Rama e ka konsideruar Berishėn dhe Nanon, si pėrfaqėsues tė shėmbėlltyrės tė dėshtimit shqiptar tė 17 viteve dhe u shpreh se sot Partia Socialiste mishėron njė botė tė re. "Nė Shqipėri po pėrvijohet pėrditė e mė shumė njė ndarje mes dy botėsh: njė bote tė vjetėr, qė pėrfaqėsohet mė sė miri nga kryeministri Sali Berisha, nga konglomerati i partive tė koalicionit qeveritar, qė si bisht tė vetin ka Fatos Nanon dhe frymėn qė Berisha dhe Nano pėrfaqėsojnė sot e gjithė ditėn, si shėmbėlltyrat e dėshtimit shqiptar tė shtatėmbėdhjetė viteve. Nga ana tjetėr njė botė e re, e cila po mishėrohet pėrditė e mė shumė nga Partia Socialiste, nga opozita shqiptare, nga tė gjithė ata, tė cilėt s'po bėjnė asgjė tjetėr, veēse po i japin mė shumė zė Shqipėrisė dhe shqiptarėve tė thjeshtė. Sigurisht qė ka ende shumė pėr tė bėrė, por ne po hapim njė rrugė tė re, pėr njė Shqipėri tė re",- ėshtė shprehur Rama.

Gjatė intervistės sė dhėnė dje, kreu i PS-sė ka folur dhe mbi deklaratėn e kryeministrit Berisha, tė pak ditėve mė parė, se nė zgjedhjen e presidentit Bamir Topi ishte ndihmuar nga Edi Rama. Lideri i opozitės ka theksuar se, tashmė e dinė tė gjithė shqiptarėt se si u zgjodh Presidenti i Republikės, pasi "20 korriku ishte njė ditė e zezė pėr ta, ku Bamir Topi u zgjodh pėrmes njė procesi korruptiv". Madje, sipas Ramės, Presidenti me dekretin pėr shkarkimin e Sollakut, tregoi se nuk ėshtė nė gjendje tė jetė Presidenti i gjithė shqiptarėve, por vetėm nėnkryetar i Partisė Demokratike. "Na tregoi, jo mė larg sesa dje, tė them tė drejtėn shumė mė shpejt sesa mund tė parashihej, qė nuk ėshtė nė gjendje tė jetė President i tė gjithė shqiptarėve, tė jetė garant i Kushtetutės, i unitetit kombėtar dhe i tė gjitha palėve, por ėshtė thjesht dhe vetėm nėnkryetar i Partisė Demokratike. Shprehjes se zotit Berisha unė nuk denjoj t'i pėrgjigjem, por ndoshta mjafton tė them se nė zinxhirin e gjatė tė tė pavėrtetave, njė e pavėrtetė mė shumė nuk bėn mė pėrshtypje",- tha Rama. Pėrsa i pėrket reformės nė drejtėsi, kreu i PS-sė tha se sot ajo mbetet njė utopi, duke qenė se kemi tė bėjmė me dy vizione kaq tė ndryshme pėr shtetin e shqiptarėve, nė Evropėn e shekullit tė 21-tė.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Politike ......   Sat Nov 24, 2007 4:44 pm

24 nentor 2007

TIRANĖ- Ina Rama zgjodhi muzgun, si kohėn mė tė pėrshtatshme pėr t'u ulur nė karrigen e kryeprokurorit. Mbėrritja e saj ėshtė pritur gjatė gjithė ditės, por makina "Benz", e shoqėruar nga dy automjete tė Gardės ka ndaluar nė portėn e Prokurorisė sė Pėrgjithshme aty rreth orės 18.20 tė pasdites sė djeshme. E shoqėruar nga Sekretari i Pėrgjithshėm i Presidencės, Rama i ėshtė drejtuar zyrės ku e priste Theodhori Sollaku. Pėrshėndetje kortezie dhe mė pas njė takim 45 minutėsh kokė mė kokė mes tyre, nė zyrėn qė tė enjten ishte e Sollakut, ndėrsa dje iu dorėzua Ina Ramės. Burime nga Prokuroria e Pėrgjithshme bėjnė me dije se takimi mes tyre nuk ka rezervuar asgjė tė papritur, pėrveēse njė kalimi tė paqtė kompetencash dhe dosjesh nga Sollaku tek kryeprokurorja e re.

Mėsohet se pjesa mė e madhe e bisedės ėshtė pėrqendruar tek marrja nė dorėzim e dosjeve mė tė nxehta qė janė nė proces hetimi nė Prokurorinė e Pėrgjithshme. Mė pas, Sollaku i ka prezantuar gruas qė i zuri vendin gjashtė drejtorėt e organit qendror tė akuzės, e pasi ėshtė pėrshėndetur me ta, ėshtė larguar me makinėn e tij, pas njė lufte gati 2-vjeēare me mazhorancėn. Nė tė njėjtėn frymė ėshtė zhvilluar edhe takimi me drejtorėt e 6 drejtorive nė Prokurorinė e Pėrgjithshme. Ndryshe nga ē'mund tė mendohej, Ina Rama nuk ka paralajmėruar reformė, por ka kėrkuar bashkėpunimin e tyre pėr t'ia marrė dorėn e pėr tė pasur sukses nė misionin e vėshtirė qė ka marrė pėrsipėr tė kryejė.

Nė zyrėn e mbledhjeve tė Prokurorisė sė Pėrgjithshe, kryeprokurorja Rama ka vazhduar pėr njė orė takimin me gjashtė drejtorėt, duke iu shprehur atyre dėshirėn pėr bashkėpunim nė punėn e tyre tė pėrditshme. "Secili nga drejtorėt bėri prezantimin e punės, pasi kryeprokurorja Rama vjen nga gjyqėsori, duke i dhėnė asaj mundėsinė e njohjes sė organizimit tė prokurorisė",-bėjnė me dije burimet. Mėsohet se kryefjala e kryeprokurorės Rama gjatė gjithė bisedės sė saj ishte dėshira e mirė pėr bashkėpunim dhe vazhdimi i punės sė tyre nė krye tė kėtyre drejtorive. Pas takimit me drejtorėt e drejtorive, kryeprokurorja Rama ėshtė larguar nga Prokuroria e Pėrgjithshme po me tė njėjtėn makinė me tė cilin ka ardhur, pėr t'u rikthyer me kohė tė plotė mėngjesin e sė hėnės. Ina Rama u emėrua kryeprokurore nė orėt e para tė mėngjesit tė sė enjtes, ndėrkohė qė nė Kuvendin e Shqipėrisė ajo mori 83 vota. Emri i saj u prezantua nga zv.ministri Oketa, ndėrkohė qė u pėrzgjodh pas seleksionimit tė disa kandidaturave, gjatė orėve tė para tė mėngjesit. Sfida e magjistrates 35-vjeēare nė krye tė Prokurorisė ėshtė lufta kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar.

LARGIMI

Lamtumirė Apelit

TIRANĖ- Mėngjesin e saj tė parė si kryeprokurore e kaloi sėrish nė Gjykatėn e Apelit pėr Krimet e Rėnda. Nė hyrje kishin dalė kolegėt e saj tė punės, tė cilėt me pėrzemėrsi i uruan detyrėn e re dhe mė pas, Rama i dha lamtumirėn zyrės sė saj. Ka qėndruar pėr disa orė mbi dosje, pėr t'i dorėzuar mė pas tė gjitha tek kolegėt. Me ndihmėn e disa punonjėsve tė kėtij institucioni bėri tė mundur grumbullimin e sendeve personale, nė disa pako prej letre, duke i bėrė gati pėr zyrėn e re, atė tė Kryeprokurores sė Shqipėrisė. Ajo ėshtė parė tė dalė nga Gjykata aty rreth mesditės, po ka preferuar tė mos shkojė fill nė Prokurori. E pamėsuar ende me shoqėrinė jo dhe aq tė kėndshme tė kamerave, Ina Rama e ka vijuar ditėn me disa takime me miq e tė njohur, pėr tė shkuar mė pas nė zyrėn e saj tė re, nė Prokurorinė e Pėrgjithshme.

Prokurorja e Pėrgjithshme i dėrgon KLD-sė dorėheqjen e saj si gjyqtare. Juristėt: "de jure" e dypunėsuar

Ina Rama, pėr 24 orė edhe gjyqtare edhe kryeprokurore

TIRANĖ- Koha e shkurtėr gjatė sė cilės u zgjodh nuk i dha mundėsinė t'i bėnte tė gjitha. Gjatė 24 orėve, Ina Rama ka qenė edhe gjyqtare e Apelit tė Krimeve tė Rėnda, edhe Prokurore e Pėrgjithshme. De jure, vazhdon tė jetė.. Megjithatė, dorėheqja nga posti i gjyqtares ka qenė ndėr tė parat shkresa ku ajo ka hedhur firmėn, mėngjesin e djeshėm. Burime nga Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė bėjnė me dije pėr "Shekullin" se kryeprokurorja Rama ka firmosur njė shkresė, ku i kėrkon Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė dorėheqjen si gjyqtare. Ky zarf me dorėheqjen e saj ka mbėrritur nė kryesekretarinė e Kėshillit, duke u protokolluar dhe nė mbledhjen e parė do tė votohet pėr largimin e saj nga detyra e gjyqtares. Disa juristė kanė komentuar dje pėr "Shekullin" se Rama nuk mund tė zgjidhej nė krye tė organit tė akuzės, pa hequr dorė nga pozicioni i gjyqtares, por surpriza e emėrimit tė saj i ka harruar pėr pak kohė procedurat standarde. Emri i saj ka dalė fitimtar nė orėt e para tė mėngjesit, ndėrsa pak orė mė pas, deputetėt janė mbledhur pėr ta votuar. Megjithatė, fill pas dekretit tė presidentit Topi, detyra e saj si gjyqtare mund tė quhet de fakto e suprimuar. Nė KLD mėsojmė se nuk do tė ketė asnjė mbledhje jashtė radhe, pėr tė liruar Ina Ramėn nga veladoni i gjyqtares. Kėrkesa pėr dorėheqje e saj ėshtė protokolluar, ndėrsa pritet tė miratohet nė KLD gjatė mbledhjes sė parė qė do tė zhvillohet nė vazhdim. Ndėrkohė, nė ambientet e prokurorisė, dje ajo ka qenė mė e diskutuara. Mė tė privilegjuar nė debatet e shumta kanė qenė prokurorėt e Krimeve tė Rėnda, tė cilėt e njihnin shefen e tyre falė pėrballjes nė sallat e gjyqeve, ndėrsa pjesa tjetėr pak dinte pėr tė

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Politike ......   Sat Nov 24, 2007 4:47 pm

24 nentor 2007

Edi Rama jeton me rroge. Ja si kane ndryshuar financat e kreut te PS :

Pasuria e deputetėve, ministrave dhe kryetarėve tė partive ka ndryshuar mjaft gjatė vitit 2006 dhe kjo ėshtė reklektuar nė deklarimet e tyre pėrkatėse pranė Inspektoriatit tė Deklarimit tė Pasurive. Kėshtu, kryetari i PS-sė, Edi Rama ka deklaruar pėr vitin e kaluar kėto ndryshime nė pasurinė e tij financiare: tė ardhura nga paga neto dhe mbledhjet e KRT 1.567.112 lek. Ndėrkohė qė Rama ka deklaruar si detyrime njė kredi me shumė tė shlyer 158.408 lek dhe shumė tė mbetur 1.539.275 lek. Ndėrsa nė vitin 2005 tė ardhurat llogariten nė pagė dhe shpėrblim vjetor 1.656.572 lek + 46.000 lek tė reja. E ndėrsa pasuria e Ramės nuk ka ndonjė shtesė tė veēantė, ajo e Gjinushit ėshtė majmur nė mėnyrė tė dukshme pėr shkak tė vjeljes sė qerave tė shtėpive. Konkretisht kryetari socialdemokrat ka deklaruar kėtė shtesė pasurie nė vitin 2006: kursime 12.900 euro + 10.000 dollarė. Tė ardhura nga paga vjetore 1.523.115 lek, tė ardhura nga qeraja e banesave 1.620.000 lek + 630.000 lek. Ndėrkohė nė vitin 2005 tė ardhurat e tij kanė qenė: Nga paga vjetore 1.465.269 lek dhe nga qeraja e banesave 1.620.000 lek. Ndėrkohė, deputeti i LSI-sė, Nikollaq Neranxi ka deklaruar kėto ndryshime tė pasurisė pėr vitin 2006: shtėpi banimi me sip 150 m2, 150 mijė euro, benz-Mercedes 55 mijė euro, tė ardhurat nga paga si deputet 1.451.449 lek, tė ardhurat nga biznesi familjar 2.160.00 lek, tė ardhurat nga qiradhėnia 240 mijė lek. Ndėrkohė, Neranxi ka deklaruar si detyrime financiare njė kredi pėr blerje makine tek Tirana Bank 26 mijė euro.

E DJATHTA

Pasuria e ministrit tė Jashtėm, Lulzim Basha ėshtė majmur mjaftueshėm nė vitin 2006. Tė ardhurat e tij si ministėr kanė qenė 1.907.700 lek, plus pagėn si nėnkryetar i KRRTRSH 80 mijė lek dhe pagėn e bashkėshortes 49.512 euro. Ndėrkohė si detyrime, ministri i Jashtėm ka deklaruar qeranė vjetore pėr banesėn 4800 euro, rente pėr hipotekėn e shtėpisė nė Hollandė: vlera e shlyer 8771 euro, vlera e mbetur 200.482 euro. Ndėrkohė ndryshimet e pasruisė nė vitin 2005 janė kėto: tė ardhura nga paga si ministėr 588.180 lek dhe paga e bashkėshortes 12 mijė euro. Ndėrkohė, deputeti demokrat Ndriēim Babasi ka deklaruar fitime nė pasurinė e tij nga firma "Babasi co" 1.8 milion lek, qera banesash dhe zyrash 2.300 euro + 7.300 euro. Ndėrsa nė vitin 2005, tė ardhurat nga paga si deputet llogariten 1.404.397 lek, fitime nga firma "Babasi co" 772.200 lek dhe fitime nga qeratė e banesave dhe zyrave 4 mijė euro


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Politike ......   Sat Nov 24, 2007 4:49 pm

24 nentor 2007

Kryeprokurorja, shoqe kursi me vajzen e kryeministrit :Argita Berishen

Ina Rama, kryeprokurorja e parė nė historinė e organit shqiptar tė akuzės, rezulton tė jetė pjesė e brezit tė ri tė juristėve, qė kanė mbaruar Fakultetin Juridik (nė vitin 1995), nė njė kohė me vajzėn e Kryeministrit tė vendit, Argita Berishėn. Madje, zėra nga opozita parlamentare shprehen se Ina Rama, pėrveē faktit qė ka qenė nė njė kurs me Argitėn, kanė pasur bashkė edhe lidhje tė ngushta shoqėrore. Zgjedhja e gjyqtares Rama nė postin e kryeprokurores, ka ardhur pak ditė pasi nė njė tjetėr post mjaft tė rėndėsishėm tė institucioneve tė Drejtėsisė, siē ėshtė ai i ministrit tė Drejtėsisė, ėshtė zgjedhur njė tjetėr jurist i brezit tė ri, qė gjithashtu njihet pėr shoqėrinė me Argita Berishėn, Elkelejd Alibeaj. Por ndėrkohė qė ky i fundit ka qenė pjesė e stafit tė afėrt tė Kryeministrit para se tė zgjidhej nė postin e ministrit tė Drejtėsisė, pėr kryeprokuroren e re, Ina Rama nuk dihet se kush e ka propozuar qė tė zėvendėsojė Theodhori Sollakun.

Kush ėshtė

Ina Rama, edhe pse me njė karrierė jo shumė tė gjatė nė gjyqėsorin shqiptar, ka njė kurrikulum tė pasur dhe mjaft pozitiv. Ajo ka lindur mė 21 nėntor tė vitit 1972, nė qytetin e Durrėsit dhe vetėm njė ditė para se tė dekretohej nė postin e kryeprokurores sė vendit ka festuar 35-vjetorin e saj. Nė vitin 1995 ka mbaruar studimet nė Fakultetin Juridik me notė mestare 9,4. Deri nė vitin 1999 ka punuar si ndihmės gjyqtare nė Gjykatėn e Durrėsit, pėr tė filluar mė pas shkollėn e Magjistraturės, tė cilėn e ka pėrfunduar nė vitin 2001, periudhė gjatė sė cilės ka kryer edhe stazhin si gjyqtare nė Gjykatėn e Durrėsit. Nė vitin 2002 emėrohet gjyqtare nė Gjykatėn e Lushnjes, ku punon deri nė fund tė vitit 2004. Fillimi i vitit 2005 do ta gjejė Ramėn si gjyqtare nė Gjykatėn e Apelit pėr Krime tė Rėnda dhe nė prill tė po atij viti ka filluar tė kryejė edhe funksionet e anėtarit tė Kolegjit Zgjedhor. Ndėrkohė, nė janar tė vitit 2007, Ina Rama fiton statusin e ekspertes nė programin e trajnimit vazhdues pėr gjyqtarėt, e realizuar nga Shkolla e Magjistraturės. Gjithashtu, Ina Rama ka kryer edhe disa kurse dhe seminare trajnuese. Ndėrkohė qė nga dita e djeshme, nė kurrikulumin e Ramės do tė shtohet edhe posti i kryeprokurores sė vendit.

Hetimi

Emri i Ina Ramės figuron nė listėn e 7 gjyqtarėve tė Gjykatės sė Lushnjes, tė cilėt kishin konsumuar shkelje gjatė ushtrimit tė detyrės. Emrat e gjyqtarėve u konstatuan nga njė ekip kontrolli i Ministrisė sė Drejtėsisė, nė kohėn kur kjo e fundit drejtohej nga ish-ministri Aldo Bumēi. Qėllimi i kėtij kontrolli ishte verifikimi i punės sė Gjykatės sė Lushnjes pėr periudhėn 2004-2005, kohė gjatė sė cilės nė krye tė kėsaj gjykate ka qenė anėtari i KLD-sė, Artan Gjermeni, ndaj tė cilit nė atė kohė kishin filluar procedurat e shkarkimit. Por pavarėsisht raportit tė inspektorėve tė Ministrisė sė Drejtėsisė, shkeljet e pretenduara qė ishin konsumuar nga Ina Rama, nuk u vėrtetuan dhe nuk u morėn parasysh nga KLD-ja


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Politike ......   Sat Dec 01, 2007 4:41 pm

Lohan: “Partite te permiresojne klimen e bashkepunimit”

Progres, por edhe nevoje per nje angazhim me te frytshem sidomos ne fushen e bashkepunimit politik. Shefi i Delegacionit te Komisionit Europian ne Shqiperi, ambasadori Helmuth Lohan, deklaroi dje, ne fjalen e mbajtur ne konferencen “Rezultate te Marreveshjes se Ndermjetme ne Tregtine midis Komunitetit Europian dhe Shqiperise”, se ecuria e deritanishme e zbatimit te normave qe burojne nga kjo marreveshje eshte pozitive. Duke vleresuar disa aspekte te arritjeve te Shqiperise, Lohan ka nenvizuar se permbushja e detyrimeve te kesaj marreveshjeje gjithsesi nuk ploteson kuadrin e gjere te procesit te integrimit. Sipas tij, reformat kryesore mbeten ende per t’u vene ne jete, ēka e ben te domosdoshem koordinimin politik mes forcave te ndryshme, larg nismave amatoreske dhe veprimeve te njeanshme. “Axhenda e Integrimit Europian te Shqiperise eshte shume me e gjere sesa Marreveshja e Ndermjetme. Ne kete drejtim shpresoj qe reformat kyēe te vazhdojne me vendosmeri vitin e ardhshem. Me vendosmeri, por jo me nxitim. Me vendosmeri dhe ne nje klime dialogu dhe shpirti bashkepunimi me te gjitha ato forca politike, qe ndajne objektivin e Integrimit Europian te Shqiperise. Komisioni Europian do te vazhdoje te monitoroje procesin dhe te raportoje pas nje viti. Por, monitorimi nuk duhet te jete detyre vetem e Komisionit Europian. Parlamenti shqiptar luan nje rol te rendesishem ne percaktimin dhe vleresimin e ritmit te progresit gjate gjithe vitit”, - deklaroi ai. Interpretimi politik i ketij sugjerimi lidhet natyrshem me klimen aktuale ne vend, e cila po verifikon nje ndarje te forte mes dy kampeve, nje prishje te konsensusit per reformat per shkak te zgjidhjes se forte qe shumica e djathte preferoi ne rastin e prokurorit te Pergjithshem.

1 dhjetor 2007

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Politike ......   Sat Dec 01, 2007 4:42 pm

Reforma elektorale, partite e vogla ne bllok kunder PD-se dhe PS-se

Partite e vogla parlamentare, te djathta e te majta, jane bashkuar dje lidhur me propozimet qe kane te bejne me permiresimin e sistemit ekzistues duke u afishuar keshtu si nje pakice bllokuese ne Komisionin e Posaēem te Reformes

Dy partite e medha humbasin ekskluzivitetin e vendimmarrjes persa i perket reformes zgjedhore. Partite e vogla parlamentare, te djathta e te majta, kane krijuar dje nje bllok unik lidhur me propozimet baze qe kane te bejne me permiresimin e sistemit ekzistues duke u afishuar keshtu si nje pakice bllokuese ne Komisionin e Posaēem te Reformes, i cili deri tani mbahet nen kontrollin e plote te dyshes PS-PD. Ajo qe e ben edhe me imponues unifikimin e partive te vogla eshte fakti se me mbledhjen e djeshme ato kane prezantuar nje oferte konkrete qe lidhet me sistemin, oferte e cila ne thelb, edhe pse sjell disa ndryshime, nuk cenon parimet dhe modelin ekzistues qe eshte sanksionuar ne Kushtetute. I vetmi ndryshim esencial i tij eshte shmangia ligjore e mundesive per nje votim taktik me kombinim te votes mes subjektit e kandidatit, nje metode qe njihet gjeresisht si “Dushku”.
+++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++
Sistemi gjerman

Socialdemokrati Skender Gjinushi shprehu me kete rast se formula me e afert qe ruan integritetin e Kushtetutes, duke pranuar disa ndryshime, eshte ajo qe vjen nga sistemi gjerman e qe unifikon voten per kandidatin me ate per partine. “Eshte e nevojshme te vazhdojme konsultimet mes partive tona per nje reforme qe te mos jete monopol i dy partive. Duhet nje sistem i paster zgjedhor dhe per kete ka nje preference per sistemin gjerman, qe duket si me i pershtatshem, por konsultimet vazhdojne. Sistemi gjerman eshte nje sistem ne esence proporcional, por qe konkurrohet me individe”, - tha ai. Nderkaq, nje sqarim me te detajuar te kesaj formule ka dhene kreu i PDS-se, Paskal Milo, i cili vleresoi faktin se modeli gjerman ruan te drejten e konkurrimit per te gjitha partite, duke hapur listat e kandidateve hyrja e te cileve ne Kuvendin e Shqiperise do te sjelle edhe perqindjen per partite nepermjet renditjes numerike te secilit sipas numrit te votave. "Partite politike pergjithesisht jane te prirura drejt mbeshtetjes se sistemit gjerman me liste te hapur, i cili i ruan te dy keto prerogativa, pra ruan konkurrimin e partive me nje liste, unifikon voten e partise me voten e individit dhe le listen e hapur qe sipas votes qe kane marre keta individe te caktuar te behet dhe rreshtimi perfundimtar. Ky sistem le te hapur edhe listen e 140 deputeteve qe deri tani ka qene e mbyllur, pra nuk ka me tavan ne ēeshtjen e percaktimit te numrit te pergjithshem te deputeteve ne Kuvend", - tha ai.
Kandidati dhe partia
Praktikisht, nje propozim i tille eshte hedhur edhe para zgjedhjeve te vitit 2005 nga kreu demokrat Sali Berisha, i cili kerkoi qe me nje amendament te ruhej sistemi aktual por qe vota per individin te llogaritej njekohesisht si nje vote edhe per partine qe ai perfaqeson ne fleten e votimit. Rrezimi i kesaj ideje solli edhe Megadushkun e korrikut 2005, i cili tanime po kerkohet te korrigjohet nga te vegjlit edhe per shkak te shmangies se nje pragu te larte, i cili eshte i vetmi mjet presioni ndaj tyre. Keshtu, me idene ne fjale eshte pajtur edhe Tritan Shehu, nenkryetar i PDR-se, i cili vleresoi se eksperiencat e deritanishme diktojne ndryshime. "Duhet te ruhet ideja e pergjithshme e nje rezultati sa me proporcional, por te bazuar ne grumbullimin e votave nga deputetet direkt per te cilet voton elektorati", - tha ai. Ne te njejten linje jane shprehur edhe perfaqesuesit e republikaneve si dhe te Levizjes Socialiste per Integrim, te cilet, me formulen aktuale, garantojne nje gare emrash duke integruar ne te edhe siglen e partise ne nje votim qe e zbut por nuk e skualifikon plotesisht aspektin politik te procesit te votimit.

1 dhjetor 2007

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Politike ......   Sat Dec 01, 2007 5:08 pm

Hiqet tarifa per receten, perfitojne 500 mije pensioniste

ISKSH-ja konkretizon heqjen e tarifes se 100 lekeve per pensionistet dhe per disa kategori te tjera te shoqerise.
Nga ky vendim perfitojne 500 mije pensioniste te siguruar.
Ky vendim ka kohe qe eshte diskutuar dhe eshte miratuar nga Keshilli i Ministrave, i cili me ne fund u vendos te zbatohet ne te gjitha farmacite e vendit sipas kategorive perkatese. Ky institucion, permes ketij vendimi, perjashton nga pagesa e kesaj tarife te gjitha kategorite qe perfitojne 100 per qind barna te rimbursueshme. Tashme efektet e ketij vendimi kane nisur qe nga dita e djeshme dhe kategorite qe perfitojne gjate ketyre diteve mund ta ndiejne efektin financiar.

Kategorite
Kategorite qe perfitojne nga ky vendim; pensionistet, femijet 0-12 muajsh, invalidet e plote, ata te luftes, veteranet, te verberit dhe jetimet. Kategoria e pensionisteve qe perfiton nga ky vendim jane ata qe marrin 100 per qind barna te rimbursueshme. Por ky vendim nuk do te zbatohet per personat e siguruar qe marrin receta me rimbursim te pjesshem. Kjo kategori perben 15 per qind te personave per te cilet tarifa do te mbetet, pasi ajo eshte nje mase e duhur ne drejtim te uljes se abuzimeve. ISKSH-ja do te mbuloje te gjitha efektet financiare qe rrjedhin nga zbatimi i ketij vendimi. Per te vene ne zbatim kete vendim, drejtoresha e ISKSH-se, Elvana Hana, pak muaj me pare ka realizuar nje takim me pensionistet, te cilet e kane mirepritur kete hap te ISKSH-se.

Tarifa per receten
Pagesa e tarifes per receten ne masen e 100 lekeve ka pasur qellim per te ulur numrin e abuzimeve me barnat e rimbursueshme nga ana e mjekeve dhe farmacisteve. Sipas ISKSH-se, vendosja e tarifes per receten eshte rekomandim i Bankes Boterore qe sherben per minimizimin ne nje shkalle te larte te abuzimeve me barnat e rimbursueshme. Kategoria e pensionisteve ze mbi 80 per qind te rimbursimit ne total. Sipas te dhenave statistikore, per periudhen janar-korrik 2007 vetem kjo kategori ka marre mbi 910.000 receta, me nje vlere rimbursimi nga ISKSH-ja ne shumen 940 milione lekeve te reja. Nje numer i madh i pensionisteve tashme nuk do te nxjerrin nga xhepat e tyre tarifen e 100 lekeve.

1 Dhjetor 2007

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Politike ......   Sat Dec 01, 2007 6:14 pm

PD e PS: Sistemi i tė "vegjėlve" parashikon rritje pragu
01-12-2007

Ndėrsa partitė e vogla, argumentojnė se njė sistem i tillė ėshtė zbatuar nė 1992

TIRANĖ- Dy partitė e mėdha, PD dhe PS janė tė gatshme tė mbėshtesin kėrkesėn e aleatėve tė vegjėl pėr tė pėrzgjedhur sistemin zgjedhor gjerman, si njė nga katėr variantet e propozuara nga OSBE-ODIHR. Megjithėse nė mėnyrė jozyrtare, burime pranė dy selive tė dy partive kryesore konfirmojnė se, ato janė pėr tė mbėshtetur ēdonjėrin nga katėr variantet e propozuara, pėrfshi kėtu edhe atė gjerman. Por megjithatė duket se kjo gatishmėri e partive tė mėdha i mbetet strikt zbatimit me korrektėsi tė kėtij lloj sistemi. Kėshtu, tė njėjtat burime bėjnė tė ditur se, propozimi i ardhur nga tryeza e partive tė vogla parlamentare nuk i pėrmbahet me pėrpikmėri atyre pėrcaktimeve qė bėn sistemi gjerman. Nė kėtė mėnyrė, sipas PS-sė dhe PD-sė, problemi duket se ekziston tek pragu elektoral. Pėrfaqėsues tė kėtyre dy forcave, tė specializuar nė fushėn e ēėshtjeve zgjedhore, theksojnė se sistemi elektoral gjerman pėrmban njė prag elektoral nė nivelin e 5%-shit dhe jo 2.5 pėr qind, sa kėrkojnė aleatėt e vegjėl nga tė dyja krahėt e politikės.

Kėshtu, dy partitė e mėdha theksojnė se, vetė logjika mbi tė cilėn ėshtė ndėrtuar sistemi gjerman ka pėrcaktuar si tė nevojshme vendosjen e njė pragu elektoral nė nivelin e 5 pėrqindėshit. Megjithatė rritja e pragut elektoral nga partitė e mėdha duket se nuk ėshtė njė qėllim nė vetvete, por njė kėrkesė e cila lind nga detyrimet e zbatimit tė sistemit gjerman, gjithmonė nėse ky do tė shihej si mė i zbatueshmi nė kushtet e Shqipėrisė. Por njė logjikė e tillė duket se nuk bind partitė e vogla, krerėt e tė cilave kanė theksuar dje se ēėshtja e pragut elektoral nuk ka tė bėjė me llojin e sistemit. Sipas tyre, sistemi i pėrzgjedhur dje nga tryeza e partive tė vogla nuk ėshtė gjerman i pastėr, por njė shartim me sistemin aktual shqiptar. Ndėrkohė pėrfaqėsues tė partive tė vogla kanė theksuar dje pėr gazetėn se praktikimi i njė sistemi tė tillė nuk bėhet pėr herė tė parė nė vendin tonė, pasi ai ėshtė zbatuar njė herė nė vitin 1992.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Politike ......   Sat Dec 01, 2007 6:16 pm

Partitė e vogla: Sistemi zgjedhor tė ndryshojė, pragu jo
01-12-2007

Partitė e vogla mblidhen nė njė tryezė. Propozojnė sistem tė pėrafėrt me sistemin e pėrzier, por nuk duan tė rrisin pragun

TIRANĖ-Partitė e vogla kanė gjetur "gjuhėn" e pėrbashkėt pėr tė pėrkrahur sistemin zgjedhor gjerman. Nė njė takim tė zhvilluar dje nė mesditė nė kryesinė e Kuvendit, kreu i PSD-sė, Skėnder Gjinushi, ai PDS-sė, Paskal Milo, deputeti i LSI-sė, Ndre Legisi, nėnkryetari i PAD-sė, Arben Demeti, kryetari i PDK-sė, Nard Ndoka, Sekretari i Pėrgjithshėm i PR-sė, Aleksandėr Garuli dhe nėnkryetari i PDR-sė, Tritan Shehu, kanė rėnė dakord qė tė mbėshtesin sistemin elektoral proporcional tė individualizuar, qė do tė thotė qė krahas partive, siē e parashikon ky sistem, tė garohet edhe me lista individėsh. Edhe pse kjo i ngjan nė fakt njė sistemi tė pėrzier, modeli gjerman nga ėshtė huazuar, cilėsohet si i tillė, pra proporcional. "Ėshtė njė sistem nė esencė proporcional, por qė konkurrohet me individ, pra proporcional i individualizuar, i ka tė gjitha anėt pozitive dhe tė mazhoritarit dhe tė proporcionalit",- u shpreh pas takimit kryetari i PSD-sė, Skėnder Gjinushi. Ndėrkohė takimi kishte tė bėnte me afrimin qėndrimeve tė partive tė vogla, pėrveē dy partive tė mėdha, nė Parlament, drejt njė sistemi zgjedhor i cili megjithėse cilėsohet si sistemi gjerman, i afrohet shumė sistemit aktual shqiptar, qė ėshtė i pėrzier.

Por sistemi i pėrzgjedhur nga tė vegjlit, pėrmban njė pėrzierje tė barabartė midis proporcionalit dhe mazhoritarit. Kėshtu, sipas kėtij varianti, parashikohet qė gjysma e vendeve nė Kuvend tė zgjidhen nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nga elektorati dhe gjysma tė plotėsohen nga proporcionali, ku partitė tė konkurrojnė me lista tė hapura. Ai pėrmban disa elementė tė rinj, ku mė kryesorja dhe qė pėrbėn risi pėr Shqipėrinė ėshtė se "tavani" i pjesėmarrjes nė Kuvend lihet i hapur, nė mėnyrė qė numri i deputetėve tė rritet edhe mė shumė sesa 140 qė ėshtė aktualisht. Kjo nėnkupton qė ēdo parti do tė ketė aq pėr qind tė vendeve nė Parlament, sa ėshtė dhe pėrqindja e votave qė i ka dhėnė elektorati.

Gjithashtu ky lloj sistemi pėrmban dhe njė element tjetėr tė ri, qė synon eliminimin e mundėsisė sė zbatimit tė skemės sė Dushkut. Nė vijim tė kėsaj logjike kėrkohet qė tė votohet nė njė fletė votimi, pra emrit tė kandidatit do t'i bashkėngjitet dhe emri i subjektit politik qė e mbėshtet, ndryshe nga zgjedhjet e kaluara nė Shqipėri, ku votoje nė dy fletė votimi, nė njė fletė pėr kandidatin dhe nė njė fletė pėr subjektin politik. Nė kėtė mėnyrė, vota e kandidatit do tė jetė e unifikuar me votėn e partisė qė e kandidon. Konkurrimi parashikohet tė jetė me njė raund dhe do tė fitojė kandidati qė merr mė shumė vota. Ndėrsa votat e partive do tė mblidhen nė rang Republike dhe pas llogaritjeve do tė pėrcaktohet mbėshtetja e njė partie nė rang kombėtar. Ndėrsa pėr pragun elektoral partitė e vogla propozojnė qė tė mbetet nė nivelet aktuale, pra 2.5%.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Politike ......   Sat Dec 01, 2007 6:19 pm

Lohan: Mė shumė pėrpjekje pėr reformat
01-12-2007

Helmut Lohan
"Komisioni Evropian do vazhdojė tė monitorojė procesin"

TIRANĖ- Ambasadori i Komisionit Evropian nė Tiranė, Helmut Lohan deklaroi dje se, nevojiten mė shumė pėrpjekje lidhur me zbatimin e Marrėveshjes sė Ndėrmjetme, ndėrmjet Komunitetit Evropian dhe Shqipėrisė. Duke folur dje nė konferencėn mbi rezultatet e Marrėveshjes sė Ndėrmjetme pėr tregtinė dhe ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me tregtinė ndėrmjet Komunitetit Evropian dhe Shqipėrisė, Ambasadori Lohan, krahas arritjeve pozitive solli ndėrmend edhe njėherė progres-raportin pėr Shqipėrinė, ku renditeshin edhe njė sėrė reformash qė Shqipėria duhet tė pėrmbushte. "Progres Raporti vė nė dukje gjithashtu disa fusha, nė tė cilat nevojiten mė shumė pėrpjekje:

Pėrgatitjet mbeten nė fazėn fillestare, sa i pėrket angazhimeve tė rėndėsishme qė ka ndėrmarrė Shqipėria nė Marrėveshjen e Ndėrmjetme nė fushėn e tė drejtave tė pronėsisė kulturore, industriale dhe tregtare",- tha dje, Lohan. Ambasadori i Komisionit Evropian u shpreh se axhenda e integrimit evropian tė Shqipėrisė ėshtė shumė mė e gjerė sesa Marrėveshja e Ndėrmjetme. "Nė kėtė drejtim, shpresoj qė reformat kyēe tė vazhdojnė me vendosmėri vitin e ardhshėm. Me vendosmėri, por jo me nxitim. Me vendosmėri, dhe nė njė klimė dialogu dhe shpirti bashkėpunimi, me tė gjitha ato forca politike qė ndajnė objektivin e integrimit evropian tė Shqipėrisė. Komisioni Evropian do tė vazhdojė tė monitorojė procesin dhe tė raportojė pas njė viti. Por, monitorimi nuk duhet tė jetė detyrė vetėm e Komisionit Evropian. Parlamenti shqiptar luan njė rol tė rėndėsishėm nė pėrcaktimin dhe vlerėsimin e ritmit tė progresit gjatė gjithė vitit",- tha ai.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 

Politike ......

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 2 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: PoLiTiKa-
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės