Forumi­Calendar­Gallery­Pytėsori­Kėrko­Regjistrohu­Lista e Anėtarėve­Grupet e Anėtarėve­Identifikohu
Posto temė tė re   Pėrgjigju temėsShare | 
 

 Politike ......

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Politike ......   Fri Dec 07, 2007 9:21 pm

PSD:"S'ka reforme, por puce institucionale"
E Premte, 07 Dhjetor 2007

"Sot, ne Shqiperi, nuk mund te flitet me per reforma e Kushtetute, por per puce institucionale". Ky konstatim u be dje nga kreu socialdemokrat, Skender Gjinushi. Kesisoj, duke mos kursyer akuzat ndaj qeverisjes aktuale, kryetari i PSD-se u shpreh se "veprimet e njepasnjeshme dyvjecare, antikushtetuese ne goditje te institucioneve te pavarura, duke filluar me KKRT-ne e perfunduar me Akademine e Shkencave, tregojne qarte se kjo qeveri nuk ka qellim reformat, por antireformat, kontrollin total politik e antiligjor mbi institucionet dhe jeten e vendit". Sipas tij, kush flet per reforma, qofte edhe nga institucionet nderkombetare, apo per bashkepunim me kete Kryeminister e qeveri, vetem mashtron opinionin publik, vetem kerkon te ligjeroje kete realitet antikushtetues.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Politike ......   Fri Dec 07, 2007 9:23 pm

Qytetaret, 78 per qind s'besojne te qeveria
E Premte, 07 Dhjetor 2007

Qeveria e ka humbur mbeshtetjen e qytetareve ne lidhje me luften kunder korrupsionit. Ky eshte edhe konkluzioni qe nxjerrin perfaqesuesit e "Transparency International" ne Shqiperi. Keshtu, sipas sondazhit te bere publik dje, 78% e qytetareve theksojne se masat e qeverise nuk e kane luftuar korrupsionin. "Pesimizem shprehet ne 78% te personave qe thone se masat e qeverise nuk kane ndikuar, apo kane qene te paefektshme ne reduktimin e korrupsionit. Ndersa vetem 1 ne 5 shqiptare mendon se puna e qeverise ka qene e efektshme", theksohet ne raport. Ky opinion bie ndesh me qendrimin e shqiptareve nje vit me pare, te cilet ishim me optimiste per luften qe qeveria do t'i bente ketij fenomeni. "Vitin e kaluar, ne kete sondazh, Shqiperia ishte vendi qe i jepte mbeshtetjen me te madhe qeverise ne perpjekjet anti-korrupsion ne te gjithe rajonin. Sivjet mbeshtetja per perpjekjet anti-korrupsion te qeverise eshte dyfish me e ulet", dilet si konkluzion nga perfaqesuesit e IT-se.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Politike ......   Fri Dec 07, 2007 9:24 pm

"Shqiperia, ne krah te Xhibutit e Burkino Fasos
E Premte, 07 Dhjetor 2007

"Transparency International" publikoi ne Shqiperi ne muajin shtator edhe raportin qe kjo organizate ka hartuar per nivelin e korrupsionit ne 180 vende te botes per vitin 2007. Ne kete renditje sa me i larte te jete koeficienti, aq me pak i korruptuar eshte vendi dhe Shqiperia vleresohet me koeficientin 2,9% nga 10% qe eshte koeficienti i vendeve, ne te cilat nuk ekziston korrupsioni. "Per 2007, Shqiperia ka nje permiresim ne renditje si dhe ne koeficientet e vleresimit. Vendi yne renditet ne kuotat nga vendi i 100 deri ne te 105 dhe vleresohet me koeficientin 2,9", theksuan perfaqesuesit e TI-se per vendin tone ne muajin shtator. Sipas raportit, Shqiperia renditet ne te njejtat kuota me Argjentinen, Bolivine, Burkina Faso, Djibuti dhe Egjiptin, vende keto qe kane nje koeficient korrupsioni 2,9%. Duke u krahasuar me vendet e rajonit, Shqiperia renditet me koeficientin me te ulet per korrupsionin. Keshtu, Italia, e cila qendron ne krye te vendeve te rajonit, ka nje koeficient korrupsioni prej 5,2%. Nga ana tjeter e parafundit ne liste vjen Maqedonia, e cila ka nje koeficient korrupsioni prej 3,3%, d.m.th., 0,4% me te larte se Shqiperia.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Politike ......   Sat Jan 12, 2008 2:44 pm

Alibeaj: Cdo muaj takim me te perndjekurit politike
E Shtune, 12 Janar 2008

Ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, u premton ish-te perndjekurve takim cdo te hene, muaj per muaj.
Ky deklarim eshte bere dje nga ministri i Drejtesise gjate nje takimi me perfaqesues te gjashte shoqatave te ish-te denuarve politike te regjimit komunist.
Qellimi i ketij takimi, ishte arritja e nje bashkepunimi mes Ministrise dhe perfaqesuesve te te perndjekurve politike, duke tentuar te vendose mbi baza institucionale kete bashkepunim. Pikerisht behet fjale per arritjet brenda afateve te zbatimit te ligjit per demshperblimin e ish-te denuarve politike te regjimit komunist. Ministri i Drejtesise u kerkoi perfaqesuesve te shoqatave qe t’i bejne te njohur ligjin, kerkesat e tij si dhe anen praktike te zbatimit te ketij ligji per te gjithe shtresen e ish-te denuarve politike te regjimit komunist qe ata perfaqesojne. Nderkohe qe Ministria e Drejtesise po punon per nxjerrjen sa me te shpejte te te gjitha akteve nenligjore, qe do te ndihmoje ne zbatimin e procesit te regjistrimit te kerkesave te ish-te denuarve politike. Alibeaj mirepriti edhe kerkesen e perfaqesuesve te shoqatave, te cilet duan te jene aktive ne kete proces me nje perfaqesues te tyre. Perfaqesuesit e te perndjekurve shprehen konsideratat per vullnetin e ministrit dhe u deklaruan te kenaqur per rrugen qe do te ndiqet nga ana e institucionit per zbatimin sa me korrekt te ligjit. Ministri i Drejtesise shprehu vullnetin e tij maksimal per zbatimin ne kohe te ketij ligji, i cili me ne fund arrin te rregulloje ose t’i jape zgjidhje nje prej shqetesimeve me te medha te qeverise shqiptare, denimin e krimeve te regjimit totalitar komunist dhe garantimit per ta te nje jete me te mire.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Politike ......   Sat Jan 12, 2008 2:45 pm

Topi: Vizat, veprim i nxituar
E Shtune, 12 Janar 2008

Presidenti Bamir Topi e cilesoi dje nje veprim te nxituar te pales maqedonase vendosjen e regjimit te vizave per shtetasit shqiptare. Ne reagimin e tij te pare per kete ceshtje, kreu i shtetit tha se ky eshte nje shqetesim i madh, si per qytetaret shqiptare ashtu dhe per ata maqedonas. “Une mendoj qe eshte nje veprim i nxituar i pales maqedonase, sepse ka nje klime paradoksale. Nderkohe qe Brukseli lehteson regjimin e vizave me Shqiperine, cuditerisht Maqedonia hedh ide per te forcuar regjimin e vizave”, tha Topi. Presidenti vuri ne dukje se gjate levizjes se lire te njerezve midis Shqiperise dhe Maqedonise ka pasur vetem te mira. Sipas tij, njerezit kane komunikuar me lirisht, biznesi eshte zhvilluar me shume dhe turizmi me shume.

“Besoj se keto hapa retrograde qe vijne nga segmente te caktuara te politikes maqedonase, natyrisht qe nuk do te kene shansin qe te implementohen, sepse kuptohet qe edhe Shqiperia edhe Maqedonia jane pjese e politikave evropiane, te cilat do t’i japin padyshim dhe detyrimin qe kufijte te vijne duke e liberalizuar levizjen e tyre dhe jo te hermetizohen, sikurse ka ndodhur ne kohen e izolimit”, vijoi Topi. Presidenti rikonfirmoi se politika shqiptare, institucionet dhe vete presidenca do te jene te angazhuar fuqishem qe kjo ceshtje te rikthehet ne normalitet. Nga ana tjeter, kreu i shtetit shqiptar, vuri ne dukje se dy shtetet kane bere progres gjate viteve te fundit dhe marredheniet kane ardhur duke u forcuar. Megjithate, Presidenti Topi ngriti shqetesimin per sa u perket marredhenieve ekonomike. Sipas tij, duket sikur dy vendet nuk po gjejne nje bashkepunim substancial, por kane mbetur me shume si territore transit.
*********************************************
Thane:

Taulant Balla-PS:

“PS ka ndjekur me shqetesim deklarimet e perfaqesuesve te MPJ-se se Maqedonise lidhur me vendosjen e nje regjimi vizash per shtetasit shqiptare. Kjo bie ndesh me frymen e bashkepunimit dypalesh. Dy vendet tona jane te angazhuara per levizjen e lire te njerezve dhe te mallrave, si kushti themelor i bashkepunimit edhe ne fusha te tjera dhe si nje model i mirekuptimit”.

Ilir Meta-LSI:

“Rikthimi i nje regjimi vizash nga Maqedonia per Shqiperine, nuk eshte gje tjeter vecse nje tregues i papjekurise politike. Ky akt i qeverise maqedonase nuk ka asnje justifikim se ku te mbeshtetet. Ministria e Jashtme shqiptare duhet te jete transparente per kete ceshtje, por ne te njejten kohe nuk duhet t’i pergjigjet Maqedonise me te njejten monedhe”.

Skender Gjinushi-PSD:

“Faji dhe pergjegjesia eshte nga pala maqedonase, sepse ne cdo rast nuk justifikohet rikthimi i nje regjimi vizash per dy shtete fqinje, kur Shqiperia i eshte gjendur Maqedonise, duke i hapur dyert edhe gjate problemeve te medha, apo edhe gjate krizes kosovare. Shqiperia ka qene faktori kryesor i stabilitetit te Maqedonise. Ajo duhet te pergjigjet me te njejten monedhe”.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Politike ......   Sat Jan 12, 2008 2:46 pm

Bonus per shkurtimin e afateve
E Shtune, 12 Janar 2008

Berisha pret shiritin e rruges qe pershkon tere bregdetin e Jonit prej 37 kilometrash qe do te sjelle dhe shkurtimin e distances me bregdetin, duke e sjelle kete me afer qytetareve shqiptare dhe turisteve. Ne te njejten kohe, Kryeministri premtoi lehtesira per firmat e ndertimit, te cilat do te shkurtojne afatet e ndertimit te veprave publike. Keto deklarata kreu i qeverise, Berisha, i beri gjate inaugurimit te fillimit te punimeve per rrugen Kardhiq-Delvine. “Miqesisht, ju bej thirrje ta shkurtoni me kater muaj kete afat dhe qeveria do te kete bonuse per ju. Mos harroni, e gjithe Shqiperia pret me padurim te vije ne Sarande me rrugen me te shkurter te mundshme, sikunder dua t'u siguroj se menjehere do te tenderohen te gjitha lotet e tjera dhe financimi ekziston plotesisht per cdo kilometer te kesaj rruge”, deklaroi Berisha. Sipas tij, qeveria disponon te gjitha fondet per ndertimin e plote te rruges brenda nje kohe te shkurter.

Kryeministri, gjate takimit qe pati ne Kardhiq me banore te zones, thekoi se ndodhej mes tyre per ta nisur vitin e ri me perurimin e fillimit te punimeve per nje rruge kaq te rendesishme. Berisha theksoi se rruga eshte e nje rendesie te vecante, jo vetem per banoret e fshatrave dhe te qyteteve perreth, por per te gjithe Shqiperine dhe se me ndertimin e saj, Saranda do te afrohet me shume me te gjitha skajet e vendit dhe vecanerisht me Tiranen. Rruga me gjatesi prej 37 kilometrash, eshte investim i buxhetit te shtetit dhe parashikohet te perfundoje ne pranvere te vitit 2009. Rruga, e cila do te shkurtoje distancen me bregdetin me rreth 30 km, nisi dje punimet per lotin e pare me nje gjatesi prej 7,1 km dhe vlere prej 600 milione lekesh.

Kryeministri Berisha, shoqerohej ne kete aktivitet nga ministri i Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, kryetari i Bashkise se Sarandes, Edmond Gjoka, kryetari i komunes se Kardhiqit, Dragush Logli, si dhe drejtues te pushtetit lokal dhe perfaqesues te kompanive te ndertimit, qe do te marrin pjese ne ndertimin e rruges. Prej kohesh, Kryeministri Berisha ka kerkuar nga ministri i Puneve Publike, Sokol Olldashi, qe te standardizohen te gjitha firmat e ndertimit qe marrin persiper te hyjne ne tender per te ndertuar vepra publike. Sipas Berishes, shume nga keto kompani kane abuzuar me ndertimin e rrugeve dhe duke mos pasur kapacitete te plota per ndertimin e tyre, kane shtyre afatin e perfundimit te tyre.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 

Politike ......

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 3 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: PoLiTiKa-
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės