
|
| | |
| Autori | Mesazh |
|---|
PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Lajme Sociale .... Sat Jan 12, 2008 3:27 pm | |
| Vdekja nga meningjiti, fshati ne panik E Shtune, 12 Janar 2008
Vdekja e Anila Memushaj, 25 vjece, nga meningjiti ka shkaktuar panik te banoret e fshatit Kalanje, ne komunen Qender, te rrethit te Skraparit. Ndonese viktima e meningjitit u prek nga semundja ne shtetin grek, mberritja e trupit te pajete prane familjareve te saj dhe kontakti i te afermve me trupin e pajete ka vene ne alarm banoret e fshatit te vogel me 15 banesa. Ndonese familjaret nuk kane ditur asgje ne lidhje me shkaqet e vdekjes kane kryer ritet e zakonshme, duke hapur arkivolin dhe jane vene ne kontakt te drejtperdrejte me te.
Lajmi se 25-vjecarja kish gjetur vdekjen nga meningjiti akut, ka mberritur ne familjen Memushaj vetem nepermjet medias dhe mjekut Muharem Nona, rreth ores 13:30 te dites se pardjeshme, disa ore pas mberritjes se trupit. Menjehere nga ana e familjareve dhe te afermve ka pasur reagime, pasi nga ana e tyre pretendohej se 25-vjecarja kishte gjetur vdekjen aksidentalisht, si pasoje e komplikacioneve ne shtatzeni, epikrize e dhene nga mjeket e spitalit te Athines. Sipas familjareve, 25-vjecarja kishte nderruar jete diten e marte ne Athine, ku jetonte me bashkeshortin e saj, pas nje temperature te larte qe prej tre ditesh. Ata jane njoftuar per vdekjen nga bashkeshorti i saj, por nuk kane mesuar asgje me teper rreth shkaqeve te sakta qe i moren jeten gruas shtatzene.
Trupi i pajete mesohet te kete mberritur prane familjes rreth ores 07:00 te mengjesit te djeshem, nderkohe qe deri ne oren 13:30, ai nuk eshte mbajtur i izoluar. Plote 30 persona, te aferm te familjes kane qene ne kontakt te plote me arkivolin, ku gjendej trupi pa jete. Nderkohe qe kane qene shtate persona, ata te cilet kane shoqeruar trupin e pajete nga Athina nepermjet pikes kufitare te Kakavijes per ne fshatin e lindjes. Sipas tyre, ajo kishte vdekur si pasoje e hemorragjise gjate shtatzenise. Faktin se gruaja e re gjeti vdekjen nga meningjiti, ata e kane mesuar vetem ne vendlindjen e 25-vjecares nga media dhe mjeku qe eshte paraqitur nga Ministria e Shendetesise. Sipas pohimeve nga spitali i qytetit te Corovodes, ka qene Ministria e Shendetesise qe ka njoftuar izolimin e plote te arkivolit, pasi behesh fjale per semundjen e meningjitit dhe duheshin marre menjehere masat. Sipas mjekut te spitalit, Muharem Nona, sapo eshte mesuar lajmi, ai se bashku dy infermiere kane shkuar ne banesen e viktimes dhe kane urdheruar izolimin e arkivolit dhe ndalimin e plote te kontaktit me familjaret.
Keshtu, sipas urdhrit jane vene ne karantine te plote dhe ka nisur mjekimi me antibiotike i te gjithe personave qe kane qene ne kontakt me te semuren, qe nga casti qe kane nisur shqetesimet e saj ne shtetit grek. Po keshtu, eshte urdheruar izolimi dhe mjekimi i te gjithe personave qe kane qene ne kontakt me arkivolin, ku prehej trupi i pajete. Eshte urdheruar dhe bere dezinfektimi i arkivolit nga jashte. Ndonese eshte urdheruar qe varrimi te behej sa me shpejte, nuk eshte pranuar nga ana e familjareve te bashkeshortit, te cilet kane vendosur qe varrimi te behej sipas parashikimeve. Gropa ne te cilen eshte futur arkivoli eshte hedhur gelqere pluhur, si dhe eshte dezinfektuar ambienti perreth. Per marrjen e te gjitha masave ka ndihmuar Komisariati i policise Skrapar, te cilet kane qene ne gatishmeri per situaten e krijuar. Nderkohe, po diten e djeshme ka ardhur nje ekip mjekesh specialiste te epidemiologjise nga Drejtoria e Shendetit Paresor Berat.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Lajme Sociale .... Sat Jan 12, 2008 3:28 pm | |
| Familjaret nuk pranojne ilacet E Shtune, 12 Janar 2008
Mjeket qe kane kontrolluar familjaret e viktimes kane shperndare medikamente, te cilat i perkasin profilaksise se momentit dhe mbrojtjes se personave nga mundesia e prekjes nga ana e semundjes infektive. Sipas drejtorit te spitalit te Corovodes, per personat e kontaktit mjekimi ne kushtet e shtepise po jepet per dy dite nga mjeku i familjes. Problem eshte shfaqur me personat qe kane marre pjese ne varrim dhe nuk kane pranuar ti nenshtrohen profilaksise ne spitalin e Corovodes. Kane qene 18 persona, te aferm te bashkeshortit te ardhur nga Tirana, te cilet menjehere pas perfundimit te varrimit jane larguar pa ju nenshtruar profilaksise, dhe pse kishin kontaktuar drejtperdrejt me trupin dhe arkivolin. Menjehere nga ana e drejtorit te spitalit, Hysen Hysenllari, jane njoftuar rrethet perkatese ku banojne keta persona per marrjen e masave dhe mbajtjen nen mbikeqyrje te tyre. Paniku eshte shfaqur dhe ne rrethinat dhe qytetin e Corovodes.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Lajme Sociale .... Sat Jan 12, 2008 3:28 pm | |
| ASHR, udhezim per meningjitin E Shtune, 12 Janar 2008
Autoriteti Rajonal Shendetesor ka udhezuar 42 drejtuesit e poliklinikave te jene ne gatishmeri ne rast te shfaqjes se ndonje pacienti me shenjat e meningjitit (nje infeksion i cipave te trurit dhe cipave te palces se kurrizit). Drejtori i kesaj strukture, ne varesi te Ministrise se Shendetesise, Mehill Gecaj, u shpreh dje per ATSH, se, edhe pse deri tani nuk eshte konstatuar ndonje rast i ri me meningjit, drejtuesit e qendrave shendetesore jane udhezuar qe te vazhdojne te respektojne sistemin ALERT ne rast se nje pacient dyshohet me meningjit. Kjo do te thote qe poliklinikat do te raportojne per vizitat e kryera fillimisht ne Institutin e Shendetit Publik, e me pas ky informacion do te kaloje ne ASHR dhe ne Ministrine e Shendetesise, me synim qe situata te jete ne kontroll te plote, shpjegoi ai, duke shtuar se ''do te porositen mjete mbrojtese per mjeket e poliklinikave dhe nje seri medikamentesh si rifamicine''. Deri tani nuk ka asnje rast te dyshuar me meningjit, te paraqitur prane sherbimit te pediatrise, vecse eshte vene re nje shtim i te prekurve nga virozat gripale, u shpreh Xhuljeta Prodani, mjeke pediatre ne qendren shendetesore nr. 6 ne Tirane, sipas te ciles, ne kete poliklinike kryhen me shume se 25 vizita ne dite, nga te cilat 7 rezultojne me viroze gripale te renduar.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Lajme Sociale .... Sat Jan 12, 2008 3:29 pm | |
| Meningjiti, mjeket shpetuan 6 raste E Shtune, 12 Janar 2008
Mjeket pediater ne Elbasan kane shpetuar 6 raste te femijeve te semure me meningjit. Mjeku specialist, Edmond Laho, shprehet se "gjate viteve te kaluara edhe ne Elbasan ka pasur raste te femijeve te prekur nga meningjiti. Por, pas trajtimit te kujdesshem mjekesor, te gjithe pacientet e vegjel shpetuan pa pasoja per jeten. Ka shume rendesi fakti i kapjes ne kohe te semundjes. Ndaj, prinderit nuk duhet te neglizhojne, por te paraqiten menjehere te mjeku per ti paraprire rendimit te situates". Gjendja virale, qe ka shperthyer ne mbare vendin keto dite, nuk ka kursyer edhe Elbasanin. Cdo dite ne Spitalin Pediatrik paraqiten 70-80 raste te femijeve te semure. Ne shkalle rrethi shifra eshte disa here me e larte, pasi mjaft paciente paraqiten ne ambulanca dhe qendra shendetesore. Rastet e lehta marrin trajtim ditor, ndersa rastet e renda qendrojne ne spital per nje sherbim me te kualifikuar. Dr. Laho pohon se "rastet me viroze dhe enteroviroze jane shtuar ndjeshem ditet e fundit. Ne spital paraqiten 2-3 here me shume femije ne dite, qe manifestojne shenjat e ketyre semundjeve. Megjithate, deri tani, ne kete rreth nuk jane konstatuar raste te dyshuara me meningjit. Nisur nga gjendja e krijuar ne shkalle vendi, spitalet e Elbasanit kane marre masa per te perballuar cdo rast te mundshem. Ne spital jane vene ne gatishmeri dhoma dhe medikamente, me te cilat trajtohet semundja". Fatos Salliu
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Lajme Sociale .... Sat Jan 12, 2008 3:30 pm | |
| Greqi, nje shqiptare viktima e pare e meningjitit E Shtune , 12 Janar 2008
Nje emigrante shqiptare ka vdekur si pasoje e semundjes se meningjitit. Ngjarja e rende ka ndodhur ne nje lagje te Athines, ku Anila Memushaj, nene e dy femijeve, ka gjetur vdekjen, pasi ishte infektuar nga kjo semundje, qe ne Shqiperi ka shenuar tre raste. Sipas TCH, pas vdekjes, Memushaj eshte sjelle ne vendin tone, ku do te varroset, pasi nderroi jete. Mjeket greke nuk kishin deklaruar me pare per semundjen e shqiptares, por pas daljes se analizave eshte thene qe, shqiptarja ishte e semure nga meningjiti. Ngjarja ka ndodhur ne lagjen Gizi, te kryeqytetit helen, dhe atje eshte dhene alarmi, pasi as e semura dhe familjaret e saj nuk kane qene te izoluar, pasi nuk dihej semundja qe kishte prekur te rene.
Banoret e kesaj lagjeje i friken nje epidemie dhe per kete kane kerkuar ndihmen e strukturave te specializuara greke, per shmangien e nje gjeje te tille. Sipas te dhenave nga Athina, shqiptarja Memushaj ishte semurur kater dite me pare dhe per tre dite ajo ka qene e shtruar ne spital, nen kujdesin e mjekeve, ku dhe ka gjetur vdekjen. Sipas bluzave te bardha, ka qene e pamundur mbajtja nen kontroll e temperatures se viktimes, qe i ka marre dhe jeten, duke gdhire dita e djeshme. Pasi ka nderruar jete, ajo eshte sjelle ne Shqiperi, ku dhe do te varroset. Por kunder kesaj procedure kane dale mediat greke dhe opinioni publik. Sipas tyre, trupi eshte sjelle ne vendin tone pa dale analizat e plota te shkakut qe i ka sjelle vdekjen Anila Memushajt, nene e dy femijeve. Trupi i se ndjeres eshte sjelle mengjesin e djeshem ne Shqiperi, nderkohe qe rezultati i analizave ka dale vetem pasdite. Mjeket greke dhe strukturat e shendetesise kane marre masa qe te izolojne familjaret dhe njerezit qe kane qene ne kontakt me te semuren, per te evituar nje epidemi te kesaj semundjeje, qe ne vendin tone deri me tani ka shenuar tre raste, dy ne Korce dhe nje ne Delvine, femija i cili u soll ne Tirane dhe ndodhet ne gjendje me te mire shendetesore.
Familjaret ne karantine
Familjaret e Anila Memushajt,qe humbi jeten nga semundja e meningjitit ne Greqi vendosen ne karantine. Menjehere pas mberritjes se trupit te pajete te emigrantes jane marre masa ndaj personave te familjes te cilet e kane shoqeruar dje trupin e saj nga Greqia ne vendin tone. Momentalisht nje grup mjekesh kane nisur trajtimin me profilaktike te familjareve. Pasi te zhvillohet ceremonia e varrimit te 28-vjecares do te vendoset karantina per personat e familjes. Ende nuk eshte dhene nje numer i sakte i personave qe do te futen ne karantine, por dihet se karantines do ti nenshtrohen bashkeshorti qe ka shoqeruar transportin e trupit si dhe te aferm qe mund te kene prekur arkivolin.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Lajme Sociale .... Fri Jan 18, 2008 7:47 pm | |
| Legalizohen 31 zona informale E Premte, 18 Janar 2008
Keshilli i Rregullimit te Territorit te Republikes mori dje vendimin per miratimin e 31 zonave informale ne disa qytete te vendit. Ne mbledhjen e drejtuar nga Kryeministri Berisha, zonat per legalizim te propozuara nga Agjencia per Legalizimin, Urbanizimin dhe Integrimin e Zonave Informale iu dha drita jeshile per tju nenshtruar procesit te legalizimit mbi 15 mije familjeve. Keto 31 zona gjenden ne qytete si Tirana, Durresi, Shkodra, Gjirokastra dhe Elbasani. Siperfaqja e pergjithshme e tyre eshte 3149 ha, ne te cilen gjenden 23091 ndertime dhe 320 ha siperfaqe ndertimi. Nga procesi i legalizimit ne keto zona perfitojne 15738 familje. Kryeministri Berisha kerkoi nga drejtuesit e ALUIZNI-t nje bashkepunim me te madh me kreret e njesive vendore, ne lidhje me kete proces te rendesishem. Ne procesin e legalizimeve te zonave informale brenda qytetit, duhet te keni nje dialog konstruktiv me autoritetet vendore, ne menyre qe te zbatohet me rigorozitet ligji dhe tu jepet pergjigje problemeve qe dalin, deklaroi Berisha ne mbledhjen e KRRTRSH-se.
Berisha pas miratimit te zonave nuk ngurroi te pershendese punen e ALUIZNI-t per percaktimin e ketyre zonave dhe perballimin me sukses te nje fluksi te larte pune. Ne te njejten kohe, kreu i ekzekutivit kerkoi nga Agjencia e Legalizimeve riprofilizimin e personelit, ne menyre qe te perballohen profile te reja pune qe dalin para agjencise, pas fazes se studimit dhe perpunimit te dokumentacionit. Por, Kryeministri paralajmeroi ne menyre te vecante drejtuesit e ALUIZNI-t qe te tregojne kujdes ne legalizimin e ndertimeve afer zonave arkeologjike dhe historike, sepse, sipas tij, nuk duhet te kete asnje legalizim ne keto zona. Nga ana e tij, kryetari i ALUIZNI-t, Shaban Memia, theksoi se me paraqitjen e grupit te dyte te zonave informale per miratim, hapet rruga per t'i kaluar ato ne fazen perfundimtare, per pajisjen me titullin e pronesise dhe procedurat e regjistrimit. Nga 64 zona informale qe ishin ne pritje te legalizimit, dje KRRTRSH ka miratuar vetem 31 prej tyre, duke lene per mbledhjen e ardhshme miratimin e 33 zona te tjera informale, te cilat per momentin jane nen shqyrtim nga ALUIZNI per te bere verifikimet e mundshme.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Lajme Sociale .... Fri Jan 18, 2008 7:49 pm | |
| Zonat Informale qe u miratuan ne KRRTRSH: E Premte, 18 Janar 2008
Qarku i Tiranes :
Njesia bashkiake numer 1, 1 zone Njesia bashkiake numer 3, 1 zone Njesia bashkiake numer 5, 1 zone Njesia bashkiake numer 8, 1 zone Bashkia e Kavajes, 2 zona Bashkia e Vores, 2 zone Komuna e Ndroqit, 1 zone Komuna e Pezes, 1 zone Komuna e Berxullit, 1 zone Komuna e Prezes, 3 zona Komuna e Syneit, 1 zone Bashkia e Kamzes, 1 zone Komuna e Farkes, 1 zone Komuna e Kasharit, 1 zone
Qarku i Shkodres :
Zona e Bacallekut Vau i Dejes Komuna Rrethine
Qarku i Durresit :
Zona e Shkozetit
Qarku i Elbasanit :
Zonat informale 2, 3, 4, dhe 43 ne Bashkine e Elbasanit Komuna e Bradasheshit 1 zone
Qarku i Gjirokastres :
Komuna e Lazaratit
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL

 Numri i postimeve: 2486 Location: Ne Boten E Lumturise Registration date: 29/08/2007
 | Titulli: Re: Lajme Sociale .... Fri Jan 18, 2008 7:50 pm | |
| Musai: Agjencia e legalizimeve eshte shkrire E Premte, 18 Janar 2008
Ndonese Kryeministri Berisha deklaroi dje ne mbledhjen e KRRTRSH-se se ALUIZNI duhet te bashkepunonte me pushtetin vendor per legalizimin, ndryshimet ne kete ligj u kane hequr kompetencat vendoreve per kete proces. Keshtu, ne qytetin e Elbasanit si pasoje e zbatimit te ndryshimeve ne ligjin e legalizimeve, jane shkrire zyrat vendore qe kryenin kete procedure. Drejtori i Agjencise se Legalizimeve ne Elbasan, Ditor Musai, deklaroi dje se vendimi i mbylljes se zyrave te legalizimeve ne pushtetin vendor, eshte bere ne baze te vendimit te Qeverise, qe ka miratuar disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin e legalizimeve, te cilat priten te kalojne per miratim ne Parlament. Sipas tij, keto shtesa dhe ndryshime shmangin kryesisht pushtetin lokal dhe strukturat e tij nga procesi i legalizimit, duke ia lene kete kompetence, vetem agjencise shteterore, ALUIZNI-t.
_________________ Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
|
|  | | |
| Faqja 2 e 2 | Shko tek faqja : 1, 2 |
| | Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
| |
| |
| |
|