Forumi­Calendar­Gallery­Pytėsori­Kėrko­Regjistrohu­Lista e Anėtarėve­Grupet e Anėtarėve­Identifikohu
Posto temė tė re   Pėrgjigju temėsShare | 
 

 Lajme Sociale ....

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Lajme Sociale ....   Tue Nov 20, 2007 7:07 pm

Musai: Po zhdukim informalitetin

E Marte, 20 Nentor 2007


ELBASAN - Informaliteti po zbehet deri ne zhdukje ne rajonin e Elbasanit, ne saje te procesit te legalizimit, kurse mosmiratimi i paketes financiare behet pengese per shperndarjen e tapive te legalizimeve. Zyra e Aluizni-t ne Elbasan ka futur ne proces edhe kater zona te tjera informale ne kete qytet me 2 990 ndertime pa leje, qe jane te vendosura ne nje siperfaqe 420 hektaresh. Dokumentacioni i ka kaluar Keshillit te Qarkut dhe me tej pritet t’i kaloje KRTRSH-se ne Tirane. “Se fundi, ne Keshillin e Qarkut jane dorezuar 5 zona informale me ndertime ne zona te vecanta, qe shtrihen ne nje siperfaqe mbi 50 hektare”, - deklaroi dje per “Koha Jone”, drejtori rajonal i Aluizni-t, Ditor Musai. “Shqyrtimi i zonave te tilla eshte ne kompetence te KRRTRSH”, - sqaroi Musai, duke detajuar se behet fjale per nje zone informale ne fshatin Katund i Ri te komunes Bradashesh dhe per kater te tjera ne Bashkine e Elbasanit. “Ne te pesta keto zona perfshihen 2 990 objekte gjithsej, te shtrira ne nje siperfaqe prej 420 hektaresh gjithsej”, - perfundoi Musai.

Keshilli i Qarkut te Elbasanit ka miratuar deri tani 8 300 ndertime informale ne nje zone te pergjithshme prej 1 700 hektaresh, te cilat tashme jane derguar per ne KRRTRSH. “Aktualisht, KRRTRSH ka miratuar 2 320 ndertime ne nje siperfaqe prej 259 hektaresh”, - tha Musai. Drejtori i Aluizni-t u ndal edhe ne vendimet e dhena nga KRRT-te e njesive vendore per ndertime pa leje te vecanta apo te ngritura ne nje zone me pak se 50 ha. “KRRT e Bashkise se Elbasanit ka miratuar 847 ndertime, te ngritura ne nje zone prej 170 hektare gjithsej. Ndersa KRRT-te e bashkive Peqin, Gramsh dhe Librazhd kane miratuar 112 ndertime pa leje. Tashme pritet qe te vijne dosjet ne zyren e Aluizni-t per dhenien e lejeve te ketyre ndertimeve”. Drejtori i Aluizni-t tregoi se “me fondet e grumbulluara nga procesi i legalizimeve, njesite vendore do te kene ne dore mjete financiare te medha, te mjaftueshme per urbanizimin dhe permiresimin e jetes se qytetareve”.

Nderkohe, KRTRSH ka miratuar legalizimin e ndertimeve pa leje ne zonen pilot, qe ndodhet ne perendim te Elbasanit. Por pengese ne kete drejtim eshte bere mosmiratimi i paketes financiare per kompensimin e ish-pronareve nga ana e qeverise. Drejtori i Zyres se Aluiznit per qarkun Elbasan, Ditor Musai, u shpreh dje se ne proces jane edhe 3 zona te tjera informale perreth Elbasanit, si dhe 5 pallate shumekatesh. “Familjet e ketyre pallateve nuk ishin pajisur me dokumente pronesie, pasi pronaret kishin kryer shtesa ne kate”, - deklaroi Musai. Sipas tij, dokumentacioni eshte mbeshtetur ne fotografime ajrore dhe nuk mund te gabohet ne asnje centimeter ne toke. Edhe cmimi i tokes ka ardhur per bashkine e ketij qyteti.

KRRT e ketij qarku ka miratuar dokumentacionin e ndertimeve pa leje edhe per 112 ndertime pa leje per bashkine Peqin dhe komunat Klos e Pajove. Ne qytetin Elbasan numerohen 8 573 ndertime pa leje, te vendosura ne 1 700 hektare. Ndersa ne shkalle qarku numerohen 18 763 ndertime pa leje.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "


Edituar pėr herė tė fundit nga nė Sat Jan 12, 2008 3:22 pm, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Sociale ....   Tue Nov 20, 2007 7:07 pm

Krasta, se shpejti park clodhes

E Marte, 20 Nentor 2007


ELBASAN - Keshilli i Qarkut Elbasan ka ndermarre nje nisme te dobishme per banoret e qytetit dhe periferise se tij. Nisma ka te beje me transformimin e kodres se Krastes, te mbuluar me pisha, ne nje park clodhes rajonal. Kryetari i Keshillit te Qarkut ne Elbasan, Ardian Turku, u shpreh dje per “Koha Jone”, se kjo eshte nje nga perpjekjet me serioze ne dobi te komunitetit te zones. “Per kete qellim ekziston nje projekt teknik, i cili parashikon dergimin e energjise, ndertimin e sistemit te kanalizimeve te ujerave te zeza dhe te bardha, te infrastruktures rrugore, te ndertimit te lulishteve, mjediseve sportive dhe argetuese dhe te nje kompleksi te gjere sherbimesh”, - deklaroi ish-kryetari i Bashkise se Elbasanit. Ai shtoi se per te vene ne jete kete projekt po bashkepunohet me bashkine dhe me Ministrine e Mjedisit dhe Puneve Publike. Problem, aktualisht, mbetet identifikimi i pronesise se kodres, 1.5 km larg qytetit, e cila ndodhet nen juridiksionin e Drejtorise se Pyjeve dhe Ministrise se Mjedisit. Por, duke u njohur me kete projekt edhe Ministria e Mjedisit ka dhene pelqimin per ndertimin e parkut clodhes. Kthimi i Krastes ne Park Rajonal do te permiresonte ne menyre te ndjeshme cilesine e ajrit ne nje nga qytetet me te ndotura ne shkalle vendi.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Sociale ....   Tue Nov 20, 2007 7:09 pm

Mjerimi, mesuesi rreh faturistin e KESH-it

E Marte, 20 Nentor 2007


Fier - Nje mesues nga fshati Ruzhdie ne rrethin e Fierit eshte ndaluar mbremjen duke u gdhire dita e djeshme, pasi akuzohet se ka rrahur per shkak te detyres faturistin e KESH-it te zones, 47-vjecarin Rexhep Myrtaj. Sipas policise, Duelin Kamberaj, 32 vjec, ka fyer dhe rrahur punonjesin e Korporates, pasi ky i fundit ka tentuar ta ndeshkoje per lidhjet abuzive te energjise elektrike. Burime nga uniformat blu saktesojne se grindja ndermjet dy buxhetoreve ka filluar pasi Kamberaj ka tentuar te binde Myrtajn te heqe dore nga gjoba. Mesuesi mesohet t’i kete treguar punonjesit te KESH-it se disa vjet me pare gruaja e tij ka lindur trinjake. Ai tashme ka pese fryme per te mbajtur me nje rroge arsimtari dhe askush nuk ka menduar ta ndihmoje. Por arsyetimet e mesuesit duket se nuk e kane lekundur vendimin e faturistit, cka ka bere qe mes tyre grindja te degjeneroje deri ne perdorimin e grushteve.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Sociale ....   Fri Dec 07, 2007 8:35 pm

DOBJANI-WITHERS: BASHKEPUNIM PER TE DREJTAT E NJERIUT (07/12/2007)

Respektimi i te drejtave te njeriut ka qene tema e diskutimeve e nje takimi qe avokati i popullit, Ermir Dobjani zhvilloi sot me ambasadorin amerikan ne Tirane, John Withers II. Gjate takimit, zoti Dobiani e njohu diplomatin me angazhimet e zyres se tij ne mbrojtje te ceshtjeve civile, te se drejtave te njeriut, si dhe per nje funksionim me te mire te administrates. Nga ana e tij, ambasadori Withers ka vleresuar angazhimin e institucionit te Avokatit te Popullit ne kete drejtim dhe ka siguruar mbeshtetjen e metejshme te programit USAID. Nder te tjera, zoti Dobjani shprehu gatishmerine e institucionit te drejtuar prej tij per ndihmen ne luften kunder korrupsionit dhe ruajtjen e standarteve te mireqeverisjes.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Sociale ....   Fri Dec 07, 2007 8:35 pm

KORCE, HIQET STAZHI NE UNIVERSITETIN "FAN S. NOLI" (07/12/2007)

Per studentet e Universitetit te Korces, "Fan S. Noli" nuk do te kete me kalim ne stazh. Senati i ketij institucioni ka marre sot kete vendim pas kerkesave te shumta te studenteve. Duke u bazuar Karten e Bolonjes, senatoret vendosen pro heqjes se stazhit, gje qe do te ktheje ne sallat e mesimit shume studente. Pak kohe me pare rreth 800 studente i drejtuan nje peticion drejtueseve te ketij Universiteti per heqjen e stazhit, kerkese e cila u plotesua sot.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Sociale ....   Fri Dec 07, 2007 10:28 pm

Leskaj: “Projektligji i Akademise, antikushtetues”

Valentina Leskaj, kryetare e Grupit Parlamentar te Partise Socialiste, e ka cilesuar projektligjin e Akademise se Shkencave te hartuar nga qeveria si antikushtetues dhe bie ndesh me konventat nderkombetare qe ka ratifikuar Shqiperia. Nderkohe Leskaj nuk u pajtua me faktin se nje projektligj i rendesishem si i Akademise, po miratohet me procedure te pershpejtuar. “Nuk eshte hera e pare qe ju sillni ligje me procedure te pershpejtuar kur nuk ka asnje argument apo arsye per ta futur nje projektligj me procedure te pershpejtuar. Nuk e kemi ende te qarte se kush eshte motivi qe projektligji per Akademine e Shkencave po futet per t’u miratuar me procedure te pershpejtuar”, - tha Leskaj. Me tej numri nje i deputeteve socialiste theksoi dhe paralajmeroi Parlamentin duke patuar parasysh verejtjet e Bashkimit Europian per punen e ketij te fundit me miratimin e ligjeve. “Dua te terheq vemendjen e Parlamentit per projektligjin e Akademise se Shkencave dhe maxhorances qe e ka prure ate, me faktet qe ligjet po amendohen ēdo dy ose tre muaj. Ky eshte nje projektligj qe bie ndesh me Kushtetuten dhe me konventat nderkombetare te cilat jane miratuar nga ky parlament dhe kane fuqi edhe mbi ligjet. Besoj se e keni lexuar raportin e Bashkimit Europian, i cili ne nje nga verejtjet qe ben eshte miratimi i ligjeve me procedure te pershpejtuar”, - perfundoi Leskaj ne fjalen e saj.

7 Dhjetor 2007

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Sociale ....   Fri Dec 07, 2007 10:28 pm

Tė pastrehėt, 89 familje pėrjashtohen nga skema

Nga 108 familje nė nevojė qė do tė trajtohen nga Bashkia me Bonus Strehimi, tė cilat nuk mund tė pėrballojnė qiranė e tregut tė lirė, vetėm 17 prej tyre janė marrė parasysh. Mungesa e dokumentacionit tė plotė ka bėrė qė 89 familje tė pėrjashtohen nga pėrfitimi i qerasė me kosto tė ulėt. Kėshilli Bashkiak ka diskutuar nė mbledhjen e radhės mbrėmė pėr dy orė me rradhė, pėr familjet qė do tė pėrfitojnė. Ēėshtja ka ngjallur polemika mes anėtarėve dhe gjithēka mbeti nė tentativė pėr t’u miratuar. Kjo ėshtė mbledhja e dytė e Kėshillit pėr tė diskutuar pėr kėto ēėshtje, pasi javėn e kaluar nuk u vendos asgjė pas debateve. Nė rend tė ditės pėr t’u diskutuar kanė qenė projektvendimi “Pėr njė ndryshim tė planit tė Buxhetit tė Bashkisė sė Tiranės pėr vitin 2007, miratuar me vendimin e Kėshillit Bashkiak nr.23, datė 30.04.2007: projektvendimi pėr “Pėr trajtimin me Bonus Strehimi, tė disa familjeve nė nevojė, tė cilat nuk mund tė pėrballojnė qiranė e tregut tė lirė”. Njė ēėshtje me mjaft interes ka qen edhe diskutimi mbi projektvendimin pėr disa ndryshime nė nivelin e pagave tė punonjėsve tė Institucioneve tė vartėsisė, si dhe ajo pėr pėrfundimin e procedurave tė privatizimit tė disa apartamenteve, tė cilat kanė mbetur pa u regjistruar, pranė Zyrės sė Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme.

7 Dhjetor 2007

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Sociale ....   Fri Dec 07, 2007 10:29 pm

Valentina Duka: “Pse e shoh veten si rektore e ardhshme”

“Lufta e ftohtė” pėr profesoren e historisė, Valentina Duka, ka nisur dje. E shoqėruar dhe pėrkrahur pothuajse nga i gjithė stafi pedagogjik i fakultetit tė Histori-Filologjisė, ajo prezantoi dje zyrtarisht kandidaturėn e saj pėr tė drejtuar Universitetin e Tiranės. Ndėrkohė, pėrballė saj deri tani janė rivalėt profesori Ekonomikut Dhori Kule dhe ai i Shkencave tė Natyrės Llukan Puka. Si gjithmonė e shkathėt dhe tepėr e qeshur ajo nuk i trembet askujt, madje ndihet e sigurt drejt fitores. Gjatė prezantimit tė kandidaturės ajo i ka premtuar tė gjithė tė pranishmėve dhe opinionit publik se nėse ajo do tė zgjidhet rektore e Universitetit tė Tiranės do tė jetė e hapur dhe mikėpritėse pėr tė gjithė. Mbėshtetėsit e saj janė tė shumtė duke filluar qė nga Artan Fuga, Mark Marku, Lira Caushi, Shezai Rrokaj si dhe shumė personalitete tė tjera tė njohura pėr botėn akademike deri tek studentėt. Pėrkrahėsit e saj pėrveēse e kanė mbėshtetur atė fuqishėm janė tė sigurt se ajo e meriton njė post tė tillė. Pėr kėtė ata janė bazuar tek karriera e saj e deritanishme akademike dhe si drejtuese, tek profesionalizmi dhe puna e saj mėsimore dhe shkencore etj. Zėvėndėsdekania e fakultetit Histori-Filologji, Lira Caushi e ka cilėsuar vendimin e Dukės si njė zgjedhje shumė tė bukur, sepse ėshtė hera e parė qė njė femėr kandidon pėr njė post tė tillė drejtues. Nė programin qė Duka i ka dorėzuar dje Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve pika kyēe e platformės sė saj ėshtė zbatimi i Kartės sė Bolonjės. Nė kėtė program do tė pėrfshihen stabilizimi i nivelit tė parė tė diplomės, pėrgatitja pėr nivelin e dytė tė diplomės, pėrgatitja e kurikulave pėr master etj. Gjithashtu, njė vend tė veēantė nė programin e saj zė edhe nxitja e kėrkimit shkencor nė Universitet. Nė vitet 1995-1997 Valentina duka ka qenė zėvendėsrektore e Universitetit tė Tiranės, 1994-1997 dekane e fakultetit Histori-Filologji dhe pėrgjegjėse e Departamentit tė Historisė.

7 Dhjetor 2007

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Sociale ....   Fri Dec 07, 2007 10:53 pm

Rritet nė 10 pėr qind numri i tė moshuarve qė kėrkojnė strehim

07/12/2007 Shėrbimi Social Shtetėror

Shėrbimi Social Shtetėror ka zhvilluar dje njė seminar nė kuadėr tė zbatimit tė 12 standardeve pėr trajtimin e moshės sė tretė. Statistikat mė tė fundit tregojnė se nė krahasim me vitin e kaluar, numri i kėrkesave pėr strehim ėshtė rritur me 10 pėr qind. Aktualisht shtėpitė e tė moshuarve po punojnė me kapacitet tė plotė dhe nuk kanė vende tė lira, si pasojė e rikonstruksionit qė po u bėhet godinave. “Rritja e kėrkesave tė frekuentimit tė qendrave rezidenciale ka ardhur si pasojė e zbatimit tė 12 standardeve tė shėrbimeve shoqėrore tė miratuara nga Qeveria”, ka bėrė tė ditur SHSSH-ja. Kėto standarde po mundėsojnė matjen dhe pėrmirėsimin e cilėsisė sė shėrbimeve nga tė gjithė ofruesit publikė dhe privatė. Nėpėrmjet kėtyre qendrave, tė moshuarve iu ofrohen shėrbime edhe nga organizatat jofitimprurėse qė operojnė nė fushėn e shėrbimeve sociale. Shoqata “Motrat e Nėnė Terezės” nė Tiranė, trajton 70 tė moshuar, nė kryeqytet shoqata “Kuka” trajton 15 tė moshuar dhe nė Durrės 18 tė moshuar. Gjithashtu, pėr kėtė shtresė tė shoqėrisė ofrohen dhe shėrbime ditore, nga ku mund tė pėrmendim qendrėn ditore nė Elbasan, me 45 tė moshuar, qė u ofrohet shėrbimi ditor dhe 45 tė tjerė me shėrbim nė familje. Njė nga synimet kryesore tė kėtyre qendrave ėshtė sensibilizimi i shoqėrisė lidhur me problemet e moshės sė tretė. Integrimi i kėtyre tė moshuarve nė institucionet e pėrkujdesit social ėshtė ndjekur sipas planeve tė punonjėsve socialė pėr kėtė qėllim. Pjesė kryesore e kėtij plani janė realizimi i aktiviteteve social-kulturore si festimi i festave kombėtare, fetare, organizimi i bisedave dhe ekskursioneve. Nė kėtė kontekst, komuniteti nuk duhet tė shihet vetėm si njė donator pėr institucionin, por tė ofrohet edhe pėr zhvillimin e njė jete aktive pėr tė moshuarit.



_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Sociale ....   Sat Jan 12, 2008 3:22 pm

Shpallen rezultatet per rektoret e rretheve
E Shtune, 12 Janar 2008

Megjithese nje vit me pare nuk arriti te kete mbeshtetjen e PD dhe as te pjeses te mire te elektoratit te Shkodres per rikandidim te tij per postin e qytetarit te pare, mundi te kete kesaj here mbeshtetjen e stafit akademik te Universitetit. Ish-kreu i Bashkise se Shkodres do te jete per kater vitet e ardhshme ne krye te Universitetit te Shkodres, ku per disa vite kishte qene ne postin e numrit dy. Artan Haxhi ka mundur te kete 42 per qind te votave perkundrejt 36 per qind te Bardh Sokolit dhe 20 te ish-dekanes te Ekonomikut, Sadije Bushati. Ndersa postin e rektorit te Universitetit te Gjirokastres e ka fituar 47-vjecari Gezim Sala, i cili per dy mandate rresht ka qene dekan i Fakultetit te Shkencave Shoqerore ne universitetin e Gjirokastres. Ne Elbasan eshte shpallur fitues prof. as. Liman Varoshi, i cili grumbulloi plot 110 vota te pedagogeve. I dyti ne renditje ishte ish-dekani i Fakultetit te Shkencave Humane, Abdulla Ballhysa, me 36 vota dhe e treta Fatbardha Gjini, me 10 vota. Ne Korce nuk jane shpallur rezultate per shkak se Gjergji Mero dhe Bashkim Jahollari kane dale ne balotazh. I pari ka mundur te marre vetem 32,29 per qind te votave, ndersa Jahollari vetem 24,6 per qind te totalit. Kjo do te thote se do te kete perseritje zgjedhjesh. Ndersa ne Vlore eshte shpallur fitues nje profesor i ardhur nga nje universitet amerikan.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Sociale ....   Sat Jan 12, 2008 3:23 pm

Ne pritje te dekretit te Presidentit...
E Shtune, 12 Janar 2008

Rektoret ndodhet tashme ne pritje te dekretit te Presidentit te Republikes, ndersa dekanet, ne pritje te emerimeve nga rektori. Sipas rregullores se zgjedhjeve, mbledhja e pare e senatit akademik te dale nga zgjedhjet, thirret nga ministri i Arsimit dhe Shkences, pas dekretimit te rektorit nga Presidenti i Republikes dhe te dekanit nga rektori i dekretuar. Senati Akademik e perfundon aktivitetin e tij me perfundimin e procesit zgjedhor dhe shpalljen nga QKZI-ja te perberjes se senatit te ri akademik. Mbledhja e pare e keshillave te fakulteteve thirret nga rektori i dekretuar. Kjo shenon dhe shfuqizimin e keshillave te meparshem dhe fillimin e punes se keshillave te rinj. Por, si percillet vendimi i emerimit? Sipas rregullores, kandidatet fitues per autoritet drejtues, shoqerohen me procesverbalin dhe vendimin e mbledhjes zgjedhese, me deklaraten pranuese te te zgjedhurve dhe nese ka ankim, dokumentacionin e plote te tyre dhe vendimet perkatese.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Sociale ....   Sat Jan 12, 2008 3:25 pm

Berisha e Pollo pershendesin zgjedhjet
E Shtune, 12 Janar 2008

Kryeministri i Shqiperise, prof. dr. Sali Berisha, pershendeti dje perfundimin e procesit zgjedhor ne universitetet e vendit, ne perputhje me Ligjin e Arsimit te Larte dhe reformimin e ketyre institucioneve, si nje zhvillim te rendesishem demokratik per jeten e tyre. Kryeministri Berisha i siguron te zgjedhurit e rinj se Qeveria, ne respektim te plote te autonomise se tyre, do te mbeshtese te gjitha perpjekjet per modernizimin e universiteteve tona. Gjithashtu, edhe ministri i Arsimit deklaroi se zgjedhjet jane zhvilluar ne menyre shume te rregullt, korrekte dhe transparente. “Kjo nuk eshte nje arritje e vogel, po te marresh parasysh se zgjedhesit, studente dhe personel universitar, ishin me shume se 5 zona elektorale te Kuvendit”, tha Pollo. Ai pershendeti te gjithe zgjedhesit qe moren pjese ne votime.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Sociale ....   Sat Jan 12, 2008 3:26 pm

Artet, shembull i nje kulture zgjedhore
E Shtune, 12 Janar 2008

Akademia e Arteve eshte cilesuar paraprakisht si shembull per zhvillimin e zgjedhjeve ne menyre shume normale, pa cenuar afatin kohor per zhvillimin e tyre dhe pa pasur asnje problem teknik. Kryetari i KQZI-se se Arteve, Agim Duro, deklaroi se gjithcka ka shkuar pikerisht sipas parashikimeve ne rregulloren e Zgjedhjeve ne Universitete. “Nuk ka pasur asnje incident, madje asnje kontestim rezultatesh nga kandidatet per dekane e rektore”, tha Duro. Ish-rektori i Akademise se Arteve, Kastriot Caushi, eshte zgjedhur dekan i Fakultetit te Artit Skenik, ndersa Petrit Malaj, rektor i Akademise. Ai eshte nje aktor i njohur dhe ka dhene kontribut ne formimin e artisteve qe kane kaluar nga duart e tij. Ai ka premtuar se do ta vazhdoje kete mision, aq me teper ne pozicionin qe ndodhet.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Sociale ....   Sat Jan 12, 2008 3:26 pm

Hidrometeorologjia ndryshon emrin dhe varesine
E Shtune, 12 Janar 2008

Instituti i Hidrometeorologjise, i cili deri dje ka qene ne varesi te Akademise se Shkencave, ka ndryshuar emrin dhe varesine. Ai ka kaluar ne varesi te Universitetit Politeknik, ndersa tani e tutje do te kete emertimin Instituti i Energjise, Ujit dhe Mjedisit (INEUM). Per 30 vjet rresht, ish-Instituti i Hidrometeorologjise ka kryer llogaritje ne 22 stacione meteorologjike ne te gjithe vendin. Ndryshimet e ndodhura me kete institut erdhen per shkak te reformave te ndermarra nga qeveria, ku u perfshine 39 instituti. Kryeministri Berisha e ka vleresuar kete reforme si nje “domosdoshmeri shume e thelle, per arsye se ne rast se ka dicka teresisht te anemizuar, teresisht te mekur, eshte kerkimi shkencor".


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Sociale ....   Sat Jan 12, 2008 3:27 pm

Agjencia e Prokurimeve: Plehrat, fajin e ka Bashkia e Tiranes
E Shtune, 12 Janar 2008

Mbushja e qytetit te Tiranes me plehra eshte vetem faji i bashkise se kryeqytetit dhe i asnje institucioni tjeter. Kjo ka qene ne thelb deklarata e bere dje nga drejtoresha e Agjencise se Prokurimit Publik, Klodiana Cankja, pas akuzave te kreut te Bashkise se Tiranes, Edi Rama, se APP-ja ka bllokuar tenderin. Ne sqarimin qe Cankja i ben procedures se tenderit per pastrimin e Tiranes, ajo thekson se vonesat ne fillimin e procedurave ne asnje forme nuk mund t’i ngarkohen Agjencise se Prokurimit. Sipas saj, bashkia ka nje kontrate te meparshme per pastrimin dhe ka pasur dijeni per kohen e perfundimit te saj, si dhe per kohezgjatjen e procedurave te prokurimit sipas ligjit. “Pikerisht per kete arsye, ky institucion duhet te kishte planifikuar kohen per te siguruar sherbimin pa nderprerje per qytetaret”, deklaroi Cankja. Gjate sqarimit te procedurave te ndjekura nga bashkia, APP-ja sqaron se per situaten e krijuar faji eshte i vete institucionit dhe madje edhe perdorimi i procedurave per rastet emergjente nuk lejohet nga ligji, kur kjo situate eshte krijuar nga veprimi apo mosveprimi i vete institucionit.

Kane qene 5 subjekte pjesemarrese ne tenderin per pastrimin e Tiranes qe kane depozituar ankesa, lidhur me procedurat konkrete te prokurimit. Nje pjese e mire e ketyre subjekteve jane paraqitur si bashkim shoqerish ne tender dhe, sipas ligjit, Agjencia ka bere pezullimin e procedurave dhe kerkoi dokumentacionin e plote te procedurave te prokurimit. Nderkohe, mesohet se ky dokumentacion i eshte vene gjithashtu ne dispozicion edhe Drejtorise se Krimit Ekonomik, pas kallezimit penal per shkelje te barazise ne tender. Lidhur me kete fakt, Cankja theksoi se, “pas shqyrtimit te dokumentacionit, u verejt se te gjitha subjektet pjesemarrese ne gare, nuk plotesonin kerkesat qe vete bashkia kishte vene”. Pasi ka perfunduar sqarimin e te gjithe procedures se ndjekur, drejtoresha e APP-se per gjithcka te ndodhur fajesoi Bashkine e Tiranes, duke theksuar se bashkia eshte shkaktari i kesaj situate, pasi ne dy muaj nuk ka marre asnje mase per fillimin e procedurave te prokurimit.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 

Lajme Sociale ....

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: SoCiaLe-
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės