ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Stresi emocional,shkaktar i belbezimit tek femijet

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Stresi emocional,shkaktar i belbezimit tek femijet   Mon Sep 03, 2007 8:29 pm

Stresi emocional, shkaktar i belbezimit tek femijet

Nje raport i koheve te fundit tregon se femijeve qe e kane me te veshtire te perballojne stresin emocional, shpesh u mbahet goja. Ndersa shkencetaret thone se 50 deri ne 80 per qind te ketyre femijeve e kalojne kete faze deri ne moshen pese vjec, nuk ka ndonje kure per belbezimin nese vazhdon pertej kesaj moshe.

Nuk ka sherim per mbajtjen e gojes dhe askush nuk e di nga se shkaktohet, megjithese besohet se trashegimia dhe tani temperamenti luajne nje rol. Fondacioni nderkombetar per belbezimin vlereson se deri ne 60 milione vete ne gjithe boten e kane kete problem.

Paaftesia per te komunkuar sic duhet sjell deshperim dhe zemerim dhe ndonjehere edhe terheqje, thote profesor Edward Conture i Universitetit Vanderbilt ne Nashville te Tenesise:Nuk mund te komunikosh kur te duash, apo ate qe do te thuash dhe si te duash. Dhe gjithkush mund ta kuptoje sesa pa shprese te ben te ndihesh nje gje e tille.

Doktor Conture ndoqi 111 femije nga mosha dy ne 5 vjec. Eshte grupmosha kur behet me e qarte qe dikujt i mbahet goja. Megjithese studimi eshte bere ne Shtetet e Bashkuara, femijet ndjekin te njejten rutine loje, mesimi dhe perpjekjesh ne gjithe boten. Djemte jane 3 here me shume te prirur sesa vajzat qe te belbezojne.

Megjithese ka nje lidhje gjenetike familjare, doktor Conture arriti gjithashtu ne perfundimin se shume nga keta femije behen me shume emocionale gjate kembimeve te nje situate normale loje. Ne pergjithesi iu desh me shume kohe qe te qetesoheshin pasi ishin nervozuar. Reagimet emocionale shkaktonin pastaj belbezimin.

Doktor Conture thote se prinderit dhe mesuesit mund te ndihmojne duke krijuar nje ambjent me qetesues, qe i jep femijes kohe te mjaftueshme per tu shprehur. Ata duhet gjithashtu te mos kritikojne apo te zemerohen kur femija nuk i nxjerr dot fjalet dhe te kerkojne ndihmen e nje terapisti te te folurit qe te punoje me femijen. Me keto masa ka shpresa qe femija ta kaloje kete problem.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Stresi emocional,shkaktar i belbezimit tek femijet
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: SHKENCAT SOCIALE :: PsiKoloGjiA-
Kėrce tek: