ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Lajme Sportive Shqiptare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Bebushi
I/E Respektuar


Numri i postimeve : 54
Age : 10
Location : Beb Ne Karroce
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Lajme Sportive Shqiptare   Thu Aug 30, 2007 12:41 am

Lini Ktu Lajmin Me Te Fundit Ne arenen Shqiptare Te Futbollit
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://WwW.TeDuaTy.Tk
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Sportive Shqiptare   Sat Sep 01, 2007 12:58 am

Meto: Kjo Apoloni nuk do tė njohė pengesa




Pėr mesfushorin e Apolonisė, Agim Meton, kampionati i ardhshėm do tė zhvillohet nėn diktatin e Apolonisė. Lojėrat e mira tė zhvilluara nė miqėsore, pėrforcimet e ekipit dhe eksperienca e tij, e bėjnė shumė optimist futbollistin nė fjalė, i cili ka mendimin se Apolonia do tė kthehet shumė shpejt mes mė tė mirėve. Meto shėnoi nė miqėsoren e sė mėrkurės me Tomorin, ku Apolonia fitoi 2-0. Pas kėsaj miqėsoreje, mesfushori i ri fierak ėshtė dukur mė optimist, gjė qė e vėrteton kjo intervistė e tij pėr "Sportin shqiptar".


‑ Meto, jeni rikthyer nė "shtėpi", pas asaj aventure tė shkurtėr me Bylisin. Ē'mund tė na thoni?
- Po, jam kthyer dhe jam shumė i kėnqur pėr kėtė fakt. Shkova te Bylisi nė formė huazimi dhe luajta gjysmė faze me kėtė ekip. Tani jam nė ekipin tim, ku gjithmonė kam dashur tė luaj. Mendoj se ėshtė shumė domethėnėse pėr qytetin tėnd dhe t'u dhurosh kėnaqėsi tifozėve tė skuadrės. Edhe nė ndeshjet miqėsore kemi mjaft tifozė nė shkallėt e stadiumit dhe shpresojmė qė nė kampionat sigurisht tė ketė mė shumė. Ėshtė njė lidhje shumė e rėndėsishme ajo ndėrmjet lojtarėve dhe sportdashėsve, sepse kemi nevojė pėr njėri-tjetrin.

‑ Ēfarė ndryshimi shihni nė ekip nga momenti qė jeni larguar?
- Tani kemi njė ekip shumė solid. Janė afruar lojtarė me tė ardhme dhe mėnyra sesi po punohet tregon qartė se kemi njė objektiv madhor, superligėn. Jemi tė pėrgatitur mjaft mirė nga ana fizike, ndėrkohė qė kemi mbėshtetje nga drejtuesit tanė. Dua tė them se kemi njė trajner, i cili kėrkon mė tė mirėn nga lojtarėt dhe ėshtė vėrtet pasionant nė punė.

‑ Duke ditur se do tė ketė shumė rivalitet nė skuadėr, si e shihni rolin tuaj?
- Ėshtė e qartė edhe kėtė e kam mirė parasysh, ndaj them se jemi tė kompletuar si ekip. Mendoj se vendin e titullarit e ka gjithmonė ai qė bind trajnerin dhe qė jep mė tė mirėn. Gjithsesi, kjo ėshtė njė gjė shumė e rėndėsishme pėr ekipin, sepse tė gjithė ne lojtarėtmundohemi tė japin maksimumin. Personalisht, do tė jem gjithmonė nėn urdhrat e trajnerit.

‑ Ju jeni futbollist i ri, por e njihni shumė mirė ambientin e klubit. Sa mundėsi mendoni se ka Apolonia qė tė jetė kampione?
- Synimi ynė kryesor ėshtė tė jemi kampionė tė kategorisė sė parė, sepse ngjitjen nė superligė them se nuk do ta diskutojmė. E them kėtė, sepse e kemi bėrė punėn qė kėrkon ky objektiv. Skuadra ka ego nė fushė, ndėrkohė qė rivalėt tanė do tė jenė paktė.

Trajneri Haxhiu vazhdon tė jetė kėrkues
Fierakėt fituan 2-0 nė miqėsoren me Tomorin nė Berat, duke konfirmuar formėn e tyre tė mirė. Ekipi ėshtė drejt konturimit, megjithatė ka shfaqur njė nivel tė kėnaqshėm. Meto dhe Spaho kanė shėnuar pėr Apoloninė, qė arriti kėshtu njė tjetėr fitore nė ndeshjet miqėsore. Megjithatė, trajneri Gert Haxhiu mendon se skuadra e tij ende nuk ka arritur nė atė nivel, qė sipas tij do ta bėjė dominuese nė kampionat. Nė Berat ekipin e ka ndjekur nga afėr edhe presidenti Koēo Kokėdhima, i cili nė fund ėshtė pėrshėndetur me lojtarėt.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Sportive Shqiptare   Sat Sep 01, 2007 1:02 am

Besa nuk reziston dot, humbet 3-0 dhe nė Bullgari



Liteks - Besa 3-0

Liteks: Todorov, Bandalovkski, Pl.Nikolov (Kambon 84'), Cicero, Venkov, Tom, Sandrinjo, Genēev, Dudu, Popov (Beto 60'), Bibishkov (Hazurov 65'). Trajner: F.Spasov.

Besa: Dura, Arapi, Lila, Xhihani, Nuhiji (Alikaj 88'), Okshtuni, Hoxha, Krasniqi, Veliaj, Kaja, Ramadani. Trajner: S.Dumitresku.

Shėnues: Genēev 12', Beto 69', Dudu 79'

Kartonė tė verdhė: Arapi, Ramadani, Genēev

Besa ėshtė mundur me tė njėjtin rezultat nga Liteksi edhe nė stadiumin e Loveēit. Kavajasit pėsuan 3 gola, aq sa dy javė mė parė nė "Qemal Stafa", kėshtu janė larguar nga Kupa UEFA pa shėnuar as golin e nderit nė turin e dytė eleminator. Rezultati i ndeshjes sė parė nuk linte shpresė pėr ndonjė surprizė tė mundshme dhe kavajasit e kishin tė qartė kėtė gjė. Ata udhėtuan me autobus drejt Bullgarisė dhe pa 3 futbollistėt afrikanė, tė cilėt nuk u pajisėn me dokumentacionin e duhur, si dhe pa Dragushėn e skualifikuar. Nė kėto kushte, 90-minutėshi i djeshėm ishte njė formalitet pėr ta. Liteksi e nisi me gol ndeshjen, duke kaluar nė avantazh nė minutėn e 12-tė, me anė tė Genēev. Bullgarėt mund ta kishin dyfishuar rezultatin pak minuta mė pas, por gjuajtja e Dudusė nuk ishte e saktė. Pėr ekipin shqiptar provuan tė bėnin diēka Xhihani dhe Veliaj, por gjuajtjet e tyre ishin tė pasakta. Pjesa e parė u mbyll 1-0, ndėrsa nė 45 minutat e dyta Liteksi shėnoi dhe 2 gola tė tjerė. Beto, i cili zuri vendin e Popovit nė minutėn e 60-tė, e devijoi topin pėr nė rrjetė, pas gjuajtjes sė Tomit. Ndėrsa nė minutėn e 79-tė, Sandrinjo pasoi saktė pėr Dudunė, i cili shėnoi dhe golin e 3-tė, duke qenė vetėm pak metra larg vijės fatale. Besa nuk mundi tė bėnte asgjė pėrballė Liteksit nė kėtė ndeshje, duke e pranuar forcėn e ekipit bullgar.
Drejtori teknik i Besės, Kreshnik Agolli, sqaron vendimin e UEFA-s pėr qendėrmbrojtėsin kosovar
Dragushės i lejohet aktivizimi nė kampionat
Drejtori teknik i Besės, Kreshnik Agolli, e ka quajtur lajthitje tė FSHF-sė, interpretimin qė kjo e fundit i bėri vendimit tė UEFA-s pėr futbollistit Alban Dragusha. Pėr "Sportin shqiptar", Agolli tregoi vendimin e marrė pėr kosovarin, i cili, sipas tij, ka tė drejtėn tė aktivizohet nė kampionatin shqiptar dhe ėshtė i dėnuar vetėm pėr kompeticionet e UEFA-s. "Mė vjen shumė keq qė FSHF-ja ka disinformuar opinionin sportiv nė lidhje me vendimin qė ka marrė UEFA pėr futbollistin e Besės, Alban Dragusha. Sipas faksit zyrtar qė ka ardhur nė klubin "Besa" mė 27 gusht, thuhet shprehimisht: "Alban Dragusha ėshtė i pezulluar 2 vjet nga kompeticionet e UEFA-s." Pra, sipas vendimit, Dragusha nuk mund tė luajė nė kompeticionet e Ligės sė Kampioneve dhe Kupės UEFA deri mė 3 korrik 2009. Interpretimi i FSHF-sė ėshtė veēse njė lajthitje, sepse nuk parashikohet nė rregullore dhe ajo nuk ka tė drejtė ta shtrijė masėn e dėnimit. Nė bazė tė vendimit tė dhėnė, Dragusha ka tė drejtėn tė aktivizohet nė kampionatin shqiptar,"- sqaroi Agolli pėr vendimin e UEFA-s. Mbrojtėsi i Besės u pezullua pėr shkak tė pėrdorimit tė substancave tė ndaluara dhe gjatė kontrollit anti-doping rezultoi pozitiv.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
dj_denis
AneTaR I Ri


Male
Numri i postimeve : 12
Age : 32
Location : vlore
Registration date : 30/08/2007

MesazhTitulli: Java e dyte e kampionatit shqiptar te futbollit rezultatet   Sun Sep 02, 2007 1:51 am

ALB D1 FT Besėlidhja Lezhė 1-2 (1-1) Partizani
ALB D1 FT Flamurtari Vlore 3-1 (1-0) Skenderbeu Korce
ALB D1 FT Kastrioti Kruje 2-0 (1-0) Elbasani
ALB D1 FT SK Tirana 2-0 (1-0) Shkumbini
ALB D1 FT Vllaznia 0-1 (0-0) Dinamo Tirana
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albrelax.com
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Sportive Shqiptare   Tue Nov 20, 2007 2:51 am

Duka: Lojtarėt u treguan mendjemėdhenj nė fushė
19-11-2007

Pas ndeshjes nuk ka folur me asnjė lojtar. Njė humbje tė tillė nuk e kishte parashikuar, pėr mė tepėr paraqitjen e dobėt tė skuadrės pas tre ndeshjeve shumė tė mira. Presidenti i FSHF-sė Armand Duka e konsideron kolektiv fajin pėr humbjen e sė shtunės me Bjellorusinė, por sipas tij, gjithēka ka ardhur pėr shkak tė mendjemadhėsisė sė lojtarėve. Nuk dėshiron tė pėrmendė emra, as kur i kujton Lorik Canėn apo ndonjė tjetėr. Veēse, ajo ndeshje duhet tė shėrbejė si mėsim: jo mė mendjemadhėsi nė fushė!
President, humbje 2-4 dhe veē kėsaj njė ndeshje shumė e dobėt me Bjellorusinė. Cili ėshtė komenti juaj?
Natyrisht, ėshtė e kotė ta fshehim, ka qenė ndeshja mė e dobėt nė kėtė edicion nga ana jonė. Nuk e di, por besoj se faji qėndron te fakti se tė gjithė u futėn nė fushė sikur e kishin fituar ndeshjen. Pas atyre ndeshjeve tė mira me Holandėn, me Bullgarinė, vjen njė humbje e tillė. Njė lloj vetėkėnaqėsie dhe mendjemadhėsie qė mendoj se na ndėshkoi. Ndėrsa pėr tifozėt, nuk dua t’u dal kundėr, por ata duhet tė mbėshtesin skuadrėn, pasi ndodhin momente tė kėqija.
Tifozėt gjithsesi ndodh tė irritohen apo jo?
Shiko, unė mendoj se humbja erdhi pėr kėto shkaqe qė thashė. Ndodh qė skuadra tė kalojė njė moment tė dobėt dhe besoj se pėr neve erdhi pikėrisht nė kėtė ndeshje. Ndėrsa bjellorusėve kjo u ndodhi me Luksemburgun. Ndoshta edhe publiku ėshtė mėsuar vetėm me fitore...
Ok, por sa mund tė ndikojė humbja nė kontratėn me Bariē?
Ne kemi zhvilluar njė edicion shumė tė mirė eleminatoresh dhe njė ndeshje nuk mund tė pėrcaktojė gjithēka. Pėr mė tepėr qė nuk mendoj se duhet tė gjejmė fajtorė individėt. Pėr mua, faji ishte kolektiv, duke nisur nga mua, administrata e FSHF, trajneri e lojtarėt.
Ē’faj mund tė ketė presidenti i Federatės pėr kėtė...
Njė temė me vete ajo e Lorik Canės, padyshim njė ndeshje e dobėt e tij dhe nė fund njė deklaratė ku ndaheshin tifozėt kosovarė dhe ata shqiptarė...
Nuk e kam dėgjuar, por besoj e ka thėnė ngaqė edhe vetė ai ka qenė shumė i mėrzitur. Nuk mund tė fajėsosh vetėm atė, ishte e gjithė skuadra shumė dobėt. Madje, mund tė them se mund tė kishim pėsuar gola tė tjerė. Ē’ėshtė mė e keqja bjellorusėt po dukeshin sikur ishin Anglia nė ato momente.
Mendoni se do ketė pezullime pas kėtij takimi?
Nga mua? Absolutisht jo.
Nuk e di kėtė, por nuk besoj. Loriku ėshtė njė lojtar shumė i mirė dhe besoj se kjo ka ardhur pak nga mendjemadhėsia, gjė qė ėshtė parė edhe nė ndeshjet e mėparshme. Por, ne nuk duhet absolutisht ta humbasim kėtė lojtar, duhet ta fitojmė. Nė kėto momente ėshtė e rėndėsishme qė skuadra tė mos pėrēahet.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Sportive Shqiptare   Sat Dec 08, 2007 3:31 am

Mirēea Sandu: “Ju mishėruam, fitonim edhe 10-1”

Nė kulmin e polemikave mbi shit-blerjen e ndeshjes Rumani-Shqipėri ka ndėrhyrė plot ironi edhe presidenti i federatės rumune, Mirēea Sandu. Ai ka thumbuar jo pak homologėt shqiptarė, futbollistėt e Kombėtares dhe gjithė tifozėt kuqezinj, duke deklaruar se humbja mund tė ishte edhe mė e turpshme. Sipas tij, takimi Rumani-Shqipėri mund tė kishte pėrfunduar edhe 10 me 1, por duke parė rėnien e dukshme tė lojės nga ana e kombėtares shqiptare dhe mbetjen me nėntė futbollistė pėr gati 30 minuta, trajneri Viktor Piturka dha urdhėr qė tė mos shėnonin mė gola. “Po tė mos ishte pėr trajnerin tonė, Viktor Piturka, i cili urdhėroi djemtė e tij qė tė tregoheshin tė mėshirshėm, ajo ndeshje do tė kishte pėrfunduar me rezultatin 10 me 1, ju garantoj pėr kėtė. Mjafton tė shikosh furinė e futbollistėve tanė nė minutat e para tė pjesės sė dytė dhe ngadalėsimin e lojės sulmuese pas golit tė gjashtė pėr tė kuptuar se falėm mjaft gola tė tjerė nė atė ndeshje”, ka deklaruar pėr mediat rumune presidenti Mirēea Sandu.

Kreu i federatės rumune ka ndėrhyrė edhe pėr sa i pėrket deklaratave tė fundit pėr shitje tė kėsaj ndeshjeje nga ana e futbollistėve shqiptarė. Sipas tij, UEFA ka tė drejtė tė hetojė, por ai nuk beson nė njė gjė tė tillė, tė paktėn jo pėr kombėtaren e tij. “Nuk besoj kėtė gjė. Gjithsesi UEFA ka tė gjitha mekanizmat pėr tė hetuar mbi ēdo ndeshje. Pėr sa i pėrket futbollistėve tanė, ata ishin pėrgatitur pėr tė festuar sa mė mirė kualifikimin pėr nė “EURO 2008” dhe pėrveē fitores nuk mund tė kėrkonin gjė tjetėr”, ka pėrfunduar Mirēea Sandu.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Sportive Shqiptare   Sat Dec 08, 2007 3:32 am

Lajmet e fundit nga merkato
7/12/2007

Abilaliaj ne janar drejt Ukraines:
Sulmuesi i Partizanit dhe i Shpresave Arber Abilaliaj do te udhetoje ne janar drejt Urkaines per nje prove te skuadra e Kryvbas. Prova do te jete 1-javore per vlonjatin qe akoma nuk ka provuar nje aventure jashte Shqiperise. Ne kete skuader ai do te gjeje edhe kater shqiptare te tjere.

Dede ne kampionatin Kinez?
E cuditshme por e vertete. Mbrojtesi i Tiranes dhe i Kombetares Nevil Dede ka marre nje oferte nga nje klub i kategorise se pare Kineze. Oferta eshte e mire por distanca e madhe nga Shqiperia eshte problem. Nuk dihet akoma nese tiranasi do ta pranoje oferten.

Haxhi drejt nje ekipi te madh:
Altin Haxhi do te largohet nga skuadra e Ergotelis. Atij i eshte bere nje oferte joshese nga nje ekip i madh jashte Greqise, por mbrojtesi i majte nuk preferon ta beje te ditur emrin akoma, pa u zgjidhur akoma detajet e kontrates se afruar.

Shkarkohet Velo nga Skenderbeu pas 6 ditesh:
Trajneri vlonjat Shkelqim Velo qe sapo u emerua si trajner i ri i Skenderbeut para 6 ditesh, eshte shkarkuar nga kryetari i bashkise se Korces, Niko Peleshi me kerkesen e donatoreve. Sipas Velos shkarkimi ka ardhur pasi ai nuk ka pranuar te behet pjese e pazareve qe donatoret e skuadres korcare bejne rregullisht.

Bajko zyrtarisht trajneri i Beselidhjes:
Neptun Bajko do te drejtoje Beselidhjen. Ai eshte kthyer perseri ne drejtimin e nje skuadre te Superliges pasi deri tani ishte drejtori teknin i Shkumbinit. Bajko do te zevendesoje Ridvan Kullin qe po mbante perkohesisht kete post se bashku me ate te drejtorit teknin te lezhjaneve.

Babaj prane transferimit ne Azerbajxhan:
Mesfushori i Elbasanit Shpetim Babaj mund te transferohet ne Azerbajxhan ne janarin e vitit 2008. Jane dy skuadra te ketij vendi qe i kane bere oferte por ajo me joshese ka qene nga FK Baku.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Sportive Shqiptare   Sat Dec 08, 2007 3:33 am

Arapi ne janar te Silkeborg IF ne Ligen e Dyte ne Danimarke 7/12/2007

Javėn e kaluar, me lejen e drejtuesve tė Besės, mbrojtėsi shtatlartė durrsak i Besės, pjesėtar i skuadrės Kombėtare U-21, Renato Arapi, ishte pėr njė test nė Danimarkė, nė skuadrėn Silkeborg, qė ėshtė aktualisht nė vendin e dytė nė renditje nė kampionatin e kategorisė sė dytė. Duke qenė se kjo skuadėr vendin e mbrojtėsit tė majtė e kishte problematik, Arapi, sikurse tregon nė intervistėn pėr gazetėn tonė, ėshtė pritur atje mjaft mirė. Edhe nė ditėt e testimin, paraqitja e tij ėshtė pėlqyer shumė nga stafi teknik i Silkeborg. Drejtuesit e klubit i kanė kėrkuar futbollistit nėnshkrimin e njė kontrate dyvjeēare, efektet e sė cilės fillojnė nė ditėt e para tė janarit 2008. Duhet theksuar se, nė tre vite qė luan te Besa, Arapi ka arritur tė afirmohet, ndaj joshja nga Silkeborgu dhe kėrkesa pėr tė ngjitur shkallėt e mjeshtrisė sportive ishin arsyet qė futbollisti, edhe pse me keqardhje, do ta lėrė skuadrėn kavajase dhe do tė bėhet pjesė e klubit danez.

- Arapi, pas njė ecurie tė suksesshme te Besa dhe nė kombėtaren U-21, vjen njė ofertė tashmė e konkretizuar, pėr tė luajtur nė Danimarkė...

- Kur luajtėm nė Ishujt Faroe U-21 dhe fituam 5-0, drejtuesit e Silkeborg ishin nė stadium. Edhe para kėsaj ndeshjeje, por veēanėrisht pas saj, drejtuesit e kėsaj skuadre intensifikuan kontaktet me menaxherin tim. I kėrkuan ngutshėm njė testim njėjavor, tė cilin e kreva me shumė sukses.

- Mbėrriti dhe kontrata e parė e karrierės suaj pėrtej kufinjėve...

- Pėr kėtė hap tė rėndėsishėm nė karrierėn time, dua tė falėnderoj drejtuesit e KF Besa, trajnerėt e mi dhe nė veēanti presidentin Nexhat Bizhdili, qė mė ka trajtuar me shumė ngrohtėsi. Kontrata vjen nė njė moment, kur kjo pėrvojė e parė jashtė vendit do tė jetė plotėsisht e pėrballueshme nga unė, por do tė mė ndihmojė dhe qė tė ngjis mė tej shkallėt e mjeshtėrisė.

- Deri nė janarin e 2008-es do tė luani te Besa dhe katėr ndeshje tė mbetura tė kampionatit, duke filluar nga kjo fundjavė me Flamurtarin...

- Me ardhjen e trajnerit Starova, dėshiroj qė Besa tė gjejė edhe nė Vlorė suksesin, nė njė transfertė qė do tė jetė pa diskutim e vėshtirė. Shpresoj se kėto katėr ndeshje do tė jenė tė mabara pėr mua dhe pėr skuadrėn. Dėshiroj qė para largimit Besėn ta lė nė vendin e parė nė renditje. Mė vjen keq qė do tė largohem nė njė sezon, kur skuadra kavajase do tė mund tė realizojė edhe fitoren e njė titulli kampion. Por duhet ta pranoj me ēiltėrsi, se ky rast qė m’u paraqit kurrsesi s’duhej humbur.

- Ndonjė tė veēantė tjetėr pėr skuadrėn tuaj tė re dhe qytetin?

- Kishte njerėz shumė futbolldashės. Qyteti kishte afro 600 mijė banorė, njihej pėr njė traditė tė mirė futbollistike. Megjithatė, duhet tė pranoj se i mbetem borxhli Besės dhe fansave tė saj, pėr gjithēka kanė bėrė pėr mua.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Sportive Shqiptare   Sat Dec 08, 2007 3:35 am

Istrefi, talenti qe mahnit stafin e Manchester City
7/12/2007 17:30:14

Ėshtė i vogėl por edhe gjigant. Nuk mund tė thuash ndryshe kur Gėzim Istrefi, talenti i madh shqiptar, ėshtė vetėm 15 vjeē dhe ka njė shtatlartėsi 1 metėr e 87 centimetra. Por, mė shume sesa ky tregues, krejtėsisht i veēantė, ėshtė talenti i tij i madh si futbollist. Qė nė kėtė moshė, ai ka arritur tė bėhet objekt i dėshirave tė skuadrės angleze Manēester Siti.
Shqiptari 15-vjeēar, qė aktivizohet me skuadrėn e kategorisė sė dytė suedeze, Carlstad United, ndodhet prej disa ditėsh nė Angli, ku po kryen njė provė nė radhėt e skuadrės sė famshme tė Manēester Sitit. Madje tė shtunėn luajti edhe nė njė ndeshje kontrolli kundėr Blekpulit. Si pėr ēdo lojtar, ndeshja e parė me fanellėn e njė ekipi qė mban emėr tė madh ėshtė shumė emocionale, por pėr talentin shqiptar ka qenė thjesht njė testim pozitiv. Madje, fitorja e thellė me rezultatin 4-1 mban padyshim firmėn e Gėzim Istrefit, i cili arriti tė realizonte jo mė pak se tre gola dhe kontribuoi edhe nė realizimin e golit tė katėrt, duke dhėnė njė asist tė shkėlqyer.

Me kėtė paraqitje tė jashtėzakonshme, 15-vjeēari nga Kosova shpalosi gjithė talentin e tij, duke lėnė gojėhapur tė gjithė anėtaret e stafit drejtues tė Manēester Sitit. Me njė ndeshje tė vetme, gjeniu shqiptar arriti tė fitonte zemrat e anglezėve, duke shfaqur njė pjekuri tė veēantė taktike dhe njė guxim te pabesueshėm nė lojė pėr moshėn e tij. Pėr mė tepėr, talenti shqiptar demonstroi se zotėron njė nuhatje fantastike pėr tė shėnuar gola dhe se di tė pasojė nė mėnyrė tė pėrkryer. Pėrveē talentit, Gėzim Istrefi duket se ka edhe personalitet tė dukshėm. Tė dhėna kėto qė e sjellin shumė mė pėrpara nė krahasim me bashkėmoshataret e tij. Duket se Skandinavia ėshtė njė tokė pjellore pėr tė rritur talentė tė mėdhenj shqiptarė. Pėrparim Hetemaj, Astrit Ajdareviē, Berat Sadiku, Rexhep Lekaj dhe tani edhe Gėzim Istrefi, jane disa nga ata “tė vegjel” qė po njihen si tė mėdhenj. Me siguri qė nė kandinavi do tė dalin edhe tė tjerė talente tė mėdhenj shqiptarė, qė do tė bėhen joshės pėr menaxherėt e huaj. E ndėrsa dihemi krenarė pėr talente tė tillė, natyrshėm tė del me forcė edhe pyetja: Ku janė specialistėt, rekrutuesit dhe Federata Shqiptare e Futbollit?
Nė ditėt nė vazhdim pritet qė drejtuesit e Manēester Sitit t’i ofrojnė njė kontratė afatgjatė djaloshit nga Mitrovica, i cili do ta provojė fatin e tij fillimisht nė skuadrėn e dytė, pėrpara se tė kalojė te skuadra e parė, ku drejton trajneri i njohur suedez, Sven Goran Erikson. Nėse firma me Manēester Sitin bėhet realitet, Istrefi do tė bėhej futbollisti i dytė shqiptar qė do tė mbronte ngjyrat e kėsaj skuadre, pas Eduard Abazajt.

Gezim Istrefi
Ditėlindja: 18 dhjetor 1991
Vendlindja: Mitrovicė, Kosovė
Gjatėsia: 187 cm
Roli: Mesfushor, sulmues
Kėmba natyrale: e majta
Klubi: Carlstad United


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Sportive Shqiptare   Sat Dec 08, 2007 3:36 am

Lajmet e fundit nga merkato
7/12/2007

Magani kthehet te Shkumbini
Trajneri Gugash Magani eshte kthyer perseri te Shkumbini. Ai u largua pas humbjes 0-2 kunder Tiranes po ka pranuar te rikthehet pasi i eshte kerkuar kjo me ngulm nga kryetari i bashkise se Peqinit Ilir Rrusha.

Tare drejt largimit nga Lazio
Igli Tare duket se do te largohet me ne fund nga Lazio. Nese kjo nuk realizohet ne janar atehere me siguri ne fund te sezonit ai do te nderroje skuader. Chievo, ish-skuadra e Bogdanit ka shprehur interes per shtatlartin shqiptar dhe mosaktivizimi i tij te Lazio e ka shtyre Taren qe te konsideroje oferten e tyre.

Beqiri kalon te Arsenal Kiev
Mbrojtesi i Kombetares Shqiptare Elvin Beqiri do te kaloje te nje tjeter skuader Ukrainase, Arsenal Kiev. Shkodrani qe sapo u kthye nga nje demtim i gjate ka bere te ditur se pas disa javesh do te shkepuse lidhjet me Metalurg Donetsk dhe ne janar do te filloje stervitjen me skuadren e re.

Patushi dhe Dabulla rikthehen te Shkumbini
Megjithese u eshte kominikuar menjehere perjashtimi pas ndeshjes se humbur me Tiranen, Rezart Dabulla dhe Saimir Patushi do te jene perseri lojtare te skuadres peqinase. Pas nje bisede me presidentin e Shkumbinit ata do te kthehen perseri dhe do te jene te gatshem per ndeshjen e rradhes.

Stavri Nica ne drejtim te Lacit
Humbja e Lacit kunder Skraparit i ka kushtuar postin trajnerit Daiu. Zevendesuesi i tij pritet te jete durrsaku Stavri Nica qe mund te prezantohet para skuadres ne ditet e ardhshme.

Starova trajneri i Beses
Sulejman Starova do te jete pasuesi i Dimitreskut te Besa e Kavajes. Trajneri tiranas do te prezantohet sot perpara skuadres dhe pritet te filloje menjehere punen per t'ju kthyer fitoreve. Presidenti Bizhdili nuk ka humbur fare kohe pas largimit enigmatik te trajnerit rumun, duke zgjedhur nje nga trajneret shqiptare me te mire.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Sportive Shqiptare   Sat Dec 08, 2007 3:37 am

Duka: Me MTKRS, e njėjta luftė me atė tė vjetrėn
7/12/2007

Presidenti i Federatės Shqiptare tė Futbollit Armand Duka ka reaguar dje pėr herė tė parė pas akuzave tė bėra ndaj tij nga ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve. Nė njė mini konferencė shtypi, kreu i futbollit shqiptar ka hequr njė paralele mes "luftės" qė po bėhet tani me atė tė bėrė 2 vjet mė parė nga ministri Leskaj. "Mė duhet tė them se ėshtė e njėjta luftė, veēse ndryshojnė metodat. Mė pėrpara nisi me njė kėrkesė auditimi, ndėrsa tani e kanė kapur me kombėtaren, pasi ajo u djeg mė shumė shqiptarėve", u shpreh presidenti i FSHF-sė. Sipas tij, nė kėtė rast nuk bėhet fjalė pėr shitje, por nėse Ministria ka fakte, atėherė le t'i nxjerrė. "Nuk ka pse bėhet kjo luftė mediatike, me kėtė sulm. Nėse ka fakte atėherė le tė dalin", u shpreh presidenti i Federatės, i akuzuari kryesor nga Ministria. Nė lidhje me deklaratėn e Kryeministrit Berisha, qė foli pėr klane mafioze dhe shitje tė fanelės sė kombėtares, Duka tha se edhe nė kėtė rast vlen e njėjta gjė si nė rastin e Ministrisė.

"Ne e respektojmė mendimin e tij sepse ėshtė Kryeministėr i vendit, por nė raste tė tilla duhet tė flasėsh me fakte", deklaroi kreu i futbollit shqiptar.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Sportive Shqiptare   Sat Dec 08, 2007 3:38 am

Tare: Hetimi i kombėtares, diēka absurde

Akuzat e kryeministrit tė Shqipėrisė, Sali Berisha nė adresė tė futbollistėve tė kombėtares shqiptare, si dhe kėrkesa qė ka dėrguar ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Ylli Pango nė UEFA pėr hetimin e dy ndeshjeve tė fundit tė kuqezinjve nė edicionin e eliminatoreve qė sapo pėrfundoi, janė bėrė qendra e vėmendjes pėr komunitetin sportiv nė vendin tonė. Duke parė faktin qė gjithmonė media ka aluduar pėr trukime tė mundshme tė takimeve, kjo ėshtė hera e parė qė ndėrmeret njė nismė e tillė nė mėnyrė zyrtare dhe ashtu siē ka deklaruar si kreu i qeverisė shqiptare, ashtu edhe ministri i dikasterit tė sportit, kėsaj ēėshtjeje do t’i shkohet deri nė fund. Megjithatė, letra e dėrguar nė UEFA nga ana e ministrit Pango ka ndarė disi komunitetin sportiv, pasi disa shprehen se ėshtė njė veprim mėse i drejtė, nė njė kohė qė shumė tė tjerė deklarojnė se njė kėrkesė e tillė nuk duhej tė bėhej. Pas deklarimit tė ish-futbollistit tė kombėtares shqiptare dhe njėkohėsisht specialist futbolli, Fatbardh Jerės se veprimi i Pangos ėshtė i gabuar, vjen njė tjetėr deklaratė nga ish-kapiteni kuqezi, Igli Tare, i cili mbeti jashtė pėrfaqėsueses nė muajin mars tė kėtij viti. Bjondi shtalartė qė ka dhėnė shumė pėr kombėtaren kuqezi deklaron se kėrkesa pėr hetimin e ndeshjeve tė kombėtares ėshtė diēka absurde. “Pėrsa i pėrket kėrkesės pėr hetim qė ka dėrguar MTKRS nė UEFA pėr dy sfidat e fundit tė pėrfaqėsueses shqiptare, mė duke diēka absurde, pasi nuk mund tė kėrkohet diēka e tillė pėr ekipin kombėtar. Mund tė them se ėshtė njė veprim paksa i nxituar dhe absurd” shprehet nė prononcimin e tij pėr gazetėn, ish-sulmuesi i kuqezinjve, Igli Tare. I pyetur mė pas pėr ēėshtjen e trajnerit tė ri tė pėrfaqėsueses sonė, nėse duhet tė jetė shqiptar apo i huaj, sulmuesi shtatlartė deklaron se nė Shqipėri ka shumė trajnerė tė aftė qė mund tė drejtojnė skuadrėn kombėtare. “Pėr ēėshtjen e teknikut tė ri tė ekipit pėrfaqėsues mendoj se nuk ėshtė e detyrueshme qė trajneri qė jetė medoemos i huaj. Mendoj se nė Shqipėri ka teknikė shumė tė aftė qė mund tė drejtojnė me sukses kombėtaren kuqezi. Gjithsesi, nė fund tė fundit, zgjedhja ėshtė vetėm e drejtuesve tė Federatės Shqiptare tė Futbollit” shprehet nė prononcimin e tij, ish-kapiteni i pėrfaqėsueses shqiptare, Igli Tare. Ndėrkaq, pėrsa i pėrket tė ardhmes sė tij nė sezonin e ri, mediat italiane flasin pėr njė largim tė mundshėm nga skuadra e Lacios. Mediat e vendit fqinj bėjnė tė ditur se Tare ka bėrė tashmė gati valixhet dhe do tė largohet nga skuadra laciale. Ndėr skuadrat qė kėrkojnė shėrbimet e sulmuesit shtatlartė ėshtė edhe Kievo, me tė cilėn ėshtė aktivizuar nė sezonin e kaluar sulmuesi Erjon Bogdani. Ndėrkohė, vet Tare shprehet se ka njė kontratė me skuadrėn e Lacios qė skadon nė pėrfundim tė sezonit dhe kėrkon qė ta respektojė deri nė fund. Gjatė fazės sė parė nė Seria A qė ėshtė nė pėrfundim, si dhe nė Ligėn e Kampioneve, aktivizimet e sulmuesit shtatlartė kanė qenė tė pakta. Ish-kapiteni kuqezi kishte oferta tė shumta nė merkaton e verės, si nga skuadra italiane, ashtu edhe nga ato tė huaja, por preferoi qė tė qėndronte edhe pėr njė vit me skuadrėn kryeqytetase duke respektuar kontratėn qė ka me kėtė skuadėr. Gjatė muajve tė verės u fol edhe pėr njė shkėmbim tė mundshėm midis Bogdanit dhe Tares, por kjo mbeti vetėm nė letėr duke mos u zyrtarizuar.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Sportive Shqiptare   Sat Dec 08, 2007 3:39 am

Bariē: Grupet nuk janė arsyeja e dy humbjeve
7/12/2007

Ish-trajneri Oto Bariē ka treguar se nuk kanė qenė grupet nė kombėtare ato qė sollėn humbjet e fundit. "Ka disa arsye pse humbėm. Rumania ishte skuadra mė e mirė e grupit dhe ishte nė ditėn mė tė mirė. E dyta, unė isha i pezulluar. Mund tė them se lojtarėt nuk luajtėn si duhet tė luajė njė profesionist pėr Kombėtaren. Arsye tjetėr ėshtė qė mungonin 3-4 futbollistė tė rėndėsishėm. Nuk luajti Cana dhe Dallku, Skela luajti i sėmurė. Nė atė ndeshje luajta me lojtarė tė rinj dhe tė gjitha kėto bėnė qė ajo tė shndėrrohej nė njė ditė tė keqe pėr Kombėtaren. Kam dėgjuar tė flitet pėr ndeshje tė shitura, por mendoj se nuk ėshtė e vėrtetė. Kėto humbje ndodhėn pėr arsyet e mėsipėrme. Edhe humbja me Bjellorusinė ndodhi pėr kėto arsye. Kjo ėshtė e gjitha. Grupet? Ato janė kudo, nė ēdo ekip, por nuk janė tė rrezikshme. Pyetja ime ėshtė pse nuk foli askush pėr grupe nė Kombėtare kur ne zhvilluam ndeshje tė mira dhe pėsuam vetėm dy gola?", deklaroi ai pėr "Top Channel".


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Sportive Shqiptare   Sat Dec 08, 2007 3:40 am

Dyshimi i Pangos, FSHF nuk e donte vazon e 4-t
7/12/2007

Faktet reale duket e vėshtirė tė gjenden, teksa Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve ka gjetur tashmė disa pika, tė cilat mendon se mund tė pėrdoren si pjesė e hetimit nė lidhje me ndeshjet e fundit tė kombėtares. Gjithēka nis qė nga rezultati sportiv, qė kishte si objektiv arritjen e vazos sė katėrt. Burime tė besueshme nga MTKRS, bėnė tė ditur se Federata nuk donte ta arrinte kėtė vend, pasi dėshironte sa mė shumė skuadra mė tė forta nė grup, tė cilat do tė sillnin detyrimisht edhe shumė para nga e drejta televizive. Nė fakt, vėshtirė se kjo mund tė merret si provė, megjithatė dyshimi ekziston. Ndėrsa njė tjetėr fakt mbetet koeficienti i lartė i fitores sė Bjellorusisė nė Tiranė, qė shkonte deri nė 3.6 apo 4.0. Koeificientė tė lakmueshėm pėr ēdo bastexhi dhe qė Ministria beson se janė shfrytėzuar. Ndėrkohė qė pėr ndeshjen me Rumaninė, dyshohet pėr koeficientin e lartė pėr 4 apo 5 gola diferenca tė fitores dhe qė zakonisht shkon nė 50 apo 60.

Tė gjitha kėto, nė Ministri i quajnė si fakte pėr tė shkuar nė akuzat se ndeshjet janė shitur. Gjithsesi, duket e vėshtirė qė tė ngrihet njė akuzė zyrtare ndaj drejtuesve tė Federatės duke i marrė kėto si prova.

Bariē
Ish-trajneri i kombėtares shqiptare ka dhėnė sėrish si arsye pėr dy humbjet e fundit, faktin e mosimpenjimit sa duhet tė futbollistėve, duke mos shkuar nė dyshime pėr shitje ndeshjesh. Nė njė bisedė qė ka patur dje me njė nga njerėzit e tij tė afėrt, Bariē deri diku ka mbetur i habitur dhe fjalėt e vetme qė ka thėnė, ishin thuajse identike me momentin e largimit. "Sigurisht qė nuk ka pasur njė impenjim maksimal, por kėtė nuk e di ngase erdhi. Pėr mendimin tim megjithatė nuk ka qenė punė shitjesh, megjithėse i dėgjova dhe ata njerėzit qė thėrrisnin nė stadium dhe u interesova se ēfarė thonin qė atėherė. Fanela e kombėtares ėshtė e rėndė tė shitet", ka thėnė Bariē. Kroati megjithatė ishte viktima kryesore e dy humbjeve tė turpshme, por sipas tij, ndeshjet e ekipit kombėtar janė pak ndryshe. "Duhet tė jetė njė grup i organizuar mirė, duhet tė jenė disa lojtarė dhe jo vetėm njė qė ta bėjė kėtė", tha Bariē pas ndeshjes me Bjellorusinė, qė pėrfaqėsuesja shqiptare e humbi nė mėnyrė tė habitshme 2-4. Ndėrkohė qė edhe nė Federatė insistojnė se jo vetėm nuk ka prova, por gjithēka qė ėshtė folur, ėshtė ngritur mbi supozime dhe dyshime.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Sportive Shqiptare   Tue Jan 15, 2008 7:40 pm

Kampi i kuq gjen buzėqeshjen e munguar
15-01-2008

Pėrfundon "telenovela" financiare e Partizanit, futbollistėt qetėsohen dhe nisin pėrgatitjet

Dita e djeshme ishte menduar si "dita e sė vėrtetės" pėr Partizanin, pasi pėr tė ardhmen mendohej e mira dhe e keqja. Zgjidhja e kėtyre enigmave kishte bėrė qė nė ambientet e klubit "Partizani" tė kishte njė interesim tė madh si nga media e shkruar dhe vizive, por edhe nga mbėshtetėsit e skuadrės.

Seanca e djeshme stėvitore ishte planifikuar pėr nė orėn 15:00, por tė interesuarit filluan qė tė zbarkojnė nė klub njė orė pėrpara. Lajmi qė doli dje nga kampi i kuq ishte i gėzuar, pasi nė orėt e paradites ishin shlyer tė gjitha detyrimet e prapambetura, ku sipas burimeve pranė drejtuesve ėshtė mėsuar se dje presidenti Xhani ka nxjerrė nga xhepi plot 200 milonė lekė tė vjetra. Ndryshe nga ditėt e kaluara, dje, tek tė gjithė pjesėtarėt e ansamblit tė kuq shikohej njė shndritje tė fytyrės dhe ndiheshin tė karikuar pėr pjesėn nė vazhdim. Hareja nė kamipn e kuq u arrit nė momentin kur mbėrriti presidenti i skuadrės, Albert Xhani, i cili nuk kishte se si tė mungonte. Tifozėt e Partizanit u gėzuan jo vetėm se skuadra e tyre nuk u shpėrbė, por pas njė mungese disi tė gjatė panė dhe shtrėnguan dorėn edhe me presidentin Xhani. Megjithėse ardhja e presidentit ndodhi pas fillimit tė seancės pėrgatitore, prania e Xhanit nė klub ishte e pritshme, pasi ai gjithmonė i ka ndarė lajmet e mira me skuadrėn dhe tifozėt.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Sportive Shqiptare   Tue Jan 15, 2008 7:43 pm

Kuqezinjtė drejt Antalias, stėrvitja e parė nesėr
15-01-2008

Kandidatėt pėr nė kombėtaren e parė kuqezi do tė vihen sot nėn urdhėrat e trajnerit Ari Han

Lojtarėt e thirrur pėr grumbullimin e kombėtares nė Antalia do tė nisen sot drejt Turqisė. Nga aeroporti "Nėnė Tereza", vetėm 20 prej tyre nisen sot, sepse 5 tė tjerėt, tė cilėt janė lojtarė tė thirrur nga ekipi i Tiranės, kanė dy ditė qė janė sistemuar nė Kemer dhe do t'u bashkohen kuqezinjve vetėm pėr seancat stėrvitore. Siē dihet, kombėtarja dhe Tirana do tė jenė tė grumbulluar nė hotelin "Limak Limra". Itinerari i lojtarėve kandidatė pėr ekipin kombėtar ėshtė Tiranė-Stamboll-Antalia. Pas mbėrritjes nė Antalia, ata do tė udhėtojnė drejt qytezės turistike tė Kemerit me autobus. Ndėrkohė, trajneri Ari Han, bashkė me ndihmėsit e tij do tė udhėtojė direkt nga Holanda pėr nė Turqi. Stėrvitja e parė nė Kemer do tė zhvillohet nesėr, nė 10:00. Pėr sa u pėrket takimeve miqėsore qė do tė luhen gjatė grumbullimit 10-ditor, pritet qė vetė trajneri kuqezi tė bisedojė me ekipet qė ndodhen nė Kemer pėr kryerjen e fazės pėrgatitore. Alternativė ėshtė kombėtarja e Arabisė Saudite, por gjithēka do tė zyrtarizohet, pasi tė bisedohet me drejtuesit e saj.

Lista e 25 lojtarėve kuqezinj :

Portierė :

- Ilion Lika(Elbasani)
- Enea Koliqi(Iraklis)
- Ervin Llani(Shkumbini)

Mbrojtės :

- Erion Xhafa(Tirana)
- Endri Vrapi(Tirana)
- Elvis Sina(Tirana)
- Admir Teli(Vllaznia)
- Andi Lila(Besa)
- Tefik Osmani(Partizani)
- Ansi Agolli(Vaasa)

Mesfushorė :

- Blendi Shkėmbi(Partizani)
- Elis Bakaj(Partizani)
- Paulin Dhėmbi(Partizani)
- Gjergji Muzaka(Partizani)
- Klodian Duro(Tirana)
- Jahmir Hyka(Tirana)
- Gilman Lika(Vllaznia)
- Bekim Kuli(Dinamo)
- Emiljano Veliaj(Besa)

Sulmues :

- Xhevahir Sukaj(Vllaznia)
- Daniel Xhafa(Tirana)
- Arbėr Abilaliaj(Partizani)
- Migen Memelli(Gais)
- Shaban Ismaili(Shtutgart)
- Marjus Ngjela(Skėnderbeu)


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Lajme Sportive Shqiptare   Today at 10:35 pm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Lajme Sportive Shqiptare
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: SPORTI :: FuTboLL-
Kėrce tek: