AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Hijet e mafias rendojne mbi futbollin serb!

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Hijet e mafias rendojne mbi futbollin serb! Empty
MesazhTitulli: Hijet e mafias rendojne mbi futbollin serb!   Hijet e mafias rendojne mbi futbollin serb! Icon_minitimeSat Dec 08, 2007 4:46 am

Hijet e mafias rendojne mbi futbollin serb!
7 Dhjetor

Infiltrime mafioze ne futbollin ballkanik, kontrata te rreme, dyshime per pastrim parash dhe bashkepunim me kapot ultra per trafiqet kriminale. Ky eshte skenari i skandalit te fundit ne futboll.
Protagoniste kesaj here eshte Serbia ku gazeta “Politika” ve gishtin mbi Crvena Zvezden, selia e te ciles eshte kontrolluar nga policia, qe ka sekuestruar disa dokumente.
Skenari eshte nga ata qe te lene me gojen hapur, pasi nuk mjaftonte hija e skandalit te truukimit te ndeshjeve dhe korrupsionit dhe hetimi i UEFA-s, por tani kane dale ne siperfaqe edhe lidhjet me mafian dhe gjera te tjera te ngjashme.
Ne shenjestren e policise eshte ish?kampionia e Europes, Cervena Zvezda e Beogradit, ndaj te ciles u dha nje mandat kontrolli. Selia u kthye permbys nga hetuesit, qe konfiskuan disa dokumente, qe tani po analizohen.
Skenar i pabesueshem ai qe u hap ne Serbi ku akuza eshte nga ato me te rendat: infiltrime mafioze, dyshime per pastrim parash dhe bashkepunim me kapot e ulrave ne trafiqet kriminale. Gazeta “Politika”, shkruan edhe per kontrolle te tjera qe po behen ne klubin e Vojvodines se Novi Sadit, tjeter ekip i kategorise se pare serbe.
Nga zerat qe qarkullojne, rrjeta ka kapur disa transaksione te dyshimta, perfshi ato te kalimit te 15 lojtareve, qe eshte bere ne baze te kontratave “te cuditshme”.
Flitet edhe per marredhenie te dyshimta mes klubeve te perfshire dhe eksponenteve te tifozllekut te organizuar, te implikuar ne aktivitete kriminale, si shperndarja e droges.
Per momentin nuk rezultojne inkriminime zyrtare, por “Politika” nuk perjashton edhe perfshirjen e Dragan Stojkovicit, ish?simboli i futbollit jugosllav dhe presidenti i Crvena Zvezdes ne sezonet e fundit, deri ne doreheqjen e papritur dy muaj me papre.
Por, pervec tij mund te jene perfshire edhe drejtues te shumeperfolur per lidhjet me malaziasin Brana Micunovic, qe njihet si bosi mafioz i Adriatikut, si dhe drejtuesi ne hije i levizjes futbollistike te Malit te Zi.
Sido qe te jete, behet fjale per nje tjeter episod te shemtuar per futbollin serb, i tronditur ne kohet e fundit edhe nga vrasja, ne vitin 2004 ne rrethana asnjehere te qartesuara, te presidentit te atehershem te Federates Serbe te Futbollit, Branko Bulatovic.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Hijet e mafias rendojne mbi futbollin serb!
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: SPORTI :: FutBoLL NgA BoTa-
Kėrce tek: