AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Fjalori i adoleshenteve

Shko poshtė 
+2
Mercury-Blood
PearL
6 posters
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Fjalori i adoleshenteve Empty
MesazhTitulli: Fjalori i adoleshenteve   Fjalori i adoleshenteve Icon_minitimeTue Sep 18, 2007 6:29 pm

Tė ndihesh “injorant” pėrballė njė adoloshenti, Gjimnazistėt kthejnė nė modė fjalorin e pakuptueshėm

“-O Robo, ē’kemi. - Pėrgjigjet shoku - Mė iku zari, isha me njė tribale sot. Ia kthen tjetri- Oho, ti je Toē kukulle plako- po hė si vajti? -E hodha zarin por pėrfundova nė rrugė boshe se I kishin ardhur hallat nga amerika. -Po ty si tė eci.-iē, me njė bundėr sot”.

Pėrballė njė bisede tė tillė, ēdo i rritur do ndihej “injorant” dhe sado tė kruajė kokėn e tė hapė libra, nuk mund ta “gjente gjallė nė botė” kuptimin e bisedės sė fėmijės sė tij tė bėrė nė telefon. Kjo ėshtė gjuha e sotme e adoloshentėve tė cilėt preferojnė tė merren vesh me njėri –tjetrit duke formuar e modeluar kode, qė pėrdoren nga ata, e vetėm nga ata. Nė kafe e ambiente shkolle, adoloshentėt nuk pėrdorin mė fjalė tė pėrhershme, kuptimin e tė cilave i dinė tė gjithė. Por ata kanė gjetur njė kod tė pėrbashkėt, qė pėrdoret vetėm prej tyre. Nėse mė tė rriturit, do tė dėgjojnė njė bisedė tė koduar kastile prej adoloshentėve tė sotėm, nuk kanė pėr tė marrė vesh asgjė. Aq mė keq njė prind. Fėmija e tij mund tė “thurė plane” fare mirė nė telefon para tyre, dhe ata tė mos kuptojnė idenė e qartė tė kėsaj bisede.
Njė fjalor I tillė, I hasuar kohėt e fundit, kryesisht nėpėr gjimnazet e Tiranės ėshtė kthyer nė njė ritual tė pashmangshėm pėr tė gjithė adoloshentėt e kėsaj moshe. Nėse dikush do tė pėrdorė fjalė, tė cilat janė hasur mė parė, atėherė do tė konsiderohet nga shokėt si “toē kukulle”, “[pėrmirėsoje fjalorin!]”, “ēerr” etj, dhe ai nuk do tė mund tė siguronte njė vend tė mirė nė hiearkinė e shoqėrisė sė tij. Ky zhargon fjalėsh, nė dukje banale, ėshtė kthyer tashmė nė modė.

Zhargoni
Duket se askush nuk reagon pėrballė njė fjale apo shprehje tė adoloshentėve, pasi nė tė vėrtetė nuk ua dinė kuptimin e tyre. Nėse njė adoloshent do tė thotė “bundėr”, prindi nuk ka si ta kuptojė se I biri ka qenė me njė femėr tė pėrdalė. Nėse thotė “mallisht”, sėrish prindi nuk ia pret mendja se fėmija I tij merr drogė. Nėse adoloshenti do tė thėrrasė “teze” e ėma vetėm sa do tė gėzohet duke menduar se I erdhi qė larg e motra. Por nė tė vėrtetė, kuptimi I saj pėrdoret pėr njė femėr tė shėmtuar. Prindi nuk do tė kuptojė as fjalorin e “masturbimit” i cili ėshtė koduar sė fundmi prej adoloshentėve si “rrugė boshe”. Dhe bėn vaki dhe tė lemeriset, kur fėmija thotė se kam njė “bombė”, por e ka fjalėn pėr njė cigare, puro e fortė. Mė kot prindi do tė mundohet tė gjejė as “hallat nga amerika”, kur bėhet fjalė pėr periodat tek femrat, apo tė gjejė kuptimin e “lekngrėnėses bushtėr” e cila pėrkthehet me numrin 141 tė telefonisė celulare.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Fjalori i adoleshenteve Empty
MesazhTitulli: Re: Fjalori i adoleshenteve   Fjalori i adoleshenteve Icon_minitimeTue Sep 18, 2007 6:30 pm

"Epo, ēfarė e do atė or burrė, ai njė copė karafil ėshtė!"... E dėgjuam kėtė fjali, nė njė bisedė mes dy gjimnazistėve. I pyetėm se ēfarė kuptimi kishte fjala "karafil"... Pasi na e shpjegoi, vetė ai qė e tha, mėsuam se dhe fjala "karafil" e kishte humbur kuptimin e saj tė vėrtetė.

Nė zhargon, fjala "karafil" pėrdoret pėr meshkujt qė shkojnė mė partnere mė tė mėdha se vetja. Pyetėm dhe nga i kishte lindur ideja pėr tė pėrdorur kėtė fjalė nė kėtė kontekst dhe "autori" na shpjegoi se kishte njė rimė mes fjalės pedofil dhe karafil. "Ndėrsa pedofil pėrdorej pėr njerėzit qė kryejnė marrėdhėnie me fėmijė, mendova se do tė ishte e pėrshtatshme tė pėrdorja fjalėn "karafil", pėr kėta qė shkojnė mė partnere mė tė mėdha se vetja...",- shpjegoi ai duke qeshur.

Pėrveēse fjalėve nė shqip, nė zhargonin e gjimnazistėve zėnė njė pjesė tė madhe dhe huazimet nga gjuhėt e huaja. Kryesisht, ato nga italishtja, anglishtja, frėngjishtja dhe nė nivel mė tė ulėt nga greqishtja, apo turqishtja. Por, duhet theksuar qė kohėt e fundit, pjesė e zhargonit tė tyre janė bėrė dhe fjalė nga spanjishtja dhe kjo pėr shkak tė telenovelave. "Kam fillu` me marr iēik vesh nga spanjishtja dhe kur dum` tė themi ndonjė gjė qė nuk duhet ta dinė ēunat e klasės, flasim gjysma spanjisht",- na tha njė gjimnaziste e vitit tė dytė.

Nėse dėgjoni nė gjimnaze "Erdhi kuēedra" apo "Erdhi e madhja", nė tė vėrtetė nuk bėhet fjalė pėr ndonjė figurė pėrrallė. Bėhet fjalė pikėrisht pėr mėsuesen. Mėsuesja ėshtė epiqendra edhe e shumė sharjeve tė tjera: " Tė ndėrrofsha fenė!" ose "Mė pafsh tavanin e dhomės!", janė vetėm dy nga ndėrdhėmbjet e nxėnėsve pėr mėsuesen, pas njė ndėshkimi...

***

Shkolla, duket qartė qė ėshtė njė vend qė nuk u pėlqen. Hasėm shumė dėshmi, ku shkolla etiketohet si "bordellacion"... Drejtuesit e shkollave janė gjithashtu nė shėnjestėr tė kėsaj harlisjeje tė fjalorit: Drejtori quhet edhe "polic pa pagesė" ose "koka e kuēedrave", apo "bosi i letrave"... (kjo e fundit, sipas shpjegimeve, sepse nuk ka nė kontroll asgjė tjetėr, veē firmės dhe letrave). Klasa, njihet edhe si "kėndi i lojėrave" ose "kopshti me lule", por dhe si "loja luftash"... Prindėrit shpesh quhen "tutori" ose "bebister"... "I them "tutor" se harrojnė qė nuk jemi mė tė vegjėl... 17-vjeē i ke thėnė lamtumirė fėmijėrisė dhe je mjaft i rritur pėr t'i marrė vendimet vetė,- na tha njė "pėrdorues" 17-vjeēar i termit Tutor.

"Orgjia" (shoqnia) ėshtė njė tjetėr term interesant. Dhe kėtu ta presin shkurt: "Orgji pėr shoqninė, sepse tė dyja funksionojnė nė grup dhe kanė mė shumė se dy persona...".

Nė "faqet e nxehta" tė kėtij fjalori spektakolar, gjejmė termat pėr tė dashurin apo tė dashurėn.

"Burimi", "zjarmi" apo "bebushi i vogėl". (Kjo e fundit, thuhet vetėm nė rastet kur "ja vlen", d.m.th., kur tė ka hyrė pak nė zemėr... "Nuk pėrkėdhelen tė gjitha, se jo pėr tė gjitha ndodh tė ndihesh njėlloj",- na tregon njė gjimnazist nė vitin e tretė. Nga femrat dėgjohet shpesh "ēuni", "zemra" dhe tendencė e kohėve tė fundit, ėshtė dhe fjala e huazuar nga Kosova, "frajer"... Kėto janė fjalėt qė pėrdorin gjimnazistet, pėr t'iu drejtuar tė dashurit. Nga ana tjetėr, nuk mungojnė nė rrethin e gjimnazistėve dhe nga ata gjimnazistė qė kanė lidhje me mė shumė se njė partner. Edhe atyre ua kanė ngjitur pullėn: "Doganė mė shumė kalime" dhe njė tjetėr "dyqani me listė". Pėr femrat qė ata konsiderojnė si tė pėrdala, pėrdoren fjalė si: "Kuti votimi"... Pėr djemtė me shumė partnere thuhet "bariu", "tren me shumė tunele" dhe "ēezme me shumė burime...".

****

Nga vėzhgimi konstatuam se nė shtėpi me prindėrit, "nuk ka shans" tė dėgjohen fjalėt e zhargonit por, porsa dalin jashtė, gjimnazistėt nuk kursehen. Mjafton tė hysh nė korridoret e njėrės nga shkollat e mėdha tė mesme tė Tiranės dhe do tė dėgjosh menjėherė, shprehje nga mė tė ndryshmet, qė njė person i jashtėm ka mundėsi qė as mos t'i kuptojė dot pa shpjegim...

Sapo futeshim te "Asim Vokshi" asistuam nė njė skenė tė tillė: "...Hė mi kurve, e solle surratin? Kam gjys` ore qė pres kulon tate k'tu...!". Me kėto fjalė e priti shoqen e vet qė po afrohej, njė bashkėmoshatare e saj nė pritje... Shoqja qeshi, i tha diēka zėulėt dhe tė kapura pėrkrahu, tė dyja vajzat u drejtuan pėr jashtė shkollės.

Vetėm pak minuta mė pas, "mbajtėm shėnim" njė tjetėr shpėrthim. Kėsaj here, njė vajzė qė i qahej shoqes sė vet pėr dikė, me sa kuptohej nga dialogu, njė djalė: Vajza 1: "...Ai k... na shiste pordhė me atė sh.... qė e pamė nė lokal dje. Po, do mė kėrkojė ai mu`, do mė kėrkojė, po s'ka pėr tė gjet p... si unė...!". Vajza 2: "...Po vari leshtė o yll, se s'ia vlen ai shkėrdhata, qė tė hongsha synin unė ty! Mos u mėrzit kot, se s'ia vlen o zemra ime...!".

***

Na duhet tė vėmė nė dukje, se nė kundėrshtim me vėzhgimet tona tė tjera, kur pėr informacionet lidhur me drogėn apo alkoolin gjimnazistėt ishin shumė tė rezervuar, nė kėtė vėzhgim pėr zhargonet, ata nuk tuteshin nė fjalor, edhe kur ua bėmė tė qartė qė ishim duke regjistruar bisedat e tyre...

"Idiot, [pėrmirėsoje fjalorin!], budallaqe, pederast, kurvė...", janė tashmė "pėrkėdheli" qė nuk i bėjnė pėrshtypje askujt. Dialektizmat, fjalė tė pėrziera shqip, anglisht, italisht, sipas rastit, pėrbėjnė bazėn e "shpikjeve" tė shumta dhe plot fantazi. Zhargoni, vėrtet ekskluziv i gjimnazistėve, dallohet menjėherė qė nga mėnyra e pėrshėndetjes, si: "Ē'kemi tezoro!", "Ciao yll botė!", "Po ku je o rrusho!", "Bye, bye!", "Ho mi shtrige...!", "In boka lupo andej nga Brindezi!"... e, nga ana tjetėr: "Shi, shi, kur bo kakėrdhia dhe ajo vrromsja!", "Ta ēaj farfallėn", "Marmit-shpuar", etj.

Mare nga shekulli.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Mercury-Blood
AneTaR I Ri
Mercury-Blood


Male
Numri i postimeve : 24
Age : 35
Location : Vlore
Registration date : 02/09/2007

Fjalori i adoleshenteve Empty
MesazhTitulli: Re: Fjalori i adoleshenteve   Fjalori i adoleshenteve Icon_minitimeThu Sep 27, 2007 3:37 am

Boh.kjo eshte mbase vetem per tironsat,se ktej nga Vlora,thuhen gjerat si jane,flitet shqip shyqyr Zotit,dhe per prinderit ka akoma respekt,dhe nuk flas vetem per vete.Normale qe perdoren fjale qe nuk gjenden ne fjalor,por jo dhe aq shume.Pasaj varet nga shoqeria.Une personalisht me shoket e mi kam nje fjalor qe nuk e di asnje tjeter,por s'e bejme per te shit mend,me shume qe te mos kuptojne te tjeret dhe se mund te jete per te qeshur etj etj
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
unknown
AneTaR HeRo
unknown


Female
Numri i postimeve : 242
Registration date : 27/11/2007

Fjalori i adoleshenteve Empty
MesazhTitulli: Fjalori i adoleshenteve   Fjalori i adoleshenteve Icon_minitimeTue Jan 22, 2008 7:52 pm

"c'kemi?" "ca ben, si je mire?" hahaha
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
ElEni
AneTaR HeRo
ElEni


Female
Numri i postimeve : 310
Age : 39
Registration date : 28/12/2007

Fjalori i adoleshenteve Empty
MesazhTitulli: Re: Fjalori i adoleshenteve   Fjalori i adoleshenteve Icon_minitimeTue Jan 22, 2008 9:39 pm

eeeeeeeeeeee mire flm
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
monica
I/E Respektuar



Numri i postimeve : 125
Registration date : 23/01/2008

Fjalori i adoleshenteve Empty
MesazhTitulli: Re: Fjalori i adoleshenteve   Fjalori i adoleshenteve Icon_minitimeSat Feb 02, 2008 6:05 am

Adoleshenca: vitet kur nje person 1)zgjedh shoket/et e tij; 2)gjen/exploroh veten e tij si ne hobi ashtu edhe ne individualiet (karakter).
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
webmaster
ViP
webmaster


Male
Numri i postimeve : 802
Age : 39
Location : Ancona
Registration date : 29/08/2007

Fjalori i adoleshenteve Empty
MesazhTitulli: Re: Fjalori i adoleshenteve   Fjalori i adoleshenteve Icon_minitimeMon Feb 04, 2008 3:44 pm

o kosti ca thu re pse ke kod ti me denisin tjeter Very Happy hahahahaa u vdeksh ti thuj
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albrelax.com
Sponsored content





Fjalori i adoleshenteve Empty
MesazhTitulli: Re: Fjalori i adoleshenteve   Fjalori i adoleshenteve Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Fjalori i adoleshenteve
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mbi terheqjen he orientimin seksual te adoleshenteve ...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: TEMA SHOQERORE :: Te NdrYshMe-
Kėrce tek: