ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Sa veshtire te cmendesh per dashurine !!!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Sa veshtire te cmendesh per dashurine !!!   Tue Sep 18, 2007 6:57 pm

Djemtė tanė e kanė pak tė vėshtirė tė ekspozojnė forma publike tė pasionit. Por shembujt nuk mungojnė, qė nga gjestet e vogla e tė ėmbla tė dashurisė deri tek marrėzitė esktreme
A keni parė ndonjėherė nė rrugėt e Tiranės njė djalė me njė buqetė tė madhe lulesh nė duar qė rend? Nėpėr filmat e vjetėr tė Kinostudios ndoshta, por nė rrugėt e Tiranės sė sotme, ka shumė mundėsi qė jo. Megjithėse historitė e dashurisė padyshim qė nuk mungojnė, meshkujt tanė e kanė pak tė vėshtirė tė ekspozojnė forma publike tė pasionit. E megjithatė lule blejnė. Por i fshehin, nė ndenjėsen e pasme tė makinės ose sajojnė lloj lloj marifetesh qė ato tė mos shifen nė asnjė mėnyrė derisa tė pėrfundojnė (mė nė fund !!!) nė duart e vajzės sė mikluar...

Lulet janė vetėm njė nga mėnyrat pėr tė shprehur nė njė formė tjetėr pasionin, por me pak fantazi, mėnyra gjendne plot. Dhe nuk ka nevojė pėr shpenzime tė mėdha. Njė dashuri nuk ka domosdoshmėrisht nevojė pėr njė X5 apo tryeza tė ēmendura pijesh tė shtrenjta.. Mund tė ndodhe dhe kjo, por kush e kushtėzon dashurinė me shpenzime tė tilla, ai ose ajo, mund tė jenė gjithcka, por nga "lagjia" e dashurisė sė vėrtetė nuk u ka rėnė ende rruga... Ka shumė raste qė njė dhuratė qė ka kushtuar sa njė "thesar" tė hidhet nė njė cep tė dhomės, ndėrsa njė shaka, njė "ēmenduri" e bazuar nė njė ide tė thejehstė por tė mbushur me dashuri, mund tė bėjė njė femėr tė ndihet nė qiellin e shtatė.

Gjithsesi, tė mbetemi te fantazia. Njė rrugicė e shtruar me petale lulesh? Njė kėngė poshtė dritares? Apo truku klasik i unazės sė fshehur nė gotėn e shampanjės apo nė fetėn e tortės? A kanė djemtė tanė fantazi pėr tė gjetur ide origjinale tė shprehjes sė dashurisė? Sa djem, nė pėrpėlitjet e pasionit, i kanė bėrė vetes pyetjen: Ēfarė duhet tė bėj qė e dashura ime ta kuptojė qė ėshtė e veēantė?

Ndoshta idetė dhe mendimi nuk mungojnė, por kur vjen puna pėr tė zbatuar njė "plan dashurie", fillon e ngre krye kompleksi i "syve tė botės". Ēfarė do thonė tė tjerėt pėr mua? Qė ky ėshtė marrosur dhe bėn budallallėqe? Mos do dukem si ēun i dobėt..? Kėshtu qė tendenca pėr tu bėrė tė sjellshėm dhe befasues nė marrėdhėnien me tė dashurėn, vjen e dobėsohet, idetė vdesin brenda zemrave tė dashuruara dhe mendjeve tė trazuara. Dhe nuk vonon monotonia, rutina...

Shumė mendojnė qė nėse nuk kanė kushtet financiare pėr tė dhuruar ato "gjėrat e mėdha", atėherė nuk ia vlen tė dhurosh gjė fare, pimė ndonjė kafe dhe... Gabim! I madh madje! Pėr ta bėrė vajzėn qė dashuron tė ndihet e vlerėsuar nuk duhet tė bėsh domosdoshmėrisht shpenzime tė mėdha. Ndonjėherė mjafton njė gjest fare i vogėl.. P.sh., njė ēokollatė qė ju ia jepni sapo takoheni pėr ti dhėnė asaj tė kuptojė qė e keni patur nė mendje edhe para takimit... Dhe e dyta, mos harroni: Nė mjaft situata kur jeni tė mėrzitur me njėri tjetrin, mos lini egon tuaj tė sundojė mbi ju. Nėse ju mendoni se duhet tė kėrkoni tė falur, fakti qė jeni meshkujnuk do tė thotė asgjė.. Falja nuk mban emrin femėr. Nė vend qė tė prisni qė tė vijė partnerja juaj e para pėr tė kėrkuar falje, mundohuni tė mendoni pėr diēka mė tė bukur. Gjeni njė mėnyrė speciale pėr ti kėrkuar tė falur dhe tė jeni tė sigurt qė do t'ju falė! Madje jo vetėm kaq, do tė mbetet e mahnitur nga sjellja juaj.Mėnyrat dhe mundėsitė pėr tu bėrė meshkuj tė veēantė dhe plot fantazi ekzistojnė, mjafton tė dini ti gjeni.

Burri qė di tė dėgjojė nuk ka fare nevojė pėr kėshilla. Dhuratat e tij do tė jenė gjithmonė perfekte dhe partnerja s'ka pse ėndėrron princin e kaltėr. Tėrheqja dhe dėshira qė ju i ngjallni njė gruaje, varet gjithmonė nga ajo qė bėni dhe jo nga ajo qė jeni ose keni. Nėse jėni vėrtet i dashuruar nuk do tė mendoni se ēfarė do tė thoshin tė tjerėt pėr atė ēka ju po bėni, mjafton qė ju ta ndjeni dhe tė arrini ti tregoni partneres tuaj se sa e vlefshme ėshtė ajo pėr ju.

DISA KĖSHILLA MODESTE PĖR TĖ KUPTUAR ĒFARĖ DO…

Nėse doni ti bėni njė dhuratė tė dashurės suaj, dhe nuk dinin se ēfarė ti blini, mos nguroni tė pyesni shoqen e saj. Ajo me siguri e di se ēfarė i pėlqen.

Kur njė femėr u tregon pėr njė mashkull ideal dhe se ēfarė do tė donte tė bėnte ai- dėgjojeni me vėmendje. Nė pamundėsi pėr tju thėnė se ē'duhet tė bėni, partnerja juaj gjen njė rrugė tjetėr, duke treguar pėrmėnyrėn se si duhet tė sillet partneri i saj ideal.

Njė grua e di se nėse partneri do ti bėjė njė dhuratė, nuk di se ēfarė tė blejė. Nga njėra anė, i pėlqen tu verė nė provė pasi ajo mat dashurinė me anė tė zgjedhjes qė bėni ju pėr njė dhuratė dhe nga ana tjetėr e di qė njė dhuratė qė si pėlqen shumė do ti mbetet nė mendje pa i dhėnė asnjė kėnaqėsi.

Dy muaj para ditėlindjes, apo para njė pėrvjetori, njė grua u jep pak a shumė njė informacion se ēfarė do ti pėlqente asaj dhe njė burrė i vėmendshėm duhet ti grumbullojė dhe ti mbajė nė memorje kėto informacione. Mjafton tė dini tė dėgjoni dhe tė kuptoni se ēfarė do.

DISA ĒMENDURI TĖ PAKĖSHILLUESHME "DASHURIE"

-Naomi Campbell tentoi tė vetėvritej, duke pirė njė sasi tė madhe ilaēesh antidepresive, kur balerini I flamencos, J.Cortes vendosi ta linte.

-Clark Gable nuk recitoi pėr tre vjet me radhė dhe u nis vullnetar nė luftė, pasi humbi gruan e tij, Carol Lombard

-John Hinkley, nė 1981, qėlloi presidentin e atėhershėm tė SHBA, Ronald Reagan, pasi aktorja Jodie Foster nuk I pėrgjigjej dashurisė sė tij.

- Ricardo Lopez, I dashuruar me kėngėtaren Bjork, kur mori vesh qė ajo dontė njė tjetėr, I dėrgoi njė pako- bombė dhe u vetė vra me njė plumb pistolete, duke filmuar me njė videokamer vetėvrasjen e tij.

MARRĖZI TĖ DASHURUARISH (MBLEDHUR NĖ INTERNET)

-kam shkruar me shkrim dore librin e preferuar tė tė dashurit tim, dhe bashkė me librin, kam pikturuar dhe ilustrimet. ( kjo punė ka zgjatur plot 10 muaj)

-kam bėrė 500 km vajtje dhe 500 km ardhje dhe kjo vetėm pėr tė takuar dy orė tė dashurėn time.

-I kam marrė tė dashurit tim fshehur ēelsat e shtėpisė dhe kur ai ėshtė kthyer nga puna ka gjetur shtėpinė plot me trendafila tė kuq dhe me shigjeta qė i tregonin rrugėn se ku duhet tė vinte, duke mbėrritur nė banjo, ku e prisja nė njė vaskė plot me shkumė, me qirinj aromatike, me gota shampanje dhe me luleshtrydhe.

-Pėr tė dashurin tim, dhe pse nė kundėrshti tė plotė nga familjarėt e mi, kam bėrė njė tatuazh me emrin e tij, kėshtu dhe pse tani nuk jemi mė bashkė, e kam gjithmonė me vete

-Kam shkuar tek parkingu i punės ku gjendej makina e tė dashurit tim dhe e kam mbushur plot me zemra letre qė i kisha bėrė vetė. Mė vonė kamtelefonuar nė punė dhe kam thėnė se po vidhnin makinat, kur ka dalė besoj e merrni me mend reagimin mes shumė njerzve qė e shihnin, dhe veēanėrisht tė tijin.

-I kam kėrkuar falje, i ulur nė gjunjė tė dashurės sime, para gjithė shokėve tė universitetit, duke i dhuruar njė unazė ku ishte shkruar emri im dhe i saj.

-Ku i dashuri im ishte shtruar nė spital, jam shtirur sikur kisha dhimbje tė forta apandesiti dhe jam operuar vetėm pėr ta pasur pranė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Sa veshtire te cmendesh per dashurine !!!
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: TEMA SHOQERORE :: DaShuRi DhE PasiOn-
Kėrce tek: