ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Mistika E Ngjyrave

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Mistika E Ngjyrave   Tue Sep 18, 2007 7:16 pm

Psikologjia jonė bashkėkohore, vlerėson rėndėsinė e madhe tė ndikimit tė ngjyrave nė krijimin e efekteve tė ndryshme psikike dhe gjendjeve tė caktuara emocionale dhe shpirtėrore nė pėrgjithėsi.

Se ngjyrat, vėrtet, kanė njė ndikim tė pamohueshėm nė gjendjen tonė emocionale, atė mund ta ndjeni edhe vetė. Humori juaj fare nuk do tė jetė i njėjtė nė njė ambient ku dominon ngjyra e kuqe dhe aty ku do tė dominojė ndonjė ngjyrė tjetėr mė e ēiltėr.Pėr kėtė qėllim edhe arkitektėt e enterierit tė hapėsirave publike dhe banesore, gjithnjė pėrkujdesen qė dhomat dhe ambientet me dedikime tė ndryshme, tė kenė ngjyra tė caktuara. E njėjta gjė ėshtė edhe me rrobat qė ne i veshim. Edhe kėtu, ngjyrat e kanė rolin e tyre vendimtar, si nė shkaktimin e gjendjes sė humorit nė ne, ashtu edhe te krijimi i efekteve tė caktuara tek tė tjerėt.
Qė nga koha e Babilonisė sė vjetėr, astrologėt kanė besuar se ēdo planeti i takon njė ngjyrė e caktuar dhe ajo, nė mesin e shumė elementeve tjera, luan njė rol tė rėndėsishėm nė komentimin parathėnės pėr shenjėn e caktuar. P.sh. Diellit, i ka takuar e verdha e arit dhe e portokallta; Hėnės, ngjyra e bardhė; Marsit, e kuqja e mbylltė; Merkurit, tonet neutrale dhe jeshil e ēelėt; Venerės, jeshil e mbylltė dhe e kaltra; Jupiterit, e kaltra dhe ngjyra vjollcė; Merkurit, edhe ngjyra e zezė dhe e kaltra e mbylltė.
Pėrveē astrologjisė, urtėsia e lashtė ēifute Kaballeja, manipulon shumė me ritualin e ngjyrave. Sipas saj, vizualizimi mental i ngjyrės sė caktuar dhe paralelisht shqiptimi i fjalėkalimit adekuat verbal, arrihet nė gjendje transi, gjatė sė cilės mund tė kontaktohet me nivele tė lartėsuara hyjnore. Edhe urtėsitė tjera tė lashta, sikurse janė: magjia, hermetizmi, okultizmi, alkimia etj., tė gjitha ritualet e veta i mbėshtesin nė veprimin e domethėnies sė simbolikės sė ngjyrave. Ndikimet e ngjyrave nė hapėsira tė caktuara dhe nė gjendjen e pėrgjithshme emocionale tė njeriut, ata kanė pėrpiluar tabela tė veēanta tė klasifikimit tė tyre, tė cilat i ruanin si fshehtėsi. Nė pėrgjithėsi, popujt e lashtė ngjyrat e i kanė klasifikuar si: ngjyra me ndikime pozitive, dhe ato qė kanė ndikim negative.

Ngjyrat me ndikim pozitiv:

Ngjyra vjollcė simbolizon inteligjencėn, dijen dhe triumfin;
Ngjyra e kaltėr simbolizon natyrėn e panėnshtrueshme tė njeriut;
Ngjyra jeshile simbolizon shpresėn, besimin dhe fitoren;
Ngjyra e bardhė simbolizon pastėrtinė, gėzimin dhe tė vėrtetėn;
Ngjyra e kuqe simbolizon vlerėn, fuqinė dhe shėndetin;
Ngjyra e verdha e artė simbolizon suksesin.

Ngjyrat me ndikim negativ:

Ngjyra e zezė simbolizon vdekjen, kobin dhe vajtimin;
Ngjyra e verdhė e mbylltė simbolizon tradhtinė, ambiciet dhe dyfytyrėsinė;
Ngjyra hirtė simbolizon gabimet dhe pendimin;
E purpurt simbolizon shkatėrrimin dhe disfatėn;
Ngjyra e portokalltė simbolizon lakminė;

Ata qė s'kanė dashur tė rrezikojnė fatin e tyre, i kanė kushtuar njė kujdes tė veēantė kombinimit dhe kontrasteve tė kėtyre ngjyrave. Ngjyra e bardhė nuk duhet tė pėrzihet me ngjyrėn vjollcė; e verdha me tė hirtėn ose me tė kaltrėn e mbylltė; e kuqja me tė portokalltėn; jeshilja me tė hirtėn; e bardha me tė kaltrėn etj.
Si kombinime tė ngjyrave qė do tė ndikonin pozitivisht nė fatet njerėzore konsideroheshin: e kuqja me vjollcėn; e kaltra e mbylltė me tė portokalltėn; e kaltra a hapur me jeshilen e mbylltė; e zeza me tė verdhėn etj.
Edhe ditėt e javės i kishin ngjyrat e tyre: e hėna ishte me ngjyrė tė bardhė: e marta me ngjyrė tė kuqe, e mėrkura kishte ngjyrė jeshile; e enjtja mbante ngjyrėn e purpurt; e premtja identifikohej me tė kaltrėn; e shtuna me tė kaltrėn e mbylltė dhe e diela kishte ngjyrė portokalli.
Ngjyrat qė mė sė shumti pėrmenden nė mitologjitė dhe besėtytnitė popullore janė: e bardha, e zeza, e kuqja, e kaltra, jeshilja dhe e verdha. Filozofi i lashtė Filioni nga Alaksandria, konsideronte se i tėrė universi ėshtė i ndėrtuar nga katėr ngjyrat qė i simbolizojnė tė katėr elementet: e bardha, tokėn; e jeshilja, ujin; ngjyra vjollcė, ajrin, dhe e kuqja, zjarrin. Ndėrsa, tė shtatė ngjyrat tjera qė pasojnė, sipas Filionit, kanė pėrputhshmėri numerike dhe harmoninė e shtatė ditėve tė javės, shtatė notave muzikore, shtatė qiejve, shtatė planetėve etj.
Edhe psikiatri bashkėkohor Karl Gustav Jungu ka konstatuar se nė koncepcionin e psikanalizės, ngjyrat shpalosin funksionet themelore psikike tė njeriut.
Nė vazhdim do ta paraqesim domethėnien simbolike tė gjashtė ngjyrave mė tė rėndėsishme qė konsiderohen si bazė e formimit tė shumė nuancave tjera kolorite:

NGJYRA E BARDHĖ - Edhe pse nė Kinė dhe Japoni ngjyra e bardhė simbolizon zinė dhe vdekjen, ajo nė besimet e popujve tjerė tė botės, ka domethėnien ngjyrės sė dritės. Ėshtė ngjyrė qė simbolizon pastėrtinė dhe kthjelltėsinė, gjendje humori, festėn, gėzimin dhe harenė, pafajėsinė dhe virgjėrinė femėrore, sinqeritetin etj. Por, tek disa popuj ekziston besėtytnia qė prania e disa llojeve tė luleve tė bardha nė shtėpi nuk sjellin fat.

NGJYRA E ZEZĖ - Zakonisht ėshtė negative dhe ka tė bėjė me: terrin, vdekjen, varfėrinė, kobin, kaosin... Ngjyra e zezė ėshtė ngjyra e sotonės, e djajve, shtrigave dhe e demonėve. Gjithmonė kjo ngjyrė shprehet si manifestim i sė keqes. Nė letrat e fatit Tarot, ka domethėnien e vdekjes.
Tek shumė popuj besohet se vezėt e zeza kanė fuqi magjike, ndėrsa pula me ngjyrė tė zezė parathonė varfėrinė. Nėse buqetėn e luleve e lidhim me fjongo tė zezė, kjo parathotė vdekjen. Nė hieroglifėt egjiptiane, pėllumbi i zi ka qenė simboli i femrės, e cila gjatė tėrė jetės ka mbetur e ve. Ndėrsa, Kalorėsi i Apokalipsės (paralajmėruesi i shkatėrrimit tė botės), tregohet se kalėron nė kali tė zezė. Edhe te ne shqiptarėt besohet se, nėse ju prehet rruga nga macja e zezė, nuk do tė keni fat, ndėrsa romakėt e vjetėr ditėn e "pafat" e kanė shėnjuar me gur tė zi. Nė Bibėl thuhet se Juda qė e tradhtoi Jezusin ėshtė i mbuluar me tė zezė. Por, e zeza, si simbol, shpesh nuk pėrdorej nė kontestin negativ. Ta zėmė, nėse me vete mbani dhėmbin e qenit tė zi, atėherė kurrė nuk do tė sulmoheni dhe as tė kafshoheni nga qentė tjerė. Ose, nė kulturat e pasura tradicionale tė shumė popujve, lidhja e shiritit tė zi ėshtė pėrdorur pėr largimin e zėnies sė frymės, dhimbjes sė kokės dhe dhimbjeve tė dhėmbėve.

NGJYRA E KUQE - Ngjyra e kuqe ėshtė njėra ndėr ngjyrat mė tė rėndėsishme tė simbolikės rituale okulistike. Konsiderohet si ngjyra e gurit alkimist tė tė urtėve qė nė vete mban vulėn e shenjės sė diellit. Ėshtė ngjyrė e shpirtit tė shenjtė, e viktimizmit, zjarreve hyjnore, bukurisė, begatisė dhe dashurisė. Po ashtu, konsiderohet edhe si ngjyrė e luftės, gjakut, shqetėsimeve kolektive, emocioneve dhe urrejtjes.
Jo vetėm kaq!
Mė tej, ngjyra e kuqe trajtohet si ngjyrė e shpirtit, epshit (libidosė), e zrmės, dijenisė, menēurisė si dhe urtėsisė ezoterike. Tė gjithė magjistarėt, gjatė ritualeve tė tyre magjike, vishnin pelerinat me ngjyrė tė kuqe. Edhe sipas mėsimeve biblike, gjatė krijimit tė njeriut tė parė (Ademit) ėshtė pėrdorur dheu i kuq. Nė Japoni, e kuqja ėshtė ngjyra e sinqeritetit dhe besnikėrisė. Atje, zakonisht, nė veshjet e tyre tradicionale, tė kuqen e bartin femrat.
Nė Romėn e lashtė, ngjyra e kuqe ka qenė ngjyrė e fisnikėve, gjeneralėve dhe shtresės elite tė patricėve.
Nė Kinė dhe Rusi, ngjyra e kuqe u paraprinte tė gjitha riteve popullore e veēanėrisht atyre qė i kushtohen pranverės, fejesės dhe lindjes - pjellshmėrisė.
Pėr fėmijėt e shėndoshė, thuhet se ėshtė i kuq si gjaku. E, nėse e ėndėrron tė kuqen, do tė thotė fat nė dashuri.

NGJYRA E JESHILĖT - Nė besimet e popujve qė nga lashtėsia dhe nė kohėrat e sotme, ngjyra e gjelbėr simbolizon fuqinė, besimin, ringjalljen, natyrėn, qetėsinė shpirtėrore dhe mirėqenien nė pėrgjithėsi, andaj edhe jo rastėsisht ėshtė pėrvetėsuar si ngjyra bazė e besimit mysliman. Nga ana tjetėr, ekzistojnė edhe popuj tė tjerė qė kėtė ngjyrė e konsiderojnė si tė pafat dhe ngjyrė e njerėzve tė vegjėl, "e vegjėlisė". Nė kėto besime, ajo konsiderohet se ėshtė e pafat, veēanėrisht tek tė dashuruarit kur ata me vete mbajnė eventualisht ndonjė veshje apo send qė ka kėtė ngjyrė. Nė Anglinė e vjetėr, ngjyra e jeshilėt simbolizonte pranverėn, rilindjen dhe shėndetin e mirė. Tė dhuruarit dikujt nė mėngjes ndonjė send me ngjyrė jeshile ėshtė konsideruar si fatsjellėse.

NGJYRA E KALTĖR
- Kjo ngjyrė konsiderohet si ngjyra e qiellit dhe e shpirtit. Nė planin psikik, e kaltra ėshtė ngjyra e mendimeve, ndėrsa e kndėrta nė orientin e lashtė, kjo ngjyrė simbolizonte brengėn dhe dhembshurinė, ndėrsa nė besimet e disa popujve tjerė ajo shpreh sinqeritetin dhe aftėsinė kreative. Po ashtu, ėshtė shumė i pėrhapur besimi se ngjyra e kaltėr sjell fat dhe na mbron nga ndikimet negative psikike dhe shpirtrat e ligė. Tė veshėsh veshje me ngjyrė tė kaltėr nė ditėn e parė tė martesės ėshtė besuar se bashkėshortėve tė ardhshėm nė jetėn e pėrbashkėt bashkėshortore do t'iu sjellė fat, harmoni dhe lumturi. Po ashtu, duhet pėrmendur edhe njė besim qė ėshtė tejet i pėrhapur edhe nė kohėn e sotme dhe ka tė bėjė me bartjen e zinxhirit apo qafores me guralacė tė kaltėr rreth qafe, se ato na ruajnė nga gripi, ftohjet dhe inflamacionet e ndryshme.

NGJYRA E VERDHĖ - Ėshtė ngjyra e arit, dritės diellore dhe inteligjencės kreative. Nė besimet e popujve tė lindjes, kjo ngjyrė simbolizon dobėsinė dhe sėmundjen. Ndėrsa, zakonisht konsiderohet se veshjet me ngjyrė tė verdhė, nė veēanti femrave u sjellin magnetizmin, tėrheqjen, gėzimin dhe harenė. Nė marketingun bashkėkohor, ngjyra e verdhė konsiderohet si ngjyrė qė mė sė shumti e tėrheq vėmendjen e tė tjerėve, andaj edhe shumė punime publicistike pėr qėllime tė reklamimeve tė ndryshme, gjithnjė krijohen nga ngjyra e verdhė.



Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Mistika E Ngjyrave
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: TEMA SHOQERORE :: Te NdrYshMe-
Kėrce tek: