ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Mund te behesh franceze

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Mund te behesh franceze   Tue Sep 18, 2007 7:44 pm

Beretat, ngjyrat e pazakonta, buzėkuqi i kuq, lulet nė shportėn e biēikletės dhe dreka nė Café de Flore. Dhjetė rregulla (plus njė) pėr t’u shndėrruar nė pariziene tė pėrsosur

Le ta pranojmė pra: francezet, apo mė mirė tė themi parizienet, janė chic, kanė njė stil unik dhe tmerrėsisht joshės (nuk e kanė kultin e rrobave firmato me ēdo kusht). Pėr t’u veshur me kėtė sharm, kemi marrė ca kėshilla nga njėra prej tyre, Nathalie Rykiel, drejtore artistike e shtėpisė sė modės Rykiel (ėshtė e bija e Sonia-s, themeluese e markės) se si i bėhet pėr t’u dukur–kthyer njė pariziene e vėrtetė.

1. Makijazhi. Jo, nuk trukohen shumė. Zakonisht parizienet u japin syve formė me laps, dritėhije dhe rimel me tone tė sė zezės dhe grisė, nuk ka kurrė njė pamje artificiale me krempudėr nga ata qė mbulojnė shumė dhe ka raste qė i vetmi grim qė pėrdorin ėshtė lyerja e buzėve me njė buzėkuq. Por nuk do t’i shihni kurrė, kurrėn e kurrėn me buzėt tė llangosura me shkėlqyes.

2. Bizhutė. Sigurisht qė nuk mungojnė, por nuk janė asnjėherė shumė. Ndoshta njė varėse pa vathė, apo anasjelltas, njė unazė e madhe nė dorė ose edhe shumė bizhu, nėse ėshtė njė moment i tillė qė i lejon. Fiton koncepti qė shkon kundėr dekorimit si pemė e vitit tė ri, por ka raste qė edhe kjo lejohet, varet nga personaliteti. Nė ēdo rast megjithatė, Parisi mbetet qyteti ku mund tė veshėsh njė unazė qė e ke gjetur nė pakon e patatinave e megjithatė tė marrėsh komplimentet e njė konteshe.

3. Look-u. Eshtė i ndryshėm dhe nuk ėshtė njė klon i modės. Prandaj pėr t’u ndjerė njė pariziene e vėrtetė, duhet tė personalizosh stilin tėnd, tė veshėsh ato qė tė rrinė mirė dhe mos u bėj kurrė skllave e diktatit tė firmave tė mėdha. Njė pariziene e vėrtetė, edhe pse blen shpesh nė Bon Marche (magazinat e mėdha tė luksit), ėshtė ne gjendje ta thyejė uniformitetin me njė aksesor. Duket mjaft bukur edhe me xhinse, triko dhe rrip (ėshtė ky look-u tipik nė Paris, me njė bluzė qė tė rrėshqet paksa mbi shpatullėn e zbuluar).

4. Flokėt. Shpeshherė janė tė njė gjatėsie mesatare, ndoshta tė fiksuar me krehėra apo tė kapur bisht kali, por asnjėherė tė hekurosura qė tė dukesh sikur sapo ke dalė nga parukeria. Gėshtenja ėshtė njė nga ngjyrat mė tė zakonshme. Biondja e verdhė fare nuk duhet menduar. Pėr mė tepėr qė fjala bionde nė Paris ėshtė edhe njė mėnyrė pėr tė treguar njė llaēkė, pra nuk ėshtė frymėzim pėr tė gjithė.

5. Sjellja. Eshtė njė femėr qė josh dhe qė nuk bėn kurrė rolin e asaj qė pret ta gjuajnė tė tjerėt. Ka karakter, flet, bėn gjeste me njė hijeshi tė dukshme dhe e tregon sharmin e saj me njė siguri tė dukshme. Diskrete? As qė i shkon ndėr mend tė jetė e tillė, pėrkundrazi.

6. Ngjyra e zeshkėt. Nuk mund tė imagjinohet dot me lėkurė tė bardhė borė. Sepse ngjyra e errėt tregon mbi tė gjitha mirėqenie. Tregon pėr shembull qė ke marrė rrezet e pakta tė diellit nė Bretanjė (qė i ke pėrforcuar pastaj me solarėt e salloneve estetike).

7. Kapelat. Bereta apo kasketa njėngjyrėshe janė aksesori mė klasik. Nė Paris mund tė kesh lirinė e tė zgjedhurit tė ēfarėdolloj ekstravagance, mjafton qė kėtė ta bėsh nė mėnyrė tė shpenguar. (Shembull: askush nuk tė pyet nėse je e ēmendur nėse ke vendosur tė veshėsh ēallmėn tėnde tė viteve njėzetė).

8. Koha e lirė. Del gjatė javės, por tė shtunave darkon me miqtė (dhe gatuan ajo, pjata jo tė rėnda, si sufle me djathė pėr shembull), ndėrsa tė dielave qėndron me familjen, sepse shpesh ka fėmijė (mos tė harrojmė kėtu se Franca ėshtė vendi kampion i lindjeve nė Evropė, me njė mesatare prej dy fėmijėsh nė familje).

9. Parisi. Mbushet ende me frymė pėrballė qytetit qė jeton rreth saj, nuk lė t’i humbasė nga sytė asnjė prej thesareve tė tij, admiron kullėn Eiffel kur shkėlqen nga rrezet e perėndimit tė diellit.

10. Zakonet. Drekon nė Café de Flore, nė bulevardin Saint- Germain, nė katin e parė apo nė restorantet e vogla me miq ose nė shoqėrinė e njė libri qė sapo e ka blerė. Ēfarė porosit? Njė Croquemonsieur (tost i mbuluar me djathė) dhe pi Cola light. Darkave, sigurisht shampanjė.

11 bis. Lule. I bėhet dhuratė, sigurisht. Nė Paris dhurohen kaq shumė buqeta, por ajo i blen edhe vetė nė tregjet e Parisit tė dielave nė mėngjes pėr t’i vėnė pastaj nė shportėn e biēikletės, qė ėshtė paksa e konsumuar nga koha. Pėrndryshe, si do tė lindnin klishetė?


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Mund te behesh franceze
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: ARTI & KULTURA :: MoDa DhE EsTetiKa-
Kėrce tek: