ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Letra dashurie

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Letra dashurie   Tue Sep 18, 2007 11:29 pm

Fol...

Dua te me flasesh,qe te me zgjosh nga gjumi..Te me celesh perseri, se zeri yt me ngjall pranvere..
Hyr dhe rri perjete me mua, brenda ne qenien time sepse me mungon shume , me mungon menyra se si i mendon dhe i merr ti gjerat, ironia me te cilen flet shume here, me mungon shpirti dhe dashuria jote..
Oh, sa larg je dhe pse un te ndjej shum afer, sepse te dua gjithnje e me shume..
Hajde pra, foli zemres sime, qe edhe ajo te shkrije nga akulli qe e ka zene, sille diellin tend dhe nditen e syve te tu qe edhe un te arrij me ne fund te shoh..
Eshte e veshtire..cdogje duket e pamundur tashme, se ti nuk je me per mua, nuk rri me te me degjosh kur une te flas, nuk lexon kur une te shkruaj, nuk je me pranvera ime..
E ku ti kerkoj une te gjitha keto tani???
Duhet te dal ne rruge e te bertas??Te kerkoj perseri nje yll tjeter..me te mire?? Nuk mundem..as kembet sme bejne me, e as ze e fuqi nuk kam qe te kerkoj dike,qe mund te jete mbase me i mir..se u mesova me ty..
Ta dish se kenaqem me ty edhe nqs e gjithe bota mund te zhduket, kenaqem me syte e tu edhe nqs sdo shoh sy te tjere me ne jeten time, kenaqem me ty, se vetem ty te dua..aq shume..
Prandaj me fol, hyr perseri ne porten e zemres sime dhe me fol, vetem me pershendet te pakten..se me ka marre malli per zerin tend qe me ngroh, gjithmone..
Por ti..i merzitur me mua, vetem me largohesh dhe mbase nuk arrin t'i degjosh fare keto fjale, qe vijne nga thellesite e shpirtit tim e qe jane vetem per ty..Mbase s'te interesojne shume ose mbase nuk me beson me..sepse asnjehere nuk me ke besuar!!
Dhe ti ike..papritur..pa thene me asgje..qofte edhe..Lamtumire..
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Letra dashurie   Tue Sep 18, 2007 11:32 pm

Ti nuk mund te Urresh....

Ti nuk mund te me urresh kurr,sepse Engjejt nuk urrrejne,ato vetem mbrojne.Do ishte e kote te provosh te me urresh mua sepse urrejtja jote do te kthehet ne dashuri dhe dashuria jote ne mbrojtje per mua...
Ti nuk mund te me urresh sepse tashme un jam pjese e jetes tende,jam cope e zemres tende.Te me urresh mua do te thote te urresh vetveten.
Sa here qe ti vuan une vuaj bashke me ty,sa here qe merr fryme un marr fryme bashke me ty,sa here qe ti qesh un qesh bashke me ty.Sa here qe ti me urren un te adhuroj.
Te dhashe zemren time qe te jete me ty ne cdo hap te jetes tende.
Te solla prane engjejt e mi per te qendruar perjetesisht me ty ne ditet bukura e te veshtira.
E di qe nuk mund te me urresh edhe pse ke deshire edhe pse do te me harrosh nuk mundesh sepse un jam gjithmon me ty jashte dhe brenda teje.
Edhe pse nuk te kam prekur kurre e ndjej qe jam Brenda teje,ne nje vend te vogel ne fund te zemres tende.
Sa here qe ti me kujton mua ti vuan,ti do qe te flesh por nuk mundesh sepse imazhi im te mundon,do te me kesh prane dhe sa here ti e kerkon kete un jam aty me ty....
Une vuaj njesoj si ty vetem se nuk qaj,ne keto momente po degjoj te njejten kenge qe po degjon ti por vetem me nje ndryshim,ti tani po qan kurse un jo.Brenda ne lotet e tu jam une.Ti je nje pike loti dhe prandaj une nuk qaj sepse kam frike se mos te te humbas.Dhe keshtu mbaj gjithcka Brenda meje.Dhe kjo me ben te vuaj akoma me shum.Une linda per ty edhe pse kete e kuptova pas shum kohesh.
Linda per te te bere te lumtur,kurse ti per te me bere te vuaj.Jam e bindur qe ne keto momente po qan,po Brenda ketyre loteve jam une,ti me sheh ne enderr ndersa un s`do te enderroj kurre sepse endrra ime fillon kur flas me ty.
Te jesh e bindur per dicka::::
JE PJESA ME E BUKUR E JETES TIME,ndersa un personazhi negativ i librit tend...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Letra dashurie   Tue Sep 18, 2007 11:34 pm

A me njeh ?

Sigurisht, ylli, te lutem kujtohu !

Une te kam perqafuar dje, e mban mend ?!

Dreqi e marrte, sonte po bie shi!
Mos harrova sa shume e dua shiun, mos te flas pastaj per mjegull...

Ashtu, ate dite u zgjova perbuze liqenit, lageshtia, mjegulla, aroma e algave, drita e nje dielli gjumash ende te pazgjuar dhe syte e lagur, s'e di, vetem mendova te te zgjas doren e te sjell ne boten time.
Ti gjithmone me thua qe s'kam te drejte, une kuptoj se ti nganjehere me deshiron kaq forte mua te kem te drejte te te marr, atje te vendi im sekret, ku vetem vet kujton ninullen, ate kur ishe e vogel.
Ti shpirti im do qe une te dua, se te duhet te pakten 1 qe te do., ka kaq menyra, s'di si te ta them, edhe ne keto caste po te dua kaq shume, mjafton te degjosh tingujt e mi hezitues, jam duke menduar per ty !, aty jam edhe une, por po dukem i padukshem, po mendoj vetem per ty.
Dhe, sa e bukur me vezullon nga lart asaj nderteses se larte, te shkojme ne mal do kohe per te pare drita edhe me te bukura.

Une te zgjas doren, por s'mundem te te flas, frymen ta shoh, frymen ta ndiej nen aureolen e nje nate si kjo. Une dua te te prek dhe mundohem te imagjinoj kjo per ty cfare sheron ?

Une pres te kuptoj, ti pret per te me dhuruar buzeqeshjen qe me dergon ne shtepi pa bus, pa biciklete, thjesht duke u shetitur parkut e barit te lagesht te ketij liqeni perrallor.

Sikur te marr ne telefon, po prap s'me mbushet mendja se do te shihemi neser nqs ti ke pune.
Sikur te kujtoj sonte naten, dhe mendoj pse po qan, pse duhet te te perqafoj per te te bere te ndjehesh me mire.
Sikur te shoh prane meje ne ato mengjese dielli gjumash e filloj te le shenja shkopinjsh ne toke duke i falur momentit celesin per te mbushur zemren time me kaq shume bukuri...

Te lutem mos harro !
Une Te Dua !
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Letra dashurie   Tue Sep 18, 2007 11:34 pm

Ti ike, edhe koha ndali me zhurmen e hapave te tu qe largoheshin, koha ra pertoke dhe u thyhe...
Gishtrinjt e tu lane shkarravitje te huaja mbi lekuren time, mesazhe te humbura dashurie ne nje gjuhe qe gjithekush e ka harruar, edhe ti...
Si mundem une te vazhdoj keshtu, me shkarravitjet e tua ende aty, edhe pa asnje njeri ne bote qe mundet ti lexoj, as une...
Si eshte kaq e lehte per ty harrosh, te ngrihesh e largohesh, e te lesh pas thatesire....
Toka te vdekura...- zemren time!
Zemren tende?- as une s'e di kujt i perket tashme, ti ike...
edhe llogjika ndoqi hapat e tu e me la mua pas, nje shpirt te mbytur ne lot, te braktisur...Errera te kallkanta me fishkullojn trupin dhe shkarravinat prej gishtrinjve te tu zgjohen, marrin fryme, dhembin...
E me duket sikur ky ishte qellimi i dashuris sime per ty..., te me digjte, pervelonte derisa te perfundoja si tani- nje grusht hi i zi!
Edhe ti iken..., largohesh....
Edhe bota shkundet, dridhet teksa goje te brendshme hapen edhe pertypin brenda universin, qe thjesht nuk egziston pa ty.
Ti krijese mizore me syte blu! Rrembeve gje qiellin tim per ti pikturuar ashtu?
Ti krijese mizore, mizore... qe e pate kaq te lehte te kthehje kurrizin edhe te ikje...
Ti engjelli zi qe me ofrove parajsen kur s'e dija qe egzistonte, edhe ma zhvate nga krahet kur e deshiroja me teper se jeten.
Ti krijese mizore-mallkimi im i embel me fytyre engjelli.
Une u ngjita pas teje edhe, edhe ne hapat e fundit ti me terhoqe zvarr...
Edhe tani, ekoja e hapave te tu me terheq nga pas, edhe kur as zhurma me e vogel e hapave te tu te ndihet..., me thuaj c'ndodh atehere?
A mundem une vertet ta rezistoj ate heshtje? Ate heshtje te vdekur e te ftohte qe ti le pas?
Oh, Po cfare di ti? Ti engjell i zi me sy blu, me sy prej qiellit tim.
Me thuaj cfare di ti? Ti je shendruar ne ca hapa qe largohen...
Zot, si te mallkoj!
Te mallkoj per kete bishe qe ngjalle brenda meje e qe me the ishte nje mrekulli...
Kete te mallkuaren dashuri!
Kete dashuri qe me shkerrmoq ngadal....
Zot, si te mallkoj......
Zot, si te dua!!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Letra dashurie   Tue Sep 18, 2007 11:35 pm

Ti as me shikon me, edhe sikur, une reflektohem ne syte e tu si ne nje copez akulli; nje imazh I larget, I ftohte, lehtesisht I thyheshem…
Por s’ka rendesi!
Njerzit me flasin, pyesin, kerkojen, madje edhe me bertasin…, prape s’ka rendesi.
Bota eshte akoma aty, duke u plakur e ndryshuar ngjyrat…prape, s’ka rendesi.
Asgje s’ka rendesi. Edhe sikur te shoh floket e mi te thinjen prepara syve te mi teksa shoh veten ne pasqyre nuk do te habitesha. Aspak!
Asgje s’ka rendesi!
Asgje!
Gjithecka pushoi se egzistuari. U zhduk! U shkri ne harresen e shkaktuar prej vec disa fjaleve…
Prej prekjes tende te fundit…
Gjithecka…eshte harruar. Varrosur ne heshtjen tende. Ne mungesen tende.
Po ti je ende ketu. Akoma prane; po te zgjas krahet mund te te arrij ende…por ne nje fare menyre nuk je. Nuk egziston. I gelltitur ne nje humnere te erret ti, bota… gjithecka…
Edhe une tek buzet e kesaj gremine gjigante, veshtroj posht me sy te venitur qe nuk shohin me ngjyra…
S’ka rendesi!
Gjithecka eshte larguar!
Gjithecka ka marre fund!
Ka vdekur!
Po kalbet…..



*******

Ndonjehere e gjej veten duke menduar per ty, gje qe me ndodh shpesh, pothuajse gjithe kohen edhe pse ia kam ndaluar vetes. Mbushem me zemerim cdo here qe mendoj se ti me le menjan pa me dhene as nje gjysem mundesie. Por prap mendoj per ty edhe krejt pa pritur e ze veten si ne faj, duke buzeqeshur. Sikur te mund ti jepja vetes nje shuplak ne keto momente do ta beja sepse e urrej veteveten pse te dua. E urrej veteveten pse mendoj per ty. Urrej veteveten pse zgjedh te kujtoj gjithe momentet e bukura ne lidhje me ty ,fjalet e embla ti peshperite te me lehtesoje plaget e shpirtit, menyren se si me prekje lehtazi, ngadal qe une te mos trembesha, dhe se si bere qe te kisha nga nje kujtim special per cdo vend ku shkuam sebashkuedhe harroj te keqiat qe ti me shkaktove, fjalet e ashpra qe bertiten buzet e tua me qellim qe te me lendonin deri tek rrenjet e mia si njeri. Ate shikimin e neveritur qe me dhe kur shtyte tutje krahet e mi zgjatur drejt teje…
Edhe se si ia dole mban te shkaterroje cdo kujtim te ngrohte qe kisha nga ty kudo ku kishim qene bashke edhe rikrijove te tjere momente…
Intervale te shemtuar e te dhimbshem kohore qe me trubullojn shikimin nga lotet…
Nderkohe qe fjalet apo shikimet e tua u kthyhen ne kete dore te hiret gishtrinjte e se ciles me shtrengojne ne fyt, une zgjodha mos te kujtoja me te keqiat prej teje.
Preferoj te kujtoj si me buzeqeshje me ate shikimin magjepes qe fshinte boten perqark teje. Si me mbroje, si shqetesoheshe per mua…
Kujtoj se si e beje boten te ndryshonte ngjyrat e menyrat thjesht duke qene aty prane meje,duke veshtruar ne syte e mi, e besuar pafajsin qe shihje aty e transportohej ne syte e tu.
Zgjedh te kujtoj me te mirat prej teje sepse perndryshe…
Djalli ta marre, une as qe mundem ta perballoj mendimin se ti je ashtu sic po me shfaqesh tani…
Te dua, prandaj preferoj te justifikoj sjelljen tende me cfardolloj arsye gjej aty prane.
Te justifikoj ty.
Qe te mund te te mbaj ende ne ate pedestalin ku zemra ime te ka vendosur.
Te justifikoj ty.
Edhe pse ti ke ikur edhe une gjej veten ketu, vetem, duke shkruajtur letra qe edhe une e di se jane patetike.
Ti kujton se une nuk e shoh veteveten?
Kujton se nuk me vjen turp nga keto qe bej e them? Kujton se nuk e di se sa qesharake eshte gjithecka qe bej?.
Kujton se nuk e shoh veteveten?
As mos e ve ne dyshim!
Une…une vetem sa e justifikoj veteveten duke u rikujtuar se sa njeri i mrekullueshem je ti, sa magjepes, sa e lehte eshte te te duash…
Pastaj e rikujtoj vetevete se nuk duhet te mendoj per ty. Se une te urrej!
Zot, qesh kaq shume sa here ia permend kete gje vetes. Qesh me gjithe shpirt edhe atehere kur mungesa jote me grryen se brendshmi.
“Mbaj mend: Te urrej!”
Cfare lloj urrejtje eshte ajo kur duhet ti kujtosh vetevetes te urresh.
Pyes veten nese ti do te shpenzoje ndonjehere kaq shume kohe duke u munduar te justifikosh veprimet e mia, apo ndjenjat e mia,,,
Apo vetem ti kujtoje vetevetes…. Te urreje….
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Letra dashurie   Tue Sep 18, 2007 11:36 pm

Mendoja sesi mund te shkonin gjerat midis nesh per ore te tera. Enderroja sesi ti do te thoshe fjalet e duhura, veproje drejt...
E te jepja ty vlera qe ti nuk i ke, e te adhuroja per veprime qe ti nuk i bere kurre.
Mendoja per ty cdo minute te cdo dite edhe vetem tingelli i thjesht i germave qe formonin emrin tend ne buzet e mia, largonte rete dhe une e gjeja veten ne kete bote te ndritshme, te ngrohte qe kujtimi yt krijonte.
Deshiroja kaq shume qe ti te ishe me mua sa here jeta ishte bujare edhe me jepte momente te vyera, pika-lumturie.
Deshiroja qe ti te ishe aty kur jeta tregohej mizore edhe njerzit me shkelnin persiper derisa shpirterisht kthehesha ne pluhur...
Edhe para se te njihja, ishte nje lloj force perqark meje qe me drejtonte nga ti...
Edhe une, si nje anije e shkaterruar ne kerkim te tokes ndoqa driten qe ndricoi e cau stuhin per te arritur tek ty.
Rash ne kraharorin tend, e etur per prekjen tende...dhe rigjeta veteveten aty.
Dhe ti me mesove c'eshte dashuria, perkedheljen e huaj te buzve te tua ne buzet e mia...
Me shtrengove ne krahet e tu edhe mure te fortifikuar u ngriten rreth meje te me mbronin nga bote, nga vetja...
Edhe largove frikat e mia, ndalove kohen befas, edhe fshive gjithe lotet e mi, te te shkuares dhe te tashmes.
Prekja jote..., mbyll syte dhe e ndjej ende, perveluese mbi lekure..., mundohem por lekura ime refuson te harroj. Trupi im eviton harresen.
Zemra ime cuditerisht preferon torturen ne vend te paqes.
Edhe para se te njihja ty, egzistonte nje force terheqse qe me shtynte drejt teje, koncidenca vetem me pas munda ti njoh. Perseri, tani, si atehere...une vazhdoj te enderroj.
Ti puthe buzet e mia lehtazi, me kujdes, si te kishe frik se do te me lendoje, ose trembje ne nje fare menyre. More duart e mia ne duart e tua - gishtrinje qe dridheshin perqafuan njeri-tjetrin. Me buzeqeshje me hape portat e parajses pastaj me shtyte mes nje deti te cmendur dallgesh te zeza dhe ende me te zeza...
Me fishkullove me fjale mizore, tinguj te dhimbshem buzet e tua bertiten dhe me le vetem rrethuar nga erresira, dhe erera te mbytura ne shi dhe me meret fryma nga ajri i lagur.
Cuditerisht une enderroj ende...
Cuditerisht une.....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
jerimida
AneTaR HeRo


Numri i postimeve : 489
Location : ne konfuzitet
Registration date : 22/09/2007

MesazhTitulli: Re: Letra dashurie   Tue Sep 25, 2007 2:26 pm

ke vendosur te na besh per spital???? jo
Ps:shaka ishin letra shume te bukura
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Letra dashurie   Tue Sep 25, 2007 5:41 pm

Sad Sad jane shume prekese Crying or Very sad

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
jerimida
AneTaR HeRo


Numri i postimeve : 489
Location : ne konfuzitet
Registration date : 22/09/2007

MesazhTitulli: Re: Letra dashurie   Tue Sep 25, 2007 7:31 pm

poooooo jo Sad
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Letra dashurie   Tue Sep 25, 2007 10:10 pm

Dashuria aq e bukur eshte por aq dhe trishitim e vuajtje sjell nga pas Crying or Very sad

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Redi
AneTaR HeRo


Numri i postimeve : 376
Registration date : 24/09/2007

MesazhTitulli: Re: Letra dashurie   Wed Sep 26, 2007 1:23 pm

vallaj ishalla spo mi thote gruja kto llafe.. se do baj noj vetvrasje kot me ket qef.. Very Happy ..
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Letra dashurie   Today at 3:52 am

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Letra dashurie
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: TEMA SHOQERORE :: DaShuRi DhE PasiOn-
Kėrce tek: