ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Kronikat ....

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Kronikat ....   Tue Jan 15, 2008 7:05 pm

“Si u shita te shqiptaret skllave seksi”
E Marte, 15 Janar 2008

Kur Lena Suriane zbriti nga autobusi, qe e kishte sjelle ate nga qyteti Kaunas, ne Lituani, per ne sheshin “Viktoria” te Londres ne dimrin e vitit 2004, ajo nuk e kishte menduar kurre se do te perfundonte si “prone” e nje trafikanti shqiptar. Vajza 29-vjecare eshte shitur per 4500 paund. Por historia nis kur Lena jetonte me nenen e saj dhe dy femije te vegjel ne nje banese te varfrish, ndersa krijoi lidhje miqesie me nje grua, e cila i ofroi shoqeri dhe ndihme per punesim me page te mire ne Angli. "Por, ndersa nuk mendoja se cfare pune ishte, kisha plane qe te shkoja per pak kohe, te siguroja ca para dhe te rikthehesha ne Lituani, ku te ngrija nje biznes timin. Kisha provuar te gjeja pune, por ishte e pamundur ne vendin tim”, rrefen per mediat londineze historine e dy viteve te makthit. Vajza trajtohet nga nje Autoritet i Mbrojtjes te te Demtuarve nga Krimi ne Londer. Por sapo ka mberritur ne Ishullin Britanik, Lena bie ne duart e dy trafikanteve shqiptare qe i sekuestrojne pasaporten dhe me pas meson se ishte shitur per 4500 paund. “Me vendosen ne nje dhome se bashku me 3 vajza te tjera qe ishin gjithashtu te trafikuara”, thote 29-vjecarja. Ndersa me punen e tyre kane siguruar deri ne 140 mije paund te ardhura per trafikuesit. Pas mberritjes ne Londer, Lena deshmon se ka punuar 12 ore pa nderprerje, duke pasur si kliente te pakten 15 meshkuj ne dite. “Madje, nje dite arrita edhe ne 37 kliente, ndersa pazari ishte 20 paund per dhjete minuta dhe 140 paund per nje ore. Une merrja vetem 10 paund ne dite nga keto fitime”, thote 29-vjecarja. Te dhenat per femrat e trafikuara jane kontradiktore ne Angli. Flitet per te pakten 25 mije vajza te shfrytezuara nga Evropa Lindore.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Kronikat ....   Tue Jan 15, 2008 7:06 pm

Gjykata, 22 vjet burg per trafikun e armeve
E Marte, 15 Janar 2008

Trafiku i armeve ne linjen Kosove-Shqiperi-Kosove, u ka kushtuar 22 vjet burg tre te pandehurve. Diten e djeshme, trupi i Gjykates se Krimeve te Renda, i kryesuar nga gjyqtarja Lilijana Olldashi, ka shpallur fajtor dhe denuar Isa Docaj, Kujtim Bajramajn dhe Edison Demushin, qe u ndaluan me 9 gusht te vitit te kaluar ne aksin rrugor Tropoje-Tirane. Te akuzuarit perfituan gjykimin e shkurtuar, pasi kishin pranuar akuzen e ngritur nga prokuroria. Gjykata dha 10 vjet heqje lirie per Isa Docaj, nje vit me shume per Kujtim Bajramajn dhe me 9 muaj heqje lirie per Edison Demushin, te cilet perfitojne ulje te vendimit me 1/3 e denimit.

Prokuroria i cilesoi tre te pandehurit si autore te trafikut te nje sasie prej 21 pistoletash, tip “Zastava” e fishekeve me destinacion kryeqytetin. Armet, sipas hetimit, ishin blere ne Kosove dhe futeshin ilegalisht ne Shqiperi, me qellim shitjen ne tregun vendas. Policia i kapi ndersa tentonin te hynin me nje veture per ne kryeqytet me 9 gusht 2007, ndersa ne bashkepunim te akuzuarit tentonin te trafikonin armet dhe 300 fisheke. Prokuroria gjate procesit gjyqesor deklaroi se bleresi i armeve ne Kosove ka qene Kujtim Bajramaj. Ky i fundit ka shkuar ne vendin fqinj, ku edhe me pas ka blere armet dhe eshte kthyer ne Shqiperi. Diten e transportimit, ne makinen ku ndodheshin pistoletat e prodhimit ish-jugosllav, ka qene edhe i mituri Edison Demushi, 17 vjec si dhe Isa Docaj, i cili ishte shoferi i makines.

Tre te pandehurit e kane pranuar krimin dhe u proceduan me gjykim te shkurtuar nga krimet e Renda. Ata kane perfituar edhe uljen ne masen e 1/3-ve te denimit perfundimtar. Sipas vendimit final te trupit gjykues, Isa Docajt i mbeten 6 vjet e 8 muaj heqje lirie per te vuajtur, Kujtim Bajramajt 7 vjet e 4 muaj dhe 17-vjecarit Edison Demushi, i cili gjykohej ne “arrest shtepie”, vetem 6 muaj burg.

Te denuar:

Isa Docaj, 10 vjet burg, me gjykim te shkurtuar, 6 vjet e 4 muaj burg
Kujtim Bajrami, 11 vjet burg, gjykim i shkurtuar, 7 vjet e 8 muaj burg
Edison Demushi, 9 muaj, me gjykim te shkurtuar, 6 muaj burg

Nje prej te ndaluarve u lirua

Operacioni i zhvilluar nga policia nuk ka pasur nje kod paraprak. Goditja ka qene e rastesishme dhe oficeret ndaluan kater persona. Ne automjet udhetonin se bashku Isa Docaj, Kujtim Bajramaj, Xhemal Bajramaj dhe Edison Demushi, ndersa ndaj tyre u ngrit akuza e trafikut te armeve dhe municioneve. Gjate hetimeve te bera nga ana e organit te akuzes, ka rezultuar se Xhemal Bajramaj ishte ndodhur rastesisht ne makine dhe per kete shkak eshte perjashtuar nga dosja. Te pandehurve diten arrestimit u jane gjetur sasia prej 21 pistoletash te tipit “Zastava”, prodhim jugosllav si dhe 300 fisheke.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Kronikat ....   Tue Jan 15, 2008 7:06 pm

Polici i burgut kercenon gruan pas divorcit
E Marte, 15 Janar 2008

TIRANE - Nuk pranonte divorcin nga gruaja, dhe pse gjykata kishte vendosur ndarjen e tyre, por e ka kercenuar me arme. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare ne Tirane, kur polici i burgjeve, Gjovalin Pjetri, 49 vjec, ka shkuar ne shtepine e ish-bashkeshortes, V., Gjergji, 40 vjece dhe e ka kercenuar per vdekje. Prangosja e Pjetrit eshte bere pas denoncimit ne polici nga e demtuara. Lajmi eshte bere i ditur nga burime zyrtare, ndersa hetimet i ka kryer Seksioni i Mbrojtjes se te Miturve dhe Dhunes ne Familje. Mesohet se 49-vjecari Pjetri edhe here te tjera kishte ushtruar presion psikologjik ndaj bashkeshortes se tij pas divorcit. Pjetri ishte me detyre punonjes i Policise se Burgjeve, prane Burgut 302, ne rrugen “Mine Peza” te Tiranes. Gjate arrestimit te tij, Pjetri ka kundershtuar efektivat e policise. Nderkohe qe, sipas nje vendimi te Gjykates se Tiranes, i dates 5 nentor 2007, per mbrojtjen e 40-vjecares V., Gjergji, nga ish-bashkeshorti, ekzistonte nje urdher i vecante. Pak dite me pare, 49-vjecari, kishte shkuar ne banesen e ish-gruas, duke mos respektuar vendimin e dhene nga gjykata per ndarjen e ciftit. Ai ka nxjerre armen e punes me te cilen ka kanosur ish-gruan, e cila ka njoftuar uniformat blu. Ne polici, Pjetri ka deklaruar se kishte konsuamuar alkool, para se te shkonte ne shtepine e ish-gruas. Mbi te rendojne disa akuza, si ajo e “kanosjes”, “kundeshtim i punonjesit te policise se rendit publik” dhe “pengimit per ekzekutimin e vendimit te gjykates”.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Kronikat ....   Tue Jan 15, 2008 7:07 pm

Gruaja: Tomi, s’kishte pse vetevritej
E Marte, 15 Janar 2008

Gruaja e 54-vjecarit Tomor Rrumbullaku dhe femijet e tij deshmojne ne polici se njeriu i tyre nuk kishte asnje arsye perse te vetevritej, duke lene dyshime per nje vrasje te paster. Menjehere pas ngjarjes agjentet kane marre edhe deponimet e familjareve te te dy paleve per te sqaruar rrethanat dhe motivet. Hetimet e helmimit me vere te ciftit nga Tirana jane perqendruar ne pisten e vrasjes. Nderkohe hetimet jane perqendruar ne injektimin e substancave helmuese, si alkooli metilik me shishen e veres franceze “Kabernet”, qe eshte konsumuar ne bar-restorant “Ertil Sadati”, ne Golem, gjate dites se shtune. Ekspertet kane arritur ne konkluzionin se mbetjet e ushqimeve ne stomak percaktojne perfundimisht edhe shkakun e vdekjes se ciftit, qe kishte nje lidhje jashtemartesore. Analizat perfundimtare te Mjekesise-Ligjore dalin diten e sotme, nderkohe qe grupi i hetimit polici-prokurori dyshon per nje helmim te qellimshem per hakmarrje ndaj Tomor Rrumbullakut, shofer i DHL-se dhe Diana Xibrakut. Por nje tjeter piste qe po ndiqet eshte edhe ajo e vetehelmimit ne rrethana te paqarta.

Policia po heton pisten e vrasjes se ciftit nga nje tjeter person, qe ka perdorur substancat toksike ne veren qe konsumuan viktimat dhe qe 54-vjecari Tomor Rrumbullaku e merrte nga shtepia. “Tomi nuk kishte pse te vetehelmohej”, mesohet te jete shprehur e veja e 54 vjecarit, emrin e te ciles policia nuk e publikon. Ndersa djali i viktimes, E. Rrumbullaku, ka thene se i ati nuk kishte probleme qe ta dergonin deri ne nje akt te tille. Por sipas policise deshmite nuk kane detaje qe t’i ndihmojne ne zbulimin e se vertetes. Per kete qellim jane marre ne pyetje dhe te afermit, pasi dyshohet qe nje person, qe ka patur dijeni, ka injektuar helmin ne vere. Nje tjeter dyshim mbetet fakti se vera mund te kete qene e helmuar gjate prodhimit ose cifti te jete vetehelmuar. Deri tani eshte konfirmuar prania e alkoolit metilik, i cili nese perdoret ne sasi te madhe, eshte vdekjeprures.

Burime nga Mjekesia Ligjore bene te ditur dje, per “Koha Jone”, se jane realizuar analizat e mbetjeve ne stomakun e viktimave, si dhe eshte kryer kontrolli i veres se konsumuar dhe gotave qe jane perdorur nga dy viktimat. Sipas policise, pistat, ne te cilat hetohet, jane dy. Vrasja e ciftit nga nje tjeter person, qe ka perdorur pikerisht substancat toksike ne veren e konsumuar nga viktimat. Pista e dyte eshte ajo e vetevrasjes se Tomor Rrumbullakut se bashku me 44-vjecaren Diana Xibraku. Pritet qe pas identifikimit te plote te substancave te cilat kane qene ne veren e “ciftit”, policia te kete nje piste dhe prova me te qarta.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Kronikat ....   Tue Jan 15, 2008 7:09 pm

“Shampanja” e droges, kapen 8 shqiptare
E Marte, 15 Janar 2008

RIMINI - Merrnin me qira tavolina ne lokale ne riviere, duke mos e vrare mendjen per shpenzimet qe benin per shampanjen, por kjo ishte thjesht nje kamuflim. Nepermjet aktivitetit te dyshimte te shitjes se heroines, mbi tre kilograme ne muaj dhe fale bashkepunetoreve, pronare te disa diskotekave, grupi siguronte te ardhura te majme. Policia italiane ndaloi 11 persona ne Rimini, pjese e nje bande italo-shqiptare e narkotikeve. Operacioni eshte koduar “Shampanja”, ndersa eshte kapur dhe nje biznesmen i zones. Policia sekuestroi 200 grame heroine.

Shqiptaret e ndaluar jane :

Elvis Baroti, 29 vjec,
Jazin Cekerku, 34 vjec,
Lorenc Lila, 30 vjec,
Agron Shabanidi, 21 vjec,
Ervin Culi, 26 vjec,
Edison Elezaj, 25 vjec,
Anton Staka, 23 vjec
Florence Dedej, 22 vjec.

Gjithashtu ne pranga kane rene dhe tre italiane :

Fabrizio Gennarelli, 31 vjec, nga Ankona
Massimo Veneruci, 38 vjec, nga Pesaro
Roberto Giunta, 20 vjec, qe i jane gjetur dhe 25 grame droge

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Kronikat ....   Tue Jan 15, 2008 7:09 pm

Grabitja e 100 milione USD, perfundon gjyqi
E Marte, 15 Janar 2008

LONDER - Dy shqiptare te akuzuar se ne bashkepunim dhe me pese angleze kane dashur te grabisin 53 milione paund, do te denohen, pasi gjyqi i tyre perfundoi ne nje gjykate ne Londer, pas disa muajve proces. Sipas medias britanike, Emri Hysenaj dhe Jetmir Bucpapa dhe pese britanike jane gjetur fajtore ne bashkepunimin per tentativen e grabitjes spektakolare. Procesi nisi ne muajin qershor te vitit 2007, ndersa ka perfunduar nje dite me pare. Gjate seances se djeshme, prokuroria britanike ka paraqitur provat qe rendojne mbi shqiptaret e arrestuar, te cilet ishin perfshire ne vjedhjen e nje banke, nga ku do te merrnin 53 milione paund, afersisht 100 milione dollare. Sipas te dhenave, Emri Hysenaj, pjese e ketij grupi, ishte arketar ne banken ku u krye grabitja, e cila u zbulua shpejt.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Kronikat ....   Tue Jan 15, 2008 7:10 pm

Shpronesimet, pranga arketarit te komunes
E Marte, 15 Janar 2008

Arketari i komunes se Frakulles, ne rrethin e Fierit, eshte arrestuar pasditen e djeshme, pas nje procesi hetimor qe ka zgjatur disa muaj. Izet Allia, 43 vjec, banor i fshatit Frakull, eshte derguar ne ambientet e Drejtorise se Policise se Qarkut te Fierit. Burime policore thane se 43-vjecari dyshohet te kete abuzuar me faturat e shpronesimeve per ndertimin e ujesjellesit Fier-Karafaj, i cili ka perfunduar ne vitin 2004. Denoncimi mesohet se eshte bere disa muaj me pare nga banoret e zones, te cilet kane konstatuar se shifra e perfituar nuk eshte ajo e paraqitur ne fature. Burime nga grupi hetimor bejne te ditur se prej gati dy muajsh agjente te antikrimit ekonomiko-financiar kane zbritur ne komunen e Frakulles, duke marre deklarimet e banoreve.

Skandali eshte publikuar per here te pare ne gazeten “Koha Jone”, te dates 20 dhjetor te vitit 2007. Kryeprokurori i Fierit, Elvin Gokaj, beri te ditur zhvillimin e hetimeve, ndersa policia e Fierit konfirmoi se ishte duke “kopsitur” dosjen me deshmi te disa fermereve, te cilet jane prekur nga investimi dhe jane paguar shume me pak se c’ishte paraqitur ne dokumente. Ne lidhje me skandalin e shpronesimeve ka reaguar edhe auditi i Prefektures se Fierit. Punonjesit e ketij sektori kane gjetur shkelje financiare edhe ne Ndermarrjen e Ujesjelles-Kanalizimeve, duke derguar dosjen perkatese ne prokurori. Burime nga akuza bene te ditur se hetimet jane ne vazhdim dhe pritet qe urdhra te tjere arresti te firmosen ne ngarkim te personave te implikuar. Kryetari i komunes se Frakulles, Viktor Cervenaku, eshte distancuar dje nga abuzimet e deklaruara prej organit te akuzes, duke folur per “lufte te hapur politike”. Nderkohe mesohet se nen hetim jane drejtuesit e meparshem dhe ata aktuale te Ndermarrjes Ujesjelles-Kanalizime sh.a, administrates se komunes Frakull, si dhe disa firmave kontratore.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Kronikat ....   Tue Jan 15, 2008 7:11 pm

Vrasja e Sonellarit, pista e borxhit te pashlyer
E Marte, 15 Janar 2008

Hetimet per vrasjen e 30-vjecarit Nikolin Sonellari, nga qyteti i Korces, kane marre nje tjeter rrjedhe pas deklarimeve te Leonard Pashos. I ndaluar dy dite me pare me akuzen e vrasjes, shoku i viktimes ka mohuar te kete pasur gisht ne krim. Studenti i Universitetit te Korces, Leonard Pasho, u ka treguar oficereve te policise gjyqesore se vrasja e Sonellarit mund te jete kryer per shkak se ai ka pervetesuar 5 mije euro, te cilat i ishin besuar viktimes dhe te cilat ai i ka shperdoruar. Sipas rrefimit te personit, qe gjendet ne dhomat e izolimit, Nikolin Sonellari ka marre persiper te sillte nga Greqia shumen e parave, e cila i perkiste nje tjeter personi, qe nuk eshte me banim ne Korce. Sipas deklarimeve qe ka dhene i dyshuari per vrasjen, shoku i tij qe u vra nuk e ka mbaruar kete porosi, sepse e kishte harxhuar shumen e parave dhe, me gjithe paralajmerimet e shumta, nuk e ka shlyer detyrimin.

Leonard Pasho eshte deklaruar “i pafajshem” gjate marrjes ne pyetje ne policine e Korces. Burime nga grupi hetimor bene te ditur se te dyshuarit i eshte marre per analiza nje kampion gjaku dhe fije flokesh per te verifikuar nese ADN-ja e tij perputhet me gjurmet e gjetura ne veturen ku ndodhi vrasja. Burimet shtojne se, pas kontrolleve ne 3 banesa, nuk jane gjetur gjurme apo provash qe te implikojne direkt te dyshuarin per vrasje. Nje skedine sporti qe tregon kohen se kur Leonard Pasho ka qene ne nje lokal, administrohet si prove nga avokati i tij mbrojtes, ndersa nje tjeter qe ka rene ne duart e policise eshte bere objekt ekspertize per gjurmet e gishterinjve. Burime nga Prokuroria e Rrethit te Korces bejne te ditur se tashme priten pergjigjet e eksperteve per te vendosur dergimin e ceshtjes ne gjykate per masen e sigurise.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Kronikat ....   Tue Jan 15, 2008 7:11 pm

Tri dite ne koma, vdes 17-vjecari
E Marte, 15 Janar 2008

Adoleshenti i gjetur kater dite me pare, ne nje nga rruget e qytetit te Vlores, ka nderruar jete mengjesin e djeshem, ne Spitalin Ushtarak te Tiranes, pas tri diteve te kaluar ne koma. Mjeket nuk kane mundur te shpetojne Arber Hamzain, i cili kishte pesuar carje te kafkes, hemorragji te brendshme dhe demtim te organeve jetesore. Kater dite pas konstatimit te plagosjes se rende te 17-vjecarit, policia e Vlores nuk ka ende nje piste te sigurt dhe nje te dyshuar per krimin.

Arber Hamzai iu nenshtrua fillimisht nje nderhyrjeje kirurgjikale ne koke ne Spitalin Rajonal te Vlores. Pasi u mbajt dy dite ne reanimacion, adoleshenti u dergua per trajtim te specializuar ne kryeqytet. Burime nga personeli mjekesor bejne te ditur se 17-vjecari nuk eshte permendur ne asnje moment gjate ketyre tri diteve, derisa ne oren 04:30 zemra e tij pushoi se rrahuri dhe mjeket u detyruan te fikin aparaturat e frymemarrjes artificiale, qe e mbanin ne jete.

Policia e Vlores ka bere te ditur se gjate ketyre diteve ka shoqeruar dhjetera persona, kryesisht te rinj te lagjeve “Lirim” e “Kushtrim”, nxenes te shkolles “Rilindja”, shoke te viktimes dhe banore te zones. Dyshimet jane se djaloshi mund te jete perfshire ne ndonje zenke mes bashkemoshatareve, cka mund t’i kete marre jeten. Familjaret i kane treguar policise se prisnin kthimin e djalit te vetem te shtepise nga furra e bukes ku punonte per te mbajtur familjen, ndersa kane marre lajmin e hidhur. Trupi i tij i pergjakur u gjet mbremjen e 11 janarit nga policia e Vlores ne rruget e lagjes “Lirim”, afer shkolles 9-vjecare “Rilindja”. Nga ajo dite, mesohet se hetimet kane ngelur ne pike te vdekur, ndersa dosja policore per vrasjen e 17-vjecarit ende nuk ka emer.

Shkaku i vdekjes, thyerja e kafkes

Ekspertiza mjeko-ligjore ka dale ne konkluzionin se shkak i vdekjes se 17-vjecarit, ka qene goditja me sende te forta e marre ne koke. Ai eshte qelluar nga pas ne pjesen e poshtme te kokes, ku i eshte shkaktuar nje carje. Sendi i forte, qe dyshohet te kete qene nje cekan, me dy dhembeza, ka shkaktuar thyerje te pjeses se pasme te kafkes, duke shkaktuar hemorragji te brendshme dhe te jashtme. Megjithese familjaret kane ndihmuar me gjak, ka qene e pamundur qe organizmi i adoleshentit te perballonte traumen e shkaktuar nga goditja vdekjeprurese.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Kronikat ....   Tue Jan 15, 2008 7:12 pm

Grabitjet e nxenesve, pohojne te ndaluarit
E Marte, 15 Janar 2008

Dy te arrestuarit per “vjedhje me dhune” te nxenesve dhe emigranteve, kane pranuar dje akuzat gjate seances se pare te marrjes ne pyetje. Sajmir Kaba, 20 vjec dhe Fisnik Logli, 15 vjec, kane treguar perpara oficereve te policise gjyqesore dhe perfaqesuesve te organit te akuzes detajet e dy grabitjeve qe kane kryer nen kercenimin e thikave. Te dy te rinjte u ndaluan nga policia e Gjirokastres oret e para te mengjesit te dy diteve me pare, gjate nje operacioni “top secret” te zhvilluar nga Sektori i Krimeve te Renda ne Drejtorine e Policise se Qarkut Gjirokaster. Policia dyshonte se ata ishin autore te mundshem te dy grabitjeve te ndodhura ditet e fundit, nje ne rrethin e Tepelenes, kur ata kishin vjedhur dy persona nga fshati Veliqot, te cilet kishin hipur si pasagjere ne makinen e tyre dhe me pas i kishin lene ne mes te rruges dhe nje ne rrethin e Gjirokastres, ku kishin vjedhur nje banese te marre me qira nga dy nxenes se Shkolles se Mesme Pedagogjike. Nderkohe, burime nga Prokuroria e Gjirokastres kane saktesuar njoftimin per shtyp te Drejtorise se Policise, duke rikualifikuar vepren penale nga “vjedhje me arme” ne “vjedhje me dhune”. Sipas prokurorit te Rrethit te Gjirokastres, Alfred Agolli, “te dyja vjedhjet, jane kryer nepermjet kercenimit me fjale dhe thike. Ne provat qe disponon prokuroria nuk behet fjale per perdorimin e armes se zjarrit gjate grabitjes, mundesia e pasjes se armes se zjarrit ka qene thjesht kercenim me fjale”, pohon Agolli.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Kronikat ....   Tue Jan 15, 2008 7:29 pm

Djegia dhe rrėnimi, alarm pėr shtėpitė monumentale nė Gjirokastėr
15-01-2008

Drejtoritė: Masa pėr t'i shpėtuar nga degradimi. Mjete efikase pėr zjarrfikėset qė tė hyjnė nė rrugicat e ngushta

GJIROKASTĖR- Shkrumbimi i banesės 200-vjeēare nė qytetin e gurtė njė ditė mė parė ka vėnė nė alarm, si banorėt, ashtu edhe specialistėt e monumenteve pėr rrezikun me tė cilin pėrballen ēdo ditė vlerat e patjetėrsueshme. Drejtuesit e Drejtorisė sė Monumenteve tė Kulturės dhe Zyrės sė Administrimit dhe Koordinimit tė Qytetit – Muze kanė shprehur shqetėsimin e madh dhe kanė kėrkuar angazhimin e tė gjitha strukturave pėr shmangien e kėtyre situatave, qė mund tė rezultonin edhe katastrofale.

"Ky rast ngre njė problem tė madh pėr tė gjitha objektet e tjera monument kulture, tė cilat ndodhen pothuajse nė tė njėjtėn gjendje me kėtė qė u dogj, tė braktisura nga pronarėt, tė degraduara, njė pjesė e tė cilave pa ēati",- thotė drejtori i Monumenteve, Spartak Drrasa. Sipas tij, duhet tė bėhet i mundur parandalimi i rasteve tė tilla nė banesat e pabanuara apo ato qė janė nė rrezik shembjeje, deri sa tė krijohen ato mundėsi dhe kapitale, qė do tė sjellin restaurime tė plota. Ndėrsa, drejtori i Zyrės sė Administrimit dhe Koordinimit tė Qytetit – Muze, Rajmond Kola, e ka cilėsuar ngjarjen e ndodhur si kambanė alarmi. "Rikthimi vėmendjes nga kjo kambanė alarmi ėshtė pėr tė gjitha strukturat qė pėrgjigjen pėr kėtė ēėshtje dhe duhet reagim sa mė i shpejtė dhe pėr masa mė tė mira nė mbrojtjen kundėr zjarrit. Do t'i kėrkojmė qeverisė dhe autoriteteve pėrkatėse qė tė pajisin efektivat zjarrfikės me mjete mė tė vogla qė tė mund tė depėrtojnė nė rrugicat e ngushta me kalldrėm e mė efikase pėr raste zjarresh nė zonėn muzeale, ndėrsa i gjithė komuniteti duhet tė sensibilizohet pėr tė rritur kujdesin",- ka theksuar ai. Banesa 200-vjeēare, tashmė njė gėrmadhė prej shumė kohėsh, ashtu sikurse shumė shtėpi tė tjera prej kohėsh ndodhen nė njė fazė degradimi, duke u kthyer nė tė pabanueshme dhe nė rrezik pėr zonėn pėrreth. Pėr kėtė vit ajo ishte vendosur nė listėn e prioriteteve tė DRMK pėr restaurim, por pas ngjarjes sė fundit ndėrhyrja do tė jetė mė e vėshtirė. Po gjatė ditės sė djeshme, punonjės tė repartit zjarrfikės kanė qenė sėrish nė vendngjarje, duke shembur muret e banesės, pėr tė shmangur nė kėtė mėnyrė rreziqet e mundshme pėr komunitetin dhe zonėn

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Kronikat ....   Tue Jan 15, 2008 7:30 pm

Fryhet Drini, 10 banesa nė rrezik pėrmbytjeje
15-01-2008

Shkodėr-Mungesa e kanalizimeve ka shkaktuar pėrmbytjen e rreth 25 ha tokė bujqėsore nė fshatin Paēram tė komunės Hajmel nė Shkodėr. Banorėt e kėtij fshati shprehin shqetėsimin e tyre pėr dėmet e shumta qė iu sjell pėrmbytja nga lumi Drin i tokave tė tyre, sidomos kur ka reshje. Rritja e nivelit tė Drinit dhe mungesa e kanalizimeve nė zonėne Paēramit, bėn qė toka tė qėndrojė nėn ujė pėr ditė tė tėra, madje dhe muaj duke u bėrė e papėrdorshme. Pėrveē kėsaj, sipas banorėve, nė rrezik janė dhe 10 shtėpi tė cilat janė tė ndėrtuara pranė lumit.

Nė rast se reshjet vazhdojnė pėr disa ditė, kėto shtėpi pėrmbyten. Deri tani, sipas banorėve ka pasur vetėm dėme tė ushqimeve tė bagėtive. Por kjo sipas tyre ka ardhur pasi reshjet nuk kanė vazhduar gjatė dhe po tė ndodhė kjo atėherė dėmet do jenė mė tė mėdha. Ata kėrkojnė qė shteti tė japė fonde pėr kanalizimin e kėsaj pjese, qė rrezikon pėrmbytjen dhe tė banesave, ndėrsa shtojnė se nė komunėn e Hajmelit u thonė se nuk e kanė tė mundur ta realizojnė kėtė me fonde tė komunės.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Kronikat ....   Tue Jan 15, 2008 7:31 pm

Pasha: Isha duke vėnė baste kur u vra Sanellari
15-01-2008

Vrasja e Korēės, i arrestuari mohon krimin e paraqet alibinė por s'mohon tė ketė kėrcėnuar viktimėn pėr borxhin

KORĒĖ- Personi i arrestuar pėr ekzekutimin mafioz tė ndodhur katėr ditė mė parė nė qytetin e Korēės mohon autorėsinė e krimit duke paraqitur si alibi se nė orėn e kryerjes sė vrasjes ai ndodhej nė njė lokal duke vendosur skedona. Por ndėrkohė Leonard Pasha nuk ka mohuar faktin se ka kėrcėnuar viktimėn pak ditė para vrasjes duke i kėrkuar njė borxh prej pesė mijė eurosh. Pikėrisht ky borxh pritet tė hapė njė hetim gjigant nė lidhje me njė grup narkotrafiku shqiptar por qė operon nė Selanik tė Greqisė.

Leonard Pasha ėshtė marrė dje nė pyetje nga prokuroria nė lidhje me vrasjen e Nikolin Sanellarit por ai ka paraqitur njė alibi pėr momentin e krimit. Ai pretendon se nga ora 17.00-19.00 e tė shtunės, kohė kur mendohet tė ketė ndodhur vrasja ka qenė nė njė lokal bastesh sportive nė qendėr tė qytetit aty ku dhe ėshtė gjetur shumė orė mė vonė nga policia gjatė shoqėrimit tė tij. Ai ka pretenduar se ka qenė bashkė me kushėririn e tij tė parė, ndėrkohė qė ky i fundit, sipas policisė, jep deponime nė thelb tė ndryshme pėr sa i pėrket kohės sė kur ka ndodhur krimi dhe qenies sė tyre nė kėtė lokal. Policia ka marrė nė pyetje dhe persona tė tjerė tė kėtij lokali tė cilėt kanė dėshmuar prezencėn e autorit tė dyshuar tė krimit por ku koha qė ata japin nuk ėshtė e njėjtė me atė qė ai pretendon, ndėrkohė sipas saj ka disaelementė nė dorė tė cilat janė kyē dhe qė e fusin nė grackė Pashėn. Por pavarėsisht kėtyre pretendimeve, policia e Korēės ka siguruar tė dhėna se Pasha ka kėrcėnuar viktimėn pak ditė pėrpara vrasjes. Kėtė gjė nuk e ka mohuar as i arrestuari, i cili ka pranuar se i kishte thėnė viktimės se nėse nuk i jepte disa fierakėve borxhin prej pesė mijė eurosh qė u kishte nė Selanik, do e kishte punėn pisk. Por ndėrsa i akuzuari mohon gjithēka duke mos pranuar asgjė lidhur me kėtė ngjarje tė rėndė, nga jashtė dhomave tė izolimit dhe tė afėrm tė tij pohojnė se ai nuk ėshtė autori i vrasjes duke ngulmuar tek qenia e tij nė njė vėnd publik me shumė njerėz qė e kanė parė gjatė kohės kur mendohet qė ka ndodhur dhe ngjarja. Sipas tyre, arrestimi i tij ėshtė i padrejtė, ndėrsa as ata nuk anashkalojnė faktin se ai ka qenė shok dhe i njohur i vjetėr me viktimėn.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Kronikat ....   Tue Jan 15, 2008 7:32 pm

Shet tre herė tokėn e tjetrit, kallėzohet nga biznesmenėt
15-01-2008

Xhavit Aruēi ėshtė shpallur nė kėrkim, pasi ėshtė denoncuar nga tre biznesmenė ndėrtimi

TIRANĖ- Prokuroria e Tiranės shpall nė kėrkim Xhavit Aruēin, duke e akuzuar si njė "mashtrues" tė rrezikshėm, pasi kundėr tij rezultojnė tre kallėzime penale pėr akuzėn e mashtrimit nė shuma tė mėdha parash. Burimet zyrtare pranė organit tė akuzės konfirmojnė lajmin e kallėzimeve ndaj tė moshuarit dhe shtojnė se ai ėshtė shpallur nė kėrkim me urdhėr tė tyre nga policia. "Rreth njė muaj mė parė, tre biznesmenė ndėrtimi i janė drejtuar prokurorisė sė Tiranės, duke bėrė denoncimet pėrkatėse pėr mashtrim ndaj plakut Xhavit Aruēi",-pohojnė burimet nga grupi hetimor.

Sipas tyre, plaku Aruēi me anė tė disa dokumenteve tė falsifikuar i ka mashtruar tre ndėrtuesit duke u shitur tokėn e njė fshatari nė Fushė Mėzez tre personave tė ndryshėm, qė kap vlerėn e 7 milionė lekėve tė reja. "Kallėzimi ėshtė bėrė nga tre ndėrtuesit, menjėherė pasi ata kanė kuptuar mashtrimin, kur kanė shkuar pėr tė filluar punimet nė tokėn e shitur tre herė. Gjithashtu, tre ndėrtuesit janė ndaluar edhe nga pronari i vėrtetė i tokės, i cili i ka vėnė nė dispozicion hartėn dhe ēertifikatėn e pronėsisė sė tokės, tė trashėguar nga pjesėtarėt e familjes sė tij",-thuhet nga burimet. Pas kėtyre hetimeve paraprake, prokuroria ka urdhėruar policinė e shtetit tė shpallė nė kėrkim Aruēin,i cili ėshtė larguar dhe mendohet se strehohet nė rrethin e Kukėsit nė veri tė vendit. Sipas prokurorisė, ndaj plakut janė ngritur akuzat e mashtrimit me shuma tė mėdha parash dhe falsifikimit.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Kronikat ....   Tue Jan 15, 2008 7:33 pm

Vrasja e endacakut, autori i dorėzohet gjykatės
15-01-2008

Prokuroria: Renato Kiptiu u dhunua pėr vdekje, pasi nuk pranoi tė bėnte seks me rojen

TIRANĖ- Mbyllet dosja hetimore e vrasjes makabre tė endacakut Renato Kiptiu, qė shokoi banorėt e zonės sė9-katėsheve nė kryeqytet, nė muajin tetor. Sipas kėrkesės pėr gjykim, i vetmi i pandehur dhe i dyshuar si autor i kėsaj vrasjeje ėshtė 51- vjeēari Arben Shehaj, me detyrė ish-roje i parkingut nė kohėn e vrasjes sė endacakut 17- vjeēar. "Pas hetimeve tremujore nga prokurori i ēėshtjes janė mbledhur prova materiale dhe akt-ekspertime tė ndryshme qė vėrtetojnė se vrasjen e 17- vjeēarit Kiptiu e ka kryer i pandehuri Arben Shehaj, vrasje e cila ka ardhur pas torturave tė rėnda tė ushtruara ndaj tij",-thuhet nė kėrkesėn pėr gjykim.

Kjo vrasje, sipas raportit pėrfundimtar tė hetimeve, ėshtė cilėsuar si "vrasje e kryer nė rrethana cilėsuese", pasi 17- vjeēari Renato Kiptiu ishte nėn moshėn 18 vjeē, nė momentin e rrahjes, qė si pasojė solli vdekjen e tij. Dosja ėshtė hedhur nė short dhe i ka rėnė pėr shqyrtim gjyqėsor treshes sė kryesuar nga gjyqtari Fehmi Petku, i cili pritet tė caktojė datėn e zhvillimit tė seancės sė parė gjyqėsore. Sipas kėrkesės pėr gjykim, i riu luftoi pėr 7 ditė me vdekjen nė reanimacionin e spitalit Ushtarak, pa mundur t'u mbijetojė plagėve tė mėdha qė kishte pėsuar. Hetimet kanė zbuluar si shkak tė kėsaj dhune vdekjeprurėse tentativėn e rojes pėr tė kryer marrėdhėnie homoseksuale me endacakun, e pasi ėshtė refuzuar, e ka dhunuar atė.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Kronikat ....   Fri Jan 18, 2008 8:14 pm

Trafikimi ne Itali, 30 vjet burg dy vellezerve
E Premte, 18 Janar 2008


Gjykata e Krimeve te Renda denon me 30 vjet burg dhe 2 milione leke gjobe dy vellezerit e akuzuar per trafikimin e nje vajze ne Itali dhe shfrytezimin e saj si prostitute, gjate vitit 2004. Me gjithe pendesen e Daniela B., per kallezimin e kryer dhe ndryshimin e mendjes, trupi gjykues dje ka shpallur fajtor Dritan dhe Elvis Bucpapajn, 32 dhe 28 vjec, duke dhene per secilin nga 15 vjet izolim dhe 1 milion leke gjobe. Ky eshte verdikti i kundershtuar nga avokatet mbrojtes, qe u shprehen se do apelojne ceshtjen me tej. Ndaj dy vellezerve nga Tropoja, kishte nisur procesi gjyqesor qe prej dy vitesh, ndersa denoncimi eshte bere ne vitin 2005, pas riatdhesimit te 20-vjecares. Gjate seances se djeshme gjyqesore, mbrojtja i kerkoi togave te zeza, te kryesuara nga gjyqtari Fran Prendi, shpalljen e dy vellezerve Bucpapaj te pafajshem, pasi organi i akuzes nuk dispononte prova kunder tyre. Sipas avokateve mbrojtes, akuza ka vetem si prova deshmite e Daniela B., dhe nenes se saj. Por, sipas mbrojtjes, vajza, pavaresisht se e ka ngritur nje kallezim penal, eshte penduar per kete fakt, duke tentuar te vrase veten, histori qe e shpjegon edhe ne 10 letrat e saj. Trupi gjykues shpalli fajtor vellezerit, duke i denuar maksimalisht per vepren penale te trafikimit per qellime prostitucioni dhe falsifikim te dokumenteve. Te pandehurit nuk kane qene te pranishem ne salle, ndersa Elvisi dje festonte edhe ditelindjen e tij, pasi mbushi 28 vjec.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Kronikat ....   Fri Jan 18, 2008 8:25 pm

Grabitjet e nxenesve, me armet e ushtrise
E Premte, 18 Janar 2008

Grabitjet e dy gjimnazisteve dhe dy emigranteve ne Qarkun e Gjirokastres dyshohet te jene kryer nen kercenimin e nje arme, qe figuron ne regjistrat e sherbimit te Forcave te Armatosura Shqiptare. Prokuroria e Rrethit te Gjirokastres eshte duke grumbulluar prova per akuza te tjera ne ngarkim te Sajmir Kabes dhe Fisnik Loglit. Ne seancen e djeshme te vleresimit te mases se sigurise, prokurori i ceshtjes, Spartak Cocoli, tha se 20-vjecari Kaba dhe 25-vjecari Logli kane konsumuar dhe vepra te tjera penale, por per arsye hetimi ato nuk behen te ditura. Nderkohe, burime zyrtare nga policia e Qarkut te Gjirokastres thane dje se “prokuroria ushtarake ka filluar paralelisht ndjekjen penale ndaj 20-vjecarit Sajmir Kaba, me akuzen “dezertim nga detyrimi ushtarak”. Sipas te njejtit burim, grabitja me e fundit, per te cilen akuzohet Kaba, ka ndodhur pese dite perpara se te perfundonte detyrimin ushtarak. Sipas ligjit, Kaba do te pergjigjet penalisht edhe per akuzat “dezertim nga ushtria” dhe “shperdorim detyre”, pasi ai dyshohet te kete perdorur armen e sherbimit per te kryer grabitjen. Pas paraqitjes se ketyre fakteve, Gjykata e rrethit te Gjirokastres vendosi dje masen e sigurise “burg pa afat” per dy te rinjte. Ngjarja, per te cilen akuzohet 20 Kaba dhe Logli ndodhi nje jave me pare. Te dy se bashku, sipas hetimeve, kane marre ne makinen e tyre dy emigrante nga Tepelena, te cilet me pas i kane grabitur nen kercenimin e armes. Pas ketij krimi, dy autoret jane strehuar ne banesen me qira te dy nxenesve te shkolles se mesme pedagogjike, te cilet jane grabitur dhe dhunuar prej tyre. Mesohet se pas dhenies se mases se sigurise nga gjykata, dy te pandehurit u transportuan ne burgun e sigurise se larte ne Bence, 7 kilometra larg qytetit te Tepelenes.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Kronikat ....   Fri Jan 18, 2008 8:25 pm

Regjistruesi i Kucoves, gjykata shpall pafajesine
E Premte, 18 Janar 2008

BERAT- Gjykata e Rrethit te Beratit ka shpallur dje “te pafajshem” regjistruesin e Kucoves, duke hedhur poshte kerkesen e organit te akuzes per denimin e tij. Kujtim Behari ishte akuzuar per “falsifikim” dhe “shperdorim detyre”. Pak dite me pare, prokurori Tasim Puci kishte kerkuar denimin me burg te regjistruesit te Zyres se Pasurive te Paluajtshme te Kucoves, ndersa pas seances se djeshme ka paralajmeruar apelimin e vendimit. Procesi penal ne ngarkim te regjistruesit Behari ka nisur pas denoncimit te Luljeta Lules, administratore e Fabrikes se Pluhurit Lares Kucove. Ajo ka kallezuar penalisht regjistruesin per falsifikimin e dokumenteve ne kete zyre, cka ka bere qe ajo te humbase gati gjysmen e prones se saj. Trupi gjykues i kryesuar nga Benina Kondi ka degjuar te dyja palet dhe ka vendosur t’i jape te drejte te akuzuarit. Pas shpalljes se vendimit, Kujtim Behari eshte shprehur per median se gjykata mori nje vendim korrekt. Ai tha se do te reagoje kundrejt prokurorise, e cila, sipas tij, u be pale me kallezuesen Lule. Kujtim Behari tha se do te kerkoje nga prokuroria demshperblim moral dhe fizik per akuzen e padrejte te ngritur kunder tij.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Kronikat ....   Fri Jan 18, 2008 8:26 pm

Abuzimet me shpronesimet, burg komunareve
E Premte, 18 Janar 2008

Fier - Dy zyrtaret e komunes se Frakulles, ne rrethin e Fierit, te akuzuar per shperdorime, kerkuan dje perpara gjykates qe hetimet te zgjerohen dhe te verifikohet edhe pergjegjesia e personave te tjere. Izet Alliaj, arketar i komunes dhe Alket Rrushi, me detyre llogaritar, kerkuan nepermjet avokateve te tyre nje mase te lehte sigurie. Ata akuzohen se kane abuzuar me faturat e shpronesimeve per ndertimin e nje ujesjellesi, duke perfituar para nga fondi i destinuar per banoret e shpronesuar. Pasi degjoi pretendimet e mbrojtjes dhe akuzes, gjykata e rrethit te Fierit vendosi te lere ne burg dy personat e arrestuar tri dite me pare, deri ne perfundim te hetimit gjyqesor.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Kronikat ....   Fri Jan 18, 2008 8:32 pm

Tre dite martese, vetevaret 25-vjecarja
E Premte, 18 Janar 2008

Jeta martesore me nje burre 20 vjet me te madh se vetja, nuk eshte kaperdire me shume se tre dite dhe tre net nga nje e re lezhjane, e cila dje u gjet e varur ne banesen ku kishin nisur jeten ne cift. Ngjarja u lokalizua ne fshatin Rrobosht, prane qytetit te Lezhes. Mirela Gjoka, 25 vjece, eshte gjetur e vetevarur ne dhomen e gjumit te shtepise bashkeshortore, rreth ores 10:45 te paradites se djeshme. Nga hetimet e para te policise, ka rezultuar se gruaja ishte martuar me shkuesi me nje burre rreth 20 vjet me te madh se veten. Pikerisht te nje martese e padeshiruar jane perqendruar hetimet e policise, ndersa trupi i 25-vjecares po ekzaminohet nga ekspertet mjeko-ligjore.

Gruaja e re eshte gjetur pa jete nga bashkeshorti i saj, i cili, pasi ka trokitur dhe nuk ka marre pergjigje, ka hyre ne dhomen e gjumit nga dritarja. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Lezhes bene te ditur se 25-vjecarja ka lidhur nje shami te gjate rreth portollambes, eshte ngjitur mbi karrige, ka futur koken ne lak dhe eshte leshuar ne zbrazetire. Ekspertet mjeko-ligjore kane konstatuar vdekjen nga asfiksia dhe demtime te rruazave te qafes, ndersa po shqyrtohet trupi i viktimes per te pare nese mbi te eshte ushtruar dhune.

Sipas policise, Mirela Gjoka eshte njohur vetem dy muaj me pare me bashkeshortin e saj, qe eshte 20 vjet me i madh. Policia e Lezhes tha dje se nje nga motivet, mbi te cilat po punohet, eshte deshperimi i vajzes per nje martese qe nuk e ka deshiruar. Familjaret e bashkeshortit te saj i kane thene policise se gjate tre diteve te marteses vajza ka qene e heshtur dhe e mbyllur ne vetvete, por ata e kane konsideruar si sjellje normale per nje grua te porsamartuar. Aktualisht jane marre ne pyetje disa persona qe mendohet se mund te kene dijeni mbi ngjarjen, ndersa familjaret e ngushte do te pyeten pas funeralit. Sipas policise, vajza nuk ka lene ndonje shenim ne lidhje me shkaqet qe e shtyne drejt gjestit ekstrem.

“Muaji i mjaltit”, sa i hidhur

Dy dite me pare, nje 30-vjecar, nga qyteti i Vlores, eshte akuzuar se ka hedhur te shoqen nga kati i katert i pallatit ku banonte, dy dite pas marteses. Fitim Imeraj eshte arrestuar nen akuzen e “vrasjes se mbetur ne tentative”, pas kallezimit penal e ka bere bashkeshortja e tij 19-vjecare, me iniciale M.D., e cila ka treguar perpara oficereve te policise gjyqesore se gjithcka ka ndodhur pas nje grindjeje bashkeshortore. Gruaja e re ka treguar perpara oficereve te policise gjyqesore se me 7 janar te ketij viti, dy dite pas marteses, ne sherr e siper, Fitim Imeraj e ka ngritur peshe dhe e ka hedhur nga ballkoni i katit te katert. Bashkeshorti i saj ka deklaruar perpara uniformave blu se gruaja e tij kishte tentuar vetevrasjen per motive te panjohura.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Kronikat ....   Fri Jan 18, 2008 8:33 pm

Sherri, bresheri “kallashi” mbi dy gra
E Premte, 18 Janar 2008


Nene e bije jane plagosur mbreme ne nje rruge te ish-zones industriale te Shkozetit ne qytetin e Durresit. Dile dhe O. Meta jane qelluar me nje bresheri automatiku, ndersa policia ka ndaluar te dyshuarin T. Kalemi. Dy grate jane kapur ne kembe nga plumbat, pasi atentatori duket se nuk ka pasur si qellim vrasjen e tyre. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se plagosja ka ndodhur pas nje grindjeje te meparshme ndermjet viktimave dhe agresorit. Te tre protagonistet e ngjarjes jane te komunitetit rom, banore te nje lagjeje ne zonen e quajtur NISH-Tulla te qytetit te Durresit.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Kronikat ....   Fri Jan 18, 2008 8:33 pm

Tenton vrasjen, kapet 38-vjecari
E Premte, 18 Janar 2008

Nje 38-vjecar, nga fshati Prosek, i rrethit te Mirdites, eshte ndaluar me akuzen e “vrasjes se mbetur ne tentative”. Burime nga policia e Mirdites bejne te ditur se Ardian Curgu dyshohet se ka tentuar te vrase me pistolete 24-vjecarin Alban Perleka nga fshati Nderfushas i Mirdites. Ngjarja ka ndodhur mbremjen duke u gdhire dita e djeshme, ndersa arrestimi i 38-vjecarit u be ne banesen e tij. Policia tha se Perleka nuk ka marre plage, ndersa ka bere kallezimin penal ne ngarkim te 38-vjecarit.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Kronikat ....   Fri Jan 18, 2008 8:35 pm

I prangosuri: Ju tregoj Gencin, autorin e vertete
E Premte, 18 Janar 2008

Vrasja e Korces merr nje tjeter rrjedhe hetimi. Kjo pas deshmise se djeshme te dhene ne sallen e gjyqit nga i dyshuari per ekzekutimin mafioz te Nikolin Sonellarit, pese dite me pare. Ndersa policia ka ngritur pisten e vrasjes per shkak te borxhit prej 5 mije euro dhe prishjes se pazareve te trafikut te droges, i dyshuari Leonard Pasho, 30 vjec, ka deshmuar se krimin e ka kryer nje tjeter person, duke mohuar akuzen. "Nje person i quajtur Genci, nga Roskoveci i Fierit, me ka kerkuar te ndermjetesoja per ardhjen e nje shume prej 5 mije euro nga Greqia", deklaroi nepermjet avokatit te tij mbrojtes i dyshuari aktual per vrasjen e Sonellarit. Me gjithe deklaraten e kryer, Gjykata e Korces e ka lene ne qeli 30- vjecarin Pasho. Prokurorja e ceshtjes, Roza Qirjaqi dhe gjykatesja e seances, Etleva Cami, kane qene ne nje linje te vendimit te tyre, sepse eshte vendosur masa e sigurise “arrest me burg”. Gjate seances, pati replika midis avokatit mbrojtes dhe prokurores se ceshtjes, lidhur me pafajesine e te dyshuarit ne kete vrasje. "Opinioni eshte ngarkuar me nje akuze te rende qe rendon mbi klientin tim, si vrases me paramendim dhe me lenien ne burg te tij, ju po e vini ne konflikt edhe me te afermit e viktimes", u shpreh avokati Sotiraq Ceta. Por, pretendimet e tij nuk u moren parasysh dhe i riu Leonard Pasho u la ne masen e sigurise arrest ne burg, me akuzat e vrasjes me paramendim dhe te armembajtjes pa leje. Ceta tha se Leonard Pasho dhe Nikolin Sonellari kane qene shoke prej 10 vitesh. Ndersa personi nga Fieri, i quajtur Genci, ka kerkuar ndermjetesim per nje shume prej 5 mije eurosh, qe duhet te shkonte ne Greqi dhe per kete pune eshte zgjedhur Nikolini. “Por pas disa ditesh parate nuk shkuan ne Greqi dhe Nikolini ka pasur telefonin e fikur. Eshte kerkuar shpjegim nga ky person qe ishte porositesi dhe nuk eshte marre asnje pergjigje nga Sonellari”, tha avokati, duke hedhur dyshimet te nje tjeter i dyshuar si autor. "Kur Nikolini u kthye ne Korce e kam takuar ne kafe dhe i kam thene se duhet te kthente shumen e 5 mije eurove, ndersa ai me tha se kishte shlyer nje borxh tjeter ne Selanik dhe do i kthente pak nga pak”, ka deshmuar Pasho dje. Policia pret pergjigjet nga Tirana per ekspertizen balistike dhe gjurmet e gishtave, nese i perkasin te dyshuarit te ndaluar pas krimit qe eshte edhe shoku i viktimes.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Kronikat ....   Fri Jan 18, 2008 8:36 pm

Tregti me para false, kapen kusherinjte
E Premte, 18 Janar 2008

Fier - Blinin mallra ushqimore me para false, pranga dy kusherinjve. Policia e Fierit ka vene ne pranga pasditen e djeshme dy adoleshente, djem xhaxhallaresh dhe banore te fshatit Klos, te rrethit Mallakaster. Burime zyrtare thane dje per gazeten “KJ” se te ndaluarit jane te moshes 17 vjec, ndersa u sekuestruan ne cilesine e proves nje prerje 1 mije lekeshe qe sapo ishte perdorur per blerje ne dyqan. Policia nuk publikoi identitetet, por dha inicialet e tyre, A.C. dhe D.C. Denoncimi eshte kryer nga nje shites i dyqanit ne qytet po diten e djeshme. Policia tha se te dyshuarit kishin perdorur ne tre raste prerje te parave false. Agjentet po hetojne per te zbuluar origjinen e ardhjes se lekeve.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Kronikat ....   Fri Jan 18, 2008 8:37 pm

“Cifti vdiq nga kokaina”
E Premte, 18 Janar 2008

Mbidoza e kokaines eshte shkaku qe u ka marre jeten Tomorr Rrumbullakut dhe Diana Xibrakut, ciftit qe vdiq i helmuar gjate nje drekimi ne Golem, fundjaven e kaluar. Konfirmimi vjen nga Instituti i Mjekesise Ligjore, qe ne oret e pasdites se djeshme nxori rezultatet perfundimtare te analizave te dy viktimave, 54 dhe 44 vjec. Diagnoza e nxjerre nga grupi i eksperteve per vdekjen e ciftit eshte, “Kokaine ne doza te larta, e cila ka qene me e shprehur te gruaja. Klinike atipike, e pa pershkruar ne literature. Toksikimi IML”. Policia e Tiranes ende nuk ka dale me nje version te sajin, ne lidhje me shkaqet e vdekjes se ciftit te te dashuruarve, qe kishin lidhje jashtemartesore. Ekspertet thane se shkaqet e vdekjes jane overdoza dhe se vera e konsumuar eshte perzier me droge, te llojit kokaine.

Ekspertet thane dje, per gazeten “KJ”, se 44-vjecarja Diana Xibraku, ka qene me e intoksikuar se Tomorr Rrumbullaku, qe tregon dhe vdekjen me te shpejte te saj gjate dergimit per ne spital. Ndersa 54-vjecari ka pasur me pak lende narkotike ne trupin e tij, por qe i ka sjelle vdekjen pak minuta pas partneres. Pese dite pas ngjarjes se rende, qe ngriti dhe mister deri ne helmim te qellimshem, Mjekesia Ligjore ka nxjerre analizat perfundimtare te mbetjeve ne stomakun e viktimave dhe zbardhur shkaqet ne rruge shkencore. Analizat, sipas burimeve, jane bere ne bashkepunim dhe me Institutin e Shendetit Publik ne Tirane, qe analizuan cilesine e veres dhe perberjes se saj. “Konsumimi i kokaines, e perzier me pije alkoolike, si vere, apo ndonje pije tjeter, shkakton bllokim te frymemarrjes dhe te qarkullimit te oksigjenit ne gjak, ndersa pasojat jane fatale, deri ne vdekje”, u shprehen ekspertet, dje, per gazeten. Akti i perzierjes shkakton asfiksi me bllokim te frymemarrjes, grumbullim te lengjeve ne mushkri dhe bllokon gjakun te furnizohet me oksigjen.

Raporti i Mjekesise Ligjore do t’i kaloje Policise se Tiranes, mengjesin e sotem, e cila pritet te dale ne nje komunikim zyrtar per te gjitha pistat, apo hetimet qe jane bere gjate ketyre diteve. Vec kesaj, tashme hetimet jane perqendruar ne faktin se kush nga dy viktimat e ka hedhur kokainen ne vere, apo ka qene ndonje person i trete, qe ka kryer aktin nepermjet injektimit ne shishe. Burime policore thane dje se ende nuk kane arritur ne perfundim per dosjen dhe se po hetojne pisten e vetehelmimit dhe te helmimit te qellimshem te ciftit.

Helmimi gjate drekes ne cift

Vdekja e Tomorr Rumbullakut dhe Diana Xibrakut ndodhi mesditen e se shtunes, ndersa drekonin ne bar-restorant “Ertil Sadati”, ne Golem dhe konsumonin prodhime deti. Cifti ka shfaqur shenja helmimi, ndersa u dyshua ushqimi dhe ka vdekur gjate dergimit per ne spitalin e Durresit. Ka qene ora 11:30, kur burri dhe gruaja jane derguar drejt spitalit dhe pak caste me pas nderruan jete. Hetimet e para te policise se Durresit rreth drekes ne restorantin e peshkut, do te nxirrnin ne pah se “dreka e dy personave ka qene e perbere nga peshku, sallata dhe ushqime te tjera, plus vere “Kabernet” e sjelle ne lokal nga vete cifti”. Policia hodhi pistat e helmimit nga ushqimi, vera, cianuri, alkooli metilik dhe ne fund nga kokaina.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Kronikat ....   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Kronikat ....
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 3 e 4Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: KroNiKaT-
Kėrce tek: