ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Politike ......

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Politike ......   Wed Sep 19, 2007 12:49 am

Leskaj: Heqja e imunitetit, vetėm pėr Bashėn


Shekulli :
Grupi parlamentar i Partisė Socialiste ka miratuar dje kėrkesėn pėr thirrjen e 31 interpelancave, me pothuajse tė gjithė anėtarėt e kabinetit qeveritar “Berisha”. Dy shtyllat kryesore tė interpelancave ku do tė fokusohet Partia Socialiste kanė tė bėjnė mė ēeshtjet e korrupsionit dhe tė varfėrisė, natyrisht edhe me ēėshtje tė tjera, siē janė ato tė arsimit, shėndetėsisė dhe tė tjera. Kryetarja e grupit kuvendor socialist ka bėrė tė ditur dje se PS dhe partitė e tjera aleate janė tė vendosura qė tė kėrkojnė shpjegime nga anėtarėt e qeverisė, duke filluar nga kryeministri Sali Berisha, pėr njė sėrė ēėshtjesh tė ndryshme, qė janė kthyer nė shqetėsim pėr tė gjithė shqiptarėt. “Ėshtė miratuar njė program shumė i ngjeshur interpelancash, pėr thirrjen e Kryeministrit tė vendit dhe tė disa ministrave”,- u shpreh Leskaj, pas mbledhjes sė grupit. Grupi socialist ka diskutuar edhe pėr axhendėn javore tė Parlamentit, ku njė ēėshtje tepėr e rėndėsishme, sė cilės pritet t’i kushtohet njė vėmendje shumė e madhe ėshtė rasti i ndryshimit tė “Ligjit pėr Organizatat Jofitimprurėse”, i cili sipas selisė rozė synon vėnien nėn kontroll tė sektorit joqeveritar. Nderkohė qė, nė lidhje me nismėn e mazhorancės pėr tė rikthyer nė Kuvend projektligjin pėr kufizimin e mandatit tė deputetit, socialistėt konfirojmė edhe njė herė qėndrimin e tyre tė mėparėshėm se njė ligj i tillė nuk e zgjidh ēėshtjen e korrupsionit nė vend. Sipas Leskajt, PS kėrkon vetėm heqjen e imunitetit tė deputetit pėr ministrin e Jashtėm, Lulėzim Basha, si e vetmja mundėsi pėr t’i hapur rrugėn hetimit nga ana e Prokurorisė tė tenderimit tė rrugės Rrėshen-Kalimash. “Ne e kemi shprehur qėndrimin tonė zyrtar se ēėshtja e kufizimit tė imunitetit nuk e zgjidh problemin. Ne kemi tė bėjmė me njė ēėshtje konkrete, me njė problem konkret dhe me njė emėr konkret, i cila ka refuzuar qė tė zbardhet ēėshtja”,- u shpreh Leskaj.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Politike ......   Wed Sep 19, 2007 12:55 am

Braēe: Basha i lidhur me nje celulė serbe nė Mitrovicė


A.R
18-09-2007

TIRANĖ - Opozita kėrkoi dje nė Parlament sqarime nga kryeministri Sali Berisha, lidhur me refuzimin e ministrit tė Jashtėm, Lulėzim Basha, pėr tė mos dėshmuar nė Prokurori. Nėnkryetari i grupit parlamentar tė PS-sė, Erjon Braēe, tha se ishte i papranueshėm dhe i pakuptueshėm refuzimi publik qė ministri Basha po i bėn thirrjes sė Prokurorisė tė Krimeve tė Rėnda, pėr tė dėshmuar lidhur me akuzat e ngritura kundrejt tij pėr procedurat e ndjekura gjatė tenderimit tė rrugės Durrės-Kukės. Duku iu kundėrpėrgjigjur sqarimeve tė bėra dje nė interpelancėn urgjente nga kryeministri Berisha, Braēe tha se opozita asnjėherė nuk ka kundėrshtuar ndėrtimin e kėsaj rruge dhe nė tė gjitha deklarimet e bėra nė vite, nuk do tė mund tė gjendet asnjė kundėrshtim pėr kėtė projekt. Sipas tij, opozita e sotme, gjatė kohės qė ishte nė pushte, ka qenė vetė iniciatorja e ndėrtimit tė saj dhe ky ėshtė njė fakt qė dihet tashmė prej vitesh. “Z.Kryeministėr, mund tė na thoni se, ku e gjen tė drejtėn ministri i Jashtėm tė mos dėshmojė dhe kur do tė dėshmojė? Detajet qė dhatė kėtu nė Parlament, mbi procesin e tenderimit, shkoni i dėshmoni nė Prokurori sė bashku me ministrin tuaj. Nuk e lidhėm ne shkollimin e Bashės nė Holandė, me pėrzgjedhjen e firmės holandeze “Ecorys”, por vetė shkollimi i tij nė kėtė vend, tregon se ai zotėron atje njė apartament me vlerė 250 mijė euro. Shkoni dhe dėshmoni nė Prokurori, sipas Kushtetutės. Pse dilni nė mbėshtetje tė tij, kur dihet qė ai ka lidhje me njė celulė tė vogėl nė Mitrovicė, pėr tė cilėn duhet tė japė llogari nė Hagė? Pse ndiheni i fajshėm, kur nuk ėshtė provuar fajėsia pėr kėtė hetim, pasi ēėshtja nuk ka shkuar ende nė gjykatė. Neni 33 i Kushtetutės pėrcakton se kushdo ka tė drejtė tė mbrohet, kur ndodhet nė akuzė”,- tha Braēe. Duke vijuar mė tej argumentimin e tij, ai nėnvizoi se, ky ėshtė ministri i kėsaj qeverie, qė kur deklaroi se zotėronte njė pasuri prej 1 milionė dollarėsh, i ēuditi tė gjithė ministrat e tjetėr tė qeverisė dhe jo vetėm opozitėn. Sipas Braēes, pasuria e Bashės u shtua me 1000 mijė euro, vetėm gjatė 1 viti tė qėndrimit tė tij si ministėr nė kėtė qeveri. “Nuk mund tė na sugjestiononi mė duke pėrmendur njė firmė amerikane. Ēėshtja ėshtė se pėr ndėrtimin e saj, firma fituese ka nėnkontraktuar kompani tė tjera shqiptare dhe del se kjo rrugė paska shumė para. Kėtu po del se nuk ka barazi pėr shqiptarėt, por ka ofiqe qė e bėjnė Bashėn tė mbrohet nga akuzat e ngritura kundrejt tij”,- theksoi nėnkryetari i deputetėve socialistė.



_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Politike ......   Wed Sep 19, 2007 1:03 am

"Korrupsioni nė rritje dhe revanshi i idealizimit tė parasė"


Vullnet Kola
18-09-2007


Rastet e shtuara tė korrupsionit nė administratėn e djathtė, duke nisur nga ato qė ka zbuluar KLSH nė KESH, e duke pėrfunduar tani sė fundi nė miliona euro tė zhdukura nė rrugėn Durrės-Kukės, janė kėmbanė alarmi pėr atė pjese shume konsistente tė shoqerise, qė bazuar nė vlera tė verteta, tradicionalisht tė konfirmuara, qendron larg institucionalizimit tė parase si vlere unike e qellim e motiv i vetem nė jete. Kjo pjesė ekziston. Sigurisht, qė "politikanė tė rinj" por me "xhepa njėsoj tė mėdhenj si tė vjetrit" si Basha, nuk bėjnė pjesė nė kėtė grup.

Problemi i kėsaj kategorie tė shoqėrisė shqiptare ėshtė se, pėr fat tė keq i reziston pasivisht revanshit tė parasė dhe jo vetem asaj, duke suportuar jo pa sakrifica peshen e njė realiteti tė tille, nė pritje tė njė rikonfigurimi shoqeror, ku vlera tė caktuara kane me shume hapesire. Pėr fat tė keq, ndrydhja, pasiviteti i trasheguar nga rendi i vjeter shoqeror (ku qytetari ishte shume larg tė qenit aktor nė shoqeri), mungesa e kurajos qytetare dhe e katalizatoreve reale, nė avangarde tė ambientit politik apo tė shoqerise civile, e ben kėtė mase, amorfe dhe pa efekte tė dukshme nė shpejtesine dhe cilesine e rikonfigurimit tė shoqerise shqiptare. Pėr fat tė keq, po luajme njė loje qė "e kemi pare nė TV". Kemi mesuar rregullat, por jemi tė pamesuar e tė pastervitur pėr ta luajtur e, pėr me keq na mungojne arbitrat e kualifikuar, apo me keq akoma, mungojne arbitrat qė gjykojne "in buona fede".


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Politike ......   Wed Sep 19, 2007 1:19 am



Berisha: Gjyq per Enver Hoxhen
Fatjona Mejdini
E Marte, 18 Shtator 2007


Kryeministri Berisha i kerkoi diten e djeshme grupit parlamentar te PD-se, qe te marre nje nisme ligjore per te kerkuar nje rezolute, e cila do te denonte figuren e Enver Hoxhes, si diktator i vendit tone. Ne lidhje me kete nisme Berisha theksoi se shpresonte te kishte edhe mbeshtetjen e opozites parlamentare. Duke marre shkas nga festimet ne Peze, dy dite me pare, Berisha theksoi se eshte e turpshme, qe te kujtohet dhe nderohet ne kete kohe figura e ish-diktatorit. “Une mendoj se ky eshte nje problem, aq sa formal ne pamje, aq i thelle dhe trondites dhe do t’i sugjeroj Parlamentit, te ndermarre nje rezolute me te gjitha forcat politike, me te cilen Parlamenti shqiptar te sanksionoje rolin e tij te turpit ne historine e ketij kombi”, theksoi Berisha gjate mbledhjes se grupit parlamentar te PD-se. Sipas kreut te ekzekutivit, ne vend nuk mund te kete paqe sociale, nese nuk frenohen njerezit, te cilet dalin dhe e ngrene lart, duke festuar figuren ish-diktatorit.

“Eshte e thjeshte te nxjerresh fantazmen nga varri, te nxjerresh stenda apo te brohorasesh per te, por mos harro se kjo lendon, shkel mbi gjakun, mbi rinine, mbi jeten, mbi shekujt dhe mijevjecaret e burgjeve te qindra dhe mijera shqiptareve”, deklaroi Berisha, duke theksuar se Hoxha kishte qene dhunuesi me i madh i lirise te shqiptareve. Nga ana tjeter, Kryeministri Berisha theksoi se vleresonte rolin e konferences se Pezes ne histori, por denonte ate cfare ndodhi pas kesaj konference, ku me qindra klerike shqiptare u persekutuan dhe u vrane. Per te, apeli i Pezes per t’u bashkuar pa dallim feje u shoqerua me pas me ekzekutimin, burgosjen dhe internimin e qindra dhe qindra klerikeve shqiptare dhe kjo vetem e vetem se besimin e pare te tyre mbanin besimin tek Zoti. Ai ka nenvizuar faktin se pa u denuar vepra e diktatorit Hoxha ne vend, Peza nuk mund te festonte. Ne lidhje me Luften Nacional-Clirimtare, Berisha nuk mohoi faktin se Hoxha ishte nje nga eksponentet kryesore te kesaj lufte, por theksoi se mizorite qe i beri popullit te tij i kalonin te gjitha parashikimet. Ne kete rast ai u shpreh se 16 shtatori duhet te jete dita e gjyqit te Enver Hoxhes. “Nuk ka pasur kombi nje armik me te eger te lirise se tyre, sesa Enver Hoxhen dhe kjo eshte e verteta. Askush me shume se ai nuk i ka zhytur shqiptaret ne izolimin me te thelle dhe me te percudnuar se sa i zhyti Enver Hoxha”, theksoi Berisha gjate fjales, se mbajtur ne mbledhjen e djeshme. Sipas tij, skenat e tubimit ne nder te Enver Hoxhes nuk duhet te perseriteshin me ne vend.

Enveri si Hitleri

Kryeministri Berisha e krahasoi diktatorin Enver Hoxha me Hitlerin. Sipas tij, mizorite e Hoxhes me shqiptaret mund te krahasoheshin me ato te Hitlerit ndaj popullit Izraelit. Ai theksoi se ashtu si Hoxha dhe Hitleri kishte ndertuar me dhjetera rruge ne Gjermani, por kjo nuk i bente keta personazhe te dashur dhe te respektuar per popujt e tyre.

Rreziku i bustit

Berisha theksoi se duke u nisur nga festimet, gjithnje e me te shpeshta, ne nder te diktatorit Enver Hoxha, kishte gjasa qe ne vitin e ardhshem ne Peze te ndertohej nje bust ne perkujtim te tij. Duke u nisur nga kjo, Kryeministri u beri thirrje deputeteve te grupit parlamentare te PD-se te nxitonin ne lidhje me marrjen e nismes per denimin e figures se Hoxhes.

16 Shtatori

Kryeministri Berisha theksoi se vitin e ardhshem festa e Pezes, 16 Shtatori, duhet te ishte dita e gjyqit te figures se Enver Hoxhes. Sipas tij, Peza s’mund te festoje kurre pa denuar vepren e tij mizore, ndaj 16 shtatori duhet te jete dita e gjyqit ndaj kesaj figure mizore ne historine e popullit shqiptar. Berisha theksoi se menyra e festimeve ne Peze duhet te ndryshonte ne menyre te menjehershme.

Paqja sociale

Berisha theksoi se ne vend nuk mund te vendosej paqja sociale, nese do te kishte njerez, te cilet publikisht do t’i ngrinin lavde figures se Enver Hoxhes, duke nenkuptuar ne kete rast dhe faqet e medias, qe merren me te. Sipas tij, jane te panumert shqiptaret, qe nuk i dine ku i kane varret e prinderve, vellezerve, motrave te tyre, te denuara nga regjimi. Ne kete menyre Berisha theksoi se kesaj ceshtjeje i duhej dhene nje pergjigje pergjithmone.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Politike ......   Wed Sep 19, 2007 1:23 am

Policia Tatimore dhe Komisioni i Apelimit, shkrihen
Blerina Hoxha
E Marte, 18 Shtator 2007


Policia Tatimore dhe Komisioni i Apelimit Tatimor do te shkrihen, nese nje projektligj i ri per procedurat tatimore do te hyje ne fuqi sipas parashikimeve me 1 janar te vitit 2008. Ministri i Financave, Ridvan Bode, ka paraqitur projektin me te fundit ne ligjin e procedurave tatimore, i cili parashikon nje organizim krejt te ri te administrates tatimore. Ministri tha se projektligji i ri eshte bazuar ne praktikat me te mira te vendeve te BE dhe pritet te sjelle administraten tatimore ne nivelet kyc, qe kerkon integrimi ne BE. Procedura e re ligjore sjell nje praktike krejt te re ne organizmin e departamenteve te tatimeve, ndryshe nga sa eshte aktualisht.

Organizmi i aktual njeh Drejtorine e Pergjithshme, si strukture, dhe Policine Tatimore, ndersa me organizimin e ri administrata tatimore perbehet nga administrata tatimore qendrore dhe administrata tatimore lokale. Administrata tatimore qendrore perfshin drejtorine e pergjithshme, drejtorite rajonale, si dhe njesite e tjera, sipas parashikimit te bere ne strukturen e miratuar nga Kryeministri. Administrata tatimore lokale perfshin zyrat e taksave te pushtetit vendor. Funksionet baze te administrates tatimore do te jene: sherbimi ndaj tatimpaguesve dhe regjistrimit, mbledhja e detyrimeve tatimore, kontrolli tatimor, investigimi tatimor, ndersa funksionet mbeshtetese do te jene financat dhe statistikat tatimore, sherbimi nepermjet sistemit te integruar, informatika, kontrolli dhe investigimi i brendshem, sherbimet ligjore, administrata dhe burimet njerezore, interpretimi dhe sqarimi i rregullave tatimore.

Gjithashtu, Komisioni i Apelimit, qe ishte me pare ne Ministrine e Financave, do te jete vetem nje drejtori ne Tatime, nderkohe qe konfliktet ndermjet biznesit dhe administrates tatimore parashikohen te zgjidhen nga Gjykata Administrative.

Ministri Bode tha se, me ndihmen e projektit te Sfides se Mijevjecarit per Shqiperine Ministria e Financave do te organizoje gjashte tryeza te rrumbullaketa per kete projekt-ligj me pjesemarrjen e anetareve te dhomave kryesore te tregtise, me juriste dhe kontabiliste, si dhe me perfaqesues te organizatave jofitimprurese. Keto takime do te zhvillohen nga data 21 shtator deri me 11 tetor 2007 ne Tirane. Komentet me shkrim per kete projekt-ligj do te permblidhen ne nje raport, i cili do te publikohet ne faqen ne internet te ministrise ne mes te tetorit. Projekti i ri parashikon se ne rastet qe bizneset do te gjenden pa dokumente fiskale mallrat sekuestrohen.

Nuk ndryshon ligji i gjobave

I ashtuquajturi ligji i gjobave nuk ndryshon me miratimin e ligjit te ri te procedurave tatimore. Sipas versionit me te ri, ende projekt, tatimpaguesi, bashke me kerkesen per apelimin depoziton dokumentin, qe verteton pagesen e shumes se tatimit, takses apo kontributit te vleresuar. Nderkohe, ligji, projekti, parashikon se akti administrativ, i leshuar nga administrata tatimore e per te cilin nuk jane ndjekur te gjitha shkallet e apelimit administrativ brenda strukturave te drejtorise se pergjithshme te tatimeve, nuk mund te ankimohet ne rruge gjyqesore. Tatimpaguesi, bashke me kerkese-padine, depoziton edhe dokumentin, qe verteton pagesen e 15% te shumes se gjobes. Perllogaritja dhe shlyerja e kamatevoneses ne lidhje me shumen e gjobes behet ne diten e pageses se detyrimit. Shqyrtimi gjyqesor i kerkese-padive, te lidhura me detyrime tatimore, zhvillohet sipas nje procedure te pershpejtuar, e cila nuk duhet te kaloje 60 dite.

Projekti denon bankat per fshehje pagesash

Banka qe nuk respekton afatet per njoftimin e administrates tatimore per hapjen e marreveshjeve dhe llogarive te tjera nga tatimpaguesi, denohet me gjobe, te barabarte me 40.000 leke, sipas projektligjit te ri te procedurave tatimore. Gjithashtu, banka qe hapjen e nje marreveshjeje (shlyerje) dhe llogarive te tjera te nje personi fizik dhe juridik pa paraqitjen e dokumentacionit zyrtar, qe konfirmon nipt-in e tatimpaguesit, denohet me gjobe te barabarte me 50.000 leke.

-Mosrespektimi i detyrimit per regjistrim denohet me gjobe te barabarte me 75.000 lek.

-Mosrespektimi i detyrimit per perditesimin e te dhenave te regjistrave denohet me gjobe te barabarte me 50.000 leke.

-Tatimpaguesi, i cili nuk leshon deklaraten tatimore ne afat, denohet me gjobe te barabarte me 10.000 leke.

-Punedhenesi, i cili nuk deklaron numrin e sakte te punonjesve per sigurimet shoqerore dhe shendetesore, detyrohet te paguaje, pervec shumes se kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore te papaguara, edhe nje gjobe, te barabarte me 10.000 leke per cdo punonjes te padeklaruar.

-Tatimpaguesi, i cili nuk arrin qe brenda afatit te parashikuar ne kete ligj per pagese te paguaje shumen e tatimit, takses, kontributit, detyrohet te paguaje nje gjobe te barabarte me 5 % te shumes se detyrimit, te papaguar per secilin muaj apo pjese te muajit, qe nuk eshte leshuar deklarata. Ne asnje rast shuma nuk mund te jete me e vogel se 10.000 leke dhe me e madhe se 25 % te detyrimit te parapaguar.

-Dorezimi i nje deklarate tatimore te pasakte apo kerkese te pasakte per rimbursim gjobitet me nje gjobe te barabarte me 5 % e detyrimit te papaguar apo rimbursimit te kerkuar me teper.

-Dorezimi i dokumenteve false denohet me gjobe te barabarte me 50% te diferences se shumes se perllogaritur nga ajo qe duhej te ishte llogaritur, ne fakt.

-Cdo agjent i mbajtjes se tatimit ne burim, qe nuk arrin te mbledhe tatimin ne fjale apo te jape llogari per te apo ta paguaje tatimin e tille ne daten e caktuar apo t’i shmanget pageses se tij, detyrohet te paguaje nje gjobe te barabarte me 50 % te shumes se plote te tatimit te pambledhur, te papaguar apo te shmangur.

-Tatimpaguesi, qe nuk arrin te mbaje regjistrat dhe dokumentacionin tatimor, te kerkuar sipas ketij ligji, detyrohet te paguaje nje gjobe te barabarte me 50.000 leke.

-Tatimpaguesi qe mban ne ruajte, perdor apo transporton mallra te pashoqeruar me dokumente tatimore ne perputhje me dispozitat e ketij ligji, denohet me konfiskimin e mallrave.

-Tatimpaguesi, person juridik, denohet me gjobe nga 20.000 deri ne 100.000 leke, nese nuk instalon dhe perdor pajisjen fiskale per regjistrimin e pagesave me para ne dore.

-Mosleshimi i fatures tatimore me TVSH denohet me gjobe, te barabarte me 50% te detyrimit tatimor, te padeklaruar.

-Individi bleres ose individi perfitues i sherbimit, i cili gjate kontrollit ne distancat e parashikuara ne kete ligj nga vendi i shitjes apo ofrimi i sherbimit nuk gjendet i pajisur me kupon tatimor, denohet me gjobe te barabarte me 1.000 leke.

-Refuzimi per dhenien e informacionit te kerkuar nga administrates tatimore ne perputhje me dispozitat e ketij ligji denohet me gjobe, te barabarte me 200.000 leke.

-Tatimpaguesi, i cili ne menyre te drejtperdrejte apo te terthorte pengon ushtrimin e te drejtave te administrates tatimore ne lidhje me kontrollin tatimor, denohet me nje gjobe, e cila eshte me e madhja ne vlere ndermjet 500.000 leke.

-Mosafishimi i cmimeve te shitjes se mallrave apo sherbimeve denohet me gjobe, te barabarte me 35.000 leke per tatimpaguesit e klasifikuar si biznes i vogel dhe 65.000 leke per tatimpaguesit e tjere.




_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Politike ......   Wed Sep 19, 2007 3:06 am

19:55/18.09.07 - Kryeministri Berisha ftohet nga Presidenti Bush ne Tryezen «Demokracia dhe Shoqeria civile»


Kryeministri Sali Berisha ėshtė ftuar nga Presidenti amerikan George W. Bush pėr tė marrė pjesė nė tryezėn e rrumbullakėt me temė Demokracia dhe shoqėria civile.
Nė kėtė aktivitet, i cili do tė zhvillohet nė datėn 25 shtator nė New York, do tė marrin pjesė 20 kryetarė shtetesh, midis tė cilėve Kancelarja e Gjermanisė Merkel, presidenti i Turqisė, Ēekisė, kryeministri kanadez, etj.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Politike ......   Thu Oct 04, 2007 5:26 pm

Shqipėria miraton marrėveshjen pėr lehtėsimin e vizave pėr nė BE

Data e Publikimit: 04/10/2007

Qeveria e Shqipėrisė miratoi marrėveshjen e arritur me Komisionin Europian nė shtator tė kėtij viti pėr lehtėsimin e regjimit tė vizave hyrėse pėr nė vendet anėtare tė Bashkimit Europian.

Marrėveshja parashikon thjeshtimin e procedurave, shkurtimin e kohės pėr lėshimin e vizave dhe uljen e tarifės nė 35 euro. Marrėveshja pritet tė hyjė nė fuqi vitin e ardhshėm.

Ndėrkohė, Bashkimi Europian po e zgjeron edhe pėr 9 vende anėtare marrėveshjen e Shengenit pėr udhėtimet pa vizė. Rregullat e reja nxirren ndėrkohė qė po afrojnė festat e Krishtlindjes.

Duke filluar nga 21 dhjetori, qytetarėt e Republikės Ēeke, Estonisė, Hungarisė, Letonisė, Lituanisė, Maltės, Polonisė, Sllovakisė dhe Sllovenisė, do tė mund tė kalojnė kufijtė tokėsorė tė Bashkimit Europian pa patur nevojė tė paraqesin viza ose pasaporta.

Rregullat do tė aplikohen mė vonė edhe pėr aeroportet. Kėto nėntė vende plus Qipron u anėtarėsuan nė Bashkimin Europian nė vitin 2004. Qiproja ka nė plan qė nė tė ardhmen tė bėhet pjesė e zonės sė Shengenit.

Nga tė gjitha vendet e Bashkimit Europian, vetėm Irlanda dhe Britania nuk marrin pjesė nė Marrėveshjen e Shengenit, duke preferuar t’i vendosin vetė rregullat nė kufijtė e tyre. Nė zonėn e Shengenit pėrfshihen edhe Islanda, Norvegjia dhe Zvicra, vende jo anėtare tė Bashkimit Europian.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Politike ......   Thu Oct 04, 2007 5:27 pm

Rindizen polemikat pėr kryeprokurorin

Presidenti Topi i kėrkon dorėheqjen kryeprokurorit

Nė Shqipėri shtohen polemikat midis presidentit dhe opozitės pėr ēėshtjen e largimit tė prokurorit tė pėrgjithshėm, ndėrsa parlamenti pritet tė fillojė diskutimin e projektligjit pėr kufizimin e imunitetit tė deputetėve.
Presidenti shqiptar, Bamir Topi, ka pėrsėritur vendosmėrinė e tij pėr tė larguar nga posti prokurorin e pėrgjithshėm Theodhori Sollaku.

Dy ditė pas deklaratės sė tij se i ka kėrkuar zotit Sollaku dorėheqjen, ai tha se do tė veprohet mė shpejt nė kėtė drejtim.

Por opozita i ka kundėrshtuar kėto deklarata tė zotit Topi. Kryetarja e grupit parlamentar socialist Valentina Leskaj i tha BBC-cė se presidenti duhet t'i kushtojė mė shumė rėndėsi reformės nė fushėn e drejtėsisė.

Nga ana e saj Partia Demorkatike nė pushtet nuk ėshtė shprehur rreth kėtyre deklaratave.

Parlamenti shqiptar pritet tė fillojė diskutimin e projektligjit pėr kufizimin e imunitetit tė deputetit dhe kushtet pėr autorizimin e ndjekjes penale.

Iniciativa ėshtė marrė nga PD-ja e cila thotė se kjo synon zhveshjen nga mbrojtja e imunitetit politik pėr tė gjithė deputetėt qė ndodhen pėrballė akuzave pėr korrupsion.

Opozita nga ana e saj thotė se nuk ėshtė kundėr njė ligji tė tillė, por me parė duhet tė ndryshojė kushtetuta.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Politike ......   Thu Oct 04, 2007 5:28 pm

Manjani: asnje deputet nuk ka imunitet nese kryen krim

Kryetari i Komisionit te Ligjeve ne Asamblene Kombetare te PS, Ylli Manjani, e sheh debatin mbi kufizimin e imunitetit te deputetit ne fillesen e vet ceshtjes se imunitetit. Ai fillimisht argumenton perse ekziston imuniteti dhe me pas i kthehet debatit te dites mbi kufizimin e tij. "Nese flasim per imunitetin do te thote qe imuniteti i jepet funksiont te deputetit per te kryer detyren e tij per ta mbrojtur ate nga sulmet abuziviste", u shpreh Manjani. Por nga ana tjeter, asnje deputet nuk merr imunitet nga kushtetuta, sipas Manjanit kur kryen nje krim dhe nga kjo pikepamje, nisma e maxhorances per kufizimin e imunitetit eshte antikushtetuese. Inisiativa e grupit parlamentar te Partise Socialiste qe cdo deputet ne menyre vullnetare te dorezoje imunitetin nese per te ka nje akuze nga prokuroria, per Manjanin ka synim te normalizoje debatin politik mbi imunitetin e deputetit

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Politike ......   Thu Oct 04, 2007 5:29 pm

Ilir Meta: Depuetet e akuzuar per korrupsion pa imunitet

Data e Publikimit: 04/10/2007

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta perkrah levizjen politike te Partise Socialiste per te zhveshur automatikisht nga imuniteti cdo deputet qe do te hetohet nga organet e akuzes per shperdorim detyre apo korrupsion. Meta e cileson demagogji levizjen e shumices per te miratuar ligjin per kufizimin total te imunitetit te deputeteve te Kuvendit. Sipas tij, me shume se nje iniciative per te garantuar transparence, kjo eshte nje skeme e kryeministrit Berisha per t‘i bere presion jo vetem deputeteve te opozites por edhe atyre te shumices per ceshtje te ndryshme. "Ne e konsiderojme veten pa imunitet fare. Une jam ndoshta politikani i pare qe me eshte hequr imuniteti ne 92-shin nga kryeministri Berisha dhe nuk dua imunitet persa do jem i angazhuar ne politike. Ai kerkon t‘u imponoje deputeteve te tij kete projektligj per te mbuluar cdo rezistence edhe per ato akuza qe tashme jane ngritur ndaj qeverise", ka deklaruar Meta. Kreu i LSI vlereson se kerkesa e shumices per te ngritur nje komision te posacem hetimor parlamentar per rrugen Durres-Kukes eshte nje tjeter skeme e shumices per te manipuluar dhe ushtruar presion mbi hetimin e prokurorise se pergjithshme. "Eshte nje perpjekje qe jo vetem paralizon veprimin e prokurorise, por edhe nje perpjekje qe mazhoranca te marre drejtimin e komisioinit hetimor per te imponuar me vleresimet e saj kete ceshtje", shprehet Meta. Ai ka ftuar presidentin e Republikes Bamir Topi, qe te respektoje tryezen e te gjithe partive per reformen ne drejtesi. Kryetari i LSI kerkon me pare konsensus mes paleve per nje reforme sa me efektive e me pas diskutimin per emra te pervecem ku perfshihet edhe prokurori i pergjithshem. "Une do deshiroja qe presidenti Topi te vazhdoje me frymen e atij takimi konstruktiv qe ne zhvilluam me te. Nuk ka individe te perjetshem ne krye te institucioneve, por me pare ka nevoje per vendosjen e disa kritereve, te cilat duhen pare nese i arrijne ose jo emra te pervecem", ka theksuar Meta. Ne kundershtim me lideret e tjere te partive te vogla te opozites, ai e cileson levizjen e kreut te PAD, Neritan Ceka si nje fenomen mediatik. Ai pohon se ne tryezen e opozites duhet te perfshihen edhe grupime te tjera jashte ketij koalicioni dhe shprehet i sigurte se ne te ardhmen bashkepunimi do te forcohet edhe me tej. "Nuk jemi ne dhe kushdo tjeter qe vendos eshte apo jo parti aleate e PD, PAD-ja e Cekes. Une mendoj se eshte, por eshte ne gjykimin e tyre sovran nje ceshtje e tille. Perderisa nuk ka nje pozicion tjeter te PAD, ky eshte vetem nje fenomen mediatik", ka perfunduar Meta.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Politike ......   Thu Oct 04, 2007 6:09 pm

Presidenti Topi: Reformat nė Drejtėsi tė kryhen sa mė parė

Nė qytetin e Vlorės po zhvillohet Konferenca pėr Reformėn nė Pushtetin Gjyqėsor dhe Prokurori ku merr pjesė edhe Presidenti i Republikės Bamir Topi.

Nė fjalėn e hapjes sė kėsaj konference, Presidenti Topi, vuri nė dukje problemet qė bart sot sistemi ynė i Drejtėsisė dhe nismat qė duhen marrė pėr ta reformuar atė.

“Nuk do tė lejojmė kthimin e sistemit tė drejtėsisė nė njė mocalishte. Parlamenti dhe institucionet duhet tė veprojnė qė reformat nė sistemin e drejtėsisė tė kryhen sa mė parė”, cilėsoi ndėr tė tjera ai.

Mė pas Kreu mė i lartė i shtetit shtoi se “Shqipėria ka ende korupsion dhe kriminalitet dhe se kėto janė pengesa qė duhen kaluar pėr t’u anėtarėsuar nė Evropė.”

Presidenti Topi theksoi edhe njė herė se nė sistemin e Drejtėsisė pėrplasen shumė interesa tė politikės qė pengojnė ecjen e vendit pėrpara.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Politike ......   Thu Oct 04, 2007 6:10 pm

Braēe: Heq dorė publikisht nga imuniteti, kėtė ta bėjė dhe Basha

Deputet e grupit parlamentarė tė PS-sė shumė shpejt do tė lėnė imunitetin e tyre






Nėnkryetari i grupit parlamentar tė PS-sė, Erjon Braēe zyrtarisht ka hequr dorė dje nga imuniteti i tij. Veprimi ėshtė bėrė publikisht dje para mediave ku numri dy i grupit parlamentarė socialist ka firmosur dokumentin ku heq dorė me dėshirėn e tij, nga imuniteti duke i lėnė prokurorisė dorė tė lirė hetimi nė rast shpėrdorimi tė detyrės apo korrupsioni. Gjatė njė konference pėr shtyp nėnkryetari i grupit tė PS-sė ka lexuar njė pjesė tė deklaratės sė firmosur ku thuhet se "heq dorė nga imuniteti parlamentarė pėr ēdo tė drejtė qė lidhet me paragrafin 1 tė pikės 2 tė nenit 73 tė Kushtetutės sė Shqipėrisė lidhur me ndjekjen penale pėr veprat qė lidhen me korrupsionin dhe shpėrdorimin e detyrės. Nė ēdo rast qė organet e hetimit kėrkojnė tė fillojnė ndjekjen penale ndaj personit tim jam i gatshme qė nė respekt tė kushtetutės dhe ligjeve tė vendit tim tė paraqitem pėr tė dėshmuar dhe pėrgjigjur pranė organit tė akuzės nė rastin e njė akuze zyrtare tė formuluar nga institucionet pėrkatėse tė drejtėsisė konform legjislacionit pėrkatės nė fuqi". Nė nenin 73 tė kushtetutės nė pikėn 2 thuhet se deputeti nuk mund tė ndiqet penalisht pa autorizimin e Kuvendit. Autorizimi kėrkohet edhe nė rastin kur ai do tė arrestohet. Nėnkryetari i grupit parlamentarė tė PS-sė, Erjon Braēe, ka deklaruar se kėtė deklarata qė ai do tia dorėzojė kryetares sė kuvendit do ta firmosin tė gjithė deputet e grupit parlamentarė tė PS-sė pa pėrjashtim. Gjithashtu deputeti socialsit i ka kujtuar kryeministrit dhe deputetev tė mazhorancės se para ligjit janė tė gjithė tė barbaratė ndaj ka theksuar Braēe kryeministri berisha tė ehqė dorė nga sporti politik qė po ju jep disa zyrtarėve tė hetuara nga prokuroia pėr korrupsion dhe shqpėrdorim detyre. Ai i ka bėrė thirrje ministrit Basha i cili aktualisht ėshtė nė qendėr tė akuzave tė ehqė dorė nga imuniteti i tij pėr tu lėnė dorė tė lirė hetimeve tė prokurorisė. Nė qendėr tė kritikave tė nėnkryetarit tė grupit tė PS-sė nuk ka qenė vetėm qeveria dhe deputetėt e mazhorancės. Braēe ka kritikuar edhe punėn e prokurorisė duke i kujtuar kėsaj tė fundit se po tregon paftėsi nė detyrėn e saj duke mos mundur tė sekuestrojė dot dy materiale nė qeverinė shqiptarė. "Ēėshtė kjo prokuroi qė nuk sekuestron dot dy materiale nė qeverinė shqiptare. Ēėshtė kjo prokuropi qė duhet ti marrė leje njė zyrtari tė ulėt tė rėndomtė tė administratės sė qeverisė. Kjo ėshtė skandaloze dhe kėto janė dy standardet", ėshtė shprehur Braēe.

/04 Oct 2007/

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Politike ......   Mon Nov 19, 2007 4:12 am

Meta: “Liberalizim vizash me Serbinė, Kroacinė e Maqedoninė”


Kryetari i Komisionit Parlamentar pėr Integrimin, Ilir Meta, priti dje nė njė takim pune njė delegacion me pėrfaqėsues nga shoqėria civile dhe deputetė nga vendet e Ballkanit Perėndimor, si: Serbia, Maqedonia, Bosnja dhe Mali i Zi. Pas tij, kreu i LSI-sė ka zbardhur temat e bisedės ku si mė e rėndėsishme ėshtė vlerėsuar marrja e iniciativave konkrete pėr krijimin e njė zone tė hapur pėr lėvizjen e qytetarėve tė Ballkanit. "Gjatė takimit u theksua rėndėsia e domosdoshmėrisė sė shkėmbimeve tė lira midis njerėzve, kapitaleve dhe shėrbimeve. Pėr kėtė unė mendoj se ėshtė shumė e rėndėsishme tė ecet me iniciativa konkrete, sidomos nė drejtim tė liberalizimit tė plotė tė vizave midis Shqipėrisė, Kroacisė, Maqedonisė dhe Serbisė",- u shpreh Meta. Gjithashtu, pjesė e kėtij takimi ishte dhe shkėmbimi i mendimeve rreth rėndėsisė qė ka pranimi nė NATO pėr Shqipėrinė dhe Maqedoninė, pėr tė forcuar sigurinė nė rajon dhe njėkohėsisht pėr rėndėsinė e madhe qė ka zgjidhja e statusit tė Kosovės. Nė kėtė kontekst, Meta ritheksoi ecjen e krahinės drejt pavarėsisė si njė zgjidhje e pashmangshme e qė prodhon stabilitet.


Opozita: “Alibeaj ka heshtur pėr korrupsionin e qeverisė”


Pa kaluar vetėm 24 orė nga prezantimi i kandidatit tė ri pėr ministėr Drejtėsie, Enkelejd Alibeaj, ėshtė shfaqur edhe kontestimi i opozitės. Inaktiviteti i tij nė luftėn kundėr korrupsionit nė funksionet e mbuluara prej tij deri tani, ka qenė argumenti i parė qė ėshtė artikuluar nga nėnkryetari i Grupit Parlamentar tė Partisė Socialiste, Erion Braēe, i cili, krahas Kastriot Islamit, ka hedhur akuzat e para. “Jam i bindur se si drejtues i Auditit tė Brendshėm nė Kryeministri, nė duart e tij z. Alibeaj ka kaluar shumė raporte pėr korrupsion, por qė pėr fat tė keq ne nuk jemi nė dijeni tė kallėzimeve qė ky Audit i ka bėrė korrupsionit", - tha Braēe. Njė konstatimi tillė paraprak e nė dukje naiv nga selia rozė, shėnon goditjen e parė ndaj pasuesit tė Rusmait, i cili ashtu sikurse Aldo Bumēi, vjen nė detyrė duke u katapultuar dhe jo nė sajė tė ngritjes graduale nė karrierė. Pėr mė shumė debati rreth ēėshtjeve qė ka hapur konflikti Shehri-Rusmali do tė jetė kėndej e tutje detyrė pėr zgjidhje e Alibeajt, i cili emėrohet nė detyrė me firmėn dhe vullnetin e Sali Berishės.


Bello: “Qeveria po ndėshkon politikisht zonat e PS-sė”


Qeveria orienton fondet publike nė mėnyrė selektive duke katandisur zona tė caktuara nė njė stad mesjetar pėrsa u pėrket parametrave tė shėrbimit social. Qarku i Beratit, si njė nga mė tė mėdhenjtė, ėshtė sjellė dje nė vėmendje tė opinionit nga dy deputetėt e tij tė majtė, Erion Braēe dhe Marko Bello, tė cilėt kanė deklaruar se edhe projektet konkrete tė prezantuara pėr zhvillimin e zonės janė hedhur poshtė dhe nuk janė financuar nga qeveria. “Situata nė Berat ėshtė e trishtuar, gjendja ėshtė dramatike. Rrethi i Skraparit ka 10 komuna, tė cilat nuk lidhen mė me qytetin e Ēorovodės. Duket sikur jemi nė epokėn mesjetare. Zbresim mė poshtė, nė Berat. Asnjė qindarkė shtesė nė buxhetin apo nė grandin qė u jepen komunave tė rrethit Berat apo Kuēovė. Mė keq akoma investimet qė qeveria ka detyrim t’ua japė kėtyre taksapaguesve, mė tė devotshmit dhe nga mė korrektėt, Berati ėshtė shembull dhe pėr pagesėn elektrike, pavarėsisht se ky ėshtė njė mall qė ata e shohin shumė rrallė... Qeveria, edhe pse ka pretenduar se do tė katėrfishojė buxhetin e komunave, nuk ka shtuar asnjė lek”, - tha Bello.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Politike ......   Mon Nov 19, 2007 4:13 am

Koēi: “Votim i kompromentuar nė KLD”

Zgjedhja nė detyrėn e zėvendėskryetarit tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė tė kandidatit tė propozuar prej tij, Kreshnik Spahiu, ka evidentuar sipas deputetit socialist Petro Koēi, parregullsi tė mėdha. "Dua tė denoncoj fenomenin e kompromentuar tė votimit qė ka ndodhur nė KLD pėr nėnkryetarin e kėtij institucioni, pasi nė kėtė votim kanė marrė pjesė anėtarė tė kėtij Kėshilli, tė cilėve u ka mbaruar mandati",- deklaroi Koēi. Ai ka vijuar mė tej me konstatimet e veta teksa ka nėnvizuar se momenti mė “kritik” i kėtij procesi ka qenė unanimiteti i anėtarėve, ēka sipas tij, zbulon lojėn e interesave qė fshihet pas votės pro Spahiut.

Islami: “Rusmali tė largohet nga Komisioni i Reformės Elektorale”
Bashkėkryetari i Komisionit tė posaēėm Parlamentar pėr Reformėn Zgjedhore, Kastriot Islami, duke “analizuar” krizėn e fundit, ka lėnė tė kuptohet se njė tėrheqje e ish-ministrit nga drejtimi i reformės ėshtė i dobishėm pėr mbarėvajtjen e punės

Befasia fillestare qė kapi Partinė Socialiste pas dorėheqjes sė Ilir Rusmalit nga posti i ministrit tė Drejtėsisė, i ka lėnė vendin kundėrveprimit pėr pėrfitime politike. Vetėm tri ditė pas sė ashtuquajturės krizė nė kabinetin qeveritar, selia rozė ka hedhur hapin e parė diversiv nė lidhje me kėtė ēėshtje, duke tentuar globalizimin dhe dimensionimin e saj si njė fenomen qė po pengon kursin e reformave nė vend. Nė kėtė kuadėr, reforma zgjedhore ėshtė vlerėsuar si momenti i duhur pėr tė provokuar nėpėrmjet taktikės sė diversionit acarimin e krizės brenda PD-sė dhe pėr pasojė uljen e kapacitetit dhe pozitave tė saj negociuese pėr instalimin e ndryshimeve tė pritshme. Skualifikimi politik i Ilir Rusmalit pas skualifikimit tė tij nė ekzekutiv, ėshtė shfrytėzuar si kuadri mė i pėrshtatshėm nga bashkėkryetari i Komisionit tė posaēėm Parlamentar pėr Reformėn Zgjedhore, Kastriot Islami, i cili, duke “analizuar” krizėn e fundit, ka lėnė tė kuptohet se njė tėrheqje e ish-ministrit nga drejtimi i reformės ėshtė i dobishėm pėr mbarėvajtjen e punės. “PS-ja vėren se veprimi i shpejtė i kryeministrit pėr pranimin e dorėheqjes dhe emėrimin e njė figure mediokre politike e me eksperiencė tė dyshimtė pėr postin e lartė tė ministrit, tregojnė qartė jo vetėm kompleksitetin e kėsaj krize, por mbi tė gjitha mungesėn e hapur tė besimit pėr z. Rusmali, ndėrkohė qė me mbėshtetjen e fuqishme tė kryeministrit qėndrojnė nė qeveri ministra tė tjerė tė akuzuar drejtpėrdrejt pėr korrupsion”, - ka theksuar Islami. Sipas tij, PS-ja e konsideron kėtė veprim tė natyrshėm nė kontekstin e luftės sė klaneve korruptive dhe vlerėson se ai ka goditur thellė integritetin e bashkėkryetarit tė reformės zgjedhore dhe konfidencialitetin e besueshmėrinė e kryeministrit ndaj tij, duke vėshtirėsuar e deri ndoshta bėrė tė pamundur qėndrimin nė kėtė detyrė.
Praktikat korruptive
Pas mė shumė se disa muajsh heshtjeje e zvarritjeje tė qėllimshme tė punės pėr reformėn, selia rozė ėshtė shfaqur kėshtu me njė vullnet pėr veprim pikėrisht nė njė moment delikat politik pėr shumicėn e qė nė dritėn e sugjerimeve tė bėra dje, mė shumė se ēdo gjė duket se synojnė qė tė lajnė duart nga pėrgjegjėsia e mosveprimit. Pėr mė shumė se kaq, pra pėrtej rėnies sė besueshmėrisė politike ndaj Rusmalit, i cili nuk gėzon mė tagrin e njeriut qė vepron nė emėr tė grupit qė pėrfaqėson, deputeti socialist ka lėnė tė hapur edhe njė akuzė mė tė gjerė pėr vetė integritetin e PD-sė nė kėtė kuadėr reformash. Theksimi i praktikave korruptive qė kanė dalė sė fundi nė sipėrfaqe nėpėrmjet skandaleve qė kanė tronditur nga brenda vetė koalicionin e djathtė, ėshtė pėrcjellė nga kreu socialist i Komisionit tė Reformės, si njė e dhėnė qė duhet marrė nė konsideratė lidhur me garancitė qė kjo qeveri mund tė japė pėr zhvillimin e zgjedhjeve tė vitit 2009. “Kriza politike e maxhorancės ka ndikuar negativisht nė avancimin e reformės zgjedhore... Ngjarjet nė maxhorancė frenuan edhe kėtė javė reformėn zgjedhore, ndėrkohė qė kriza mund tė thellohet, parashikimi pėr ecurinė e reformės zgjedhore nė ditėt nė vijim mbetet i paqartė”, - ka nėnvizuar Islami.
Mangėsitė
Sipas bashkėkryetarit pėr reformėn elektorale, mungesa e njė programi e kalendari tė qartė dhe e veprimeve transparente nga ana e qeverisė lidhur me garantimin e kartave tė identitetit dhe tė listave tė zgjedhėsve nga regjistri civil, do tė ndikonin negativisht jo vetėm nė ecurinė e reformės zgjedhore, por mbi tė gjitha mungesa e tyre, apo realizimi i cunguar do tė kishin njė ndikim negativ nė garantimin e zgjedhjeve tė ardhshme, tė lira e tė ndershme e plotėsisht nė pėrputhje me standardet ndėrkombėtare. Njė lexim i tillė i zhvillimeve tė fundit brenda sė djathtės, ku aludohet pėr papėrshtatshmėrinė e Rusmalit nė procesin e reformės teksa kėrkohet pėrshpejtimi i saj, nėnkupton se kriza nė vetvete po shihet nga socialistėt si hapėsirė pėr pėrfitime politike duke hedhur hapat e parė tė ndėrtimit tė alibisė para dhe postelektorale.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Politike ......   Mon Nov 19, 2007 4:14 am

Njė e treta e Kryesisė sė PD-sė “bojkoton” mbledhjen e thirrur nga Berisha
Fatos Beja, njė prej kandidatėve potencialė brenda PD-sė pėr postin e ministrit tė Drejtėsisė, nuk ka marrė pjesė nė mbledhje. Nėnkryetari i Kuvendit u pėrfol nga njė grup deputetėsh tė djathtė pėr tė qenė pasuesi i Rusmalit

Erald Kapri

Njė e treta e anėtarėve tė Kryesisė sė PD-sė “bojkotojnė” mbledhjen e thirrur nga kryeministri Berisha. Kryesia e PD-sė ka zhvilluar dje edhe mbledhjen mė tė shkurtėr nė gjithė historikun e kėtij forumi tė lartė drejtues tė demokratėve. Vetėm 8 minuta ka zgjatur mbledhja e Kryesisė sė PD-sė, nė tė cilėn ėshtė dhėnė pėlqimi pėr kandidaturėn pėr ministrin e ri tė Drejtėsisė, Enkelejd Alibeaj. Gjithēka ka nisur dhe ėshtė mbyllur sapo “tė hapėsh e mbyllėsh sytė”. Por ajo qė ka rėnė nė sy ka qenė fakti se pėrtej minutave me pikatore tė mbledhjes sė Kryesisė, njė e treta e anėtarėve tė saj e kanė “bojkotuar” kėtė mbledhje. “Qershia mbi tortė” e kėtij bojkoti ka qenė mungesa e njė prej kandidatėve potencialė brenda PD-sė pėr postin e ministrit tė Drejtėsisė, qė ishte Fatos Beja. Nėnkryetari i Kuvendit u pėrfol nga njė grup deputetėsh tė djathtė pėr tė qenė ministėr. Madje ata edhe lobuan nė kėtė drejtim. Por kandidatura e Bejės, ndonėse vlerėsohej nga njė pjesė e Grupit Parlamentar tė PD-sė pėr pasuesin e Rusmalit, nuk u mor parasysh nga lideri i PD-sė, Berisha. Kryeministri bėri njė zgjedhje “origjinale” duke vendosur pėr njė kandidat jashtė deputetėve tė PD-sė, nė njė pėrpjekje tė “sforcuar”, siē u komentua, pėr tė shmangur grupimet brenda radhėve tė deputetėve demokratė.
Bojkoti
Mbledhja e Kryesisė sė PD-sė ėshtė bojkotuar dje edhe nga disa anėtarėt tė tjerė, ku nuk mund tė neglizhohet mungesa e kryetarit tė Komisionit Parlamentar tė Ekonomisė, Edmond Spaho. Ky i fundit pėrflitet prej shumė kohėsh se ėshtė i denjė pėr njė post ministri, por qė po neglizhohet pėr arsye ende tė paqarta nga kryeministri Berisha, ndėrkohė qė ka nė qeveri ministria qė nuk janė deputetė. Largimi i vėmendjes sė kryeministrit nga deputetėt e tij nė Kuvend komentohet si arsyeja kryesore qė Spaho apo Beja tė ndjehen disi tė motivuar pėr tė shfaqur protestėn e tyre duke munguar nė mbledhjet e Kryesisė sė PD-sė. Nė listėn e “bojkotuesve” ranė nė sy mungesa e anėtareve femra. Me pėrjashtim tė Jozefina Topallit, asnjėra prej tyre nuk ishte nė kėtė mbledhje, si Mimoza Hasekiu, Liri Dibra, Margarita Qirko dhe zėvendėsministrja e Punės, Marieta Zaēe (Pronjari). Sipas stafit tė organizimit tė Partisė Demokratike, disa nga zonjat kanė munguar pėr shkak se ato, me pėrjashtim tė Marieta Zaēes (Pronjari), nuk banojnė nė kryeqytet. Nė mbledhje mungoi edhe njė tjetėr figurė e njohur e PD-sė, Halit Shamata, zėvendėsministri i Arsimit. Sekretari Organizativ i PD-sė, Flamur Noka, mėsohet se ka lajmėruar anėtarėt e Kryesisė vetėm nė orėt e mėngjesit. Kjo sasi kohe komentohet e pamjaftueshme qė tė kapej nga anėtaret e Kryesisė, qė janė nėpėr rrethe.
Mbledhja e Kryesisė
Kryeministri Berisha ka mbėrritur i fundit tė selinė e PD-sė, ku prej 20 minutash prisnin anėtarėt e tjerė tė kėtij forumi. Mbledhja filloi me hyrjen e kryeministrit brenda, por nuk vazhdoi mė shumė se 8 minuta. Burime brenda kėsaj mbledhjeje bėn tė ditur se Kryesia vetėm ėshtė informuar formalisht dhe nuk ka pasur asnjė koment apo debat rreth kėsaj ēėshtjeje. Si nė shumė raste, edhe kėtė herė kreu i qeverisė ka operuar sipas parimit “gėlltite dhe qep gojėn”. Mė pas lideri i PD-sė zbriti poshtė pėr tė shprehur pėr mediat unanimitetin e Kkryesisė pėr kandidaturėn e Alibeajt.
Koha e shkurtėr nė tė cilėn u zhvilluar mbledhja nuk pati mundėsinė e njė debati tė anėtarėve me liderin e tyre. Gjithsesi, ata u njohėn nėpėrmjet medias si pėr shpalljen e ministrit tė ri, ashtu edhe pėr miratimin e tij, pa pasur nevojė pėr njė debat nė Kryesinė e PD-sė. I fundit qė zbriti shkallėt e selisė sė PD-sė pas mbledhjes sė Kryesisė ka qenė ish-ministri i Drejtėsisė, Ilir Rusmali. Kryeministri foli me superlativa pėr punėn e Rusmalit, por ai nuk u shoqėrua nė dalje nga ky i fundit. Ministri Sokol Olldashi pati mirėsinė ta ftonte nė njė kafe ish-ministrin nė njė nga hotelet e njohura tė Tiranės. Nė takimin e fundit me kolegėt ministra, afėr tij ndodheshin vetėm Olldashi, Ruli dhe njė anėtar i thjeshtė i PD-sė, qė i shprehte keqardhjen e tij ish-ministrit. Ajo qė ra nė sy ishte fakti se disa prej anėtarėve tė Kryesisė sė PD-sė u larguan menjėherė, pa u pėrshėndetur me Rusmalin.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Politike ......   Tue Nov 20, 2007 7:32 pm

19.11.2007 - Malaj: Buxheti i vitit 2008 eshte me shume rreziqe


Deputeti i opozitės, Arben Malaj, kundėrshtoi , nė seancėn plenare nė Kuvend, projektbuxhetin e qeverisė pėr vitin 2008.
Malaj u shpreh se draftbuxhetit i vitit 2008, nė thelbin e tij, ėshtė buxheti i rritjes sė risqeve nė ekonominė shqiptare.
Sipas tij, rritja e lartė ekonomike mbetet e rrezikuar, inflacioni po rritet shpejt dhe ulja e papunėsisė do tė bėhet e vėshtirė. Buxheti 2008 pėr shkak tė inflacionit nė rritje dhe aplikimit tė taksės sė sheshtė do tė rrisė barrėn fiskale pėr shtresat me tė ardhurat tė pakta, fermerėt dhe invalidėt, tha Malaj.
Sipas tij, nė buxhetin social 2008, do tė kemi rritje tė inflacionit, ndėrkohė qė ky buxhet ėshtė rreth 600 milionė lekė mė pak dhe progamet e punėsimit janė reduktuar ndjeshėm, ēmimi i energjisė elektrike pritet tė rritet 30 perqind, ndėrsa kompensimi i shtresave tė varfra nga rritja e ēmimit tė energjisė nė buxhetin e vitit 2008 ėshtė ulur 20 perqind.
Sipas Malajt, nė kėtė buxhet mbėshtetja e sektorit arsim e shėndetėsi ėshtė braktisur, ndėrkohė qė realizimi i investimeve nė kėta sektorė prioritarė gjatė viteve 2006 -2007, ėshtė nė nivelet mė tė ulėta.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Politike ......   Tue Nov 20, 2007 7:33 pm

20.11.07 - Tslami: Zvarritja e reformes zgjedhore pengon antarsimin ne NATO


Bashkėkryetari socialist i Komisionit parlamentar pėr Reformėn Zgjedhore, Kastriot Islami, deklaroi , se PS ėshtė e interesuar pėr arritjen e reformės zgjedhore pasi ne e lidhim kėtė me marrjen e ftesės pėr anėtarėsim nė NATO.
Gjatė njė prononcimi pėr mediat, zoti Islami theksoi se nėse kjo reformė nuk do tė bėhet brenda afatit tė caktuar, shanset qė tė merret ftesa pėr anėtarėsim nė NATO janė shumė tė vogla.
Duke renditur disa nga arsyet e vonesės sė punės nė komisionin pėr reformėn zgjedhore, zoti Islami theksoi se fillimisht reforma ėshtė vonuar pėr shkak tė pėrqėndrimit tė parlamentit nė zgjedhjen e Presidentit, nga klima e papėrshtatshme qė ka krijuar maxhoranca pėr shkak tė veprimit tė institucioneve kushtetuese, si dhe nga dorėheqja e bashkėkryetarit demokrat tė komisionit nga posti i ministrit.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Politike ......   Tue Nov 20, 2007 7:41 pm

Berisha, akuza per kontrabande

E Marte, 20 Nentor 2007

Deputetet debatuan ashper dje deri pas mesnate per kalimin ne parim te projektbuxheti te qeverise per vitin 2008. Mbi 100 deputete ishin regjistruar per te marre fjalen ne debatin per buxhetin qe qeveria e vlereson si historik, ndersa opozita si nje buxhet qe do u ngarkoje nje borxh te madh shqiptareve. Me superlativa, Kryeministri Sali Berisha tha dje nga foltorja e Kuvendit se shqiptaret nuk kane pare ndonjehere buxhet si ai per vitin 2008. Buxhet qe ai nuk ngurroi ta quaje si “me te madhin ne tere historine e Shqiperise”, qe do sjelle mireqenie ekonomike e me shume leke per buxhetoret e pensionistet. Ndersa opozita, kritike ndaj shifrave “bombastike”, sic i etiketoi Ilir Meta, akuzoi se parate qe jane ne buxhetin e shtetit per 2008 nuk jane gje tjeter vecse nje borxh i madh, qe qeveria ka marre nga jashte. “Shpreh keqardhje per shqiptaret qe degjojne shifra bombastike nga Kryeministri, qe flet sikur jane ne parajse. Ky eshte libri i mashtrimeve blu”, akuzoi Meta. Sipas tij, parate e qeverise nuk jane gje tjeter vecse borxhe, qe do rendojne ne kurriz te shtetasve per nje kohe te gjate. Te gjitha kritikat e opozites, Kryeministri i quajti mashtrime. “Shqiptaret nuk kane pare ndonjehere buxhet qe do e shnderroje vendin ne kantier ndertimi. Do te hyje ne histori”, replikoi Kryeministri. Sipas tij, qeveria ne diete ka arritur te kurseje rreth 100 milione euro. Ndersa publikisht u shpreh se eshte kunder rritjes se cmimit te energjise elektrike, pavaresisht problemeve te shumta, duke ritheksuar edhe njehere ndertimin e centraleve nukleare per nevoja energjetike. “Ju flisni keshtu se kur ishit ne pushtet parate qe duhet te shkonin ne arken e shtetit iknin te kontrabandistet qe ndertonin vila, hotele e motele”, vijoi kryeministri. “Permasat e mashtrimit tuaj jane te pallogaritshme. Miliona leke te shqiptareve po humbin nga paaftesia e qeverise”, replikoi Arben Malaj. Ndersa Kastriot Islami u shpreh se, duke qene se pjesa me e madhe e parave te buxhetit per vitin e ardhshem vjen nga borxhi i jashtem, cdo familje do detyrohet te paguaje ne te ardhmen 10000 dollare. Ne te njejten linje dhe Gramoz Ruci vuri ne dukje se buxheti con vendin me nje borxh te larte. “Po t’i hiqet pjesa e borxhit te jashtem, del buxheti me i dobet ne historine postkomuniste. Vjen era paaftesi, vjen era korrupsion”, tha Ruci. I pranishem ne salle gjate gjithe debatit, Kryeministri Berisha replikoi pas cdo akuze te deputeteve te opozites, duke theksuar se prej tyre nuk u paraqit asnje projekt per zonat ku jane zgjedhur. Cka do te thote se nuk u interesojne aspak. Per ministrin e Financave, Ritvan Bode, buxheti sjell nje rritje te ndjeshme ne te gjithe sektoret. E mbi te gjitha fokusohet te mbrojtja, duke plotesuar kerkesat per anetaresimin ne NATO. Nuk munguan ne seancen e djeshme dhe sherret e perplasjet e tavolinave. Opozita u ngrit ne kembe, pasi Televizioni Publik Shqiptar nuk transmetonte fjalet e saj. “Ky eshte skandal, duhet pushim”. Situata u qetesua vetem pas ores 21:30, ku u mblodh konferenca e kryetareve per sqarimin e debateve.

Energjia nukleare:

Kryeministri Sali Berisha fton opoziten te mos kete frike nga energjia berthamore. I vendosur per ngritjen e centralit berthamor, kreu i qeverise tha dje ne seance se kjo lloj energjie eshte paqesore. “Po projektojme ndertimin e qindra hidrocentraleve. Ne po investojme”, tha Kryeministri. Por, sipas Pandeli Majkos, vendi eshte ne kolaps dhe ndonese Berisha flet per shume leke per energjine, asnje gje konkrete nuk ka.

Durres-Kukes:

Kryeministri akuzoi dje se fushata kunder rruges Durres-Kukes u ideua ne zyren e kryetarit te PS. Sipas tij, ata qe e penguan per tete vjet shtrimin e saj, ata kerkojne ta pengojne dhe sot. “Jemi te hapur per kontroll, po ju s’e beni se e dini se do dilni vete keq”, akuzoi Berisha. Ai ftoi opoziten te votoje projektbuxhetin ne parim, duke akuzuar se ne kohen kur ajo ishte ne pushtet, Shqiperia ishte vendi me taksa me te larta ne Evrope, para qe shkonin te lukset e shfrenuara dhe kontrabandistet.

Propozimi:

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, kerkoi dje nga qeveria ne emer te Partise Demokratike te Skraparit me shume leke per shtrimin e 4 km rruge. Meta ironizoi se investimet e qeverise per vitin 2008, jane me te pakta se ato kur ne pushtet ishte Fatos Nano, duke u shprehur se tere projekti i buxhetit per vitin 2008 i qeverise ishte nje mashtrim. Nderkohe qe nuk ngurroi t’i quaje te mjerueshme sherbimet sociale.

Vleresimi:

E vetmja gje qe opozita vleresoi ne projektbuxhetin per vitin 2008, ishin shtesat ne fonde per arsimin dhe shendetesine. Ndonese ne parim kunder projektit te qeverise, te majtet permenden gjate fjalimeve te gjata se fondet ne keto dy sektore bien ne sy dhe mirepriten.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Politike ......   Tue Nov 20, 2007 8:11 pm

Shqiptaret e Italise, manifestim per pavaresine

E Marte, 20 Nentor 2007


TORINO - Shoqatat Shqiptare, Italo-Shqiptare dhe Arbereshe te Piemontit zhvilluan mesjaven e shkuar nje manifestim ne mbeshtetje te pavaresise se Kosoves. Tubimi ne sheshin qendror te Torinos, mblodhi 200 bashkatdhetare dhe qytetare italiane, mbeshtetes te kauzes kosovare, si dhe nje grup studentesh shqiptare, te cilet studiojne ne Torino. Manifestuesit valeviten flamuj te Shqiperise, Italise dhe Bashkimit Evropian, si dhe shpalosen nje flamur pese meter, te realizuar posacerisht, me mbishkrimin ne gjuhen italiane, “Kosova e pavarur”.

Sakaq, nje grup manifestuesish, te drejtuar nga presidenti i Shoqates Vatra Arbereshe, prof. Vincenzo Cucci dhe dy nismetaret e veprimtarise, Blenti Shehaj dhe Benko Gjata, u takuan ne seline e Rajonit te Piemontit me zyrtare vendore dhe qendrore italiane. Ata dorezuan nje peticion per njohje te shpejte te pavaresise se Kosoves.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Politike ......   Sat Nov 24, 2007 4:02 pm

Mediu: Ina Rama, njeri me vlera / 24 nentor 2007

Kryetari i PR-sė vlerėson figurėn e Kryeprokurores :

TIRANĖ- Kryetari i PR-sė, Fatmir Mediu vlerėson se, me zgjedhjen e Ina Ramės si Kryeprokurore ėshtė realizuar gjetja e njė njeriu me vlera nė sistemin e drejtėsisė dhe jo njė njeriu politik. Madje, sipas ministrit Mediu, kėtė e vėrteton edhe fakti se gjatė votimit tė dekretit tė Presidentit dy ditė mė parė nė Parlament, Rama ka marrė mbėshtetjen e deputetėve tė majtė, pėrveē atyre tė mazhorancės. "Dua tė theksoj se kanė qenė jo mė 5, por kanė qenė mė shumė se 5 vota nga e majta, tė cilėt kanė votuar pėr Prokuroren e Pėrgjithshme. Nė kontaktet e mia me njerėz tė drejtėsisė, qė kam pyetur, por edhe me pėrfaqėsues tė sė majtės, duket qartė se zonja qė merr detyrėn e Prokurorit tė Pėrgjithshėm e gėzon kėtė besim",- u shpreh ministri i Mbrojtjes.

Duke iu pėrgjigjur interesimit tė medias lidhur me zgjedhjen e Ina Ramės si Kryeprokurore, kreu i republikanėve ka theksuar se, opozita kishte rastin e saj qė tė ofronte kandidaturėn e personit qė do tė zėvendėsonte Theodhori Sollakun. Sipas Mediut, atėherė ēėshtja ishte e fokusuar nė atė qė, duhej hequr apo jo Sollaku si kryeprokuror dhe opozita duhet tė ishte treguar mė largpamėse, tė shihte se kush ishte zgjidhja dhe jo tė mbetej vetėm pjesė e debatit. "Ėshtė lehtė tė kritikosh, ėshtė lehtė tė marrėsh pozicione, por natyrisht duhet tė jetė shumė herė mė serioze pėr tė gjetur se kush janė zgjidhjet dhe, nė kėtė rast, unė mendoj qė nuk ka munguar vullneti i presidentit Topi, as vullneti i mazhorancės pėr tė ofruar zgjidhje",- ėshtė shprehur Mediu.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Politike ......   Sat Nov 24, 2007 4:03 pm

Rama: Nano, bishti i Sali Berishės / 24 nentor 2007

Kryesocialisti tha se Berisha dhe Nano pėrfaqėsojnė shėmbėlltyrat e dėshtimit shqiptar tė 17 viteve

TIRANĖ- Kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama ka deklaruar se, Fatos Nano ėshtė bisht i Sali Berishės dhe konglomeratit tė partive tė koalicionit qeveritar. Nė njė intervistė pėr "Deutsche Welle", ndėr tė tjera, Rama e ka konsideruar Berishėn dhe Nanon, si pėrfaqėsues tė shėmbėlltyrės tė dėshtimit shqiptar tė 17 viteve dhe u shpreh se sot Partia Socialiste mishėron njė botė tė re. "Nė Shqipėri po pėrvijohet pėrditė e mė shumė njė ndarje mes dy botėsh: njė bote tė vjetėr, qė pėrfaqėsohet mė sė miri nga kryeministri Sali Berisha, nga konglomerati i partive tė koalicionit qeveritar, qė si bisht tė vetin ka Fatos Nanon dhe frymėn qė Berisha dhe Nano pėrfaqėsojnė sot e gjithė ditėn, si shėmbėlltyrat e dėshtimit shqiptar tė shtatėmbėdhjetė viteve. Nga ana tjetėr njė botė e re, e cila po mishėrohet pėrditė e mė shumė nga Partia Socialiste, nga opozita shqiptare, nga tė gjithė ata, tė cilėt s'po bėjnė asgjė tjetėr, veēse po i japin mė shumė zė Shqipėrisė dhe shqiptarėve tė thjeshtė. Sigurisht qė ka ende shumė pėr tė bėrė, por ne po hapim njė rrugė tė re, pėr njė Shqipėri tė re",- ėshtė shprehur Rama.

Gjatė intervistės sė dhėnė dje, kreu i PS-sė ka folur dhe mbi deklaratėn e kryeministrit Berisha, tė pak ditėve mė parė, se nė zgjedhjen e presidentit Bamir Topi ishte ndihmuar nga Edi Rama. Lideri i opozitės ka theksuar se, tashmė e dinė tė gjithė shqiptarėt se si u zgjodh Presidenti i Republikės, pasi "20 korriku ishte njė ditė e zezė pėr ta, ku Bamir Topi u zgjodh pėrmes njė procesi korruptiv". Madje, sipas Ramės, Presidenti me dekretin pėr shkarkimin e Sollakut, tregoi se nuk ėshtė nė gjendje tė jetė Presidenti i gjithė shqiptarėve, por vetėm nėnkryetar i Partisė Demokratike. "Na tregoi, jo mė larg sesa dje, tė them tė drejtėn shumė mė shpejt sesa mund tė parashihej, qė nuk ėshtė nė gjendje tė jetė President i tė gjithė shqiptarėve, tė jetė garant i Kushtetutės, i unitetit kombėtar dhe i tė gjitha palėve, por ėshtė thjesht dhe vetėm nėnkryetar i Partisė Demokratike. Shprehjes se zotit Berisha unė nuk denjoj t'i pėrgjigjem, por ndoshta mjafton tė them se nė zinxhirin e gjatė tė tė pavėrtetave, njė e pavėrtetė mė shumė nuk bėn mė pėrshtypje",- tha Rama. Pėrsa i pėrket reformės nė drejtėsi, kreu i PS-sė tha se sot ajo mbetet njė utopi, duke qenė se kemi tė bėjmė me dy vizione kaq tė ndryshme pėr shtetin e shqiptarėve, nė Evropėn e shekullit tė 21-tė.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Politike ......   Sat Nov 24, 2007 5:44 pm

24 nentor 2007

TIRANĖ- Ina Rama zgjodhi muzgun, si kohėn mė tė pėrshtatshme pėr t'u ulur nė karrigen e kryeprokurorit. Mbėrritja e saj ėshtė pritur gjatė gjithė ditės, por makina "Benz", e shoqėruar nga dy automjete tė Gardės ka ndaluar nė portėn e Prokurorisė sė Pėrgjithshme aty rreth orės 18.20 tė pasdites sė djeshme. E shoqėruar nga Sekretari i Pėrgjithshėm i Presidencės, Rama i ėshtė drejtuar zyrės ku e priste Theodhori Sollaku. Pėrshėndetje kortezie dhe mė pas njė takim 45 minutėsh kokė mė kokė mes tyre, nė zyrėn qė tė enjten ishte e Sollakut, ndėrsa dje iu dorėzua Ina Ramės. Burime nga Prokuroria e Pėrgjithshme bėjnė me dije se takimi mes tyre nuk ka rezervuar asgjė tė papritur, pėrveēse njė kalimi tė paqtė kompetencash dhe dosjesh nga Sollaku tek kryeprokurorja e re.

Mėsohet se pjesa mė e madhe e bisedės ėshtė pėrqendruar tek marrja nė dorėzim e dosjeve mė tė nxehta qė janė nė proces hetimi nė Prokurorinė e Pėrgjithshme. Mė pas, Sollaku i ka prezantuar gruas qė i zuri vendin gjashtė drejtorėt e organit qendror tė akuzės, e pasi ėshtė pėrshėndetur me ta, ėshtė larguar me makinėn e tij, pas njė lufte gati 2-vjeēare me mazhorancėn. Nė tė njėjtėn frymė ėshtė zhvilluar edhe takimi me drejtorėt e 6 drejtorive nė Prokurorinė e Pėrgjithshme. Ndryshe nga ē'mund tė mendohej, Ina Rama nuk ka paralajmėruar reformė, por ka kėrkuar bashkėpunimin e tyre pėr t'ia marrė dorėn e pėr tė pasur sukses nė misionin e vėshtirė qė ka marrė pėrsipėr tė kryejė.

Nė zyrėn e mbledhjeve tė Prokurorisė sė Pėrgjithshe, kryeprokurorja Rama ka vazhduar pėr njė orė takimin me gjashtė drejtorėt, duke iu shprehur atyre dėshirėn pėr bashkėpunim nė punėn e tyre tė pėrditshme. "Secili nga drejtorėt bėri prezantimin e punės, pasi kryeprokurorja Rama vjen nga gjyqėsori, duke i dhėnė asaj mundėsinė e njohjes sė organizimit tė prokurorisė",-bėjnė me dije burimet. Mėsohet se kryefjala e kryeprokurorės Rama gjatė gjithė bisedės sė saj ishte dėshira e mirė pėr bashkėpunim dhe vazhdimi i punės sė tyre nė krye tė kėtyre drejtorive. Pas takimit me drejtorėt e drejtorive, kryeprokurorja Rama ėshtė larguar nga Prokuroria e Pėrgjithshme po me tė njėjtėn makinė me tė cilin ka ardhur, pėr t'u rikthyer me kohė tė plotė mėngjesin e sė hėnės. Ina Rama u emėrua kryeprokurore nė orėt e para tė mėngjesit tė sė enjtes, ndėrkohė qė nė Kuvendin e Shqipėrisė ajo mori 83 vota. Emri i saj u prezantua nga zv.ministri Oketa, ndėrkohė qė u pėrzgjodh pas seleksionimit tė disa kandidaturave, gjatė orėve tė para tė mėngjesit. Sfida e magjistrates 35-vjeēare nė krye tė Prokurorisė ėshtė lufta kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar.

LARGIMI

Lamtumirė Apelit

TIRANĖ- Mėngjesin e saj tė parė si kryeprokurore e kaloi sėrish nė Gjykatėn e Apelit pėr Krimet e Rėnda. Nė hyrje kishin dalė kolegėt e saj tė punės, tė cilėt me pėrzemėrsi i uruan detyrėn e re dhe mė pas, Rama i dha lamtumirėn zyrės sė saj. Ka qėndruar pėr disa orė mbi dosje, pėr t'i dorėzuar mė pas tė gjitha tek kolegėt. Me ndihmėn e disa punonjėsve tė kėtij institucioni bėri tė mundur grumbullimin e sendeve personale, nė disa pako prej letre, duke i bėrė gati pėr zyrėn e re, atė tė Kryeprokurores sė Shqipėrisė. Ajo ėshtė parė tė dalė nga Gjykata aty rreth mesditės, po ka preferuar tė mos shkojė fill nė Prokurori. E pamėsuar ende me shoqėrinė jo dhe aq tė kėndshme tė kamerave, Ina Rama e ka vijuar ditėn me disa takime me miq e tė njohur, pėr tė shkuar mė pas nė zyrėn e saj tė re, nė Prokurorinė e Pėrgjithshme.

Prokurorja e Pėrgjithshme i dėrgon KLD-sė dorėheqjen e saj si gjyqtare. Juristėt: "de jure" e dypunėsuar

Ina Rama, pėr 24 orė edhe gjyqtare edhe kryeprokurore

TIRANĖ- Koha e shkurtėr gjatė sė cilės u zgjodh nuk i dha mundėsinė t'i bėnte tė gjitha. Gjatė 24 orėve, Ina Rama ka qenė edhe gjyqtare e Apelit tė Krimeve tė Rėnda, edhe Prokurore e Pėrgjithshme. De jure, vazhdon tė jetė.. Megjithatė, dorėheqja nga posti i gjyqtares ka qenė ndėr tė parat shkresa ku ajo ka hedhur firmėn, mėngjesin e djeshėm. Burime nga Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė bėjnė me dije pėr "Shekullin" se kryeprokurorja Rama ka firmosur njė shkresė, ku i kėrkon Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė dorėheqjen si gjyqtare. Ky zarf me dorėheqjen e saj ka mbėrritur nė kryesekretarinė e Kėshillit, duke u protokolluar dhe nė mbledhjen e parė do tė votohet pėr largimin e saj nga detyra e gjyqtares. Disa juristė kanė komentuar dje pėr "Shekullin" se Rama nuk mund tė zgjidhej nė krye tė organit tė akuzės, pa hequr dorė nga pozicioni i gjyqtares, por surpriza e emėrimit tė saj i ka harruar pėr pak kohė procedurat standarde. Emri i saj ka dalė fitimtar nė orėt e para tė mėngjesit, ndėrsa pak orė mė pas, deputetėt janė mbledhur pėr ta votuar. Megjithatė, fill pas dekretit tė presidentit Topi, detyra e saj si gjyqtare mund tė quhet de fakto e suprimuar. Nė KLD mėsojmė se nuk do tė ketė asnjė mbledhje jashtė radhe, pėr tė liruar Ina Ramėn nga veladoni i gjyqtares. Kėrkesa pėr dorėheqje e saj ėshtė protokolluar, ndėrsa pritet tė miratohet nė KLD gjatė mbledhjes sė parė qė do tė zhvillohet nė vazhdim. Ndėrkohė, nė ambientet e prokurorisė, dje ajo ka qenė mė e diskutuara. Mė tė privilegjuar nė debatet e shumta kanė qenė prokurorėt e Krimeve tė Rėnda, tė cilėt e njihnin shefen e tyre falė pėrballjes nė sallat e gjyqeve, ndėrsa pjesa tjetėr pak dinte pėr tė

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Politike ......   Sat Nov 24, 2007 5:47 pm

24 nentor 2007

Edi Rama jeton me rroge. Ja si kane ndryshuar financat e kreut te PS :

Pasuria e deputetėve, ministrave dhe kryetarėve tė partive ka ndryshuar mjaft gjatė vitit 2006 dhe kjo ėshtė reklektuar nė deklarimet e tyre pėrkatėse pranė Inspektoriatit tė Deklarimit tė Pasurive. Kėshtu, kryetari i PS-sė, Edi Rama ka deklaruar pėr vitin e kaluar kėto ndryshime nė pasurinė e tij financiare: tė ardhura nga paga neto dhe mbledhjet e KRT 1.567.112 lek. Ndėrkohė qė Rama ka deklaruar si detyrime njė kredi me shumė tė shlyer 158.408 lek dhe shumė tė mbetur 1.539.275 lek. Ndėrsa nė vitin 2005 tė ardhurat llogariten nė pagė dhe shpėrblim vjetor 1.656.572 lek + 46.000 lek tė reja. E ndėrsa pasuria e Ramės nuk ka ndonjė shtesė tė veēantė, ajo e Gjinushit ėshtė majmur nė mėnyrė tė dukshme pėr shkak tė vjeljes sė qerave tė shtėpive. Konkretisht kryetari socialdemokrat ka deklaruar kėtė shtesė pasurie nė vitin 2006: kursime 12.900 euro + 10.000 dollarė. Tė ardhura nga paga vjetore 1.523.115 lek, tė ardhura nga qeraja e banesave 1.620.000 lek + 630.000 lek. Ndėrkohė nė vitin 2005 tė ardhurat e tij kanė qenė: Nga paga vjetore 1.465.269 lek dhe nga qeraja e banesave 1.620.000 lek. Ndėrkohė, deputeti i LSI-sė, Nikollaq Neranxi ka deklaruar kėto ndryshime tė pasurisė pėr vitin 2006: shtėpi banimi me sip 150 m2, 150 mijė euro, benz-Mercedes 55 mijė euro, tė ardhurat nga paga si deputet 1.451.449 lek, tė ardhurat nga biznesi familjar 2.160.00 lek, tė ardhurat nga qiradhėnia 240 mijė lek. Ndėrkohė, Neranxi ka deklaruar si detyrime financiare njė kredi pėr blerje makine tek Tirana Bank 26 mijė euro.

E DJATHTA

Pasuria e ministrit tė Jashtėm, Lulzim Basha ėshtė majmur mjaftueshėm nė vitin 2006. Tė ardhurat e tij si ministėr kanė qenė 1.907.700 lek, plus pagėn si nėnkryetar i KRRTRSH 80 mijė lek dhe pagėn e bashkėshortes 49.512 euro. Ndėrkohė si detyrime, ministri i Jashtėm ka deklaruar qeranė vjetore pėr banesėn 4800 euro, rente pėr hipotekėn e shtėpisė nė Hollandė: vlera e shlyer 8771 euro, vlera e mbetur 200.482 euro. Ndėrkohė ndryshimet e pasruisė nė vitin 2005 janė kėto: tė ardhura nga paga si ministėr 588.180 lek dhe paga e bashkėshortes 12 mijė euro. Ndėrkohė, deputeti demokrat Ndriēim Babasi ka deklaruar fitime nė pasurinė e tij nga firma "Babasi co" 1.8 milion lek, qera banesash dhe zyrash 2.300 euro + 7.300 euro. Ndėrsa nė vitin 2005, tė ardhurat nga paga si deputet llogariten 1.404.397 lek, fitime nga firma "Babasi co" 772.200 lek dhe fitime nga qeratė e banesave dhe zyrave 4 mijė euro


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Politike ......   Sat Nov 24, 2007 5:49 pm

24 nentor 2007

Kryeprokurorja, shoqe kursi me vajzen e kryeministrit :Argita Berishen

Ina Rama, kryeprokurorja e parė nė historinė e organit shqiptar tė akuzės, rezulton tė jetė pjesė e brezit tė ri tė juristėve, qė kanė mbaruar Fakultetin Juridik (nė vitin 1995), nė njė kohė me vajzėn e Kryeministrit tė vendit, Argita Berishėn. Madje, zėra nga opozita parlamentare shprehen se Ina Rama, pėrveē faktit qė ka qenė nė njė kurs me Argitėn, kanė pasur bashkė edhe lidhje tė ngushta shoqėrore. Zgjedhja e gjyqtares Rama nė postin e kryeprokurores, ka ardhur pak ditė pasi nė njė tjetėr post mjaft tė rėndėsishėm tė institucioneve tė Drejtėsisė, siē ėshtė ai i ministrit tė Drejtėsisė, ėshtė zgjedhur njė tjetėr jurist i brezit tė ri, qė gjithashtu njihet pėr shoqėrinė me Argita Berishėn, Elkelejd Alibeaj. Por ndėrkohė qė ky i fundit ka qenė pjesė e stafit tė afėrt tė Kryeministrit para se tė zgjidhej nė postin e ministrit tė Drejtėsisė, pėr kryeprokuroren e re, Ina Rama nuk dihet se kush e ka propozuar qė tė zėvendėsojė Theodhori Sollakun.

Kush ėshtė

Ina Rama, edhe pse me njė karrierė jo shumė tė gjatė nė gjyqėsorin shqiptar, ka njė kurrikulum tė pasur dhe mjaft pozitiv. Ajo ka lindur mė 21 nėntor tė vitit 1972, nė qytetin e Durrėsit dhe vetėm njė ditė para se tė dekretohej nė postin e kryeprokurores sė vendit ka festuar 35-vjetorin e saj. Nė vitin 1995 ka mbaruar studimet nė Fakultetin Juridik me notė mestare 9,4. Deri nė vitin 1999 ka punuar si ndihmės gjyqtare nė Gjykatėn e Durrėsit, pėr tė filluar mė pas shkollėn e Magjistraturės, tė cilėn e ka pėrfunduar nė vitin 2001, periudhė gjatė sė cilės ka kryer edhe stazhin si gjyqtare nė Gjykatėn e Durrėsit. Nė vitin 2002 emėrohet gjyqtare nė Gjykatėn e Lushnjes, ku punon deri nė fund tė vitit 2004. Fillimi i vitit 2005 do ta gjejė Ramėn si gjyqtare nė Gjykatėn e Apelit pėr Krime tė Rėnda dhe nė prill tė po atij viti ka filluar tė kryejė edhe funksionet e anėtarit tė Kolegjit Zgjedhor. Ndėrkohė, nė janar tė vitit 2007, Ina Rama fiton statusin e ekspertes nė programin e trajnimit vazhdues pėr gjyqtarėt, e realizuar nga Shkolla e Magjistraturės. Gjithashtu, Ina Rama ka kryer edhe disa kurse dhe seminare trajnuese. Ndėrkohė qė nga dita e djeshme, nė kurrikulumin e Ramės do tė shtohet edhe posti i kryeprokurores sė vendit.

Hetimi

Emri i Ina Ramės figuron nė listėn e 7 gjyqtarėve tė Gjykatės sė Lushnjes, tė cilėt kishin konsumuar shkelje gjatė ushtrimit tė detyrės. Emrat e gjyqtarėve u konstatuan nga njė ekip kontrolli i Ministrisė sė Drejtėsisė, nė kohėn kur kjo e fundit drejtohej nga ish-ministri Aldo Bumēi. Qėllimi i kėtij kontrolli ishte verifikimi i punės sė Gjykatės sė Lushnjes pėr periudhėn 2004-2005, kohė gjatė sė cilės nė krye tė kėsaj gjykate ka qenė anėtari i KLD-sė, Artan Gjermeni, ndaj tė cilit nė atė kohė kishin filluar procedurat e shkarkimit. Por pavarėsisht raportit tė inspektorėve tė Ministrisė sė Drejtėsisė, shkeljet e pretenduara qė ishin konsumuar nga Ina Rama, nuk u vėrtetuan dhe nuk u morėn parasysh nga KLD-ja


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Politike ......   Sat Dec 01, 2007 5:41 pm

Lohan: “Partite te permiresojne klimen e bashkepunimit”

Progres, por edhe nevoje per nje angazhim me te frytshem sidomos ne fushen e bashkepunimit politik. Shefi i Delegacionit te Komisionit Europian ne Shqiperi, ambasadori Helmuth Lohan, deklaroi dje, ne fjalen e mbajtur ne konferencen “Rezultate te Marreveshjes se Ndermjetme ne Tregtine midis Komunitetit Europian dhe Shqiperise”, se ecuria e deritanishme e zbatimit te normave qe burojne nga kjo marreveshje eshte pozitive. Duke vleresuar disa aspekte te arritjeve te Shqiperise, Lohan ka nenvizuar se permbushja e detyrimeve te kesaj marreveshjeje gjithsesi nuk ploteson kuadrin e gjere te procesit te integrimit. Sipas tij, reformat kryesore mbeten ende per t’u vene ne jete, ēka e ben te domosdoshem koordinimin politik mes forcave te ndryshme, larg nismave amatoreske dhe veprimeve te njeanshme. “Axhenda e Integrimit Europian te Shqiperise eshte shume me e gjere sesa Marreveshja e Ndermjetme. Ne kete drejtim shpresoj qe reformat kyēe te vazhdojne me vendosmeri vitin e ardhshem. Me vendosmeri, por jo me nxitim. Me vendosmeri dhe ne nje klime dialogu dhe shpirti bashkepunimi me te gjitha ato forca politike, qe ndajne objektivin e Integrimit Europian te Shqiperise. Komisioni Europian do te vazhdoje te monitoroje procesin dhe te raportoje pas nje viti. Por, monitorimi nuk duhet te jete detyre vetem e Komisionit Europian. Parlamenti shqiptar luan nje rol te rendesishem ne percaktimin dhe vleresimin e ritmit te progresit gjate gjithe vitit”, - deklaroi ai. Interpretimi politik i ketij sugjerimi lidhet natyrshem me klimen aktuale ne vend, e cila po verifikon nje ndarje te forte mes dy kampeve, nje prishje te konsensusit per reformat per shkak te zgjidhjes se forte qe shumica e djathte preferoi ne rastin e prokurorit te Pergjithshem.

1 dhjetor 2007

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Politike ......   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Politike ......
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: PoLiTiKa-
Kėrce tek: