ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Politike ......

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Politike ......   Sat Dec 01, 2007 5:42 pm

Reforma elektorale, partite e vogla ne bllok kunder PD-se dhe PS-se

Partite e vogla parlamentare, te djathta e te majta, jane bashkuar dje lidhur me propozimet qe kane te bejne me permiresimin e sistemit ekzistues duke u afishuar keshtu si nje pakice bllokuese ne Komisionin e Posaēem te Reformes

Dy partite e medha humbasin ekskluzivitetin e vendimmarrjes persa i perket reformes zgjedhore. Partite e vogla parlamentare, te djathta e te majta, kane krijuar dje nje bllok unik lidhur me propozimet baze qe kane te bejne me permiresimin e sistemit ekzistues duke u afishuar keshtu si nje pakice bllokuese ne Komisionin e Posaēem te Reformes, i cili deri tani mbahet nen kontrollin e plote te dyshes PS-PD. Ajo qe e ben edhe me imponues unifikimin e partive te vogla eshte fakti se me mbledhjen e djeshme ato kane prezantuar nje oferte konkrete qe lidhet me sistemin, oferte e cila ne thelb, edhe pse sjell disa ndryshime, nuk cenon parimet dhe modelin ekzistues qe eshte sanksionuar ne Kushtetute. I vetmi ndryshim esencial i tij eshte shmangia ligjore e mundesive per nje votim taktik me kombinim te votes mes subjektit e kandidatit, nje metode qe njihet gjeresisht si “Dushku”.
+++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++
Sistemi gjerman

Socialdemokrati Skender Gjinushi shprehu me kete rast se formula me e afert qe ruan integritetin e Kushtetutes, duke pranuar disa ndryshime, eshte ajo qe vjen nga sistemi gjerman e qe unifikon voten per kandidatin me ate per partine. “Eshte e nevojshme te vazhdojme konsultimet mes partive tona per nje reforme qe te mos jete monopol i dy partive. Duhet nje sistem i paster zgjedhor dhe per kete ka nje preference per sistemin gjerman, qe duket si me i pershtatshem, por konsultimet vazhdojne. Sistemi gjerman eshte nje sistem ne esence proporcional, por qe konkurrohet me individe”, - tha ai. Nderkaq, nje sqarim me te detajuar te kesaj formule ka dhene kreu i PDS-se, Paskal Milo, i cili vleresoi faktin se modeli gjerman ruan te drejten e konkurrimit per te gjitha partite, duke hapur listat e kandidateve hyrja e te cileve ne Kuvendin e Shqiperise do te sjelle edhe perqindjen per partite nepermjet renditjes numerike te secilit sipas numrit te votave. "Partite politike pergjithesisht jane te prirura drejt mbeshtetjes se sistemit gjerman me liste te hapur, i cili i ruan te dy keto prerogativa, pra ruan konkurrimin e partive me nje liste, unifikon voten e partise me voten e individit dhe le listen e hapur qe sipas votes qe kane marre keta individe te caktuar te behet dhe rreshtimi perfundimtar. Ky sistem le te hapur edhe listen e 140 deputeteve qe deri tani ka qene e mbyllur, pra nuk ka me tavan ne ēeshtjen e percaktimit te numrit te pergjithshem te deputeteve ne Kuvend", - tha ai.
Kandidati dhe partia
Praktikisht, nje propozim i tille eshte hedhur edhe para zgjedhjeve te vitit 2005 nga kreu demokrat Sali Berisha, i cili kerkoi qe me nje amendament te ruhej sistemi aktual por qe vota per individin te llogaritej njekohesisht si nje vote edhe per partine qe ai perfaqeson ne fleten e votimit. Rrezimi i kesaj ideje solli edhe Megadushkun e korrikut 2005, i cili tanime po kerkohet te korrigjohet nga te vegjlit edhe per shkak te shmangies se nje pragu te larte, i cili eshte i vetmi mjet presioni ndaj tyre. Keshtu, me idene ne fjale eshte pajtur edhe Tritan Shehu, nenkryetar i PDR-se, i cili vleresoi se eksperiencat e deritanishme diktojne ndryshime. "Duhet te ruhet ideja e pergjithshme e nje rezultati sa me proporcional, por te bazuar ne grumbullimin e votave nga deputetet direkt per te cilet voton elektorati", - tha ai. Ne te njejten linje jane shprehur edhe perfaqesuesit e republikaneve si dhe te Levizjes Socialiste per Integrim, te cilet, me formulen aktuale, garantojne nje gare emrash duke integruar ne te edhe siglen e partise ne nje votim qe e zbut por nuk e skualifikon plotesisht aspektin politik te procesit te votimit.

1 dhjetor 2007

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Politike ......   Sat Dec 01, 2007 6:08 pm

Hiqet tarifa per receten, perfitojne 500 mije pensioniste

ISKSH-ja konkretizon heqjen e tarifes se 100 lekeve per pensionistet dhe per disa kategori te tjera te shoqerise.
Nga ky vendim perfitojne 500 mije pensioniste te siguruar.
Ky vendim ka kohe qe eshte diskutuar dhe eshte miratuar nga Keshilli i Ministrave, i cili me ne fund u vendos te zbatohet ne te gjitha farmacite e vendit sipas kategorive perkatese. Ky institucion, permes ketij vendimi, perjashton nga pagesa e kesaj tarife te gjitha kategorite qe perfitojne 100 per qind barna te rimbursueshme. Tashme efektet e ketij vendimi kane nisur qe nga dita e djeshme dhe kategorite qe perfitojne gjate ketyre diteve mund ta ndiejne efektin financiar.

Kategorite
Kategorite qe perfitojne nga ky vendim; pensionistet, femijet 0-12 muajsh, invalidet e plote, ata te luftes, veteranet, te verberit dhe jetimet. Kategoria e pensionisteve qe perfiton nga ky vendim jane ata qe marrin 100 per qind barna te rimbursueshme. Por ky vendim nuk do te zbatohet per personat e siguruar qe marrin receta me rimbursim te pjesshem. Kjo kategori perben 15 per qind te personave per te cilet tarifa do te mbetet, pasi ajo eshte nje mase e duhur ne drejtim te uljes se abuzimeve. ISKSH-ja do te mbuloje te gjitha efektet financiare qe rrjedhin nga zbatimi i ketij vendimi. Per te vene ne zbatim kete vendim, drejtoresha e ISKSH-se, Elvana Hana, pak muaj me pare ka realizuar nje takim me pensionistet, te cilet e kane mirepritur kete hap te ISKSH-se.

Tarifa per receten
Pagesa e tarifes per receten ne masen e 100 lekeve ka pasur qellim per te ulur numrin e abuzimeve me barnat e rimbursueshme nga ana e mjekeve dhe farmacisteve. Sipas ISKSH-se, vendosja e tarifes per receten eshte rekomandim i Bankes Boterore qe sherben per minimizimin ne nje shkalle te larte te abuzimeve me barnat e rimbursueshme. Kategoria e pensionisteve ze mbi 80 per qind te rimbursimit ne total. Sipas te dhenave statistikore, per periudhen janar-korrik 2007 vetem kjo kategori ka marre mbi 910.000 receta, me nje vlere rimbursimi nga ISKSH-ja ne shumen 940 milione lekeve te reja. Nje numer i madh i pensionisteve tashme nuk do te nxjerrin nga xhepat e tyre tarifen e 100 lekeve.

1 Dhjetor 2007

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Politike ......   Sat Dec 01, 2007 7:14 pm

PD e PS: Sistemi i tė "vegjėlve" parashikon rritje pragu
01-12-2007

Ndėrsa partitė e vogla, argumentojnė se njė sistem i tillė ėshtė zbatuar nė 1992

TIRANĖ- Dy partitė e mėdha, PD dhe PS janė tė gatshme tė mbėshtesin kėrkesėn e aleatėve tė vegjėl pėr tė pėrzgjedhur sistemin zgjedhor gjerman, si njė nga katėr variantet e propozuara nga OSBE-ODIHR. Megjithėse nė mėnyrė jozyrtare, burime pranė dy selive tė dy partive kryesore konfirmojnė se, ato janė pėr tė mbėshtetur ēdonjėrin nga katėr variantet e propozuara, pėrfshi kėtu edhe atė gjerman. Por megjithatė duket se kjo gatishmėri e partive tė mėdha i mbetet strikt zbatimit me korrektėsi tė kėtij lloj sistemi. Kėshtu, tė njėjtat burime bėjnė tė ditur se, propozimi i ardhur nga tryeza e partive tė vogla parlamentare nuk i pėrmbahet me pėrpikmėri atyre pėrcaktimeve qė bėn sistemi gjerman. Nė kėtė mėnyrė, sipas PS-sė dhe PD-sė, problemi duket se ekziston tek pragu elektoral. Pėrfaqėsues tė kėtyre dy forcave, tė specializuar nė fushėn e ēėshtjeve zgjedhore, theksojnė se sistemi elektoral gjerman pėrmban njė prag elektoral nė nivelin e 5%-shit dhe jo 2.5 pėr qind, sa kėrkojnė aleatėt e vegjėl nga tė dyja krahėt e politikės.

Kėshtu, dy partitė e mėdha theksojnė se, vetė logjika mbi tė cilėn ėshtė ndėrtuar sistemi gjerman ka pėrcaktuar si tė nevojshme vendosjen e njė pragu elektoral nė nivelin e 5 pėrqindėshit. Megjithatė rritja e pragut elektoral nga partitė e mėdha duket se nuk ėshtė njė qėllim nė vetvete, por njė kėrkesė e cila lind nga detyrimet e zbatimit tė sistemit gjerman, gjithmonė nėse ky do tė shihej si mė i zbatueshmi nė kushtet e Shqipėrisė. Por njė logjikė e tillė duket se nuk bind partitė e vogla, krerėt e tė cilave kanė theksuar dje se ēėshtja e pragut elektoral nuk ka tė bėjė me llojin e sistemit. Sipas tyre, sistemi i pėrzgjedhur dje nga tryeza e partive tė vogla nuk ėshtė gjerman i pastėr, por njė shartim me sistemin aktual shqiptar. Ndėrkohė pėrfaqėsues tė partive tė vogla kanė theksuar dje pėr gazetėn se praktikimi i njė sistemi tė tillė nuk bėhet pėr herė tė parė nė vendin tonė, pasi ai ėshtė zbatuar njė herė nė vitin 1992.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Politike ......   Sat Dec 01, 2007 7:16 pm

Partitė e vogla: Sistemi zgjedhor tė ndryshojė, pragu jo
01-12-2007

Partitė e vogla mblidhen nė njė tryezė. Propozojnė sistem tė pėrafėrt me sistemin e pėrzier, por nuk duan tė rrisin pragun

TIRANĖ-Partitė e vogla kanė gjetur "gjuhėn" e pėrbashkėt pėr tė pėrkrahur sistemin zgjedhor gjerman. Nė njė takim tė zhvilluar dje nė mesditė nė kryesinė e Kuvendit, kreu i PSD-sė, Skėnder Gjinushi, ai PDS-sė, Paskal Milo, deputeti i LSI-sė, Ndre Legisi, nėnkryetari i PAD-sė, Arben Demeti, kryetari i PDK-sė, Nard Ndoka, Sekretari i Pėrgjithshėm i PR-sė, Aleksandėr Garuli dhe nėnkryetari i PDR-sė, Tritan Shehu, kanė rėnė dakord qė tė mbėshtesin sistemin elektoral proporcional tė individualizuar, qė do tė thotė qė krahas partive, siē e parashikon ky sistem, tė garohet edhe me lista individėsh. Edhe pse kjo i ngjan nė fakt njė sistemi tė pėrzier, modeli gjerman nga ėshtė huazuar, cilėsohet si i tillė, pra proporcional. "Ėshtė njė sistem nė esencė proporcional, por qė konkurrohet me individ, pra proporcional i individualizuar, i ka tė gjitha anėt pozitive dhe tė mazhoritarit dhe tė proporcionalit",- u shpreh pas takimit kryetari i PSD-sė, Skėnder Gjinushi. Ndėrkohė takimi kishte tė bėnte me afrimin qėndrimeve tė partive tė vogla, pėrveē dy partive tė mėdha, nė Parlament, drejt njė sistemi zgjedhor i cili megjithėse cilėsohet si sistemi gjerman, i afrohet shumė sistemit aktual shqiptar, qė ėshtė i pėrzier.

Por sistemi i pėrzgjedhur nga tė vegjlit, pėrmban njė pėrzierje tė barabartė midis proporcionalit dhe mazhoritarit. Kėshtu, sipas kėtij varianti, parashikohet qė gjysma e vendeve nė Kuvend tė zgjidhen nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nga elektorati dhe gjysma tė plotėsohen nga proporcionali, ku partitė tė konkurrojnė me lista tė hapura. Ai pėrmban disa elementė tė rinj, ku mė kryesorja dhe qė pėrbėn risi pėr Shqipėrinė ėshtė se "tavani" i pjesėmarrjes nė Kuvend lihet i hapur, nė mėnyrė qė numri i deputetėve tė rritet edhe mė shumė sesa 140 qė ėshtė aktualisht. Kjo nėnkupton qė ēdo parti do tė ketė aq pėr qind tė vendeve nė Parlament, sa ėshtė dhe pėrqindja e votave qė i ka dhėnė elektorati.

Gjithashtu ky lloj sistemi pėrmban dhe njė element tjetėr tė ri, qė synon eliminimin e mundėsisė sė zbatimit tė skemės sė Dushkut. Nė vijim tė kėsaj logjike kėrkohet qė tė votohet nė njė fletė votimi, pra emrit tė kandidatit do t'i bashkėngjitet dhe emri i subjektit politik qė e mbėshtet, ndryshe nga zgjedhjet e kaluara nė Shqipėri, ku votoje nė dy fletė votimi, nė njė fletė pėr kandidatin dhe nė njė fletė pėr subjektin politik. Nė kėtė mėnyrė, vota e kandidatit do tė jetė e unifikuar me votėn e partisė qė e kandidon. Konkurrimi parashikohet tė jetė me njė raund dhe do tė fitojė kandidati qė merr mė shumė vota. Ndėrsa votat e partive do tė mblidhen nė rang Republike dhe pas llogaritjeve do tė pėrcaktohet mbėshtetja e njė partie nė rang kombėtar. Ndėrsa pėr pragun elektoral partitė e vogla propozojnė qė tė mbetet nė nivelet aktuale, pra 2.5%.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Politike ......   Sat Dec 01, 2007 7:19 pm

Lohan: Mė shumė pėrpjekje pėr reformat
01-12-2007

Helmut Lohan
"Komisioni Evropian do vazhdojė tė monitorojė procesin"

TIRANĖ- Ambasadori i Komisionit Evropian nė Tiranė, Helmut Lohan deklaroi dje se, nevojiten mė shumė pėrpjekje lidhur me zbatimin e Marrėveshjes sė Ndėrmjetme, ndėrmjet Komunitetit Evropian dhe Shqipėrisė. Duke folur dje nė konferencėn mbi rezultatet e Marrėveshjes sė Ndėrmjetme pėr tregtinė dhe ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me tregtinė ndėrmjet Komunitetit Evropian dhe Shqipėrisė, Ambasadori Lohan, krahas arritjeve pozitive solli ndėrmend edhe njėherė progres-raportin pėr Shqipėrinė, ku renditeshin edhe njė sėrė reformash qė Shqipėria duhet tė pėrmbushte. "Progres Raporti vė nė dukje gjithashtu disa fusha, nė tė cilat nevojiten mė shumė pėrpjekje:

Pėrgatitjet mbeten nė fazėn fillestare, sa i pėrket angazhimeve tė rėndėsishme qė ka ndėrmarrė Shqipėria nė Marrėveshjen e Ndėrmjetme nė fushėn e tė drejtave tė pronėsisė kulturore, industriale dhe tregtare",- tha dje, Lohan. Ambasadori i Komisionit Evropian u shpreh se axhenda e integrimit evropian tė Shqipėrisė ėshtė shumė mė e gjerė sesa Marrėveshja e Ndėrmjetme. "Nė kėtė drejtim, shpresoj qė reformat kyēe tė vazhdojnė me vendosmėri vitin e ardhshėm. Me vendosmėri, por jo me nxitim. Me vendosmėri, dhe nė njė klimė dialogu dhe shpirti bashkėpunimi, me tė gjitha ato forca politike qė ndajnė objektivin e integrimit evropian tė Shqipėrisė. Komisioni Evropian do tė vazhdojė tė monitorojė procesin dhe tė raportojė pas njė viti. Por, monitorimi nuk duhet tė jetė detyrė vetėm e Komisionit Evropian. Parlamenti shqiptar luan njė rol tė rėndėsishėm nė pėrcaktimin dhe vlerėsimin e ritmit tė progresit gjatė gjithė vitit",- tha ai.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Politike ......   Fri Dec 07, 2007 10:21 pm

PSD:"S'ka reforme, por puce institucionale"
E Premte, 07 Dhjetor 2007

"Sot, ne Shqiperi, nuk mund te flitet me per reforma e Kushtetute, por per puce institucionale". Ky konstatim u be dje nga kreu socialdemokrat, Skender Gjinushi. Kesisoj, duke mos kursyer akuzat ndaj qeverisjes aktuale, kryetari i PSD-se u shpreh se "veprimet e njepasnjeshme dyvjecare, antikushtetuese ne goditje te institucioneve te pavarura, duke filluar me KKRT-ne e perfunduar me Akademine e Shkencave, tregojne qarte se kjo qeveri nuk ka qellim reformat, por antireformat, kontrollin total politik e antiligjor mbi institucionet dhe jeten e vendit". Sipas tij, kush flet per reforma, qofte edhe nga institucionet nderkombetare, apo per bashkepunim me kete Kryeminister e qeveri, vetem mashtron opinionin publik, vetem kerkon te ligjeroje kete realitet antikushtetues.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Politike ......   Fri Dec 07, 2007 10:23 pm

Qytetaret, 78 per qind s'besojne te qeveria
E Premte, 07 Dhjetor 2007

Qeveria e ka humbur mbeshtetjen e qytetareve ne lidhje me luften kunder korrupsionit. Ky eshte edhe konkluzioni qe nxjerrin perfaqesuesit e "Transparency International" ne Shqiperi. Keshtu, sipas sondazhit te bere publik dje, 78% e qytetareve theksojne se masat e qeverise nuk e kane luftuar korrupsionin. "Pesimizem shprehet ne 78% te personave qe thone se masat e qeverise nuk kane ndikuar, apo kane qene te paefektshme ne reduktimin e korrupsionit. Ndersa vetem 1 ne 5 shqiptare mendon se puna e qeverise ka qene e efektshme", theksohet ne raport. Ky opinion bie ndesh me qendrimin e shqiptareve nje vit me pare, te cilet ishim me optimiste per luften qe qeveria do t'i bente ketij fenomeni. "Vitin e kaluar, ne kete sondazh, Shqiperia ishte vendi qe i jepte mbeshtetjen me te madhe qeverise ne perpjekjet anti-korrupsion ne te gjithe rajonin. Sivjet mbeshtetja per perpjekjet anti-korrupsion te qeverise eshte dyfish me e ulet", dilet si konkluzion nga perfaqesuesit e IT-se.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Politike ......   Fri Dec 07, 2007 10:24 pm

"Shqiperia, ne krah te Xhibutit e Burkino Fasos
E Premte, 07 Dhjetor 2007

"Transparency International" publikoi ne Shqiperi ne muajin shtator edhe raportin qe kjo organizate ka hartuar per nivelin e korrupsionit ne 180 vende te botes per vitin 2007. Ne kete renditje sa me i larte te jete koeficienti, aq me pak i korruptuar eshte vendi dhe Shqiperia vleresohet me koeficientin 2,9% nga 10% qe eshte koeficienti i vendeve, ne te cilat nuk ekziston korrupsioni. "Per 2007, Shqiperia ka nje permiresim ne renditje si dhe ne koeficientet e vleresimit. Vendi yne renditet ne kuotat nga vendi i 100 deri ne te 105 dhe vleresohet me koeficientin 2,9", theksuan perfaqesuesit e TI-se per vendin tone ne muajin shtator. Sipas raportit, Shqiperia renditet ne te njejtat kuota me Argjentinen, Bolivine, Burkina Faso, Djibuti dhe Egjiptin, vende keto qe kane nje koeficient korrupsioni 2,9%. Duke u krahasuar me vendet e rajonit, Shqiperia renditet me koeficientin me te ulet per korrupsionin. Keshtu, Italia, e cila qendron ne krye te vendeve te rajonit, ka nje koeficient korrupsioni prej 5,2%. Nga ana tjeter e parafundit ne liste vjen Maqedonia, e cila ka nje koeficient korrupsioni prej 3,3%, d.m.th., 0,4% me te larte se Shqiperia.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Politike ......   Sat Jan 12, 2008 3:44 pm

Alibeaj: Cdo muaj takim me te perndjekurit politike
E Shtune, 12 Janar 2008

Ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, u premton ish-te perndjekurve takim cdo te hene, muaj per muaj.
Ky deklarim eshte bere dje nga ministri i Drejtesise gjate nje takimi me perfaqesues te gjashte shoqatave te ish-te denuarve politike te regjimit komunist.
Qellimi i ketij takimi, ishte arritja e nje bashkepunimi mes Ministrise dhe perfaqesuesve te te perndjekurve politike, duke tentuar te vendose mbi baza institucionale kete bashkepunim. Pikerisht behet fjale per arritjet brenda afateve te zbatimit te ligjit per demshperblimin e ish-te denuarve politike te regjimit komunist. Ministri i Drejtesise u kerkoi perfaqesuesve te shoqatave qe t’i bejne te njohur ligjin, kerkesat e tij si dhe anen praktike te zbatimit te ketij ligji per te gjithe shtresen e ish-te denuarve politike te regjimit komunist qe ata perfaqesojne. Nderkohe qe Ministria e Drejtesise po punon per nxjerrjen sa me te shpejte te te gjitha akteve nenligjore, qe do te ndihmoje ne zbatimin e procesit te regjistrimit te kerkesave te ish-te denuarve politike. Alibeaj mirepriti edhe kerkesen e perfaqesuesve te shoqatave, te cilet duan te jene aktive ne kete proces me nje perfaqesues te tyre. Perfaqesuesit e te perndjekurve shprehen konsideratat per vullnetin e ministrit dhe u deklaruan te kenaqur per rrugen qe do te ndiqet nga ana e institucionit per zbatimin sa me korrekt te ligjit. Ministri i Drejtesise shprehu vullnetin e tij maksimal per zbatimin ne kohe te ketij ligji, i cili me ne fund arrin te rregulloje ose t’i jape zgjidhje nje prej shqetesimeve me te medha te qeverise shqiptare, denimin e krimeve te regjimit totalitar komunist dhe garantimit per ta te nje jete me te mire.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Politike ......   Sat Jan 12, 2008 3:45 pm

Topi: Vizat, veprim i nxituar
E Shtune, 12 Janar 2008

Presidenti Bamir Topi e cilesoi dje nje veprim te nxituar te pales maqedonase vendosjen e regjimit te vizave per shtetasit shqiptare. Ne reagimin e tij te pare per kete ceshtje, kreu i shtetit tha se ky eshte nje shqetesim i madh, si per qytetaret shqiptare ashtu dhe per ata maqedonas. “Une mendoj qe eshte nje veprim i nxituar i pales maqedonase, sepse ka nje klime paradoksale. Nderkohe qe Brukseli lehteson regjimin e vizave me Shqiperine, cuditerisht Maqedonia hedh ide per te forcuar regjimin e vizave”, tha Topi. Presidenti vuri ne dukje se gjate levizjes se lire te njerezve midis Shqiperise dhe Maqedonise ka pasur vetem te mira. Sipas tij, njerezit kane komunikuar me lirisht, biznesi eshte zhvilluar me shume dhe turizmi me shume.

“Besoj se keto hapa retrograde qe vijne nga segmente te caktuara te politikes maqedonase, natyrisht qe nuk do te kene shansin qe te implementohen, sepse kuptohet qe edhe Shqiperia edhe Maqedonia jane pjese e politikave evropiane, te cilat do t’i japin padyshim dhe detyrimin qe kufijte te vijne duke e liberalizuar levizjen e tyre dhe jo te hermetizohen, sikurse ka ndodhur ne kohen e izolimit”, vijoi Topi. Presidenti rikonfirmoi se politika shqiptare, institucionet dhe vete presidenca do te jene te angazhuar fuqishem qe kjo ceshtje te rikthehet ne normalitet. Nga ana tjeter, kreu i shtetit shqiptar, vuri ne dukje se dy shtetet kane bere progres gjate viteve te fundit dhe marredheniet kane ardhur duke u forcuar. Megjithate, Presidenti Topi ngriti shqetesimin per sa u perket marredhenieve ekonomike. Sipas tij, duket sikur dy vendet nuk po gjejne nje bashkepunim substancial, por kane mbetur me shume si territore transit.
*********************************************
Thane:

Taulant Balla-PS:

“PS ka ndjekur me shqetesim deklarimet e perfaqesuesve te MPJ-se se Maqedonise lidhur me vendosjen e nje regjimi vizash per shtetasit shqiptare. Kjo bie ndesh me frymen e bashkepunimit dypalesh. Dy vendet tona jane te angazhuara per levizjen e lire te njerezve dhe te mallrave, si kushti themelor i bashkepunimit edhe ne fusha te tjera dhe si nje model i mirekuptimit”.

Ilir Meta-LSI:

“Rikthimi i nje regjimi vizash nga Maqedonia per Shqiperine, nuk eshte gje tjeter vecse nje tregues i papjekurise politike. Ky akt i qeverise maqedonase nuk ka asnje justifikim se ku te mbeshtetet. Ministria e Jashtme shqiptare duhet te jete transparente per kete ceshtje, por ne te njejten kohe nuk duhet t’i pergjigjet Maqedonise me te njejten monedhe”.

Skender Gjinushi-PSD:

“Faji dhe pergjegjesia eshte nga pala maqedonase, sepse ne cdo rast nuk justifikohet rikthimi i nje regjimi vizash per dy shtete fqinje, kur Shqiperia i eshte gjendur Maqedonise, duke i hapur dyert edhe gjate problemeve te medha, apo edhe gjate krizes kosovare. Shqiperia ka qene faktori kryesor i stabilitetit te Maqedonise. Ajo duhet te pergjigjet me te njejten monedhe”.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Politike ......   Sat Jan 12, 2008 3:46 pm

Bonus per shkurtimin e afateve
E Shtune, 12 Janar 2008

Berisha pret shiritin e rruges qe pershkon tere bregdetin e Jonit prej 37 kilometrash qe do te sjelle dhe shkurtimin e distances me bregdetin, duke e sjelle kete me afer qytetareve shqiptare dhe turisteve. Ne te njejten kohe, Kryeministri premtoi lehtesira per firmat e ndertimit, te cilat do te shkurtojne afatet e ndertimit te veprave publike. Keto deklarata kreu i qeverise, Berisha, i beri gjate inaugurimit te fillimit te punimeve per rrugen Kardhiq-Delvine. “Miqesisht, ju bej thirrje ta shkurtoni me kater muaj kete afat dhe qeveria do te kete bonuse per ju. Mos harroni, e gjithe Shqiperia pret me padurim te vije ne Sarande me rrugen me te shkurter te mundshme, sikunder dua t'u siguroj se menjehere do te tenderohen te gjitha lotet e tjera dhe financimi ekziston plotesisht per cdo kilometer te kesaj rruge”, deklaroi Berisha. Sipas tij, qeveria disponon te gjitha fondet per ndertimin e plote te rruges brenda nje kohe te shkurter.

Kryeministri, gjate takimit qe pati ne Kardhiq me banore te zones, thekoi se ndodhej mes tyre per ta nisur vitin e ri me perurimin e fillimit te punimeve per nje rruge kaq te rendesishme. Berisha theksoi se rruga eshte e nje rendesie te vecante, jo vetem per banoret e fshatrave dhe te qyteteve perreth, por per te gjithe Shqiperine dhe se me ndertimin e saj, Saranda do te afrohet me shume me te gjitha skajet e vendit dhe vecanerisht me Tiranen. Rruga me gjatesi prej 37 kilometrash, eshte investim i buxhetit te shtetit dhe parashikohet te perfundoje ne pranvere te vitit 2009. Rruga, e cila do te shkurtoje distancen me bregdetin me rreth 30 km, nisi dje punimet per lotin e pare me nje gjatesi prej 7,1 km dhe vlere prej 600 milione lekesh.

Kryeministri Berisha, shoqerohej ne kete aktivitet nga ministri i Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, kryetari i Bashkise se Sarandes, Edmond Gjoka, kryetari i komunes se Kardhiqit, Dragush Logli, si dhe drejtues te pushtetit lokal dhe perfaqesues te kompanive te ndertimit, qe do te marrin pjese ne ndertimin e rruges. Prej kohesh, Kryeministri Berisha ka kerkuar nga ministri i Puneve Publike, Sokol Olldashi, qe te standardizohen te gjitha firmat e ndertimit qe marrin persiper te hyjne ne tender per te ndertuar vepra publike. Sipas Berishes, shume nga keto kompani kane abuzuar me ndertimin e rrugeve dhe duke mos pasur kapacitete te plota per ndertimin e tyre, kane shtyre afatin e perfundimit te tyre.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Politike ......   Today at 8:18 pm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Politike ......
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: PoLiTiKa-
Kėrce tek: