ForumiCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista e AnėtarėveGrupet e AnėtarėveIdentifikohu
Share | 
 

 Historia e gjuhes shqipe

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Historia e gjuhes shqipe   Thu Sep 20, 2007 10:20 pm

HISTORIA E VERTETE E GJUHESISE SHQIPTARE ALBANISTIKA E VERTETE ALBANISTIKA REALE
- ORIGJINA REALE E EMRIT - I L I R



Hartė e shpėrndarjes sė gjuhėve nė Ballkanin e lashtė
Albanistika, si shkenca linguistike e cila merret me studimin dhe prejardhjen historike te gjuhes shqipe dhe percaktimin e Shqipes ne Indo-europianistike, apo percaktimin e vendit te gjuhes shqipe, ne grupin e Linguistikes indo-europiane - duhet te percaktoje shkencerisht emertimin e vet paraardhesit te shqiptarit qe derisot njihet me emrin - i l i r.
Emri - i l i r, derisot njihet si emertim i stergjyshit te shqiptarit-skiptarit(albanit),si antroponom dhe - Iliria, si emer gjeografik - toponom, vendi, atdheu i ilireve. Nga fjala - i l i r, rrodhen fjaleformimet shqipe: Iliri, Ilirja, Ilire, Iliret, Iliria, Ilirolog, Ilirologji-a; - qe per ndryshim nga Sllavistika (ilir, ilira, ilirska, iliri, Ilirija,ilirolog, Ilirologija) ku theksohet dytingullori sllav - L=LL, kurse ne shqip theksohet L dhe per ndryshim nga Romanistka (illyr, illyra, Illyria, illyrian, Illyrians, illyrolog, illyrologie - nga latinishtja - Hilliria, Hillircum dhe para saj nga greqishtja e vjeter - Hilliricos) - ne vet Shqipenna del krejt ndryshe per dalim nga dy grupet e medha te Linguistikes indo-europiane.
Tash shtrohet pyetja madhore: pse emri - i l i r, ne gjuhen shqipe theksohet me tokzanoren (bashktingelloren) - L dhe ne te dy grupet e gjuheve sllave e romane, theksohet me konsonanten - LL ? Dhe kush e shtroi kete ide te percaktimit te fjales - i l i r, nga fjala "i lire", si njeri i lire, njerez te lire, iliret, populli ilir, gjuha ilire, historiografia ilire, si popull i lire, qe paska lidhje me termin - liria? Dihet se pergjegja eshte edhe me madhore sesa vet pyetja: shqiptaret pranuan dhunshem krejt cka iu dedikua nga tjeret (nga bizantinet, greket, romaket e sllavet) derisot, u be gjithcka nga e pamundshmja si e mundshme nga pushtimet tremijevjecare mbi pasardhesit e ilireve, ketyre shqiptareve te sotem. Pushtuesit diktuan gjithcka vitale, qenesore, historike, guhesore e historiografike me politikat e tyre mbi shqiptaret dhe tokat e tyre. Shkalla me e tmerrshme e shkaterrimit te historiografise shqiptare, vazhdoi sidomos pas ndarjes se religjioneve Lindje - Perendim (Konstantinopoli e Roma, e fillim te gjysmes se Dyte te Mijevjecarit te Dyte te Epokes se Re, ndarja e kishes bizantine nga ajo romake...kah 1050).
Shqiptaret ishin ne ate kohe te ndarjes se ketyre dy besimeve, ne fazenme kritike ekzistenciale hamletiane, si i vetmi pasardhes ilirian, i vetshpetuar pa u shkrii e asimiluar, si e vetmja rrenje e gjalle e trungut ilirik.
Tash, kush i shtyri shqiptaret vet ta deformojne vetiu emertimin e paraarshesve te tyre - illireve, ne - ilir?
Pergjigje: Emri - ilir, i cili shkencerisht paraqet antroponomin dhe - Iliria, qe paraqet toponomin, emertimin e vendit te ilireve, te paraardhesve te shqiptareve ballkanik, derisot ne letrat shqipe, ne gjuhen e folur e te shkruar shqipe edhe ne vet gjuhen e njesuar letrare, eshte thene e shkruar, sipas doktrinave te huaja, te linguistveve tjere dhe jo sipas vet kuptimit te vet emrit - illir.
Sipas linguistit Truhellka na doli kuptimi i emrit - ilir, nga fjala shqpe "i lire" nga spjegimi linguistiki vet emertimit, se po dojka te thote ne gjuhen shqipe si - "i lire" (njeri i lire, njerez te lire, toke e lire - ne kuptimin e fjales - liria! Kesaj theze e cila u be gati edhe hipotheze (si e vetmja shprehje e spjegimit te fjales - ilir edhe ne kuptimin shkencor albanistik nga vet albanologet shqiptare - jovetem qe nuk iu kundervua askush shkencerisht, por edhe e perqafuan perzemersisht, duke u vetkenaqur se shqiptare vertete qenkan "te lire" dhe liria paska ardhur nga vet termi shqip, duke mos e kuptuar, (me qellim a paqellim) se shqiptaret kurre nuk ishin te lire dhe kjo hipotheze nuk ka te beje aspak me "lirine e lireve", por, kjo eshte vetem nje ngaterrim udhe shkencore, sic tote populli shqiptar "per ta humbur rrugen ne oborr". Mu per ate linguistet e huaj, shkruan e thane, se "shqiptaret e kane ende te papercaktuar, vet emertimin e paraardhesve te tyre".
Dhe kjo eshte tmeresisht e vertete!
E VERTETA per emrin - ilir, gjurmohet e zbulohet ne vet authoret antik grek e latin e para tyre deri tek Apiani i Aleksandrise e Herodoti...Dihen fjalet - HILLIR, HILLIRIA, HILLIRICOS, HILLIRICUM, ku vet rrenja e fjales eshte - H I L L - dhe me ket fjale kuptohet emertimi i trupit qiellor - HILL, HILLI, qe eshte shume me i lashte se vet emri - hell, helli, si emertim per - Diellin (DIHELLI= DI + HELLI)Helli di, di Helli gjithcka si burim i te gjallit, rrjedhe e jetes, kroni i jetes, krijuesi i jetes mbi toke. Kjo fjale - HILL eshte shume para fjales - HELL si dy fjale te se njejtes gjuhe - illire (hillire)- pellgaze (pellazge), atebote kur lidhet me gjuen e Pare te Njeriut - KUNIFORM (Cuneiform Language), qe eshte vet Shqipja e Pare (guha skipe) gjuha e popullit te pare, te quajtur "populli i pellgut te ujit", nga pellgazet (pellazget).
Fjala - HILL, qe nenkupton trupin qiellor, yllin, ne Shqipen e Vjeter na del me alternimin e zanores - i, ne - y, HYLL, hylli, "HYLLI I DRITES" (revista e Gjergj Fishtes)(193 , poashtu nga shemangia e nistores H, rrodhi fjala - YLL, Ylli (njajesi i emrit) dhe - Yje, Yjet (shumesi i emrit), poashtu tek percaktimi i grupit te yjeve - Yllesia (Yllesia e Shqiponjes etj),
Yllesite Kosmike...
Pra, pas shemangies se nistores H ne Linguistiken indo-europiane edhe ate Gjenerale, ku edhe vet emertimi - Hindo-europian, rrodhi ne - indo-europian (i.e.)ashtu sikur tek emertimet tjera topografike - Histria (Istria, Istra; Hadriatik (Adriatik), Hindia (India), Hindi (Indi), Hindiana (Indiana), Hillinois(Illinois) etj. edhe ne shqipen e vjeter ishte - hill, hilli, Hilliria etj. dhe tash ne vend te - yll, ne shqipen, per ta ruajte origjinalitetin linguistik, duhet te mbetet - ILL, illi, illiret, Illiria, si ruajtje gjenetike linguistike dhe keshtu ofrohet edhe me vet kuptimin e linguistikes i.e.
Pra, emertimi - HILL ishte vet rrenja emrit te paraardhesve te shqiptareve, qe besonin ne HILL, ne hillin si trup qiellor, e tevona ne vet Diellin - Hellin si Zot (besimi monotheist, nga ai politheist). Percaktimi i vertete shkencor del nga argumentet baze linguistike, si e vertete shkencore historiografike, per shqiptaret dhe gjuhen shqipe, si gjuha e drejtperdrejte e gjuhes illire dhe duhet te thohet ne percaktimin real linguistik: ILLIR, ILLIRI, ILLIRT - ILLIRIA, GJUHA, ILLIRE, TOKA ILLIRE, ATDHEU ILLIRIK, BALLKANI ILLIRIK, ILLIRIKA dhe illiret jane paraardhesit e vertete te shqiptareve te sotem ballkanik dhe pasardhesit e Pellgazeve (Pllazgeve) te ster-sterlashte! Kur e zberthejme fonetikisht, sipas Foneties Historike, ne Linguistiken Gjenetike si shkenca moderne e sotme, gjate operacionit fonetiko-historik, vet fjala - rrenje - HILL, si emertim illirian, na rilindet keshtu:
H - nistorja e shemangur i.e.me kuptimin e Hames-dihames, onomatopeja e dihames, hukames, frymemarrjes e frymeqitjes, onomatopeja e te GJALLIT, onomatopeja e Jetes se gjalleses...
I - tingulli qe spjegon lartesine qiellore, lartesine fonetike gjuhesore, klithmat (gezim e hidherim), shkallen me te larte te shprehjes psiko-fonetike te njeriut ne permasa te larta te shprehjes permes intonacionit (theksimit) zanor.
LL - eshte kuptimi i Drites, shkelqimit, ndricimit, zdritjes, bardhesise, shkelqesise, asaj qe i thome kuptim jete, duke e perjetuar permes shqises se te pamit (syve), ku krijoi fjalet emertuese i.e. Licht ger. Light ang. svetLLa slla. etj. lluca (luca), e ne Shqipen krijoi emertimin - llame-llama=llampa, llampa e drites etj.
H + I + LL = HILL


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Historia e gjuhes shqipe   Thu Sep 20, 2007 10:58 pm

ETHYMOLOGJIA E EMRIT - SHQIPJA


FLAS SKIP
*) Skipja - est fjala krysore nomuse omtare - oma nom, qe krijoi linguinomin - nomimin per guhen - Skipja ( spikja skipe - guha skipe), oma nom, qe krijoi antroponomin - skiptar - dhe oma nom, qe krijoi toponomin - Skipnia - Skipėria
authori
Shqipja - ėshtė fjala kryesore emruese amtare - ėma emėr, qė krijoi linguinomin - emrimin pėr gjuhėn - Shqipja (gjuha shqipe), ėma emėr qė krijoi antroponomin - shqiptar - dhe ėma emėr, qė krijoi toponomin - Shqipėria.
Shqipja ėshtė - Oma qė omnon- Ama qė amnon-emnon - Ėma qė emron, tri shprehjet kryesore, qė pėrcaktojnė gjuhėn nė linguistikė:
1. Antroponomi - emrimi I njeriut - shqiptar pjestari I popullit shqiptar, populli shqiptar, kombi shqiptar, atdheu shqiptar…Prej tė cilit antroponom - shqiptar, u formuan fjalėformimet shqipe: shqiptari, shqiptare, shqiptarja, shqiptaria, shqiptarizma, shqiptarizimi, shqipėrim-I-e-et, shqipėron, shqipėrues-I-e-it-et etj.
2. Toponomi - Shqipnia-Shqipėria emrimi I vendit, tokės - atdheut.
3. Linguinomi - spikja skipe - guha skipe - gjuha shqipe - Tė folurit shqip, folja shqipe, shkrimi shqip, e qė me - spikja skipe - nėnkuptohet - shpikja, zbulimi, si spikatje, spikamė, e spikatur - e persosur, zbulimi I spikatur pėr tė folurit e gjuhės, shpikje e spikatur (spikje e spikatur), tė folur tė persosur.
Shqipja - si fjalė shqipe, ėshtė emrimi prej tė cilit rrodhi dhe u formua si fjalė-emėr pėr shqiptarin, me tė cilėn fjalė, nėnkuptohet - zogu - emėr shpendi, zogu I qiellit - shqipoja (gege-shqipe), shqiponja (toske-shqipe), shqipja (pėgjithsisht, nė gjuhėn shqipe), prej te cilit emėr morėn emrin shqiptaret - shqiptari - Shqipėria - Shqipja - gjuha shqipe.
Ėmrimi I Zogut tė Qiellit nė gjuhėn shqipe tė vjeter ėshtė - skifter, skifteri, skifterat - kurse me ndryshimin e tingullit tė lashtė illiro-pellgas tė zanores - I nė - Y, rrodhi emrimi - skyfter-skyfteri-skyfterat. Ky ndryshim tingullor I zanores - I, nė - Y, krijoi shumė probleme linguistiko-ethymologjike edhe nė vet emrin - shqipja-shqypja, shqipoja-shqypoja, shqiptari-shqyptari, Shqipnia-Shqypnia.
Por, kėtė ndryshim tė tingullit, zanores - I, nė - Y, duhet kuptuar, vetėm, si njė ndryshim fonetik dialektor, tė cilin e hasim edhe nė shkrimet e disa rilindasve tanė, pėrkundėr gjuhės sė folur - dhe duhet tė mbėshtetemi nė Shqipen e Vjetėr apo Illirishten e Re.
Fjalėt e hershme shqipe - skifter, skifteri edhe para atyre emėrtimeve edhe mė tė lashta - skipter, skipteri, skiptar, skiptari pėr emrin - shqiponja, na ēojnė drejtė kah fjala emėrtuese illiro-pellgase - skip, qė lidhet direkt me SKIPE THOTI krijuesi i hieroglifeve botėrore dhe krijuesi i Alfabetit tė Skipes Parė - si bartje e Atllantishtes, gjuhės sė atllantėve, pas Pėrmbytjes sė Atllantides dhe sjelljes sė saj nė brigjet e Nillit, ku Thoti Skipe, solli pėcaktimin e Gjuhės alfabetike, si gjuhė me alfabet tė vetin, qė njihet - Alfabeti I Thotit; pre tė cilit u formuan tė gjitha alfabetet e gjuhėve tė lashta…
Kjo trashigimii evolutive e fjalės sė lashtė shqipe ballkanike - SKIFTER - SKIPTER - SKIPTAR ėshtė aqė e lashtė, sa na ndajnė shumė periudha historike edhe shumė para asaj Parahistorisė, tė cilėn ne e quajmė, si koha parahistorike, deri tek alfabeti I Thotit, Thotishtes - skip spik.
Fjala e gjuhės shqipe tė vjetėr - skifter, skipter-skiptar, e cila edhe sot flitet tek shqiptarėt ballkanas, pas emėrtimit tė shqiptarit - shqiptar dhe vendit tė shqiptarėve - Shqipnia - Shqipėria, rrodhi emrimi mė I vonė, tė cilin e planifikuan tjerėt e jo shqiptarėt, si dedikim oriental. Anipse, qėllimi ishte tė lidhet me emėrtimin e Skipes Parė, tek Thoti Skipe. Ky emėrtim solli shumė probleme interactive linguistike, sidomos nė Fonetikėn Historike.
Emri me tė cilin lidhet emėrtimi I zogut qiellor - skipe, skipja - si personifikim lingistiko-historik dhe lingui-etnogjenetik, pėr shqiptarėt
- shqipoja, shqiponja, si emėrtim mė I afėrt logjikisht me emrin - shqiptar dhe si symbol I trimėrisė, guximit, symbol I lirisė nė flamurin shqiptar, shqiponja me dy krerė - ku dy kokat, symbolizojnė Gegėn dhe Toskėn - Gegėninė dhe Toskėrinė, si dy krena nga Njė Trup I Atdheut shqiptar. Ky emėrtim shqipe, shqipja, shqipoja, shqiponja u bė pėr shkak tė gjeneralizimit tė emrit nė fjalė, si pėrgjithėsim morfologjiko-linguistik dhe gjeolinguistik, si: antroponom, toponom dhe linguinom.
Tash, shtrohen pyetje madhore, tė cilat nga gjuha e sotme shqipe balkanike, na shpiejnė nė njė fono-morfologji historike tė veēantė, nė tė cilėn ėshtė njė fonetikė historike e posaēme, sipas sė cilės edhe u bė shkakėtare kryesore, qė mos tė njihet botėrisht sot vet emėrtimi antroponomistik - shqiptar dhe emėrtimi toponomastik - Shqipnia, Shqipėria, as tė njihet gjuhė shqipe - por tė njihet nė botė, si - alban, gjuha albane dhe toponomi - Albania.
Sipas George Fred Williams-it, pėr emėrtimin e hershėm tė vendit tė shqiptarėve, Toka e shqiptarėve, thotė: "Alvanon" ishte njė krahinė e vogėl e kėtij vendi, prej tė cilės, pushtuesit I dhanė emrin - Albania nė shekullin e Dytė ( shek. II-tė e.r.) Emri I kėtij vendi ėshtė - 'Shqipėria', dhe populli I saj quhet ' shqipėtar', dmth. "Toka dhe bijtė e shqiponjės (Eagle)". Kėshtuqė Williams-I, nuk e ka fjalėn pėr emėrtimin - Albania, por pėr emėrtimin - Skiperia, Shqipėria, Toka e Shqipeve, ashtu sikur Gustav Meyer-I nė veprėn e tij - Das Land der Skipetaren - Vendi I shqiptarėve, duke potencuar strukturalisht lidhjen gjenetiko-linguistike tė shqiptarėve me shqipen, shqiponjėn, e jo me lidhje nė emėrtimin - Albania, por, me emėrtimin - Skiperia.
a) A flitet e shkruhet drejtė - nė gjuhėn e sotme shqipe, fjala - shqipe sipas kėtyre variantave tė lartpėrmendura linguistike e fono-morfologjike tė vet rrėnjes sė saj dhe sipas kompozitave nė fjalė, qė burojnė nga ajo rrėnje linguistike nga skipe nė shqipe dhe
b) Sa ėshtė e afėrt, kjo fjalė e gjuhės shqipe - shqipja me atė skipja nė gjuhėn e Skipes sė Parė prej tė cilės edhe u formua, si bija e skipes illire, apo Illirishtes sė lashtė pellgazgjike - si Ama e Shqipes? Prej tė cilės spikje skipe - guhė skipe-illire u lind Shqipja, ashtu sikurse u linden gjeneratat epokale pellgazo-illiro-shqiptare - duke u bazuar nė emėrtimet e origjinalitetit morfologjik, si origjinalitet linguistik: shqipe, shqipja - shqipet (si shpend - zog, zogjė - zogu, zogjėt) dhe shqipe, Shqipja (si gjuhė)! Kjo alternativė linguistike u bė nė vend tė fjalėve emėrtuese tė lashta - skipe, skipja, skiptar, skipetar, Skipnia, Skiperia!
c) Cila ishte fjala e parė e gjuhės illire-pellgase tė stėrlashtė, e cila pėrcaktonte vet emėrtimin e emrit - shqipe, shqipja (si emėr shpendi, zogu) dhe nga e mori illirishtja atė fjalė-emėr, pėrveēse nga emėrtimi I lashtė - skipe, skipter, skiptar, nga Thoti Skipe I cili fliste pikėrisht Shqipen e rrėnjeve tė lashta tė vet Shqipes sė Vjetėr, qė flitet sot nė ballkanin illirik?
d) E cilės gjuhe ishte fjala shkencore Aquilla, e cila pėrcakton emrin e zogut (Aquilla chrysaetus) si shpend tė madh tė familjes Aquillidae (Akuillida) dhe ēfarė do tė thotė vet kjo fjalė - akuilla nė gjuhėn e sotme shqipe? A mundet shqipja ballkanike, ta pėrcaktojė fjalėn - Aquilla me vėrtetėsinė mė tė madhe, qė nuk ka mundėsi spjegimi tė saj sot, asnjė gjuhė tjetėr indo-evropiane?
e) Sa ėshtė e ngjajshme fjala e vjetėr - skifter, skipter, skiptar e shqipės sė Vjetėr ballkanike, nė bazė tė rrėnjes sė kėsaj fjale - skif, skip me atė fjalėn e lashtė - skip, skipe, Thoti Skipe? Edhe si emėrtim I shpendit (skifteri, skifterat - skipteri, skipterat, skiptari, skipterat) edhe nė shprehjet e sotme tė gjuhės shqipe (pėr njeriun) - 'ashtė djalė skipter, skiptar I zoti; luftoi si skiptari; ka sy skiptari; ka guxim skiptari; ai (tė) ta grabitė sikur skipteri; (shprehje gegėnishte-shqipe).
f) Poashtu, tek arbėreshėt e Italisė fjala - skipe, skipetar, Skiperia argumentojnė fono-morfologjikisht dhe lingui-historikisht, si shprehje tė lashta, tė ruajtura, thesare tė ēmueshme - si fjalė tė arta, kur I thohen dikujt nė veēantii, nė shenjė admirimi: ' a je skipetar'; skipetar, moj skipetare; skipe etj.
Dardhanėt e Toplikut, deri vonė para Luftave nė Toplik (Toplicė), kur u bė spastrimi etnik I shqitarėve prej tokave tė veta, nga serbo-rusėt (1874-76) nga barbaria sllave - Dardha (Krushevci), Gurshumi (Kurshumlia), Kreshtabardha (Kopaoniku), Naissa (Nishi) etj. kėto vende Shqitare, tė banuara me shqiptarė, ku ėshtė folė gjuha shqipe - guha skipe, i kishin shprehjet shqipe - Flas skipas!; Po t'flas skipas!; Fol skipas!; U lidhen skipas!; Luftojmė skipas!; Lidhnu skipas!; Kape skipas! Po t'thom skipas! Besa skipas! etj.
shqipja, Shqiponja, si emėr shkencor njihet - Aquilla, e cila fjalė pėrcaktohet nga shqipja e vjetėr, - Aku+illa= Akuilla, ku fjala e pare e kompozites i.e. e gjenerale (botėrore), ėshtė kuptimi - aku-akuj-akull, akulli, ku nė latinishten mori kuptimin - aqua = ujė, uji - akulli ėshtė uji nė lat. Dhe pjesa e dytė e kompozites - illa - Aqu+illa, kjo rrėnje - illa - ėshtė kuptimi pėr illin, lidhje illirishte.
Pra, Aquilla, emri shkencor I Shqiponjės (Aquilladae), kuptohet, zogu I cili jeton nė vende tė ftofta, me acar e akull, jeton nė vende ku nuk hjeket kurrė bora e akulli, nė alpet shqiptare, nė Evropėn veriore, Himalaje, Amerikė - shpend I fuqishėm I maleve, jeton nė shkrepa tė vrazhdė, tė rrėpinjtė thikpėrpjetė lartėsi e shpella tė ashpra e tė acarta (tė ftofta akull), nė akuj, akull atje ku ėshtė e paarrijtshme (jeton deri nė 70 vjet). shqipja, Skipja, Aquilla lypė akullnaja nė lartėsi tė mėdha bjeshkore, alpike, jeton atje ku ėshtė ftoftė - akull, akuj - Aquilla.
Pirroja, mbreti I Epirit illirian, njė nga gjeneralėt mė tė njohur tė Historisė Botėrore, u quajt - Aquilla Pyrro (Skipja e Burrit) Pirro shqipe - Pirro shqiponjė qė ky emrim iu ka dhėnė vetėm burrave skipetarė, bijve tė shqipes, pėrkah tė ēmuarit tė guximit, trimėrisė, heroizmit tė pashoq, nė beteja, nga historianėt antik (Che sovra gli altri com Aquilla vola - Qė pėmbi tjerėt, si shqipe-Skipe fluturon)!
Poashtu, heroi kryesor I veprės sė Homerit nė Illiadhė (Iliadė) - Akili, ėshtė emėrtim I gjuhės skipe-illire - Akilli, qė lidhet direkt me kuptimin e Skipes - shqipes, shqiponjės - Aquilla - Akilli - Akili, ashtu sikur e gjithė vepra homerike ėshtė histori illire, ashtu, sikur edhe vet Homeri ishte illir - Homeri hillirian, I cili u pėrvehtėsua nga grekėt.
Fjala - skip, skipe (scip, scipe), e cila pėrcakton emėrtimet e sotme shqipee shqip, SHQIPE ėshtė emri shumė I lashtė edhe para linguistikės indo-evropiane, skip, skipe, ėshtė emėrtimi qė prinė nė Linguistikėn Gjenerale. Vet fjala - skip, skipe (shqip, shqipe), ėshtė ajo e Para skip, skipe vetėm qė e kemi alternocionin fonetik tė dy tingujve tė shqipes sė sotme - S = SH - K=Q tė marrur indirekt nga Latinishtja - q=k lat.=ku (q) latine, ne e theksojmė - q shqipe, nė vend tė, bile, shkipe, ne e kemi - shqipe.
Alternocioni fonetik nė shqipen u bė - S=SH nė gjuhėn e shkruar shqipe, me Kongresin e Manastirit (1908-10), duke u bazuar nė tė folmet dialektore, nė shumė shkaqe pa baza ethymologjike, qė ngatėrrojnė gjurmimet shkencore, ashtu sikurse nė dytingullorėt tjerė alfabetike, si tokzanore dytingujsh, tė pėrngjitura nė njė tingull sikurse janė: g - gj, s - sh; d- dh, n-nj, x-xh, z-zh, t-th, tė cilat nuk pėrdoren (pėgojėn) nė vende tė caktuara, aty ku duhet theksuar drejtė, por - tė cilat kanė krijuar probleme ethymologjike, pikėrisht nė ato fjalėt mė kryesore tė gjuhės, kur ėshtė nė pyetje lidhja e shqipes me illirishten, pėsa I pėrket pėrcaktimit tė drejtė shkencor. Kemi shėmbujt e tillė: skipe=shqipe; guha=gjuha; guni-gjuni; geo=gjeo; gua=gjua; skrola=shkrola, shkronja; skripi-skrimi=shkrimi; skolla= shkolla; skolastika - shkollimi I lire sokratik nė grupe etj.
Ashtu sikundėr kemi rastet e ndryshimeve fonetike si alternocione nga e kundėrta e kėtyreve, qė ne I theksojmė ashtu sikur sllavėt nė mungesė tingujsh gjuhe pėrkatės nė fonetikat e tyre sllavishte, e qė krijoi probleme hulumtimi linguistik sikurse: ethymologi=etimologji; ethymologu=etimologu; methodika-metodika; theo-teo; theolog-teolog; mythologji=mitologji; mythi=miti; mythike=mitike; methodė=metodė; orthografi=ortografi; psikotherapi=psikoterapi; kuzina (vendi ku zina, ku zihet gjella)=kuzhina; Pantheoni=Panteoni; uthopia-utopia; theist=teist; atheist=ateist; politheist=politeist; monotheist=monoteist; these=tezė; theori=teori; theater=teatėr etj.
Fjala - skipe, nga skipja illire (Shqipja illire) para i.e. krijoi fjalėt tjera me burim nga ajo: skip - shqip; spik - tė folur, folja, spik-spikatje-spikamė-spikama, I,e,tė spikatur-a; persosje, persosshmėria e njeriut, qė I kemi kėto kompozita tė sotme shqipe, si nivel I lartė pune, diturie, shkathtėsie; poashtu: skrip - shkrim; script-I, skriptet, skriptorja etj.
Fjala - shqip rrjedhė nga fjala - skip, e gjuhės Shqipe-illire (guha skipe-illire), spika skipe, e cila rrodhi nga psika skipe, ku skrola skipe (scroll) ėshtė emėrtimi mė I lartė shkencor nė Genesis (Gjeneza): scroll 1, scroll 2,cka e karakterizon shėnjtėrinė e shqipes, fjalė e parė qė I prinė thėnjeve mė tė spikatura tė kulmit tė diturisė sė njeriut - Librat e Genisit…
Nė gjuhėn e folur popullore Shqipe ballkanike, kemi emėrtimet e vjetra pėr shkronjėn - shkrola, shkrojla, shkrolė, shkrollė, shkrolla, shkrollat por tė ndikuar nga ndryshmi I tingullit s=sh, sepse pleqėt thonė me s - skrolė, skrola, skrolat e skipes, skrola skipe etj.
Shqip=Skip, Shqiptar=skiptar, janė dy shprehje tė ndryshme fonetikisht, kurse me kuptim tė njejtė, qė pak, ose aspak thuaja, nuk ėshtė shkruar nga linguistėt tanė, e qė kanė pasė mundėsinė reale, ta pėrcaktojnė drejtė, bile nė Kongresin e Manastirit (1908), aty ku me ndkimet e tė dy anėve tė forta tė Dy Portave, me ndikim tė kohės, shumė raste tė ndryshimit tė tingujve tė alfabetit tė gjuhės shqipe, krijuan probleme dhe kėto probleme droj do tė mbesin therrėlinguistike, qė pėngojnė nė gjetjen e udhėve tė shkurta, pėr nė Dardhanishten e Lashtė illire...
Me therminin - Shqipe, tek Shqipėria, nuk mund tė vijojmė gjurmimet deri nė gjuhėn e pare - skipe, kurse me atė - SKIPNIA, ose SKIPĖRIA, mund tė lidhemi deri tek - skip spik, tek guha skipe, Skipja e Thotit, e cila merret sot linguistikisht, si fillesa e gjuhėve botėrore tė para: Thoti trismegist - Hermes I Madhėsisė sė Trefisht. Ku kjo shprehje - Trefishe, Mendoj se ėshtė Treshi I Gjuhėve tė Para Botėrore - kuni, kina e Indi (gjuha Kuniforme - Cuneiform Language), gjuhėt indase dhe kineze e tė Lindjes sė Largėt - pėr kėtė arsye thirret - Hermes Trismegist, Thoti.

--------------------------------------------------------------------------------


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Historia e gjuhes shqipe   Thu Sep 20, 2007 11:13 pm

[b]Dorėshkrimi i 1210-s ėshtė apo nuk ėshtė sfiduesi i Gjon Buzukut?

Admirina Peēi

Vetėm pak ditė mė parė doli lajmi pėr zbulimin e njė dokumenti tė vjetėr, i cili i pėrkiste vitit 1210. Pra, mendohet tė jetė mė i lashtė se formula e pagėzimit dhe "Meshari" i Gjon Buzukut. Asnjėherė mė parė nuk ishte thėnė dhe zbuluar njė lajm i tillė. Ndaj, hamendjet, mosbesimet u thurėn menjėherė pas atij lajmi tė publikur nė media. Ata qė nuk dyshonin u gėzuan pėr zbulimin e hershėm dhe nisėn tė kėrkojnė hollėsi tė tjera.
Vetė autori i kėtij zbulimi, Musa Ahmeti, pėrveē hollėsive qė ka dhėnė pėr veprėn, pėr zbulimin e saj dhe ndihmėn qė i kanė dhėnė miqtė e tij, nuk pranon tė bėjė asnjė koment mė shumė.
Ai po pret qė dorėshkrimi i hershėm tė botohet dhe tė bjerė nė duart e tė gjithėve. Mė tej, komentet janė tė hapura.
Dorėshkrimi i hershėm
Njė vėllim i lidhur me kopertinė tė fortė druri, qė i pėrket vitit 1210, titulli i tė cilit nuk ishte shėnuar i tėri nė regestat e Vatikanit dhe, nė formėn origjinale, ėshtė zbuluar nga dr. Musa Ahmeti
Siē rrėfen ai vetė nė njė shkrim tė gjatė nė revistėn "Ekskluzive", shfletimi i kujdesshėm qė nė faqen e parė ishte shenjė se teksti nuk ishte nė gjuhėn latine, greke, sllave apo ndonjė gjuhė tjetėr, por ishte i tėri nė gjuhėn shqipe. Vėllimi ėshtė nė pergamen, gjė e zakonshme pėr kohėn kur ishte shkruar. Ka 208 fletė (pra 208 faqe), sepse nė pergamen shkruhet vetėm nė njėrėn anė. Numėrimi i faqeve ėshtė vetėm recto. Pėrmasat janė 28x39.5cm. I tėrė vėllimi ėshtė i ruajtur shumė bukur, nuk ka dėmtime, vetėm nė disa faqe ka filluar tė fshihet ngjyra dhe kjo nė fletėt 188, 189 dhe 192. I gjithė dorėshkrimi ėshtė i shkruar me grafema ( shkronja) latine dhe i tėri nė gjuhėn shqipe nė dialektin e Veriut, i cili, si i vjetėr qė ėshtė, paraqet mjaft vėshtirėsi pėr t'u lexuar. Nė fillim, por edhe nė disa vende brenda dorėshkrimit, ka iniciale, tė cilat janė shumė tė bukura. Tri nga ato janė tė praruara me flori. Inicialet e tjera janė me ngjyrė tė kuqe, pjesa dėrrmuese, ndėrsa dy janė me ngjyrė blu tė hapur. Nė dorėshkrim ka edhe tri miniatura, kryesisht tė punuara nė flori, tė cilat paraqesin momente biblike. Dorėshkrimi ndahet nė tre kapituj: nga faqja 1 deri nė faqen 97 pėr teologjinė, nga faqja 98deri nė faqen 146 pėr filozofinė dhe nga faqja 147 deri nė faqen 208 pėr historinė. Secili nga kapitujt mund tė jetė edhe njė libėr mė vete. I gjithė dorėshkrimi ėshtė autograf i shkruar nga njė dorė. Ndėrsa, nė fund fare, nė f.208, autori ka firmosur vetė me emrin Teodor Shkodrani, duke shėnuar: "Me ndihmėn dhe dėshirėn e fort tė lumturit zot e pėrfundova nė vitin 1210, ditėn e 9-tė tė marsit".
Nga u nis autori
U nis nga ato qė thuheshin shpesh nėpėr rrethet e studiuesve tė gjuhės dhe historianėve, se gjuha shqipe duhej tė ishte mė e hershme se formula e pagėzimit, nė vitit 1462, apo nga libri i parė shqip "Meshari i Gjon Buzukut". Mė tej, pohimi i Eqerem Ēabejt se: "Nė nėntorin e vitit 1940, N.Borgia mė kumtoi nė Grotaferata pranė Romės se kishte zbuluar nė arkivin e Vatikanit njė dokument nė gjuhėn shqipe mė tė vjetėr se Buzuku. Fshehtėsinė e zbulimit tė tij ky dijetar e mori me vete nė varr. Gjurmime tė mėtejshme nėpėr arkivat e Vatikanit dhe propagandės mund tė na sjellin ndonjė tė papritur nė zbulim dokumentesh mė tė moēme tė shqipes", e shtyu mė shumė studiuesin Ahmeti pėr t'iu futur kėtyre kėrkimeve.

Si u gjet dorėshkrimi?

Nisur nga kėto, Musa Ahmeti dhe njė grup specialistėsh tė Vatikanit, nisėn kėrkimet. Konsultimi me kolegė specialistė me pėrvojė nga arkivi i Vatikanit, por edhe me studiues eminentė botėrorė, qė bėjnė studime nė vatikanishte, ishte i dobishėm pėr ta, pasi u kurseu kohė dhe eliminuan disa nga fondet arkivore, ku ishte e sigurt se aty nuk mund tė gjendej materiali pėr tė cilin fliste N.Borgia. Kėshtu, duke kėrkuar vetėm nė fondet arkivore, ku mendohej se mund ishte ky dorėshkrim i rrallė, ata e gjetėn. Pas njė punė disavjeēare, siē pohon vetė Ahmeti, kemi arritur tė bėjmė transkriptimin dhe transliterimin e dorėshkrimit. Ndėrsa puna pėr kėtė gjė ka qenė mjaft e vėshtirė, pasi nuk gjenden tekste tė ngjashme nga kjo kohė apo kohė mė e afėrt pėr tė konsultuar e krahasuar grafemat, fjalėt, fjalitė e strukturėn e pėrgjithshme gramatikore. Sė shpejti, ky dorėshkrim do tė shohė dritėn e botimit tė plotė tė tij, duke shėnuar kėshtu tekstin e parė tė gjuhės shqipe, qė e shtyn hershmėrinė e kėsaj gjuhė 345 vjet mė herėt se ē'ishte shpallur deri mė tani.
opinione

Moikom Zeqo ( studiues)

Unė mendoj pėr mė herėt…
Sa i pėrket studimit i takon Musa Ahmetit tė flasė. Ai ka tė drejtėn morale tė publikojė. Pėrgjegjėsia shkencore ėshtė tėrėsisht e tij, ashtu siē do t'i takojė edhe vlerėsimi i zbulimit. A ėshtė dr.Ahmeti "dorė e fisme" apo i takon ndonjė dore tjetėr tė fisme ta bėjė kėtė studim, kjo ėshtė njė ēėshtje e diskutueshme dhe paragjykuese. Nuk besoj se zbulimi, qoftė edhe ai i Buzukut, do tė shterojė vetėm nga zbuluesi i veprės. Pėr Gjon Buzukun kanė shkruar dhjetėra dijetarė tė huaj e shqiptarė dhe sėrish problemi nuk ėshtė ezauruar. Nėse ėshtė njė tekst i 1210-s, tjetėr gjė ėshtė zbulimi, e tjetėr gjė ėshtė studimi, filologjik, ai i grafemave, transkriptimi, transliterimi, qė mund tė vazhdojnė pėr njė kohė tė gjatė, pėr vetė karakterin arkaik tė gjuhės, ose shumė problemeve shkencore, qė ndonjėherė janė tė pafundme.Unė jam plotėsisht i bindur se gjuha shqipe ėshtė shkruar para Buzukut. Dijetari Nilo Borgia i ka dėshmuar Ēabejt se ka gjetur njė dorėshkrim mė tė vjetėr se ai i Buzukut. A ėshtė ky dorėshkrim zbulimi i dr. Ahmetit, kjo duhet vėrtetuar, se mund tė jetė ndonjė dorėshkrim tjetėr i veēantė. Por edhe sikur dorėshkrimi tė mos jetė i 1210-s, por i 1310-s, 1410-s, 1510-s…sėrish ėshtė njė zbulim i madh nė vetvete. A mund tė jetė shkruar shqipja nė shekullin XIII? Pa dyshim qė po. Unė nuk jam skeptik dhe entuziast euforik. Njė nga filologėt, ndėr mė tė njohurit e gjithė kohėve, eruditi Faik Konica, ėshtė ende mė i skajshėm nė mendimet e tija. Ai thotė: "Gjuha shqipe duhet tė jetė shkruar nė shekullin XIII, kur nė 1272-nė, Karli Anzhu, vėllai mė i vogėl i Shėn Luigjit, mbretit tė Francės, u zgjodh mbret i shqiptarėve me kryeqytet Durrėsin. Ai dėrgoi nė Durrės mėkėmbėsin e tij, Gazon d'Eshinar, pėr tė organizuar Mbretėrinė e Shqipėrisė. Ai duhet tė ketė organizuar edhe gjuhėn administrative, edhe nė shqip. Por Konica shkruan se fillimet e shqipes sė shkruar duhet tė jenė qė nė kohėn e normandėve, nė shek XI. Ai thotė qė, nė shek. XII, gjuha italiane vendėse "il volgare" nisi me drojtje tė pohojė veten kundrejt latinishtes dhe momenti i parė letrar i njohur nė italishte ėshtė "Kėnga e palaēos toskan", qė i pėrket kėsaj periudhe. Meqė gjithēka ndodhte nė Itali, herėt a vonė do tė kishte jehonė edhe nė Shqipėri, kjo na lejon tė besojmė se ideja pėr tė shkruar gjuhėn e vet, shqiptarėve duhet t'u ketė ardhur nga Italia, nga fundi i shekullit XII. Ndonjė ditė mund tė gjendet njė pėrgjigje pėrfundimtare, pėr kėtė ēėshtje nė arkivat e Vatikanit ose nė dokumentet bashkėkohėse tė urdhrave Benediktin dhe Domenikan, madje Konica mendon se kjo lloj letėrsie shqipe duhet tė ketė qenė laike, rrėfime kalorėsiake apo pėrmbledhje historish, sipas modelit tė botimit italian "Cente novelle anche". Unė besoj se Konica nuk ėshtė aspak njė entuziast euforik. A duhet ta paragjykojmė dr. Musa Ahmetin? Ai ka shkruar se, sė shpejti, do tė botojė nė aparatin shkencor edhe dėshmitė autentike, tekstin e 1210-s, shoqėruar edhe me dokumentin zyrtar tė tre paleografėve tė Vatikanit, si dhe dokumentin pop tė Vatikanit, qė lejon botimin e kėtij dorėshkrimi. Kur ta bėjė kėtė botim kemi tė drejtė tė japim mendime shkencore pėr tė. Pa kėtė botim nuk mund tė bėjmė as kriticizmin, as paragjykimin. Shpreh mendimin se studimi do tė jetė shumė i gjatė, i shumė studiuesve e ndoshta i brezave.

Pranvera Bogdani (specialiste e mesjetės)

Ahmeti ka hulumtuar aty ku duhej

Lexova me kėnaqėsi tė veēantė kėto ditė nė shtyp lajmin me tė cilin studiuesi Musa Ahmeti, me banim nė Zagreb, na bėnte me dije mbi gjetjen e njė libri, tė parit deri mė sot tė shkruar nė gjuhėn shqipe, nė fillimet e shek. XIII, nė arkivin sekret tė Vatikanit. Bota shkencore albanologjike, studiues shqiptarė tė Shqipėrisė dhe diasporės me kohė kanė qenė tė bindur se shqipja shkruhej shumė mė parė nga ē'ishte arritur tė dokumentohej. Ndaj ishin nė pritje tė njė dėshmie materiale, pėr t'i dhėnė fund paradoksit, se nuk ekziston nė kėtė botė ndonjė qoshk, sėnduk apo ndryshe me gjuhė jo mė popullore, por shkencore , arkiv, ku tė ruheshin ato tė famshmet" kronikat tona" tė pėrmendura nga heroi ynė kombėtar Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, apo ndonjė libėr i shkruar nė gjuhėn shqipe, pėrpara vitit 1462, kur kishin gjetur tashmė tė dėshmuar fjalinė e parė tė shkruar nė gjuhėn tonė.
Arkivi sekret i Vatikanit, me tė drejtė pritej tė ishte njė nga vendet ku mund tė ruheshin dėshmi tė hershme tė gjuhės sonė tė shkruar dhe prandaj ėshtė bėrė objekt hulumtimesh edhe nė kėtė drejtim. E autorizuar nga Instituti i Historisė, nė vitet1992-1993, si specialiste e historisė mesjetare pėr periudhėn para pushtimit osman, unė hyra nė kėtė arkiv pėr tė hulumtuar dokumente tė reja pėr historinė e Shqipėrisė dhe u pėrpoqa tė jepja njė ndihmesė edhe nė kėtė drejtim. Mė duhet tė pranoj se, sikundėr edhe paraardhėsit e mi, nuk isha me fat si studiuesi Musa Ahmeti. Arsyet lidhen me veēoritė e kėtij arkivi. Ende sot ai ėshtė i paskeduar tėrėsisht nė indekse informuese dhe duket shumė e largėt dita qė tė kesh pėr tė njė informacion orientues tė kompjuterizuar, qė e vė studiuesin e shek. XXI nė pozita tepėr lehtėsuese nė arkiva tė tjerė tė botės.
Ajo ēka dihet sot pėr materialin qė ai ruan, ėshtė fakti se ende nuk ėshtė shfletuar nė tėrėsinė e tij dhe se, pėr ta plotėsuar punėn e bėrė nga disa breza arkivistėsh, lypset edhe ajo e disa brezave tė tjerė nė tė ardhmen. Nė njė situatė tė tillė pėr njė studiues, qė provon tė punojė nė arkivin e Vatikanit, publik , i hapur pėr tė gjitha kombet pa paragjykime feje e besimi, ėshtė domosdoshmėri tė hulumtojė nė tri drejtime: sė pari tė hulumtojė literaturėn informuese, skedarėt e botuar ose jo, pastaj tė pėrpiqet tė njihet me punėn nė vazhdim tė arkivistėve aktualė nėse ėshtė e mundur, dhe, sė treti, tė arrijė pėrsėri, nėse i mundėsohet, tė bashkėpunojė me studiues qė kanė pėrvojė tė gjatė pune nė kėtė arkiv tė kombėsive tė ndryshme, ku do tė veēoja me pėrparėsi ata kroatė pėr seriozitetin, por edhe pėr ndjenjat historikisht miqėsore me shqiptarėt. Nė kėtė kontekst, studiuesi Musa Ahmeti ka pasur avantazhe, siē pohon edhe ai vetė, nė krahasim me shqiptaėrt e tjerė qė kanė hulumtuar pėrpara tij, si njohje, informacione nga studiues, tė cilat i ka shfrytėzuar me sukses duke na gėzuar tė gjithėve me lajmin e bukur.

[b]

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 

Historia e gjuhes shqipe

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

 Similar topics

-
» THENIE PER GJUHEN SHQIPE
» la historia de RBD
» Historia e Tiranes
» Historia e Rethit Diber

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM ::  :: -