ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Rinia Dhe Kultura Shqipetare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Rinia Dhe Kultura Shqipetare   Thu Sep 20, 2007 11:15 pm

Prof. As. Dr. Aleksandėr Kocani

Aty nga fillimet e viteve ‘60-tė gjuha shqipe zhvillohej si lėndė nė vitet e para tė shkollės sė mesme. Mė pastaj pėr njė arsye qė nuk u mor vesh publikisht, ajo u hoq nga ky nivel i shkollimit duke mbetur vetėm nė atė 8 -vjeēar. Njė heqje tė tillė zyrtare ishte e vėshtirė qė ta kundėrshtoje po zyrtarisht nė atė kohė. Por nuk ka dyshim se kundėrshtime tė heshtura, apo tė shfaqura si dyshime tė ndrojtura me siguri ka patur. Ka tė ngjarė qė, edhe pėr shkak tė tyre, aty nga mesi i viteve ‘80-tė u bė njė hap zyrtar pėr forcimin e mėsimdhėnies sė letėrsisė nė shkollėn e mesme. Me sa mbaj mend, motivi ishte qė tė forcohej kultura gjuhėsore e nxėnėsve, sidomos ajo e shkruar. U mendua qė njė pikėsynim i tillė realizohej mė mirė duke forcuar lėndėn e letėrsisė, se sa duke rifutur atė tė gjuhės shqipe. Arsyet e vėrteta tė njė vendimi tė tillė ėshtė vėshtirė qė t’i marrim me mend tani. Ka tė ngjarė qė ndėr to tė bėjė pjesė edhe mungesa e dėshirės pėr tė pranuar se heqja e kėsaj lėnde nga shkolla e mesme ishte njė gabim fatal, gjė qė do tė hidhte hije dyshimi nė drejtėsinė e politikės arsimore tė PPSH-sė. Ndoshta kjo mund tė shpjegojė se pėrse kryesisht nė qarqet arsimore u soll si argument nė tė mirė tė forcimit tė letėrsisė, logjika se ajo pėrbėn njė gjuhė shqipe tė aplikuar dhe, nga kjo pikėpamje ka epėrsi ndaj parashtrimit si lėndė mėsimore tė gjuhės nė nivelin nė fjalė tė shkollimit.

Rifutje e gjuhės apo forcim i letėrsisė?

Sigurisht kėtu nuk ėshtė ēėshtja qė thjesht tė gjykojmė njė qėndrim tė dikurshėm pėr ta “mbėrthyer” atė nė bankėn e tė akuzuarve. Problemi qėndron ndoshta nė analizėn logjike tė tij pėr tė zbuluar defektet e mundshme tė kėtij qėndrimi, nė mėnyrė qė tė kapen qartė pėrmasat e rėndėsisė sė mėsimdhėnies sė gjuhės nė nivelin e shkollimit ku jepet kultura e pėrgjithshme. Kėshtu do tė mund tė shmangen nė tė ardhmen pėrsėritje tė qėndrimeve tė gabuara dhe tė gjenden rrugė mė efektive pėr tė rritur kulturėn gjuhėsore tė nxėnėsve qė mbarojnė shkollėn e mesme.
Shtrohet pyetja: Pėr tė arritur kėtė pikėsynim nė parim mė mirė ėshtė qė tė rifutet gjuha shqipe, apo tė forcohet mėsimdhėnia e letėrsisė? Nė se nuk do tė kėrkohej njė zgjedhje alternative, autori i kėtij artikulli do tė ishte pėr ndjekjen e tė dy rrugėve. Ndėrsa nė kushtet e njė zgjedhjeje tė tillė, siē edhe ka ndodhur, por edhe mund tė ndodhė nė tė ardhmen, preferenca do tė ishte nga ana e rifutjes sė gjuhės. Pikėrisht kjo ka ndodhur dhe pėr kėtė mendoj se ėshtė pėr t’u pėrgėzuar Ministria e Arsimit dhe Shkencės. Arsyeja e preferencės nė fjalė ėshtė e thjeshtė. Kėrkojmė tė forcojmė kulturėn gjuhėsore tė nxėnėsve tė shkollės sė mesme dhe kjo do tė thotė, nė radhė tė parė, forcim i pėrvetėsimit tė strukturave gjuhėsore (gramatikore, sintaksore etj.) dhe i parimeve e ligjėsive gjuhėsore. A mund t’i kapim kėto dy objektiva thjesht duke shtuar orėt e letėrsisė dhe duke e pėrsosur programin e saj nė shkollėn e mesme? Ndryshe, me njė gjuhė filozofike mund tė pyetet: Pėr tė pėrsosur kulturėn gjuhėsore qė merret nė tė, a duhet tė ndjekim rrugėn nga e veēanta, nga rastet e veēanta tė aplikimit tė gjuhės nė letėrsi, nė arritjen me induksion tek “bėrthama” e kėsaj kulture, dmth, tek strukturat, parimet e ligjėsitė gjuhėsore nė fjalė? Kemi ardhur kėshtu nė njė ēėshtje mjaft tė rėndėsishme dhe shumė tė debatuar tė metodologjisė sė kėrkimit shkencor, qė tashmė e ka marrė njė pėrgjigje nga filozofia e shkencės dhe qė ėshtė pranuar nga komuniteti shkencor. Logjika shkencore ka dhėnė “verdiktin” e vet pėr rrugėn deduktive, atė tė nisjes nga e pėrgjithshmja pėr tė vajtur tek rastet e veēanta tė zbatimit tė saj. Nė kushtet e problemit tonė, do tė thonim se nė njė situatė alternative, pėr tė forcuar kulturėn gjuhėsore, mė e pranueshme do tė ishte qė fillohej me forcimin e pėrvetėsimit tė gjuhės shqipe nėpėrmjet mėsimdhėnies sė saj, pėr tė kaluar pastaj nė pėrsosjen e zbatimit tė njohurive gjuhėsore nė letėrsi dhe nė ēdo lėndė tjetėr mėsimore, nė shkollė dhe jashtė saj. Nė ēdo lėmė tė dijes nuk mund tė rritet e pėrsoset kultura pėrkatėse nė se nuk trajtohet drejt raporti teori-praktikė. Kėshtu, nuk mund tė mbėshtetemi vetėm nė komponentin e praktikės nė emėr tė gjoja pėrparėsisė sė zbatimit, siē po bėhet aktualisht nė tė famshmin eksperiment pėr matematikėn nė shkollat e mesme. Zbatimi pėrbėn njė procedurė logjiko-operuese qė ndjek linjėn e arsyetimit deduktiv, dmth qė kalon nga e pėrgjithshmja, nga teoria tek e veēanta, tek rastet aplikative (ushtrime, situata problematike etj.). Ai nė thelb vendos njė korrespondencė dinamike midis tė pėrgjithshmes dhe tė veēantės nėpėrmjet njė rruge aktualizimi, apo bėrjeje tė sė parės (e cila nuk ėshtė veēse termi i dytė nė mundėsi).
Pra ėshtė e nevojshme tė jenė tė dy termat (e pėrgjithshmja, teoria dhe e veēanta, rastet e aplikuara tė saja) dhe tė kalohet nga termi i sė pėrgjithshmes tek ai i tė veēantės. Ngelja vetėm nė secilėn prej dy termave nė fjalė nuk bėn tė mundur procedurėn e zbatimit, gjė qė do tė thotė se nuk lejon qė tė kemi pėrvetėsim krijues tė njohurive nė fushėn pėrkatėse. Do tė kemi ose tė mėsuar riprodhues mekanik tė teorisė, ose mbetje nė njohuri tė cekėta pėr raste tė veēanta aplikative tė teorisė, qė nuk kanė kahe pėrgjithėsuese dhe nuk i hapin rrugėn mendimit krijues, aplikimeve nė situata tė reja.

Epilog

Jo pa qėllim mė sipėr nė argumentin e sjellė u pėrdor, por jo me sforco, edhe njė linjė filozofike e arsyetimit. Ēėshtja ėshtė se problemi i forcimit tė kulturės gjuhėsore tė brezave qė kalojnė nė sistemin tonė tė shkollimit nuk pėrbėn thjesht njė problem specifik qė u takon vetėm specialistėve tė gjuhėsisė pėr ta trajtuar. Ai ka edhe pėrmasa mė tė gjera sociale qė “thėrrasin” nė diskutim edhe filozofin, edhe sociologun, edhe psikologun etj. Kultura gjuhėsore, nė dallim nga disa tė tjera, qė u pėrkasin shkencave tė veēanta, zė njė vend qendror nė formimin kulturor nė pėrgjithėsi tė ēdo individi. Jo mė kot gjuhėn e kanė konsideruar si “matematikė tė shkencave sociale”. Ajo krahas arsenalit terminologjik, strukturave gjuhėsore pėr ndėrtimin e parashtrimeve, nėpėrmjet mbėshtetjes logjike pėr arsyetim u jep individėve njė ndihmesė tė pazėvendėsueshme nė ndėrtimin e vetė mendimit nė fusha tė ndryshme. Antropologu amerikan Lee Worf shkonte deri aty sa tė pohonte se gjuha e programon vetė mendimin.
Edhe me sa u dha mė sipėr shihet se edhe pėr rininė shkollore, kultura gjuhėsore ėshtė tepėr e rėndėsishme sa nė formimin e tyre kulturor nė pėrgjithėsi, aq edhe nė atė tė disiplinave tė veēanta. Prandaj dhe e ritheksojmė se rifutja e mėsimdhėnies sė gjuhės shqipe nė shkollėn e mesme pėrbėn njė veprim nė drejtimin e duhur, madje mjaft tė vonuar. Ajo do tė kontribuojė jo vetėm nė njė kulturim tė pėrgjithshėm mė tė mirė tė nxėnėsve, por edhe nė rritjen e shkallės dhe tė cilėsisė sė pėrvetėsimit krijues tė njohurive nė disiplinat e ndryshme. Pėr mė tepėr, nga pikėpamja sociale ajo do tė pėrmirėsojė edhe komunikimin e tė rinjve nė shkollė dhe jashtė saj, duke ndikuar pėr mirė nė uljen e shkallės sė konfliktualitetit qė lidhet me nivelin aktual tė kėtij komunikimi.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Rinia Dhe Kultura Shqipetare
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: ARTI & KULTURA :: GjUhA ShQipE-
Kėrce tek: