AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Sqiptaret , Kombi 10 Milionesh

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Sqiptaret , Kombi 10 Milionesh Empty
MesazhTitulli: Sqiptaret , Kombi 10 Milionesh   Sqiptaret , Kombi 10 Milionesh Icon_minitimeSun Sep 23, 2007 12:22 am

Shqiptaret, Kombi 10 milionesh

Shqiptaret, Kombi 10 milionesh
Nga Dhimitėr Doka

Njė pėrmbledhje e shkurtėr mbi shpėrndarjen dhe numrin e etnisė shqiptare nė trojet etnike dhe jashtė saj. Njė pasqyrė jo
vetėm nė shifra, por edhe nė kohė, qė nga ilirėt deri te shqiptarėt. Nga Ballkani nė Europėn Perėndimore, Afrikė, Amerikė e
deri nė Australi shqiptarėt pėrafėrsisht janė njė komb prej 10 milion banorėsh Kėtė pyetje mund t’ia kenė bėrė vetes
shumė shqiptarė dhe tė huaj, por vėshtirė qė tė kenė gjetur njė pėrgjigje tė saktė. Edhe unė qė vendosa tė shkruaj pėr kėtė temė
e kam tė vėshtirė tė jap shifra plotėsisht tė sakta, pėrveē vlerėsimeve tė pėrafėrta. Kjo sepse, nga njėra anė ka qenė e vėshtirė
pėr vetė ndryshimet e shumta dhe tė shpeshta qė ka pėsuar historikisht vendi nėn sundimet e ndryshme pėr tė pasur
statistika tė sakta, nga ana tjetėr se vėshtirėsitė e jetės dhe luftrat e shumta kanė detyruar historikisht shumė shqiptarė qė tė
shpėrngulen nga trevat e tyre dhe tė shpėrndahen kudo nė Botė. Njė arsye tjetėr qė ka vėshtirėsuar shumė kėtė problem ka
qenė edhe ndryshimi i shpeshtė i kufinjėve dhe copėtimi i shumtė i trevave shqiptare. Shqiptarėt janė ndėr tė rrallėt popuj nė
Botė qė nė trevat e tyre ndodhen politikisht tė ndarė nė pesė shtete, pikėrisht nė: Republikėn e Shqipėrisė, Kosovė, Maqedoni,
Greqi, Serbinė (Jugore) dhe Mal tė Zi. Kjo ka bėrė qė edhe vlerėsimi statistikor i numrit tė tyre tė jetė i ndryshėm sipas
shteteve ku ata bėjnė pjesė. Megjithatė historia e popullimit tė trevave tona ėshtė shumė mė e hershme sesa diskutimi i
kufijėve dhe ndarjet e sotme territoriale. Dėshmitė e shumta arkeologjike vėrtetojnė pėr gjurmėt mė tė lashta tė popullimit tė
trevave tona nė Ballkan dhe Europė. Njė gjė tė tillė e kanė dėshmuar objektet arkeologjike tė gjetura nė pjesė tė ndryshme tė
trevave shqiptare, siē janė ato tė Xarės nė Sarandė, nė afėrsi tė Shkodrės, nė malin e Dajtit etj. Nga studimi i kėtyre objekteve
arkeologjike ėshtė vėrtetuar se trevat tona kanė filluar tė banohen qė nė periudhėn e paleolitit tė mesėm (100 000 deri 40 000
vjet para Krishtit).
Veēanėrisht pas krijimit tė popullsisė etnike ilire, u zgjerua mjaft si hapėsira e banimit, ashtu edhe numri i vendbanimeve tė
kėsaj popullsie. Kjo hapėsirė zinte tashmė pothuaj gjithė pjesėt perėndimore tė gadishullit tė Ballkanit. Popullsia ilire e kėsaj
kohe (rreth mijėvjeēarit tė para Krishtit) llogaritej nė rreth 500 000 vetė dhe jetonte e ndarė nė disa fise si: Enkelejdėt,
Taulantėt, Dalmatėt, Dardanėt etj.
Dėshmitė e gjetura tė periudhės sė antikitetit flasin po pėr atė vazhdimėsi etno-kulturore ilire si dhe pėr ekzistencėn e njė
popullsie tė konsiderueshme nė trevat tona. Karakteristikė pėr kėtė periudhė ka qenė edhe rritja e vazhdueshme e numrit tė
qyteteve ku numėroheshin rreth 20 qytete, e midis tyre dalloheshin qytete tė tilla si: Shkodra, Lisi, Dyrrahu, Apolonia,
Buthroti etj.Periudha e Mesjetės (rreth shekullit XIII-XIV-tė), kur vendi quhej Arbėri dhe banorėt arbėr, shėnoi njė zhvillim tė
mėtejshėm tė popullsisė sonė si nė numėr, ashtu edhe nė shtrirje gjeografike. Numri i popullsisė nė trevat tona gjatė kėsaj
periudhe mendohet tė ketė qenė rreth 1,5 milion banorė.
Pėr tė gjitha kėto periudha, deri nė pushtimin turk, ndonėse mungojnė tė dhėnat statistikore, dėshmitė e shumta arkeologjike
vėrtetojnė pėr njė fakt tė vetėm, pėr vazhdimėsinė e zhvillimit etnik dhe kulturor tė sė njėjtės popullsi nė tė gjitha trevat
shqiptare.Tė dhėnat e para statistikore qė dėshmojnė mbi ecurinė e numrit tė popullsisė nė trevat shqiptare i pėrkasin
periudhės sė pushtimit osman, kur sipas regjistrimit tė popullsisė nė vitin 1431-1432 rezultoi se nė trojet tona jetonte njė
popullsi prej rreth 800 000 banorėsh. Gjatė shekullit tė XX-tė janė bėrė disa regjistrime tė popullsisė, si ai i vitit 1921, 1923,
1927, 1938, 1945. Megjithėse japin tė dhėna tė rėndėsishme, kėto regjistrime nuk mund tė quhen plotėsisht tė sakta.
Gjithashtu, copėtimi i trojeve shqiptare nė vitin 1913 bėri qė pjesa mė e madhe e popullsisė (rreth 1 milion banorė) tė mbetej
jashtė kufinjėve tė Shqipėrisė dhe, pėr pasojė, tė llogaritej nė numrin e popullsisė tė vendeve tė tjera. Sipas regjistrimit tė parė
tė pėrgjithshėm (brenda Republikės Shqiptare) tė vitit 1923, popullsia llogaritej 804 800 banorė. Megjithatė duke filluar nga
vitet 20-tė tė shekullit XX-tė e nė vazhdim, tė dhėnat statistikore mbi numrin e popullsisė shqiptare dhe ecurinė e saj, erdhėn
vazhdimisht duke u shtuar dhe saktėsuar.
Kėshtu sot llogariten gjithsej, rreth 10 milion shqiptarė nė Botė, dhe prej kėtyre gati 7 milion banojnė nė trevat etnike
shqiptare: nė Republikėn e Shqipėrisė (3.8 milion tė regjistruar, nga tė cilėt rreth 700 mijė kanė emigruar pas vitit 1990),
Kosovė (rreth 2 milion), nė trevat shqiptare nė Maqedoni (rreth 800 mijė), Greqi (rreth 250 mijė shqiptarė tė Ēamėrisė), nė
Serbinė Jugore (rreth 80 mijė) dhe nė Mal tė Zi (50 mijė).
Emigracioni i jashtėm ka tėrhequr historikisht njė pjesė tė konsiderueshme tė popullsisė nga trevat shqiptare. Fillimet e tij ky
emigracion i ka tė paktėn qė nga shekulli i XIV-tė, fillimisht brenda vendeve tė Ballkanit, ku veēohet emigrimi i rreth 300 mijė
shqiptarėve arvanitas tė vendosur kryesisht nė ishujt e Egjeut, More (Peleponez) dhe rrethinat e Athinės, e duke u zgjeruar
mė vonė nė shumė vende tė tjera. Gjatė periudhės 1437-1744 ka dominuar emigrimi drejt Italisė, ku veēohet veēanėrisht ai pas
vdekjes sė Skėndėrbeut, e qė ka kapur nė total shifrėn e mbi 200 mijė vetėve. Shumica e tyre u vendos nė Kalabri e Siēili, ku
edhe sot numėrohen rreth 80 vendbanime arbėreshe. Njė pjesė e tyre emigruan mė vonė drejt shteteve tė tjera, sidomos
drejt Amerikės. Sot nė Itali numėrohen zyrtarisht nga shteti italian 80 deri 100 mijė arbėreshė.
Gjatė periudhės sė gjatė tė pushtimit osman shumė shqiptarė do tė detyroheshin tė emigronin edhe drejt Turqisė, ku sot
numėrohen rreth 1.5 milion turq me origjinė shqiptare.
Nė shekujt e XIX-tė dhe XX-tė shtrirja e emigrantėve shqiptarė do tė pėrfshinte edhe shumė vende tė tjera, si brenda rajonit,
edhe larg tij dhe Europės. Kėshtu, diaspora shqiptare do tė prezantohej edhe nė Bullgari, Rumani, Rusi, Egjypt, Siri,
Australi, Agjentinė, Brazil e sidomos SHBA. Vetėm nė SHBA diaspora shqiptare llogaritet sot nė rreth 500 mijė vetė.
Pėrllogaritja e saktė e numrit tė shqiptarėve nė Botė mbetet megjithatė njė problem i paqartė, i cili kėrkon tė qartėsohet sepse
ka rėndėsi jo vetėm kombėtare, por edhe ndėrkombėtare. Ky numėr ėshtė treguesi i parė qė shpreh nė vlera absolute
rėndėsinė dhe potencialin e ēdo popullsie nė Botė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Sqiptaret , Kombi 10 Milionesh
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: ME AFER NJERI TJETRIT :: DiAspOra ShqiPtaRe-
Kėrce tek: