AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Roli i diaspores per afrimin e Shqiperise ne perendim

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Roli i diaspores per afrimin e Shqiperise ne perendim Empty
MesazhTitulli: Roli i diaspores per afrimin e Shqiperise ne perendim   Roli i diaspores per afrimin e Shqiperise ne perendim Icon_minitimeSun Sep 23, 2007 12:40 am

Intervistė me shkrimtarin e madh Ismail Kadare
Diaspora mund tė loz njė rol tė madh pėr
afrimin e shqiptarėve me botėn e qytetėruar
perėndimore
Nė intervistėn, tė bėrė pėrmes telefonit, Ismail Kadare shprehet edhe njė herė pėr pavarėsinė e
plotė tė Kosovės dhe vetėm pėr tė. Ai flet me shumė respect pėr emigrantėt shqiptarė,
diasporėn nė pėrgjithėsi dhe pret nga ajo njė kontribut tė vyer nė afrimin e atdheut me botėn e
qytetėruar perėndimore.
Zėri: Zoti Kadare, Kosova ndodhet nė njė moment tė rėndėsishėm historik. Bisedimet e Vienės
sė shpejti, sė paku kėshtu thonė analistėt, do tė hyjnė nė njė fazė mė dinamike, e cila nė
vjeshtėn qė vjen do tė pėrfundoj me sqarimin definitiv tė statusit politik tė saj. A mund ta
pėrfytyroni ju njė marrėveshje shqiptaro-serbe mė nė fund pėr njė ndarje tė qetė, dmth. pėr
shkėputjen e Kosovės nga Serbia, pas gjithė kėtyre lumenjėve gjaku qė janė nė mes nesh dhe
kjo qė pėrjetuam nė fazėn e parė tė deritanishme tė bisedimeve?
Kadare: Unė mendoj qė ēėshtja e Kosovės ėshtė njė ēėshtje e madhe parimore e
moralit universal. Nuk ėshtė thjesht ēėshtje e gjeopolitikės, por ėshtė ēėshtje e
marrėdhėnjeve midis lirisė dhe robėrisė. Nuk mund tė ketė nė shekullin XXI sot nė
Europė dhe nė botė njė forcė qė tė dalė e tė thotė qė ne do ta detyrojmė kėtė popull
tė bėjė kompromise ose tė bėjė lėshime me lirinė e tij, d.m.th. tė pranojė qė tė jetė i
robėruar ose gjysmė i robėruar, ose ēerek I robėruar. Prandaj, nė qoftė se dialogu
midis serbėve dhe shqiptarėve do tė pėrfundojė me njė kompromis tė kėsaj natyre,
ky ėshtė njė dialog i pamundur, mendoj unė, ėshtė sikur tė bisedojė, tė thuash, i
vdekuri me tė gjallin, si tė bisedojė liria me robėrinė. Ky nuk ėshtė mė dialog. Prandaj
ēėshtjen e Kosovės unė e shikoj si njė ēėshtje objektivisht tė mbyllur nė favor tė lirisė
sė Kosovės, tė lirisė sė saj tė plotė dhe tė pa cunguar. Sido qė tė vijė, gjithė bota, gjithė
morali universal, gjithė historia e demokracisė botėrore sot ka arritur nė kėtė pikė qė
duhet tė respektojė vetėveten dhe nuk mund tė bėjė kompromis me kėtė gjė.
Prandaj, nė qoftė se Serbia ėshtė larg tė kėsaj ideje, ėshtė ajo qė duhet tė afrohet,
sepse shqiptarėt janė nė anėn e lirisė nė kėtė rast, kurse ana tjetėr ėshtė nė anėn e
robėrisė .
Zėri: Nė qarqet diplomatike nė Perėndim po qarkullon ideja se Serbia kundėrshpėrblim pėr
pajtimin tė saj eventual me pavarėsinė e Kosovės nė njė procedurė tė pėrshpejtuar tė
anėtarsohet nė BE. Si e vlerėsoni kėtė alternativė, pra kėtė shpėrblim tė Serbisė pėr tė gjitha
ato qė ka bėrė e qė dihen?

Kadare: Nė kėtė ēėshtje mua mė intereson nė rradhė tė parė, siē do t’i interesonte ēdo
qytetari shqiptar, interesi i popullit tė vetė, dmth. Kryesisht pavarėsia e Kosovės. Se
ē’do tė marrė Serbia pėr kėtė, shpėrblim ose jo, ajo ka lidhje pėrsėri me atė qė unė e
thash mė parė moral universal demokratik. Nė qoftė se bota do tė pranojė tė
shpėrblejė njė vend qė nė fund tė fundit ėshtė dėnuar pėr krimet e tij kundėr popullit
shqiptar, ėshtė ajo qė merrė pėrgjegjėsitė morale, nuk ėshtė puna jonė. Unė si njeri, si
qenje njerėzore, si qytetar jam kundėr shpėrblimit tė shteteve, tė regjimeve ose tė
administratave qė kanė bėrė krime kundėr njerėzimit
Zėri: Natyrisht, por nėse Serbia integrohet nė Europė, ajo sigurisht qė nuk do tė integrohet
atje si Serbi e tanishme. Ata qė e bėjnė kėtė propozim sigurisht nisen nga ajo qė Serbia do tė
evolojė me kohėn duke liruar nga trashėgimia e saj shoviniste. Dhe njė Serbi europiane do tė
ishte pa dyshim edhe nė interesin e shqiptarėve, apo jo?
Kadare: Po, po, absolutisht. Kjo ėshtė tjetėr gjė. Unė besoj dhe jam dakord, e kam
thėnė disa herė, qė ēdo gjė e mirė qė ndodh nė Ballkan, pavarėsisht se nė ēfarė shteti
ndodh, ėshtė njė gjė e mirė pėr gjithė komunitetin ballkanik, duke pėrfshirė kėtu
edhe Serbinė. Natyrisht njė Serbi demokratike, e emancipuar i intereson shumė
gjithashtu shtetit fqinj shqiptar, Kosovės, shqiptarėve gjithashtu. Natyrisht, kjo ėshtė
njė gjė qė nuk diskutohet. E kisha fjalėn, kur bėra atė rezervėn pak mė parė, qė nuk
duhet kurrėsesi tė konceptohet kjo si njė shpėrblim, si njė pazarllėk meqė Kosova po
e merrė lirinė. Kosova e meriton absolutisht lirinė e saj, shpėrblimi ėshtė tjetėr gjė.
Europa duhet tė ketė marrėdhėnjet e saja me Serbinė. Unė besoj se shtetet e
Ballkanit perėndimor do tė hyjnė pak a shumė bashkarisht nė Europė dhe kjo ėshtė
njė gjė e mirė, sepse kėshtu ky gadishull do tė jetė mė i drejtpeshuar dhe mė solid.
Nė kėtė mėnyrė do tė shmangen grindjet tashi se kush do tė hyjė pėrpara e kush
mbrapa, kush do ta kryejė njė angazhim tė tillė pėrpara ndaj Europės dhe kush do ta
kryejė kėtė angazhim me pak vonesė. Unė shpresoj dhe dėshiroj qė kjo hyrje tė jetė e
pėrbashkėt. Pra, siē e kuptoni, unė nuk kam ndonjė ndjenjė revanshi ose hakmarrjeje
kundėr Serbisė qė ajo tė mos hyjė nė Europė, pėrkundrazi, ėshtė mirė qė ajo tė hyjė.
Por qė tė hyj nė Europė, shtetet duhet tė pranojnė principet e mėdha demokratike, tė
atij qė quhet shpirt europian demokratik. Dhe nė qoftė se Serbia i pranon, ėshtė
natyrisht njė gjė e mirė pėr tė nė rradhė tė parė pastaj pėr ne fqinjėt e saj.
Zėri: Ju, Zoti Kadare, jeni shprehur shumė herė nė mėnyrė kritike ndaj politikės sė shtetit
shqiptar; sidomos diplomacisė, e cila disa herė ka rėnė nėn nivelin e kėrkesave tė kosovarėve
pėr sa i pėrket zgjidhjes pėrfundimtare tė ēėshtjes sė Kosovės. Cili ėshtė pozicioni i tanishėm i
shtetit shqiptar nė lidhje me pavarėsinė e Kosovės?
Kadare: Unė kam kritikuar gjithėmonė dhe vazhdoj tė kem tė njejtin mendim kritik
pėr ēdo formulim qė e mendoj tė gabuar lidhur me pavarėsinė e Kosovės. Jemi
dėshmitar tė gjithė pėr ato deklarata qė janė bėrė. Nė shtetin shqiptar ka pasur
gjithmonė njė lloj deklarimi kundėrthėnės, dmth. nė instancat mė tė larta tė shtetit,
presidenti dhe kryeministri, shefi I ekzekutivit, kanė qenė shumė tė vėmendshėm,
edhe parlamenti bashkė me ta, kanė shprehur absolutisht mendimin qė Kosova
duhet tė jetė e pavarur, pa asnjė kusht. Nga ana tjetėr, diplomacia shqiptare ka pasurnjė ngjyrim disi mė tjetėr. Unė vazhdoj tė kem tė njejtin mendim, jam dakord me kėtė
tė parin, dmth. me pavarėsinė pa kushte, dhe vetėm pėr tė.
Zėri: Njė pjesė e faktorit ndėrkombėtar ka kėrkuar nga pala shqiptare kompromise tė
ndryshme, por askujt deri mė tani nuk i ka shkuar ndėr mend qė tė krijohet njė komb i ri
kosovar, tė futet njė gjuhė tjetėr zyrtare nė Kosovė e ndryshme nga gjuha standarde shqipe etj.
?
Kadare: Unė e quaj tė panevojshme dhe tė padrejtė tė futem nė diskutime qė i
pėrkasin qytetarėve tė Kosovės, kulturės sė Kosovės dhe pėr gjėra qė vendosen atje.
Mendoj se kombi shqiptar, unė mund tė them vetėm kaq, kombi shqiptar ėshtė njė
dhe nuk ka tė drejtė kush qė tė krijojė teorira pėr ndarjen e tij. Vetėm kaq mund tė
them. Lidhur me formulat se si do tė jetė ky shtet i ri shqiptar, sepse me sa duket
puna do tė pėrfundoj me njė shtet tjetėr shqiptar nė Ballkan, ēka ėshtė njė gjė pėr
mua normale dhe aspak e keqe, bile ėshtė njė diēka qė I konvenon, i shkon shtatit tė
popullit shqiptar, ai po e rifiton shtatin qė e ka humbur prej vitesh, mos tė them prej
shekujsh. S’ka asgjė tė keqe qė tė ketė dy shtete shqiptare. Si do tė kryehet kjo, pa e
cėnuar indin e pėrbashkėt tė kombit ėshtė njė punė qė duhet zgjidhur me shumė
urtėsi, pa nervozizėm, pa spekullime politike. Unė mendoj se njė komb, njė nga
karakteristikat e njėsisė sė njė kombi ėshtė gjuha e njejtė, por edhe me gjuhėn janė
bėrė dhe po bėhen spekullime. Ėshtė shpjeguar gabim ē’ėshtė gjuha standarde,
ē’ėshtė gjuha letrare. Kėto janė probleme shumė tė ndėrlikuar pėr tu shtjelluar njė
intervistė.
Zėri: Z. Kadare, ju nė jetėn tuaj tė gjatė si krijues i keni provuar pothuajse tė gjitha akuzat qė
fillojnė me anti. Muajve tė fundit atyre iu ėshtė shtuar edhe njė: Kadareja antimysliman. A ju
ka ēuditur kjo akuzė, sidomos burimi i saj nga hapsira shqiptare?
Kadare: Po, natyrisht, mė ka habitur dhe s’mė ka habitur. Siē e thatė dhe ju vetė, unė
kėto i kam dėgjuar dhe pėrpara, zakonisht pėr mua pėrpara kishte disa anti tė tjera,
psh. antikatolik disa herė, nuk e kam marrė vesh asnjėherė se ku bazohej kjo akuzė.
Njė shkrimtar nuk mund tė jetė as antikrishterė dhe as antimysliman njėkohėsisht,
ose duhet tė shpallet ai, duhet thėnė thjesht se ai ėshtė antishqiptar. Unė kam
provuar edhe akuza tė tjera me anti. Ditėve tė fundit donte dikush tė provonte se unė
jam antiitalian. Mė parė i njejti njeri mė kishte akuzuar si antikinez, kurse kėtė herė i
drejtohej ambasadorit italian duke i hequr vėrejtjen se si ambasadori i Italisė nė
Shqipėri nuk ka vėnė re qė romani im “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur” ėshtė njė
roman qė fyen kombin italian, Italinė, e tė gjitha e tė gjitha kėto. Kjo ėshtė, e kupton,
sa absurde, sa e shėmtuar, sa imorale kur njė shqiptar, si tė thuash, “mė spiunon”
mua tek shteti italian. Shteti italian e ka botuar kėtė roman nja dhjetė herė, ka bėrė
dhe njė film pėr kėtė roman, dhe ky shqiptar ia kujton kėtij shteti se si tė mė shpallė
ai mua antiitalian. Mendoj se kjo ėshtė njė gjė absurde, kjo tregon primitivitetin e
jetės sonė shoqėrore, morale. Prandaj, akuzat e tjera me anti s’mė habitin aspak
Zėri: Njė komentues nė lidhje me kėtė “Kadareja animysliman”ka shkruar se kjo ėshtė njė
strategjie pėr tė ftohur lexuesin nga ju, dmth. pėr tė krijuar njė hendek mes lexuesit shqiptar
dhe Kadaresė.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Roli i diaspores per afrimin e Shqiperise ne perendim Empty
MesazhTitulli: Re: Roli i diaspores per afrimin e Shqiperise ne perendim   Roli i diaspores per afrimin e Shqiperise ne perendim Icon_minitimeSun Sep 23, 2007 12:47 am

Kadare: Natyrisht. Mua kanė dashur tė mė ftohin disa herė me lexuesin. Njė
tentativė ka qenė pėr shembull para pesėmbėdhjetė vitesh kur unė dola I pari, iu
drejtova gjithė botės demokratike, isha nė Paris nė atė kohė, qė t’i presi mirė
refugjatėt shqiptarė se kėta po vijnė nga njė tragjedi e rėndė. Dhe kjo ėshtė botuar nė
Francė, nė shqip dhe nė frėngjisht, deklarata ime, kurse policia e fshehtė shqiptare,
sigurimi hapi fjalė se unė i kam share refugjatėt shqiptarė. Ende sot ma pėrmendin
sharjen, megjithėse ky teksti im ėshtė botuar dhjetė herė nė shtyp, tekst i vitit
1989/90, i shkruar nė vitin 1990 dhe i botuar po atė vit. Pra, ėshtė bėrė e kundėrta,
dmth. pėr tė mė ftohur mua me me popullin tim. Refugjatėt shqiptarė, ju e dini, janė
me qindramijėra, dhe nė Shqipėri shumica e familjeve kanė pasur nga njė anėtar. Kjo
ėshtė mėnyrė djallėzore qė shpiku polica e fshehtė shqiptare, sigurimi shqiptar, pėr tė
neutralizuar ēdo deklaratė time qė mund tė bėja pėr rėnjen e komunizmit shqiptar.
Dhe duhet tė themi se ajo ia arriti nė njėfarė shkalle, sepse kjo thashethemė zuri kaq
shumė vend saqė pėrsėritet ende sot. Bile disa nga ata qė mė quajnė mua
antimysliman e pėrdorin edhe kėtė.
Zėri: Po, ju keni plotėsisht tė drejtė. Unė vetėm mund tė ju vėrtetojė nė kėtė drejtim. Vėrtet
ka shumė simpatizantė tuaj qė ende e kanė nė kokė atė togjalėshin “refugjatėt janė
jashtėqitja e kombit shqiptar”, bile shumė njerėz naivisht besojnė se ju vėrtet kėtė e keni thėnė.
Kadare: Kjo tregon se sa shumė ka punuar policia e fshehtė shqiptare dhe se sa
shumė janė agjentėt e saj tė shpėrndarė nė gjithė botėn. Ata vazhdimisht e
shpėrndajnė kėtė gjė, ndonėse kjo kurrė s’ėshtė thėnė prej meje. Jo vetėm s’ėshtė
thėnė, por ėshtė thėnė e kundėrta, dhe teksti im ėshtė i botuar. Unė ju lutem ta botoni
nė revistėn tuaj, ta kėrkoni tekstin, i cili ėshtė, e zezė mbi tė bardhė, kam disa faqe,
kam pėrshkruar ikjen e refugjatėve me tonet mė prekėse qė mund tė mendohet
bashkė me thirrjen time pėr botėn pėr t’i pranuar ata.
Zėri: Nė debatin e zjarrtė pėr identitetin shqiptar ka pasur ndonjėherė edhe deklarime e
qėndrime tė pamatura. Po e pėrmend me kėtė rast vetėm njė qėndrim tė artikuluar nga ana e
Maks Velos qė shprehet kundėr bashkimit eventual tė Kosovės me Shqiprinė pėr shkak tė
mbrapameturisė sė kosovarve. Mua mė duket se Maks Veloja ka bėrė njė pėrgjithėsim tė
palejueshėm dhe ka shqiptuar njė gjykim tė ngutur lidhur me bashkimin. Cili ėshtė mendimi
juaj, zoti Kadare?
Kadare: Unė Maks Velon e kam pasur dhe e kam shok. E kisha shok nė kohė tė
vėshtira, unė i kam ruajtur njė pjesė tė veprės sė tij kur ai ka qenė nė burg. Natyrisht
e kam shok, por kjo nuk do tė thotė aspak se unė mund tė jem me mendimet e tij kur
ai bėn gabime, e sidomos gabime tė rėnda si ato qė pėrmenėt ju. Nuk kėrkoj tė bėj
asnjė justifikim pėr atė qė ka shprehur. Njė pjesė e mendimeve tė tij nė shkrimin pėr
Kosovėn kanė qenė krejtėsisht tė palejueshme. Asnjėherė mė parė s’kam dėgjuar prej
tij mendime tė tilla. Ndaj, pa i justifikuar aspak ato dėshiroj t’I marrė tė pjella nė njė
ēast nervozizmi.
Zėri: Siē dihet kombi shqiptar, tej kufijve politik nė Ballkan qė e ndajnė atė nė disa shtete, i
pėrket popujve qė kanė njė diasporė tė madhe. Kjo diasporė ka luajtur njė rol tė
jashtėzakonshėm nė dhjetėvjeēarėt e fundit me kapitalin e saj financiar nė zhvillimin
ekonomikekonomik tė gjithė hapsirės shqiptare, mirėpo pėr fat tė keq kjo diasporė nuk e ka gėzuar
pėrkujdesjen e shtetit shqiptar nė masėn qė e ka merituar. Nė Gjermani muajve tė fundit ka
lindur njė lėvizje nė krye tė sė cilės ėshtė Ymer Lladrovci, i cili rrjedh nga njė familje
patriotike kosovare nga e cila kanė dalė luftėtarė dhe dėshmorė nė luftėn e fundit kundėr
pushtuesve serbė. Ai sė bashku me grup studentėsh dhe intelektualėt shqitarė ka ndėrmarrė
njė iniciativė pėr riorganizimin e diasporės dhe vėnjen e saj nė funksion tė integrimit sa mė tė
shpejtė tė atdheut tonė nė Europė. Zoti Kadare, a mendoni ju se diaspora shqiptare ka ende njė
obligim pėr tė kryer ndaj vendit tė saj tė origjinės dhe a mund tė bėjė ajo vėrtet shumė nė
afrimin e kombit shqiptar me Europėn?
Kadare: Do tė doja t’ ia filloj nga kjo e fundit. Roli i diasporės ėshtė i
padiskutueshėm, sidomos nė kėtė fillim tė shekullit XXI. Si asnjėherė tjetėr nė
historinė e Shqipėrisė, diaspora mund tė loz njė rol tė madh pėr afrimin e Shqipėrisė
me botėn e qytetėruar perėndimore, nė afrimin politik, kulturor, ekonomik. Nė
Europė ka disa popuj qė kanė funksionuar gjithmonė me diasporėn, ndėr ta hynė
populli shqiptar. Po pėrmend jo vetėm vendet e Ballkanit, por ta zėmė njė popull si
Irlanda, popuj tė tjerė, njė pjesė e popujve skandinav. Nė gadishullin ballkanik
grekėt, shqiptarėt, njė pjesė e ballkanasve janė popuj qė nuk mund ta ndash historinė
e tyre nga historia e diasporės. Prandaj kjo ėshtė njė gjė objektive, ėshtė njė gjė
historike, ėshtė njė gjė e vėrtetė, dhe aq mė tepėr sot nė vend qė kjo dukuri tė tė
pakėsohej, kjo ėshtė forcuar edhe mė tepėr. Prandaj kjo qė thatė ju ėshtė jashtė ēdo
disktuimi. Unė kam shpresė se kjo do tė ndodhi dhe kjo nisma qė pėrmendėt ju
ėshtė shumė fisnike dhe shumė e dobishme.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Roli i diaspores per afrimin e Shqiperise ne perendim
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Artistet e Diaspores
» Rinia Shqiptare, rreth 80% deshiron me dal ne Perendim....
» EMIGRIMI, SHKATERRIM APO PERMIRESIM I SHQIPERISE?
» Intriga e zonjes franceze per mbretin e Shqiperise

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: ME AFER NJERI TJETRIT :: DiAspOra ShqiPtaRe-
Kėrce tek: