ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Iliret

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
jerimida
AneTaR HeRo
avatar

Numri i postimeve : 489
Location : ne konfuzitet
Registration date : 22/09/2007

MesazhTitulli: Iliret   Tue Sep 25, 2007 6:31 pm

Historia e Shqipėrisė
Historia e Shqipėrisė nė tė vėrtetė nuk pėrfshinė vetėm tė dhėnat historike tė hapėsirės gjeografike mbi tė cilėn gjenden teritoret shqiptare por edhe hapsirat tjera tė banuara me shqiptarė e qė kanė mbetur jasht kufijve tė shqipėrisė sė sotme e qė nė tė kaluarėn kan qenė njė tėrėsi shqipėri.

Ilirėt
Prejardhja e shqiptarėve nuk ėshtė e njohur pėrfundimisht, por tė dhėnat e nxjerra nga historia dhe nga gjuhėsia, studimet arkeologjike dhe antropologjike na ēojnė nė pėrfundimin se Shqiptarėt janė pasardhės tė drejtpėrdrejtė tė Ilirėve tė lashtė dhe kėta tė fundit ishin autoktonė nė trojet e banuara prej tyre. Po ashtu edhe gjuha shqipe rrjedh nga gjuha e ilirėve, kalimi nga gjuha ilire nė gjuhėn shqipe me sa duket ndodhi midis shekujve tė IV dhe VI. Disa studiues, megjithatė, i kundėrshtojnė kėto teza, duke arsyetuar se ilirėt nuk ishin autoktonė dhe se shqipja rrjedh nga njė dialekt i vdekur i gjuhės trake.

Mendohet se kultura ilire u zhvilluar nga koha e gurit dhe u shfaq nė trojet e Shqipėrisė rreth fillimit tė kohės sė bronzit, rreth 2000 p.e.s. Ilirėt nuk pėrbėnin njė popullsi uniforme, por njė pėrzierje tė shumė fiseve qė banonin nė pjesėn perėndimore tė Ballkanit, nga ēfarė sot ėshtė Sllovenia nė veri-perėndim (dhe duke pėrfshirė) zonat e Epirit, i cili shtrihej thuajse deri nė mes tė Greqisė sė sotme. Nė pėrgjithėsi, ilirėt nė zonat e larta tė Shqipėrisė ishin mė tė veēuar se ata nė zonat e ulėta dhe kultura e tyre u zhvillua mė ngadalė.

Shkrimtarė tė lashtėsisė rrėfejnė se Ilirėt ishin njerėz tė shoqėrueshėm dhe mikpritės, tė famshėm nė guximin dhe trimėrinė e tyre nė luftė. Gratė Ilire kishin me drejtėsi tė drejta tė barabarta nė gjendjen me burrat, edhe nė ēėshtjen e prijėsit tė bashkėsisė fisnore. Nė ēėshtjet e fesė, ilirėt ishin paganė (pa fe tė mirėfilltė) qė besonin nė njė jetė tė pėrtejme dhe varrosnin tė vdekurit tok me armė dhe sende tė ndryshme tė menduara pėr pėrdorim vetjak.

Toka e Ilirisė ishte e pasur nė minerale hekuri, bakri, ari, argjendi dhe ilirėt u bėnė mjeshtra nė nxjerrjen dhe pėrpunimin e metaleve. Ata ishin mjeshtra tė mėdhenj nė ndėrtimin e anijeve dhe madje detarė shumė tė aftė; nė tė vėrtetė, galerat e tyre tė lehta dhe tė shpejta tė njohura si "liburnae" ishin me njė skicim aq tė lartė saqė romakėt i trupėzuan ata nė floten e tyre si njė lloj luftanije tė quajtur "Liburnia".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Postim i schatze   Tue Sep 25, 2007 6:59 pm

Nga shekulli i VIII deri nė atė tė VI p.e.s. grekėt themeluan njė varg kolonish nė truallin ilir, dy prej tyre nga mė tė spikaturit ishin Epidamnus (Durrėsi i sotėm) dhe Apollonia (afėr Vlorės sė sotme). Prania e kolonive greke nė dheun e tyre i solli ilirėt nė prekje me njė qytetėrim mė tė pėrparuar, i cili i ndihmoi ata tė zhvillojnė kulturėn e tyre, ndėrsa nga ana e tyre ndikuan jetėn ekonomike dhe politike tė kolonive. Nė shekullin e III p.e.s. filluan tė dobėsohen dhe u prishėn pėrfundimisht.

Fuqimisht krahas me ngritjen e kolonive greke, fiset ilire filluan tė zhvillohen politikisht pėrkatėsisht nga njėsi (qėnie) tė vogla e tė thjeshta nė mė tė mėdha e mė tė ndėrlikuara. Nė fillim ata krijuan lidhje (ushtarake) tė pėrkohshme me njėri-tjetrin pėr qėllime mbrojtjeje dhe sulmimi, pastaj federative dhe ende mė vonė, mbretėrira. Prej tyre mbretėritė mė tė rėndėsishme, tė cilat lulėzuan nga shekulli i V deri nė atė tė II p.e.s., ishin ato tė enkelajve, taulantėve, epirjotėve dhe tė ardianėve.

Pas ndėrluftimesh pėr pjesėn mė tė mirė tė shekullit IV p.e.s. kundėr shtetit zgjerues Maqedon tė Filipit II dhe Aleksandrit tė Madh, ilirėt u pėrballuan me njė kėrcėnim mė tė madh nga fuqia rritėse e romakėve. Duke e parė truallin ilir si njė urėlidhės pėr pushtimin nė lindje tė Adriatikut, Roma sulmoi dhe mundi Ilirėt nė vitin 229 p.e.s. tė prirė nga mbretėresha Teuta dhe nga viti 168 p.e.s. vendosi njė mbikqyrje tė frytshme mbi Ilirinė.



[ e vura ketu sepse eshte vazhdim i asaj teme qe ke hapur dhe duhet ta vije pas kesaj ketu e jo te hapje nje teme te re ,besoj se me kupton por gjithsesi mbetet postim i yti , te lutem mos e merr keq kete levizje ]

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
jerimida
AneTaR HeRo
avatar

Numri i postimeve : 489
Location : ne konfuzitet
Registration date : 22/09/2007

MesazhTitulli: Re: Iliret   Tue Sep 25, 2007 7:46 pm

jo aspak nuk e marre per keq madje une po perpiqesha te gjeja me shume dhe i lexova temat me rralle po per pak me lane syte i frikesuar
dhe me sosi durimi.
Ps:pune ne grup i pranon te gjitha Smile
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Iliret   Tue Sep 25, 2007 10:52 pm

Ok me fal mua mu duk si vazhdim i asaj te pares dhe mendova se e kishe bere pa dashje me vjen keq po mundohem ta bej si ishte ok pa merak Very Happy

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
jerimida
AneTaR HeRo
avatar

Numri i postimeve : 489
Location : ne konfuzitet
Registration date : 22/09/2007

MesazhTitulli: Re: Iliret   Wed Sep 26, 2007 10:34 am

per mua nuk ka fare problem Smile
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Iliret   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Iliret
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: SHKENCAT SOCIALE :: HiStoRiA-
Kėrce tek: