ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Pavarsia e Shqperise

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
jerimida
AneTaR HeRo
avatar

Numri i postimeve : 489
Location : ne konfuzitet
Registration date : 22/09/2007

MesazhTitulli: Pavarsia e Shqperise   Tue Sep 25, 2007 6:43 pm

Krijimi i shtetit tė ri
Pak kohė pas mundjes sė turqve nga lidhja ballkanike, nė dhjetor tė vitit 1912 u thirr nė Londėr njė konferencė ambasadorėsh tė Fuqive tė Mėdha (Britanisė, Gjermanisė, Rusisė, Austro-Hungarisė, Francės dhe Italisė) pėr tė vendosur mbi daljen e ēėshtjeve tė ngritura nga konflikti (lufta). Me mbėshtetjen e dhėnė shqiptarėve nga Austro-Hungaria dhe Italia, konferenca ra nė ujdi tė krijohej njė shtet i pamvarur shqiptar. Por, nė vendosjen e kufinjve tė shtetit tė ri, duke pasur trysni tė forta nga fqinjėt e Shqipėrisė, Fuqitė e Mėdha nuk njohėn gjėrėsisht realitetin demografik dhe dorezuan rajonin e gjėrė tė Kosovės serbėve, ndersa nė jug, Greqisė iu dha pjesa mė e madhe e Ēamėrisė, njė pjesė e zonės sė vjetėr tė Epirit me qendėr nė Lumin Thķamis. Shumė vėzhgimtarė dyshuan nėse shteti i ri do tė ishte i zbatueshėm me rreth gjysmėn e tokave dhe popullsisė shqiptare tė lėna jashtė kufinjve tė saj, veēanėrisht meqėnėse kėto treva ishin mė prodhimtaret nė drithėra dhe mbareshimin e bagėtive. Nga ana tjetėr, njė bashkėsi e vogėl rreth 35.000 veta me kombėsi greke u perfshinė brenda kufinjve tė Shqipėrisė. (Megjithėkėtė, Greqia qė numėronte tė gjithė shqiptarėt e besimit ortodoks - 20 pėrqind tė popullsisė - si greke, pohonte se numri i popullsisė me kombėsi greke ishte mė i madh seē mendohej). Qė atėherė e mė pas, pakicat greke e kosovare mbeten tema shqetėsuese nė marrdhėniet Shqiptaro-Greke dhe Shqiptaro-Jugosllave.

Fuqitė e Mėdha poashtu caktuan njė princ gjerman, Wilhelm zu Wied (Vilhelm cu Vid), si qeverisės tė Shqipėrisė. Vilhelmi mbėrriti nė Shqipėri nė mars 1914, por mosnjohja e tij me Shqipėrinė dhe problemet e saja, tė pėrziera nga ndėrlikimet e ngritura nga shpėrthimi i Luftės sė Parė Botėrore, e ēuan atė nė lėnien e Shqiperisė gjashtė muaj mė vonė. Lufta e zhyti vendin nė njė krizė tė re, kur ushtritė e Austro-Hungarisė, Francės, Italisė, Greqisė, Malit tė Zi dhe Serbisė e zaptuan dhe pushtuan atė. E lėnė pa ndonjė udhėheqje politike apo autoritative, vendi ra nė kaos dhe fati i tij varej nė fije tė perit. Nė Konferencėn e Paqes tė Parisit pas luftės, shuarja e Shqipėrisė u shmang kryesisht nga pėrpjekjet e Presidentit tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės Woodrow Wilson (Vudrou Uillson), i cili kundershtoi njė plan tė Britanisė, Francės dhe Italisė tė ndarjes sė Shqipėrisė midis fqinjve tė saj.

Njė kongres kombėtar, i mbajtur nė Lushnjė nė janar 1920, hodhi themelet e qeverisė sė re. Nė dhjetor tė po kėtij viti Shqipėria, kėtė herė me ndihmėn e Britanisė, u pranua nė Lidhjen e Kombeve, kėshtu duke fituar pėr herė tė parė njohjen ndėrkombėtare si njė shtet dhe komb vetėvendosės.


Peshkop Noli dhe Mbreti Zog

Ahmet Zogu
Nė fillim tė viteve tė 20-ta shoqėria shqiptare ishte e ndarė midis dy grupimeve politike thellėsisht opoziatare. E para, pėrbehej prej klasės sė bejlereve dhe agallarėve, pronarė tė mėdhenj tokash, qė mbas Shpalljes sė Pavarėsisė, u ishin veshur veprimtarisė politike dhe qė nė njėfarė mėnyre pėrfaqėsonin forcat e vjetra tradicionale shqiptare. Nė ballė tė tyre shquhej sidomos Ahmet Zogu, njė feudal i vogėl fisnor nga rrethi i Matit. Grupi i dytė pėrbėhej prej intelektualėve, tregėtarėve progresistė dhe politikanėve me prirje demokratike, tė cilėt synonin modernizimin e Shqipėrisė sipas standarteve tė Evropės Perėndimore dhe Amerikane. Ky grupim udhėhiqej prej Fan Stilian Nolit, njė peshkop ortodoks i edukuar nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Kėto forca politike, krejtėsisht tė kundėrta nė program dhe pėrbėrje, pėrfaqėsonin nė shkallė tė vogėl natyrėn thellėsisht kontradiktuese tė politikės shqiptare nė fund tė Luftės sė Parė Botėrore.

Nė periudhėn midis vitit 1920 dhe 1924 forcat liberale u fuqizuan sė tepėrmi dhe nė vitin 1924 njė kryengritje popullore e detyroi Ahmet Zogun tė largohej nga Shqipėria pėr nė Jugosllavi. Nė pozitėn e kryeministrit tė qeverisė sė re shqipatare, Noli i'u pėrvesh njė programi social qė synonte njė reformė tė plotė agrare dhe modernizimin e infastrukturės administrative tė vendit sipas shembullit tė demokracive perėndimore. Sidoqoftė, ky program hasi nė kundėrshtimin e klasės sė bejlereve tė mėdhenj, tė cilėt nuk donin tė humbisnin pozitėn e tyre tė lartė nė drejtimin e shtetit. Qeveria e Nolit, gjithashtu, nuk arriti dot tė sensibilizonte opinionin ndėrkombtar nė ndihmė tė Shqipėrise. Qeveria e vetme qė e njohu Shqipėrinė nė arenėn ndėrkombėtare ishte vetėm regjimi i ri Sovjetik i Leninit. Pėr pasojė, qeveria e Nolit ėshtė konsideruar tepėr idealiste dhe nė menyrė pėrfundimtare, njė eksperimentim i pafat nė politikėn shqiptare. Nė krye tė gjashtė muajve Noli ra nga fuqia dhe Zogu u rivendos si kryeministėr i Shqipėrisė me ndihmėn tepėr zemėrgjėrė tė Ushtrisė Jugosllave.

Zogu rifilloi sundimin e tij katėrmbėdhjetėvjeēar nė Shqipėri nė fillim si president i Shqipėrisė (1925-1928) dhe mė vonė si Zogu I Mbret i Shqiptarėve. Revolucioni demokratik i Nolit i la njė pėrshypje tė thellė Zogut dhe ai e kuptoi qė nėse Shqipėria kishte pėr tė bėrė pėrpara atėherė ai duhej tė ndėrmerrte disa reforma domethėnėse. Si rezultat, Zogu ishte i sukseshėm nė vendosjen e rregullit dhe rendit publik dhe hapi shumė shkolla fillore dhe disa tė mesme (nė analizė tė fundit tė pamjaftueshme, meqėnėse Shqipėria ishte kryesisht analfabete deri nė fund tė Luftės sė Dytė Botėrore). Kėto reforma kishin pamjen e njė skllavėrimi kombėtar pasi nė sigurimin e mjeteve financiare Zogu e lidhi veten kokė e kėmbė mbas Italisė. Financimet dhe traktatet e shumta, qė ai ndėrmori me qeverinė fashiste tė Mussolinit e bėnė Shqipėrinė virtualisht njė koloni Italiane shumė kohė mė parė se ardhja e Ushtrisė Italiane nė Shqiperi. Nė vitin 1939 Italia pushtoi Shqipėrinė dhe e detyroi Zogun tė largohet nė fillim nė Greqi dhe mė vonė nė Egjipt.

Baza mbėshtetėse e Zogut ishin bejlerėt e Shqipėrisė jugore dhe bajraktarėt e veriut. Duke shfrytėzuar kėto lidhje dhe duke u mbėshtetur nė ndihmat financiare tė Italisė dhe nė njė xhandarmari tė stėrvitur dhe udhėhequr nga oficerė tė huaj, Zogu solli njėfarė stabiliteti nė Shqipėri. Ai vendosi autoritetin shtetėror nė zonat e thella malore, uli kriminalitetin, hodhi themelet e sistemit tė ri arsimor dhe ndėrmori disa hapa nė modernizimin e jetės sociale tė vendit. Sidoqoftė sukseset ishin shumė mė tė vogla nė numėr nėqoftėse krahasohen me dėshtimet e tij. Ligjėrisht, Zogu ishte njė monark qė i bindesh kushtetutes sė vendit, kurse de facto ai ishte thjesht njė diktator mondan. Zogu dėshtoi nė zgjidhjen e promblemit mė themelor shqiptar, atė tė reformės agrare. Pėr eliminimin e urisė Zogu importonte drithra nė shuma tė kosiderueshme, por, sidoqoftė, fshatarėsia pėrsėri ngeli nė njė gjendje tė mjerueshme qė detyroi masat e thjeshta popullore tė emigronin jashtė shtetit. Pėr mė tepėr Zogu u mohoi shtetasve tė tij tė drejtat qytetare dhe civile tė cilat krijuan kushte tė favorshme pėr kryengritje tė shpeshta ndaj regjimit tė tij. Ai neglizhoi klasat intelektuale dhe punėtore, pėrhapi korrupsinon shtetor dhe persekutoi opozitėn politike. Kėto masa mundėsuan krijimin e grupeve dhe celulave tė para komuniste tė Shqipėrisė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
webmaster
ViP
avatar

Male
Numri i postimeve : 802
Age : 32
Location : Ancona
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Pavarsia e Shqperise   Fri Sep 28, 2007 2:52 am

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albrelax.com
webmaster
ViP
avatar

Male
Numri i postimeve : 802
Age : 32
Location : Ancona
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Pavarsia e Shqperise   Fri Sep 28, 2007 2:53 am

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albrelax.com
miraa
I/E Respektuar


Numri i postimeve : 53
Registration date : 27/09/2007

MesazhTitulli: Re: Pavarsia e Shqperise   Fri Sep 28, 2007 8:48 am

deniss kush eshte ky plaku me se spo e njohe se ai ne kale e njoha eshte ai skenderbeu apo jo
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Pavarsia e Shqperise   Fri Sep 28, 2007 5:10 pm

Miraa eshte Ismail Qemali vogelushe Laughing

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
webmaster
ViP
avatar

Male
Numri i postimeve : 802
Age : 32
Location : Ancona
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Pavarsia e Shqperise   Fri Sep 28, 2007 5:53 pm

E mi mira dhe ti keta qe jane me kuaj me makina njef kembesoret si njef mi dreq Razz lol!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albrelax.com
jerimida
AneTaR HeRo
avatar

Numri i postimeve : 489
Location : ne konfuzitet
Registration date : 22/09/2007

MesazhTitulli: Re: Pavarsia e Shqperise   Fri Sep 28, 2007 9:37 pm

hahha sa kam qesh te raft e mira lol!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Pavarsia e Shqperise   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Pavarsia e Shqperise
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: SHKENCAT SOCIALE :: HiStoRiA-
Kėrce tek: