ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Shqiperia Socialiste

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
jerimida
AneTaR HeRo


Numri i postimeve : 489
Location : ne konfuzitet
Registration date : 22/09/2007

MesazhTitulli: Shqiperia Socialiste   Tue Sep 25, 2007 6:45 pm

Shteti stalinist

Enver Hoxha
Sunduesit e rinj tė Shqipėrise trashėguan njė vend jashtezakonisht tė varfėr, tė persekutuar nga analfabetizmi, gjakmarrja fisnore, shumllojshmėria e semundjeve epidemike dhe mungesa fantastike e tė drejtave mė themelore civile dhe qytetare. Pėr eliminimin e tyre komunistėt ndėrmoren njė program radikal modernizimi qė synonte pavarėsine sociale dhe ekonomike tė Shqipėrise, si njė suplementim tė reformave tė filluara qysh nga Shpallja e Pavarėsisė nė Vlorė mė 1912.

Akti i parė i qeverisė sė re ishte ajo e njė reforme agrare pa kompromis. Tokat e bejlerve dhe agallarėve u ndanė nė ngastra mė tė vogla dhe i'u dhanė atyre fshaterėve qė ose nuk kishin tokė, ose qė deri nė atė kohė kishin shėrbyer si sejmenė dhe bujkrobėr. Kjo masė theu gjithashtu dhe bazėn fuqimore tė klasės sė bejlerėve. Pėr mė tepėr, qeveria shtetėzoi industrinė, bankat dhe gjithė kapitalin tregtar dhe tė huaj nė vend. Pak kohė mbas reformės agrare filloi kolektivizimi i tokės, proces i cili mbaroi nė 1967. Si rezultat, fshatarėsia humbi tokėn qė i'u dha nė fund tė Luftės sė Dytė Botėrore. Socializmi nėn udhėheqjen e Enver Hoxhės u pėrhap nė zonat e thella malore dhe pėr pasojė shkaterroi institucionin e vjetėr tradicional tė kanunit, lidhjet e ngurta fisnore dhe strukturėn patriarkale tė familjes.

Pėr sigurimin e mjeteve finaciare dhe teknologjike, si dhe pėr financime ushtarake dhe politike, Shqipėria aderoi nė kampin komunist me Jugosllavinė (1944-48), BRSS (1948-61) dhe Kinėn (1961-78). Ekonomikisht, Shqipėria pėrfitoi sė tepėrmi nga kėto aleanca. Qindra milionė dollarė u investuan nė industrinė e rendė dhe mekanizmin e mjeteve tė prodhimit. Me mijėra kėshilltare dhe specialistė erdhėn nė Shqipėri pėr tė mbikqyrur zhvillimin e ekonomisė. Pėr pasojė, popullsia shqiptare doli nga errėsira shumėshekullore dhe pėr disa kohė mundi tė gėzonte njė standart relativisht tė lartė jetese. Politikisht, Hoxha u zhgenjye me aleatėt e tij komunistė dhe u nda me secilin prej tyre, duke i akuzuar pėr tradhėti ideologjike ndaj kauzės sė proletariatit dhe paqėsim me Perėndimin kapitalist. E izoluar nga Perėndimi dhe Lindja sė bashku, Shqipėria adoptoi kursin e ndėrtimit tė socializmit "me forcat e veta" duke u pozicionuar si vendi i vetėm stalinist nė gjthė bllokun komunist.

Programi Enverist pėr modernizmin dhe trasnformimin e Shqipėrisė nga njė vend i prapambetur nė njė shoqėri industriale tė pėrparuar ishte nė njė farė menyre njė sukses i jashtėzakonshėm dhe me tė vertete brenda katėr dekadash Shqipėria pėrparoi shumė nė zhvillimin e bujqėsisė, industrisė, arsimit, arteve dhe kulturės. Njė arritje e veēantė ishte tharja e zonave moēalore bregdetare dhe kthimi i tyre nga zona malarike nė toka bujqėsore dhe industriale. Gjithashtu simbolik ishte edhe zyrtarizimi i dialektit toskė tė shqipes dhe mė pas Kongresi i Drejtshkrimit.

Sidoqoftė shtypja politike i errėsoi kėto arritje kombėtare. Nė kundėrshtim me nenet e Kushtetutės qeverisja e Hoxhės u karakterizua nga persekutimi policor i Drejtorisė sė Sigurimit tė Shtetit, i njohur thjesht si Sigurimi. Pėr eliminimin e pakėnaqėsisė, qeveria pėrdori shpesh (por jo pėrheėe) pėrsekutimin e udhėheqjes nė rradhėt e Partisė dhe nė mėnyre mė pak tė ndjeshme atė tė popullsisė nė pėrgjithėsi. Ata qė kritikonin Partinė dhe drejtuesit e shtetit nė veprat e tyre, qoftė kulturore, editoriale, ose thjesht propagandistike pėrjashtoheshin nga puna, burgoseshin nė kampe tė punės sė detyrueshme ose thjesht ekzekutoheshin. Udhėtimi jashtė shtetit ishte i ndaluar pėr tė gjithė pėrveē atyreve qė shkonin me punė ose sponsorizim shtetėror. Nė 1967 praktikimi fetar u ndalua pasi udhėheqja e shikonte fenė si njė institucion feudal mesjetar qė pengonte bashkimin dhe pėrparimin kombėtar. Vendet e kultit u mbyllen dhe nė shume raste ose u shkatėrruan ose u kthyen nė shtėpi pėr veprimtari rinore. Shpėtuan vetėm ato qė pėrbėnin pasuri kulturore si Xhamia e Ethem Beut nė qėndėr tė Tiranės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Shqiperia Socialiste
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: SHKENCAT SOCIALE :: HiStoRiA-
Kėrce tek: