ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Renia e Komunizmit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
jerimida
AneTaR HeRo
avatar

Numri i postimeve : 489
Location : ne konfuzitet
Registration date : 22/09/2007

MesazhTitulli: Renia e Komunizmit   Tue Sep 25, 2007 6:47 pm

Mbas vdekjes sė Enver Hoxhės mė 1985, zėvendėsuesi i tij, Ramiz Alia, u pėrpoq ta ruante strukturėn e sistemit ekzistues, por nė tė njėjtėn kohė tentoi tė implementonte reforma, nė mėnyrė qė tė revitalizonte ekonominė qė nė atė kohė po bėnte nė vend numero. Si rezultat ai lejoi investime nga firma tė huaja nė Shqipėri dhe shtoi marrėdhėniet diplomatike me vendet Perėndimore. Sidoqoftė me rėnien e komunizmit nė Evropėn Lindore nė vitin 1989, shumė segmente tė shoqėrise shqiptare filluan nja aktivizim politik mė tė vendosur dhe filluan agjitimin kundėr qeverisė. Grupet mė aktive ishin ato mė tė zhgėnjyerat intelektualėt, proletariati dhe rinia studentore. Nė pėrgjigje tė kėrkesave tė tyre Ramiz Alia u dha shqiptarėve tė drejtėn pėr udhėtim jashėte shtetit, zbuti fuqitė ekzekutive tė Sigurimit, rivendosi liritė fetare dhe adoptoi disa masa tė ekonomisė sė lirė. Nė dhjetor tė 1990 Alia legalizoi krijimin e partive politike, kjo sinjalizoi fundin e monopolit komunist mbi ekzekutivin.

Masė mbas mase, kontrolli absolut i shtetit mbi shoqerinė shqiptare u dobėsua. Pasiguria politike, ekonomike dhe shoqėrore solli rėnien e shumė qeverive midis 1990 dhe 1992. Nė mars tė vitit 1992 fitorja vendimtare e Partisė Demokratike solli nė fuqi Sali Berishėn, presidentin a parė tė zgjedhur nė njė skenė demokratike dhe elektorale qysh prej Fan Nolit.

Pėrparimi shqiptar drejt reformės demokratike mundėsoi pjesemarrjen shqiptare nė Konferencėn pėr Sigurimin dhe Bashkėpunimin nė Evropė, e cila solli fundin e izolimit makabėr shqiptar. Pėrjekjet pėr krijimin e njė ekmonomie tė lirė sollėn kriza tė vazhdueshme, por gjithashtu mundėsuan sjelljen e ndihmave humanitare nė Shqipėri nga komuniteti ndėrkombėtar. Nė kėtė menyrė, Shqipėria filloi integrimin e politikės dhe institucioneve tė saj me Perėndimin, pjesė e tė cilit shqiptarėt e kanė konsiduruar pėrherė veten.

Dėshtimi i shumė firmave piramidale investimi shkaktuan rėnien e ekonomisė dhe mė vonė tė qeverisė nė fillim tė vitit 1997. Rreth njė e treta e popullisė e gjetėn vetėn tė varfėr sa hap e mbyll sytė. Dhuna u shtua dhe turma popullore rrėmbyen armė, banda kriminale kontrollonin zona tė tėra tė vendit. Nė pėrgjigje tė kėsaj, OKB dėrgoi trupa paqėruajtėse nė mars tė atij viti. Partia socialiste fitoi zgjedhjet parlamentare nė qershor 1997 dhe sekretari i Partisė Rexhep Mejdani u zgjodh President i ri i Shqipėrisė.

Nė 1999 vendi mirėpriti rreth 450,000 shqiptarė tė Kosovės qė i largoeshin dhunės serbe nė Kosovė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Renia e Komunizmit
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: SHKENCAT SOCIALE :: HiStoRiA-
Kėrce tek: