ForumiCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista e AnėtarėveGrupet e AnėtarėveIdentifikohu
Share | 
 

 Dialektet e gjuhes shqipe

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
jerimida
AneTaR HeRo


Numri i postimeve: 489
Location: ne konfuzitet
Registration date: 22/09/2007

MesazhTitulli: Dialektet e gjuhes shqipe   Tue Sep 25, 2007 4:53 pm

Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore, dialektin e veriut ose gegėrishten dhe dialektin e jugut ose toskėrishten. Kufiri natyror qė i ndan nė vija tė pėrgjithėshme kėto dialekte, ėshtė lumi i Shkumbinit, qė kalon nėpėr Elbasan, nė Shqipėrinė e mesme. Nė anėn e djathtė tė Shkumbinit shtrihet dialekti verior (gegėrishtja), nė anėn e majtė tė tij, dialekti jugor (toskėrishtja).
Dallimet midis dialekteve tė shqipes nuk janė tė mėdha, folėsit e tyre kuptohen pa vėshtirėsi njeri me tjetrin. Megjithatė, ekzistojnė disa dallime nė sistemin fonetik dhe nė strukturėn gramatikore e nė leksik, nga tė cilėt mė kryesorėt jane: dialekti i veriut ka zanore gojore dhe hundore, kurse dialekti i i jugut, vetėm zanore gojore; togut ua tė toskėrishtes, gegėrishtja i pėrgjigjet me togun ue (grua ~ grue); togut nistor va tė toskėrishtes, gegėrishtja i pėrgjigjet me vo (vatėr ~ votėr); ā-sė hundore tė theksuar tė gegėrishtes, toskėrishtja i pėrgjigjet me ė tė theksuar (nānė ~ nėnė).
Dialekti i jugut ka dukurinė e retacizmit (kthimin e n-sė ndėrzanore nė r (ranė ~ rėrė), qė nė gegėrisht mungon; nė toskėrisht, grupet e bashkėtingėlloreve mb, nd, etj. Ruhen tė plota, kurse nė gegėrisht, janė asimiluar ne m, n, (mbush ~ mush, vend ~ ven). Nė sistemin morfologjik, dialekti i veriut ka formėn e paskajores sė tipit me punue, kurse toskėrishtja nė vend tė saj, pėrdor lidhoren tė punoj. Forma e pjesores nė toskėrisht, del me mbaresė, kurse nė gegėrisht, pa mbaresė (kapur ~ kapė), etj. Dialekti I jugut ka format e sė ardhmes: do tė punoj dhe kam pėr tė punuar , ndėrsa dialekti I veriut pėrveē formave tė mėsipėrme ka formėn kam me punue.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Dialektet e gjuhes shqipe   Wed Jan 16, 2008 12:15 am

Dy dialektet kryesore tė gjuhės shqipe janė Gegė nė veri dhe Toskė nė jug, tė ndara afėrsisht nga Lumi Shkumbin. Gegnishtja dhe Toskėrishtja janė degėzuar pėr sė paku njė mijėvjeēar, dhe format e tyre mė pak ekstreme janė ndėrsjalltazi tė kuptueshme.
Gegnishtja ka nėn-variantet mė tė dallueshme, prerjet tė cilat janė lloje mė veriore dhe lindore, qė pėrfshinė ato tė qyteteve tė Shkodrės, rajonin e Ish Republikės Jugosllave tė Maqedonisė verilindore, Kosovėn (nė ish Jugosllavi), dhe fshatin e izoluar Arbanasi (jashtė Zarės) tė bregut tė Kroacisė, Dalmacisė. “Arbanasi” i themeluar nė fillimin e shekullin XVIII nga refugjatėt nga rajoni rreth qytetit bregdetar tė Malit tė Zi, Tivarit, ka rreth 2,000 folės tė gjuhės shqipe.

Tė gjitha dialektet e folura shqipe nė enklavat italiane dhe greke janė variantet e toskėrishtes dhe duket se janė tė lidhura mė sė afėrmi me dialektin e Ēamėrisė nė jugun e largėt tė Shqipėrisė. Enklavat Italiane- rreth 50 fshatra tė shpėrndarė - me siguri janė gjetur nga emigrantėt nga sundimi i Turqisė nė Greqi. Disa dialekte tė largėta dhe tė izoluara tė origjinės jugore tė Toskėrishtes fliten nė Bulgari dhe Trakinė Turke por nuk kanė datė tė saktė. Gjuha ende pėrdoret nė Madritsa, Bulgari, nė kufirin afėr Edirnesė, dhe nė pėrfundim tė kėtij fshati qė po mbijeton nė Mandres, afėr Kilkis nė Greqi, qė daton nga Lufta Ballkanike. Njė enklavė Toskėrisht afėr Melitopolit nė Ukrainė shfaqet vendosja e fundme nga Bullgaria. Dialektet Shqiptare nga Istria, pėr tė cilin ekziston njė tekst, dhe nga Sreim, pėr tė cilin nuk ekziston asnjė tekst janė zhdukur.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 

Dialektet e gjuhes shqipe

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM ::  :: -