AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Nuk jeni me njolle e bardhe ne Poloni

Shko poshtė 
AutoriMesazh
jerimida
AneTaR HeRo
jerimida


Numri i postimeve : 489
Location : ne konfuzitet
Registration date : 22/09/2007

Nuk jeni me njolle e bardhe ne Poloni Empty
MesazhTitulli: Nuk jeni me njolle e bardhe ne Poloni   Nuk jeni me njolle e bardhe ne Poloni Icon_minitimeTue Sep 25, 2007 8:36 pm

Romani "Pallati i ėndrrave" i Ismail Kadaresė kalon fazėn e dytė tė ēmimit prestigjioz polak "Angelus". Nė 2005-n Shqipėria e lėnė jashtė hartės letrare tė Evropės Qendrore, u fut nė listė falė protestės sė disa intelektualėve, iniciuar nga pėrkthyesja e "Pallatit", Dorota Horodyska
Shkrimtari Ismail Kadare me romanin "Pallati i Ėndrrave" hyn nė zonėn e nxehtė tė ēmimin polak "Angelus". Sipas Dorota Horodyskas, pėrkthyesja e letėrsisė shqipe nė gjuhėn polake, "Pallati" sapo kaloi fazėn e dytė tė seleksionimit duke hyrė nė katėrmbėdhjetėshen e veprave tė autorėve vendas e tė huaj, tė botuar polonisht gjatė vitit 2006. "Nė edicionin e dytė tė ēmimit prestigjoz letrar polak "Angelus", "Pallati i Ėndrrave" kaloi nė etapėn e dytė, dhe ndodhet midis 14 librave qė do tė konkurrojnė pėr 37 500 euro dhe njė statuetė. Finalistėt e konkursit - 7 emra - do tė shpallen mė 25 tetor, finalja do tė jetė mė 1 dhjetor", thotė pėr gazetėn Horodyska e cila ėshtė kontribuesja qė tėrhoqi pas vetes disa intelektualė polakė dhe shqiptarė pėr tė "protestuar" kundėr mospėrfshirjes sė Shqipėrisė nė hartėn e vendeve tė Evropės Qendore pjesėmarrėse nė kėtė konkurs i themeluar nė vitin 2005. Protesta e tyre, lindi me tė drejtė kur panė se nė listėn e vendeve qė kanė tė drejtė tė marrin pjesė nė "Angelus" qė edhe pse emrin e mban pėr letėrsinė qė krijohet nė Evropėn Qendore, ishin pėrfshirė edhe vende tė Evropės Juglindore fqinjė, por jo Shqipėria. Protesta pati vėrtet efekt. Dhe letėrsia shqipe u pėrfaqėsua qė nė edicionin e parė tė ēmimit me Luan Starovėn i cili me romanin "Koha e dhive" u fut nė shtatėshen e autorėve finalistė. Fitues i edicionit tė parė tė ēmimit "Angelus" ishte ukrainasi Jurij Andruhovic me romanin "Dymbėdhjetė rrathė".

Nė edicionin e dytė konkurrimi ka nisur me 41 vepra qysh nė maj tė kėtij viti, nga tė cilat do tė vazhdojnė 14. Janė 6 autorė polakė dhe 8 tė huaj nga: Shqipėria, Ukraina, Hungaria me nobelistin Imre Kertés, Mali i Zi, Rusia, Austria dhe Kroacia me shkrimtarin e njohur Mirko Kovac.

"Mund tė them qė ndiej njė kėnaqėsi tė madhe qė letėrsia shqiptare ėshtė e pranueshme, qė bėn pjesė nė jetėn kulturore polake, qė nuk ėshtė mė njollė e

bardhė nė Poloni. Besoj nuk ėshtė harruar lufta qė bėmė pėr pranimin e Shqipėrisė nė kėtė konkurs. Shkurt, jam shumė, shumė e kėnaqur", pėrfundon Horodyska e cila nė vitin 2006 i dha lexuesit polak nėpėrmjet shtėpisė botuese "Pogranicze", njė nga veprat mė tė forta tė letėrsisė shqipe dhe tė vetė korpusit letrar tė Kadaresė, "Pallatin e ėndrrave". Pėr herė tė parė i plotė romani u botua nga "Onufri" nė vitin 1999, qė nga koha e botimit tė parė mė 1982, si njė novelė me titullin "Nėpunėsi i Pallatit tė ėndrrave" pėr t'u botuar si roman mė vete pėr herė tė parė nė gjuhėn frėnge nė vitin '90, nė Paris. "Pallati i ėndrrave" qe historia paralele e dy diktaturave ose, mė saktė e dy tiranive shpirtėrore. Njė Babel milingonash njerėzore, ku ēdokush duhej tė kish vendin e tij tė punės, me shpresėn se njė ditė do tė mund tė merrte njė shpėrblim pėr tė pėrmirėsuar disi kushtet e tij tė momentit. Ish historia e njė vendi ( ... ) ku lumturia e utopia nuk ekzistonin veēse nė regjistra, nė kuadrin e ligjeve tė njė burokracie ekstreme...", shkruan mė 1991 studiuesi i Kadaresė nė gjuhėn frėnge, Eric Faye.

Sprova e parė me Kadarenė pėr pėrkthyesen Horodyska ka qenė me "Shqiptarėt nė prag tė mijėvjeēarit tė tretė", meqė koha e Luftės sė Kosovės rriti kėrkesėn pėr mė shumė atmosferė dhe komente shqiptare nė shtypin polak. Ky do tė ishte dhe i pari pėrkthim nė gjuhėn polake pėr shkrimtarin drejtpėrdrejtė nga shqipja, pasi deri mė atėherė kishte ndodhur nga frėngjishtja.

"Angelus", Ēmimi pėr Letėrsinė e Evropės Qendrore (ēmimi mė i rėndėsishėm nė fushėn e prozės tė pėrkthyer nė gjuhėn polake) ėshtė i lidhur drejtpėrdrejtė me traditėn shekullore tė Wroclaė-s, qytetit polak, si njė qytet i takimeve dhe i dialogut. Pėrgjatė historisė ky ka qenė njė pikė takimi pėr kombe tė ndryshme, kultura dhe rryma intelektuale. Ky ėshtė njė ēmim vjetor qė u jepet shkrimtarėve tė Evropės Qendore veprat e tė cilėve marrin pėrsipėr tė trajtojnė tema qė lidhen me tė tashmen, qė nxisin reflektimin dhe thellojnė njohjen e botės sė kulturave tė ndryshme. Prandaj ky ēmim ėshtė themeluar nga Qyteti i Wroclaė-s. Ēmimi ka pėr financues edhe tė pėrditshmen polake Dziennik. E mbėshtet financiarisht edhe Ministria polake e Kulturės dhe Trashėgimisė Kombėtare.

Janė shtėpitė botuese polake ato qė kontribuojnė duke sugjeruar pėr kėtė ēmim veprat e autorėve nga 21 vende tė Evropės: Shqipėria, Austria, Bjellorusia, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Ēekia, Estonia, Lituania, Letonia, Maqedonia, Moldavia, Gjermania, Polonia, Rusia, Rumania, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Ukraina dhe Hungaria.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Nuk jeni me njolle e bardhe ne Poloni
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» A jeni te modes ?
» Sa superticioze jeni ????
» Sa jeni te dashuruar?
» A jeni mir, a keni bo i dor lek?
» A jeni te dashuruar ?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: ARTI & KULTURA :: LeTėrSiA-
Kėrce tek: