AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Kritika britanike : " Kadare,po aq i madh sa Kafka &quo

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Kritika britanike : " Kadare,po aq i madh sa Kafka &quo Empty
MesazhTitulli: Kritika britanike : " Kadare,po aq i madh sa Kafka &quo   Kritika britanike : " Kadare,po aq i madh sa Kafka &quo Icon_minitimeFri Sep 28, 2007 7:53 pm

"Kadare, po aq i madh sa Kafka"

Kritika britanike vlerėson "Vajzėn e Agamemnonit" tė pėrkthyer sė fundmi nė anglisht

Shkrimtari Ismail Kadare vijon tė befasojė kritikėn ndėrkombėtare me stilin e tij tė veēantė nė krijimtarinė letrare. Pas fitimit tė ēmimit "Man Booker International Prize" tre vjet mė parė nė Skoci, Kadare po bėhet gjithnjė e mė i kėrkuar, sidomos nga lexuesi britanik. Vepra e fundit e botuar nė anglisht, pėrkthyer nga David Bellos, "Vajza e Agamemnonit", ka tėrhequr vėmendjen e kritikėve britanikė tė artit tė tė shkruarit.

Njėra prej tyre, Alice Fordham, qė nė fillim komenton se si regjimet komuniste me ēdo kusht kėrkonin tė krijonin kontroll absolut mbi popullin. E sipas saj, mė mirė se cilido tjetėr, Ismail Kadare e sjell atė nė mėnyrėn mė origjinale tė mundshme, siē shkruan te prestigjiozja "Time".

Mė tej, kritikja britanike ndalet nė mjeshtėrinė e Kadaresė pėr t‘i dhėnė librit ngjashmėri me mitin e lashtėsisė greke, Efigjeninė, e cila u sakrifikua nga babai i saj para se grekėt tė rrethonin Trojėn. Kjo situatė ndėrthuret me komunizmin nė Shqipėri, ku vajza e njė politikani tė kohės kėrkon nė mėnyrė vullnetare tė sakrifikohet.

Pėr kritikėn britanike, stili i sė shkruarit tė ngjarjes nga Kadare ėshtė pėr t‘u admiruar, pasi ai nė mėnyrė koncize arrin nė pėrfundimin se regjimet totalitare dėnojnė me vdekje dashurinė dhe ēdo ndjenjė tjetėr, duke ia bėrė popullatės jetėn sa mė tė vėshtirė.

Vajza e politikanit, njė ndėr personazhet kryesore nė librin "Vajza e Agamemnonit", duhet tė sakrifikohet, kėshtu qė politikani (njėsoj si rasti i Stalinit qė nuk negocioi kur i biri ishte i burgosur lufte) do japė mesazhin se ai pret nga tė gjithė tė bėjnė po tė njėjtin veprim. Mė tej Kadare trajton mendimin e lirė tė tė shprehurit, qė regjimi i atėhershėm e ndalonte.

Alice Fordham vėren se proza e Kadaresė ėshtė e ngjashme me atė tė Kafkės.

"Me koncepte tė tilla, ku dashuria vritet, apo mendimi i lirė dhunohet barbarisht, diktatorėt nė tė gjithė botėn krijonin njė klimė konstante frike. Kadare pėrdor njė variete metodash tė ndryshme pėr tė sjellė sa mė shkoqitur pėr lexuesin se si njė regjim mund tė kontrollojė shpirtin e njė populli. Dhe kėtė Kadare e bėn mė mirė se cilido shkrimtar qė ka jetuar nė kohėn e komunizmit", nėnvizon ajo.

Fundin e komentit, kritikja letrare Alice Fordham ia kushton tė sqaruarit se ky libėr ėshtė shkruar nė kohėn kur Kadare jetonte nė Shqipėrinė e errėsirės sė mendimit tė lirė. Ajo i kujton lexuesit se gjeniu shqiptar ishte i privuar nė lirinė e sė shprehurit. Kritikja sjell njė fakt interesant pėr lexuesin britanik, se ky libėr ishte dėrguar fshehurazi nė Paris fletė pas flete. "Botimi i tij sjell fuqishėm anėn jo humane tė diktaturės", pėrfundon ajo.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Kritika britanike : " Kadare,po aq i madh sa Kafka &quo
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ekspertet britanike : Beteja e sherbimeve sekrete per .....
» Ismail Kadare
» "New York Times ": Si hoqi Berisha qindra oficere
» Themelohet cmimi pagezuar "Niko Nikolla"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: ARTI & KULTURA :: LeTėrSiA-
Kėrce tek: