ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Interviste Me Jonida Maliqi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Interviste Me Jonida Maliqi   Tue Sep 25, 2007 10:48 pm




Ditėt mė tė mira tė Jonida Maliqit

Plane tė reja muzikore por edhe njė imazh dhe look i ri. Mund tu gėzohet pushimeve, sepse ka fatit tė mos i mungojnė paratė.
Vėthė nė formė rrethi me logon Chanel, kėmishė e hollė nė ngjyrė tė zezė, sandale po tė zeza me rripa, njė palė pantallona-tuta sa pėr tė thyer seriozitetin, flokė tė kapura bisht dhe thuajse e patrukuar. Gati gati ėshtė veshur fare thjesht. Ē’i ka dalė pėrpara nė mėngjes. Larg veshjeve diellore me tė cilat jemi mėsuar ta shohim. Teksa porosit njė ujė pa gaz me feta limoni, nuk mund tė mos shfryjė herė pas here e bezdisur nga vapa. Uf, sa e mėrzitshme kjo vera! Duket sikur Jonida Maliqi nuk po i shijon fare ditėt e nxehta... Mos i besoni! S’mund tė ishte kurrė kėshtu. Jonida as qė mund tė mendohej pa verėn. Ai tatuazhi nė formė dielli nė dorėn e djathtė nuk ėshtė shkrirė mė kot nė lėkurėn e saj. Se mos lėkura ėshtė lėnė nė ngjyrėn origjinale. Edhe kur temperaturat i janė afruar zeros nė ndonjė ditė tė acartė dhjetori, ngjyra e lėkurės sė Jonidės vazhdon tė tė kujtojė plazhin. Jo mė tani qė vera ėshtė nė kulm dhe ajo mund ta shijojė deri nė pikėn e fundit. Nėse po mendoni se u gėzohet koncerteve dhe aktiviteteve nė qiell tė hapur, e keni gabim. Qė kur vera ka hyrė, as qė i pėrfill fare kėto gjėra. Nuk rend sa nė njė turne nė tjetrin me axhendėn pėrpara qė i tregon se cili ėshtė qyteti i radhės. Valixhja e udhėtimit nuk qėndron nė pritje tė udhėtimeve koncertore. Sigurisht qė Jonida ca valixhe i ka bėrė gati. Por jo pėr qėllime pune. I ka mbushur me rroba banje dhe veshje plot ngjyra dhe dritė. Sepse ajo nuk ėshtė si shumė artistė tė tjerė qė mendojnė se kjo ėshtė periudha mė e mirė e vitit pėr tė fituar ca para mė shumė. E ka luksin e tė shijuarit pushime tė gjata nė plazh (sapo ka kaluar njė javė nė Dhėrmi) dhe t’i lėrė punėt e tjera kur stina e saj e dashur tė ketė mbaruar. Tani ka kohėn e mjaftueshme pėr tė bėrė plane, pėr t’u frymėzuar, pėr t’u bėrė gati pėr projekte tė reja, kėngė tė reja. E ndėrsa fillon tė tregon gjithė entuziazėm pėr planet e saj, pėr kėngėt qė do tė hidhen sė shpejti nė treg, pėr pushimet nė Qipro, pėr... Telefoni nuk pushon sė rėni. Mami po pret tė drekojnė bashkė. Disa mike kanė kohė pa e parė...



Si i ke marrėdhėniet me shoqet e tua?
Jam tip shumė i shoqėrueshėm, edhe pse nė pamje tė parė shumė njerėzve mund t’u jap pėrshtypjen e mendjemadhes. Pavarėsisht tė qenit e njohur, kam ngelur njeri i thjeshtė, sidomos me miket e mia.

E megjithatė, thonė se me Mariza Ikonomin nuk je mė mike.
E kam diskutuar edhe me Marizėn kėtė fat dhe tė dyja jemi ēuditur kur kemi dėgjuar se ishte shkruar kėshtu.

Domethėnė vazhdoni tė jeni shoqe?
Po. Madje para pak kohėsh nė njė recital timin, mes shume miqve tė tjerė ishte edhe Mariza.

Tė ngushta?
Jemi mike tė mira dhe nuk e kam parė kurrė si rivale time, ashtu siē ėshtė shkruar nė shtyp.

Po ty tė kanė parė ndonjėherė si tė tillė?
Mė ka ndodhur njėherė me njė anėtare jurie nė njė festival, e cila u shpreh negativisht pėr mua.

Cila ėshtė ajo?
Nuk mund ta them emrin.

Ē’bėn kur tė tjerėt nuk tė pėlqejnė apo flasin keq pėr ty?
Nuk harroj, edhe pse mundohem ta hedh prapa krahėve. Kujtoj gjithmonė qė jeta ėshtė shumė e gjatė dhe nuk dihet se ēfarė tė rezervon. Jam pak hakmarrėse.

Po gabime bėn?
Kam bėrė gabime si ēdokush. Prej disave kam mėsuar shumė.

Prej cilave gabime ke mėsuar?
Kam mėsuar qė tė mos u besoj mė miqve siē ka ndodhur dikur. Nė njė moment krize, kur nuk kam qenė shumė mirė, shumė prej tyre kanė abuzuar me besimin tim. Njė arsye e fortė, qė mė ka bėrė tė jem shumė mė selektive kėtej e tutje. Kam shumė miq por u besoj pak. Preferoj mė shumė tė hapem me motrėn time, edhe pse ajo ėshtė larg.

Cili ka qenė ky moment gjatė tė cilit miqtė kanė abuzuar me besimin tėnd?
Para njė viti, kur pėr shkak tė thashethemeve tė mediave, jeta ime pėsoi njė kaos.

Ēfarė ndodhi?
Njė moment krize mes meje dhe tė fejuarit tim u keqpėrdor nė shtyp.

Pėr ēfarė e ke fjalėn konkretisht?
Pėr njė tymnajė tė vėrtetė ku u thanė gjėrat mė tė shėmtuara, deri edhe se sendet e mia personale kishin dalė nė ankand. U pėrfol pėr makinėn time, pėr njė qen tė cilin unė nuk kam pasur fatin ta kem kurrė sepse jam alergjike nga kafshėt. Dhe pėr njė dasmė tė mundshme nė shtatorin e shkuar.

Ka lidhje kjo me musical-in “Romeo dhe Zhuljeta”?
Nė atė musical unė kam qenė e shoqėruar nga i fejuari im Genti.

Megjithatė, kriza ishte nė mes?
Jo e atyre dimensioneve qė u pėrfol. Nuk ka ēift qė tė mos kalojė njė krizė kur bėhet fjalė pėr njė lidhje shumėvejēare, por jo tė trillohen historira nė mėnyrėn mė tė shėmtuar.

U pėrfol pėr partnerin tėnd nė “Romeo dhe Zhuljeta”, apo jo?
Po. Dhe kjo nuk mė ka ndodhur vetėm mua. Ka ndodhur edhe shumė herė sa herė qė njė kėngėtar dhe njė kėngėtare kėndojnė sė bashku njė kėngė. Mjafton tė kujtoni disa nga duetet e festivaleve. Suksesi im profesional u zhvendos nė rrafshin personal.

Nė fakt, ti ē’raporte ke me partnerėt e tu nė skenė?
Thjesht profesionale.

Tani kriza mes teje dhe Gentit ka kaluar apo jo?
Tani jemi mė tė lumtur se kurrė.

Si jeni njohur?
Nė plazh, para shtatė vjetėsh. Qėndruam miq pėr njė muaj dhe mė pas u lidhėm.

Ēfarė tė tėrhoqi tek Genti?
Karakteri i veēantė. Indiferenca. Por dhe fakti qė tek Genti gjej shumė tė pėrbashkėta me babin tim dhe mė vjen mirė qė ata kanė njė marrėdhėnie tė mrekullueshme.

Jetoni bashkė?
Po. Qė kur jemi fejuar jetojmė tė dy.

Ēfarė po e pengon dasmėn?
Asgjė. Pėrkundrazi...

Je njė amvisė e mirė?
Unė jam njė natyrė shumė maniake, sidomos pas higjienės. Nuk dal kurrė nga shtėpia pa vėnė mė parė rregull nė ēdo gjė.

Gatuan?
Mė shumė mė pėlqen tė pėrgatis sallatėra. Sepse mė mbajnė nė formė. Rri me orė tė tėra pėr t’i bėrė pjatat sa mė tė bukura.

Genti i pėlqejnė apo qė pėrgatit?
Sigurisht, por edhe Gentit i jepet pėr gatim.

Si kanė ngelur marrėdhėniet me familjen tani qė nuk jeton mė me ta?
Tė shkėlqyera. Unė cilėsohem si njeri shumė i pėrkėdhelur dhe kjo vjen vetėm si pasojė e dashurisė qė mė kanė dhėnė prindėrit e mi dhe motra ime. Edhe tani qė nuk jam mė me ta, nuk ka moment tė ditės qė unė tė mos ndihem fėmijė. Janė tė pėrditshme takimet me mamin, kurse me motrėn kontaktoj pėr orė tė tėra nė telefon.

Po me babin?
Ah, ai ėshtė pika ime e dobėt. Shihemi pothuajse ēdo ditė. Ėshtė ai qė emocionohet mė shumė nga tė gjithė kur unė dal nė skenė.

Ti do t’i pėrkėdhelėsh nė tė njėjtėn mėnyrė fėmijėt e tu?
Unė do tė jem njė nėnė e ēmendur pas fėmijės tim. Qė nė adoleshencė i doja shumė fėmijėt. Ndaloja nėnat me bebet e tyre nė rrugė dhe i pėrkėdhelja. Nė shtėpi kam shumė foto me fėmijė qė nuk i njoh fare.

Kur do vijė njė fėmijė pėr Jonidėn?
Kur tė martohem.

Dhe kur do martohesh?
Sė shpejti.

Po pushimet pėr ku janė rezervuar?
Pas disa fundjavave tė kaluara nė Dhėrmi, mendojmė tė shkojmė nė Qipro. Jo pa qėllim. Do tė bėhem teze, kėshtu qė do shijoj disa ditė pėr tė njohur mbesėn time tė vockėl dhe pėr tė shijuar bregdetin e Qipros.

Pėr ēfarė i shfrytėzon udhėtimet jashtė Shqipėrisė pėrveēse pėr pushime?
Sigurisht pėr tė bėrė shopping. Nuk ndodh qė unė tė dal jashtė kufijve dhe tė kthehem pa veshje dhe produkte kozmetike. Kujdesem shumė qė tė blej edhe veshje pėr skenė. Zgjedh gjėra tė veēanta qė t’i kem vetėm unė.

Kujt ia beson imazhin?
Varet. Kohėt e fundit kam filluar tė tėrhiqem tej mase nga marka Custo Barcelona. Ka veshje unike.

Pse kaq shumė vėmendje pamjes sė jashtme?
Mė vjen ēudi qė njerėzit abuzojnė me tė qenit i kujdesshėm, i rregullt.

Pse nuk tė pėlqen kur theksi vihet tek imazhi?
Sepse masa po tejkalohet vėrtet. Unė nuk jam as modele e as stiliste. S’besoj se ka arsye pėr t’u kapur pas imazhit tim, ndėrkohė qė unė ēfarė kam pėr tė dhėnė e jap nė skenė.

Tė pėlqen tė jesh nė qendėr tė vėmendjes?
Varet nga momenti. Kujt nuk do t’i pėlqente tė ishte. Veēse nė disa raste kjo gjė bėhet vėrtet bezdisėse.

Kur, nė cilat raste?
Qoftė edhe nė njė dalje pėr kafe kur njerėzit fillojnė tė komentojnė detajet e parėndėsishme.

Thuhet se di mė mirė tė vishesh sesa tė kėndosh.
Mė vjen keq pėr kėtė, pasi mua nuk mė ka ndodhur kurrė qė tė dal nė skenė me rroba banje qė tė tėrheq vėmendjen pėrtej zėrit, pėrtej tė kėnduarit, pėrtej tė qenit kėngėtare e suksesshme. Pėr kėtė nuk ka nevojė tė flas unė. Ata qė kanė qenė tė pranishėm nė ēdo aktivitet, e dinė mirė se unė kam qenė ndėr tė paktat kėngėtare tė reja qė kanė debutuar live.

Atėherė pėrse nuk ke ende njė kėngė hit?
Sepse unė e quaj veten profesioniste. Kam bėrė njė shkollė dhe nuk do t’ia lejoja vetes kurrė qė pėr pak mė shumė para tė bėhesha pjesė e kėtij pseudoarti bastard qė po mbizotėron nė muzikėn shqiptare. Nuk ka kėnaqėsi mė tė madhe sesa kur mė pėrgėzojnė pėr suksesin dhe pėr seriozitetin qė unė pėrcjell nė skenė. Do tė doja tė isha mė modeste, por slogani qė ka mbizotėruar nė karrierėn tima ka qenė dhe mbetet: tė shprehesh me pėrpikmėri. Ky ėshtė fillimi dhe mbarimi i ēdo arti.

Thuhet edhe se pėr tė mbajtur trupin nė formė ke bėrė edhe ndėrhyrje kirurgjikale nė pjesėn e ijeve...
Fatmirėsisht unė shquhem pėr vullnetin tim tė hekurt nė ēdo lloj fushe. Nuk besoj se pėrbėn ndonjė gjė tė ēuditshme fakti qė pėr formėn time fizike, e cila tashmė ėshtė normale, kujdesem thjesht nė mėnyrėn se si ushqehem.

Qė do tė thotė?
Konsumoj sa mė shumė karbohidrate dhe pėr ēdo gjė qė shtrohet nė tryezėn time mė parė shoh kilokaloritė. Nuk arrij ta konceptoj se nga sajohen kėto histori. Unė nuk kam kurrfarė problemi me trupin tim. Kam qenė dikur njė fėmijė i shėndetshėm, por jo obez.

Kėtė verė vjen nė njė formė tė shkėlqyer dhe me imazh tė ri. Ėshtė ndryshimi i radhės?
Sė fundmi jam duke u marrė me disa materiale tė reja muzikore. Kam filluar tė punoj pėr tė hedhur nė treg disa kėngė single. Por edhe pėr tė pasur njė imazh tė ri. Dhe pėr kėtė zgjodha mėnyrėn mė tė mirė. Disa foto qė po botohen ekskluzivisht pėr revistėn “Jeta”, pėr tė cilat kam punuar me fotografin Geliant Kaleci, tė cilin gjej rastin ta falėnderoj, sepse ka bėrė vėrtet art.

Marre nga : Revista Jeta


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Interviste Me Jonida Maliqi
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: VIP ZONE :: LajMe DhE ThaSheTheMe ViP-ash-
Kėrce tek: