ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Valbona Coba,misioni Hollivud

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
jerimida
AneTaR HeRo


Numri i postimeve : 489
Location : ne konfuzitet
Registration date : 22/09/2007

MesazhTitulli: Valbona Coba,misioni Hollivud   Wed Sep 26, 2007 12:22 pm

Gjate ketyre pak diteve qe eshte vendosur ne Tirane, adresen e ka pasur gjithkund. Here i eshte dashur te vrapoje tek vajzat konkurente te “Miss Universe Albania”, here ne Sheraton per te pare ambientet ku do te zhvillohet konkursi i paralajmeruar prej kohesh, e here ne takimet me organizatoret e tij. E mberthyer koke e kembe nga pergatitjet e spektaklit qe e kane kthyer edhe nje here ne nje gare bukurie, shoqerise me miqte e vjeter i eshte gezuar vetem gjate drekave te shpejta apo takimeve rastesore. Te njejtin fat ka pasur edhe ajo pjese e familjes qe jeton ne Tirane. Pasi, edhe pse kjo eshte nje nga ato heret e pakta kur Valbona Coba rri ne Tirane me shume se tre dite, misioni per te cilin ka ardhur ketu nuk i ka lene shume kohe te lire. Kjo here ka qene krejt e ndryshme nga ato te zakonshmet. Prandaj per te gjithe ata qe dilnin jashte listes se pjesemarresve ne “Miss Universe Albania” dhe sigurisht jashte liste se miqve te ngushte nuk e kane pasur fort te lehte ta takonin.

Megjithate, te pakten lokalin e preferuar, edhe gjate kesaj vizite ne Tirane Valbona nuk e ka ndryshuar. E veshur sportive me xhinse, bluze pambuku, kepuce te sheshta dhe floket e mbledhura thjeshte, oret e vetshpallura te lira i ka shtyre si gjithmone te “Noel”-i, restoranti i vogel e i ngrohte diku prane Teatrit Kombetar, streha e dikurshme jo vetem e ish-missit, por edhe e artisteve te njohur te kryeqytetit. Sapo i ka dhene fund provave me vajzat e spektaklit te bukurise dhe pas nje dite te gjate, fort e zakonshme per kete sezon, Valbona rrefen bashkepunimin e fundit me fotografin Fadil Berisha. Duke sqaruar nje here e mire se nuk behet fjale per vjedhje te spektaklit te Grabockes e as konkurence te pandershme karshi saj. Ky rikthim ne Tirane i Valbones dhe Berishes se bashku, eshte vetem e vetem per te perzgjedhur nje perfaqesuese per ne “Miss Universe”. Nje gare e rendesishme e bukurise boterore ku Berisha eshte prej kohesh fotografi zyrtar, e ku Shqiperia disa here ka rrezikuar te mos marre pjese. Nje mision, starti i te cilit daton nje vit me pare, e qe kete here eshte perfundimisht zyrtar.

Cka megjithate nuk shenon te parin bashkepunim te Valbones me Berishen. Perkundrazi. Ky eshte vetem projekti i radhes qe u ngjiz vitin e shkuar ne Los Anxheles, atehere kur fotografi ishte vene ne kerkim te nje vajze shqiptare per ta derguar ne edicionin e radhes se “Miss Universe”. Dhe jo rastesisht. Miss-i ne fuqi i dale nga gara qe cdo vit organizonte Vera Grabocka, nuk plotesonte kriterin e moshes, ishte nen 18 vjec. Dhe kjo e rrezikonte pjesemarrjen e Shqiperise ne evenimentin e madh. Ndaj Berisha preferoi te “germonte” vete nder bukuroshet shqiptare, ashtu pa zhurme dhe publicitet, deri kur perzgjodhi Eralda Hitajn. “Kjo nuk ishte hera e pare qe ndodhte”, thote Valbona. “Edhe me pare Shqiperia ka rrezikuar te mos perfaqesohej fare. Ndaj Fadil Berisha organizoi nje konkurs posacerisht per te nxjerre nje vajze, destinacioni i se ciles te ishte vetem “Miss Universe”. Ndersa te drejten perfundimtare te perzgjedhjes Berisha do ta siguronte vetem pak muaj pasi Eralda garoi ne Nju Jork, vitin e shkuar. Ai fitoi licensen e organizimit te “Miss Universe Albania”, duke siguruar nje here e mire edhe emrin e Shqiperise ne listen e vendeve qe kerkonin vendin e me te bukures se botes.

Nderkaq i mesuar me eksperiencat qe organizatoret e spektakleve te tille kishin, Berisha do te kerkonte edhe nje bashkepunetor tjeter, i cili duhej te merrej me organizimin e vajzave konkurente ne Tirane. Duhej t’u mesonte sekretet e nje gare te tille, qe nga ecja mbi pasarele, veshja, grimi e deri tek prezantimi para publikut. Dhe zgjedhje me te mire se nje tjeter bukuroshe e dale po nga nje spektakel bukurie nuk mund te kishte. Aq me teper kur behej fjale per Valbona Coben. “Ky bashkepunim lindi sepse edhe une kam konkuruar ne nje konkurs bukurie. Dhe duke pasur parasysh faktin se te gjithe drejtoret e shteteve te tjera pjesemarrese kane qene me pare ne gara te tilla, Berisha mendoi se kete pjese te spektaklit mund ta beja une. Sepse ai qe i perket kesaj bote, i di me mire sekretet e saj”, thote Valbona duke shtuar nderkaq se qellimi i dyshes se ardhur nga Amerika nuk eshte spektakli i madh, show ne nje salle si ajo e Pallatit te Kongreseve, publiciteti apo fitimet prej tij. “Qellimi yne eshte vetem te perzgjedhim nje vajze sipas kerkesave te “Miss Universe”. Dhe kjo justifikon edhe menyren pothuaj ne heshtje me te cilen eshte organizuar konkursi ne Hotel Sheraton. Te 14 vajzat nga Shqiperia jane perzgjedhur nga agjensia “Jeta Modeling” per te garuar ne fund per titullin e me te mires. Por, edhe per t’u pergatitur me pas per misionin e madh: Garen nderkombetare, qe kete vit zhvillohet ne Meksike.



Nderkaq, qe nga hera e pare kur Berisha i propozoi nje projekt shqiptar, Valbones iu desh te mendohej jo pak nese do te angazhohej me bukuroshet e Tiranes. Iu desh te matej mire para se te thoshte “po”, sepse para se gjithash i duhej te parashikonte se sa kohe do t’i harxhonte ky projekt i ri. Sapo ishte zhvendosur nga Nju Jorku ne Los Anxheles dhe nuk kishte kohe per te humbur. Sidomos tani qe ne plan te pare nuk ka me pasarelat dhe modelimin, por aktrimin. Endrren e vjeter, me te cilen eshte perballur vite me pare edhe ne Tirane. “Kjo ishte edhe arsyeja qe u largova nga Nju Jorku. Duhej bere dicka qe te beja kalimin nga modele ne aktore. Keshtu u vendosa ne Los Anxheles sepse aty eshte edhe industria e filmit”, thote Valbona, me te cilen duket se fati eshte treguar vertet bujar. E ndjelle qe ne fillim nga deshira per te shkelur boten e lakmuar te Hollivudit, oferta e pare per te interpretuar ne nje film bukuroshes shqiptare do t’i vinte me shume se dy vjet te shkuara. Menjehere sapo kishte shijuar te qenit protagoniste ne reklamen e gjigandit tregtar “Bloomingdale’s”. “Kjo reklame ishte vertet ogur i mbare sepse ajo me futi ne sage. Them keshtu meqe deri atehere per te tilla reklama preferoheshin aktore dhe jo modele sic isha une”. Cka mjaftoi qe ne adrese te Valbones, te vinte edhe ftesa per t’u anetaresuar ne Shoqaten e Aktoreve te Amerikes, e bashke me te edhe oferta per te interpretuar ne filmin e saj te pare, “Jo bole so Nihal”. Nje prodhim indiano-amerikan, i cili do te bente jo pak buje pas shfaqjes ne kinema. Aty shqiptarja interpretoi rolin e agjentes se FBI dhe sigurisht qe polemikat qe erdhen menjehere pas filmit ishin edhe nje reklame e mire per te. “Filmi shkaktoi zhurme sidomos ne Indi, sepse u tha se aktoret qe luanin rolin e kercimtareve indiane ishin shume te zhveshura. Teper seksi per Indine. Madje gjate kohes qe filmi u shpernda, atje u vune edhe disa bomba ne kinemate ku do te shfaqej”. Dhe kjo sigurisht qe do te bente edhe efektin e kundert: Sa me shume qe diskutohej pjesa e aktoreve indiane, aq me pare behej ai. Deri sa u rendit filmi i dyte me i shfaqur ne bote. Nje start i mbare qe shume shpejt do te ndiqej nga nje tjeter oferte. Sepse pas bashkepunimit indian, Valbona do te fitonte edhe nje tjeter rol ne komedine “Hitch”, me protagonist Eill Smith, i shfaqur edhe ne Shqiperi, dhe se fundi personazhin e nje gjykateseje amerikane ne filmin e ri televiziv “Boston legal”. Duke shenuar keshtu nje sfide te re amerikane per 32-vjecaren. Qe prej muajsh po provon nje tjeter ritem ne jeten e saj. Krejt te ndryshem nga ai i Nju Jorkut. “Los Anxheles eshte nje qytet i madh, i shperndare ne nje hapesire te madhe. Nese ne Nju Jork arrija te beja disa pune gjate dites ketu eshte pothuaj e pamundur. Mund te arrish te realizosh maksimumi dy kinoprova dhe te treten ta shtysh per me vone, sepse eshte e pamundur te arrish ne kohe”, thote ajo. Mision qe behet edhe me i pamundur tani qe ofertat per filma nuk jane i vetmi impenjim i Valbones. Sepse keto kohe ajo eshte futur ne tre kurse njeheresh. I pari per te mesuar theksin amerikan ne te folur, i dyti per te pervetesuar tekniken e ashtequajtur “Aleksander”, mbi levizjet e sakta te trupit gjate aktrimit, dhe nje te trete per aktrim. Duke nenkuptuar keshtu qe kinemaja eshte vertet qellimi i madh dhe i vetem i Valbones. Nje qellim qe gjithsesi e ka nje kosto. Dhe jo fort te vogel: Gjithe keto vite intensive ne Amerike ish-misit shqiptar i kane “vjedhur” edhe ate pak kohe qe mund t’i mbetej per te zene miqesi te reja. Aq me pak per te krijuar nje lidhje. “Te kesh nje mik eshte luks, sepse duhet te kesh kohe ne dispozicion qe t’i perkushtohesh. Dhe une nuk e kam nje gje te tille. Dhe besoj se kjo vlen per te gjithe”, thote ajo, duke mbyllur nderkaq cdo shteg qe nje e ardhme e afert do te mund te ndryshoje dicka ne jeten e saj. Sepse kjo pjese e jetes nuk eshte fare ne axhenden e Valbones. Tani per tani qellimi i vetem i saj eshte aktrimi, dhe vetem ai. Dhe nuk ka nder mend te heqe dore per per asnje arsye ne bote. As per nje dashuri. Aq me teper qe Valbona e ka nje shembull, te cilin sa here e kujton bindet edhe me shume se ka te drejte. E meqe jeton ne nje shtepi me prinderit i duhet ta kujtoje jo fort rralle, sepse shembulli eshte pikerisht e ema. Dikur nje aktore e talentuar e Teatrit Kombetar, ende pa e shijuar deri ne fund famen e saj, ajo vendosi te hiqte dore. Do te martohej me te atin e Valbones, nje njeri i nderuar me shume detyra partiake asokohe. I cili, ne te njejten kohe nuk e mendonte qe bashkeshortja e tij te merrej me aktrim. Keshtu qe asaj iu desh te zgjidhte mes marteses dhe teatrit. Nje dileme qe nuk do te zgjaste shume sepse mamaja e Valbones ne fund zgjodhi dashurine e saj. “Nuk do te bej kurre te njejten gje. Sigurisht e respektoj dashurine e prinderve te mi, por shpesh here cuditem me ate vendim te mamase. Une jam nje njeri qe i marr gjerat me pasion dhe preferoj t’i coj deri ne fund”, thote Valbona. Cka do te thote se “Miss Universe Albania” i kesaj jave eshte vetem nje nder projektet e shumta me te cilat Valbona po merret keto kohe. Nje ftese e bere nga nje mik qe ajo e pranoi. Pertej kesaj jave ne Tirane, synimi i saj eshte shume me i madh se nje spektakel bukurie. Ai shkon edhe pertej modelimit, per te cilin eshte mesuar te permendet per shume vite. Misioni i vertete i Valbones mbetet filmi. Te cilin ka nder mend ta arrije me cdo kusht.

Dashuria e perfolur me Bledin

Megjithese prej vitesh ne Amerike Valbona Coba nuk i ka munguar shtypit shqiptar. Dhe jo vetem me lajme nga bota e modes. Heren e fundit qe ish-misi shqiptar u perfol jo pak ishte jo me per aktrimin a moden, por per nje historie dashurie. Qe sipas asaj qe thuhej, rrenjet i kishte ketu ne Tirane. U shkrua per nje mesazh dashurie qe Bledi Strakosha kishte derguar ne adrese te saj ne internet, cka mjaftoi qe tymnaja e thashethemeve t’i kapercente kufijte e kronikave roze. “Me ka thene dicka per kete ime moter qe jeton ketu, dhe eshte vertete per te qeshur. Me Bledin jemi miq te vjeter dhe te mire. Flasim per gjithcka, qofte edhe per historite tona personale. E verteta e atij mesazhi ne fakt eshte krejt e ndryshme nga c’eshte shkruar”, thote Valbona. “Sapo isha larguar nga Tirana dhe bisedonim on-line. E ngacmova sepse po degjonte nje kenge romantike, dhe ai me humor m’u pergjigj me disa vargje te tipit qe “ikja ime i kishte shkaktuar vetmi dhe boshllek”. Ishte nje shaka e zakonshme. Nje batute, asgje me shume” shton duke qeshur, por edhe duke perseritur edhe nje here tjeter qe te pakten tani per tani dashuria eshte ajo ane qe nuk ben pjese ne planet e jetes se saj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Valbona Coba,misioni Hollivud   Wed Sep 26, 2007 4:46 pm






_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Valbona Coba,misioni Hollivud
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: VIP ZONE :: LajMe DhE ThaSheTheMe ViP-ash-
Kėrce tek: