ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Dep,pirati 2 miliardesh

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
jerimida
AneTaR HeRo


Numri i postimeve : 489
Location : ne konfuzitet
Registration date : 22/09/2007

MesazhTitulli: Dep,pirati 2 miliardesh   Wed Sep 26, 2007 12:25 pm

Nje protagonist mitik. Mes dueleve, grave dhe anijeve fantazme. Xhek Sparrou rikthehet me serine e trete te aventurave pirate, qe kesaj here do ta cojne deri ne fund te botes

Kur Xherri Brukheimer njoftoi se do te realizonte nje film te titulluar “Piratet e Karaibeve”, shume vete ne Hollivud menduan se pas sukseseve me filmat si “The Rock”, “Bad Boys” apo “Armageddon”, kishte ardhur edhe per te casti per te provuar shijen e humbjes. Nje film mbi piratet? Nje cmenduri, nje teme teper e rrahur, ne te cilen edhe Stiven Spilberg, me “Kapiten Gremcin”, mori nje nga zhgenjimet e rralla ne karrieren e tij. E vec te tjerash, eshte degjuar per shume filma qe kishin ecur mire, qe kane gjeneruar ide te reja per nje park zbavitjesh, por e kunderta? Nje film i bazuar ne nje atraksion te Disneyland-it te 40 viteve me pare? Kur nisen te qarkullonin imazhet e para te Xhoni Depit ne rolin e kapitenit Xhek Sparrou, njerezit tek Disney u tmerruan. Ne skenar ishte nje Bart Lankaster i koheve moderne, kurse ne filmin e drejtuar nga Gor Verbinski, pirati Xhek Sparrou ishte kthyer ne nje frikacak te zhburreruar me gersheta, me nje mjeker qe nuk mund te quhej as tille dhe poza apo shprehje alla Keith Ricards, nje yll roku i vjeter. Elemente keto qe garantonin nje katastrofe te vertete.

Kater vjet, nje pjese e dyte e filmit dhe 2 miliarde dollare me pas (pa llogaritur DVD-te e shitura), “Piratet” kthehen ne nje nga sukseset me te medha kinematografike te viteve te fundit, nje nivel i tille popullariteti dhe numrash rrezikon te kaloje ne te ardhura edhe sagen e filmit “Zoteria i Unazave”. Nje fenomen i vertete, por perse? Si shpjegohet qe ne Amerike, me shume se sa ne Kore apo Argjentine, pritet me ankth kthimi ne ekran i Dep-Sparrou, i Orlando Blumit ne rolin e Uillit e Keira Najtleit si Elizabet, apo e Xhefrei Rush, Bill Nigi dhe te tjereve te kesaj lukunie te detrave? “Idete e mira me nje skenar te mire dhe nje regjisor te mire, do te shkojne gjithmone mire, le te behet fjale per filma te medhenj apo te vegjel”, thekson Brukheimer. Historia e kinemase eshte ne te vertete plot me shembuj qe bien ne kontradikte me mega-producentin, por eshte e qarte se “Piratet” e tij kane origjinalitet dhe freski, se jane nje ze i ri. Nuk jane piratet, as te Salgarit dhe as te Errol Flinit; nuk ka as heroizem e as kerkesa, objektivi i vetem eshte t’i ofrojne spektatorit dy ore e kusur argetim te paster e te ndershem, me dicka brenda per te gjithe familjen. Per femijet, eshte nje tete fluturuese qe nuk perfundon kurre. Per femrat, ka plot dhe mjafton: Burra seksi dhe romantizem. Per burrat, ka aksion dhe aventure me bollek. Dhe per te gjithe ka nje ritem qe te lejon te falesh, nese aty ketu, ka ndonje kontradikte apo ndonje personazh ose situate qe nuk ka kuptim. Kanibale bufone. Nje polip gjigand dhe demoniak. Fantazma gjysme peshk e gjysme pirate. Nje duel brenda nje rrote gjigande qe rrotullohet neper fusha. Keira dhe nofulla e saj qe enjtet. Arratisje rokamboleske. Dhe pastaj eshte ai: Xhoni Dep.

Ne 20 vite karriere, emri i tij eshte shoqeruar gjithmone me mbiemra te tille si: Rebel, ekscentrik, vetmitar, i pavarur, ikonoklast, me episode si shkaterrimi i nje hoteli njujorkez dhe vdekja nga overdoza e River Finiks ne klubin e tij ne Sunset Boulevard, me femra si Uinona Rajder, Kejt Mos dhe Xhenifer Grei. Ndoshta, nuk ka qene kurre “djali i keq” i pershkruar nga shtypi popullor, por sigurisht askush nuk ka punuar me shume me shkathtesi se Xhoni Dep per te mos u bere nje yll, duke u mbajtur larg mega-producenteve e duke punuar vazhdimisht me regjisoret Tim Burton, Terri Gilliam dhe Xhim Garmush. “Nje karriere deshtimesh”, thoshte shpesh me krenari duke i’u referuar filmit “Eduard duargershera” me shume se sa “Ed Wood” apo “Blow”. Me pas erdhi Vanesa Paradis, jeta ne Provanse, dhe dy femijet. Dhe pikerisht per te kenaqur Lili-Rozin dhe Xhekun vendosi te bente “Piratet”. “A ka shpata?”, pyeti Disney-n kur keta te fundit i propozuan rolin e protagonistit. “Po”, i thane. “Okej, do te luaj”, ishte pergjigja e tij.

Pranoi pa bere asnje llogari tjeter, vec asaj se me ne fund do te bente nje film me te cilin, do te qeshnin dhe femijet e tij. Dhe tani nderohet nga te gjithe; qe nga vajzat qe flene mbi posterat e tij, nga burrat qe admirojne “nonchalance-n” e tij, tek te rriturit qe e shohin si nje aktor te plotesuar. Dhe ne kopertinat e gazetave qe per vite nuk e kane dashur, mori nje kandidim per pjesen e pare te “Pirateve” dhe nje te dyte per “Neverland”, madje i dhane titullin “Burri me seksi”. Eshte me i dashur dhe me popullor se sa Tom Henks apo Tom Kruz. Natyrisht, tani kane dale ne pah edhe ata qe thone se ai eshte shitur, qe edhe ai perfundoi i varrosur ne Hollivud. “Ky eshte personazhi me te cilin jam lidhur me shume, plot magji dhe surpriza”, eshte pergjigja per kritiket e tij (te pakte). Pas tre filmave mbi “Piratet”, dy te fundit u xhiruan bashke ne te njejten kohe per te kursyer para dhe per te siguruar qe personazhet te mos humbin gjetiu me pune te tjera, Dep nuk ka hezitim teksa flet per mundesine e te veshurit perseri dhembin e florinjte qesharak te kapitenit Xhek Sparrou. “Nese vendosin te bejne ‘Piratet 6’ apo 7, une do t’i bej”, siguron ai.

Xhoni Dep dhe Keira Naitlei ne filmin “Piratet e Karaibeve: Ne fund te botes”. Poshte, Dep me Jun-Fat Cou. Majtas lart, Naomi Harris; poshte, aktorja Najtlei.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Dep,pirati 2 miliardesh   Wed Sep 26, 2007 4:37 pm






_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Dep,pirati 2 miliardesh
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: VIP ZONE :: LajMe DhE ThaSheTheMe ViP-ash-
Kėrce tek: