AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Mendja e shendoshe ....ne palester

Shko poshtë 
AutoriMesazh
jerimida
AneTaR HeRo
jerimida


Numri i postimeve : 489
Location : ne konfuzitet
Registration date : 22/09/2007

Mendja e shendoshe ....ne palester Empty
MesazhTitulli: Mendja e shendoshe ....ne palester   Mendja e shendoshe ....ne palester Icon_minitimeWed Sep 26, 2007 12:30 pm

Kur i kemi ngulur mire kembet ne shekullin e 21-te, zor se ka mbetur shqiptar qe ende ve shenjen e barazimit mes te qenit “i shendoshe” dhe “i shendetshem”. Por nese dikur trupat thatime, fibroze dhe faqet e terhequra ishin pasoje e “dietes” ne diktature, sot keto parametra po tentohen vetem per t’u ndjere mire. Jo vetem fizikisht. Mbi te gjitha shpirterisht. Dhe fjalen nuk e kemi per ate kategori mes nesh qe sot e gjithe diten ben “fiskulture” me varferine, por per njerez qe e kane urgjentisht te nevojshme te shkunden, te levizin, te shkathtesohen, te ruajne fizikun e rrezikuar nga obeziteti e jeta pa sforcime fizike.

Per kete duhet vullnet, dhe gjimnastika “ne kushtet e shtepise” eshte prone e te vullnetshmeve. Gjithe pjesa tjeter i ka “rene shkurt”, te pakten ne kryeqytet: Nje shfletim i shpejte i guides se Tiranes, per te gjetur numrat e telefonit te ndonje palestre. E kush e ka anashkaluar guiden sepse miqte i kane rekomanduar “vendin e duhur”, doren ne xhep eshte e sigurte qe e ka futur. Sepse kalorite sot, zor se mund t’i djegesh pa para. Pastaj kur paguan, je dhe me i motivuar. Mendohesh dy here para se te lesh nje dite pa shkuar, jo vetem se te rendon xhepi, por dhe sepse ne fakt nuk e le dot. Sepse te behet pjese e stilit te jetes dhe perpos mbajtjes se trupit ne forme ka dhe shume atraksione te tjera; miqesia e reja qe ke mundesi te krijosh, e pse dhe ndonje flirt. Dhe sepse ne palester nuk shkohet vetem per te bere muskuj apo per te mbajtur trupin ne forme. Sigurisht, shkohet dhe per te hequr stresin. Kjo e fundit e shpjegon me se miri faktin qe ne pjesen me te madhe palestrat frekuentohen nga nje shtrese e caktuar e shoqerise. Njerez qe pergjithesisht kane nje jete te ngarkuar dhe disa ore ne palester u sherbejne per te hequr qafe shumecka: Dhjamin e tepert, stresin dhe lodhjen mendore.

“Jo me kot thuhet qe nje trup i shendoshe eshte ne nje mendje te shendoshe. Jane te lidhura ngushtesisht me njera-tjetren. Madje ne bote, ne kompanite e medha ka qendra fitnesi, ne menyre qe punonjesit te shkarkojne energjite negative”, thote per Klan Manjola, instruktore e Fitness Bulls, nje nga palestrat me te frekuentuara ne kryeqytet. Me emrin e nje palestre jane gjithnje te bashkangjitur njerezit qe e frekuentojne, personazhe vip dhe instruktore. Per te paret jane te terhequr me shume amatoret, qe duan te shkojne ne aksh palester sepse shkon kengetari i tyre i preferuar apo prezantuesja me forma te kercyera. Ndersa frekuentuesit e rregullt, qe me shume sesa “vip-in” kane ne fokus trupin e tyre, do te zgjidhnin instruktorin. “Per mua eshte thelbesore nje instruktor i mire, te tjerat jane relative”, thote Ina, frekuentuese e rregullt e Fitness Bulls. Dhe nese jane te dyja, akoma me mire. Palestra eshte ajo qe del me me fitim, pasi ne fund ka me shume kliente. Dhe per keto te fundit sigurisht qe eshte dhe “lufta” me e madhe. Cmimet konkuruese dhe sherbimet suplementare jane arma me te cilen luftohet. Sigurisht emri i mire qe mund te kete fituar palestra nder vite, eshte nje plus, por kjo shkon paralel me pajisjet apo sherbimet shtese. Sepse pa to, zor se dikush do ta fuste doren ne xhep per te paguar jo pak per t’i djegur ato kalori, qe me aq zell i marrin dhe i heqin gjate dites.

Rezarta pershembull, nuk shkulet nga pista e vrapit pa i djegur 800 kalori. Dhe nuk eshte se gjate dites rri duke ngrene. Thjesht eshte “e fiksuar”. Shkon ne palester te shtate ditet e javes dhe kalon aty mbi kater ore. Eshte nje ritual, qe e kryen prej vitesh se bashku me shoqen e saj besnike te palestres, Klotilden. Edhe ajo nje tjeter e fiksuar. Pasioni per fitness-in i ka bere mikesha. “Une kam nje jete qe merrem me palester dhe sinqerisht nuk mund te bej dot pa te”, thote Klotilda, 25 vjece, pedagoge matematike. Te dyja e kane lidhur ngushtesisht jeten e tyre me palestren. Kur ndodh qe nuk shkojne, u duket se u mungon dicka. Sikur kane shtuar kile te teperta apo muskujt u kane rene fare. Ndaj dhe ne momentin me te afert, te jeni te sigurte se do te jene duke u bere qull ne djerse ne pisten e vrapit apo maje bicikletes me nje buzeqeshje te stampuar ne fytyre. Jane te lumtura qe jane aty dhe kete nuk hezitojne ta shprehin, sa here ju bie rasti te flasin per ato 4 ore te bekuara qe kalojne mes veglave te stervitjes. Madje kete kenaqesi nuk e heqin as te dielave. “Nuk ka pushim per muskujt. Boll pushojne gjithe diten”, thote Rezarta, me profesion meteorologe. Per to, palestra nuk eshte thjesht nje vend per te mbajtur trupin ne forme, por dhe nje terapi qetesuese. “Edhe ne dite e mia me gri, palestra me sjell ne humor”, thote Klotilda. Dhe per te ja vlen, edhe per cmimin qe te duhet te paguash per te mbajtur trupin dhe mendjen ne forme.

Sepse qe te frekuentosh nje palester e te kesh mundesi te perfitosh nga sherbimet e shumta qe ato te ofrojne, do te thote te kesh nje buxhet te mire financiar. E meqe ra fjala tek buxheti, nje buxhetori nuk do t’i leverdiste te shkonte ne nje qender fitnesi. Menyra me e mire per te, per t’u dobesuar ose per te ruajtur formen, do te ishte nje vrapim tek liqeni apo gjimnastike ne kushtet e shtepise. Per te frekuentuar nje palester te duhet te besh nje parapagim, qe pergjithesisht eshte mujor, por varion nga deshira e klientit, koha dhe parate qe ka ne dispozicion per te mbajtur nje forme te mire fizike. Nje parapagese mujore nis nga 4000 leke te reja e arrin deri ne 1.2000 leke, plus sherbimeve qe deshiron te te ofrohen nga palestra qe ke zgjedhur. Frekuentimi mund te behet nje here ne jave, nje ore, ne varesi dhe te pageses qe ke bere, apo dhe tre here ne jave. Cmimet jane te ndryshme; keshtu per ne aerobi dhe vallezim cmimet variojne nga 3500-4000 leke te reja ne muaj, ndersa per sherbimet e tjera si sauna, masazhe, hidromasazhe, cmimet jane te ndryshme dhe gjithnje ne varesi te kohes. Por si kudo, ne loje ka hyre konkurrenca: Sepse instruktoret mund te jene profesioniste te kualifikuar e me pervoje, por edhe studente te Institutit te Fiskultures; hapesirat mund te jene te bollshme ose te ngushta, te pastra, te ajrosura mire ose jo. Megjithate, “hallexhinjte” kane cfare te zgjedhin, pasi ne cdo cep te kryeqytetit jane ngritur palestra, e madje edhe jashte Tiranes, ne periferite turistike. Pervec “Fitness Bulls”, gjen edhe emra si “Alb gym”, “Angelo”, “Bulls”, “Free time”, “Fitness center Eden”, “Fitness club”, “Olympia fitness center”, “Pro sport” e deri ne palestra brenda kompleksesh me te medha sportive si “Kompleksi Dajti”, apo salla fitnesi qe cdo hotel “i hajrit” ka menduar te ngreje. Zgjedhja eshte e juaja. Dhe e xhepit tuaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Mendja e shendoshe ....ne palester
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mendja e shendoshe ..... ne palester
» Mendja

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: ARTI & KULTURA :: MoDa DhE EsTetiKa-
Kërce tek: