ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Rrefimi i nje vajze uje e sapun

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
jerimida
AneTaR HeRo


Numri i postimeve : 489
Location : ne konfuzitet
Registration date : 22/09/2007

MesazhTitulli: Rrefimi i nje vajze uje e sapun   Wed Sep 26, 2007 12:47 pm

Keni ndryshuar shumė qė nga koha kur u shfaqėt pėr herė tė parė nė ekran?

Nuk bėj pjesė nė natyrat qė preferojnė ndryshimin apo vrapimin pas njė imazhi tė kopjuar. Jam e natyrshme dhe vazhdoj tė ngelem po ajo qė kam qenė. Nė sytė e tė tjerėve mund tė dukem ndryshe vetėm nė disa raste qė mund tė jetė ekrani apo setet e fotografimit.



Ēfarė lexoni pėrgjithėsisht?

Mė pėlqen tė lexoj dhe pėrpiqem tė mos i lė pas dore romanet, pavarėsisht se duke

qenė nė vitin e katėrt tė shkollės sė mesme shumė romane i lexoj edhe me detyrim

(pėr hir tė tė mėsuarit). Mė pėlqejnė romanet psikologjikė, mė pak dramat, por mbi tė gjitha mė pėlqen poezia franceze.



Bukurinė e pėrjetshme nė shkėmbim tė shpirtit. A do ta bėnit kėtė zgjedhje?

Bukuria ėshtė pa vlerė nėse mbetet vetėm kaq. Njė fotografi pa zemėr. Jo, jo nuk do ta bėja kėtė zgjedhje.



Le ta lėmė mėnjanė paktin me djallin. Si do ta ruani bukurinė tuaj?

Unė kam njė kurorė bukurie mbi krye dhe mendoj se natyrshmėria dhe thjeshtėsia

janė ato qė do tė mė bėjnė tė ruaj kėtė. Gjithēka vetėm duke besuar tek gjėrat natyrore (e kam fjalėn pėr kremrat, maskat apo produktet e ndryshme, tė cilat mė vonė do tė mė duhet t’i pėrdor).



Njė pikė tė dobėt dhe njė sekret tė pamjes suaj?

Pikė tė dobėt? Nuk di ē’tė them. Nuk kam gjetur ende njė tė tillė, ndoshta ngaqė

nuk kaloj shumė kohė papara pasqyrės. Njoh veten dhe tė qenit e thjeshtė. Italianėt

thonė "ujė dhe sapun".



Ka njė moshė pėr gjithēka. Pėr ju ka mbaruar periudha e....

Dikur isha njė vajzė me flokė tė shkurtėr. Nuk shihesha fare nė pasqyrė, tip

ēuni... Tani ndjehem tėrėsisht femėr.



Cila do tė ishte veshja juaj e preferuar pėr mbrėmje?

Njė veshje e njė stilisteje shqiptare qė po bėn bujė nė botė. Quhet Ema Koja

(Savahl), ka veshje vėrtet fantastike pėr mbrėmje, pa harruar qė bizhuteritė janė tė

preferuarat e mia, por vetėm pėr raste.



"Uniforma" juaj e pėrditshme pėr nė shkollė?

Xhinse, atlete dhe bluzė tė bardhė. Ndėrsa nė ekran veshje shik dhe me klas.



Kur nuk punon xhinse dhe atlete?

Eshtė natyra ime e dytė veshja sportive. Nuk mund tė kuptohem ndryshe. Ndjehem

mirė, jam unė.



Tė brendshmet e preferuara?

La Perla dhe Victoria’s Secrets. Nuk kam preferencė pėr ngjyrat, por markat janė

kryesore dhe mė bėjnė tė ndjehem mirė.



A mund ta konsiderosh veten seksi? Apo...?

Me natyrėn time, nuk gjej pėrgjigje pėr kėtė pyetje!



Ēfarė mban zakonisht nė ēantė?

Nuk besoj se nė ēantėn time ka mė shumė apo mė pak gjėra se nė ēantėn e njė vajze gjimnazi. Stilolaps, njė bllok, shkėlqyes buzėsh, rimel, parfumi, telefoni) d.m.th.

plot. Por kam edhe njė portofol lėkure, qė ma ka bėrė motra dhuratė dhe njė

hajmali qė ma ka dhėnė mbesa.



Muzika qė nuk mungon kurrė nė iPod-in apo makinėn tuaj?

Muzika ritmike mė pėlqen, por ka edhe grupe tė vjetėr pėr brezin tim qė mė pėlqen t’i dėgjoj.



Nėse se do tė zgjidhje, nė ē'qytet do tė doje tė jetoje?

Nė qytetet e ėndrrave. Nė Romė, nė Paris, nė Monte Karlo, nė New-York... Por Tirana mė pėlqen, ndjehem mirė.



Zgjedhjet pėr stinėn e verės?

Nuk kam pasur kohė pėr tė dalė nėpėr dyqane pėr ta shtuar gardėrobėn, sepse kam qenė shumė e zėnė me shkollėn. Jam nė vitin e fundit tė gjimnazit, me spektaklin... por vapės i bėhet ballė vetėm me gjėra tė freskėta dhe tė buta. Ngjyrat e mia tė preferuara nuk ndryshojnė sipas modės, por sipas humorit. E verdha kėtė vit ėshtė nė modė dhe mua nuk mė shkon aq shumė, por do tė bėj plazh dhe ndoshta gjej kombinime.



Parfumi i preferuar "Lancome"

Celulari Nokia

Linja e flokėve: Elvive

Ēanta "Fendi"

Libri i preferuar "Njė grua e denjė" Sveva Casati Mondigniani

Cd e preferuar: Nelly Furtado


Marre nga revista "Jeta"
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Rrefimi i nje vajze uje e sapun
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: VIP ZONE :: LajMe DhE ThaSheTheMe ViP-ash-
Kėrce tek: