ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Ndahet nga jeta Violeta Manushi.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
DarKneSS
AneTaR I Ri


Numri i postimeve : 20
Registration date : 30/08/2007

MesazhTitulli: Ndahet nga jeta Violeta Manushi.   Thu Aug 30, 2007 1:18 am




Ėshte ndare nga jeta sot nje nga ikonat e Teatrit Kombetar, Violeta Manushi. Artistja e Popullit e nderuar edhe me titullin qytetare nderi e Tiranes eshte shuar sot ne Tirane, pasi vuante prej kohesh nga nje semundje e rende. Aktorja e njohur eshte shuar ne moshen 81 vjecare, duke lene pas emrin e aktores se madhe te skenes dhe filmit, gruan e shquar te Kombit, qe jeten dhe energjite ia kushtoi skenes dhe popullit qe e duatrokiti per 60 vite qe ajo interpretoi ne skene.Vjoleta Manushi eshte ngjitur per here te pare ne skene ne 1946 dhe ne karrieren e saj artistike numerohen mbi 100 role ne teater dhe 16 role ne kinema. Aktorja do te mbahet mend per rolet e saj te spikatura, nder me te vecantet teto Ollga ne “Zonja nga qyteti” ku fitoi Medaljonin e Festivalit te Filmit me 1977, dhe teto ne komedine “Pallati 176”. Ajo ka shkelqyer dhe ne rolet protagoniste ne komedite “Grate gazmore te Uindsorit”, “Morali i zonjes Dulska”. Nga dramaturgjia kombetare vecojme intepretimet e suksesshme te saj ne rolin e Olimbise ne “Karnavalet e Korēes”, Zyhrane te “Fytyra e dyte”, Nicen te “Gjenerali i ushtrise se vdekur”. Vjoleta manushi lindi ne korce me 6 mars te 1926 ndersa prej vitesh jetonte ne tirane ku u nderua dhe me titullin qytetare nderi e tiranes me rastin e 80 vjetorit te lindjes se saj. Qe nga muajit tetor i vitit te kaluar,pas nje operacioni ne vesh,aktorja u diagnostikua se vuan nga nje semundje e pasherueshme. Kjo e detyroi aktoren e madhe qe te largohej nga skena
Jeteshkrimi:Violeta Manushi lindi me 6 mars 1926 ne Tirane. Ajo eshte nje nga ikonat e Teatrit Kombetar te Tiranes, aktive edhe pas 48 vjetesh! Aktore e madhe, qe ka shkelqyer njesoj si ne komedi (Ollga tek “Zonja nga qyteti”) ashtu edhe ne drame (Nica tek “Gjenerali i ushtrise se vdekur”). Numeron mbi 100 role ne teater dhe 16 ne kinema. Ne maj 2004 u rikthye me sukses ne skenen e Teatrit Kombetar, me tragjikomedine “Streha e te harruarve”. Ish-punetorja e tipografise, vetem 20 vjeēe u regjistrua ne shkollen e pare dramatike, te hapur prane Teatrit te Shtetit (sot TK), me 1946. U shqua menjehere per vertetesi, spontanitet e natyrshmeri te rralle, por edhe disipline e vullnet te hekurt. Ne dramen “Oret e Kremlinit” (1957) ajo luajti njeheresh tre role, duke shenuar keshtu nje rekord origjinal, ende ne fuqi. Me pas shkelqeu ne rolet protagoniste ne komedite “Grate gazmore te Uindsorit” (1959) dhe “Morali i zonjes Dulska” (1958). Nga dramaturgjia kombetare interpretoi me shume sukses Olimbine te “Karnavalet e Korēes” (1964), Zyhrane te “Fytyra e dyte” (1968), Nicen te “Gjenerali i ushtrise se vdekur” (1971), Ollgen te “Zonja nga qyteti” (1975) dhe teton te “Pallati 176” (1985), duke u transformuar teresisht ne secilin prej tyre. Ka luajtur edhe ne 16 filma, qe nga “Tana” (1958) e deri tek “Rrethimi i vogel” (1989) dhe nje teledrame “Gjenerali i ushtrise se vdekur” (1976). Per rolin e teto Ollges tek “Zonja nga qyteti” fitoi Medaljonin e Festivalit te Filmit me 1977.FilmografiaEja! - (1987)Rrethimi i vogel - (1986)Taulanti kerkon nje moter - (1984)Nje shoqe nga fshati - (1980)Pertej mureve te gurta - (1979)Zemrat qe nuk plaken - (1977)Zonja nga qyteti - (1976)Vitet e para - (1965)Debatik - (1961)Tana - (1958)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
webmaster
ViP
avatar

Male
Numri i postimeve : 802
Age : 32
Location : Ancona
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ndahet nga jeta Violeta Manushi.   Thu Aug 30, 2007 1:21 am

amin! Sad
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albrelax.com
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ndahet nga jeta Violeta Manushi.   Thu Aug 30, 2007 1:30 am

Sa gjynah Crying or Very sad Crying or Very sad

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
webmaster
ViP
avatar

Male
Numri i postimeve : 802
Age : 32
Location : Ancona
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ndahet nga jeta Violeta Manushi.   Thu Aug 30, 2007 1:40 am

E jete e poshter ishte grua e mire dhe aktore e zonja !
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albrelax.com
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ndahet nga jeta Violeta Manushi.   Thu Aug 30, 2007 1:54 am

Per zotin e madhe fare ishte eh c'ti besh i ka jeta Crying or Very sad

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Ndahet nga jeta Violeta Manushi.   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Ndahet nga jeta Violeta Manushi.
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: ARTI & KULTURA :: KiNemAtogRafiA DhE SpeKtaKli-
Kėrce tek: