ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Kush fshihet pas Shekspirit ???

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Kush fshihet pas Shekspirit ???   Fri Sep 28, 2007 7:55 pm

Mbi 300 personalitete mendojnė se gjeniu ėshtė dikush tjetėr

Kush fshihet pas Shekspirit?

Dyshimi kryesor janė provat e pakta tė ekzistencės qė ka lėnė pas vetes dramaturgu anglez

Ashtu si autopsitė e trupave tė alienove dhe pranisė sė njė qitėsi tė dytė nė vrasjen e Presidentit amerikan Kenedi, besimi se emri i Shekspirit ėshtė veē njė mbulim dhe se i ka shkruar dikush tjetėr veprat e tij nuk arrin tė ērrėnjoset. Skeptikėt nisėn ta vinin nė dyshim identitetin e vėrtetė tė gjeniut nė fund tė shekullit XIX. Qė atėherė, teoria e ekzistencės sė njė autori tjetėr ka fituar legjitimitet falė kėmbėnguljes sė disa studiuesve dhe historianėve. Tani, thuajse 300 personalitete kanė kėrkuar publikisht qė teoria e tyre tė merret seriozisht nė konsideratė.

Mė 10 shtator, aktori shekspirian Derek Xhekobi dhe ish-drejtori artistik i "Shakespeare‘s Globe Theatre", Mark Rilans, shpallėn publikisht "deklaratėn e dyshimit tė arsyeshėm". I pėrpiluar nga "Koalicioni i autorėsisė sė Shekspirit" (njė fondacion dedikuar tėrheqjes sė vėmendjes sė publikut mbi identitetin e vėrtetė tė gjeniut tė dramės), dokumenti i kėrkon botės akademike tė pranojė se "ka mjaft hapėsirė pėr tė pasur dyshime mbi identitetin e Shekspirit" dhe qė kėtij problemi t‘i jepet rėndėsia e duhur nga ana e studiuesve.

Bashkė me firmat e Xhakobit dhe Rilensit gjenden ato tė Ēarls Ēamplin, ish-redaktori pėr artin i sė pėrditshmes amerikane "L.A. Times"; Maikėll Delahoid, profesor nė Universitetin e Uashingtonit dhe Robin Foks, profesor i teorisė shoqėrore nė Universitetin Rutxhers tė Nju-Xhersit. Por edhe disa emra mė tė famshėm, si Mark Tuein, Ēarls Dikens dhe Orson Uells, gjenden nė listėn njerėzve qė besonin se nėn firmėn e Shekspirit fshihej dikush tjetėr.

Nė zemėr tė debatit qėndron fakti se, pėr njė njeri aq tė aftė me penėn, e qė e kaloi jetėn duke shkruar, Shekspiri ka lėnė prapa shumė pak prova tė ekzistencės sė tij. Pjesa mė e madhe e studiuesve bien dakord se ekzistojnė mjaftueshėm prova pėr tė vėrtetuar se Uilliam Shekspir lindi nė Stratford mbi Avon, u bė aktor dhe u kthye nė qytetin e lindjes deri kur vdiq nė vitin 1616. Por udhėt e mbėshtetėsve tė secilės teori ndahen pikėrisht kėtu.

Stratfordianėt, siē njihen, besojnė se Uilliam Shekspir ėshtė i njėjti individ qė shkroi atė, qė mė pas do tė vlerėsohej si vepra mė e madhe letrare nė historinė Britanike. Antistratfordianėt thonė se nuk ekziston asnjė e dhėnė bindėse pėr tė lidhur Shekspirin me dramat, poemat dhe punėt e tjera qė i atribuohen atij. Dhe kėshtu nis loja e polemikave.

Stratfordianėt vėrejnė se emri i Shekspirit ėshtė shtypur nė faqet e shumė dramave tė publikuara gjatė kohės qė ishte gjallė. Antistratfordianėt nėnvizojnė se askush nuk e ka idenė as si e shkruante Shekspiri emrin e vet: gjenden vetėm gjashtė firma tė hedhura me shpejtėsi nga dora e tij, tė cilat mund tė lexohen nė mėnyra tė ndryshme. Stratfordianėt thonė se disa bashkėkohės e zėnė nė gojė Shekspirin nė veprat e tyre; pala tjetėr kėmbėngul, se i referohen vetėm si aktor, pa e pėrmendur kurrė si autor.

Pastaj, ekziston njė dallim i qartė mes jetės sė Uilliam Shekspir dhe jetėve pėr tė cilat shkroi nė veprat e tij. Antistratfordianėt dalin me tezėn se vepra e tij karakterizohet nga njohja e shkėlqyer e literaturės botėrore, e gjuhės, e jetės aristokratike dhe udhėtimeve jashtė vendit - gjėra qė duhej tė ishin krejt tė huaja pėr aktorin e njė qyteti tė vogėl pa shkollim universitar. Siē shkruhet nė Deklaratė, "studiuesit nuk kanė asnjė ide pėr mėnyrėn si ai e krijoi atė bagazh tė thellė e tė detajuar njohurish qė tregohet mė sė miri nė vepėr". Ėshtė kjo arsyeja pėr tė cilėn pėr tė gjetur Shekspirin e vėrtetė kėta studiues i hedhin sytė tek aristokratėt dhe njerėzit qė kishin luksin pėr tė udhėtuar nėpėr botė. Eseisti Frensis Bekon, poeti dhe dramaturgu Kristofer Marlou, aristokrati Eduard de Ver: janė kėta kandidatėt mė tė mundshėm.

Por pala tjetėr e hedh poshtė me forcė kėtė snobizėm, duke thėnė se edhe njė formim mė se normal do tė kish mjaftuar qė Uilliami tė arrinte tė shkruante veprat e famshme. Dhe kėtė stratfordianėt kėrkojnė ta argumentojnė, duke ngulmuar te fakti qė shumica e dramave tė Shekspirit janė adoptuar nga vepra mė tė hershme. Sipas tyre, Uilliami u mbėshtet tek autorė tė tjerė pėr tė kompensuar atė qė nuk kishte marrė nė universitet apo pėrvojat e munguara tė udhėtimeve. "Ata argumentojnė se Shekspiri nė vepra ėshtė mbėshtetur shumė edhe te pėrvojat personale", thotė Xhonatan Beit, njė ndėr emrat kryesorė tė stratfordianėve. "Por njė imazh i tillė - ku shkrimtari fut shumė nga vetja nė vepėr - i autorėve ėshtė shumė i vonshėm, njė ide shumė romantike nė literaturė. Nė kohėn kur Shekspiri shkroi punėt e tij, nuk veprohej kėshtu".

Por pak rėndėsi ka fakti nėse kėto kryevepra tė letėrsisė botėrore i shkroi Shekspiri, De Veri apo Frensis Bekon - ēfarė do ndryshojė nė rėndėsinė e tyre nė rast se mėsohet qė autori ka pėrdorur emėr tė rremė. Pėrse gjithė kjo zhurmė? Qė tė dyja palėt i mėshojnė idesė se zbulimi i identitetit tė njeriut qė qėndron pas "Hamletit" e "Mbretit Lir" ėshtė thelbėsor pėr kuptimin e veprave. "Interpretimi qė i bėjmė veprave tė Shekspirit do tė ishte krejt i ndryshėm nė rast se do dinim me saktėsi kush i shkroi", thotė Bill Ribinshtein, profesor historie nė Universitetin e Uellsit, njėherėsh edhe kėshilltar akademik nė fondacionin "Koalicioni i autorėsisė sė Shekspirit". "Nė rast se ka qenė i pėrfshirė thellėsisht nė politikė, pėr shembull, ēdo rresht i secilės vepėr do tė kishte motivime tė tjera", shton profesori.

Me anė tė "Deklaratės sė dyshimit tė arsyeshėm", firmėtarėt e koalicionit nuk duan tė thonė se dinė kush i ka shkruar punėt e Shekspirit, por qė kjo pikėpyetje "tė vlerėsohet me rėndėsinė e duhur nga qarqet akademike, si njė ēėshtje sė cilės i duhen kushtuar studime e thellime".

Me kėtė shpresė, Uilliam Lihi, kreu i katedrės sė anglishtes nė Universitetin Brunel, pėr herė tė parė do tė pėrfshijė nė kurset e tij edhe leksione mbi autorėsinė e Shekspirit. "Studimet mbi Shekspirin merren me veprėn e tij, duke e trajtuar nga shumė kėndvėshtrime - feminist, postkolonialist, historik", thotė ai. "Mendoj qė do tė ishte rėndėsishme qė ta pėrfshinim edhe autorėsinė mes tyre".

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
unknown
AneTaR HeRo


Female
Numri i postimeve : 242
Registration date : 27/11/2007

MesazhTitulli: Kush fshihet pas Shekspirit ???   Tue Jan 22, 2008 4:49 pm

Christopher Marlow
T. S Elliot
John Milton
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Kush fshihet pas Shekspirit ???
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: ARTI & KULTURA :: LeTėrSiA-
Kėrce tek: