ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 
 ApolloniA

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: ApolloniA   Fri Sep 28, 2007 7:57 pm

Nė Apoloninė antike, pėrsėri njė zbulim i rėndėsishėm

Njė tjetėr zbulim i rėndėsishėm nė Apoloni. Ekspedita Francezo shqiptare ka arritur tė nxjerrė nė dritė njė pjesė tė agorasė sė qytetit, qė i pėrket periudhės arkaike dhe klasike tė qytetit. Nė fakt zbulimi ka qenė i pritshėm pas njė periudhe studimore tė nisur nė pjesėn veriore tė qytetit tė Apolonisė. Ekspedita e cila vepron nė kėtė qytet qė nga viti 1993 ka arritur tė zbuloj nėpėrmjet metodave me elektrotinguj, gjurmė tė kėsaj vepre tė rėndėsishme. Ekspedita studimore ka pėrfunduar materialin e saj nė prill tė kėtij viti.Ndėrsa qė prej katėr ditėsh kanė nisur gėrmimet bazuar nė hartėn e pėrfituar nga metoda bashkėkohore nė njė trupė kėrkimore tė pėrbėrė nga arkeologė francezė dhe arkeologė tė Institutit arkeologjik shqiptar Tiranė si dhe Parkut Kombėtar Arkeologjik Apolonia. Ekspedita udhėhiqet prej profesorit tė njohur Zhan Lyk Lambole. Sipas profesorit tė mėsipėrme gjithēka ėshtė arritur nėpėrmjet fushės sė kėrkimeve elektromagnetike. Pas pasqyrimit nė hartė tė kėtyre rezultateve-tha ai e reja mė e fundit dhe mund ta cilėsojmė si shumė tė rėndėsishme pėr kėtė qytet antik , e cila deri tani nuk dihej nga askush, ėshtė zbulimi i pjesės arkaike e klasike tė Apolonisė. Kjo ėshtė shumė e rėndėsishme sepse deri tani njihej vetėm pjesa e qendrės romake e cila cilėsohej si qendra e qytetit . Nė kėtė konteks-tha profesor Zhan Lyk Lambole, edhe nė qytetin e epokės arkaike e helenistike elementi mė i rėndėsishėm ėshtė Agoraja, ose e pėrkthyer si sheshi qendror i qytetit. Kjo do tė thotė se kjo pjesė ėshtė mė e madhja e zbuluar deri tani madje mund tė thuhet se pjesa e qendrės sė Apolonisė e cila vizitohet aktualisht ėshtė e pėrmasave shumė mė tė vogėl se sa kjo agora Aktualisht-deklaroi ai jemi duke kryer sondazhe nė skajin verior tė kėsaj agoraje. Pikėrisht nė kėtė skaj fillon njė ndėrtesė e pėrmasave tė mėdha. Nė mėnyrė mė tė pėrmbledhur-tha ai , mund tė shprehem se qyteti antik i Apolonisė ndahej nė tre pjesė. Nė zonėn e parė e cila njihet si zonė fetare. Brenda kėsaj zone shtrihen tempujt e Apolonit dhe ai i Artemisit. Nė zonėn e dytė nė tė cilėn janė tė ndėrtuara agoraja, e njohur si zonė publike. Pikėrisht nė kėtė zonė ne po kryejmė gėrmime Ajo njihet si qendra ekonomike dhe politike e qytetit. Pra futet nė qendrat kryesore tė tij Nė zonėn e tretė janė elementėt e rinj. Janė lagjet private tė banimit me banesat arkaike helenistike tė cilat nuk njiheshin deri mė sot.-deklaroi ai. Sipas zbulimeve tė kryera janė evidentuar tre lagje banimi. E para gjendet pranė Akropolit dhe nė vazhdim tė saj shtrihen dy lagje tė tjera. Nė kėto lagje shprehen arkeologėt janė banesa tė pėrmasave tė mėdha. Dhe pikėrisht kėto banesa i japin njė imazh tė plotė dhe tė saktė planit tė at hershėm urbanistik tė Apolonisė antike. Ekspedita do tė vazhdoj gėrmimet deri nė datėn 8 Shtator. Tė gjitha zbulimet e saj do ti nėnshtrohen mė pas njė studimi tė plotė pėr tė nxjerrė mė nė pah kėtė zbulim tė ri dhe tė rėndėsishėm tė Apolonisė. Nė parkun Kombėtar Apolonia janė dhėnė mjaft surpriza nėpėrmjet zbulimeve tė ekspeditave Kėshtu para disa kohėsh njė tjetėr ekspeditė e cila vazhdon gėrmimet nė pjesėn perėndimore tė qytetit, nė tempullin e Artemisės ka arritur tė nxjerrė zbulime tė rėndėsishme qė provojnė ekzistencėn e Apolonisė para kolonizimit tė saj. Ndėrsa nė nekropolin e qytetit nė fshatin kryegjatė janė gjetur figurina dhe enė tė pėrpunuara qė kanė nxjerrė sėrish nė dritė lidhjet ekonomike tė kėtij qyteti si dhe lirinė njėkohėsisht ekonomike qė ka ekzistuar nė periudha tė ndryshme tė tij pėrfshi atė arkaike, romake , helenistike etj.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: ApolloniA   Fri Sep 28, 2007 7:58 pm

Gėrmimet zbulojnė tempullin arkaik tė Horės sė Apolonisė

Njė grup i pėrbashkėt arkeologėsh tė huaj e shqiptarė kanė zbuluar pėr herė tė parė njė komplekės themelesh tė njė tempulli nga njė gėrmim nė perėndim tė mureve tė qytetit antik tė Apolonisė. Vendndodhja e tempullit tė zbuluar ėshtė nė njė distancė tė shkurtėr nga fshati Pojan dhe pikėrisht, nė pronat e familjes sė Bonjakėve. Nė kėtė tempull bie nė sy dyshemeja e tij si dhe njė punishte pėr prodhimin e qeramikes. Gjithashtu, nga ky tempull kanė dalė njė numėr i madh terakotash, apo tė quajtura ndryshe, figurina, tė cilat tregojnė se ky tempull i ėshtė dedikuar njė perėndie tė rėndėsishme pėr qytetin, qė sipas arkeologėve mund tė jetė perėndia Artemis apo Apolloni. Arkeologėt pėr kėtė rast shprehen se gėrmimet e mėtejshme do tė pėrcaktojnė perėndin totalitare. Deri tani gjatė kėrtyre gėrmimeve ėshtė arritur tė pėrcaktohet qartė vėndodhja e tempullit tė cilat i pėrkasin periudhės Arkaike e Klasike tė shekullit tė pestė para erės sonė. Prof. Jack Davis, bashkėdrejtor i projektit dhe prof. nė Universitetin e Cincinnatit nė SHBA, pas zbulimit tė kėtij monumenti kulture shprehet se “ėshtė zbuluar njė tempull mė i madh nė botėn Antike, ėshtė njė zbulim bresėlėnės qė do tė ndikoi shumė pėr trashgiminė kulturore shqiptare. Vėrtetė ky tempull do tė luajė njė rol tė rėndėsishėm pėr turizmin shqiptar”. Ndėrkaq, edhe profesori i asociuar Vangjel Dimo e ka quajtur kėtė zbulim mjaft tė rėndėsishėm, duke thėnė se “rezultatet e kėsaj ekspedite janė mjaft tė mira: jo vetėm qė do tė dokumentohet historia e pasur e praktikave tė kulteve nė qendrėn antike, por u lokalizua dhe njė monument i panjohur mė parė, njė tempull arkaik.
Zbulimi, dėshmitar i tempujve helenė nė Adriatik

Kurse arkeologia Evi Gorogiami, drejtuese e punimeve tregon se “zbulimi i konsiderueshėm i figurinave dalė nė dritė nė kėtė tempull tregon qė jemi pranė depoizitave votive, aty ku mblidheshin mbeturinat e sakrificave apo dedikimeve. Profesorja e asociuar Iris Pojani, qė ėshtė njėkohėsisht edhe bashkėdrejtore e kėtij projekti, do tė shprehej: “Ky tempull i horės sė Apolonisė ėshtė njė nga dėshmitarėt mė tė hershėm edhe tė tempujve grekė nė brigjet e Adriatikut”. Padyshim njė rol tė rėndėsishėm, ku analizohen tė gjitha gjetjet nė shtresat arkeologjike jo vetėm tė kėtij tempulli, pėr tė kuptuar se kujt periudhe i pėrkasin, ėshtė edhe laboratori, i cili ndodhet nė muzeun e manastirit, ku studjues dhe specialistė zbardhin prejardhjen e zbulimeve. Studijuesja Devis ka konstatuar se atje ndodhen edhe njė sasi tė kosiderueshme terakotash me imazhe femėrore e burrėrore tė paraqitura gjysmė tė shtrira sėbashku, tė cilat sipas saj, janė tė shkėlqyera, e nė mos kaq, ajo i quan edhe unike pėr botėn greke.

Historia e tempullit arkaik nė Apoloni

Ky ėshtė njė tempull i madh ndėrtuar me gurė gėlqerorė, i panjohur nga studimet e gėrmimet e mėparshme, ndėrtuar nė periudhėn arkaike apo klasike. Nėse ky konkluzion i arkeologėve mbėshtetet nga gėrmime tė tjera tė vitit tė kaluar, tempulli i zbuluar i Horės sė Apollonisė ėshtė njė nga dėshmitarėt mė tė hershėm edhe tė tempujve grekė nė brigjet e Adriatikut. Ende ėshtė i paqartė se kujt i pėrkiste apo kujt i dedikohej ky tempull. Por disa pika referimi ekzistojnė. Njė stelė, qė datohet nė shek.II B.C, ripėrdorur si spolia nė njė ndertese nė veriperėndim tė shtėpive tė Bonjakėve ku ėshtė gjetur tempulli, paraqet Artemisin me pishtar, si dhe njė dedikim pėr vet perėndeshėn. Ky tempull i zbuluar ėshtė 5m i gjatė i hapur nė pjesėn lindore tė rrugės qė vjen nga jugu i fshatit tė Pojanit dhe kalon nė kompleksin e familjes sė Bonjakėve. Gėrmimet kanė arritur deri nė thellėsinė 1,5m. Depozitat e gėrmuara gjerėsisht i pėrkisnin periudhės sė mesme helenistike, por duke gėrmuar mė thellė, u arrit niveli i shtresės qė datonte periudhėn e vonė klasike. Depozita helenistike pėrmbante shumė figurina dhe ato ishin mė tė plota se nė kuadratet e tjerė. Njė pjesė e mirė e kėtyre figurinave janė djegur pasi janė thyer. Qeramika pėrfshin kryesisht pjata dhe enė kuzhine. Kuadrati i kėtij tempulli ėshtė 3x3m2 dhe ndodhet sapo hyn nė hyrjen kryesore tė kompleksit tė Bonjakėve.

Bonjakėt kanė dėmtuar paditur tempullin e lashtė

Sipas arkeologėve, nė kėtė tempull janė bėrė dy ndėrhyrje nga pronarėt e banesės, tė cilėt pa e ditur se poshtė tyre ndodhej ky thesar kanė futur nėn tokė njė shtyllė pėr tė shėrbyer si mbėshtetje qėndrore pėr mullarėt e barit. Figurina tė fragmentuara janė gjetur nė nivelet e sipėrme tė kėtij sondazhi. Pak mė thellė, nuk u gjetėn figurina, por njė numėr i konsiderueshėm enėsh me vernik tė zi tė importuara (pjesa mė e madhe nga Atika dhe Italia e Jugut, me njė komponent tė vogėl Korinthi), tė pėrziera me guacka dhe eshtra kafshėsh, siē duket mbeturina tė mbetura nga ngrėnia. Qeramika e vonė Arkaike vazhdon tė gjendet edhe mė poshtė, dhe nė nivelin mė tė thellė ishte buza e dinosit me dekoracion floreal qė datohet rreth 525.Qėllimi i gėrmimit kėtu ishte tė ndiqej linja e blloqeve masivė qė ishin zbuluar dikur nga njė traktor nė 1997, kur ishte ndėrtuar shtėpia e tyre. Nė atė kohė blloqet u pėrdorėn pėr ndėrtimin e themeleve tė shtėpisė. Gėrmimet nuk u ndėrmorrėn ekzaktėsisht nė mėnyrė stratigrafike, pėrderisa dheu mbi blloqe ishte i mbushur me mbeturina moderne, siē janė qeset plastike. Veē kėtyre, nė kėtė shtresė tė lėvizur janė zbuluar edhe disa gjetje tė tjera antike tė veēanta.

Specialistėt: Pronari tė kompensohet. Tempulli t'i kalojė shtetit

Gėrmimet tek familja Bonjakėt sipas arkeologėve ėshtė e qartė se kėtu ėshtė vendodhja e jo vetėm njė sanktuari tė lashtė por edhe e njė tempulli monumental tė gurtė. Njė sasi e kosiderueshme e qeramikės sė importuar (kryesisht Atike dhe nga Italia e Jugut, por jo pak edhe korintike) kishte ardhur nė kėtė sanktuar nė formėn e dedikimeve qė nė cerekun e fundit tė shek.VI, para Krishtit. Figurinat e terakotave me imazhet femėrore e burrėrore tė paraqitura gjysmė tė shtrira sėbashku janė tė shkėlqyera nė mos unike pėr botėn greke. Nė periudhėn Arkaike dhe Klasike ky sanktuar duket qėndronte jashtė qytetit tė Apollonisė, pranė lumit Vjosė, e mbase nė skaj tė fushės moēalore. Gradualisht, nė periudhėn helenistike e romake, zona midis sanktuarit dhe pjesės tjetėr u banua. Duket se nė njė moment ende tė papėrcaktuar, tempulli u pėrdor si gurore. "Nuk do tė ketė dyshime, -shprehen gjeologėt, se gėrmimet e mėtejshme do tė sillnin tė dhėna tė reja dhe do tė sqarojnė datėn e tempullit pikėrisht atė tė ndėrtimit dhe shkatėrrimit". Ky sit i rivlerėsuar ėshtė edhe njė potencial turistik. Qė tė arrihet qėllimi duhet qė pronarėt tė kompesohen e toka t’i kalojė shtetit. Zbulimi i kėtyre rrėnojave kėrkon me urgjencė ndėrrimin e trasesė sė rrugės Lushnje-Vlorė. Nėse rruga do tė kalojė aty ku ėshtė planifikuar do tė dėmtojė rėndė jo vetėm nekropolin romak por gjithė parkun e planifikuar tė Apolonisė nė tėrėsinė e tij.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: ApolloniA   Fri Sep 28, 2007 7:59 pm

Apolloni e Ilirisė

Nė kohėn antike ka pasur tė paktėn 30 qytete qė u ngritėn nėn egidėn e Apollonit. Pėr kėtė arsye Apolloninė tonė, pėr ta dalluar nga tė tjerat, shkrimtarėt antikė e quajnė Apollonia e Ilrisė, Jonit apo Epirit. Stefan Bizantini shton edhe epitetin "e para" duke dashur tė thotė me kėtė se ishte mė i madhi dhe mė i njohuri ndėr qytetet qė mbanin kėtė emėr. Nė fakt, nė mesin e shek. VI tė e.s., kur Stefani bėnte kėtė cilėsim, Apollonia po katandisej nė njė fshat. Por ky shkrimtar jetonte me tė kaluarėn duke lexuar Herodotin, Tukiditin , Strabonin etj. Kėtė qytet tė Ilirisė, shkruan Stefani, e banonin ilirėt si dhe Epidamin. Pastaj u dėrguan 200 kolonė korintas me nė krye Gylakun, i cili e quajti Gylakea. A mund tė besohet njė bibliofili qė shkruante pėr fakte qė kishin ngjarė 1200 vjet para tij?

Arkeologėt provuan se Stefani ishte mjaft i saktė. Gjatė gėrmimeve nė Apoloni u gjetė fragmete qeramike dhe vegla hekuri dhe bronxi, qė i takonin fundit tė periudhės sė bronxit dhe fillimit tė asaj tė hekurit. Ato ishin sende tipike ilire qė i pėrkisnin njė popullsie e cila kishte banuar aty shumė kohė para ardhjes sė kolonistėve. Edhe ajo qė dukej legjendė pėr emrin e njė prijėsi korinthas, u vėrtetua nga gjetja e njė mbishkrimi qė pėrmend fushėn e Gylakut.

Vetė apoloniatėt duket se pėlqenin m shumė njė variant tjetėr mbi themelimin e qytetit. Sipas njė mbishkrimi tė porositur prej tyre nė Olympia tė Greqisė, Apolonia ishte "ndėrtuar pranė Jonit nga Foibi (Apoloni) flokėgjatė". Relievi qė shoqėron kėtė mbishkrim bėn aluzion pėr njė origjinė homerike tė paraardhėsve tė tyre. Aty paraqiten Odiseja, Menelau, Paridi dhe heronj tė tjerė tė luftės sė Trojės. Apollodori duket se na sqaron nėnkuptimin e kėtij relievi kur shkruan se "mbasi vdiq Helefenori nė Trojė, ata qė ishin me tė, duke u fshehur buzė gjirit Jon, u vendosėn nė Apoloninė e Epirit". Sigurisht qė apoloniatėt kanė shkuar tepėr larg duke kėrkuar origjinėn e tyre, por dėshira pėr tė rrjedhur nga heronjtė e Trojės ishte tepėr e modės nė atė kohė.

Shkrimtarė tė tjerė tė lashtė qėndrojnė mė afėr tė vėrtetės kur japin lajme mbi themelimin e Apollonisė nė fillimin e shek. VI p.e.s. Nė pėrgjithėsi ata bashkohen edhe pėr origjinėn e kolonistėve tė pare. Plutarku thotė se ata ishin korinthas tė larguar gjatė sundimit tė tiranit Periandėr (fundi i shek. VII-fillimi i shek. VI p.e.s). Straboni pėrcakton edhe qendrat nga u nisėn: Kikysi dhe Dysponti, nė rrugėn ndėrmjet Elidės dhe Olympias nė Peloponez. Nė njė vend tjetėr, Straboni shkruan se sė bashku me korinthasit nė Apoloni u vendosėn edhe korkyrasit, gjė qė dėshmohet edhe nga Skymi dhe Pausania. Korkyra, qė ishte vetė koloni e Korinthit (737 p.e.s), luajti mė pas njė rol tė veēantė kolonizues nė bregdetin e Jon dhe Adriatik. Ka shumė mundėsi qė prej saj tė jenė nisur edhe kolonistėt e pare tė Dyrrahut dhe Apolonisė.

Thamė mė lartė se kėto lajme tė autorėve antikė janė vetėm afėr tė vėrtetės, sepse ata qindra kolonistė nuk zbritėn nga anijet nė njė ditė tė vetme pėr tė themeluar mbi njė kodėr tė shkretė qytetin e Apolonisė. Shumė kohė para vitit 588 p.e.s., ndėrmjet vendasve ilirė dhe lundėrtarėve grekė ishin vendosur marrėdhėnie shkėmbimi nė natyrė. Nė Belsh janė gjetur copa enėsh greke tė fund shek VIII p.e.s., pra tė kohės sė themelimit tė Korkyrės.

Nė Kute dhe Margėlliē tė Mallakastėrs, enėt e importuara i takojnė shek. VII p.e.s., pra gjithmonė para themelimit tė Apolonisė. Ėshtė e qartė se tregtarėt grekė kishin krijuar njė pike tregtimi, njė emporion, diku nė grykė tė Vjosės. Prej aty nuk qe e vėshtirė tė merreshin vesh me vendasit, pėr t’u vendosur nė qendrėn mė tė afėrt ilire, nė kodrėn ku u ngrit mė vonė Apolonia. Shkėmbimi i mallrave ishte i leverdishėm pėr tė dy palėt dhe pėr mė tepėr aristokracia ilire kishte nevojė pėr sendet luksoze tė artizanatit grek. Mbi kėtė bazė grupe zejtarėsh gjenin vazhdimisht vend pune nė qendrėn e re, ku pėrziheshin me banorėt vendas, derisa zotėruan mbi ta.

Pėrderisa kolonia e re kishte njė karakter zejtar-tregtar, ajo mund tė ekzstonte nė marrėveshje tė plotė me vendasit. Por nė antikitet asnjė qytet nuk mund tė jetonte vetėm si i tillė. Njė pjesė e popullsisė do tė merrej patjetėr me buqėsis dhe veēanėrisht me vreshtari. Nga Herodoti mėsojmė se nga fundi i shek. VI p.e.s. apoloniatėt kishin kullota buzė Vjosės, ku kullosnin njė kope tė pėrbashkėt. Gjithashtu qytetarėt kishin arat e tyre jashtė qytetit.

Shtimi i shpejtė i popullsisė do tė nxirrte patjetėr nevojėn pėr toka, tė cilat i takonin fiseve ilire. Ky ishte njė rast tregu pėr aristokracinė ilire, por ndonjėherė edhe shkak lufte. Fqinjė tė Apolonisė, sipas Aristotelit, ishin taulantėt dhe atintanėt, tė parėt zotėr tė fushės, tė dytėt nė zonėn kodrinore tė Mallakastėrs. Pėrtej Vjosės vinin amantėt, apo abantėt, siē u pėlqente tė quheshin. Ky shtrembėrim i lehtė i emrit i lidhte kėta ilirė, qė kishin dėgjuar Homerin, me lokridasit dhe abantėt e Eubesė, tė cilėt, sipas legjendės, pas rėnies sė Trojės erdhėn me tetė anije deri tek mallet Keranune (Karaburuni dhe Mali i Ēikės).

Qyteti i tyre Throni u bė armiku i Apolonisė. Shkaqet pėr kėtė nuk i dime. Mund tė mendohet se Throni ishte qendėr tregtare, njė skelė qė konkuronte nė njė fare mase Apoloninė dhe mudn tė strehonte piratėt. Nė kėtė rast vjen nė considerate Treporti nė gjirin e Vlorės, ku arkeologėt kanė gėrmuar njė vendbanim ilir tė shek. VI-V p.e.s. Po tė jetė kėshtu, apoloniatėt kishin edhe arsyet tė tjera pėr t’i vėnė syrin kėtij vendi. Ai ishte njė skelė e mire reserve nė rast se deti i egėrsuar nuk lejonte hyrjen e anijeve nė grykėn e Aos dhe mjaft e veēuar nga pjesa tjetėr e teritorit amant, pėr t’u shkėputur prej tij. Por nė qoftp se Throni ka qenė nė brendėsi, atėherė shkaku i luftės mun tė ketė qenė tjetėr.

Njė shkrimtar i vonė, Eliani, ndoshta jo rastėsisht, e lidh luftėn e apoloniatėve me ilirėt me burimet e serės pranė Nymfeut. Dėshira pėr ti zotruar kėto burime mund tė ishte njė shkak tjetėr i luftės dhe Throni atėherė duhet kėrkuar nė bregun e djathtė tė Vjosės.
Megjithėse nuk dime shkaqet e luftės, ne njohim pasojat e saj. Sipas Valter Maksimit, qė shkruan nė shek. I tė e.s. “Ngjarje e thėnie tė shėnuara”, apoloniatėt nė kėtė luftė tė vėshtirė kėrkuan ndihmėn e dyrrahasve. Kėta tė fundit s’kishin fitim tė hynin nė grindje me ilirėt dhe i propozuan pėr ndihmė (apoloniatėve) lumen Aea (variant i Aos), duke dashur t’i thoshin me kėt se lumi duhej tė mbetej kufiri midis dy palėve. Por apoloniatėt e morėn punė kallup dhe i caktuan lumit rradhėn e parė nė ushtri, si komandant tė tyre. “Megjithėse nuk kishin shpresė –shkruan Maksimi- ata i mundėn armiqtė e tyre duke ia veshur kėtė triumph besimit tė kėtij falli”.

Kjo fitore do tė ishte harruar nė qoftė se nė ekstazėn e saj, apoloniatėt nuk do tė kishin vendosur ta pėrjetėsonin nė art. Njė e dhjeta e plaēkės u caktuaa pėr tė mbuluar shpenzmet e ngritjes sė njė monumenti kushtuar Zeusit, nė Olympia tė Peloponezit. Porosia iu ngarkua Lykut, tė birit tė Mironit tė famshėm. Njė kopje e dytė e kėtij monumenti u ngrit edhe nė Apoloni. Ne sot e njohim me hollėsi kėtė monument nė bazė tė pėrshkrimit tė saktė tė Pausanias, qė e vizitoi rreth mesit tė shek. II tė e.s. Gjithashtu gėrmimet arkeologjike nė Olympia nxorrėn nė dritė edhe njė pjesė tė bazamentit tė kėtij monumenti me mbishkrimin arkaik: “ Kėtu gjendemi si dhuratė e Apolonisė sė ndėrtuar pranė Jonit nga Foibi flokėgjatė. Fituesit kundėr abantėve, Zeusit ia kushtojmė njė tė dhjetėn e plaēkės tė marrė nė Thronion”.

Nė qendėr tė bazamentit gjysmėrrethor prej mermeri ishte paraqitur njė skenė nga gjigantomania (lufta me gjigantėt): Thetis dhe Himera i luten Zeusit pėr tė bijtė e tyre. Pjesa tjetėr paraqet kundrjet njėri-tjetrit heronjtė e Trojės: Akilin kundėr Agamemnonit, Odisenė kundėr Helenit, Menelaun kundėr Paridit dhe Ajaksin kundėr Deifobit. Nė kėtė mėnyrė Lyku simbolizonte ndeshjen e helenėve me “barbarėt”, siē komentonte Pausania.

Nė qoftė se vepra e Lykut do tė jetonte pėr shekuj, ideja e tij pėr armiqėsinė midis helenėve tė Apolonisė dhe “barbarėve” tė Ilirisė ishte dritėshkurtėr. Pėrkundrazi, nė tė ardhme do tė ndodhte e kundėrta: ata do tė lidheshin ngushtė me ilirėt dhe do tė shkėputeshin nga helenėt e tjerė. Sidoqoftė, nuk duhet tė kėrkojmė tek Lyku qė tė parashikonte historinė. Megjithatė ai i shėrbeu asaj duke pėrjetėsuar nė art njė ngjarje, ndėrsa koha e veprimtarisė sė tij nė vitet 470-450 p.e.s., na jep datėn kur ndodhi ajo.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: ApolloniA   Fri Sep 28, 2007 8:00 pm

Sponsored content

MesazhTitulli: Re: ApolloniA   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
ApolloniA
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: ARTI & KULTURA :: ArTi FiGurAtiV-
Kėrce tek: