AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Zbulohet varreza 3200 -vjecare ne Mallakaster

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Zbulohet varreza 3200 -vjecare ne Mallakaster Empty
MesazhTitulli: Zbulohet varreza 3200 -vjecare ne Mallakaster   Zbulohet varreza 3200 -vjecare ne Mallakaster Icon_minitimeFri Sep 28, 2007 8:03 pm

Ekspertėt shqiptaro-amerikanė zbulojnė varrezėn 3200-vjeēare

Njė ekspeditė e universitetit tė Los Anxhelos-it nė SHBA dhe Akademia e Shkencave gjejnė nė Mallakastėr njė tumė qė i pėrket epokės sė bronzit tė vonė. Dalin edhe zbukurime tė tjera tė rralla


FIER - Zbulohet varri qendror mė i hershėm nė Shqipėri nė nekropolin e Lofkėndit qė ndodhet nė rrethin e Mallakastrės. Protagonistė tė njė gjetjeje tė tillė janė ekspertėt e njė ekspedite tė pėrbashkėt shqiptaro-amerikane. Prej disa kohėsh, aty kryejnė gėrmime specialistėt e “Cotsen Institut”, tė universitetit tė Kalifornisė, nė Los Anxhelos tė SHBA-ve dhe tė Institutit tė Arkeologjisė nė Akademinė e Shkencave. Po ashtu, marrin pjesė edhe ekspertė tė Qendrės Ndėrkombėtare pėr Arkeologjinė. Varri i zbuluar ėshtė pjesė e njė kompleksi tė 94 varreve qė ndodhen nė kėtė tumė, ku mendohet se janė mbi 140 skelete njerėzish dhe kafshėsh. Brenda nė varr janė gjetur edhe zbukurime tė llojeve tė ndryshme, tė cilat janė njė objekt i rėndėsishėm studimi pėr ekspertėt, tė cilėt pritet tė pėrcaktojnė kulturėn, zakonet dhe traditėn e banorėve tė asaj kohe. Specialistja shqiptare qė po merr pjesė nė kėtė ekspeditė, Esmeralda Agolli, thotė: “Kėto varre i pėrkasin periudhės sė bronzit tė vonė”. Tashmė pėr objektet e zbuluara ka filluar studimi nga specialistėt shqiptarė dhe amerikanė, tė cilėt thonė se pritet tė dalin rezultate tė rėndėsishme nė fushėn e arkeologjisė dhe tė kulturės shqiptare.
Ekspertėt e huaj
Sipas arkeologėve dhe profesorit Xhon Papadhopulo, ky varr daton nė vitet 1100 - 600 para erės sonė, por mundet qė tė jetė mė i hershėm, mbase deri nė vitin 1200 p.e.s. “Ky ėshtė njė varr i shumėfishtė, duke patur brenda tij deri nė shtatė nivele skeletesh. Ndėrsa nė nivele tė caktuara janė gjetur edhe skelete qė u pėrkasin kafshėve”, - thotė Papadhopulo. “I kemi filluar gėrmimet nė kėtė varr qendror, i cili pėr nga lloji i varrimeve ėshtė i veēantė dhe i vetmi i zbuluar deri tani”, - thotė profesori i universitetit tė Los Anxhelosit, Papadhopulo. Sipas tij, “gjetjet janė objekt studimi”. “Mund tė them se nė kėtė tumė janė gjetur 144 skelete njerėzish, kur numri i varreve ėshtė 96. Sipas meje, nė kėtė tumė tepėr tė dukshme janė kryer edhe varrime tė njerėzve tė sjellė nga varre tė tjera. E para dhe mė e rėndėsishmja, - theksoi ai, - ėshtė mėnyra e vendosjes sė skeleteve. “Ne po vazhdojmė gėrmimet dhe kemi arritur deri nė nivelin me 4-5 persona nė kėtė varr qendror tė shumėfishtė”, - thotė Papadhopulo. Element i dytė i rėndėsishėm ėshtė se brenda nė varr janė gjetur elementė tė tillė si zbukurime, emblema prej hekuri dhe bronzi etj. Por interesante e bėn kėtė varr dhe gjetja e skeleteve tė kafshėve. “Pėrfundimisht, mund tė them se pėr herė tė parė, pėrveē kėtij varri tė zbuluar qė do tė na thotė shumė gjėra pėr mėnyrėn e jetesės, zakoneve dhe traditės sė kėtij komuniteti qė ka kryer kėtė proces varrimi, ne do ta rikthejmė tumėn nė gjendjen e saj tė mėparshme”, - deklaroi ai. “Pėr kėtė qėllim kemi arritur qė nga dheu i marrė gjatė gėrmimeve nė kėtė tumė tė realizojmė tulla balte. Me kėto tulla do tė ndėrtojmė mure mbajtėse pėr tė hedhur sėrish dheun . Kjo pėr t’i dhėnė formėn fillestare tumės dhe kthyer atė nė njė objekt tė vizitueshėm”, - thotė profesori amerikan.
Esmaralda Agolli, asistente-kėrkuese nė kėtė ekspeditė, thotė se zbulimi ėshtė tepėr i veēantė. Sipas saj, “varri i pėrket periudhės sė bronzit tė vonė”. “Kemi gjetur mjaft objekte zbukurimi brenda varreve tė tumės”, - thotė Agolli. Sipas saj, puna kryesore tani do tė pėrqendrohet nė studimin e tė gjithė zonės. Nė kėtė ekspeditė janė emrat mė tė spikatur tė arkeologjisė si Xhon Papadhopulo, Sara Morris dhe Lorenc Bejko, i komanduar nga ministri Pango nė detyrėn e drejtorit tė IMK-sė.


Ekspedita shqiptaro-italiane gjen tre skelete

Para disa ditėsh u zbuluan nė Amfiteatrin e Durrėsit tre skelete tė periudhės sė mesme tė mesjetės. Sipas specialistėve tė fushės sė arkeologjisė, “ato i pėrkasin periudhės sė rėnies sė tėrmetit shkatėrrimtar tė vitit 1273, i cili pėrmbysi thuajse tė gjithė qytetin bregdetar”. Arkeologėt, pasi kanė studiuar me imtėsi gjendjen e skeleteve, kanė konstatuar se dy prej tyre janė eshtra tė rriturish, ndėrsa njė i treti i pėrket njė fėmije. Ekspedita me arkeologė shqiptaro-italianė ka nisur dy javė mė parė, falė investimit nga qeveria italiane.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Zbulohet varreza 3200 -vjecare ne Mallakaster
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Greqi zbulohet kenga antishqiptare
» Zbulohet ne arkivat e Vatikanit nje dokument shqip
» Zbulohet firma mashtuese , ne kerkim pronari....

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: ARTI & KULTURA :: ArTi FiGurAtiV-
Kėrce tek: