ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Biografi Te Artisteve Shqiptare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Biografi Te Artisteve Shqiptare   Fri Sep 28, 2007 8:50 pm

Vaēe Zela lindi mė 7 prill 1939, ėshtė artiste e popullit dhe kėngėtare me famė tė madhe gjatė periudhės sė diktaturės komuniste. U zbulua rastėsisht nė moshė tė re nė Lushnjė. Vaēe Zela ka njė zė tė jashtėzakoshėm. Kėngėt e saj nė vite mbeten popullore dhe tė preferuara nga publiku. Prej kohėsh Vaēe Zela e ka reduktuar nė menyrė dramatike aktivitetin muzikor. Sidoqoftė Vaēe Zela mbetet "Zėri" i jashtėzakonshėm qė mbushte me energji skenat shqiptare.
Vaēe Zela ėshtė njė kėngėtare e cila ka marė pjesė nė tė gjithź festivalet e muzikės nė radio dhe mė vonė nė radio televizion qė prej organizimit tė parė tė tyre nė vitin 1962 dhe deri nė vitin 1981 kur u largua nga skena si fituese e ēmimit tė parė me kėngėn Komunistėt (dubluar nga Marina Grabovari).
Vaēe Zela ka njė kontribut tė rėndėsishėm edhe nė muzikėn e filmit nė tė cilin ka interpretuar shumė kėngė pjesė e muzikės sė filmave.
Qė sa vite e sidomos kėto tė fundit gjindet nė shėrim nė Zvicėr. Ajo ėshtė nderuar me titullin "Nderi i Kombit " nga presidenti i Shqipėrisė Alfred Moisiu.

Disa nga kėngėt e saj janė:
Ēelu si mimoza,
Natėn Vone,
Djaloshi dhe shiu,
E dua vendin tim,
Ėndrra ime,
Lemza,
Nėnave Shqipėtare,
O diell i ri,
Sot mbusha 20 vjet,
Tė lumtur tė dua

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Biografi Te Artisteve Shqiptare   Fri Sep 28, 2007 8:51 pm

Lindi ne 30 dhjetor 1980 ne Boston, MA, ne nje familje ku i ati eshte shqiptar dhe e ema daneze. Ajo ishte femija i katert pas tre djemve. U rrit mes "keqtrajtimeve" te te vllezerve gje qe ndoshta ndikoi ne krijimin e nje karakteri te forte te ajo. Pavarsisht se vllezerit e kane ngacmuar gjithmone shume ajo eshte tejmase e lidhur me me te vogelin prej tyre Nat, me te cilin jeton aktualisht. Te dy prinderit e saj punojne si profesore dhe megjithse.........

Lindi ne 30 dhjetor 1980 ne Boston, MA, ne nje familje ku i ati eshte shqiptar dhe e ema daneze. Ajo ishte femija i katert pas tre djemve. U rrit mes "keqtrajtimeve" te te vllezerve gje qe ndoshta ndikoi ne krijimin e nje karakteri te forte te ajo. Pavarsisht se vllezerit e kane ngacmuar gjithmone shume ajo eshte tejmase e lidhur me me te vogelin prej tyre Nat, me te cilin jeton aktualisht. Te dy prinderit e saj punojne si profesore dhe megjithse jane te divorcuar ruajne mardhenie te mira. Deputimi i pare ne filmin "That Night", ku luante rolin e nje vajze te vogel rebele qe jetonte rrugeve, u be prezantues per pjesmarrjen ne "This Boy Life"(1993). Ky i fundit i hapi rruge per pjesmarrjen ne filmin "Tru Lies"(1994), ku luante rolin e te bijes se Arnold Schwarzenegger dhe Jamie Lee Curtis.
Te punosh ne nje morg mund te jete e tmerrshme per kedo, por jo per Eliza Dushkun. Ne filmin e saj te ri, produkt i gjigandit te prodhimeve kinematografike Fox, roli i saj eshte ai i nje vajze qe punon ne nje morg. Filmi titullohet Tru Calling. Eshte luajtur kryesisht naten, ne morgun e nje qyteti ku protagonistja (Eliza ne rolin e Tru Davies) degjon thirrjet per ndihme te nje kufome qe eshte vrare padrejtesisht. Pas shfaqjes se tij ne 30 tetor 2003 ne ekranin e madh, pati nje sukses te madh ne U.S.A. Eliza ka kohe qe eshte shnderruar ne nje symbol per filmat e frikshem. Ajo dhe dramat qe po sjell ne skene jane konsideruar nga kritiket si nje rikthim i suksesshem i klasikeve te horrorit.

Ajo po behet ikona e filmave "Dark"

Si per ironi, duket se Eliza ka qene ne kontakt me kufomat qe shume kohe me perpara sesa te lidhej me skenen. "Shoku im me i ngushte ne fillore, e kishte te atin pronar te nje zyre varrimi ne Watertown (Mass). Ne ate kohe ne ishim prototipat e atyre femijeve te moshes 7-10 vjec qe nuk lene gje pa ngacmuar. Cdo dite pas shkolle ne shkonim ne keto zyra sepse gjyshja e ketij shoku jetonte ne katin e dyte te nderteses. Na duhej te kalonim ne ata mbjent te frikshem per femijet e tjere, - thote ajo. Megjithate ajo nuk do te enderronte kurre se nje dite do te luante nje film si Tru Calling. Ky filim u shfaq per here te pare ne ekranin e madh ne 30 tetor 2003 dhe eshte bazuar ne nje horror te shkuar te cilin kritika e kishte konsideruar si nje bllof. Me Elizen ne set dhe me ndryshime te tjera te dukshme ky film u prit mjaft mire nga publiku. Ky eshte vetem fillimi sepse Fox ka si projekt shnderrimin e ketij filmi ne nje serial. Mendohet se suksesi do te jete i sigurt.
Eshte filmi i pare qe e sheh Elizen si protagoniste te vetme. "Roli qe une luaj ka shume ngjashmeri me mua dhe une identifikohem goxha me te. Ishte nje surprize e kendeshme zbulimi i ketyre ngjashmerive ndermjet meje dhe rolit qe une luaj", - tha ajo pas premieres. Gjate perzgjedhjes se aktoreve qe do te luanin rolin e protagonisteve, Fox u kerkoi atyre qe ti jepnin filmit edhe ndryshime nga vetvetja. "Eshte pak e veshtire kur merr pjese ne nje projekt perzgjedhje te tille sepse nuk e di ne te kane marre apo jo dhe kjo perben nje burim te konsiderueshem tensioni", - tha ajo. Ne fillim kritiket u shprehen se ndoshta as agresiviteti i Elizes nuk do te mud ti jepte nje ngjyrim te ri filmit, por rezultatet perfundimtare treguan te kunderten. "Te jesh lideri kryesor ne film eshte nje ngarkese e madhe, qe une nuk e kam pasur me perpara. Ne filmat e meparshem kjo ngarkese shperndahej te te gjithe ata qe kishin role paresore, kurse tani eshte ndryshe", - tha ajo.Gjithashtu ajo deklaroi se nuk e ka lene pas dore dhe mundesine per tu rikthyer te nje prej serialeve me te famshem ne bote sic eshte "Angel", por per momentin ajo eshte teper e perqendruar ne imitimin e zerave te njerezve te vdekur.

Biografi e shkurter
Lindi ne 30 dhjetor 1980 ne Boston, MA, ne nje familje ku i ati eshte shqiptar dhe e ema daneze. Ajo ishte femija i katert pas tre djemve. U rrit mes "keqtrajtimeve" te te vllezerve gje qe ndoshta ndikoi ne krijimin e nje karakteri te forte te ajo. Pavarsisht se vllezerit e kane ngacmuar gjithmone shume ajo eshte tejmase e lidhur me me te vogelin prej tyre Nat, me te cilin jeton aktualisht. Te dy prinderit e saj punojne si profesore dhe megjithse jane te divorcuar ruajne mardhenie te mira. Deputimi i pare ne filmin "That Night", ku luante rolin e nje vajze te vogel rebele qe jetonte rrugeve, u be prezantues per pjesmarrjen ne "This Boy Life"(1993). Ky i fundit i hapi rruge per pjesmarrjen ne filmin "Tru Lies"(1994), ku luante rolin e te bijes se Arnold Schwarzenegger dhe Jamie Lee Curtis. Ne 1998 asaj iu dha nje nga rolet qe do ta ngrinin ne majat e suksesit, do te ishte Faith ne serialin me vampire "Buffy". Pjesmarrja e saj fillimisht ishte vetem per disa seri por suksesi qe pati i shtyu producientet qe ta benin nje rol permanent. Suksesin e saj me te madh ne kinema ajo e arriti me filmin "Bring it on", i cili u shfaq per here te pare ne vitin 2000.Ky i fundit ishte nje film qe e shikonte ate ne rolin e Kirsten Dunst, nje kercimtareje per tifozet (cheerleader) dhe eshte transmetuar edhe nga stacionet tona televizive. Ky film u be nje nga filmat me fitime me te medha ne veren e vitit 2000 dhe Eliza u mbulua nga oferta e projekte te shumta filamsh. I suksesshem ishte edhe filmi horror "Soul Survivor"(2001) i cili e pa ate ne rolin e protagonistes krahas emrave te njohur si Casey Affleck e Wes Bentley. Po ne vitin 2001 ajo mori pjese ne "The new guy", nje tjeter horror qe u prit mjaft mire nga shikuesit. Megjithese ka nje gjyshe tipike shqiptare, (qe ajo e do shume edhe pse kur shikon mbesen ne skena te nxeha fik televizorin dhe nuk i flet me dite te tera thene nga vete Eliza ne nje interviste ),Eliza duket se nuk do te heqe dore nga suksesi televiziv.

ELZA DUSHKU PO SHPETON NJEREZIMIN NGA NJE NJERI

Interviste e "Science Fiction weekly Interview"

Nje prej revistave me te njohura ne boten e spekaklit dhe te skenes ne U.S.A, Science Fiction weekly Interview, publikoi ekskluzivisht nje interviste me Eliza Dushkun, pak dite para se te shfaqej filmi "Tru Calling". Me kete film ajo po shnderrohet ne nje konkurente te denje per serialin Friends e per real tvshow Survivor(dy me te ndjekurit ne U.S.A). Ne rolin e saj te meparshem ne "Baffy" ( vajza e keqe qe kthehet ne nje hero te mire), Eliza i shpertheu dyert e suksesit. Tashme duket se ajo po krijon nje sage te re me interpretimin e fundit qe ka bere.

C’te terhoqi ty te "Tru Calling"?
E.dushku: Gjithcka .Nuk kam dashur kurre qe te bej seriale televizive per shkak te kohes qe te merr kjo pune.Me filmat eshte ndryshe, mund te besh dicka tjeter pas periudhes qe i ke realizuar.Isha duke menduar per nje pune te qendrueshme dhe projekti i ketij filmi ma prishi mendjen.Eshte me te vertete nje projekt i bukur e me shume premisa.


Me trego per "Tru Calling"...
E.Dushku: Eshte nje vajze e zakonshe 22 vjecare qe po perpiqet te beje dicka ne jete ashtu si cdo vajze tjeter. Ajo nuk ka superfuqi, nuk eshte nje vajze e eger, por tipi i heroit. Ajo ka mbarar shkollen e mesme dhe ka deshire qe te vazhdoje universitetin per mjeksi. Nderkohe ajo punon ne morgun e qytetit. Menyra se si eshte shkruar dhe eshte ngritur ky skenar eshte shume realistik dhe me pelqen shume. Ajo nuk ka rrugedalje nga dhuntia qe i shfaqet gjate kohes kur punon ne morg. Nuk eshte ajo qe kerkoi te degjonte zerat e kufomave te vrara padrejtesisht, megjithate i duhet te veproje dhe ashtu ben.


Cfare eshte e vecate ne rolin e Tru?
E.Dushku: Ne kete lufte qe behet per te shpetuar jete njerezish ajo jo gjithmone do te beje gjene e duhur, jo gjithmone do te fitoje sepse nuk do te jete ne gjendje qe te mbaje peshen e botes mbi shpine Ajo eshte shume reale si karakter.


Cila eshte sfida me e madhe ne berjen e ketyre serive?
E.Dushku: Mendoj se ajo eshte nje karakter i forte, por eshte pak me e komplikuar se sa roli i Faith(roli i saj te Buffy).
A jeni ndopak nervoze tani qe do luani ne keto seri ku jeni protagonistja kryesore e qe do ju duhet qe te punoni nga 16 ore ne dite?
E.Dushku: Shoket e mi shkojne ne kolegj, marrin pushime , udhetojne e me pas kur arrijne nje moshe te caktuar ata thone Ok tani le te mendojme per karrieren; dhe per kete do te duhet me shume kohe. Pra tani une jam ne ate moment qe te vedos per karrieren time e do me duhet te punoj jo pak sepse ne fund te fundit eshte kjo bota ne te cilen ne jetojme, ti duhet te punosh (duke qeshur). Mendoj se kjo eshte nje nga gjerat qe me streson ne menyre konstante sepse me pelqen qe te udhetoj e te pushoj por edhe qe te merrem me kinema.Koha qe kam ne dispozicion eshte gjithnje shume e kufizuar dhe e mbushur me projekte pune. Nuk i dihet kurre se ku do te jesh te nesermen. Megjithate do te behem pak shtepiake nese projekti i "Tru Calling" do te vazhdoje per disa vjet .


Si mendoni, cfare do ta beje "Tru Calling" qe te kete sukses?
E.Dushku: Mendoj se shume seriale jane perqedruar rreth vajzave . Buffy perundoi dhe Dark Angel po ecen mire, por ka shume seriale e subjekte qe mund te kene protagoniste kryesore vajzat dhe natyrisht qe vajzat perbejne nje pjese te konsiderueshme te shoqerise sone. Do te kete gjithnje nje interesim ndaj ketyre temave sepse vajzat qe i shohin keto filma kane gjithmone dicka per te mesuar.Keta personazhe triumfojne dhe gabojne por me e rendesishmja eshte se ata te mesojne qe te pranosh veten ashtu si je. Kjo eshte nje terapi mjaft e mire per shume njerez. Per kete arsye mendoj se "Tru Calling’ nuk do te kaloje pa u vene re.


A jeni e merakosur per sfiden? Do te jete nje perballje mes "Friends", "Survivor" dhe "Tru Calling" ?
E.Dushku: Vetem nje pjese e vogel aktoresh marin pjese ne filma apo shfaqje qe jane te ndjekura apo qe mund te krijojne konkurece. E si mund te ndihem tjeer vecse me fat? Sfida nuk ka filluar ende plotesisht. Nese filmi do te kete nje audiece te madhe, do te jete fanastike nese jo atehere le te provojme dicka tjeter. Ne po e provojme dhe nuk do te terhiqemi pa dhene me te miren. Mendoj se suksesi do te jete ne varesi te punes tone e pa diskutim edhe ne varesi te audiences. Arti imiton jeten dhe eshte i ngjashem me te. Nese jep maksimumin vleresimetnuk mugojne. Ne te vertete une jam shume e emoicionuar per kete projekt qe kam nisur.


A do te kemi mundesi qe te shohim te "Angels" kete vit?
E.Dushku: Nuk i dihet. David Boreanz eshte si vellai im dhe ne ia kalojme shume mire me njeritjetrin.Do te doja qe te pnoja ne vazhdimesi me te. Ai eshte i madh. Me pelqen shume kur aktroj me te dhe jo eshte me e redesishmja per mua. Duhet qe me njerezit qe punon te kesh mardhenie te mira se ne te kundert e gjithe puna te veshtiresohet me shume e ti do qe nvetem te mbarosh e te ikesh. Kur ka dashuri e mirekuptim mes njerezve gjithcka shkon ne drejtimin e duhur. Me pelqen shume kur ambjenti ikrijuar nuk te kujton se je ne pune dhe cdo gje eshte e ndertuar mbi respektin reciprok.
Ndonje gje tjeter per te shtuar?
E.Dushku: Habitem me veten time se si thashe dicka serioze e te thelle (qesh). Shpresojme qe fansat e mi te pelqejne fjalet qe thashe.


Filma dhe TV seri nė tė cilat Eliza luajti role:


• That Night (1992)
• This Boy's Life (1993)
• True Lies (1994)
• Fishing with George (1994)
• Bye Bye, Love (1995)
• Journey (1995)
• Race the Sun (1995)
• Buffy - The Vampire Slayer (1998- 2000, 2003)
• Bring it On (2000)
• Angel (2000-2003)
• Soul Survuvors (2001)
• Jay and Silent Bob Strike Back (2001)
• The New Guy (2002)
• City by the Sea (2002)
• Wrong Turn (2003)
• The Kiss (2003)
• Tru Calling (2003)
• The Last Supper (2006)
• Nobel Son (2007)
• The Alphabet Killer (2007)
• Open Graves (2007)
• Sex and Breakfast (2007)
• On Broadway (2007)



_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "


Edituar pėr herė tė fundit nga nė Fri Sep 28, 2007 8:56 pm, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Biografi Te Artisteve Shqiptare   Fri Sep 28, 2007 8:52 pm

Margarita Xhepa ėshtė njė aktore shqiptare, lindi mė 2 prill 1932 nė Lushnjė- Shqipėri. Njė nga Zonjat e Mėdha tė teatrit shqiptar. Nė maj 2004 u rikthye nė skenėn e Teatrit Kombėtar, pėr tė shkėlqyer nė dramėn "Streha e tė harruarve", njė tjetėr sukses nė karrierėn e saj 50-vjeēare.
Nga viti 1950 u aktivizua si artiste probiste nė Teatrin Popullor (sot Teatrin Kombėtar) dhe njėkohėsisht studioi nė Liceun Artistik- Dega e Dramės.
Ka krijuar mbi 150 role nė teater, midis tė cilave mund tė pėrmendim: Majlindėn tek "Majlinda" (Xh. Broja), Dafina tek "Lumi i vdekur" (dramatizim nga K. Velēa i romanit me tė njejtin titull tė J. Xoxės), Filja tek "Cuca e maleve" (L. Papa), Zonja Mėmė tek "Kush e solli Doruntinėn" (dramatizim nga E. Budina e P. Mani i romanit me tė njėjtin titull tė I. Kadaresė), Nėna "Pėrballė vetes" (R. Pulaha) etj.
Ka qenė njėsoj e suksesshme nė rolet e dramaturgjisė botėrore, si Ofelia tek "Hamleti", Vajza e dytė tek "Mbreti Lir", Dado tek "Romeo e Xhulieta" Mbretėresha Margaret tek "Rikardi i III", tė Shekspirit.
Nė rolet tjera nga dramaturgjia botėrore spikasin Klea tek "Dhelpra dhe rrushtė" (Figereido), Lena tek "Xhaxha Vanja" (Ēehov), Ledi Milford tek "Luiza Miler" (Shiler), Zonja Berling tek "Vizita e inspektorit" (Pristli), Zonja Lomen tek "Vdekja e njė komisioneri" (A. Miller), Ana Andrejevna tek "Revizori" (Gogol), Marsela tek "Qeni i kopshtarit" (De Vega), Mashenka tek "Mashenka" (Afigenov), ShejIa tek "Morali i zonjės Dulska" (Zapolska), apo Dado tek "Elektra" e Sofokliut, nėn drejtimin e regjisorit grek Dhimitri Mavriqis, nė Teatrin Kombėtar tė Greqisė, nė Athinė.
Veē roleve nė teatėr, ka realizuar edhe 32 role nė kinema, duke punuar me shumicėn e regjisoreve shqiptarė. Me K. Dhamon xhiron "Vitet e para" dhe "Gjurmėt", me I. Muēajn e K. Mitron "Dimri i fundit", "Tokė e pėrgjakur", "Njė djalė dhe njė vajzė" dhe "Apasionata", me V. Gjikėn "Gjeneral Gramafoni", me E. Musliun :Rrethi i kujtesės" dhe "Vitet e pritjes" (E. Musliu), me K. Ēashkun "Dora e ngrohtė", me Anagnostin "Gurėt e shtėpisė sime", me P. Milkanin "Pranvera s'erdhi vetėm", me S. Kumbaron "Koncert nė vitin 1936", me Gj. Xhuvanian "E diela e fundit" dhe "I dashur armik".
Nė vitin 1997 interpretoi nė filmin grek "Mirupafshim" (regjisor J. Koras, K. Vupuras). Filmi u laureua me Ēmimin e Madh nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Filmit Mesdhetar nė Selanik, ndėrsa Margarita Xhepa mori Ēmimin e Nderit.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Biografi Te Artisteve Shqiptare   Fri Sep 28, 2007 8:52 pm

Tinka Kurti lindi mė 17 dhjetor 1932 nė Sarajevė. "Zoja e randė" e teatrit dhe kinemasė shqiptare, njė aktore e madhe qė nuk ka ndėrmend tė plaket.
U ngjit pėr herė tė parė nė skenė kur ishte vetėm 14 vjeē. Pėr disa vjet u aktivizua nė teatrin amator nė Shkodėr. Mė 1947 u pėrjashtua nga Liceu Artistik i Tiranės dhe nuk mori asnjėherė ndonjė diplomė shkolle, por kjo nuk e pengoi tė bėhet njė aktore e madhe dhe e shumė e kulturuar.
Qė viti 1949 e deri sa doli nė pension ishte aktore e Teatrit “Migjeni” tė Shkodrės, ku interpretoi rreth 120 role. Veēanėrisht e suksesshme nė rolet e forta dramatike tė nėnave, por po kaq e suksesshme nė komedi. Shkėlqen me role protagoniste nė “Gjaku i Arbrit”, “Histori Irkutase”, “Toka jonė” – ku luan nė fillim Filen e pastaj Lokėn, “Fisheku nė pajė” apo “Fejesa e Ēehovit”. Si rrallėkush, Kurti rikonfirmon talentin e saj edhe nė kinema, duke interpretuar nė rreth 35 filma artistikė, duke filluar me filmin e parė tė metrazhit tė gjatė, “Tana”, mė 1958.
Tė paharruar kanė mbetur Nėnė Pashako tek "Yjet e netėve tė gjata” (1972), Halla tek “Ēifti i lumtur” (1975), Sinjorina Manēini tek “Vajzat me kordele tė kuqe” (1978), Gjyshja tek “Zemra e nėnės”. Rolet e arrira i sigurojnė ēmime tė ndryshme, si nė festivalet kombėtare tė filmit, ashtu edhe ato tė teatrit, tė cilat kulmojnė me ēmimet e karrierės nė tė dyja fushat. Kėtyre ēmimeve u shtohen edhe vlerėsime tė tjera tė rėndėsishme, si medalja "Mjeshėr i Madh i Punės”, akorduar nga Presidenti i Republikės.

Filmografia

Kosova (2006)

Nata - (1998)
Nė emėr tė lirisė - (1987)
Hije qė mbeten pas- (1985)
Besa e kuqe - (1982)
Qortimet e vjeshtės - (1982)
Si gjithė tė tjerėt - (1981)
Mėngjese tė reja - (1980)
Nusja - (1980)
Gjeneral Gramafoni - (1978)
Vajzat me kordele tė kuqe - (1978)
Emblema e dikurshme - (1976)
Ēifti i lumtur - (1975)
Lum drite - (1975)
Operacion Zjarri - (1973)
Yjet e netėve tė gjata - (1972)
Guximtarėt - (1970)
Tana - (1958)

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Biografi Te Artisteve Shqiptare   Fri Sep 28, 2007 8:53 pm

Luiza Xhuvani lindi mė 26 mars 1964 nė Sarandė. Njė nga yjet e teatrit dhe kinemasė shqiptare, deri mė sot e vetmja aktore shqiptare e vlerėsuar me ēmim nė njė festival ndėrkombėtar filmi.
U diplomua aktore ne Akademinė e Arteve mė 1986, por nė Teatrin Kombetar filloi punėn pas njė pėrvoje dy vjeēare nė Estradėn e Sarandės. Ende studente, fillon karrieren si aktore filmi me “Dhe vjen njė ditė” (Infermierja) dhe “Flutura nė kabinėn time” (Flutura) tė V. Priftit, me tė cilin fiton Kupėn pėr Aktoren mė tė Mire nė Festivalin e Filmit, tė vitit 1985, “Fjalė pa fund” (Magdalena) i S. Pecanit, “Hetimi vazhdon” (Hetuesja), “Rrethi i kujteses” (Mbesa) i E. Musliut, “Muri i gjallė” (Rozafa) i M. Fejzos. Nga viti 1991 e nė vazhdim ka njė bashkėpunim tė suksesshėm me regjisorin Gj. Xhuvani, nėn drejtimin e tė cilit interpreton nė filmat “Bardh e zi”, “Njė ditė nga njė jetė”, “Dashuria e fundit” (Mirjana), me tė cilin fiton pėrsėri Kupėn nė Festivalin X tė Filmit, me 1995, “Funeral Business” (Sana), me tė cilin u shfaq nė Festivalin e Venecias nė vitin 2000, “Parullat” (Diana), me tė cilin fiton Ēmimin Aktorja mė e mirė e Festivalit tė Tokios 2003 dhe sė fundi “I dashur armik” (2004).
Nė Teatrin Kombėtar interpreton vazhdimisht role protagoniste, si nė dramat “Unė dhe Mefistofeli” (Margarita) tė B. Hoxhes, “Dhelpra dhe rrushi” (Klea) tė Figueiredos, “Dasmė gjaku” (Nusja) tė Lorkes, “Rikardi III” (Ledi Ana) tė Shekspirit, “Kati VI” tė Alfred Zheri, “Kėngėtarja tullace” (Misis Martin) tė Ioneskos dhe komeditė “Valsi i Titanikut” (Xhena) e “Oportunesku” tė Mushateskut, “Kopshti me dallėndyshe” (Maria) tė Cikliropulosit, “Armiku i popullit” (Pietra) tė Ibsenit, “Pulėbardha” (Nina) tė Ēehovit, “Cilindri” (Rita) tė De Filipos dhe “Kapitulli i dytė” (Xheni) tė Sajmonit, me tė cilin fiton Ēmimin pėr Aktoren mė tė Mirė tė Festivalit Mbarėkombėtar tė Aktrimit, Apollon 2004, nė Fier.Jashtė kėsaj skene, interpreton nė produksionet e pavarura tė dramave “Valle Vdekjeje” tė Strindbergut dhe “Shėrbėtorėt” (Kler) tė Zhenetit.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Biografi Te Artisteve Shqiptare   Fri Sep 28, 2007 8:54 pm

Gjergj Xhuvani ėshtė njė regjisor, skenarist, producent shqiptar. Ai lindi nė vitin 1963 nė Tiranė. Nė vitin 1986 diplomoi nė Akademin e Arteve nė Tiranė, dega Artet dramatike. Qė nga viti 1986 deri nė vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor nė shumė filma dhe nė vitin 1991 realizoi filmin e tij tė parė "Bardh e Zi".

Regjisor

I dashur armik- (2004)
Parullat-(2001)
Funeral Business- (1999)
Dashuria e fundit- (1995)
Njė ditė nga njė jetė- (1994)
E diela e fundit- (1993)
Bardh e Zi- (1991)


Skenarist

I dashur armik- (2004)
Parullat-(2001)
Funeral Business- (1999)
Dashuria e fundit- (1995)
Njė ditė nga njė jetė- (1994)
E diela e fundit- (1993)
Bardh e Zi- (1991)


Producent

Funeral Business- (1999)
Njė ditė nga njė jetė- (1994)


Aktor

Edhe ne luftuam- (1981) (TV)

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Biografi Te Artisteve Shqiptare   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Biografi Te Artisteve Shqiptare
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: ARTI & KULTURA :: KiNemAtogRafiA DhE SpeKtaKli-
Kėrce tek: