ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Homeri

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Homeri   Mon Oct 01, 2007 9:00 pm

Per Homerin, Herodoti shkruan se, qe Smirna e Azisё sё vogёl qyteti ku ai lindi (diku ne shek 9-8 para Krishtit). Jetim qё nё moshё tё re nga tё dy prindёrit .Qe nxёnёsi i shkolles se Femit tё famshёm ku mesoi artin e letrave dhe muzikes aty punoi dhe si mёsues.

Mёsimet e Homerit i ndoqen jo vetёm fёmijёt, por edhe tё rriturit, e midis tyre shume tregtare dashamires te artit. Ka te ngjare te qene ata qe ia mundesuan Homerit te ri udhetimin ne tere qarkun Mesdhetar (Sot i gjithe qarku i deteve te Mesdheut), ku asokohe jetonin sivellezerit e tij Pel argё tё njejtё pёr nga : gjuha, traditat, zakonet, besimi.

Ai njohu, pervetesoi por dhe deklamoi nje thesar gojor te permasave fantastike, nje univers artistik te paane qe, me vone do te na e shtronte ne ate qe u quajt Sofra Homerike.

Paten fatin ta degjonin aedin shetites jo vetem ne Smirne, por edhe ne Hititi, Egjipt, Libi, Spanjё, Etruri (Itali), Iliri, Epir, Maqedoni, Dodonё, e kudo ku jetonin asokohe Pellazgёt Hyjnore.

Pa dyshim, Homeri qe i pari memorizues hyjnor, i tere atij thesari pellazgjik, qe ai e degjoi, e preku dhe e shijoi, si ai dhe asnje tjeter me pare, te cilin edhe e percolli nepermjet shpirtit te tij poetik ate pasuri hyjnore ne nje sofer te magjishme, qe per me teper do te udheprinte te tera filozofite dhe krijitarine artistike te te gjitha epokave, qe pasuan.

Kohet e mepastajme pa perjashtim e kurorezojne Homerin si Atin hyjnor te Letersise. E per cudi, kete fakt Homeri do ta parandjente tek himni qe Ai i drejtonte Apollit dh Artemises:

“...Kujtomeni ne te ardhmen!
E ne qofte se del midis njerezve ndonje udhetar fatkeq e ju pyet ‘O cupa te reja, kush eshte kengetari me i kendshem midis atyre qe vene e vijne ne kete ishull, ai qe ju ka defryer me shume?”, ju, duke dashur te miren time, te mund t’i pergjigjeni: Eshte njeriu i verber; banon ne ishullin malor te Kios; kenget e tij do te jene me te lavdishmet ne shekujt qe do vijne”.

Ka shume te ngjare qe te tere keto rrugetime qe, ai nuk i reshti ne tere jeten e tij, te kene ndikuar ne lodhjen qe provon njeriu ne cdo qelize te tij kur plaket. Lodhja i mori pergjithmone syte, si per te kycur ne tempullin hyjnor te mendjes se tij te gjitha ato mrekulli qe, ai kish shkelur, pare e degjuar, por qe ua percolli koherave me fjalen e arte te shpirtit te tij hyjnor. Edhe ne pleqeri te thelle, ai nuk reshti se udhetuari. Ne shtigjet e shkelura, intuita e gjeniut sfidonte verberine e tij.

Sprovat e jetes ia lehtesuan rruget qe ai te sfidonte verberine ne moshe te thyer e padegjuar , e pabesuar , por e vertete. Jo vetem vepra , por edhe jeta e Homerit qe madheshtore andaj Ai qe edhe i perzgjedhuri nder pelarget , pse jo dhe nder hyjnoret .Keto e shnderruan ne yll vezullues te artit te fjales te te gjitha kohrave .

Toka e ishullit te Ios kishte nderin ta pranonte dhe t’i falte te pashperblyerit dhe hyjnorit Homer, kur kandili i jetes se tij do te shuhej pergjithmone, nje cope toke per gjumim e perjetesise.

Homeri ishte ylli vezullonjes, por dhe perjetesuesi i epokes Zeusiane dhe i botekuptimit Olimpik qe, per t’u pranuar do t’i qene dashur shekuj (Shek 14 Shek 8 para Krishtit) per t’u kthyer ne nje besim te padiskutueshem nder bashkekohesit e qarkut mesdhetar te pelargeve.

Tanime pranohet nga ta gjithe se, breza parahomerike kishin perfunduar me sukses qarkun eksplorues gati shekullor te udheprire nga Herkuli ne udhesine: Siujdhesa e Haimit (Hemit), Ballkan, Euprope, Gjibrartar, Afrika e Veriut, Arabi, Indi e kthim. Gjitheperfshirja e nje bashkesi te stermadhe njerezore, vendosja e nje nderlidhjeje te shkelqyer kulturore dhe nje perkim i ndersjellte psikologjik, besimi dhe njohjeje e pa ndodhur ndonjehere me pare ne nje hapsire kaq te stermadhe njerezish, racash, kulturash e besimesh, krijoi mundesi per njohjen me te thelle te botes prej njeriut.

Njohja e botes nga herkulianet (shek. 14 12 para Krishtit) ne ate stad te zhvillimit te tyre mendor e konceptual per jeten dhe gjithesine qe i rrethonte, shkonte deri ne imtesi perceptimesh, por gjithmone objektive dhe per me teper, per cudi, te sakta :
Kaosi, sipas te lashteve pararendes qe lenda magjike hyjnore nga e cila erdhi Gea qe lindi Uranin.

Kaosi ishte sipas tyre vete plazma e jetes, qe perfytyrohej si hapesire e pakufishme, e perjetshme dhe e pamundur per t’u dalluar me sy te thjeshte. Prej Kaosit erdhi edhe Erosi si deshira per te ngjallur jeten, erdhi edhe Ereba (erresira) dhe Nata, pastaj erdhen Dita dhe Eteri .

Te gjitha keto te kumtojne perfytyrimin e pare te sakte, edhe pse ne dukje primitiv, per historine e lindjes se planetit Blu plot jete ne kete pjese te universit.

Kaosi
Hyjnite Pellazge : Gea(Toka) >>Urani (cifti i pare hyjnor)

Gea, Toka perendeshe

Sipas Hesiodit, Gea eshte perfytyrimi i tokes ne momentin e ngjizjes se saj nga e padukshmja e Kaosit dhe pas ketij momenti ajo do te qe Mememadhja e Krijimit te planetit tone (bazamenti i statujes se Geas, unike ne llojin e vet, u gjet ne nentoken dhe eshte e ekspozuar ne hyrje te Muzeut Arkeologjik te Durresit); se pari ajo lind djalin e saj Uranin, njeheresh Gea dhe Urani, te nxitur nga Erosi do te mundesonin genin jeteformues me nje llojshmeri mahniteese shfaqesh, per nga permasat, hapsirat, madheshtia dhe dinamizmi i tyre.

Ketu, per mendesine e te lashteve irrealja dhe realja bashkejetojne ne nje harmoni tejet hyjnore .

Ndersa mendesia Homeriane, tenton te thelloje njohjen e ketij universi hyjnor, ku ne nje perfytyrim brendasferik, gjithcka eshte e mundur ta takosh: Qenie hyjnore te pavdekshme, perbindesha, Titane, Titanida, Ciklope, njeqindkiret, apo hyjnite e ujit, qe e kishin zanafillen te burimi (Kroni), rrekeza, lumi, deti (Poseidoni) e deri tek oqeani i pane.

Ne brendasfere do te hasesh shumellojshmerine marramendese te luleve e te drureve dhe panumersine e insekteve, shpezeve e gjallesave. Pamedyshje do te hasesh edhe persosmerine e krijimit te ketij universi njeriun, qe shfaqet si:hero, mbret,si amazone, si grua e bukur, si orakull e mesonjes, si bari, si vreshtar, si bleterrites, si farehedhes apo si bukepjekes, si sherbetor. Per te gjitha keto, me te drejte, Gea (Toka ) vazhdonte te adhururohej si kryehyjnesha e pjellorise

Pra a nuk duken te gjitha keto si nje perpjekje e re e Epokes homeriane per ta konfiguruar ne permasa reale planetin blu, token, bukuroshen e universit?
Epoka parahomeriane kishte njohur e u qe falur hyjnive parazeusiane: Kronit (Burimit dheReas (Rete); Koe (Koha) dhe Foeba (Drita ); Tethi (Deti) dhe Oqeani.

Vetedija parahomeriane deshmon interesin e Herkulianeve per ta eksploruar boten. Zbulimet ne udhesine Pellazgjike drejt Sanskritise qene mahnitese dhe transformuese.

Besimi te 12 pasardhesit e Kronit, me Zeusin si te gjithepushtetshmin e jetes se tyre do te perbente dhe motivin e njohjes se metejshme te botes, qe atehere perfshinte qarkut e stermadh Pellazgo –Sanskrit me shumellojshmerine e jetes, qe padyshim i kishte befasuar rishtazi.
U pergatit rrezimi i Kronit nga dijetaret e asaj kohe, qe kishin kuptuar se mundesite e njohjes qene te pakufishme dhe njeherazi, ata do te perpunonin pasuri qe ishte zbuluar ne tere keto hapesira te reja e te paana.

Epokes se re, asaj homeriane, i duhej te ndertonte nje besim te ri, qe te pranohej nga te gjithe. Epokes Zeusiane do t’i duhej te permbyste ate te Kronionit. Me ndihmen edhe te Prometheut, Zeusi permbysi Kronin dhe e detyroi te nxirrte nga barku te vellezerit dhe motrat qe i mbante te ngujuar brenda vetes nga frika se mos e permbysnin sipas parathenies se Orakujve.

Zeusi e ndau pushtetin hyjnor me vellezerit e tij: Poseidonin dhe Hadhesin
Gjenerata e re e 12 Hyjnive te prira nga Zeusi, pasi munden dhe ngujuan Titanet ne Etna, kishin zgjedhur si seline e tyre malin e Olimpit.

Per kete aresye, ata u quajten hyjnite e Olimpit, ose Olimpiket. Te dymbedhjetet jane: Tre vellezerit qe ndane pushtetin e Kronosit: 1.Zeusi, 2. Posejdoni, 3. Hadhes (Ha Dhe Si); dhe 4.Hestia (Heshtja) 5.Hera 6 Aresi,7.Atena, 8. Apoloni, 9.Afrodita, 10.Hermes11, Artemisa, 12.Hefesti.

Zeusi, Kryehyjnia e Olimpit

Per homerianet padyshim Zeusi eshte ylli vezullues, qenderzuesi i sistemit te dijeve, mendesive, ligjesive, aspiratave me te cilat ata mundesuan qyteterimin e sotem modern. Kryehyjnia e pellazgeve dhe e akejve, i biri i Kronit dhe i Reas, me i pushtetshmi nder hyjni dhe njerez, e kishte seline me te gjithe qielloret ne malin e Olimpit.

Zot i dukurive qiellore: i gjithepushtetshmi, zeleshuesi, gjemimtari, bubulluesi, rrufeshgjetusi, kishte vertete arsye qe te adhurohej e te pranohej prej te gjitheve ne qiell e ne Toke si kryehyjni.

Te lashtet besonin se, Zeusi u dha njerezve ligjet, modelin e pushtetit mbreteror, ate te organizimit te familjes dhe te shoqerise e te qyteteve shtete. Kjo qe edhe arsyeja se pse e pranonin pa kundershti ndeshkimin e tij per kedo qe shkelte rregullat, hyjni apo njerez qofshin.

Zeusi per vete zgjodhi fronin e OLIMPIT, Poseidoni mbreteroi ujrat dhe detin, dhe Hadhesi nentoken. Zeusi me gjithe hyjnite u perballen me gjigandet te cilet u ndryne ne thellesi te malit Etna, e keta gjigande here pas here i dergojne mbidheut ankthin dhe dritherimat e tyre ne formen e llaves dhe te termeteve.

Per te siguruar gjithepushtetin e Zeusit, orakujt e kohes u kujdesen qe njerezit ta pranonin pa kundershti si hyjnine linjeformuese te panteonit hyjnor, gjysem hyjnive, heronjve, si dhe te tera krijesave, si nje kryezot te brendasferes se dukurive dhe kryefjale te dijeve qe permbyllnin kufijte e njohjes se Epokes homeriane (shek 12. shek 4 para Krishtit).

Lidhjet gjenetike qene sekreti i ligjerimit te kesaj deshire te mahnitshme per t’u qyteteruar, qe pa kundershti do ta realizonin me figuren e Zeusit. Kete fakt mund ta veme re ne te dyja linjat.

(Linja hyjnore) Lidhja e Zeusit: me Heren e beri At te Aresit, Hebes dhe Efestit; lidhja me Leton (Letonen) e beri At te Apolonit dhe te Artemises; lidhja me Demetren e beri At te Persefonit; lidhja me Dionen e beri At te Afrodites; lidhja me Temiden (Themen) e beri At te Oreve dhe Mojrave (Fatet), lidhja me Maia (Loja) e beri At te Hermesit, ndersa pjelle e mendimit te tij qe Atena.

(Linja Njerezore) Ne lidhjet me te vdekshmet Zeusi qe: At i Herkulit me Alkmenen, At i Dionisit me Semelen, At i Amfionit dhe i Zethit me Antiopen, At i Arkes me Kallisten, At i Perseut me Danaen, At i Aeakut (At i Peleut) me Aeginen; At i Dardanit, Harmonise, Lasit me Elekren; At i Minosit, Radamantit e Sarpedonit me Europen, At i Epafit me Ion; At i Sarpedonit me Laodaminen, At i Doskureve (Polydeuk Castor) me Leden, At i Argut dhe i Pelazgut me Nioben, At i Tantalit me Animfen, At i Lakadaemonit me Taygeten, etj.

Njohja e origjines dhe e identitit hyjnor, per mendimin tim ishte rruga me e sukseshme per te harmonizuar dhe ndergjegjesuar instiktivitetin e shpirtit njerezor te epokes. Me artin e fjales te shfaqur si ep, si kenge, si drame, si tragjedi apo si komedi ne amfiteatrot e ndertuara enkas per kete qellim kudo ne kete hapsire gjigande, ishte menyra me e sukseshme ne krijimin e vlerave te padiskutueshem morale, juridike, shoqerore dhe ndergjegjesuese e mbare bashkekohesve, aq sa kapacitetet vendebajtese te tyre si ritual qe perseritej ne cdo shfaqje..

Ne kete kuptim, botekuptimi homerian nuk mund te jene kurrsesi nje forme njohjeje foshnjore, por nje perpjekje e deshire e homerianeve, per zhvillim qyteterues, duke na i hipotetikuar keto vlera tek kryeveprat e letersise Iliada dhe Odiseja.

Vlera e padiskutueshme e tyre do te qe besimi homerian, qe na shfaqet si adhurim, blatim, sakrifice dhe perunjesi ndaj te hyjnishmes. Besimi dhe adhurimi i hyjnores, ne kete rast do kuptur si deshire zhvilluese, si reze te njohjes te dala nga nje qender qe kane si shenje deshiren te eksplorojne gjithesine perreth, mundesi qe iu shfaq Homerit. Ne harmoni te paperseritshme, Homeri dhe Zeusi do te udhetojne drejt perjetesise, si gjenerues te hapsirave te pakufishme te artit te fjales. Ata jane vete Madheshtia ne universin letrar.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
webmaster
ViP


Male
Numri i postimeve : 802
Age : 32
Location : Ancona
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Homeri   Mon Oct 01, 2007 9:07 pm

Shume e kam degjuar kete do kete qene cun i mire lol!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albrelax.com
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Homeri   Mon Oct 01, 2007 9:15 pm

Hahhahahhah ehe shume i mire eshte lodh duke shkruar i shkreti e gje nuk fitoi hahahhahhaa

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Homeri   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Homeri
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: ARTI & KULTURA :: LeTėrSiA-
Kėrce tek: